2018/09/13

Lojën me kufij, kryeministri i Kosovës zt.Ramush Haradinaj e quan eksperiment të rrezikshëm

Image result for ramush haradinaj

Kryeministri i Kosovës zt.Ramush Haradinaj 


As kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e di se kur do të jetë për vizitë në Luginë.

Por , në atë që është i sigurt është se loja me kufij sipas tij, është eksperiment i rrezikshëm.

Related image


Kryetari i Kosovës zt.Hashim Thaçi 


Numri një i qeverisë nuk ka dashur të lëshohet në deklarata rreth rezolutës që një ditë më herët liderët e Luginës ia dorëzuan presidentit e që shpejtë pritet të jetë në Kuvend, përmes së cilës kërkojnë mbështetje institucionale për bashkim me Kosovën.

Image result for avdullah hoti

Prof.Dr.Avdullah Hoti,shef i deputetëve të LDK-së


Ai thotë se kur hapen kufijtë, askush nuk e di se kur mbyllen dhe pas çfarë tragjedive e në të mirën e kujt mbyllen ata. Edhe qëndrimi i LDK-së për këtë temë vazhdon të jetë i njëjtë.




Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se do të ishte kundërkushtetuese që Kuvendit t’i prezantohej një rezolutë e tillë.

Hoti ka treguar se kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka takuar një ditë më herët disa nga përfaqësuesit e Luginës duke ia bërë të qartë qëndrimin e LDK-së. Hoti thotë t’i vjen keq që përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës janë instrumentalizuar nga presidenti Thaçi.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...