Nga Spartak NGJELA
Vuçiç nuk u lejua të shkojë në Drenicë. Ai donte të fyente luftën çlirimtare të Kosovës.
Por burrat kosovarë i treguan vendin. Ata i thanë: “Zoti Vuçiç, Adem Jashari është ende gjallë, kurse këta shqiptarë, që të perjargen ty, janë pilivesa…”
Angela Merkel në Shkup, me fjalën e saj, e shkatërroi përfundimisht planin ogurzi të ndarjes së Kosovës.
Esadistët në Tiranë dhe në Prishtinë, sigurisht që janë në hall të madh, se menduan që me ndarjen e Kosovës të krijonin shpërbërjen e dy shteteve shqiptarë me destabilizim.
“S’ka ndarje!” – tha shefja e madh e e Europës. “FJALA e saj është ligj”, tha Vuçiç nga liqeni i Kosovës, por me zë të drobitur.
Vuçiç nga Mitrovica merr në telefon Erdoganin në Stamboll.
E dini cili është nënteksti i kësaj bisede? “Rexhep, po na i marrin shqiptarët të gjitha tokat e tyre që ju na i dhatë që nga viti 1878 e deri në vitin 1913”.
Po cila mund të jetë ndihma që do t’i japë Erdogani?
Kuptohet: mbështetjen e Ramës dhe të Thaçit.
Po kush i pyet këta në Shqipëri!
Po të shohim tani dhe diçka: si do të precipitojnë ngjarjet?
Sigurisht në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Në Selanik ka trazira për emrin e ri të Maqedonisë, kurse politika shqiptare në Shkup është memece. Se është e korruptuar.
Blejini! Thosh kryeministri serb për krerët e shqiptarëve, në fillim të shekullit të XX-të. Dhe i blenë.
Por ajo që bie negativisht sot në sy, është fakti që emigracioni shqiptar në Perëndim edhe pse i ka sytë nga Shqipëria dhe nga Kosova, nuk është aktiv. Sot në emigracionin shqiptar në Perëndim ka njerëz me vlerë, po nuk janë aktivë. Sepse siç duket nuk e kanë të qartë se çfarë po ndodh.
Duhet të imitojnë shqiptarët e mëdhenj të Rilindjes Kombëtare që krijuan shoqata dhe komitete në Europë, në Amerikë, madje edhe në Egjipt, dhe e shpëtuan Shqipërinë nga likuidimi tërësor.
Sot është e njëjta situatë si atëherë, sepse prapë janë bërë bashkë Moska, Beogradi dhe Stambolli për të shpërbërë Shqipërinë.
Këta po i tremb shumë bota shqiptate në Ballkanin Perëndimor, dhe janë hedhur në sulm me esadistët në Tiranë dhe në Prishtinë, kundër bashkimit shqiptar.
Por dita e sotme ishte një fakt i ri për ringritjen e historisë së shqipërisë, e cila ka filluar në vitin 1999, dhe duhet të shkojë deri në albanizmin real të Ballkanit Perëndimor.
Dhe do të shkojë.
10 shtator 2018
****
Spartak Ngjela është avokat dhe politikan shqiptar.
Datëlindja: 11 korrik 1948 Vendlindja: Tiranë
Edukimi : Universiteti i Tiranës, dega Juridik - 1970.
Veprimtaria profesionale
1970: Zyra e Ndihmës Juridike, Vlorë
1972: Prokuroria e Rrethit Durrës
1973: punonjës shkencor në Institutin e Historisë, Tiranë
1976 dhe 1979-1990: dënuar për "Agjitacion e Propagandë" në burgun e Burrelit
1991 e vazhdim: Avokat në Studion e tij Ligjore
Veprimtaria politike
11.03.1997 - 25.07.1997: Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar
2001 - 2003: Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë
09.2005 - 04.2006: Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
12 dhjetor 2008 - Themelon partinë Ligj dhe Drejtësi
Deputet i Kuvendit
2001-2005 Legjislatura:XVI - Zona zgjedhore:38 - Qarku i Tiranës - Nr. i votave:6297 - Përqindja: 51.0%
2005-2009 Legjislatura:XVII - Zona zgjedhore:41 - Qarku i Tiranës - Nr. i votave:5299 - Përqindja: 38.1%
"Shpella e Vdekjes" (Roman)
"Helena R" (Roman)
Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010
Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010 Publicistikë me Autor Spartak Ngjela. Shtëpia botuese: UET Press. Viti i botimit 2011. Faqet e librit 640. ISBN 978-99956-39-54-8
"...koshienca njerëzore kishte krijuar qytete të lira, tregtinë e lirë, shtetin institucionale me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment të ri shpirtëror në jetën njerëzore. Përfundimisht, ishte krijuar njeriu i lirë, personaliteti i tij, njeriu autonom në një kohë postindustriale e postmoderne; kishte shpërthyer pluralizmi dhe dija ishte organizuar qartësisht me anën e sistemeve logjike. Intelekti po bënte jetën e vet postrelativiste. Kurse ne kishim mbetur të izoluar në një jetë të errët që mendonte për bukën e përditshme e aspak për dije dhe që bëntë jetën nën hijen e një perandorie, e cila nuk i kishte sjellë njerëzimit asgjë veç shkatërrimit të vlerave."
"Modernizmi dihet se ka këto pika kardinale në natyrën e tij: zhvillimin ekonomik industrial, ndryshim kulturor dhe ndryshim politik. Të tre këta ingredientë janë të lidhur me njëri - tjetrin, sepse nëpërmjet këtij raporti të brendshëm krijohet ndryshimi permanent i ndërgjegjies njerëzore. Zhvillimi ekonomik në Perëndim kishte qenë industrial, ndryshimi kulturor kishte qenë urban dhe ndryshimi politik thellësisht demokratik. Një treg i lirë dhe një demokraci liberale e kishin ndryshuar Europën në 20 vjet dhe, ndërkohë, po ndodhte ndryshimi i koshiencës së individualizmit drejt njeriut autonom, i cili i ka të garantuara të gjitha mundësitë që të triumfojë me idetë e krijuara prej tij në një shoqëri liberale. Kjo në fakt ishte tronditje që ndihej kudo. Kjo kishte sjellë tronditje në Pragë, në Budapest, në Varshavë, por kishte sjellë tronditje edhe në Pekin dhe në Tiranë. Ky ishte fakt tashmë, por ndryshe nga kryeqytetet e tjera, në Pekin e në Tiranë, vullnetet e sëmura kishin armiqësi patologjike me modernitetin, në një kohë kur zhvillimi i brendshëm modernitetin e kishte domosdoshmëri. Shqiptarët koha i ndëshkoi sepse, në fakt, dominoi vullneti hoxhian i izolimit."
"Jo çdo ngjarje është fakt historik, kurse vetë fakti historik ka nevojë për interpretim. Duhet ta kuptojmë botën - ka thënë Albert Anjshtajni - jo mbi bazën e gjërave që ndodhin, por mbi bazën e marrëdhënieve. Ky është relativizmi dhe sigurisht që ne jemi postrelativistë e prandaj na shqetësojnë marrëdhëniet. Por, duke u qëndruar këtyre marrëdhënieve, "A ka një logjikë të historisë?" pyet Osvald Shpengleri, e mandej shton: "Përtej gjihtë elementeve shkakësore dhe të pakalkulueshme, a ka diçka të cilën ne mund ta quajmë strukturë metafizike të humantitetit historik?...shkurt, e gjithë historia, ka një metafizikë të humantitetit historik dhe, po ashtu, e gjithë historia është e bazuar mbi arketipat e përgjithshëm biografikë."
"Kultura, nëse nuk e çliron njeriun nga skllavëria, nuk ka asnjë lloj funksioni qytetërues. Kultura perëndimore europiane e individualitetit dhe e personalitetit e mundi kulturën europiane lindore të kolektivitetit."