2018-10-14

Ndihmës-sekretari i shtetit amerikan, Wess Mitchellnë Beograd: Kosova ka të drejtë të formojë Ushtrinë

Mitchell në Beograd: Kosova ka të drejtë të formojë Ushtrinë

Foto:Tanjug,Beograd

- Ndihmës-sekretari i shtetit amerikan, Wess Mitchell, në Beograd ka deklaruar se Kosova ka të drejtë të formojë forcën profesionale e cila do të merret me sigurinë dhe se një gjë e tillë nuk do të ishte kurrfarë kërcënimi për Serbinë dhe serbët.

“Kosova ka të drejtë të formojë forcat profesionale të cilat do të merren me sigurinë dhe ku do të përfshiheshin edhe serbët e Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë ta bllokojë Kosovën drejt zhvillimit të një strukture të tillë”, ka thënë Mitchell, transmeton Koha.net.

Mitchell ka thënë po ashtu se SHBA mbështet këtë drejtë të Kosovës, por ka shtuar se “për këtë është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës”.

Sipas tij, duhet shumë punë dhe se SHBA-ja është e angazhuar “shumë afër me njerëzit në Kosovë për këtë punë”.

Mitchell tha se biseda me presidentin serb ka qenë e “hapur dhe shumë e mirë” dhe se kanë biseduar për Kosovën, për sigurinë e rajonit dhe bashkëpunimin ekonomik.

Mitchell kërkon zbatim të marrëveshjeve të Brukselit mes Kosovës e Serbisë

Ndihmëssekretari i Shtetit Amerikan, Wess Mitchell, në ditën e dytë të qëndrimit në Serbi, ka zhvilluar një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit, Mitchell tha se është biseduar për Kosovën, për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal dhe se porosia kryesore është se SHBA është e interesuar për një raport partneriteti me Serbinë, raporton FoNet.

Në konferencën për media, Mitchell tha se SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi të cilin e udhëheq Bashkimi Evropian dhe u ka bërë thirrje të dyja palëve që t’i përmbushin obligimet e dala nga marrëveshjet e Brukselit.

Ai tha më tej se ka mundësi për avancim dhe zgjidhje të problemeve që e mbajnë Ballkanin në të kaluarën.

Sipas fjalëve të tij, “këto çështje janë normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, forcimi i sundimit të ligjit, liria e mediave dhe lufta kundër ekstremizmit”.

Shqiptarët e egër në sytë e serbëve


Artikujt në shtypin e përditshëm serb, në periodikët e përjavshëm dhe të përmuajshëm, kushtuar shqiptarëve, kishin si qëllim pikësëpari zhvlerësimin e planeve të Austro-Hungarisë, jo dhe aq duke kritikuar politikën austrohungareze sesa me paraqitjen negative të hapësirës shqiptare.

Shqiptarët e egër në sytë e serbëve

Kështu, në një artikull te “Politika” (“Austria dhe Ballkani”, 29 tetor 1912, 3156, 1), autori i kritikon ashpër interesat austrohungareze në Ballkan, duke u kujtuar lexuesve se shtetet ballkanike e kishin kryer punën që e dëshironte Evropa, pra i kishin “dëbuar njerëzit e papërshtatshëm për përparim kulturor” (fjala është për turqit). Më tej, autori në njëfarë mënyre “hidhërohet” me Austro-Hungarinë për shkak të përzierjes së saj, sepse “tani vjen ‘kulturtragerja’ evropiane, Austria, që me çmimin e paqes evropiane kërkon të mbajë në Ballkan elementin më të keq, duke u krijuar shtetin e pavarur arnautëve të egër dhe gjakatarë” , shkruan Millan Milkoviq, në pjesën e tretë të serisë imazhi mediatik i shqiptarëve në shtypin serb më 1912-1913.

“Arnautët, nën mbrojtjen e administratës turke jetonin vetëm nga plaçkitja”

Karakteri gjakatar i popullsisë shqiptare nënvizohet në shumë tekste, shpesh pa kurrfarë vetëpërmbajtjeje kritike ose relativizimi. Tekstet mediatike krijojnë në opinionin publik serb kushtet për ruajtjen e imazhit për popullin shqiptar si një subjekt parapolitik, i cili gjatë sundimit turk nuk është marrë me asgjë tjetër përveç me plaçkitje, rrëmbime dhe dhunë mbi popullsinë tjetër të krishterë.

“Arnautët, nën mbrojtjen e administratës turke jetonin vetëm nga plaçkitja. Elementi i krishterë në Perandorinë Turke ka qenë i detyruar të punojë, që arnautët, të cilët janë më shumë se një milion, të mund të jetonin nga mospuna... Egërsirat nën administrimin e popujve të kulturuar duhet doemos të zbuten, të bëhen të durueshme: arnautët duhet të mësohen me rendin dhe punën. (“Politika”, “Austria dhe Ballkani”, 29 tetor 1912, 3156, 1)

Prandaj, në shumicën e teksteve lihet të kuptohet se Serbia dhe Greqia janë zgjedhja më e mirë për patronatin mbi shqiptarët, sepse si vende evropiane moderne dhe të njohura kanë cilësi dhe fuqi për të realizuar emancipimin politik dhe shoqëror të shqiptarëve. Në këtë kontekst, veçanërisht interesant është teksti që “Politika” (“Socialistët për Shqipërinë”, 4 nëntor 1912, 3126, 1) e merr nga gazeta socialdemokrate gjermane “Zëri popullor”, duke krijuar përshtypjen se edhe shumë qarqe socialdemokrate evropiane janë “në anën” e interesave serbe. Duke referuar shkrimin nga shtypi gjerman, theksohet në plan të parë ideja, sipas së cilës ndarja e Shqipërisë midis Greqisë dhe Serbisë paraqet një zgjidhje edhe më të mirë madje sesa patronazhi i Austro-Hungarisë, sepse, përsëri sipas tekstit, shqiptarët mund të identifikohen si “indianë” të Ballkanit:

“Askush më tepër sesa socialdemokracia nuk ua njeh popujve të drejtën për vetëvendosje, por këtu nuk kemi të bëjmë me faktin nëse një popull i zhvilluar do të administrojë vetveten apo do të nënshtrohet brutalisht, por çështja është nëse indianët e egër evropianë, të cilët nga qytetërimi evropian kanë marrë vetëm pushkë, do të braktisen që të shtypen nga bajraktarët e tyre dhe të shuhen nga gjakmarrja me njëri-tjetrin”.

Serbët e shqiptarizuar”

“Serbët e shqiptarizuar”Meqenëse çështjet e demografisë kërkonin praninë e një korpusi të dhënash më serioze dhe informatash të besueshme, shkrimet mediatike rreth kësaj teme shpesh vinin nga emra të mirënjohur, siç ishte për shembull Jovan Cvijiq, teksti mjaft i gjatë i të cilit është botuar te “Srpski književni glasnik” (“Lufta Ballkanike dhe Serbia”, XXVIII, 9, nr. 283, 1 nëntor 1912).

Profili i revistës (Vitošević, 1990) dhe dalja e saj çdo dy javë mjaftojnë për t’u bindur për faktin se teksti i drejtohej një publiku të arsimuar, të cilit i duhej shpjeguar situata në territoret që deri në tetor të vitit 1912 gjendeshin nën pushtetin turk.

Cvijiqi paraqet me detaje gjendjen brengosëse të komunitetit serb, i cili vazhdimisht përballej me masat e dhunshme të pushtetit dhe ekspeditat plaçkitëse të grupeve shqiptare. Duke u nisur nga dukuria e të ashtuquajturve kripto-serbë – çka nënkupton pranimin e islamit, kthimin në arbanasë, zotërimin e shqipes, por njohje të rrjedhshme edhe të serbishtes – Cvijiqi përpiqet të interpretojë shifrat demografike, duke konkluduar se serbë të shqiptarizuar janë rreth 150-200 mijë, ndërsa të ashtuquajtur kolonistë të dhunshëm janë rreth 300 deri në 400 mijë shqiptarë, që kishin shfrytëzuar rrethanat historike fatkeqe për serbët dhe ishin vendosur atje.

Teksti i Cvijiqit tregon se edhe tekstet shkencore kanë përkuar me qëllimet e politikës zyrtare serbe. Pa e vënë në kundërshtim kontributin shkencor të Cvijiqit, nuk mund ta shpërfillim të dhënën se edhe ai ka konsideruar se “Serbia e meriton një territor më të madh...” (sipas Popović-Obradović, 2008, 249), ndërsa “me rastin e hyrjes së ushtrisë serbe në territorin e Shqipërisë me qëllim të daljes së Serbisë në det” e ka mbështetur idenë mbi aneksimin si një “domosdoshmëri antietnografike” (251). Kur është fjala për tekstin te “Srpski književni glasnik”, paraqitja e gjendjes faktike bëhet interesante, por edhe e kontestueshme kur nga regjistri shkencor ai “rrëshqet” në një retorikë lirike-patetike, duke iu referuar përgjithësimeve të folklorit serb. Pasi shqyrton tezat mbi prejardhjen e popullsisë shqiptare, që në vitin 1912 gjendej në Kosovë, Cvijiqi shpreh mbështetje për interesat serbe në Luftën e Parë Ballkanike, duke kaluar në një moment nga të dhënat empirike (shteti i parë serb, monumentet e kulturës) tek e kaluara e mitologjizuar nëpërmjet parafrazimit të vargjeve nga këngët epike: “Në kufirin jugor të Serbisë së Vjetër është qyteti antik Prilip, qyteti i të birit të mbretit serb Vukashinit, Princ Markos, i cili nuk ka vdekur, nuk mund të vdesë, por fle diku në Malin Sharr, dhe kur të zgjohet do të shpaguhet Kosova dhe do të kthehet perandoria serbe.” (659).

13 TETOR 1943 ALEATËT BOMBARDOJNË TIRANËN DHE VRASIN 503 QYTETARË NË TRYEZAT E DREKËS... ISHTE ORA 13.13’...


Nga Fritz RADOVANI:

75 VJETOR’ I  PAHARRUESHEM…


13 TETOR 1943 ALEATËT BOMBARDOJNË TIRANËN DHE VRASIN
503 QYTETARË NË TRYEZAT E DREKËS... ISHTE ORA 13.13’...
DATA 13... ORA 13.13’; Një numur i persëritun shpesh’ e, tue u kujtue per keq!
503 të vdekun dhe të mbuluem me gjak pa dijtë as sot se pse!? Thonin “Luftë”!..
Po, me ke po zhvillohej Lufta?! – As sot nuk pergjegjet njeri... As ata që na vrane s’flasin!
E nuk flasin as ata që vazhduene me vra e, po ringjallin vrasësit me vra prap edhe sot!
Muejt tetor të Shek. XX kanë sjellë aq shumë histori e kujtime të illta sa nuk harrohen.
Filloi me Tetorin e vitit 1908, e vazhdon me disa data të shemtueme që me i pasë caktue me dorë në kalendar, me siguri do t’ ishte gabue njena sa me u kujtue per mirë.
Kur kolosët e Shekullit XIX mendojnë me ba Shqipninë, dhe Burrat Trima të Malsisë po pergatiten me shpallë Pamvarsinë e Shqipnisë së 1911, Esat Pashë Toptani fillon me na perkundë në djep Enverin, Migjenin, Ramizin, Driteroin e sa të tjerë që gati u lene në një ditë, se në një muej po... E haje dreq, asnjeni nuk e ka daten e sigurtë veç futja kot..!!
Edhe Enveri, edhe Ramizi janë caktue nga sllavokomunistët në dy data, sa me na ba ne në Shkoder “mos me festue as Zojen e Shkodres”, që bie pikrisht ato dy ditë... E kur i erdhi vneri komunist në fyt tue pa plakat tona zdathë, tue shkue me Ju lutë Asaj Zojë, brij Kalasë Rozafat, me “na shfarosë faren e keqe ateiste e sllavokomuniste...”, nxoren  Eshtnat e Imzot Serreqit, që punoi per Pamvarsinë e Shqipnisë që në 1911, e i tretën në Dri, tue e veshë persëvdekuni me të gjitha akuzat e imoralitetit të vet... E Kisha u kthye në germallë, kur kompanjeli i Saj vazhdonte me tregue kush janë malazezët e Krajlit...
Ishin sllavët e vjeter e të rij që punuen, luftuen dhe shpenzuen që Shkodra asnjëherë të mos bahet Kryeqyteti i Shqipnisë, se do të humshin Tivarin, Hotin e Gruden.., e besa shpejtë edhe Kosoven. Lexoni fjalimet e Luigj Gurakuqit në Parlament ! “Nuk ban!” e kundershtuen pinjollët e Toptanve, dhe Kryeqyteti u vendos në Tiranë! Gjaja ma e bukur e Tiranës ishte Sheshi Skenderbeu, me atë blerim e bukuri arkitektorale, sa edhe Ate, injorantët e marrakotun nga kultura sllavo turke e kthyene në livadh kullote bagtishë...
Kalojnë andej e mendojnë...: “Po Skenderbeun, në cilin Bajram do ta mblojmë prap?!”
Tirana, Stambolli e Beogradi e dijnë saktë “Kur Shqiptarët do ti referohen Kur’anit?”
Mos harroni: “Rilindje’domethanë pini drogë.., e bani çka thonte Enveri e Ramizi..!”
Edhe kjo që po ngjet sot me Shqiptarë.., asht bombardim si ai i 13 Tetorit 1943...
            Melbourne, 12 Tetor 2018.

SOTIR ATHANASI : SFIDA E NJË PËRKTHYESI




(Gruan e moshuar, sapo mbërriti në spital nga azili, e shpunë menjëherë në reanimacion. Në çastin e fundit erdhi edhe djali i saj funksionar në pushtet. Ajo i bëri shenjë infermieres, e cila shtypi butonin e celularit dhe në atë qetësi reanimative u përhapën tingujt e një kënge PËR NËNËN. Shumë e bukur. Tejet e dhimbshme dhe po aq rrëqethëse, edhe pse frëngjisht. Në mbarim të saj nëna, me vështirësi, mundi t’i thotë:
– Kjo këngë më zgjon çdo mëngjes dhe më kujton që të kam ty, bir. Unë po e lë këtë botë. Por ti interesohu që azilet të kenë ngrohje në dimër, freskim në behar dhe ushqim të mirë për të moshuarit. Se… kur të të sjellin ty këtu, do të vuash. Mua edhe e vdekur do të më dhembë shpirti.

Pas kësaj, ajo mbylli sytë.
(Marrë nga një bisedë gojore në reanimacion.)


Makina na la në autostradë.
Ne morëm poshtë monopatin. Këtej zbrisnim përherë. Njëqind metra më tutje ishte shtëpia e tezes sime; një dykatëshe e bollshme, me oborr të shtruar dhe pemë frutore rreth e qark. Për ngritjen e saj një ndihmesë të madhe monetare kishin dhënë djemtë që punonin e jetonin në Itali. Dhe kjo qe derdhur pa kursim, që në themel, siç thuhet. Veçse, do të ishte më e saktë të nënkuptohej, që në projekt. Atë projekt e kishte siguruar Gentiani, i cili prej motesh jetonte dhe studionte tashmë në Padova. Aty kishte përfunduar vitin e fundit të maturës, arsimin e lartë universitar për inxhinieri elektrike dhe qe emëruar diku në këtë specialitet.
Për vajtjen në Itali të Genit (kështu e thërrisnim të gjithë) unë do të shkruaja edhe një tregim interesant nën titullin kurdisës:
“SFIDA E NJË PËRKTHYESI ADOLESHENT”.
Kuptohet, isha tre vjet më i madh se ai. Me maturë të mbaruar dhe një kurs për shofer, ku kisha shumë dhunti. Por ajo që spikaste më tepër që në gjimnaz tek unë ishte letërsia dhe hartimet. Nuk është se i qaja, siç edhe m’i cilësonin, por unë shkruaja për shokët e mi dhe kapja thelbësoren e dukurisë, duke u ngritur nga e veçanta për ta përgjithësuar atë. Dhe kjo qe e mirëpritur jo vetëm nga shoqëria, por edhe nga redaksitë, ku i shpija shkrimet për botim. Edhe ky triptik mbase flet për një gjë të tillë. Ju, miqtë e mi, do të jeni ata që do të pajtoheni me këtë përfundim ose jo. Pra, provën e kam me Ju.
Gjithsesi, papunësia dhe mungesa e perspektivës më shkurajonin vijueshmërisht. Për më tepër se kisha kryer dhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe ankthi ia kishte lënë vendin plogështisë.
1.

Atëherë, le të nisim tregimin tonë:
Ishte fundi i viteve tetëdhjetë të shekullit të shkuar. Vendi ynë, në njëfarë mënyre, po bënte kinse hapjen ndaj botës. Në qytezën ku banonte tezja ime kishte ardhur një grup turistik italian. Ata thjesht kishin lënë gjumin e pasdites në hotelin Adriatik në plazh dhe me një autobus urban kërshëria i kishte sjellë në qytezë.
Atë behar, thuajse çdo javë, grupe të tilla pasonin njëri- tjetrin. Dëshira për të shkuar në Itali, si mua edhe Genit, na digjte gjoksin. Jo si turistë. Aq më pak emigrantë. Kurrsesi të paligjshëm. Por me vizë të rregullt, për të ndjekur studimet. Unë të lartat, kurse Geni të përfundonte maturën në Itali, e cila do ta favorizonte pastaj për në universitet. Sepse ky e zotëronte italishten shkëlqyeshëm. Atë e kishte mësuar thjesht duke ndjekur kanalet italiane në TV, frekuencat e të cilave nuk mund të pengoheshin nga zhurmuesit për arsye strategjike.
Për rastësi (dhe fatmirësisht ), atë behar u ndodha edhe unë në qytezën e vogël dhe së bashku me Genin kishim thurur plane.
Kinse hapja për ne nuk qe frëngji në “kullën tonë të lartë e të pamposhtur”. Ajo do të bënte që shikimi ynë të rrokte një pamje të paktën sa një baxhë a mazgallë, se që të komunikoje me turistët, kur dije gjuhën, mjaftonte që ata të kishin ardhur të paorganizuar a si për kënaqësinë e tyre. Dhe këtë e kuptonin të gjithë po t’i shikoje se ata vinin me autobusin urban e jo me Alb-turistin luksoz të hotelit Adriatik në Durrës.
Shkurt, njohja me një të huaj mund të bëhej çengel për t’u ngjitur në anijen e tyre të kthimit matanë detit. Por për këtë, veç gjuhës, duhej pak guxim. Ky nuk i mungonte Genit. Rasti qe i përkryer. Me turistët nuk kishte as përkthyes dhe as ndonjë kalec a sigurims. Duhej shfrytëzuar kjo mundësi.
Të huajt u futën në Pallatin e Kulturës së qytezës dhe kur vunë re se përveç kafes në sallën kryesore, që tymoste nga duhani me të dredhme dhe fytyrave të trembura, shtoju këtyre bufenë mbushur me “ingranazhe”, as coca-cola, as raft frigoriferik, që të dilnin menjëherë përjashta.
Iu drejtuan sheshit përpara kinemasë së vjetër, së cilës nuk i qe bërë asnjë makijazh për të fshehur, në njëfarë mënyre origjinën e saj prej kapanoni të ushtrisë pushtuese fashiste.
Ata iu afruan asaj dhe shpërthyen në një gaz kolektiv, kur panë nga larg afishen e filmit që do të shfaqej atë mbrëmje dhe që titullohej:
“Nuk ka paqe nën ullinj” dhe përbri filmit për javën tjetër:
“Fan-Fan Tulipan”.
Vizitorët e përtejdetit këmbenin shpenguar me njëri-tjetrin dhe gajaseshin. Geni më përkthente zëulur dhe ne, që atë rast prisnim t’u zbrazeshim për shpërfilljen e tyre në dekada karshi vendit tonë, menduam se në këtë pikë duhet t’i thumbonim, ashtu me naivitetin e adoleshencës së Genit.
Së pari t’i përgjigjej ironisë për distancën e prodhimit të filmit dhe shfaqjen e tij pas katër dekadash. Këtë Geni duhet ta bënte dhe të tregonte se ne, megjithatë, dinim më shumë për ta se sa ata për ne. Dhe duhej të nënvizohej, me takt edhe fakti që mund të mos kishin dëgjuar as për historinë e Skënderbeut.
Për të gjitha këto ne kishim folur gjatë me njëri-tjetrin dhe djali i tezes sime, të cilin e kisha edhe shok, ishte thuajse i mbushur.
Kur më në fund të qeshurat e tyre u platitën dhe ra një heshtje, nga ato që s’është lehtë të dalësh kur je zhytur në mallin që të grishin pamjet e filmit e fotot pas qelqeve të kornizës, Geni ndërhyri:
– Më falni, zotërinj!
Ata kthyen kryet papritmas dhe nuk u besohej se zëri kishte dalë nga ai djalë truppaktë, por tejet tërheqës, me ata flokë rënë mbi ballë, pranë vetullave që u bënin strehë syve të tij të qeshur.
– Më falni! – përsëriti ai, – dëgjova të flisni për këtë film tuajin prodhuar katër dekada më parë.
– Po, pikërisht.
– Lejomëni, zotërinj të nderuar, T’ju shpjegoj diçka, se siç po shoh, nuk e keni marrë me vete as përkthyesin.
Ata tundën kryet dhe panë me dashamirësi. Dikush nxori nga çanta, ku mbante aparatin fotografik, një stilolaps për t’ia dhuruar, por Geni nuk e pranoi. Kjo e rriti interesin për të dëgjuar sfidën. Se për të tillë e morën ndërhyrjen. Dhe, duhet ta pranojmë që: në mos ishte ftesë për debat, për çfarë mund të qe ajo ndërhyrje, megjithatë?
– Edhe dritës së yjeve, zotërinj, i duhet dekada, të bjerë mbi planetin tonë. Por ajo vjen. Dhe ne këtë e dimë nga Galileu juaj, zotërinj vizitorë. Kurse filmat tuaj të rinj dashkan dyzet vjet të mbërrijnë te ne edhe pse s’jemi më shumë se dyzet kilometra ujë larg jush. Dhe kjo s’do ta bënte aspak për të qeshur Galileun, zotërinj të nderuar. Mbase do të ulërinte si përpara turrës së druve, ku e kishte vënë inkuizicioni.
E papritura qe e plotë dhe e menjëhershme. Dikush, i befasuar, tha:
– E dini se ç’po thoni, djalosh?
Shikimi i italianit fliste më shumë se fjala. Atë e befasoi gjithçka dëgjoi nga ai çunak, por më tepër e çuditi formimi. Pickimi i tij ishte si një thumb pa kokë. Drejtimi e sidomos vrulli qe nisur për thellë: aty ku rri shpirti përçmues e dremit.
Geni do të vazhdonte duke kapur anën më të paimagjinuar nga askush për këtë tekst:
– E di, zotërinj. E di që, po t’i dëgjonte këto fjalë ambasadori juaj supershpërfillës, do të shkonte në Ministrinë tonë të Jashtme të dërgonte një notë proteste dhe mua do të më fusnin në burg, ku do të më nxihej jeta si shumë të rinjve pak më të rritur se unë.
U dëgjuan shumë zëra njëherësh, në mbështetje të Genit, por edhe të kësaj sjelljeje sa të natyrshme, po aq edhe diplomatike.
Unë fërgëlloja si Odiseja, që më në fund po shihte se po zbatohej një plan lufte përpiluar nga mendja e tij.
Dikush nga turistët, që më vonë do të mësohej se quhej Adriano dhe se veç të tjerash, ishte edhe gazetar, pyeti:
– Përse duhej t’iu kushtonim vëmendje juve, djalosh?
– Për shumë gjëra, zotëri. Mbase edhe vetëm për atë se Papa juaj në Vatikan heroin tonë kombëtar Skënderbeun e ka quajtur “Kalorës të Krishterimit”. Dhe se në Apoloninë tonë ka rrugëtuar Shën Pjetri përpara se të shkonte në Romë ku dhe e kishin thirrur. Apo edhe për atë që në vendin tonë, zotërinj të nderuar, studioi dikur OKTAVIAN AUGUST.
– Shkuat shumë larg, vogëlush.
– Mbase, zotërinj. Por kur heroi ynë mori një emblemë të tillë, do të duheshin edhe njëqind vjet që të lindte i madhi i qiejve Galileo Galileu. Kurse Koperniku, falë këtij Kalorësi të Krishterimit do të studionte i qetë një dekadë a dy më pas në Bolonjë e Padova… Përsëri doni të afrohem edhe ca, zotërinj?
– Prego.
– A e keni pyetur veten, zotërinj, përse Barezi e ndihmoi Xhuzepe Verdin?
Pas kësaj shprehjeje, që ne e kishim rrahur me njëri-tjetrin, ata shpërthyen në duartrokitje dhe nisën ta përqafojnë Genin, por filluan edhe nga pyetjet se ku e kishte mësuar kaq mirë italishten, apo edhe nëse dëshironte të vazhdonte studimet në Itali. Si dhe ç’thoshin prindërit për këtë.
Atëherë akoma s’kishin ndodhur largimet biblike me anije.
Këto kujtoja atë ditë, tek zbrisnim monopatin për te shtëpia e tezes.
Gazetari Adriano do t’i dërgonte një garanci dhe Geni në shtator do të shkonte në Padova. Rinisi për të një jetë e re. Të gjitha këto i përkisnin tashmë së shkuarës.

VAZHDON NË PJESËN (2)

SOTIR ATHANASI

Në Shqipëri, në vitin 1991 janë përgatitur dy grupe themelues e luftëtarë të UÇK-së, ai i Zahir Pajazitit dhe Adem Jasharit.

Sokol Poga dhe Rifat Jashari


Zoti Poga, në Shqipëri, në vitin 1991 janë përgatitur dy grupe themelues e luftëtarë të UÇK-së, ai i Zahir Pajazitit dhe Adem Jasharit.Nuk është folur hapur për atë periudhë. Çfarë ka ndodhur?

– Grupi i Adem Jasharit është i dyti që është përgatitur në Shqipëri. I pari është grupi i Zahir Pajazitit. Grupi i Zahir Pajazitit është përgatitur në Elbasan, ndërsa grupi i Adem Jasharit është përgatitur në Tiranë, përkatësisht në Surrel, në malin e Dajtit. Grupi i Adem Jasharit përbëhej nga 34 vetë. Grupi i Pajazitit kishte 54 vetë. Të dy këta grupe janë përgatitur nga një muaj secili, përkatësisht në tetor-dhjetor të vitit 1991.

Nga kush u përgatit grupi i Adem Jasharit?

– Grupi i Adem Jasharit u përgatit nga Hysen Ymeri, Agron Dhimarko, Ylli Mici dhe Kastriot Hoxha. Ky i fundit ishte komandanti i repartit. Për të ruajtur sekretin dhe misionin e tij, grupi u nis ilegalisht nga Kosova nëpërmjet një itinerari të veçantë… Grupi, 34 vetë, u nda në nën grupe, u nis nga Kosova, në drejtim të Shkupit. Aty, me avion u nisën për në Zvicër. Që nga Zvicra, me tren, erdhën në Bari të Italisë. Nga Italia, me traget erdhën në Durrës, dhe nga Durrësi në Tiranë. Në Tiranë u stabilizuan në Shtëpinë e Oficerëve (Enti Social Kulturor i Ushtrisë) që ndodhet pranë godinës së Ministrisë së Jashtme.

Çfarë përfshinte programi i stërvitjes për këtë grup?

– Më saktësisht e dinë ata që bënë përgatitjen e tyre. Por sigurisht, trajnimi i tyre konsistonte në përgatitjen e zjarrit, në përgatitjen fizike, luftës guerile dhe elementë të tjerë të luftimit në terrenit etj… Secili inspektor, nga ata që përmenda më sipër, jepte lëndën e tij.


Është përfolur që grupet e para dhe aktivistë të tjerë të UÇK-së janë dekonspiruar më vonë nga Tirana zyrtare tek qeveria serbe…

– Jo vetëm që është përfolur, por kjo është plotësisht e saktë. Janë dekonspiruar që në kohën e përgatitjes prej dhjetorit 91 si edhe më pas nga drejtuesit e shtetit pas marsit 92, me president Sali Berishën dhe nga shërbimi i Bashkim Gazidedes… Kjo, siç thashë edhe më lart, pati dhe pasoja. Pati pasoja të rënda jo vetëm për luftëtarët, por dhe për misionin që ata kishin marrë përsipër të realizonin…

A keni folur ju, ose a ju ka folur juve Adem Jashari vetë për raste konkrete dekonspirimesh?

Në vitin 1993, duke qenë në ilegalitet, Adem Jashari erdhi në Shqipëri. Ai erdhi të takojë vëllain e tij Rifatin, që vinte nga Gjermania. Dhe, ndërkohë, mori pjesë edhe në ceremoninë e diplomimit të njërit nga anëtarët e celulave të UÇK-së, Kadri Veselit, që studionte në Tiranë, i cili gjatë luftës ishte shefi i G-2(ZKZ,), ndërsa pas luftës, ishte shefi i shërbimit sekret të Kosovës.

Ademi më tha: “Sokol! Më vjen keq, më dhemb në shpirt. Na ka dekonspiruar shteti shqiptar, na shiti tek shkjau!”.



Na tregoi më pas me hollësi rrethimin që i kishin bërë atij në shtëpi, çarjen e rrethimit si dhe peripecitë që kishin hequr dhe shokët e tij të stërvitur në Tiranë… Bëhet fjalë për rrethimin që ka ndodhur kur grupi i Adem Jasharit që ishte i fundit, mbaroi programin e përgatitjes në Shqipëri. Një pjesë e mirë e këtij grupi, u kthye në Kosovë, ndërsa një pjesë tjetër,iku në emigracion në vende të tjera të Europës nga kishin ardhur. Adem Jashari dhe të tjerët që u kthyen në Kosovë, menjëherë u përballën me dekonspirimin e bërë.

Me të vajtur në shtëpi Ademi, tek Jasharajt shkoi policia serbe natën e vitit të ri. Pati një luftim të ashpër, Adem Jashari, vëllai i tij Hamza dhe babai i tij Shabani, mundën ta çajnë rrethimin. Si pasojë e dekonspirimit të bërë nga drejtuesit e shtetit amë e njëjta gjë ndodhi dhe me elementët e tjerë, të cilët, u detyruan të lënë Kosovën dhe të kërkojnë azil politik në shtete perëndimore si në Zvicër, Gjermani, Austri, etj…

Vetë Ademi qëndroi në ilegalitet. Shpesh herë vinte dhe në shtëpinë e tij në Prekaz. Kur rrezikohej rreptas, shkonte në një bazë të tij të sigurt në Shkup, tek I.Sh. (me pseudonimin ‘Gishti’, nga që kishte një gisht të prerë), me të cilin Ademi kishte qenë në një grup gjatë stërvitjes në Shqipëri.

Me kë kontaktonte tjetër Adem Jashari në Shqipëri?

– Megjithëse e kishin të ndaluar të lëviznin në vende të pa kontrolluara, Adem Jashari e shokët e tij, gjatë kohës që përgatiteshin në Tiranë, zhvillonin dhe një aktivitet të gjerë në interes të objektivit për të cilin përgatiteshin.

Ademi, edhe kohë më parë, kishte kontakte me njerëz që vinin ilegalisht në perëndim për probleme të çështjes kosovare. Kështu që ai merrte kontakte kur ata vinin në Shqipëri. Të tillë ishin Fehmi Lladrovci, Isa Demiri, Alush Sala, Sefë Morina, etj…



Ju keni qenë vetë në këto takime?

Në shumë nga këta takime isha i pranishëm edhe unë.

Ku bëheshin takimet?

Takimet tona bëheshin edhe në Tiranë, edhe në Durrës. Në Durrës kemi qëndruar tek shtëpia katër katëshe e Ramë Sylmetës, nga Kërçina e Gjakovës, por që ishte me banim në Zvicër. Kjo shtëpi u shfrytëzua nga ana jonë si një bazë e rëndësishme UÇK-së, si para, ashtu dhe gjatë luftës në Kosovë.

Dmth SHIK-u shqiptar i survejonte gjatë qëndrimit në Shqipëri dhe i dekonspironte?

-Po. Veçanërisht kur në krye të SHIK-ut erdhi Gazidede që urdhëroi survejim në çdo hap që hidhnin. Kryesisht nga viti 1993 e në vazhdim, aktiviteti i aktivistëve kosovar erdhi në rritje. Po u sjell shkurt një shembull tjetër dekonspirimi ndër të parët, atë të Zahir Pajazitit. Pajaziti sapo kaloi kufirin, u arrestua nga serbët.

Si është e mundur që edhe u lejuan grupet nga Kosova të përgatiteshin në Shqipëri edhe përndiqeshin e dekonspiroheshin?

-Duhet të dini që marrëveshja për përgatitjen e luftëtarëve të UÇK-së është bërë me Ramiz Alinë që në fillim, e jo me Sali Berishën… Është e qartë në dokumente, që do hapen kur t’u vijë koha që Berisha, në pikat kulmore, nuk ka qenë pro lëvizjeve paraprake, fillim luftës dhe luftës në Kosovë… Dhe meqë e prekët këtë pikë, dua të theksoj këtu një nga periudhat më të vështira, atë të viteve 1993-1996, kohë në të cilën qindra e mijëra kosovarë vuajtën pasojat e një urdhëri absurd nga qeveria e shtetit amë…



Cili ishte ky urdhër?

-Hapja e Shqipërisë, solli një dëshirë legjitime të kosovarëve për të prekur tokën amë. Për këtë, ata shpesh ata kalonin ilegalisht kufirin. Por përkundër kësaj dëshire e këtij malli, ata përfundonin në komisariatet e policisë të Kukësit, Tropojës, Dibrës, si pasojë e një urdhri absurd. Urdhëri i qeverisë ishte që gjithë kosovarët që vijnë në Shqipëri, të shoqëroheshin në polici, të merreshin në pyetje apo siç thuhej në urdhër, për “Bisedë informative”. Kjo ishte një praktikë e njohur e UDB-së jugosllave.

Unë dhe kolegët e mi të profesionit, konfirmojmë se në ballë për zbatimin e këtij urdhri absurd, ishte Bashkim Gazidede e shik-asit e tij… Kjo praktikë u ndoq në vitet 1993-1996. Shumë kosovarë u rrezikuan jo pak nga ky urdhër…
Adem Jashari në Prekaz
Kishin takime me Berishën aktivistët?

-Unë nuk dua të zgjatem e të komentoj më gjatë. Do të tregoj vetëm një fakt. Ishte fundi i vitit 1995 apo fillimi i vitit 1996. Një grup i përbërë nga Faslli Veliu(‘Daja’), Ali Ahmeti, Gafurr Elshani, Jakup Krasniqi, Muhamet Kelmendi, Ibrahim Kelmendi e Xhavit Haliti, bënë një takim me Presidentin Sali Berisha në Tiranë, përkatësisht në hotel ‘Tirana’.

Në thelb, në përmbushje të misionit, ata i kërkuan Berishës: “Në situatën që është Kosova, ne kemi vendosur dhe do i shpallim luftë Serbisë! Ju, do të na mbështesni?”.

Berisha u përgjigj duke u fshehur pas Rugovës: “Rugova, deri tani, është kundër kësaj ideje, vetëm nëse pranon Rugova….!” – ishte përgjigja. Në këto kushte, grupi i mësipërm, i zhgënjyer iku, por nuk hoqi dorë nga misioni: Shpallja e luftës dhe çlirimi i Kosovës! /

VETERANËT E VËRTETË NGA SHQIPËRIA DHE MASHTRUESI


KUSH ËSHTË SOKOL POGA

Sokol Poga ka lindur në një familje të njohur për tradita atdhetare në Has në vitin 1955. Pas përfundimit të Shkollës së Mesme të Kulturës në Tiranë, arsimin e lartë e kreu në Shkollën e Ministrisë së Brendshme. Për 28 vjet ka punuar në detyra të rëndësishme në këtë Ministrinë e Brendshme, 15 vite në Zbulim dhe 13 vite të tjera në Kundërzbulim. Prej vitesh, me gradën e Nënkolonelit, është në rezervë. Familjarisht ka mbështetur që në nisje lëvizjet e para, organizimin e strukturave të UÇK-së dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Është vlerësuar me shumë dekorata e mirënjohje shtetërore si në Kosovë, ashtu dhe në Shqipëri.


SOKOL POGA:

VETERANËT E VËRTETË NGA SHQIPËRIA DHE MASHTRUESI SPIRO BUTKA (DOKUMENTE ARKIVORE)




Image result for Sokol Poga


Sokol Poga 

Reagim prej Kryetarit të OVL së UCK-së, Tiranë





Kohët e fundit jemi njohur me listat e shpallura nga Prokuroria e Kosoves, për veteranët e konsideruar mashtrues, ku perfshihen edhe nga ata nga Shqiperia, të cilet, në masën 95 per qind i perkasin zones së Hasit e të Tropojes. Që në krye të herës, mund te themi se janë bërë edhe gabime, lidhur me percaktimin e veteraneve të quajtur te rrejshem, nderkohe që eshte bere nje pune e mirë edhe per selektimin e nje pjese, që nuk e meritojnë.
Me kete rast, jemi te detyruar te japim disa shembuj konkretë, bazuar në dokumente e fakte, gjë që mundeson te verifikohen lehtesishtë veteranët e vertetë nga ata të pavërtetë. Dhe konkretisht:
Alush Xhem Gradica, i cili është poseduesi i bazes se parë të UCK-së në Vlahen–Has, e ngritur nga ana jone, bashke me Luan Haradinaj, në mars te vitit 1997, me porosi te anetarit te SH.P. te UKÇ-se, z.Xhavit Haliti. Luani dhe shume antare te Sh.P., si Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Nuri Behxheti (Hoxha) etj, kane qendruar aty, dhe është Alushi ai që i ka percjelle të shumtën e herës matane kufirit. Familja tij ka qenë vijimisht e rrezikuar nga materialet rezik shpërthimi që deponoheshin atje, perfshi edhe dy dhomat e gjumit. Pas renies se Luanit, ne 6 Maj te 97-es, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj erdhen mbas dy jave dhe moren ne dorezim materialet që ishin grumbulluar deri atëherë në këtë bazë.
Alushi, deri ne fund te 99-ës, ishte aktivë, duke mbetur baza më e madhe në Has. Ai percolli me dhejtra grupe luftaresh ne Kosove prej fillimit te vitit 1997, ndersa ne vitin 1999, me nje grup prej 60 vetesh, te cilet bene nje pushim ne shtepine e Isuf Gashit, “Baces“, në Rahovec, dhe më pas vijuan për në Drenicë. Ne kete grup ishte edhe H.Thaçi. Sot, Alushi eshte i semure psikik, dhe kjo vetem per faktin se pesoi traum kur u vra Luani, me grupin prej 10 vetesh te kryesuar nga Fehmi Lladrovci. Ky grup në kete bazë u armatos. Dhe jemi duke pergatitur pllakatën per ta bërë objekt muzeal të asaj lufte.
Me Presidentin e Kosoves, z. Hashim, qe e njeh personalisht, kemi biseduar per të mundesuar kurimin e tij në ndonje klinike te specializuar. Por, cuditerisht, tani del nje dorë, qe e nxjerr mashtrues kete kontribues të luftës. Verifikojeni kete fakt, zoterinje te Prokurorisë.
Aktiv ne ato vite e deri ne fund të luftës ishte edhe vellai tij Demir Gradica, gjithashtu i konsideruar edhe ky, “mashtrues” në lista!
Lah Ajet Lleshi, ka qenë baza e dyte në Pashtrik-Has, lagja Lleshaj. Që në fillim te vitit 1997 edhe kjo baze u krijua se bashku me Luan Haradinaj. Lahja ka qene aktiv gjate gjithe kohes me vellezrit e kusherijte e tij. Kane kaluar kufirin me dhjetra here gjate periudhes 1998-1999, per bartjen e armatimit dhe percjelljen e grupeve te armatosura.
Vellai tij, Xhevat Lleshi, ra deshmor në pritat serbe, duke transportuar armatim në thellsi te Kosoves, në vitin 1998. Ky far „deshmitari“ i Prokurorise, tashme i dekonspiruar, (per te cilin do flas me poshte), deklaroi se „Xhevati ra duke ruajtur lopën“! Dhe per kete fyerje që ky intrigant që i bëri gjakut të këtij dëshmori, Lahi i dha një mësimtë mirë, dhe per kete arsye ky lloj „deshmitari“, i bie vize emrit tij! Gjithë zona e Hasit e din mire rastin. Te gjithe vellezer e kusherinje te tij ishin teper aktive, te cilet vijojnë të banojne në lagjen Lleshaj-Pashtrik.
Besnik Sali Jaku, shtepia e tyre familjarisht ishte baze e Luftes, me aktivitet mjaft te lavdrurshem në ate kohë. Vellai tij, Perparimi, ish doganier në Portin e Durresit, beri gjithcka per nxjerrjen nga tragetet materialet ushtarake qe vinin nga Perëndimi, gjate viteve 1997-1999. Fehmi e Xheva Krasniqi- Lladrovci kanë qenë strehuar në shtepine e tyre. Thjesht per kuriozitet, gruaja e Besnikut, Gjyla, mban edhe sot ne gishtat e saj, unazen qe i fali Xheva Karasniqi, kur ajo u strehua ne shtepine e tyre, gjë qe edhe eshte treguar edhe në nje emision televiziv.
Aty jane bazuar edhe zoterinjte: Thaci, Kadri Veseli, A. Grabovci e shume grupe luftetaresh, qe armatoseshin dhe merrnin bekimin nga nena e tyre!
Skender Ismail Poga. Shikoni foton, të cilen e ka bërë vet Daut Haradinaj, me aparatin e Rexhep Selimit, në muajin Maj 1997, në Qafe Mali, disa dite pasi u vra Luani, te cilet erdhen per te vazhduar punen e per të marre në dorzim bazat qe kishim ngritur me Luanin. Prandaj dhe ai nuk eshte rastesisht ne kete foto.

Une jam vet i pesti vella, dhe kam edhe 5 motra. Te gjithe me perkrahen pa hezitimin më të vogël në veprimtarine time atdhetare, por perveç Skënderit dhe meje, cuditerisht, asnje prej tyre nuk figuron në lista per aplikime. Në Has, sigurisht qe do te ishte vellai im dhe njerzit e mi, sepse tek ata do te mbeshtetesha, sepse dihet që regjimi i asaj kohe na perndiqte. Në ate kohe Skenderi banonte në Krume, prandaj dhe kishte lidhje te shumta. Me Luanin, pothuajse cdo javë, ishim ne shtepine e tij.
E kishim mbushur shtëpinë dykatshe plot me armatim , si dhe haurin dy katesh, ku mbante barin e bagëtive. Luftëtarët e LKÇK-se, si Fatmir Humolli (Baci), Nazmi Zuka e Sabit Gashi (Cima) etj, gjithashtu dergonin materiale ushtarake në kete baze. Vajza e Skenderit, Fatbardha 15 vjecare, u vra si rrjedhojë e ekzistencës së këtyre armëve, duke lozur me ato, me dt. 10 Korrik 1997. Të tillë sakrificë bëri Skënderi, duke sakrifikuar edhe fëmijën për lirinë e Kosovës, dhe ky jezit bën të pamundurën për ta hequr nga listat e vetranëve të vërtetë.


E kategorizova pjesmarres vellane tim, dhe jo pjestar, vetem per t’i ikur ketyre lloj gojeve te liga. Por ishte Azem Syla ai qe e ndryshoi, pasi Azemi i spjegoi komisionit tragjedinë familjar dhe aktivitetin e tij. Prandaj ai komisjon e shpalli me të drejtë veteran. Rexha, Dauti, Daja e Zeka, por edhe shume shoke tjere kane qene ne kete baze pasi ra Luani, dhe është mirë të pyeten.
Shkelzen Mehmet Dollapaj, një djalë trim, nga nje familje patriotike e Tropojes, i lidhur me celulat qysh në vitet e para te luftes, i cili eshte i mirenjohur nga Azem e Hysni Syla dhe shume shoke te njesiteve te para te UÇK-se. Shtepia e tij ishte baze e luftes dhe teper aktivë ne kohen e Luftes.
Hamit Sejfulla Diva, me aktivitet teper te gjate në kete aktivitet atdhetar. Aplikimi i tij per veteran ishte teper i merituar, futja e tij ne listat per mashtrues eshte e turpshme dhe e papranueshme per ne. Nese do t‘i referoheshit emrave qe ai ka permendur ne aplikacion, me te cilet ka mbajtur lidhje gjate Luftes, ju kurre nuk do te merrnit inisiativen per ta shpallur veteran te rremë. Por, per fat te keq, edhe Hamiti njihet nga ky palo deshmitari xheloz qe e ka listuar të rremë.
Ramiz Sadik Aliaj, i perndjekuri nga Serbia, Haki Hajdari-Derenica, u strehua ne shtepine e tij. Hakiu e shndërroi këtë shtëpi në bazë për logjistikën në Has. Por, po të mos ishte Ramzi veprimtar dhe mbështetës i kudondodhur për Hakiun, ajo familje nuk do të shërbente kurrë si bazë logjistike. Dhe ky i besuari i fshehtë i Prokurorisë na e shpall kontribues të rremë!

Arian Tahir Boçi, Ne Prill te vitit 1997 gazetari Milaim Zeka dhe telekronisti i TVSH, Bujar Kore, bene nje inçizim me kamera ne banesen e tij, ku ai grumbullonte armet e zones në Fush Kruje dhe ate armatimit ia jepte linjave tona. Nderkohe, ajo interviste u dha ne Eurovizion, sepse intervista kishte vlera per opinionin nderkombëtar. Lufta nuk fitohet vetem me ushtare ne front. Me se shumti lufta fitohet me propaganda, prandaj dhe Milaim Zeka me të drejtë shpallet veteran. Nese e deshironi, ne e disponojme kaseten. Milaimi e Bujari mund te flasin edhe me shume.
Sanije Abdi Peka. Dihet se komandanti i bazes kryesore te UCK-se, per logjistike, ne Shqiperi, ishte Xheladin Gashi, i njohur me pseudonimin “Plaku”. Ai, me gjithë familjen e tij, qendroi në familjen e Sanies, në Krume-Has, prej fillimit te vitit 1997 deri ne mbarim te luftes. Te kjo shtepi-baze kuptohet që do të mbaheshin shume dokumenta e materiale ushtarake, të clat ishin mjaft te ndjeshme per eksplodim. Sanija dhe familja e „Plakut“ edhe sot vazhdojne te jene si një familje e vetme.
Bedri Zenel Islami, nje prej aktivistve të parë nga Shqiperia, ne radhet e LPK-se, në Perëndim, i cili në maj te vitit 1998 u zgjodh edhe kryetar i kesaj force politike, inicuese dhe udhëheqëse të asaj lufte, të cilën e udhehoqi deri ne mbarim te asaj lufte clirimtare. Besoj se eshte e tepert te flasesh me shume per kete figure emenete. Me mire le te flasin per te anetaret e kryesise se LPK.
Shkelqim Bujar Sadushi. Vjen nga radhet e komunitetitt rom në Elbasan. (Rast unikal te ne). Ky pjestar i UCK-se, u rreshtua ne Brig.131, në Junik, e komanduar prej Mus Krasniqit. Koha tij ne lufte nuk eshte e gjate, sepse mori leje per te shkuar përkohësisht pranë familjes në Elbasan, por me armen e tij vrau pa dashje vellane, per cka edhe beri disa muaj burg.( Shih. dok.)
Isa Adem Demiri Kerçova. Nje shok mjaft i zoti nga Kercova, i cili ka qene i inkuadruar në celula shumë heret. Bashkëluftëtar me Adem Jasharin prej vitit 1993, (shiko foton).
Se bashku me Agush Bujen kane sjelle materiale ushtarake me shumice nga Zvicra, por edhe 24 kamionet e tipit „Saurel“, qe u perdoren nga ne me nje repart special qe furnizonte repartet e UÇK -se kur vullnetaret luftetare sterviteshin në Veri. Shtepia e tij, në Golem (Kavaje), ka qene baze, ku u strehuan qindra luftetare dhe prej te cileve kane rene 20 deshmore, perfshi heronjte Fehmi e Gjeva Lladrovci, Ilir Konushevcin, Abedin Rexha, Bahri Fazliu, Agron Rrahmani, Skender Çeku etj, pervec qe ky person eshte i mirenjohur nga zoterinjte: K.Veseli, Thaçi, Shaban Muja, Ali Ahmeti etj. Dhe para do kohesh, ne kete baze u vendos nje pllake perkujtimore. Per kete gjeni dhe lexoni edhe fjalimin e zoterinjve Ali Ahmeti e Xhevat Bislimi mbajur me kete rast, ku ishin prezente edhe F.Nano e Sabit Brokaj.


Alfred Din Koleci, babai tij, Din Koleci, eshte deshmor. Ra matane kufirit mbi Vlahen gjate kohes kur transportinte mjetet ushtarake per ne Kosove dhe Alfredi ishte ne ate ne grup transportues municioni e arme, i cili e mbarti në krahë babanë e vrarë për ta sjellë në shtëpi. Dhe ky dëshmitari i rremë bëhet garant për mohimin e asaj veprimtarie!

Grupi Vlahnës: Banoret e Vlahnës kane qene te gjithe ne Lufte, por megjithate, jane gjetur te etiketohen rende djemte me aktive:
Ylli Avdi Sokoli. Me aktivitet intensivë gjate luftes. Ka perkrahur Luanin dhe organizuan edhe pritje ne shtepine e tij kur ai ra. Ka qene nje nga organizatoret e grupit te Vlahnës per bartjen e armatimit. Mori pjese aktive ne luften e Koshares. Aktiviteti tij eshte i njohur edhe nga vellezrit Haradinaj.

Miftar Sait Kovaçi. Aktiv me grupet e luftetarve. Shtepia tij ka qene baze e materialeve ushtarake dhe vete ai organizator per dergimin e materialeve ushtarake deri ne Rahovec e me larg.
Astrit Ali Sokoli, i plagosur nga ushtarët serbë gjate transportimit te furnizimeve brenda në Kosove, shume aktivë. Dhe me poshte po rendis emerat e disa me te spikaturve: Bali Mus Muhadri, Mehmet Islam Kadria Muhadri, Abedin Avdi Karakushi, Bajram Ajdin Muhadri, Asllan Zenun Sokoli, Kujtim Rrahman Sokoli, Vesel Isuf Gocaj, e shume te tjere, të neperkembur ne listat e turpit, qe neve, dhe shume dejtues te luftes e ushtarë nga Kosova i njohim personalisht.

Djemte e Cahanit, qe jane njohur edhe ne ate kohe si: Grupi Cahanit-Pashtrik (nje pjese e tyre): Qamil Hysni Cahani organizator e ne kontakt me „Plakun“ , Xh. Gashin, Bedri Sahit Cahani, Agron Elez Cahani, Adriatik Beq Cahani, Asllan Jemin Cahani, Avdi Bajram Cahani, Shani Maksut Cahani, Binak e Halil K. Cahani, Alush Sadik Cahani, Hajredin Besim Cahani e shume te tjere meritore te brezit kufitar, nga lagja Lleshaj e Koleci, e të fshatrave Pogaj, Golaj, Helshan, Letaj, Dobrune etj, qe realisht moren pjese në Lufte.



Nga nje veshtrim i pergjithshem, deri tani rezultojne mbi 200 vete, te cilet nuk duhet te ishin ne keto lista deskritituese.
Pa marre parasysh, se kush futi duart ne keto lista të turpërimit të luftëtarëve të vërtetë, por kjo eshte krejt e pakonceprueshme. Nuk dihet se cfare kriteresh u perdoren kur u shpallen listat me 2014 e 2015, ku u miratuan 70 perqind e tyre; dhe nuk dime gjithashtu se cfare kriteresh u perdoren tash qe u mohuan si veteranë, kur i njejti ligj vazhdon te jete në fuqi.
Me mire se kushdo tjeter mund te flasin Azem Syla, Rexhep Selimi, Fatmir Lima, Must Jashari, Hysni Syla, Bislim Zyrapi, vecanërisht koloneli Maliq Doci, komandanti i qendrës stërvitore në Has, por dhe luftetaret e Batalionit Atlantiku e shume e shume luftetare te Kosoves, per pjesmarrjen e perkrahjen masive te Hasit ne Lufte. Nese do te kerkohej, ata do flisnin edhe konkretisht me emër, per njerez e zona te caktuara qe ishin ne flaket e zjarrit te Luftes.
A mund te besohet se vertete Prokuroria mund ta caktoje sakte kriterin ekzakt se kush e meritoi e kush jo ne Has, pa kontaktuar e konsultuar me këta persona dëshmitarë okularë?
Hasi, per arsye politike shteterore nuk u caktua si nje Zone Operative me vehte e luftës në Kosovë, per te mos u implikuar shteti yne. A mund të zhvillohet lufta pa logjistikë? Dhe Hasi ishte logjistika kryesore e luftës në Kosovë. Kush e mohon këtë gjë, ka mohuar gjithë luftën për clirimin e Kosovës.
Edhe sot ne disponojme listat e Xheladin Gashit -“Plakut “, per njerzit aktive ne Has. Pikrisht, keta persona jane goditur nga nje dore e njohur tashmë, pas intervistës që dha prokurori Elez Blaka. Ky person nuk ka asnje lidhje me Hasin dhe luften e tyre. Nuk dijme se ne cfare cilesie apo statusi eshte pyetur ky „deshmitar“; por, ajo qe dimë me siguri, eshte fakti se ai eshte mjeshter i madh i mashtrimit, dhe intrigant kalibri, që manipulimin e ka ngritur në art.
Po kush eshte ky „deshmitar“ kaq i besuar e kompetent i Prokurorise? Po e spjegojme me poshte:
Ky person e ka emerin Spiro Butka (Bucka). Pasi u perzu nga TMK-ja, ky Spiro, në muajin qershor 2006, e që të jemi sa më realistë, i ndihmuar edhe nga ana e jone, hartoi dokumentacionin ligjor per Shoqaten e Veteraneve te UCK, per Shqiperine. Dhe, pa bërë ende grumbullimin e anëtarësisë së kësaj shoqate, ai u vetshpall kryetar i saj, beri edhe vulen, dhe menjehere filloi te shkruante gjithcka e kunder gjithkujt qe kishte kontribuar ne luften per clirimin e Kosoves, për të nxjerrë vetëm veten si kontribuesin më të madh nga Shqipëria për atë luftë clirimtare, si rrjedhojë e etjes së tij për lavdi e karjerë. Mirëpo, me idete e tij delirante dhe shpifjet e tij, ai u be i padurueshem.
Per kete arsye, në vitin 2015, kryetari OVL. UCK për Kosovën, Muharrem Xhemajli, sekretari organizativ i saj Smajl Elezi dhe antari i kryesise Naser Berisha, te autorizuar nga Kryesia, erdhen ne Tirane dhe i komunikuan Spiro Butkes shkarkimin nga detyra e kryetarit te vetzgjedhur, per shkak te shkrimeve te tij skandaloze, të bëra në cilësinë e kryetarit të veteraneve te Shqiperise
Ai mendonte se, meqense, unë isha antar i Kryesise se Veteraneve ne Kosove, kisha ndikuar ne shkarkimin e tij, prandaj filloi të shpifte e të bëhej dëshmitar i fshehtë e i besuar i Prokurorisë, për t’u mohuar të qenët veteran kontribuesit e vërtetë për atë luftë, që unë u pata vërtetuar aplikimet e tyre. Kësaj i thonë: për inat të sime vjehre, vajta e fleta me mullixhiun.
TMK- ja, me urdhër të Komandës së KFOR-it, Spiron e perzuri me cermoni. Duke qenë njeri tepër hakmarrës dhe intrigant, u hakmorr duke shpifur me shkrime nëpër gazeta dhe media të tjera të Kosovës, se gjoja drejtuesit kryesorë të TMK-së ishin agjentë kroatë etj. Ndoshta për këtë „zbulim“ të madh,Prokuroria pranoi si dëshmitar,pasi nuk ka shpjegim tjetër.

Fushatën shpifse e filloi më pas edhe ndaj meje, duke me veshur disa vrasje te shekullit, duke më bërë një nga më të pasuruarit nga UCK-ja, madje duke më bërë edhe pronar me pallate në Shqipëri e në Kosove. Mirëpo, nuk u mjaftua me kaq, më pas „zbuloi“ se në dhe dhe babai im, kolonel Ismail Poga, pakkishim qenë te lidhur me UDB-n! Dhe kë? Ismail Pogën, që Serbia e ka dënuar me vdekje në mungesë për atdhetarizmin e tij të shquar, ku, për nder të asaj veprimtarie, sot ne Kosove tre rruge mbajne emrin e tij.
Nuk kam denjuar më herët te debatoj asnjehere me kete mashtrues, se me dukej rënie ne nivelin e tij të turpshëm, per faktin se na njohin të dyve. Por cdo gje ka nje kufi. Per arsye se shpifjet e tij nuk kane te bejne më, për mua dhe familjen time, por ai kërkon të denigroi gjithë Ushtrine Clirimtare te Kosoves. Me këtë e mbushi kupën. Nuk thuhët më kot se durimi ka kufi.
OVL e UÇK ne Kosove duhet te verpoje per t‘i ndalur hovin këtij mashtruesi sa nuk eshte vonë, por edhe institucionet ne Republiken e Shqiperise, përfshi TV e media të ndryshme, Org. LANÇ-it, ambasada e Kosoves etj, ku ai prezantohet cdo dite si “Kryetar i veteraneve” dhe t‘ia mbyllin kete lloj rruge dashakeqe kombëtare.
Në 2 nentor 2016 u bene zgjedhjet e rregullta te OVL për UCK-në, në Shqiperi pas shkarkimit tij nga OVL Kosovë, ku Spiro nuk u zgjosh as antar i kryesisë sonë, dhe Prokuroria e ka pas te lehte ta verifikonte kete fakt, pasi disponojmë të gjitha dokumentacionin e nevojshëm. Thua që të jetë kaq e pa aftë Prokuroria në Kosovë e të mos e dijë se për t’u zgjedhur kryetar i një shoqate të miratuar me vendim gjykate, nuk paska dokumentacione?! Nuk e besojmë.
Ky Butka (por që mbiemtin e vërtetë e ka Bucka) vazhdon edhe sot te thirret ne emer te shoqates se tij private, duke deklaruar: „shoqata jonë nuk i njeh veteranet e sotem“, dhe percakton numera e emra nga shtepia tij, per te dhene te kuptohet se ky paska qenë shef i madh i luftes. Aq i madh është, sa që kur u shkarkua prej drejtuesve kryesore te OVLUCK të Kosovës, filloi te qante si ato gratë e liga, dhe u lutej me aman e derman te mos e hiqnin, sepse, sipas tij: „do të më fusin ne burg, po nuk qeshë kryetar i kësaj shoqate“. Pse e kishte kete frike? Pyeteni, se vetëm ai e di mirë; ndoshta e di edhe Prokuroria e Kosovës, ndryshe nuk kuptohet me c‘qëllim e kanë përzgjedhur.
Mirepo, ai e mori vulen e shoqates me vete dhe nuk e dorzoi kur u shkarkua, dhe per ne te zgjedhurit shkruante se na kishe “perjashtuar“ nga shoqata! Edhe sot, ku mbas vehtes tij ka vetem kater vete, manipulon me ate vule, ne emer te “shoqates” se tij, duke perpiluar lloj-lloj dokumentesh, që si e si të uli sa më shumë vlerat e asaj lufte clirimtare.
Me këtë vulë, gjoja në e mër të shoqatës, i propozoi Presidentit të Shqipërisë dekorimin e tij si luftëtar i madh. Dhe ia arrrriti qëllimit. Presidenti Topi, pa bërë verifikimet e nevojshme, as këtu e as ne Kosovë, ia dha medaljen, dhe atë medalje e merr dhe e tregon në cdo zyrë që paraqitet si kryetar, pavarësihtë se është i rrejtshëm.
Per kete arsye, ne te zgjedhurve, Kryesia e OVL.UCK në Kosove na pajisi me vule tjeter të njohur zyrtarisht, dhe u detyruam te ndryshojme edhe stampen, duke e emertuar jo me „shoqate“, por OVL.UCK. Tani ka ardhur koha te ndalohet ky manipulant dhe po pergatitim edhe nje padi penale per kete.
Me ligsiene e tij, ka marre guximin te fute në keto lista “mashtruese” nje nga personalitetet e shquara te Shqiperise, z. Sabit Brokaj, i cili per meritat e aktivitetin e tij te gjithanshem ne favor te Luftes, nga vet SHP i UÇK-se, eshte listuar Anetar i Shtabit te Pergjithshem. A nuk e njeh Prokuroria Z. Brokaj? A e dijne ata të Prokurorisë se Ai zotëri ishte Minister Mbrojtje ne fillim te atyre viteve dhe me pas keshilltar i Presidentit Mejdani, i cili na mundesoi ne ate kohe gjithcka kerkohej per luften ne Kosove? Shoket e tjere te ShP te UCK, ku jane, pse nuk flasin?
Departamenti Amerikan i Shtetit kete Bucken tone e ka futur në – Lista e Zeza – per shkak te veprimtarise se tij me AKSH e FBKSH. Ky „patriot” i madh, pasi largohet s ii padenjë edhe nga TMK-ja, na shpall AKSH-në dhe vetemrohet komandant i saj, me gradën general-kolonel, me pseudonimin “Vigan Gradica”. Në ate periudhe filloi te kerkonte te holla prej popullsise nga Kosova, Maqedonia e diaspora per te ndertuar “Armaten” e tij, dhe nxiti per perfitime te tij, Islam Berishen qe u vra ne Uren e Ibrit, rast i cili eshte i njohur ne Kosove. Kete ngjarje duhet ta hetoje Prokuroria.
Ky Spiro prej fillimt është mburur dhe vijon të mburret me operacionin “Shigjeta”. Shikoni aplikimin e tij (foto), ku thote se, paska qene emeruar zv.komandant i Operacionit “Shigjeta”, ne nje kohe qe nje funksion i tille nuk ka qene percaktuar nga Shtabi Pergjithshem i UCK. Madje i ka vënë edhe datën 1 prill 1999.


Duke qenë se nuk ka qenë në rrjedha të ngjarjeve, ngaqë është mobilizuar javën e fundit të muajit prill 1999, nuk e di se thorrja e SHP dhe e QPK për mobilizim të përgjithshëm është lëshuar në 2 prill. Po ashtu, Spiro nuk di edhe faktin tjetër se plani luftarak për peracionin “Shigjeta” është filluar të hartohet një javë pasi filluan të grumbullohen në Shqipëri vullnetarët nga diaspora, në 15 prill, dhe ka përfunduar në 26 prill (sikundër dëshmon autori i atij planizimi, Shpëtim Golemi), prandaj dhe vendos emërimin e tij në 1 prill 1999, kur në atë datë as që ka qenë menduar nga SHP planizimi e hartimi i atij plani luftarak për atë operacion. Kështu që, duke vendosur datën 1 prill 1999, në vend që të vendoste vetullat, ka nxjerrë sytë.
Dhe të gjitha këto i ben per t’u hequr shef i mad hi asaj lufte. Por faktikisht nuk ka kryer asnjë lloj detyre komanduese për operacionin “Shigjeta”. Kështu që ky zotëri ka qëndruar vetëm në një zyrë, në uzinën mekanike në Kukës, dhe asnjë lloj detyre tjetër nuk i është besuar. Pyesni se ku e ka gjetur këtë trim edhe ish-zv. Ministrin i Mbrojtjes, z.Fatmir Limaj, kur mbriti në Kukës për dretimin e atij operacioni. Asnjeherë ky person nuk e ka kaluar kufirin gjatë luftës në Kosovë.
Spirua e ka dorzuar aplikimin e tij në vitin 2013, por Komisioni Qeveritar “Per Veteranet” ne Kosove ia Refuzoi. (Shikoni Listen e shpallur me emrin e tij te refuzuar me nr. e aplikimit tij 039553). Besoj se ata u bazuan diku per kete vendim.

Meqenese e ka te ndaluar te hyje ne Kosove, pas refuzimit, dergoi atje Rabien, (gruaja e deshmorit Teli Koxhaj nga Berati, qe ra ne Maqedoni ) me nje tjeter, tek Azem Syla, “Daja”, se ku e ka gjetur këtë trim i cili me vone ia mundesoi te fitonte statusin e veteranit.
Per kete arsye, pata nje debat me „Dajen“, per vet faktin se ky nuk e merriton kete status; por pse ia mundësoi Daja statusin, atë e di ai. Por paradoksi eshte se tani, ky edhe pse i refuzuar nga Komisioni Qendror, autorizohet nga Prokuroria të jetë ai verifikuesi i veteranëve të luftës,që vetë ky nuk i dëgjoi as krismat e asaj lufte, e jo më të dijë se kush veproi e luftoi!!!
Per dijeni, ky zoteri eshte perjashtuar nga ushtria e Shqiperise, ne gjysmen e dyte te viteve ’70, si I padenje per oficer, per shpifje e thashetheme. Me te njejtin stil vazhdon edhe sot. Zanati nuk harrohet. Pranoi te inkuadrohej ne UCK thjesht për përfitime personale,madje si nje mercenar, duke e percaktuar edhe pagesen, jo 500, se nuk ishte dakort si gjithë të tjerët, por 1000 marka ne muaj. Hasjanet nuk moren rroge mujore si ky.

A mund te pretendohet se ky tip i semure e pa personalitet, i njeh hasjanet në aktivitetin e tyre, kur vetem 2 dite ka shkelur ne Has, ditet e tjera,sikundër thamë, ka qene te uzina mekanike ne Kukes, ndërkohë që hasjanit kishin 2-3 vjet që luftonin serbin e furnizonin UCK në Kosovë? Dhe paradoksi më i madh, është ky që duhet të përcaktoi se cilët hasjanë kontribuan për atë luftë e luftuan në Kosovë!
Ky eshte ai personi i besuar sekret i Prokurorise së Kosovës. Le të na tregojnë zotërinjtë prokurorë se kush ua ka rekomanduar këtë person, se vështirë të besohet se e kanë zgjedhur vetë, pasi Spiro Butkës i është ndaluar nga ish-Presidenti Bush (i vjetri) të hyjë në Kosovë. Kush janë këta zyrtarë kaq të fuqishëm, që dalin edhe mbi presidentin e SHBA?!
Une i dhashe materiale te bollshme kryetarit të OVL, z.Hysni Gucatit (keto qe po paraqes tani dhe të tjera foto me dosje), per t`ja dhene Prokurorise. I dhashe edhe nr. tim te telelefonit. Po me ate rast, i dhashe te shkruar edhe fjalen qe mbajta me date 5 Maj 2017 ne Krume me disa qindra pjesmarres edhe nga Kosova, ku u bera thirrje te ndalonin dhenjen e parave per tu bere veterane, sepse listat do te rishikohen; me ç’rast, me kurrajo mora persiper edhe barren e reagimeve. Prita qe prokuroria te me therriste dhe t’i ndihmoja me korrektesine e perkushtimin tim, por kjo nuk ndodhi.
Jemi te ndergjegjeshem se jane bere gabime ne lista, por ka te tjere qe akoma jane jashte listave. Konstatoj se ka elemente qe jane hequr me te drejte. Elemente nga zona te ndryshme ne Has gjeten “komandnate” te pas luftes ne Kosove, qe pretendonin se e njihnin Hasin dhe me forma te ndryshme arriten te listohen pa merita. Situata doli jashte kontrollit. Nga ajo zyre, ne prani te Faik Fazliut kam terhequr rreth 200 aplikacione, te cilet i ruaj akoma ne arkivin tim, shume te tjera i asgjesuam po aty, ne zyrat tyre, por shume prej tyre edhe sot listohen si te vertete.
E njejta situate, eshte edhe nder lista tjera te dala nga prokuroria prej deshmitarve qe bejne fjale per percaktimin e elementit ne fshatra te ndryshme ne Has. Nuk dime sa te sigurte e te sakte kane qene edhe ata, por mund t’ju them me shqetsim, se me keto veprime mund te kriojhet nje precident i rrezikshem. Ata mund te zbulohen, siç u zbulua nga hasjanet ky tipi, dhe mund te kemi pasoja te pa parashikuara, pasi atje, siç jam ne dijeni, kane filluar dyshimet ndaj individeve te caktuar.
Jane hequr persona teper aktiv ne ate Lufte dhe jane konsideruar mashtrues. Ne se je apo jo mashtrues, kete e percakton vetem Gjykata, askush tjeter.
Por a nuk u gjet nje term tjeter per te mos lenduar shoket? Gazeta pro ruse e serbe, mezi priten per te baltosur Luften e per t‘i futur edhe veteranet ne nje thes. Sot ata ndihen te fyer. Trimeria e fesnikria qe treguan dje, sot u eshte neperkembur. Nuk kontribuan per tu shperblyer me nje pension, kete askush nuk e dinte atehere. Hasi ka qene dhe vazhdon te jete i varfer, por askush te mos guxoje t’ju ndaloje atyre qe e meritojne, Titullin e Nderit te Veteranit.
Lufta ishte e hapur, jo sekret, perse sot duhehen thirrur deshmitare te fshehte e sekret per te treguar bashkluftetaret e tyre? Per cfar kuptimi? Hasi e Tropoja ishin vet ne Lufte .Te gjithe e njohin njeri tjetrin ne çdo fshat. Edhe sot flitet per aktivitetin e sejcilit ne ate kohe. Ne nuk kishim komandante ne çdo fshat, ashtu si ju ne Kosove, por kishim organizatore te fshatit. Ata, aty jane edhe sot. Pyesni.
Javen e kaluar degjuam ne nje nga Tv e Kosoves, Kryemisnistrin e nderuar, z.Ramush Haradinaj. Ashtu ka ndodhur edhe tek ne, s’ka evidence te sakte. Serbet hyne brenda kufirit tone ne shume pjese te kufirit shteteror, Tropoje e Has, deri ne 100 apo 300 m ne thellsi dhe gjuanin ne shtepite tona.Te gjithe rroken armet dhe ruajten familjet e pronat e tyre. Grupet e fshatareve tone, çdo nate kalonin kufirin me 10, 50, apo 120 kafshe ngarkese me armatim. (disponohen filmime per shume raste). Percillnin permes plumbave grupe te ushtaresh matane kufirit. E gjithe lenda e pare e Luftes u bart apo kaloi neper Has e Tropoje.
Nga ajo lufte e perbashket, 34 te vrare e mbi 20 te plagosur ka Hasi, por dhe Tropoja e cila u la disi pas dore ne kete proces .U bene deme materiale ne shtepi e bagti, jane konstatuar trauma te disa femije nga granatimet. Kush i rregjistroi ata? Ne nuk ishim te inkuadruar ne Batalione e Brigada, por ishim realisht baza e logjistikes se luftes. Shteti shqiptar ka bere pak ose aspak ne kete drejtim. Shume qeveritare te sotem nuk e dijne as cfar ndodhi ne ato zona ne ate kohe te Luftes.
Mbas Luftes, ne nuk kishim se si te rregjistrojeshim ne listat e IOM-it, as ne listat e KFOR–it, kur u be demilitarizimi i UCK-s, por as ne listat e TMK-s. As komandantet tuaj nuk mbajten lista per hasjanet, por gjeten perkrahjen e tyre pa kursim.
Sot harruat, e duhet te fshihen nga listat ?! Perse dhe kujt i duken shume tani? Gjykoj se nuk duhet te humbisni besimin e vullnetin e kesaj zone, por edhe te Tropojes, ku te gjithe ishin te perfshire ne Lufte. Ai vullnet e besim duhet te mbahet gjalle, sepse nuk i dihet, Ballkani duket i trazuar.
Ne vitin 2013 kam dorezuar listen e sakte te aplikimeve kush e meriton e kush jo. U caktova ne kete proces nga qeveria e Kosoves. Bera shenime per sejcilin, duke bere edhe kategorizimin e tyre. Ne ate kohe, me procesverbal, kam dorezuar gjithsejt 547 aplikime ne rang vendi.
Por politika ne Kosove, pas vitit 2013 e ne vazhdim, vet i zhveftesoi kriteret e ligjit, dhe rifilluan aplikimet. U tha se: Kush ka dhene buke e uje ishte veteran!! Hasjanet dhane me shume se buke e uje, por ashtu si ne Kosove, u gjeten rruge e forma per aplikime pa kriter.
Deri me dt. 27 Prill 2017 nga e gjithe Shqiperia kishin fituar Statusin gjithsejt 1042 veterane. Nga te cilet, nga Hasi 718 vete, nga Tropoja 160 vete. Nga zona tjera te vendit 164 vete. ( Lista e siguruara nga zyrat e M.Punes e Ceshtjeve Sociale, cfar nenkupton se keta persona kishin hyre ne sistem te pagesave.] Me pas ky numer ka ardhur ne rritje dhe situata doli jashte kontrollit.
Tani dalin lista me emra dhe hiqen te nesmeren nga gazetat e portalet. Fshataret e Pashtrikut ne Has nuk kane telefona inteligjent e as interrnet dhe nuk dijne ekzakt se kush u hoq e kush jo. Asnje nga Kosova nuk kerkon te koordinoje per kete katraure, por gjendet ky Spiro, qe vendos me poste elektronike, (se nuk besoj ta keni marre ilegalisht ne Kosove,ngaqe eshte ne listat e zeza)
Prokuroria ne Kosove tani ben thirrje qe brenda nje afati te shkurter te behen ankesat ne Gjykate!!
Çfar dokumenash mendoni se kane hasjanet sot mbas 20 vitesh, kur ata me grupe organizoheshin nga fshatrat Vlahen, Dobrun, Golaj, Cahan, Helshan, Kishaj,Pogaj etj, dhe deri ne 120 kafshe kalonin malin e Pashtrikut, duke bartur materialet e duke kaluar kufirin disa here, se bashku me ushtaret e Kosoves. Kush i numroi apo rregjistroi ata? Kafshet e ngarkuara u regjistroin nje per nje, por jo njerzit.
Shoket ne Kosove, ata qe e njohin mire Hasin, duhet te prononcohen, e jo kaq indiferent ndaj popullsise se ketyre zonave meritore.
Do te ishte ne nderin e tyre dhe te Qeverise se Kosoves qe zona e Hasit, perfshi edhe Tropojen, te kishte kritere me te buta ne keto percaktime, gjithnje te bazuar ne aktivitetin e sejcilit, sepse ata ishin vertete luftetare, por jashte evidencave te „komandanteve“ tuaj.
Ne se dikush ka qellim qe te sfumoje, apo te zbeh vlerat e kontributin qe dhane gjate asaj Lufte populli Hasit e i Tropojes dhe i gjithe Shqiperise, gabon rende , sepse nuk do t’ja arrije.
Saktesimi i veteraneve nga prokuroria, per mua ishte i gabuar. Ky “deshmitari”, qe pershkruam me lart, mbase eshte shembulli me tipik. Neqoftese komandantet gabun, le ti korrigjojne gabimet. Gjithcka duket se mund te korrigjohet. Mendoj se do t‘i duhen shume vite Gjykates te zgjidhi kete problem, dhe perseri gjykata nuk eshte rasti me i mire i zgjidhjes. Jam per riberjen e Komisioneve, ku te vendosen kritere te rrepta dhe te vihen para pergjegjesise ligjore komandantet, dhe te ribehen listat. Sipas te gjitha burimeve te sherbimeve sekrete te huaja, te asaj kohe, por edhe te zbulimit tone, ku kam shyrbeyr, deri me 12 Qershor 1999, ushtar aktiv ne UÇK, brenda ne Kosove, ishin rreth 20 mije ushtare. Por, perfshi dhe logjistiken ky numer arrinte deri mbi 25000, gje qe u pranua edhe nga OVL UÇK.
Kriteri ishte edhe per kategorizimin “Pjesmarres” por nuk duken gjekund te tille. Numeri i sotem i veteraneve duket pak i teperuar, pasi ketu mendoj se u futen edhe ata qe kontribuan me te holla ne Perendim etj.
Ka vend per diskutim kjo shifer, por me Ligjin ekzistues, veshtire te ndahen sakte percaktimet. Ju kerkoj ndjese, por dua te tregoj nje fakt: Babai im, Ismail Poga, gjate LANÇ-it, ishe Komandant i Çetes Hasit, me pas Komandant i Batalionit te Hasit dhe per nje periudhe Zv Komandant i Brig XXV S. Ne vitin 1982, kur ai ndodhej ne spitalin e Kukesit, pra 38 vjet pas perfundimit te Luftes, po ne spital, ku edhe une isha i pranishem, ai leshoi nje vertetim (deklarate), per nje ish partizan, i cili akoma nuk kishte perfituar Statusin. Por ajo deklarate u vertetua edhe nga organet e tjera.
Me kete rast dua t’ju bej thirrje te gjithe veteraneve te vertete te Hasit e Tropojes, por edhe familjeve te deshmoreve dhe invalideve qe te ruajne qetesine. Ky mund te jete nje proces i gjate, por do te shkoje aty ku duhet, sejcili do marre ate qe meriton. Te pamerituarit nuk do te mund te mbijetojne gjate. Te tjeret, te fyer e te neperkembur padrejtsisht me keto lista, do te fitojne te drejten e tyre dhe une, ne cilesine e kryetarit te veteraneve, do ti mbeshtes.

Kryetari i OVL të UCK – Dega Tirane

Sokol Poga

Tirane, 28.9.2018



I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...