Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/10/07

MASKA PREJ BALTET! – Cikël me poezi nga AT PJETER MESHKALLA s.J. – Përgatiti për botim: Fritz RADOVANI





H I P O K R I Z I A

Hipokriti kërkon të duket ndryshe nga ç’është.

Shtihët si i mirë për të gënjyer të tjerët. (Nga Fjalori).



Mos iu afro Perendisë me zemër dy faqesh…

Mos ban hipokrizi para njerëzve! (Ecili. 1. 36-37).



E kundërta: I çiltër, flet e vepron pa u shtirë, është i

pastër nga zemra, i sinqertë. (nga Fjalori).







DEFINICIONE


Një maskë e zbukurueme

që hollë mbulon fytyrën e shemtueme.

Sa vojna lyrë-ngjyrë

që mëshefin rrudhat e një plakës mënxyrë.

Një pare kallpe e zbehtë

që në treg na del porsi flori i vërtetë.

Thesi që në grykë ka molla

e poshtë der’në fund, ka veç gjarpinjë e bolla.





Një monument mermeri

mbi kryma, mbi skeleta e kafka tméri,

por zemra ndinë si’ i akull në ty, që ngrinë,

por shpirti i drejtë… nuk di… nuk di, nuk di sesi…

por, ndinë….

se jé h i p o k r i z i !





KUADRA


Jé Judë, që fjalën ké si shpirt – njeri,

e për trathti ndaj Mësuesit psherëtitë,

në sa me një të puthun Mësuesin jé tue shitë,

hipokrizi

për treqind pare argjënd!

Joab jé, që pret në besë e vé pusi:

hasmin e falun përqafon miqësisht,

kur të msheftën thikë atij ia ngulë tinzisht

hipokrizi

fillë në zemër, si gand..!

Ti Sirenë magjepsore, shtrigë unjî:

tërhjek e detarët i thithë në pasqyrë të qétë

dhe, ia përplasë anijën té’ i shkamb nën détë

hipokrizi

me knaqun synin tand!

Të njoh mirë, hipokrizi…

ti jé trathti, lubi!

Gënjen synin pa sherri,

por, zemra ndinë një erë gjaku në ty, që ngrinë,

por, shpirti i drejtë nuk di… nuk di sesi,

por, ndinë….

se jé h i p o k r i z i !

Vazhdon…



Shenim nga F.R.: Mendoj me botue disa pjesë nga krijimtaria e At Pjeter Meshkallës,

Veprat e të cilit, i pershtaten sot ma shumë se kurr kohës që po kalojnë Shqiptarët.

HIPOKRIZIA : KU ISHTE BALTA ?



Pergatiti Fritz RADOVANI:
KU  ISHTE  BALTA ?



NGA At PJETER MESHKALLA S.J.:
HIPOKRIZIA
(VAZHDON PJESA E III)

            III.    KAM  GJETË  !
           
      Të kam gjetë, hipokrizi, në çerdhët që ké:
Labirintët tueja janë pa krye,
por me çka pashë e ndjeva unë mbi këte dhé,
mjaft mësova e mjaft mu çilën këta dy sy.
       Në shoqninë njerëzore isht’ kenë një gja për bé:
Sinqeriteti kapun në luftë me ty,
e ti, kolonë e pestë, me dinakri,
të sinqeritetit në kështjellin barkas shtri...
      Të kam gjetë nën doreza të buta humanitare,
me çapojt e përgjakun të njaj skyftéri...
Në çajë të ngrohta të pashë “bamirëse-kërcimtare”,
me’i zemër si natë dimni kur frynë véri:
      Mbi borë përjashta dridhet një lypcarë,
ndërsa...për té (!) gjithë natën krisë Valcëri!
P’aj, të kishte veç një kokë kjo botë e tanë,
për t’ia këputun ma shpejtë, mundim pa i dhanë!!
      Nën maskë të kam gjetun Aristokracije,
me lule e lajle dhe “virtyte Oborri”...
Po, u zbè me’i herë çdo rreze qytetnije,
kur ia zbulova petët këtij laknori...
 Të kam gjetë nën xhamadan burri Malsije,
(kujtim i largtë herojsh’ që koha i mori),
hèu, gardh Kanuni thyemun njëqind herë,
për me i lanë burrit shteg “me dalë me ndérë”...
      Të kam gjetë nën frakun e njaj Liberali,
që të ngopë me “tolerancë” – “liri-mendimi”,
por, furinë fanatike s’di ta ndali,
kur gjenë përballë një idé të vendosun trimi.
      Të kam gjetë mbas syzash të Markës “ideali”,
në dy gropa syshë të thella e të êrrta shqîmi
që botës, dritë s’i dhanë m’sa ‘i natë varri,
sido që të ndrisin syzat me rrathë ari.
     Të kam gjetë në xhep të Nacionalistit vlershëm
me dhjetra flamuj tubë të shtrênjtë e të lirë,
mbishkrue me shirit etiketë “ i ndérshëm”,
p’r inat të atij që asht veç Shqiptar i mirë!
    Në çantë të kam gjetun të Demagogut të tmérshëm
(anmik intrigash, qytetar i dëlirë).
Ndër disa fletë të mshefta, si po i thona:
“ Ndani e përçani...me çdo kusht e jona!”.
      Të kam gjetun nën petkun e Fétarit tonë,
brumë Farizeu, që pjesën rri tue luejtë:
Tartuf buzë-rrudhë e vetull-vrênjtë gjithmonë,
e mbas perdje asht laksist-gaudent i prunjtë.
      Ai e di mirë se dy shelqinjë - si’i thone –
në një dorë, bèsa, me i mbajtë askush s’ka mujtë:
Detyra e shénjtë në “Sherbim të Perendisë”,
nuk i lè kohë të shikojë plagët e njerzisë...
     Të kam gjetë ndër thonjtë e gishtave të Tregtarit,
sa me shkathtësi tespi e rruzare hjedhin,
si të ishin bash verdhukët e bukur t’arit,
që, pikë prej gjakut të fukarasë, i vjédhin...
S’do mend, nga fryti i shtrydhun n’djersë të mendqarit
barkthatë e lakuriq, do fije drédhin,
e ndezë ndo’j dritë në faltore, si “mëkatnorë”,
e, për “me shkelë” Zotin me’i bakshish nën dorë!!...
      Të kam gjetë atje ku e ka selinë Drejtësia,
në lagênin e Pilatit, plot gjak të vjetër,
rrjedhun me baltë të Mamonës duerve të tija
dhe, gjak në duer të lame, gatshëm për gjak tjetër!
      Të kam gjetun té kamxhiku Flakë e shkëndija,
të apostullit të kulluet të moralit... në letër,
që shkallët e poshtërsive hypë, me rrëzue
monstrat prej froni dhe, ...aty  vétë me u shtrue!
      Ku nuk të kam gjetë hipokrizi, të dalët fara!
Plaka botën kafshon e, puthë figure...
Moralin së bijës ia mësueka lara-lara...
Djalin me renë ngatrrueka... lesh tue lënurë...

     
Miqtë s’po shikohen në sy ma si përpara
pse, mbas shpine i diktuen sho’ shojt’ kusure...
sé, ma, pallavrat e paundyrë të servilit!!
Se, ma, sadizmi në puthjet e katilit!!!
                         Të njoh mirë hipokrizi!
                                Jé dhunë e poshtërsi!
                                    Gënjen synin e pasherri,
por, zemra ndinë jarg ferri në ty, q’e ngrinë,
por, shpirti i drejtë... nuk di... nuk di sesi,
por, ndinë...
                            se jé  h i p o k r i z i ! 
(Vazhdon)

Shenim nga F.R.: Mendoj me botue disa pjesë nga krijimtaria e At Pjeter Meshkallës,
Veprat e të cilit, i pershtaten sot ma shumë se kurr kohës që po kalojnë Shqiptarët.
Melbourne, Tetor 2018.






19 vite nga vrasja e vëllezërve Bytyqi: Përgjegjësit edhe më tutje mbi ligjin


Nga Flori Bruqi

Image result for vellezerit bytyqi te vrare

Në datën 9 korrik të vitit 2018 ,u bënë 19 vite nga vrasja e vëllezërve Mehmet (21), Agron (23) dhe Ylli (25) Bytyqi, nga ana e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB). Mossuksesi i institucioneve në lidhje me dënimin e këtij krimi tregon se drejtësia në Serbi është selektive, si dhe se personat përgjegjës për ekzekutimin e vëllezërve Bytyçi janë mbi ligjin, thuhet në një kumtesë të Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd


Related image

"Pjesëtarët e MPB-së i kanë burgosur vëllezërit Bytyqi në datën 26 qershor të vitit 1999 në vijën administrative të Serbisë me Kosovën, derisa ishin duke i ndihmuar një familjeje rome për të kaluar në Serbi. Prej aty i kanë dërguar në Gjykatën e Qarkut në Prokuplje, ku iu është shqiptuar dënimi me burgosje për kundërvajtje për shkak të kalimit ilegal të kufirit.

Image result for vellezerit bytyqi te vrare


Pas vuajtjes së dënimit, në datën 8 korrik të vitit 1999, pjesëtarët e MPB-së, Milosh Stojanoviqi dhe Sreten Popoviqi i kanë burgosur vëllezërit Bytyqi pikërisht në dalje të burgut. Me automjet zyrtar i kanë dërguar deri te Qendra për Mësim e Njësive të Posaçme të Policisë (NjPP) të MPB-së së Serbisë në Petrovo Selo dhe i kanë mbyllur në një hapësirë të vogël.

Related image

Në ditën në vijim, NN pjesëtarë të MPB-së i kanë dërguar në një vend në kuadër të qendrës mësimore ku tashmë ndodhej varreza masive me mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë civil të sjellë më herët nga Kosova.

Image result for vellezerit bytyqi te vrare
Prindërit e vëllazërve Bytyç kërkojnë drejtësi 

Pranë varrezës së hapur, derisa duart i kanë pasur të lidhura me tel kurse sytë të mbuluar me fashë, policët kanë shtënë në zverkun e tyre e pastaj i kanë hedhur në varrezën e hapur. Trupat e tyre janë gjetur në pranverën e vitit 2011.

Related image

Prokuroria për Krime të Luftës (PKL), në datën 23 gusht të vitit 2006 ka ngritur aktakuzë kundër ish pjesëtarëve të brigadës intervenuese 124 të NjPP Sreten Popoviqit dhe Milosh Stojanoviqit për shkak të krimeve të luftës kundër të burgosurve të luftës.


Related image

Gjykata e Qarkut në Beograd, në datën 22 shtator të vitit 2009, ka sjellë aktgjykimin me të cilin, në mungesë të provave, të akuzuarit i ka liruar nga aktakuza. Pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit në Beograd, në datën 1 nëntor të vitit 2010, e ka hedhur aktgjykimin dhe e ka kthyer lëndën në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim.

Image result for vellezerit bytyqi te vrare
Në rigjykim, gjykata e Lartë në Beograd, në datën 9 maj të vitit 2012 prapë ka sjellë aktgjykim lirues, kurse në datën 18 janar të vitit 2013 Gjykata e Apelit në Beograd e ka konfirmuar aktgjykimin lirues. Gjykimin e kanë karakterizuar obstruksionet nga ana e MPB-së dhe kërcënimet për punonjësit e policisë, të cilat kanë dëshmuar gjatë gjykimit.

Related image

Sipas provave të paraqitura gjatë gjykimit dhe të dhënave publikisht në dispozicion, vrasjen e Agronit, Yllit dhe të Mehmetit e ka urdhëruar Ministri i asokohshëm i Punëve të Brendshme, Vllajko Stojiljkoviqi.


Related image


Urdhri është përcjellë nëpërmjet të zinxhirit komandues deri te ekzekutori. Në zinxhirin e komandës është gjetur kryeshefi i asokohshëm i Resorit të Sigurisë Publike, Vlastimir Gjorgjeviqi, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime në Kosovë, si dhe komandanti NjPP dhe i Qendrës së Mësimit në Petrovo Selo, kurse sot biznesmeni, themeluesi i organizatës joqeveritare Qendra për Studimin e Terrorizmit dhe anëtari i Këshillit qendror të Partisë progresiste serbe, Goran Radosavljeviqi, Guri.

Image result for vellezerit bytyqi te vrare

Vrasja e Mehmetit, Yllit dhe Agronit është subjekt i veprimeve hetimore të PKL dhe MPB-së tash e dhjetë vite. Vazhdimësia e mossuksesit në ndriçimin e këtij rasti tregon se kryerësit e krimeve në Serbi nga vitet nëntëdhjetë ende janë më të fortë se sa institucionet dhe sundimi i ligjit”, thuhet në kumtesë.

SHBA-ja vazhdon ta thërrasë Serbinë që t’i gjejë vrasësit e vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd, ka shfaqur brengën e saj pse askush deri më sot nuk është dënuar për vrasjen e shtetasve amerikanë; Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçi, në vitin 1999.
Gjykata për krime të luftës në Beograd, ditë më parë, ka liruar ish-pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, të cilët akuzoheshin për ndihmë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi, në vitin 1999.

Ata janë të akuzuar se vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi i kanë dorëzuar tek pjesëtarët e panjohur të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, të cilët i kanë vrarë më 9 korrik të vitit 1999, në vendin Petrovo Sello.

Vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi luftuan në Kosovë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kuadër të "Brigadës së Atlantikut", ndërsa ishin arrestuar nga autoritetet serbe "për shkak të kalimit ilegal të kufirit". 

    SHBA-të të brengosur për çështjen Bytyçi

Ambasadori i SHBA-së në Serbi Kyle Scott ka thënë se zgjidhja e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyçi në vitin 1999, është prioritet në marrëdhëniet e SHBA-së dhe të Serbisë.
Image result for vellezerit bytyqi te vrare

"Vrasja e tre amerikanëve duhet të hetohet në mënyrë adekuate dhe të plotë. Drejtësia për Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçin duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet tona bilaterale”, është përgjigjur Scott në pyetjen e gazetës “danas” nëse me kryetarin e Serbisë Vuçiq ka folur për këtë rast.

Scott ka thënë se me Vuçiqin ka folur për shumë tema, “porse për shkak të respektit ndaj bashkëbiseduesit”, nuk mund të flas për detajet e bisedave.

"Thënë përgjithësisht, SHBA-ja vazhdon ta thërrasë pushtetin e Serbisë që ta zgjidhë rastin e vëllezërve Bytyçi", ka thënë Scott.




Shtetasit amerikanë me origjinë nga Kosova, Mehmet (21), Agron (23) dhe Ylli (25) Bytyçi janë arrestuar në vitin 1999 pas hyrjes në kufirin e Serbisë dhe më pas ishin vrarë.

Trupat e tyre janë gjetur në pranverën e vitit 2001 në varrezën masive të Petrovo Sellos.

Ata, duarlidhur, ishin vrarë me plumb në kokë.

Blessings of the Albanian Catholic Churches in Shas as they are serbian angers Albanians


Bekimi i kishave shqiptare si serbe në Shas zemëron shqiptarët


The metropolitan of the Serbian church and its followers is forbidden to keep the liturgy inside the church of St. John in Shas by the police.

After the clash at the entrance to the old city of Shas where local residents blocked the way of Serbian church followers, police opened the way but did not leave them to enter the St. John's church in Shasta Castle, where it was planned previously the activity, writes Ulcinj Online.

According to the information the police took this action because the activity of the Serbian church was not announced on time but also after the appeal of the Ministry of Culture - the Directorate for the Protection of Cultural Heritage and the Albanian National Council as there were indications that the disruption of the order may occur public calm.

Amfilohija arrived at the site where there were about 365 Albanian Catholic churches and they blessed them as Serbian churches. Revolted, residents have not spared insults and defamations against the priest by defending their Albanian identity.

"You are not welcome that way. These items are ours, we have saved them and we will keep them, "said among other Albanians. After the tensions the road was unlocked to pass the followers of the Serbian Orthodox Church and the passage of local residents to the archaeological site was blocked.

The Montenegrin Metropolitan is known for his anti-Albanian views and statements, which he has done in Shkodra, bringing many debates a while ago.

Serbian media reported that the Montenegrin police forbade liturgy in Shas.

Bekimi i kishave shqiptare si serbe në Shas zemëron shqiptarët



Mitropoliti i kishës serbe dhe ndjekësve të tij i është ndaluar mbajtja e liturgjisë brenda kishës së Shën Gjonit në Shas nga ana e policisë.

Pas përplasjes së ndodhur në hyrje të qytetit të vjetër të Shasit ku banorët vendas bllokuan rrugëtimin e ndjekësve të kishës serbe, policia iu hapi rrugën por që nuk i la për të hyrë në kishën e Shën Gjonit në Kalanë e Shasit, aty ku edhe ishte planifikuar më parë aktiviteti, shkruan Ulqini Online.

Sipas informacioneve policia e mori këtë veprim pasi aktiviteti i kishës serbe nuk ishte i lajmëruar me kohë, por edhe pas apelit të Ministrisë së Kulturës – Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe Këshillit Kombetar Shqiptar pasi ka pasur indikacione që mund të ndodhë prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Amfilohija mbërriti në vendin ku ka pasur rreth 365 kisha katolike shqiptare dhe ato i bekoi si kisha serbe. Të revoltuar, banorët nuk i kanë kursyer ofendimet dhe sharjet ndaj priftit duke dalë në mbrojtje të identitetit të tyre shqiptar.

”Nuk jeni të mirëseardhur në këtë mënyrë. Këto objekte janë tonat, ne i kemi ruajtur dhe ne do t’i ruajmë”, u shprehën ndër të tjera shqiptarët. Pas tensioneve u zhbllokua rruga për të kaluar ndjekësit e Kishës ortodokse serbe dhe u bllokua kalimi i banorëve vendas për në lokalitetin arkeologjik.

Mitropoliti malazez njihet për pikëpamjet dhe deklaratat e tij antishqiptare, të cilat i ka bërë edhe në Shkodër, duke sjellë debate të shumta pak kohë më parë.

Mediat serbe raportojnë se atij policia malazeze ia ndaloi mbajtje e liturgjisë në Shas.

Banorët e fshatit Martinaj: Jemi të gjithë shqiptarë





Fshati Martinaj është një nga zonat më të thella në Mal të Zi në kufi me veriun e Shqipërisë me rreth 350 banorë që të gjithë me kombësi shqiptare.
Tre dite me pare 23 banore u arrestuan nga policia me akuzën pengimit te punimeve per ndërtimin e nje kishe ortodokse serbe ne fshatin e tyre. Pas dënimit me gjobe deri ne 240 euro, 23 te arrestuarit jane lene te lire. Vendi i caktuar per ndërtimin e kishës eshte bere shkaku i konflikt me motiv etnik dhe fetar mes banoreve shqiptare dhe policisë malazeze.
Pertej telave me gjemba, qe eshte rrethuar vendi, qendrojne shqiptaret te vendosur qe kisha te mos ndertohet. Tre prej te ndaluarve nga policia shprehen pak ore pasi jane lene te lire, se ndërtimi i nje kishe ortodokse ne një fshat ku jane 100 për qind shqiptarë, te besimit mysliman dhe e gjitha toke ne prone te shqiptarëve ka vetëm qellim provokim te konfliktit.
"U arrestuam padrejtësisht nga ushtria malazeze. Kisha Ortodokse serbe ka uzurpuar pronën tonë në mes të fshatit dhe tenton që të ndërtojë një kishë serbe", thotë Bujar Hasangjekaj, një prej të ndaluarve .
"Ky veprim i tillë është presion ndaj nesh. Edhe paraardhësve tanë iu është bërë presion duke ia ndryshuar gjuhën, kombin, emrin për këtë çështje", thotë Shaban Prelvukaj, një tjetër i ndaluar.
Ne fshatin Martinaj nuk ka shume lëvizje, megjithatë qetesia duket shume e përkohshme. Banoret po organizohen per te mbrojtur zonën e tyre.
Banorët e fshatit Martinaj janë të vendosur të mos lejojnë ndërtimin e kishës, por përtej kësaj më shqetësues është fakti se të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi vazhdojnë të cenohen.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...