2018-09-13

Albin Kurti me ambasadorin e Francës zt.Didier Chabert, Hashim Thaçi s’ka as autorizim, as platformë për negociata me Serbinë


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar, Glauk Konjufcën dhe koordinatoren e Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë, Nora Fetoshi, pritën sot ambasadorin e Francës, Didier Chabert, zëvëndsen e misionit, Carole Blestel-Feffer, zyrtarin për çështje politike Timothée Barbier dhe zyrtaren Fikrije Pllashniku.

Kurti me ambasadorin e Francës, Thaçi s’ka as autorizim, as platformë për negociata me Serbinë

Sipas njoftimit për media të LVV-së, në këtë takim u diskutua për situatën politike në vend, duke u ndalur në veçanti te dialogu Kosovë – Serbi. Njoftimi bën të ditur se kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin Chabert për qëndrimin e Lëvizjes karshi dialogut, duke thënë se një president që negocion pa platformë e pa mandat është i vetëm dhe nuk ka mbështetje për lojën e tij të rrezikshme. Për t’i përfshirë të tjerët në aventurën e tij, presidenti Thaçi njëherë u mundua ta përdor si karrem ulësen për Kosovën në OKB, kurse tash po përpiqet që përsëri si karrem ta përdor rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Më tej Kurti theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës, reciprociteti i të drejtave në të dy vendet dhe ballafaqimi me të kaluarën është formula, e cila siguron paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme. Ne duhet të flasim dhe të punojmë për të drejtat e qytetarëve serbë në Republikë, e jo për pazare të presidentëve autoritarë me territore. Për marrëdhënie të mira fqinjësore Serbia duhet të ndryshojë shumë. Fjalimi i Vuçiqit në Mitrovicë e dëshmon pikërisht të kundërtën.

Ambasadori Chabert nënvizoi përkushtimin e Francës për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në problemet e tyre të ndërsjella në rrugën evropiane, e veçanërisht Kosovën, duke u interesuar sidomos për reformën në sistemin e drejtësisë.

Palët u pajtuan për kontakte të shpeshta e takime të vazhdueshme.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...