2018-09-14

Vjosa dhe politika e patokëve




Shkruan Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni,Ph.D

Mehdi Hyseni.jpg

(Autori është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkëpunëtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Boston të SHBA-së. si dhe anëtar i  përhershëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup)




***


Duhet besuar se, është e çudtishme se Luta e Hashimi mund ta “ bashkojnë” Preshevën me Kosovën, ashtu si e “bashkuan” Kosovën me Shqipërinë (2008-2018) !




Image result for vjosa osmani


Vërtet, ky absurd mund ta çuditë dhe ta befasojë opinionin publik shqiptar, JO vizita e Vjosa Osmanit, që ka nderuar heroin gjithëkombëtar Isa Boletini në vendlindjen e tij në Mitrovicë. Fundja, ky është obligim jo vetëm i liderëve politikë, por i çdo shqiptari, JO vetëm i Vjosa Osmanit, të cilin, pa asnjë arsye dhe, pa asnjë argument të vlefshëm e ka problematizuar bashkëpartiaku i saj, Lutfi Haziri (nënkryetar i LDK-së) ! –Çfarë absurdi!?





Duhet kuptuar Luta dhe të gjithë ne, se Vjosat shqiptare nuk janë fajtore e as përgjegjëse , që Presheva, Bujanoci e Medvegja kanë ngelur nën Serbi, por politikat perverse dhe përçarëse të patokëve shqiptarë “njëri thumbit, tjetri patkoit” për interesa heterogjene pushtetesh dhe të krijimit të feudeve të tyre nahijore. Ky është faktori tragjik që, shqiptarët i ka copëtuar, i ka përçarë, i ka armiqësuar dhe i ka lënë nën thundrën e huaj kolonialiste shekullore të sllavëve dhe të bizantinëve pushtues të SHQIPËRISË ETNIKE dhe të KOMBIT SHQIPTAR (1912-2018).




Pandaj, në këtë kontekst, Vjosa Osmani, nuk ka pse të përmendet e as të “kritikohet” nga bashkëpartiaku i saj, Lutfi Haziri (nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i Komunës së Gjilanit), sepse pavarësisht nga dëshira, motivi, dashuria dhe ambicia e tij, nuk është ai, e as Hashim Thaçi(president), që mund ta bashkojnë Preshevën me Kosovën, por SHQIPËRIA E SOTME. Kjo, sipas së drejtës historike mbi Kosovën dhe mbi të gjitha territoret e tjera të Shqipërisë etnike dhe, sipas Kushtetutës në fuqi (1998), është e detyruar, që e para ta lëvizë “gurin” para bashkësisë ndërkombëtare për ndërkombëtarizimin e zgjidhjes së çështjes koloniale të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, jo Luta, as Hashimi, as Haradinaj e as Kosova, sepse nuk kanë kurrfarë kapaciteti juridik ligjor të brendshëm e as nuk janë kurrfarë faktori politik me ndikimin ndërkombëtar mbase Kosova ende është shtet i papërfunduar në kuptimin juridik të së drejtës ndërkombëtare. Këtë de fakto dhe de jure e provon edhe mosnjohja e saj nga ana e Kombeve të Bashkuara, me gjithë faktin se disa shtete-anëtare të saj e kanë njohur Republikën e Kosovës.



Pavarësisht nga amaneti historik dhe nga domodoshmëria e kërkesës së drejtë legjitime, legale, demokratike e kombëtare, që Anamorava (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja), t’i bashkohet Kosovës, kjo nuk do bëhet derisa Tirana hesht dhe pret, që këtë çështje ta zgjidhin presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përkatësisht vetëm Kosova dhe Serbia.



Gjithashtu, Lutfi Haziri, duhet ta ketë pasur të qartë se nuk janë femrat shqiptare ato, e as deputetja dhe profesoresha e guximshme, urtë dhe vizionare shqiptare Vjosa Osmani, që i injorojnë ose i harrojnë heronjtë kombëtarë shqiptarë siç ishin: Idriz Seferi nën Serbi, Dedë Gjo Luli i Malësisë së Madhe nën Mal të Zi, Mehmet Pashë Deralla në Iliridë nën Maqedoni dhe Ibrahim Pasha i Çamërisë nën Greqi, POR, mjerisht dhe fatkeqësisht janë liderët e sotëm politikë kulltukofagë të Shqipërisë etnike (1990-2018), që zot e kanë NEPOTIZIMIN, DESPOTIZIMIN, SEKTARIZMIN, AUTORITARIZMIN, BUROKRACINË, luksin, bizhuterinë e shtrenjtë, pushtetin, paranë, milionat, korrupsionin, krimin e organizuar, pasurinë, ahengjet dhe bajraktarizmin, JO BASHKIMIN E KOMBIT DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE.



Me Vjosën, do të shkonte në Boletin, edhe Idriz Seferi për t’i bërë nder heorit gjithëkombëtar shqiptar, Isa Boletini !



-E mbytët popullin e shkretë me përralla dhe me premtime boshe, në vend se ta siguronit me punë, me bukë, me strehë, me zhvillim, me prosperitet, me ekzistencë dhe me mirëqenie të plotë, duke e barazuar me nivelin e standardit të juaj jetësor, që nuk ia dini skajin pasurisë, vërtet, ju jeni ata që “po shitni mend”, Luto “fukaraja”, JO Vjosa Osmani, që ka shkuar ta vizitojë varrin e viganit hero Isa Boletinit në vendlindjen e tij në Boletin të Mitrovicës. Kjo vizitë, në asnjë aspekt nuk nënkupton shpërfilljen dhe harresën e heroit gjithëkombëtar Idriz Seferi, ashtu siç e ka cilësuar gabimisht dhe naivisht Lutfi Haziri (nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i komunës së Gjilanit).



Nuk ka asmiteri mes Idriz Seferit dhe Isa Boletinit



Prandaj, Luta, duhet të përmbahet nga tendenca për t’i ndarë heronjtë kombëtarë sipas vijave fisnore, lokaliste dhe territoriale gjeografike, sepse të gjithë ata kanë luftuar për një qëllim, për një flamur, për një abetare, për një komb shqiptar, për një territor shqiptar dhe për një shtet shqiptar-SHQIPËRINË ETNIKE të ISMAIL QEMALIT,Të ISA BOLETINIT, TË IDRIZ SEFERIT,TË HASAN PRISHTINËS, TË LUIGJ GURAKUQIT, TË AVNI RRUSTEMIT…etj.



Prandaj, nënkryetari aktual i LDK-së, Lutfi Haziri, do të duhej ta dinte se, edhe sikur Idriz Seferi të kishte qenë gjallë, do ta shoqëronte Vjosa Osmanin për ta vizituar varrin e Isasë në Boletin të Mitrovicës.



Mirëpo, këtë nuk e bëri Luta, sepse si duket vuan nga obsesioni lokalist. Ndryshe, nuk do të ishe shprehur kështu : “…po çuditna me këtë nusen e Preshevës, vendlindjes së Idriz Seferit, e cila po shet men te Boletini i Kosovës, tue harrue vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi…” (https://www.gazetaexpress.com/lajme/nxehet-luta-i-shpall-lufte-vjosa-osmanit-une-e-sjell-presheven-ne-kosove-).



Vërtet, kjo kritikë ironizuese e kësaj vizite, e cila bashkëpartiakun e Vjosa Osmanit e paska “penguar dhe “çuditur” aq shumë, është e diskutueshme dhe e papranueshme, sepse në këtë rast, Vjosa Osmani nuk ka shkelur as Platformën e LDK-së, as Rregulloren e Kuvendit të Kosovës si deputete, vetëm se ka bërë gjestin e mrekullueshëm njerëzor, moral, kombëtar dhe patriotik, duke e përkujtuar heroin dhe themeluesin e SHQIPËRISË ETNIKE, ISA BOLETINI.

Ndaj, s’kemi arsye të çuditemi në këtë rast konkret të Vjosa Osmanit, sepse kjo vizitë ka karakter të një akti të lartë patriotik, kombëtar dhe atdhetar, që në asnjë mënyrë nuk do të thotë se Vjosa Osmani “ e ka harruar vendlindjen e kolosit të Karadakut…” , ashtu siç është shprehur naivisht dhe në frymën lokaliste, Lutfi Haziri (nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i komunës së Gjilanit) !?

Kjo kritikë ironizuese është nonsens, që shpreh tendencën e ndarjes lokaliste, edhe të heronjve të dikurshëm të Shqipërisë etnike. Ky është turp dhe mosnjohje e historisë kombëtare të Shqipërisë etnike, sepse të gjithë heronjtë-themelusit e saj me në krye BABAIN e saj, Ismail Qemali nuk kanë luftuar sipas logjikës së kalbur mahallore dhe nahijore, por sipas logjikës së interesit të përgjithshëm mbarëkombëtar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, Jo vetëm për vendlindjen e Idriz Seferit” nga Malësia e Karadakut ose vetëm për Mitrovicën e Isa Boletinit…etj.



Këtë e vërteton edhe kjo thënie e artë patriotike dhe vizionare e Isa Boletinit : “UNË JAM MIRË, KUR ASHT MIRË E TANË SHQIPNIA”, Jo vetëm Karadaku i Lutës dhe Mitrovica e Vjosës.



Presheva është çështje e Shqipërisë, Jo e Kosovës !



Nëse Lutfi Haziri dhe Hashim Thaçi janë faktorë politikë me ndikim në Kosovë, atëherë, do të duhej të kërkojnë ndihmë dhe të ushtrojnë trysni politike te lidershipi drejtues politik i Republikës së Shqipërisë (presidenti, Ilir Meta, kryeministri, Edi Rama dhe te kryeparlamentari, Gramos Ruçi), që ata sipas detyrës dhe përgjegjësisë zyrtare, ta ndërkombëtarizojnë çështjen koloniale të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, sepse ata i kanë “çelësat” për zgjidhjen e saj si në planin e së drejtës së brendshme, ashtu edhe në planin e së drejtës ndërkombëtare, sepse janë subjekt i saj. Këtë e provon edhe statusi i Shqipërisë në OKB( 1955-2018). Kjo është detyrë mbi detyra e Tiranës zyrtare, sepse si Presheva, ashtu edhe Kosova janë pjesë integrale të territorit autokton të Shqipërisë etnike. Pra, me gjithë dëshirën e “luto fukarave” (shtetin e të cilëve ende nuk e njeh OKB-ja), që Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjen ta bashkonin me Kosovën, kjo nuk mund të bëhet ligjërisht, sepse ka dy pengesa të pakalueshme: (1) Kushtetuta e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008) sipas së cilës shteti i Kosovës nuk ka të drejtën e bashkimit me ndonjë shtet fqinjë apo me ndonjë pjesë të tij, si dhe (2) Kosova ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.



Sa më sipër, liderët e “anijes drejtuese” të Kosovës, duhet ta dinë (gjë që edhe dinë, por nuk guxojnë ta shprehin dot) se Kosova (ende) shtet i papërfunduar në kuptimin juridik të së drejtës ndërkombëtare, pa ushtri dhe pa sovranitet të plotë, jashtë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e në anën tjetër, i mashtrojnë dhe i gënjejnë shqiptarët se me “shkopin magjik” të politikës të tyre të dështuar, “do ta bashkojnë Preshevën me Kosovën”. Vërtet, rrenë e bukur kjo për ata që nuk e njohin Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por që bie në kundërshtim me Planin e Marti Ahtisarit dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku thuhet : “ Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të BASHKOHET ME ASNJË SHTET OSE PJESË TË NDONJË SHTETI”. ( Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni, Pika 3).



Postfestum ua “kana” Lutës dhe Hashimit, që Preshevën t’ia bashkojnë Kosovës. Mirëpo, qe dhjetë vjet kanë kapitulluar, sepse vetë e kanë nënshkruar dhe miratuar Planin e Marti Ahtisarit, i cili nuk mori në konsideratë të drejtën historike dhe të vetëvendosjes së plotë të shqiptarëve, që Kosova të njihej si shtet i pavarur dhe sovran nga ana e Kombeve të Bashkuara në përputhje me Deklaratën për Njohjen e Pavarësisë Vendeve dhe Popupjve të Kolonizuar të vitit 1960 të Asamblesës së Përgjithshme të OKB-së, përkatësisht me Rezolutën 1514/14.12.1960 dhe me Rezolutën 2105 (X)/12.20.1965 sipas së cilës “Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi që krimi i kolonializmit, të përfundonte menjëherë, pa marrë parasysh pëlqimin apo dëshirat e shtetit kolonizues, dhe se vetëvendosja mund të nënkuptojë vetëm pavarësinë e plotë”.



Këtë, duhet ditur të gjithë shqiptarët, jo vetëm Lutfi Haziri dhe Hashim Thaçi, të cilët me përrallat e tyre spekuluese dhe boshe po i mashtrojnë liderët politikë shqiptarë të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjes, se gjoja këto territore shqiptare, do t’i bashkojnë me Kosovën, edhe pse kjo territorialisht kufizohet me Preshevën shqiptare.

Prandaj, Luta dhe Hashimi , asnjëri nuk janë me kompetencë ligjore dhe kushtetuese, që të apelojnë për bashkimin e Preshevës me Kosovën, por SHQIPËRIA është ajo që duhet ta ngrejë zërin dhe të kërkojë botërisht nga bashkësia ndërkombëtare (OKB-ja), duke qenë se që nga viti 1955 është anëtare e Kombeve të Bashkuara, e gëzon të drejtën e plotë, që të shtrojë çështjen e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës për shkolonizimin e tyre më se 140-vjeçar nga Serbia kolonialiste ( 1878-2018).



Pra, pikësëapri, dhe mbi të gjitha, çështja e shkolonizimit dhe e bashkimit të Preshevës, të Medvegjës dhe të Bujancit, nuk është çështje e Kosovës (as e lutave e as hashimave, pavarësisht nga ambicia e tyre e sëmurë bajraktariste dhe joreale, joligjore dhe jokushtetuese, sepse Kosova me Kushtetutë e ka të ndaluar çdo bashkim me vendet fqinje), por vetëm e Shqipërisë, e cila ka të drejtën historike, legjitime, legale të brendshme, sepse mbështet në Kushtetutën e vet të vitit 1998, ku thuhet se “ME ASPIRATËN SHEKULLORE TË POPULLIT SHQIPTAR PËR IDENTITETIN DHE BASHKIMIN KOMBËTAR” (Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 2002, f.5).



Së fundi, duhet rikujtuar edhe faktin se shansi historik i zgjidhjes së çështjes koloniale të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjes ishte viti 2003, kur shpërtheu kryengritja kombëtare e UÇPBM-së. Mirëpo, kjo pati dështuar, pikërisht për fajin dhe për gabimin e politikës së liderëve të Kosovës, të cilët së bashku me liderët politikë të Shqipërisë nuk e mbështetën në asnjë kuptim. Përkundrazi, e anatemuan dhe e lanë në “baltën e gjallë” shekullore të sundimit kolonial të Serbisë.


******









Pak biografi :

Nga Agjencioni Floripres(Akademik prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D) 



Vjosa Osmani – Sadriu u lind më 17 maj të vitit 1982, në qytetin e Mitrovicës, Kosovë. Shkollën fillore dhe atë të mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në qytetin e saj të lindjes. Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë. Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si profesoreshë universiteti, në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.

Aktualisht është kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. Më herët ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe nënkryetare e Komisionit për Reforma Kushtetuese në Kosovë. Krahas ndërtimit të karrierës së suksesshme, Vjosa është martuar dhe është nënë e dy vajzave binjake.

Veprimtaria


Angazhimi politik i familjes së Vjosës, ndikoi në formimin dhe angazhimin e saj politik. Karriera politike e Vjosës filloi qysh në adoleshencë, kur edhe ishte aktiviste e LDK-së, për t’u ngritur më pas ndër vite. Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëherëshëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Tash e tri mandate, Osmani është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, me ç’rast në dy mandatet e fundit, ishte deputetja grua më e votuar në Kosovë.

Ndonëse në moshë të re, ajo njihet për kontributin e saj të dhënë për pavarësimin e Kosovës, saktësisht njihet kontributi i saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku në atë kohë ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, rast të cilin Kosova e kishte fituar kundrejt Serbisë. Në këtë proces jetik për pavarësimin e vendit, Vjosa ka shërbyer si përfaqësuese e Kosovës.

Çmimet dhe shpërblimet

Vjosa i përfundoi studimet e nivelit bachelor në Kosovë me bursë, e cila iu nda nga Ministria e Arsimit, duke u vlerësuar nga e njëjta si studentja më e mirë e Fakultetit Juridik në Kosovë. Njëherësh, ajo u zgjodh edhe një ndër pesë studentët më të mirë të vendit nga të gjitha fakultetet.

 Në vitin 2004, ajo ishte përfituese e bursës për përfundim të studimeve të nivelit master në Universitetin e Pitsburg-ut në SHBA. Në vitin 2005 është shpërblyer dy herë me Çmimin “Excellence For The Future Award”, nga Universiteti i Pitsburgut. 

Në vitin 2009, falë suksesit të treguar, kishte fituar përsëri bursë të plotë studimi, për përfundim të studimeve të doktoraturës në të njëjtin universitet, ku u fokusua përsëri në fushën e Juridikut, konkretisht në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare.

 Po ashtu, për kontributin e saj në fushën e të drejtave të njeriut, ajo u vlerësua me Çmimin “Sheth International Achievement Award”, nga Universiteti i Pitsburgut.

Fokusi politik i Vjosës është në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për sigurimin e një juridiksioni të pavarur. Po ashtu, ajo është e fokusuar edhe në politikën e jashtme, veçanërisht në procesin e integrimit Euro-Atlantik të Kosovës dhe në ruajtjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Përveç gjuhës amtare, flet edhe anglishten, turqishten, spanjishten dhe serbishten.

Tituj të veprave

Ka publikuar libra, artikuj, monografi dhe punime nga fusha e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Komerciale, si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në atë angleze.

Publikimet: "The Role of the Parliamentary Diplomacy in Shaping the Foreign of the Policy of the Republic of Kosovo( University of Pittsburgh, Law Review, excepted publication: FALL 2014);

Arbitration - A Guide for judges and practitioners( published by USAID, 2008);

Balkans - Foreign Affairs, Politic and Socio - Cultures( co - author of section of Kosovo`s Foreign Policy (EPOKA University Publications, Tirana, October 2011,ISBN:978-9928-4044-4-2);

Kosovo`s foreign policy : Five Years On(in "Political Thought : Foreign policy and aspects of international diplomacy", co-author, Year 2011, No 43, September 2013 Konrad Adenauer Stiftung ;

Bar Exam Manual - Section on Commercial Law(published by UNDP and Kosovo Chamber of Advocates, co-author, 2008);

Representing Kosovo before the International Court of Justice( published by the Center of the International Legal Education( CILE Notes), September 2010, University of Pittsburgh- School of Law;

Business Law - Authorized Lectures( published by Riinvest University, Kosovo, 2008);

The Big Impact of a Small Program in the Development of the Rule of Law in Kosovo(in "The Export of Legal Education: It`s Promise and impact in transition countries, published by Ashgate, 2009);

MONOGRAPH: "Street Children in Kosovo", (published by the Finnish Human Rights Program in the Kosovo in three languages( English, Albanian, Serbian, 2004)



****




Lutfi Haziri.jpg




Lutfi Haziri,  lindi më 8 nëntor të vitit 1969 në Gjilan. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Gjilan, ndërsa ndërsa studimet në seksionin e Biloogjisë në fakultetin e SHMN në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve '90-ta, Haziri ishte anëtar i strukturave udhëheqëse të studentëve në Universitetin e Prishtinës.

Që nga viti 1990, Lutfi Haziri ishte anëtar i strukturave të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës dhe udhëheqës i një varg funksionesh në kuadër të strukturave paralele ekzistuese në Kosovë. Në mars të vitit 1990, Lutfi Haziri u zgjodh k ryetar i Degës së Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe në këtë funksion ishte deri në vitin 1997. Në vitin 1997, Haziri u zgjodh zëvendëskryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Haziri i kreu që të dyja këto funksione deri në vitin 2000.


Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, gjatë vizitës në një nga shkollat e Gjilanit, merr rolin e mësimdhënësit për disa minuta.


Në nëntor të vitit 1998, Haziri u arrestua dhe u burgos nën akuzat e udhëheqjes së strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Karadakut të Gjilanit.

Në gusht të vitit vitin 1999, pas lirimit nga burgu, Haziri u zgjodh zëvendëskryetar i Komunës së Gjilanit, ndërsa në nëntor të vitit 2000, ai u zgjodh kryetar i po të njëjtës Komunë, në të cilin funksion ai qëndroi deri në dhjetor të vitit 2004.

Në qershor të vitit 2001, Lutfi Haziri u zgjodh kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës. Në këtë funksion, Haziri u zgjodh edhe udhëheqës i delegacionit të komunave të Kosovës në Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Regjional në Strasbourg (Këshilli i Evropës).

Në dhjetor të vitit 2004, Haziri u zgjodh ministër i parë për Administrim të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës. Paralelisht në vitin 2004, Haziri u zgjodh edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haziri është edhe anëtar i Bordit të Rrjetit të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore (NALASEE), a nëtar i Komisionit Buxhetor të Kosovës , Qytetar Nderi i Komunës Luterbah në Strasbourg (Francë) dhe anëtar i Kolonel Kentucky, Shtetit të Kentucky në SHBA.

Haziri posedon diplomën për Menaxhim nga OSBE-ja, certifikatën e Universitetit Georgetown, Washington DC, Colorado University SHBA, diplomë nga Instituti Amerikan për Paqe – USIP, si dhe shumë mirënjohje dhe certifikata nga institucionet vendore e ndërkombëtare

Me 8 Mars 2006 është zgjedhur edhe zevendes kryeministrit te Kosoves. Aktualisht është kryetar i degë së KDK-së dega në Gjilan, dhe deputet i Parlamentit të Republikës së Kosoves.

Më 24 dhjetor të vitit 2013 është zgjedhur për herë të tretë kryetar i Gjilanit me votë plebishitare, për t’u rikonfirmuar në dhjetor 2017 sërish në krye të këtij qyteti..

Aktualisht është zëvendëskryetar i LDK-së dhe kryetar i Degës në Gjilan.

Është i martuar dhe ka katër fëmijë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...