Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/09/14

“A po përgatitet Rusia për luftën e ardhshme të madhe?”


Nga Mesdheu deri në Siberi, Moska është duke treguar muskuj ushtarak në “lojërat e luftës” më të mëdha në historinë moderne ruse

MOSKË/ANKARA – Elena Teslova,Fatih Hafız Mehmet

Me 300 000 ushtarë, me më shumë se 1 000 avionë, helikopterë dhe dronë, 36 000 tanke dhe 80 anije detare, Rusia po tregon fuqinë e saj ushtarake në “lojërat e luftës” më të mëdha në historinë e vendit.

Manovrat Vostok 2018 (Lindja 2018) që filluan të martën, janë stërvitjet e para ushtarake të vendit në Mesdhe që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Manovrat masive gjithashtu kanë përfshirë trupat kineze dhe mongoliane, ku presidenti kinez Xi Jinping është i pranishëm së bashku me presidentin rus Vladimir Putin. Manovrat masive mbahen në lindje të Rusisë.

“Autoritetet ruse janë të bindur se pas vitit 2020, probabiliteti i konflikteve që lidhen me një luftë për hapësirë ​​jetese do të rritet në mënyrë dramatike, e cila pasqyrohet në Planin e Mbrojtjes të Federatës Ruse deri në vitin 2020”, tha vëzhguesi ushtarak rus Pavel Felgenhauer për AA.

“Para së gjithash, do të jetë një luftë për burimet, kurse Rusia ka shumë të tilla, kështu që autoritetet ruse presin që vendi të sulmohet nga të gjitha anët dhe për këtë arsye duhet forcuar të gjitha linjat e mbrojtjes”, tha ai.

Felgenhauer tha se zërat që flisnin rreth mundësisë të një lufte e cila do të përfshinte Rusinë tashmë qarkullojnë që pas ngjarjeve në Ukrainë të vitit 2014.

“Në vitin 2015, u kryen inspektime të papritura në ushtrinë ruse, e cila tregoi një nivel të ulët të aftësisë së saj luftarake”, tha Felgenhauer.

“Pas kësaj, filloi një program i ri i riarmatimit dhe ritrajnimit të forcave të armatosura ruse. Vostok-2018 është faza përfundimtare e kësaj përgatitjeje, një kontroll i përgjithshëm i punës së bërë”, konsideron eksperti.

Felgenhauer theksoi se situata në Siri, ku ai tha se probabiliteti i një konflikti të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe SHBA-së është shumë i lartë, e përkeqëson edhe më tej situatën.

“Unë nuk po them se do të fillojë Lufta e Tretë Botërore, por probabiliteti që një luftë mund të shpërthejë është më e madhe se zero. Ndoshta kjo do të jetë si gjatë Luftës së Ftohtë, e cila ishte ‘e ftohtë’ vetëm në hapësirën evropiane, por në Lindjen e Mesme, Afrikë, Amerikën Jugore dhe Azi, ajo u shoqërua me konflikte serioze ushtarake”, tha ai.

Felgenhauer gjithashtu vuri në dukje se një nga mënyrat për të parandaluar konfliktet është t’i tregoni armikut tuaj të mundshëm nivelin e gatishmërisë tuaj ushtarake.

Sipas analistit ushtarak Sergei Ishçenko, qëllimi i Rusisë është të shmangë një konfrontim të mundshëm.

Ai tha se kjo është arsyeja pse Moska ka vendosur të mbajë një manovër të madhe larg kufijve të NATO-s.

Ishchenko gjithashtu pranoi se “lojërat e luftës” ruse synojnë të demonstrojnë fuqinë ushtarake të vendit.

“Në ditët në vijim, amerikanët në Alaska do të kenë mundësi unike për të parë nga afër njësitë e Flotës Veriore me dylbitë e tyre”, tha Ishchenko.

Eksperti në Këshillin rus për Çështjet Ndërkombëtare, Anton Mardasov rithekson shkallën e pjesëmarrjes së forcave ushtarake ruse në manovër.

“Forcat e Armatosura të Federatës Ruse numërojnë rreth 1,902,758 njerëz, duke përfshirë 1,013,628 ushtarë. Pra, rreth një e treta e të gjithë ushtarëve rusë do të përfshihen në manovra”, potencon eksperti.

Sipas Mardasov, duhet të mbash një ushtri të angazhuar për t’i mbajtur në formë.

“Kur nuk ka luftë, manovrat ushtarake janë një zëvendësim i tyre. Sa më e madhe manovra, aq më shumë detyra ushtria duhet të përmbushë, dhe duke zbatuar këto detyra, ato rrisin nivelin e kualifikimit”, tha ai.

– Stërvitjet ruse ‘një ngjarje shumë e pazakontë’

“Kjo është një ngjarje shumë e pazakontë”, tha Oktay Tanrisever, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme i Turqisë, duke nënvizuar se kjo është hera e parë që Rusia mbanë manovra të kësaj shkalle në Paqësor që nga Lufta e Ftohtë.

Tanrisever tha se për tre apo katër vitet e fundit Rusia ka kryer stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në pjesët kryesore dhe ato perëndimore të vendit.

“Por, këtë herë ata kryen një nga manovrat më të mëdha ushtarake në pjesën lindore të vendit”, tha Tanrisever.

“Rusia dëshiron të demonstrojë se është në gjendje të përballojë sfidat ushtarake në shkallë të gjerë përmes këtyre manovrave”.

Manovrat janë një mundësi që Rusia të demonstrojnë se ka sisteme të sofistikuara të armëve, shtoi ai.

Tanrisever tha se që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë në vitin 2014 dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia, marrëdhëniet e saj me NATO-n dhe SHBA-të u përkeqësuan ndjeshëm.

“Kjo është arsyeja pse ata në katër vitet e fundit kanë mbajtur edhe manovra të tjera ushtarake”, thotë Tanrisever.

Sipas tij, të gjitha këto tregojnë se Rusia është duke u përgatitur për një luftë të përgjithshem, për t’i dërguar një mesazh SHBA-së dhe NATO-s se Rusia është ushtarakisht e fortë dhe mund të ballafaqohet me sfidat.

Ai tha se Rusia gjithashtu është e shqetësuar për vendosjen e forcave britanike dhe të forcave detare të SHBA-së në Mesdheun lindor, prandaj, sipas tij, Moska ka zhvilluar një manovër më të vogël atje.

“Por, këto stërvitje (në Mesdhe) ishin po aq të rëndësishme sa manovra aktuale ushtarake Vostok”, theksoi Tanrisever.

“Për shkak se Mesdheu lindor është një nga rajonet më të prekura nga kriza në botë”, shpjegoi ai.

Tanrisever tha se manovra e Rusisë në Mesdheun Lindor tregon gjithashtu synimet më të larta gjeopolitike të Rusisë.

“Këto zhvillime janë të rëndësishme. Por, manovrat nuk duhet kuptuar me të vërtetë si gatishmëri për të filluar një konflikt. Është vetëm çështje shfaqjeje”, shtoi ai.

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç reagon ndaj deklaratave skandaloze të kryetarit serb Aleksandër Vuçiçit në Kosovë

Gjatë vizitës në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka lartësuar figurën e kriminelit, kasapit të Ballkanit, Sllododan Millosheviç. Ai ka vazhduar të përdorë retorikën nacionaliste duke thënë se, Serbia do t’i mbrojë serbët në Kosovë, ndërsa shtoi se në të kaluarën serbët kanë vdekur për Kninin, për Sarajevën e për Prishtinën.


E pas deklaratave skandaloze të Vuçiçit, ka reaguar presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.
“Flamuri kroat është valëvitur në Knin dhe para se të flasë Vuçiç, dhe flamuj blu do të jenë edhe në të ardhmen”, deklaroi presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç për “DNEVNIK.hr”.

Më tej, ajo ka thënë se nuk do ta lejojë Vuçiçin që të përzihet në çështje të tilla, apo të përcaktonte agjendën politike në Kroaci.

Një plan ofensiv për Ballkanin që SHBA-ja duhet ta mbështesë

Nga Charles A. Kupchan

Ballkani mbetet në paqartësi strategjike. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia dhjetë vjet më parë, por Serbia ende nuk ka arritur të pajtohet me humbjen e saj – duke refuzuar të njohë Kosovën dhe duke nxitur probleme mes serbëve etnikë të vendit dhe shumicës etnike shqiptare. Gati dy dekada pas fushatës së bombardimeve të NATO-s për të dëbuar forcat jugosllave nga Kosova, rreth 4 000 trupa të NATO-s mbeten atje për të ruajtur paqen.

Një avancim mund të jetë tani pranë jetësimit. Një avancim ky moralisht ofendues, por të cilin megjithatë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet ta mbështesin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me sa duket po punojnë për një propozim për t’u angazhuar për një shkëmbim territoresh që mund të sjellë fundin e konfliktit të nxehtë. Veriu i Kosovës, i cili është i populluar kryesisht nga serbët etnikë dhe kufizohet me Serbinë, do t’i bartej Serbisë. Në këmbim, një pjesë e madhe e Luginës së Preshevës, e cila ndodhet në Serbi, e populluar nga një pjesë dërrmuese e shqiptarëve etnikë dhe që kufizohet më Kosovën, do të bëhet pjesë e Kosovës.

Ky shkëmbim i territoreve përbën në mënyrë efektive një formë paqësore të spastrimit etnik. Megjithatë, është gjëja e duhur për t’u bërë. Në këtë rast, pragmatizmi duhet të triumfojë mbi parimin për të siguruar një marrëveshje që premton t’i japë fund viteve të gjakderdhjes dhe ndryshimeve kufitare që kanë ardhur si pasojë e shpërbërjes së Jugosllavisë.

Shkëmbimi i propozuar i territoreve fshihej në sfond që nga ditët e hershme të pavarësisë së Kosovës. Por, kjo çështje nuk ka lëvizur fare, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë kundërshtuar në mënyrë të palëkundur.

Siç pritej, kancelarja gjermane Angela Merkel së fundmi ka thënë se “integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor është vendosur dhe është i pacenueshëm”. Duke e mbështetur kancelaren Merkel, dhjetëra akademikë dhe politikëbërës të shquar në të dy anët e Atlantikut nënshkruan një letër të hapur, duke dënuar propozimin dhe duke kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ta kundërshtojnë “kthimin në etnifikimin e shteteve dhe kufijve”.

Por, ka shenja se disa zyrtarë perëndimorë po e pëlqejnë këtë ide. John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Trump, la të kuptohet muajin që shkoi: “Politika jonë, politika e SHBA-së, është që nëse të dyja palët mund të punojnë mes vete dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk i përjashtojmë rregullimet territoriale”, tha ai. Z. Bolton po mendon qartë, të paktën në këtë rrafsh. Përderisa qeveritë serbe dhe kosovare bien dakord për marrëveshjen – dhe mund të sigurojnë mbështetje të mjaftueshme politike tek qytetarët dhe legjislaturat e tyre – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropianë duhet ta mbështesin atë.

Prej rreth dy milionë banorëve të Kosovës, afërsisht 90 për qind janë shqiptarë etnikë dhe rreth 6 për qind janë të përkatësisë etnike serbe. Është e vështirë të hasësh në numra të besueshëm, por rreth gjysma e serbëve të Kosovës – përllogaritjet e larta kapin numrin prej 70,000 – jetojnë në veri të Kosovës, ku ata përbëjnë rreth 90 përqind të popullsisë. Për shkak të shumicës serbe, veriu i Kosovës (rreth 10 përqind e territorit të vendit) ka qenë pjesë e shtetit vetëm nominalisht që nga pavarësia. Serbia ka vazhduar të ruajë ndikimin politik dhe ekonomik atje, duke ua lënë kështu kosovarëve një pjesë të konsiderueshme të shtetit të tyre që nuk ka interes t’i përkasë Kosovës së pavarur.

Lugina e Preshevës në Serbi thuhet se banohet nga rreth 60,000 shqiptarë etnikë dhe është në përmasa të krahasueshme me veriun e Kosovës. Se sa pjesë të kësaj zone Serbia mund t’ia barte Kosovës është e paqartë. Megjithatë, tregtimi i veriut të Kosovës për të paktën një pjesë të Luginës së Preshevës do të ruante gjerësisht madhësinë territoriale dhe popullsinë e tanishme të Serbisë dhe Kosovës.

Qeveria serbe do të ketë vështirësi që ta bëjë njohjen formale të Kosovës së pavarur në çfarëdo rrethane. Kosova ka rëndësi historike dhe kulturore për serbët dhe objektet fetare serbe e pikëzojnë Kosovën. Por, nëse shkëmbimi i propozuar i ofron Serbisë për ta shpëtuar fytyrën e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën dhe për të mundësuar që Ballkani të ecë përpara, kosovarët dhe mbështetësit e tyre ndërkombëtarë duhet ta përkrahin shkëmbimin me ngulm.

Ç’është e vërteta, serbët që mbeten në Kosovë do të ishin një pakicë edhe më e vogël nëse veriu i bashkohet Serbisë. Në fakt, disa serbë me siguri do të largohen. Transferime të pakëndshme të popullsisë pritet të ndodhin edhe në Luginën e Preshevës meqë shqiptarët etnikë lëvizin në zonat e destinuara për t’u bërë pjesë e Kosovës e të cilat serbët do t’i braktisin. Por, vendosja e marrëdhënieve formale mes Kosovës dhe Serbisë do t’i sjellë Kosovës një ndjenjë normaliteti dhe stabiliteti, duke inkurajuar ata serbë që mbeten atje për t’u angazhuar më shumë për të ardhmen e shtetit. Dhe deri më tani Kosova ka bërë një punë të pëlqyer për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Kritikët e shkëmbimit pretendojnë se shkëmbimi do të shkaktonte një precedent të rrezikshëm në një kohë kur nacionalizmi etnik po rritet në Evropë dhe më gjerë. Në veçanti, shkëmbimi mund të nxisë thirrje në pjesë të tjera të Ballkanit për t’i ricaktuar kufijtë përgjatë vijave etnike. Mjaft e drejtë. Ndjenjat separatiste midis serbëve etnikë në Bosnjë, shqiptarëve etnikë në Maqedoni apo pakicave gjetkë mund të forcohen.

Por, askund tjetër në Ballkan nuk ka një rregullim konsensual të kufijve në tryezë. Nëse shkëmbimi i propozuar jetësohet, bashkësia ndërkombëtare duhet të theksojë se e mbështet atë si një përjashtim të jashtëzakonshëm.

Në vend që të shkaktojë një përhapje të ndarjes etnike, normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës mund të bëjë të kundërtën. Serbia është lojtarja dominuese e rajonit. Ajo mund të shndërrohet nga të qenit një ngatërrestare e hidhëruar në një aktore të kënaqur. Ndihma e Serbisë do të ishte veçanërisht e mirëpritur në dekurajimin e Republika Srpska-s, rajonit të mbizotëruar nga serbët në Bosnjë, të krijuar në vitet 1990, nga kërkimi për t’u shkëputur. Efektet pozitive të pajtimit mes Serbisë dhe Kosovës edhe më shumë justifikojnë një sakrificë të njëanshme të parimeve pluraliste.
Së fundmi, Bashkimi Evropian ka bërë të qartë se Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet nëse ato duan të anëtarësohen në BE – një hap që në një masë të madhe do të përmirësonte stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit. Shkëmbimi i paraparë i territorit sjell më afër këtë të ardhme më të mirë.

Presidentët serbë dhe kosovarë kanë negociata të vështira para tyre. Por, nëse z. Vuçiç dhe z. Thaçi mund t’ia dalin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet të përqafojnë marrëveshjen. Duke ofruar një drite jeshile tentative sot, Uashingtoni dhe Brukseli mund të ofrojnë inkurajim vendimtar dhe të ndihmojnë në sigurimin e mbështetjes publike për një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës.

MOS PREKNI KUFIJT ! PO PREKNI T’ ZEZEN TUEJ !



Image result for fritz radovani

Nga Fritz RADOVANI:



Sa shekuj keni që po mendoni me i ngulë ata hunjë që tashti po doni me i zhgulë?

Ata endè sot nuk e kanë lëshue një rrajë...Po, kush ju siguron se vjen e i ngulë prap?

A i shihni lumejt e Gjakut të Popullit Shqiptar nder shekuj, a po nuk i keni sytë n’ballë?
Po kush dreqi ua ka mbushë mendjen me e sakatue të shkreten Rini edhe njëherë?

Ajo endè nuk ka mësue se ku bije Kosova, se emnin e vertetë DARDANI.., as nuk po e keni nder mend me ua mësue as Fëmijve tuej..? Moti i mirë shihet në mengjes heret. 

Historia e juej fillon që në 1913 me gjeneralin Vukoçiq, vazhdon me Pashiq, Titoviç, me Miladin Popoviq, Vukmanoviq, Visarionoviq e Millosheviq deri tek Vuçiqi, pushtetarët e shqiptarëve mbas viçave si me i pasë ba lopa... 

E besoj, ju kujtohet mirë Thaçi i çuem në kambë në Zvicerr kur Nanoviqi tha: “Njeriu ka një babë...!”

 E baba i këtyne të dyve na ishte terroristi anadollak Enver Hoxha.., që per një kolltuk ia “fali” Kosoven Titos...

Bani, bani marrveshje të mëshefta!


 Ju mësoi keq Ramiz Alia: “Edhe bar do t’ hajmë...”

Vazhdoni me këshillat e gjakbasave, se as bar nuk do t’ hani po sanë, e me rracion...

Por, mos harroni se serbët “per një plesht do t’ ua djegin jerganin!”... 

Fatkesi e madhe!

Po, a mendoni se kush mundet me kenë ai budallë nder shtetet e Europës, që i hypë prap aeroplanit e vjen me lanë koken per me luftue prap në Balkanin e “budallenjëve”?

A keni harrue o Shqiptarë se nuk jeni në BE, e ju o kosovarë nuk jeni as në O.K.B.?!

Ka pasë të drejtë Nanë Tereza kur tha në Rinas: “O Zot, hiqja mallkimin Shqiptarve!”



            Melbourne, Shtator 2018.


*****

Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për nevoja shendetsore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh,kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. Në vitin 1969, u largua nga arsimi dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull Piktor dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.

Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.

Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.

Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.

Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti Radovani po punon mbi një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.

Redaksia Floripress


A po ikën truri i Shqipërisë në Gjermani apo Kanada ?

http://www.mediapress.al/wp-content/uploads/2018/08/emigrantet-1.jpg

Një studim për emigracionin shqiptar në 25 vitet e fundit, i kryer nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, i mbështetur nga GIZ ( Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) dhe i sapopublikuar në Tiranë, tregon se Gjermania nuk kërkon trurin, por profesionistë për shërbime të caktuara. Trurin e kërkon dhe po e merr Kanadaja.

“Në Shqipëri ka një perceptim të gabuar lidhur me emigrantët e ligjshëm, që mundëson Gjermania për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Vërtet Gjermania është e hapur për të marrë elitat nga ҫdo vend i rajonit apo më gjerë. Por në rastin konkret Gjermania kërkon njerëz për shërbime në sistemin shëndetësor, kryesisht për të moshuarit. Sistemi shëndetësor dhe ai social gjerman kanë shumë profesione të ndërmjetme që u ofrojnë pacientëve shërbime, kanë një gamë të gjerë pozicionesh pune që nuk i plotëson dot vetë për arësye të ndryshme dhe për të cilat ka uri tregu gjerman i punës. Prandaj Gjermania është magnet për momentin, shkurt Gjermania nuk kërkon trurin, por profesionistë për shërbime të caktuara. Trurin e kërkon dhe po e merr p.sh. Kanadaja, që ka një sistem përzgjedhjeje të emigrantëve të superkualifikuar”, thekson Bajraba i cili është dhe drejtuesi i studimit.

Profesionistët për shërbime ndërmjetëse në sistemin shëndetësor që kërkon Gjermania, tani për tani nuk i duhen Shqipërisë, sepse sistemi i saj shëndetësor nuk i ka këto shërbime.

Sipas informacionit për DW nga Ambasada Gjermane në Tiranë, vitin e kaluar tre mijë qytetarë nga Shqipëria morën vizë pune dhe emigruan në Gjermani për të punuar dhe jetuar atje.

Droga “helmuese” nga Shqipëria në Stamboll

http://www.mediapress.al/wp-content/uploads/2018/09/harta0droge.jpg

Një lloj droge hibride e quajtur “Skunk” po shpërndahet për rininë në Stamboll të Turqisë, ndërsa prodhimi i kësaj droge, e konsideruar si shumë e rrezikshme, është Shqipëria.

Gazeta turke “Sozcu”, shkruan se droga prodhohet kryesisht në Shqipëri me fara hibride.

Dy ditë më parë në mbrëmje sipas gazetës, policia e Stambollit pikasi rastësisht një person të dyshimtë që doli nga një shtëpi në rrugë “Darcanar”.

Ai u drejtua për të hipur në një motor dhe policia filloi ta ndiqte.

Burri u largua duke braktisur mjetin, por policia e kapi rreth 500 metra më tej.

Tariq O, u arrestua pasi u kap me drogë prej 50 gramësh.

Ekipet e policisë kontrolluan gjithashtu shtëpinë dhe motorin e të dyshuarit për gjetjen e drogës.

Gjatë hetimeve u konfiskuan 650 gram “Skunk”, 10 gram kokainë dhe një peshore elektronike.

Tariq O., u arrestua nga autoritetet gjyqësore pasi siguronte drogën skunk, që helmon konsumuesit.

Çfarë është skunk?
Skunk, që policia mori, prodhohet nga fara hibride të kanabisit.

Skunk, i cili është 10 herë më i dëmshëm se kanabisi, gjithashtu shitet me çmime më të larta pasi importohet nga jashtë.

Gazeta shkruan se skunk prodhohet kryesisht në Shqipëri.

Ajo dërgohet në Turqi nga dy rrugë të ndryshme.

Rruga e parë është dërgimi i saj nëpërmjet anijeve nga ishujt grekë.

Një rrugë tjetër thuhet të jetë Bullgaria, Edirna dhe Stambolli përmes Ballkanit.

Shqipëria, e para në botë për përdorimin e kokainës


 Mbi 8 milionë njerëz konsumojnë kokainë, ndërsa listën e vendeve e kryeson Shqipëria ku 2.5% e popullsisë është përdorues i kësaj droge.

http://www.mediapress.al/wp-content/uploads/2018/08/23-1535116047.jpg

Mbi 2.5% e shqiptarëve konsumojnë kokainë dhe arsyeja e këtij fakti është se vendi përdoret si tranzit për kokainën afgane.

Mbi 8 milionë njerëz në të gjithë botën janë përdorues të kokainës dhe vendet më të prekura janë Britania, Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Kolumbi 1 kg arrin të shitet për rreth 2.200 dollarë, në Meksikë mund të shkojë nga 12-16 mijë dollar, ndërsa në Europë çmimi i 1kg kokainë mund të kapë vlerën e 55 mijë dollarëve.

Transporti i kokainës, po bëhet në rrugët e vjetra të kanabisit, por kartelët e drogës kanë gjetur edhe linja të reja, gjë që e bën edhe më të vështirë punën e autoriteteve.

Fjala vije  në Ngushticën e Gjibraltarit transporti i kokainës u rrit me 300%.

Ndërsa 7.7 ton e kokainës kolumbiane ka hyrë në Meksikë dhe SHBA.

“Një rrjet i errët i përdoruesve dhe trafikantëve të drogës, përdorin tani internetin për të blerë dhe për të shitur drogë në mënyrë të fshehur, duke e bërë një luftë të të vështirë për autoritet të cilat nuk mund ta fitojnë kurrë atë”.

 SHBA shpenzon 40 bilion dollarë në luftën kundër drogës, ku arrestohen 1.5 mln qytetarë të lidhur me këtë trafik.

Gjithashtu nga përdorimi i kokainës në 2016 kanë gjetur vdekjen 10 400 persona, një shifër që ka ardhur në rritje të frikshme nga viti në vit.(The Economist)
viti në vit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...