Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/10/22

Kryetari i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se Krimeja është ruse jo pse rusët kanë shkuar atje dhe kanë rrëmbyer ndonjë, por për shkak se popullata e atjeshme me referendum ka kërkuar që të pranohet në Rusi.

Kryetari i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se Krimeja është ruse jo pse rusët kanë shkuar atje dhe kanë rrëmbyer ndonjë, por për shkak se popullata e atjeshme me referendum ka kërkuar që të pranohet në Rusi.

Putin: Krimeja nuk është Kosovë

"Krimeja është jona ... Pse jona? Jo pse ne kemi shkuar atje dhe kemi rrëmbyer ndonjë”, ka thënë Putini gjatë një debati.

"Këtu sundon demokracia. Çfarë është demokracia? Ajo është dëshira e popullit. Si verifikohet ajo? Me ndihmën e referendumit, zgjedhjet e të tjera. Njerëzit kanë dalë në referendum në Krime dhe kanë votuar: Duam të jemi a) — të pavarur, hapi tjetër — duam të jemi pjesë e Federatës së Rusisë”, përcjellin mediet serbe shkrimin e portalit rus sputnik.

Putini e ka krahasuar këtë situatë me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e cila, kur, sipas tij, vendim u mor pa referendum, në bazë të votimit në parlament, me çfarë pastaj u pajtuan të gjithë që përkrahën shpërbërjen e ish – Jugosllavisë.

"Ejani të debatojmë, t’i shikojmë dokumentet e KB-së e të shohim ç’është Karta e Kombeve të Bashkuara ku shkruan për të drejtat për vetëvendosje. Do të debatojmë pa fund. por ne nisemi nga vullneti i njerëzve që jetojnë në këtë territor, ka thënë, transmeton Koha.net.

Krimeja është bërë pjesë e Rusisë në marsin e vitit 2014 me referendumin e mbajtur pas grusht shtetit në Kiev. Për bashkimin me Rusinë kanë votuar 96,77 për qind e zgjedhësve dhe 95,6 për qind e banorëve të Sevastopolit Ukraina e konsideron Krimenë territor të vetin të pushtuar përkohësisht.

Sipas fjalëve të Putinit, çështja e Krimesë është mbyllur përfundimisht.

Koha.net përkujton se referendumi i kosovarëve për pavarësi të vendit është mbajtur nga 26 deri më 30 shtator 1991. Ky referendum, mbajtur në rrethana të jashtëzakonshme, konfirmoi vullnetin e qytetarëve të Kosovës për shtet të pavarur, pas shpërbërjes së ish - federatës jugosllave. Në referendum morën pjesë 99.87 për qind e qytetarëve dhe mbi 90 për qind e tyre votuan “PËR” Kosovën shtet të pavarur.

VOA : Jeta në observatorin Barrow të Alaskës.

Një observator në Barrow të Alaskës, pjesë e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike dhe stacioni më i skajshëm verior atmosferik në Shtetet e Bashkuara, është kthyer në një instrument kyç shkencor për studimin e ndryshimeve klimatike.
Jeta në observatorin më të skajshëm verior të Amerikës
I ngritur në vitin 1973, observatori ka dy studiues që ndjekin, masin dhe regjistrojnë ndryshimet në cilësinë e ajrit dhe motin, ndërkohë që njihen edhe me traditat vendase.

Natasha Mozgovaya shkoi në Barrow të Alaskës që tani quhet zyrtarisht Utkiavik, emri origjinal eskimez, për të parë se si është jeta në një nga vendet më të ftohta dhe me më shumë dëborë në botë.

Bryan Thomas është shefi i Stacionit në stacionin më verior të Shteteve të Bashkuara, Observatori Barrow. Që nga viti 2015, ai së bashku me një koleg i tij, kanë përshkuar akull dhe dëborë për të bërë matje për gazet që shkaktojnë efektin serrë, për të llogaritur ndryshimet në klimën e tokës.

Izolimi i qytetit, me një erë që nuk kalon nga qytetet e mëdha, u jep atyre mundësinë që të mbledhin kampione me cilësi të ajrit.

“Këtu ne po mbajmë në vëzhgim gaze që dëmtojnë ozonin. Ato janë të ndaluara nga Protokolli i Montrealit që është nënshkruar në fillim të viteve 90. Dhe të gjitha palët e protokollit kanë rënë dakord të mos t’i përdorin më këto substanca”, thotë Thomas.

Së fundmi, ai filloi të monitoronte sasinë e metanit në tokë, që çlirohet nga terreni, ndërsa temperaturat në rritje shkrijnë shtresën e përhershme të ngricës në Alaskë.

“Metani është gaz që shkakton efektin serrë, kështu që ekziston shqetësimi se mund të kontribuojë në ngrohjen e tokës”, thotë shkencëtari.

Puna e Thomasit nuk ndikohet nga politikat për klimën në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse rezultatet mund të interpretohen më ndryshe.


“Puna ime është që të bëj matje, ashtu siç kemi bërë për 40 vjet. Matjet tregojnë se dioksidi i karbonit për shembull po rritet në atmosferë. Ne e dimë se çdo të thotë kjo për atmosferën…Dhe masat që merren, nga kush dhe kur, është një vendim politik dhe unë nuk kam ndikim të drejtpërdrejtë anë atë lloj vendimi”, thotë ai.

Thomasi shkoi në Barrow në vitin 2007 nga qyteti i tij, Sacramento i Kalifornisë. Por djali i tij katërvjeçar, Ellis konsideron qytetin e tij pikërisht Barrown, pasi ai ka lindur atje dhe shkon në një program shkollor, ku meson gjuhën e grupit eskimez vendas, Inupiaq.

“Jam i lumtur që ka interes ta mësojë. Edhe vajzat e mia që janë më të mëdha janë të interesuara në kulturën vendase”.


Klima e ftohtë, mund të mos ta bëjë të lehtë që të takosh njerëz, por zoti Thomas thotë se kjo nuk është bërë pengesë për krijimin e miqësive për familjen e tij.

Ai shqetësohet më shumë për arinjtë polarë miqësorë.

“Një ditë, kur po dilnim dhe ne gjithmonë kontrollojmë përreth para se të dalim …pamë një si lëmsh të bardhë nën platformën e antenës satelitore. Erdhi agjenti për kafshët e egra...Ai ndaloi me makinën e tij SUV dhe tha ‘Pashë një ari që erdhi këtu!’ Dhe ariu po vinte nga laguna, nga oqeani dhe ndoshta kishte qenë në tokë për disa orë dhe donte të pushonte pak”.

Thjesht një episod në jetën e atyre që jetojnë dhe punojnë në komunitetin më verior të Shteteve të Bashkuara, në skajin më të largët të Oqeanit Arktik.



Qenie misterioze në plazhin e Zelandës së Re

Qenie misterioze në plazhin e Zelandës së Re
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një plazh të Zelandës së Re, dhe kushdo që e pa është vënë në lajthitje. Çfarë është kjo?

Nuk duket sikur i takon planetit tonë, por Instituti Kombëtar i Ujit dhe Atmosferës në Zelandën e Re e identifikuan krijesën.

Në fakt, bëhet fjalë për njërën nga meduzat më të mëdha në botë. Nën ujë, këto lloje të meduzës mund të arrijnë deri në 37 metra.
metra.


Incizohet për herë të parë “përbindëshi” në detin australian me kamera të zhvilluara nga AAD (Sektori Australian për Antarktik).


Një krijesë shumë e rrallë që jeton në thellësi të detit e emërtuar si “përbindëshi pulë pa kokë”, është filmuar për herë të parë nga hulumtuesit australian.
Incizohet për herë të parë “përbindëshi” në detin australian
Kjo krijesë e pa kapshme nga kamerat deri më tani, e cila deri tani është parë vetëm në Gulf të Meksikës, është xhiruar në Oqeanin Jugorë në Antarktikun Lindor duke përdorur teknologji të kamerave të zhvilluara nga AAD (Sektori Australian për Antarktik).


“Disa nga pamjet e marra nga kamera e dërguar në thellësi të mëdha të detit janë mbresëlënëse, duke përfshirë specie që ne nuk i kemi parë deri më tani në këtë pjesë të botës”, ka thënë lideri i ekipit të AAD-së, Dr.Dirk Welsford.
1 / 2

Pajisja ka një kamerë në të dhe është e projektuar që t’u bërë ballë kushteve ekstreme të thellësirave të detit.

2018/10/20

Dorëhiqet zv.ministri i Arsimit Ervin Demo



KUSH ËSHTË ERVIN DEMO

Lindur në Berat, në vitin 1982.

Ka ndjekur studimet e larta Bachelor dhe Master në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2010 fitoi titullin “Doktor” nga Universiteti i Tiranës me temë “Menaxhimi i Krizave”. Studimet post doktorale i ka ndjekur në Universitetin e Bolonjës, “Matja e Performancës në Arsimin e Lartë: Harmonizimi i Strategjive me Nevojat e Territorit”. Z. Demo mban titullin “Profesor i Associuar”.

Që nga viti 2004, ka qenë pedagog me kohë të plotë pranë departamentit të Menaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ndërkohë ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në UT. Gjatë 2012-2016 ka qenë Zv. Rektor i Universitetit të Tiranës për Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Z. Ervin Demo ka qenë gjithmonë aktiv në çështjet që lidhen me arsimin a lartë dhe në iniciativa që lidhen me Sipërmarrjen dhe Inovacionin. Ai është përfshirë në Reformën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, si anëtar i komisionit i cili hartoi ligjin e arsimit te larte i miratuar në 2015. Ka përkthyer tekste universitare të cilat përdoren në institucionet e arsimit të lartë, si dhe ka kryer redaktime shkencore. Gjithashtu, numëron një pjesëmarrje të gjerë në konferenca të shumta shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Z. Demo ka përvojë të gjerë në koordinimin e projekteve Evropiane, si ato të programeve Tempus, Erasmus Mundus, Erasmus +, IPA, etj.


div dir="ltr" style="text-align: left;" trbidi="on">

Zv.ministri i Arsimit, Ervin Demo, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për plagjaturë në punimin e doktoraturës. Vendimin ai e konfirmon vetë përmes një postimi në faqen e vet në Facebook. Më poshtë reagimi i plotë.

Gjatë 2 javëve të fundit jam vënë në shënjestër nga politika e baltës dhe besoj se në radhë të parë më takon të vë interesat e kabinetit qeveritar mbi interesin tim personal. Unë i jam thellësisht mirënjohës Kryeministrit për mbështetjen e Tij të pakushtëzuar, të Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve po ashtu, si edhe të gjithë atyre që ma bënë kaq sfiduese, dinamike e të bukur pse jo, këtë fazë të karrierës sime.

Sot kam ofruar dorëheqjen si zëvendësministër dhe mbetem i përkushtuar në vijimin e përpjekjes sonë të përbashkët, si qytetarë e si veprimtarë të Partisë Socialiste.

Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim.

Besimi e mbështetja e deritanishme, më mjaftojnë e teprojnë kur thotë populli. Besoj fort që koha do t’i vërë më shpejt se vonë gjërat në vend dhe unë do të jem në pozicionin e duhur për ta ndihmuar këtë proces.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka disa muaj që po përgatit fillimin e “Verifikimit të kritereve të ligjshmërisë” (VKL) për të gjithë titujt dhe gradat e akorduara nga IAL-të në vend, gjatë 10 viteve të fundit.

Nuk do të dëshiroja kurrë që në pozicionin e zëvendësministrit, të isha une vetë arsyeja për ta paragjykuar këtë element kaq të rëndësishëm të reformës sonë rrënjësore. Proçese të tilla transparente, rigoroze dhe të drejta, janë rruga e vetme për të krijuar një qasje të re në sistem për arsimin që aspirojmë dhe kontribuar në kulturën e duhur organizative në promovimin e stafeve akadamike dhe kërkuesve të rinj.

Do të jetë tejet e vështirë, po pikërisht për këtë arsye jam sot më i bindur se kurrë që vetëm nën drejtimin aktual, të Kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste që reformat jetike për vendin, do të vijojnë të ecin me vendosmëri në drejtimin e duhur.

Për mua ka qenë një privilegj të kem qenë pjesë e kabinetit Rama. Tanimë do të jem i tëri në dispozicion të veprimtarisë sime politike mes njerëzve të zakonshëm.

Shumë faleminderit dhe mirënjohje e respekt të gjithë kolegëve të kabinetit

Superforcë janë dijet dhe jo muskujt


Shumë nga vështirësitë dhe problemet e jetës sonë seksuale mund të evitohen, po qe se gjatë marrëdhënies seksuale zbatoni tre rregulla të thjeshta, të cilat ekspertët i kanë quajtur të arta.

1- Damat “kalojnë përpara”

Kjo do të thotë që gjatë marrëdhënies seksuale duhet të synoni që gruaja të arrijë e para në orgazmë. Për ta realizuar këtë duhet të provoni çdo lloj eksitimi që dëshiron gruaja. Klitori i saj duhet të eksitohet me çdo mënyrë të mundshme. Qëllimi duhet të jetë i qartë – ajo të arrijë e para në orgazmë. Kjo nuk duhet kuptuar sikur burri po tregohet “kavalier” (sikur hap derën që të kalojë gruaja përpara). Jo, kjo duhet kuptuar prej të dyve si domosdoshmëri fiziologjike. Këtë e kanë ndjerë të gjitha gratë, këtë e dinë mirë të gjithë burrat dhe këtë e thonë të gjithë seksologët. Pas orgazmës dhe ejakulacionit trupi i burrit kërkon një periudhë kohore të caktuar për t’u rikuperuar, përpara se të përsëritë një performancë të re. Kështu është fiziologjia seksuale mashkullore. Gjatë kësaj periudhe kohore që quhet periudha refraktare, burri nuk i përgjigjet asnjë ngacmimi seksual. Koha sa zgjat kjo është individuale dhe varet nga mosha, gjendja shëndetësore, zakonet që ka formuar burri, nga shkathtësitë seksuale të partneres dhe nga koha që çifti nuk ka kryer marrëdhënie seksuale. Ka burra që pas një ejakulacioni u duhet një ose disa ditë që të kenë një ereksion të ri. Gratë nuk kanë nevojë për këtë kohë rikuperimi. Ato janë multiorgasmike. Kjo do të thotë se shumë prej tyre mund të arrijnë orgazma të përsëritura pa patur nevojë të bëjnë pushim. Burrat, siç dihet, jo rrallë kanë probleme me ereksionin gjatë marrëdhënies seksuale. Shumica e këtyre problemeve janë psikologjike. Por kur një djalë ose një burrë ka provuar probleme erektile gjatë bërjes dashuri më parë, ai bëhet obsesiv, dëshpërohet, merakoset dhe është në ankth për mënyrën se si do ta luajë rolin e dashnorit sot. Ky ankth shpesh shoqëron gjithë marrëdhënien dhe sa më shumë djali dëshiron të ketë një ereksion, aq më shumë ereksioni bëhet i pamundur. Në këto kushte të dëshpëruara për të, e vetmja gjë që mund të ndihmojë për të rritur vetëbesimin është momenti kur ai do të shikojë partneren e tij duke arritur kënaqësinë seksuale. Kur gruaja arrin e para në orgazmë, kjo është një mrekulli, që bën të largohet 90 përqind e frikës që ndjejnë burrat për suksesin e performancës seksuale.

2- Gruaja vendos kur është koha

Gruaja duhet të përcaktojë kohën kur duhet të kryhet penetrimi. Nuk ka rëndësi pozicioni. Në çdo pozicion që ata janë kur bëjnë dashuri, sinjalin për “penetrim” duhet ta japë gruaja. Provoni të pyesni një burrë: si e kupton ai që partnerja është gati për marrëdhënie? Ata nuk dinë se thumbat e gjinjve të gruas erektohen edhe nga të ftohtit pa ndjerë kurrfarë eksitimi seksual, madje ka edhe gra që thumbat e gjinjve të tyre nuk erektohen kurrë. Nga të gjitha sa thamë kuptohet se e vetmja që e di me siguri kohën kur është gati dhe kur duhet kryer penetrimi, është vetë gruaja.

3- Gruaja duhet të drejtojë

Gruaja duhet të ketë nën kontroll shpejtësinë me të cilën gjërat procedojnë drejt kënaqësisë seksuale. Kur burri e lejon gruan që ajo ta drejtojë, ai ka zgjedhur mënyrën më të sigurt për të kuptuar çfarë ndodh. Këto rregulla janë të thjeshta por shumë çifte nuk i dinë dhe nuk i zbatojnë. Disa burra edhe kur i dinë këto rregulla nuk i zbatojnë sepse i pengon krenaria mashkullore. Ata nuk e lënë drejtimin e lojës seksuale në dorë të atyre që e lozin më mirë. Kjo bën që marrëdhënia seksuale të mos jetë e kënaqshme, veçanërisht, për gruan dhe kjo bëhet shkak që jeta të humbasë shumë nga kualiteti i saj. Burrat, duhet të kuptojnë atë që e kanë shumë vështirë ta pranojnë: Seksualisht janë më të dobët se gratë. Superforcë në seks janë dijet dhe jo muskujt.

Atmosfera e dashurisë

Atmosfera e një dashurie të fshehur është si thirrja e sirenave për Odisenë. I lëmë të thërrasin për t’i dëgjuar, dhe pastaj t’i shijojmë. Dashuria e ndaluar (tradhtia), të tërheq kaq shumë saqë të ndryshon dhe këndvështrimin e botës, dhe është shumë tërheqëse, sepse është një sfidë e përditshme me fantazi nga më të ndryshmet, që kjo dashuri të mbetet sa më e fshehtë. Nuk duhen bërë takime të fshehura, puthje të rastit, histori dashurie të ndaluara sepse kanë gjithmonë një çmim dhe të shtrenjtë. Po si mund të thuash jo? Ajo vjen pa pritur, në formë dhe mënyra nga më rrëqethëset. Në fund të fundit është e rëndësishme të dini ta njihni dhe t’i bëni vend pranë. Ka një sekret të vogël që të dish ta përdorësh këtë “ngarkesë erotike” që është brenda jush: “Lasciarsi andare”, lëshojeni vetveten si një makinë pa frena tek personi që ju ka krijuar këtë ngarkesë, sepse është e kënaqshme, e domosdoshme dhe ju lehtëson dhe jetoni më mirë psikologjikisht.

Partneri ideal

Gjithçka është e shkruar në yje, madje dhe dita e lindjes dhe e vdekjes. Fjalët e tyre shpesh janë “tepër të pabindshme” për dikë, i cili nuk beson tek fati, nuk beson në Zot, nuk beson në fenomene hyjnore, apo të pashpjegueshme. Njeriu është qenia me e “pabindur”, që duke u mbështetur në kapacitetin e tij të të konceptuarit të gjërave, dyshon në çdo gjë që thuhet apo shkruhet. Ndonjëherë themi “Përse duhet të besoj në teori të tilla, përse duhet të mendoj se për mua qenka e shkruar që do të lidhem me dikë dhe që ai/ajo plotëson boshllëkun tim?” Pyetje kjo që e gjen përgjigjen në gjithsecilin prej jush. Jam e lumtur, mund të thotë dikush, kam gjetur personin ideal për mua, kam gjetur zemrën apo shpirtin tim, jam pranë partnerit të jetës. Po nëse është kjo gjë e vërtetë, nëse vërtet ke gjetur shpirtin tënd binjak, atëherë përse gjithë ai dyshim në zemrën e tuaj? Në momentin e përputhjes me partnerin e duhur çdo ndjenjë e tillë zhduket.

Aktivë seksualisht

Kur jeni të përgatitur keni më shumë mundësi për të zgjedhur, më shumë liri dhe kënaqësi. Në qoftë se dëshironi të jeni aktivë nga ana seksuale, marrëdhëniet seksuale duhet t’i shihni si kënaqësi, por njëkohësisht atyre duhet t’u kushtoni vëmendje serioze. Nëse doni që të shmangni shtatzëninë dhe infeksionet që transmetohen në rrugë seksuale, duhet të përdorni metodat mbrojtëse kontraceptive. Mund të jeni në dijeni të një liste mjetesh kontraceptive që mund t’i përdorni për të shmangur shtatzëninë. Disa prej tyre sigurojnë mbrojtje edhe nga infeksionet që transmetohen në rrugë seksuale. Nëse keni pyetje, shqetësime ose vështirësi rreth mjeteve kontraceptive, konsultohuni me specialistë në Shoqatën e Planifikimit Familjar ose me mjekun. Mjete kontraceptive për femrat janë ato që merren nga goja, si: pilula ose tableta që përmbajnë hormone të cilat e ndalojnë procesin e lëshimit të vezëve nga vezoret çdo muaj.

Floripress/Flori Bruqi

Meshkuj harroni viagrën, kjo vitaminë është çelësi për seks të çmendur


Tani, sipas shkencëtarëve, mund ta përmirësoni performancën e penisit dhe qëndrueshmërinë seksuale me vetëm një përbërës.

Problemet me ereksion janë problem në rritje, dhe së shpejti shumica e meshkujve mund të vuajnë nga kjo dukuri.

Të gjithë e dimë se viagra është ndër shokët më të mirë të penisit, mirëpo shkaktari prapa problemeve me ereksion mund të jetë mungesa e një përbërësi të thjesht natyral.

Meshkujt që i “urrejnë rrezet e diellit” prihen të kenë probleme me performancë të penisit, për shkak se marrja e vitaminës D e përmirëson ereksionin dhe performancën nën çarçafë.

Problemet me ereksion i prekin të gjithë meshkujt e moshave 40 deri 70 vjet, por hulumtuesit nga Universiteti i Milanos, Itali, kanë zbuluar se mungesa e vitaminës D vetëm sa e rrit rrezikun për të pasur probleme të tilla.

Autori i këtij studimi, Dr. Erin Michos thotë: “Mungesa e vitaminës D është lehtë për t’u kontrolluar vetëm duke bërë ndryshime të duhura në stilin e jetës që përfshijnë ushtrimet fizike, mënyrën e të ushqyerit, ekspozimin modest në diell etj.”

Vitamina ka rol të rëndësishëm në funksionimin e mirë të penisit për shkak se vitamina D ka rol të rëndësishëm në përmirësimin e funksionimit të qelizës endoteliale dhe formimin e oksidit nitrik, molekulë e cila i ndihmon enët e gjakut të funksionojnë siç duhet.

Oksidi nitrik i lejon enët e gjakut në penis të relaksohen, gjë që e rrit qarkullimin e gjakut dhe shkakton ereksionin.

Këto enë të gjakut në penis janë shumë të vogla, prandaj lehtë mund të bllokohen nga faktorë të ndryshëm si ushqimi i dobët, mungesa e ushtrimeve fizike, pirja e duhanit, mosha etj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...