2018-09-13

Nga Flori Bruqi : Serbia e ka humbur Kosovën para një shekulli !

Serbia e ka humbur Kosovën që para vitit 1912



Vuçiq e prezanton rikufizimin (me Kosovën – plotësim ynë) si hap historik, shikim nga e ardhmja, ndryshe nga siç e kuptojnë kryesisht forcat “retrograde”, opozitare, të cilat, ta rikujtojmë këtu, atij ia kishin lidhur duart kur ishin në pushtet, thuaj se Kosova nuk ishte humbur qysh para disa shekujsh dhe kjo u bë më 1912, kur “çlirimin” e Kosovës, siç u festua në Serbi, shumica shqiptare e përjetoi si “okupim” të ri, ndërsa Beogradi zyrtar as që u përpoq të ndryshojë këtë perceptim të shqiptarëve. Përkundrazi, me masa represive vetëm sa e rriti këtë ndjenjë të tyre se janë qytetarë të rendit të dytë.



Vetëm politika e Titos, si një kroat që ishte, nëse kjo ka rëndësi, ua bëri të mundshme shqiptarëve të ndihen më të barabartë në Jugosllavi.


Related image

Meqë ajo u shemb pjesërisht për shkak të nacionalizmit serb, shqiptarët s’kishin si të rrinin në një Serbi të tillë.

Koča Popović (1).jpg

Koça Popoviq

Siç kishte thënë Koça Popoviq, “me përpjekje të mëdha, nga shqiptarët e Kosovës u bë të krijojmë jugosllavë, por nuk ka aso përpjekjesh me të cilat do të do të mund të krijonim serbë prej tyre”.



Related image

Të painkuadruarit e botës 


Fundja, Aleksandër Vuçiq ishte pjesë e politikës së  Sllobodan  Millosheviqit e cila i largoi përfundimisht shqiptarët nga Serbia.



Më vonë, si një nga liderët e radikalëve serbë, derisa sa ishte në opozitë, kishte sulmuar ashpër përpjekjet e autoriteteve të DOS-it të atëhershëm që të negocionohej me liderët shqiptarë.

Image result for nesvrstani kosovo

Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ishte anatemuar vetëm pse kalimthi në aeroport ishte përshëndetur me Thaçin. Vuçiq, ndërkaq, tash pesë vjet negocion me atë Thaç, duke e prezantuar këtë si një shkathtësi shtetare e largpamëse.

Image result for Mitropoliti Amfilohije borislav tadic

Ish presidenti serb Prof.Dr.Borislav Tadiq dhe Mitropoliti Amfilohije


Ka shumë shembuj standardesh të tilla të dyfishta në politikën e presidentit të Serbisë. Fundja, deri në prill të këtij viti thoshte se kushdo është për ndarje të Kosovës, ose mbështet qëndrimin se ajo nuk është serbe – “është tradhtar”. Është enigmë e madhe se çfarë ndodhi brenda një afati kaq të shkurtër. Ndoshta njëmend dikush nga bashkësia ndërkombëtare, duke e parë se negociatat e deritashme midis Beogradit e Prishtinës nuk çojnë askund, e kishte kuptuar se Serbisë duhet t’i bëhet një lëshim çfarëdo qoftë që të mund të pranojë realitetin e ekzistimit të Kosovës si shtet.

ë favor të kësaj flasin deklaratat e këshilltarit të presidentit amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton dhe të përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Federice Mogherini. jëherësh, Vuçiq ka parë se po skadon afati për arritjen e marrëveshjes detyruese me Kosovën, pa të cilën nuk ka vazhdim të integrimit europian të Serbisë, prandaj me tregimin për “korrigjim” kufijsh të tërhiqet vëmendja nga thelbi dhe përmes “kapixhikut”, duke e prezantuar si një sukses të madh – të pranojë atë që shumëkush në Serbi ende nuk është gatshëm ta “përpijë”, dhe kjo është Kosova shtet i pavarur.



****
Sa ngjason fjalimi i Vuçiqit me atë të Millosheviqit?


Përmendjen e Millosheviqit nga Aleksandër Vuçiq në fjalimin që e mbajti të dielën në Mitrovicë, për një profesor universitar dhe një ish-deputet të viteve ’90’ta, tregon se politika serbe e sotme nuk dallon shumë me atë të para 20 vjetësh.


Derisa, për pjesën tjetër të adresimit të presidentit serb, ata kanë qëndrime të ndryshme.

“Millosheviqi ishte lider i madh. Qëllimet i kishte më të mirat por rezultatet i patëm të këqija’, tha Vuçiq në Kosovë.

Pavarësisht këtyre lëvdatave Aleksandar Vuçiq në Mitrovicë tha se fjalimi i tij nuk mund të krahasohet assesi me ato të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq në Fushë Kosovë e Gazimestan.

Me këtë po pajtohet edhe profesori universitar nga Kosova Milazim Krasniqi.

Megjithatë me këtë nuk pajtohet ish-delegati i Kuvendit të Kosovës në vitet e 90’ta Nazmi Kelmendi.




Derisa shton se përmendja e Millosheviqit nga Vuciqi tregon se politika serbe tashmë nuk ka ndryshuar me ato të para rreth tri dekadave.

Në këtë pjesë mendimet e profesorit Milazim Krasniqi pajtohen me ato të ish-deputetit kosovar.

‘Glorifikimin e figurës së Millosheviqit me çka tregoi se është vazhdimësi e asaj politike. Pastaj glorifikoi Rusinë duke e shprehë si aleat strategjik. Deklaroi se është kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO po ashtu tha se Serbia nuk do ta njoh kurrë Kosovën’, tha Krasniqi .


E për këtë Kelmendi tha se Kosova do të duhej të reagonte të paktën me një notë proteste por që kjo nuk ndodhi as të dielën e as të hënën.


***
Image result for Mitropoliti Amfilohije

Ndërsa Mitropoliti Amfilohije kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq “ia hoqi maskën artistit të madh e patriotit të rremë” i cili nuk mund ta thotë as dhe një fjali pa mendim tjetër, thotë kryetari i lëvizjes “Dveri”, Boshko Obradoviq.
Image result for Mitropoliti Amfilohije

“Çdo gjë që ishte menduar të bëhej fshehtas, doli të jetë publike”, ka thënë në kumtesë Obradoviq duke u pyetur “pse përfaqësuesit e regjimit sundues janë shqetësuar aq shumë nëse ajo që e ka thënë mitropoliti Amfilohije nuk është e vërtetë”



“Pse thjeshtë nuk thanë se mitropoliti nuk ka arsye të shqetësohet dhe se ata i mbeten besnikë luftës për ruajtjen e Kosovës në Serbi por merren me deklaratat e tij dhe e mësojnë si të sillet ai në frymën e kishës”, ka thënë ai ndër të tjera.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...