Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/10/23

Çka kanë të përbashkët Tahir Efendi Lluka dhe Haxhi Alim Tahir Sylejman Lluka, dhe çka dalluese?



E vërteta për Tahir Efendi Llukën

NJË MOHIM - SHTREMBËRIM I SKËNDER LLUKËS PËR TAHIR ADEM EFENDI LLUKËN 

Arif MOLLIQI


(Në gazetën “Bota sot”, kohë me parë ishte një shkrim i Mr. sc. Skënder Llukës “Një personalitet dhe erudit i njohur i shekullit nëntëmbëdhjetë”, që i dedikohej Haxhi Alim Tahir Efendi Lluka – Gjakova (1825-1907). Ndryshe, në atë shkrim, autori e ngatërron veprimtarinë e Tahir Efendi Llukën me Haxhi Alim Tahir Efendi Gjakovën. Shkrimi nuk kishte mbështetje në fakte, dokumente dhe në asnjë studim të besueshëm. Fatkeqësisht ai shkrim ishte mbështetur më shumë në rrëfime familjare, shokë dhe miq).



Shkruan: Arif MOLLIQI

(Llukë e Epërm / Hamburg)



Krahasimi është masë mbretërore e një standardi. S´kam si të mos e marr si pikë referenciale në këtë reagim timin për ngatërresën e Mr. sc. Skënder Llukës (tani e tutje S. Lluka) për shkrimin “Një personalitet dhe erudit i njohur i shekullit nëntëmbëdhjetë”, që i kushtohet Haxhi Alim Tahir Sylejman Efendi Lluka – Gjakova (1825-1907), për dallim nga Tahir Adem Efendi Lluka. Ky sqarim, që t´i iki keqkuptimit, nuk bëhet për ta mohuar Haxhi Alimin e S.Llukës, po ka qëllim për shprishjen e ngatërresës së krijuar nga ky autor, gjatë përpunimit substancial të biografisë se këtyre dy personaliteteve të kulturës sonë. Në këtë prizëm shoh se S. Lluka ka bërë një ngatërresë, ndoshta pa qëllim, por më duket se më shumë ka ardhur si mungesë e kërkimit dhe hulumtimit serioz. Por, nga një anë tjetër duket sikur autori ka dashur që “Alimin” e vet ta nxjerr nga “lokalizmi provincial”, d.m.th. ta heq nga “katundi” se sipas kutit të tij eruditi nuk mund të jetë nga "katundi", pasi, gjithmonë sipas tij, provinca nuk po “pjellka” erudit(?!), sepse ai gjatë gjithë shkrimit e mohon veprimtarinë kulturore, filozofike, edukative dhe atdhetare të Tahir Adem Efendi Llukës.

Gjatë tërë shkrimit S. Lluka, nuk ka bërë përpjekje të prezantoj faktet, nëse i ka apo ekzistojnë ato, sikurse do të duhej që të paraqiste ndonjë dokument faktik dhe të besueshëm në të cilin Alimi i tij është ai që e prezanton; krijues, erudit, filozof e tjera. Ai edhe kur i përmend veprat e Tahirit (pjesa e shtatë, faqe 15, e 30 prill 2012), nuk thotë nga i ka marrë ato shënime, nga cila arkiv, nga cili autor...?!, mbase po ia rikujtoj se këto të dhëna janë publikuar për herë të parë në gazetën “Rilindja”, e shtune, 8.02.1986, faqe 16, me autor Arif Molliqin dhe tek vepra “Përplasje”, po me autor Arif Molliqin, botoi "Fakti", Shkup, 2000.

Tjetra, ky autor, nuk na e thotë edhe një arsye, një provë që u dashka mohuar veprimtaria dhe autorësia e disa dorëshkrimeve të Tahir Adem Llukës, e as, në cilën arkiv i paska gjetur shënimet e “mohimit”(?!). Në cilën shkrese-dokument arkivor ka gjetur se “është ky e, jo ai”(?!). Nuk është lodhur fare ti referohet ndonjë studiuesi të historisë se shkrimeve të hershme shqipe, që i vërteton “zbulimet” e tija. Pse nuk ka dhënë asnjë shënim bibliografik nga e ka marrë të dhënat, edhe ashtu folklorike, por mbështetët se; X e Y kanë thënë, kanë tregu, kanë fol.

Autori harron se shkenca nuk ndërtohet mbi bazën e bisedave të rastit, në të kundërtën nëse ka mundur të ndodhë, për çka nuk ma merr mendja, se argumentet e tij (qofshin si fusnota), iu paskan avulluar për shkak të thyerjes teknike te gazeta, përsëri nuk e nxjerr nga kriza për shkrimet me hamendje e kuturu.



1. Çka kanë të përbashkët Tahir Efendi Lluka dhe Haxhi Alim Tahir Sylejman Lluka, dhe çka dalluese?

Fshati Llukë e Epërm

Sado që ekzistojnë shumë dallime mes këtyre dy autorëve, dallime këto qofshin në kohë, hapësirë dhe në vet veprimtarinë e tyre, që t´i ik keqkuptimit unë do flas vetëm për Tahir Adem Efendi Llukën, e nga ky prezantim të nxirret e gjithë ajo që kërkohet. Mbase, unë s´kam të drejtë ta mohoj, as nuk ma lejon etika që të shfaq një përbuzje ironike për Haxhi Alim Tahirin e S. Llukës. Çka një gjë të tillë ai e bën shpesh për Tahir Adem Efendi Llukën gjatë shkrimit. Mua nuk me lejohet të mohoj ekzistencën e Alimit të S. Llukës, as rrëfimeve të atyre shumë intelektualëve, bashkëbiseduesve, farefisit të Alimit, pasi ata kanë të drejtë të flasin për njeriun e tyre çfarë të dëshirojnë dhe si ata mendojnë më së miri për te. Ashtu siç nuk kam unë të drejt t'i ngatërroj këto dy personalitete që jetuan afërsisht në të njëjtën kohë, por nuk punuan dhe vepruan bashkërisht, do të duhej të vepronte edhe S. Lluka.

Pra, që t´i ik keqkuptimit, dua të sqaroj që në fillim se unë nuk e mohoj personalitetin e Haxhi Alim Tahir Sylejman Efendi Llukës, por e them se; Tahir Adem Efendi Lluka ka qenë një tjetër personalitet, ka qenë njëri ndër intelektualet me të mëdhenj të kohës se vet, atëherë kur edhe ka veprua, duke lënë gjurmë të pashlyera në kulturën shqiptare me veprat e veta, me veprimtarinë e vet, me filozofinë e vet. Këtë që po e them do ta argumentoj me fakte, dokumente, dorëshkrime, vjersha, që kanë mbetur edhe sot, kurse Skënder Lluka për fat të keq as nuk i ka përdorur dhe as nuk iu ka rferuar, gjatë shkrimit për Haxhi Alimin Tahir...

Po, a kanë diçka të përbashkët këta dy personalitete? Kanë. Së pari; që të dytë kanë emrin “Tahir” dhe mbiemrin “Lluka”, për çka dhe për rrethanat e asaj kohe, mund të krijojnë dilema e hutime, por jo për studiuesit dhe hulumtuesit e zellshëm. Të dytë i kanë takuar nahijes së Gjakovës, ngase fshati Llukë e Epërm deri te lumi Lumëbardhi (Bistrica) i Deçanit i ka takua nahijes së Gjakovës. Dhe se, të dytë janë shkolluar në Stamboll, kurse për Haxhi Alim Tahir Efendinë mësojm nga Skënder Lluka, se qenka shkolluar edhe më tej.

Tahir Efendi Lluka e ka marrë mbiemrin Lluka nga se ka lindur në fshatin Llukë e Epërm të Deçanit. Edhe Haxhi Alim Tahir Efendia, (gjithmonë duke iu referuar S. Llukës), sado që i lindur në Gjakovë, nga babai Sylejmani, ka marrë mbiemrin Lluka, ngase familja e tij paska prejardhje po ashtu nga Lluka e Epërm, nga familja e Nimon Demës (Neziraj) e, që qenkan shpërngul në Gjakovë diku pas vitit 1585(?!).

Më duket se pikërisht këtu fillon gabimi i parë i S. Llukës. Së pari autori nuk është bindës me asnjë dokument rreth kësaj “shpërngulje”, ngase ai nuk e di se familja e Nimon Demës ka ardhur në Llukë të Epërm shumë më vonë nga fshati Isniq. Nga familja e N. Demës ka pas të dalë në Gjakovë, por jo me 1585, por pas vitit 1820. Për biografinë e një familje (sidomos për shkencën e shkencëtarin), koha prej afër treqind vitesh është e madhe.

Kurse, në pjesën e katërt, faqe 18 e datës 27 prill, autori (S. Lluka), thotë se ; “Haxhi Alim Tahir Efendi Lluka ishte nipi i Haxhi Himë Kastratit, njeriut më të fuqishëm të Nishit...”, se është nip nga trungu i babës apo trungu i nënës, këtë ai nuk e shpjegon(?!), ngase, po të thoshte se ishte nip nga trungu i babait, atëherë do të binte ndesh me të gjitha pohimet e tij se Haxhi Alimi ishte nga Lluka.

E shohë të nevojshme ta ritheksoj se autori i këtij shkrimi me gjithë angazhimet e shumta dhe hulumtimet e thella për këtë autor, gjer më sot, siç thamë me gjithë kërkimet e shumta nuk ka arritur të gjej ndonjë shkrim, dokument a vepër me autor: “Haxhi Alim Tahir Efendi Lluka” por vetëm si “Tahir Efendi Lluka”.





2. Pse Skënder Lluka me aq nënçmim e mohon veprimtarinë e Tahir Adem Efendi Llukës?



Në vazhdimin e tretë të shkrimit; “Haxhi Alim Tahir Efendi Lluka-Gjakova- (1825-1907), figurë poliedrike në magjinë e shkrimit shqip”, (E enjte, 26 prill 2012, faqe 15), autori duke u mundua ta ngritë sa më lartë “personazhin” e vet, jo që bënë lëshime profesionale e shkencore, por shkon edhe me larg duke mohuar e injorua të tjerët. Ja çfarë thotë: “Nuk justifikohet assesi që niveli i këtij kolosi të zbret dhe të nëpërkëmbet në nivel të imamit të një fshati që nuk përket me namin dhe emrin e këtij mendimtari të madh shqiptar...”, për të vazhduar edhe duke “këshilluar” se; “Nuk është mirë të polemizohet me sindromën e urrejtjes se gjoja (Tahir Adem Efendi Llukën - plotësim i autorit) nuk e paskan pasur në sy të mirë pushteti turk...”.

Autorin Skënder Lluka, si duket sindroma e urrejtjes a e fobisë nuk e paska lejuar t'u shkoj gjërave sipas kulturës hulumtuese dhe të një studimi shkencor, nëse përnjëmend e ka pasur për ta mbrojtur Haxhi Alim Tahir Efendinë, gjërave është dashur t´u qasej më me seriozitet. Unë nuk e di e, as që kam lexuar deri më sot, se dikush paska tentuar ta “ulë” në nivel katundari Haxhi Alim Tahir Efendinë Alimin siç pretendon autori në fjalë. Dhe, pavarësisht nga dëshira a urrejtja e autorit, më duhet t'ia rikujtoj atij se Tahir Adem Efendi Lluka, ka qenë imam, dhe kjo është e vërteta, por imam në një qendër të madhe të kohës, siç ishte Stambolli. Pastaj,“Tahir Efendi Lluka, ishte edhe myderriz në Shkollën e lartë fetare Fatih në Stamboll”, shih: (J. Vreto, Mendime mbi shkrimin e gjuhës shqipe, Vepra të zgjedhura, 263, i shkruar më 1879 në 27 faqe, ruhet në AQSH të Shqipërisë, Fondi 21, dos. 5)

Pra, ai s´ka qenë imam në ndonjë fshat a katund(?!), siç pretendon ta nxjerr S. Lluka, bile me nënçmim dhe përbuzje (?!). Por, edhe sikur të kishte qenë e vërtetë ajo që S. Lluka e pohon në shkrimin e tij, kjo gjë nuk do t´ia ulte aspak vlerën personalitetit të Tahir Adem Llukës.

Tjetra, nëse (S. Lluka), mund ta argumenton se “janë të pa baza disa pohime të cilat provojnë të justifikojnë që Tahir Efendi Lluka në vitin 1908, hapi mejtepin në xhaminë e fshatit Lluka e Epërm. Mejtepin e ka hapur imami Tahir Adem Mulliqi, dhe kjo shkollë nuk ishte shkolla e pare shqipe në Kosovë...”, por vetëm në Llukë dhe në rrethinën e Deçanit.

Për të gjitha këto pretendime të qëllimshme, apo lajthitje shkencore do mundohem t´iu jap përgjigje, por jo si “sindromë e urrejtjes” e as duke këmbëngulur se gjithçka që e kam thënë apo po e them unë, e ka përfunduar a po e përfunduaka zbulimin për veprimtarin e Tahir Adem Efendi Llukës. Për mua më rëndësi është të dihet saktësisht kush janë autorët e atyre veprave që gjenden në Arkivin e Kosovës, (Fondi i Mulla Jusuf Latës nr. 191/1, 191/2 dhe 191/3), e për të cilat me ndihmën e vet Jusuf Lataj, në vitin 1986, kisha bërë një publikim në gazetën “Rilindja" të datës 8 shkurt1986, faqe 16.

Po ashtu, do mundohem të mos e lëndoj në asnjë variante as autorin e shkrimit, por as figurën e Haxhi Alim Tahir Sylejman Llukës, për çka është angazhuar S. Lluka.





KUSH ISHTE TAHIR ADEM EFENDI LLUKA?


Ndër ato personalitete që lanë emër në fushë të kulturës shqiptare të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli, më një frymë fetare moralizuese, është edhe Tahir Efendi Lluka. Ky krijues moralizues, i takon kohës kur letërsia shqipe kishte filluar hapa të një ecjeje përpara, ecje kjo më alfabetin arab dhe e ndikuar nga kultura dhe letërsia e Lindjes. Ndonëse dominohej nga ilahit (lutjet) fetare dhe me frymën islame e turke, të përkthyera apo origjinale, thelbësorja e tyre ishte se filloi të ringjallët dhe të rritet përvoja e shqiptarëve që edhe mësimet fetare islame të hynë gjithnjë e më shpesh dhe më fuqishëm në shërbimin e çështjes kombëtare shqiptare, të identitetit etnik, të kulturës shqiptare. (A. Molliqi: “PËRPLASJE”, faqe 92, botoi "Fakti", Shkup 2000 dhe gazeta “Bota sot”, 30 gusht 1999).

Edhe Tahir E. Lluka i takoj plejadës së intelektualëve shqiptar që tërë veprimtarinë e vet ia kushtoj çështjes shqiptare dhe se nuk ishte vetëm një imam xhamia siç pretendojnë ata që nuk e njohin bibliografinë e tij. Meqenëse çështja e imamit s´është këtu çështje e këtij observimi, ne do mundohemi këtu të tregojmë disa nga gjurmët që i la Tahiri në kulturën, letërsinë shqipe dhe në veprimtarinë kombëtare në përgjithësi gjatë Rilindjes sonë Kombëtare. Nuk do të përmendim as arkivat e Stambollit, sa për t'i përmend, e që nuk kemi akoma fakte konkrete të prezantuara, nuk do të përmendim as numrin prej 31 Veprave e dorëshkrimeve të mbetura diku në arkiva ose tek familja që; disa qenkan humbur në Mitrovicë, disa në arkivat e Tiranës, bile mbas vitit 1946(?!). Këtë hë për hë nuk e themi pasi s´kemi gjë konkrete. S´do shkruajmë as për 160 këngët fetare, e që për lexuesin, studiuesin nuk mund të prezantojmë asnjë këngë, asnjë varg. Këto shifra prej 31 Veprave dhe dorëshkrimeve, për 160 këngët e Haxhi Alimit ndoshta një ditë do të na i afron Skënder Lluka, ashtu siç i përmend këto shifra në vazhdim të shkrimit ditën e pestë, faqe 18, 28 prill 2012, por për fat të keq pa sjell asnjë fakt, asnjë argument të besueshëm.

Tahir (Adem) Efendi Llukën do ta paraqesim aq sa kemi fakte për te, aq sa kemi mundur deri më tani t'i mbledhim të dhënat në terren. Nuk i nënshtrohem hamendjes, thashethemeve, rrëfimeve e, as tregimeve që nuk përputhen me kohën dhe me argumentet e besueshme, e që duhet të jenë faktik e shkencor.

Tahir (Adem) Molliqi, që është i njohur si Tahir Efendi Lluka, ka lindur në fshatin Llukë e Epërm të Deçanit nga familja e Molliqëve e jo sipas S. Llukës “mulliçi”. Nuk dihet viti i lindjes, sado që thuhet se lindi aty mes viteve 1830 - 40. Në moshën e re shkoj asqer i Turqisë, sepse nga tre vëllezërit (ishte vëlla me Bajramin dhe Ibishin), atij i takoj ta kryente „obligimin“ ushtarak në emër të familjes së tij.

Tahirin, Perandoria turke, (sigurisht për shkak të talentit që kishte treguar), në vend se ta dërgonin në luftë, e dërgojnë në një shkollë fetare. Si nxënës i mirë, atij ju mundësua të vazhdoj shkollimin e lartë ku mbaroi me sukses dhe u emërua myderriz i një xhamie të Stambollit e më vonë profesor në Shkollën e Lartë „Fati“ të Stambollit. Për të satën herë na ka rënë të përmendim se ky krijues, ishte myderriz në Fatih të Stambollit e jo imam katundi. Kjo është dëshmi më e mirë që flet për rëndësinë e tij kulturore arsimore kombëtare për kohën kur edhe jetoi. “Në këtë institucion kulturor, ky krijues veproi kryesisht në kohën sa këtu udhëhoqi si rektor dhe si personalitet i Universitetit Hoxha Tahsimi (vdiq më 8 VII. 1881), por ishte në lidhje për veprimtari kulturore kombëtare edhe me Jani Vreton. Me gjasë, pas “komprometimit” të Hoxha Tahsimit, hedhjes së tij në lëvizjen e Rilindjes për alfabetin e shqipes, më 1874, u komprometua edhe Tahir E. Lluka", gjë që ai u kthye në Kosovë. (M. Pirraku, në “Kultura Kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”..., faqe 393, Prishtinë, 1989), prandaj nuk e kuptoj pse S. Lluka nuk do ta pranoj se Tahir Adem Efendi Lluka ishte person i padëshiruar nga pushteti?! Bile ai na propozon që mos të merremi më ketë çështjen e komprometimit ngase personazhi i tij, sipas S. Llukës, ka qenë një i përkëdheluri i Turqisë.

Mirëpo ky „komprometim“ i Tahirit lidhet edhe më disa veprime të tija. Ai disa herë është kthye në fshatin e lindjes në Llukë të Epërm ku ndërtoj Mejtepin më 1887.

Duhet t´ia sqaroj z. S. Lluka, se para mejtepit të Tahir (Adem) Efendi Llukës, në Llukë të Epërm nuk kishte kurrë xhami e as mejtep tjetër, as edhe të rrënuar siç thotë ai. Sipas gojëdhënës në Llukë kishte në shek. XI-XII, ose më herët një kishë që përmendet si “Kisha e Zefit”, ai vend sot quhet edhe “Arat e Zefit”. Prandaj, nga i nxjerr të “dhëna” S. Lluka për “mejtepin ose xhaminë e rrënuar” në Llukë, nuk e di. Ashtu siç nuk është e saktë se në vitin 1905, në Llukë të Epërm “Hasan Efendi Lluka e ka hap-riparua Mejtepin e Llukës”. (Kështu shkruan S. Lluka në vazhdimin e tretë, datës 26 prill).





SHKOLLA E LLUKËS; NDËR SHKOLLAT E PARA SHQIPE NË KOSOVË



Në Mejtepin e Llukës, mësimi është bërë në gjuhën shqipe me alfabetin e Tahir Efendi Llukës.



Kur Tahir Adem Lluka ishte kthye nga Stambolli, ai nuk kishte mjete sa duhet për ta ndërtua mejtepin andaj e shiti pjesën e pasurisë se tij, patundshmërinë – arat e tij, që edhe sot e kësaj dite, në Llukën tonë, ato ara quhen “Arat e Tahirit”, dhe me ato mjete ai e ndërtoi mejtepin - shkollën e parë, jo vetëm në Llukë por në gjithë territorin e Deçanit.

E kur e kishin pyetur Tahir Adem Efendi Llukën; pse nuk po e ndërtonte një xhami. Ai ishte përgjigjur; "Xhamia është vend vetëm për t´u falë, për lutje Zotit, kurse Mejtepi mund ta kryen edhe rolin e xhamisë edhe të shkollës", kurse vendi ynë ka nevojë për shkollë. Në këtë shkollë, të ashtuquajtur „Mejtep“, Tahir Lluka, angazhoj një imam i cili përveç që kryente ritet fetare, ai duhej t'i mësonte edhe shkrim-leximin shqip me alfabetin arab, alfabet ky i përpiluar nga vet Tahiri me 1878, i njohur si „Alfabeti i Tahir Efendi Llukës”. Ishte kohë kur veç kishin përpiluar alfabete edhe Veqilharxhi 1844, Tahsini 1874. Me këtë Lluka luftoj që të bëhet kthimi i xhamisë turke në xhami shqiptare dhe në shqiptarizimin e fesë islame. (M. Pirraku: “Kultura Kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, faqe 510, Prishtinë 1989).

Kur S. Lluka thotë se Haxhi Alim Tahir Lluka (i tij) e paska ndërtuar xhami - mejtepin në Llukë, vetvetiu shtrohet pyetja, pse atëherë ai nuk e kishte ndërtua Mejtepin në tokën e të parëve të tij (në tokën e Nimondemajve), por në tokën e familjes Molliqaj?! Sot, e gjithë ditën, po t'i pyesësh afër dymijë banorët e fshatit Llukë e Epërm, të gjithë do të tregojnë se Mejtepi është në tokën e molliqëve, pronë e familjes së Isuf Bardhoshit - Molliqaj, pastaj të gjithë e dinë se Tahir Efendi Lluka i cilës shtëpi - oxhak ishte dhe i cilës familje.

Tahir Adem Lluka, pasi hapi shkollën e parë shqipe, kthehet në Stamboll por menjëherë burgoset dhe që nga ajo ditë kurrë më nuk është ditur saktësisht për te, sado që viti i vdekjes merret viti 1908, vit kur arrestohet, apo viti 1908, ndoshta është viti kur Tahir Lluka ekzekutohet, ose, dënohet me vdekje për veprimtari patriotike shqiptare që binte ndesh me pushtetin e Turqisë. Në vitin 1909, i vëllai i Tahirit, Bajram Ademi me ndihmën e Zajmit të Gjakovës, ka shkuar ta vizitonte Tahir Efendi Llukën në Stamboll, por atje bashkëshortja e tij që tashmë jetonte tek familja i tregon se; Tahirin e kishin marrë një mëngjes dhe s´është kthye më në shtëpi. (Kjo e dhënë është marrë nga Ali Bajrami, që Tahir (Adem) Efendiun e kishte axhë (vëlla të babës), i lindur me 1884 - 1970, i cili kishte jetuar për pak kohë me axhën e vet. Deklaratën e ka të dhënë në vitin 1969).



Mejtepi i Tahir Efendi Llukës njëra prej Shkollave të para shqipe në Kosovë



Ekzistojnë të dhëna bindëse se Shkolla e parë shqipe në rrethin e Deçanit është mbajtur në mejtepin e Llukës menjëherë pas vitit 1889. Prandaj, kur e themi këtë ne mbështetemi në shënimet e gjetura gjer më tani, mbështetemi në argumente dhe jo rrëfime individuale. Ne nuk kemi pretendime që t'ia kufizojmë dikujt hulumtimet dhe gjurmimet për të gjetur të vërtetën. Prandaj, nëse dikush ka fakte, dokumente që e thonë të kundërtën e kësaj, ne i pranojmë, bile i jem mirënjohës, por jo me retorikë, me pallavra dhe fjalë boshe, të pretendohet për t'u mohuar argumentet e njohura gjer më tani.

Kështu, i pëlqej apo jo kjo gjë edhe Skënder Llukës, konstatimi i argumentuar shkencërisht është se ndër shkollat e para shqipe në Kosovë është pikërisht Shkolla e Llukës. “Mektepi i Tahir Efendi Llukës-shkolla e pare shqipe ne Kosove”, (Dr. Abdullah Hamiti, "Dituria Islame", nr. 222 Prishtinë dhe, Abdullah Hamiti, "Angazhimi i Tahir Llukës për arsimin kombëtar shqiptar", referat i mbajtur në temën "Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", (Simpozium Ndërkombëtar, më 15-17 tetor 1992), Prishtinë 1995, faqe 386 - 391).

Në monografinë për Deçanin, kemi hasur të dhëna se;“vitin 1909 në xhaminë e fshatit Carrabreg punoj shkolla e parë shqipe me alfabet arab, me mësues Mulla Adem Dautajn që është shkolla e parë e këtij lloji në këto anë”, (Deçani - monografi, F. Mehmetaj dhe F. Ramosaj, faqe 505). Ky mendim sado që i rëndësishëm të duket, për çështje korrektësie na duhet të themi se: nuk qëndron, dhe është plotësisht i pasaktë. Këtë e vërteton e dhëna se nga viti 1889, “në Mejtepin e Llukës kanë dhënë mësim personalitete të njohura, në mesin e tyre dallohet Haxhi Kahriman Peja, i cili ishte ndër mësuesit dhe pedagogët e parë në Mejtepin e Llukës”, (Sh. Dibrani, “PINJOLLËT E RRUSTEM LLUKËS", libër në dorëshkrim). Këtë mësues e angazhon profesori i Shkollës së Lartë Fatih në Stamboll, Tahir Lluka duke e udhëzuar që mësimin ta mbaj në gjuhën shqipe, sipas alfabetit arab, gjegjësisht duke përdorur “alfabetin e Tahir Efendi Llukës” i përpiluar në vitin 1878, (M. Pirraku, "Kultura Kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, botoi Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1989, faqe 510).

Në Mejtepin e Llukës, mësimi është bërë në gjuhen shqipe me alfabetin e Tahir Efendi Llukës, kurse pjesa fetare është bërë në turqisht, persisht dhe arabisht. Haxhi Kahriman Peja ka qenë i shkolluar në Shqipëri, kurse nxënës të tij ishin nga Lluka, Carrabregu, Isniqi, Deçani. Nga Lluka ka qenë Bajram Rrustemi, Zeqë Bajrami, Haxhi Bajram Januzi, Brahim Dauti, Ali Bajrami e ndonjë tjetër. Bajram Rrustemi dhe Brahim Dauti kanë lexuar dhe shkruar edhe arabisht dhe turqisht. Bajram Rrustemi ka shkuar edhe në një shkollim pak më të lart që merrej në Medresenë e Pejës.

Pse është e rëndësishëm ti përmendi këta nxënës?

Ngase në shumë shënime të gjetura kohëve të fundit pikërisht Zeqë Bajrami, nxënës i këtij Mejtepi kishte mësuar të shkruante me alfabetin e Llukës dhe se ai në dorëshkrimet e tija kishte lënë gjurma të pamohueshme se dorëshkrimet e gjetura tash se fundi, janë vepra të Tahir Adem Llukës. Por për këtë do ndalemi kur do flasim për dorëshkrimin “Risale-i hafize”.

Kur burgoset Tahir Efendi Lluka në Stamboll pasi ishte në kontakt me Hoxha Tasimin dhe Jani Vreton, autoritet e Turqisë e mbyllin shkollën në Llukë dhe për një kohë ajo rri e mbyllur.

Më vonë mësues në Mejtepin e Llukës është bërë Bajram Rrustem Shala, që kur e ka nisur punën e mësuesit, nxënës i ka pasur disa edhe më të vjetër sesa veten. Një ndër nxënësit e Bajramit ka qen edhe këngëtari i mirënjohur Dervish Shaqa, që ishte po ashtu nga fshati Llukë. Në këtë brez kanë qenë edhe Nur Dauti, Smajl Rama i Llukës, kurse Hasan Bajrami, e pat mbaruar shkollën për hoxhë në Gjakovë, te Imam Fahri Efendi Ilazi, i cili mësoi një brez të tërë duke i mbushur me ndjenja atdhedashurie. (Shefqet Dibrani, monografi në dorëshkrim për "PINJOLLËT E RRUSTEM LLUKËS", libër ky që pritet të dali sivjet nga botimi).





Cilat gjurma i la Tahir Adem Efendi Lluka në kulturën shqiptare.



Gjurmë të aktivitetit të Llukës, janë një varg dokumentesh dhe shkrimesh që vërtetojnë për Llukën si një aktivist i dalluar në kulturën dhe në çështjen shqiptare, afërsisht gjatë viteve 1860-1900.

Meqenëse gjatë viteve 40-70 të shek. XIX ishte e pranishme tendenca që bektashizmi shqiptar të bëhej fe shqiptare e pavarur, edhe na dalin shumë ithtar të doktrinës filozofike bektashiane. Sidomos me shpejtësi në Gjakovë dhe rrethinë ndërtohen Teqe, afirmohen sektet e tarikatit e sidomos tarikati Halveti, tarikati Sadi, tarikati Kadiri, Melami, Bektashi, Rrufai e tjera. Qe të mos futem një fushe që nuk e njoh mirë, po e lë me kaq. I përmenda këto elemente, më shumë për të tregua se Tahir Adem Efendi Lluka nuk i takonte asnjë sekti të tarikatit, por i takonte frymës fetare Syni- vazhdues të Muhamedit a. s.

Tahir Efendi Lluka ishte shok dhe një mik i madh i Jani Vretos, çka Jani Vreto me 1878 shkruan për Llukën: „Tahir Efendia ma bëri të njohur në Stamboll një gjakovar, që quhej Hysen Efendi, duke më thënë sipas gojëdhënës, ai ishte një njeri i shenjtë dhe shkrojti shqip me shkronja arabe këshilla fetare në shumë dorëshkrime...“, (J. Vreto, "Mendime mbi shkrimin e gjuhës shqipe", Vepra të zgjedhura, 263, i shkruar më 1879 në 27 faqe, ruhet në AQSH të Shqipërisë, Fondi 21, dos. 5).

Mirëpo, e lëmë këtu çështjen biografike, që edhe ashtu akoma nuk kemi dokument ofiqari që tregon vitin e lindjes dhe të vdekjes, po i kthehemi veprës së Tahir Adem Efendi Llukës. Lidhur më veprimtarinë e Llukës siç dihet, janë marrë punëtorët shkencorë, në mesin e tyre edhe Akademik Idriz Ajeti, i cili në „Kërkime gjuhësore“ shkruan: "...E Lluka një „Mevlud“ të botuar në Stamboll“, kujtojmë se pikërisht për këtë „Mevlud“, që ekziston, është fjala. Edhe Robert Elsie e përmend Tahir Efendi Llukën, sado shumë pak, por viti i vdekjes 1908, tregon shumë. (Robert Elsie, “Historia e letërsisë shqiptare”, botimi i dytë, faqe 154, Dukagjini, Pejë, 2001)





TAHIR LLUKA ISHTE LIGJËRUES NË UNIVERSITETIN E STAMBOLLIT



Dh. Shuteriqi, “Shkrime shqipe në vitet 1332-1850”, Prishtinë 1978, po ashtu përmend Tahir Efendi Llukën e jo Haxhi Alim Tahir Efendiun. Sikur gjer ne vitin 1969 te gjendeshin 31 veprat e Haxhi Alim Tahir Llukës në arkivin e Tiranës, si është e mundur qe këto vepra te mos studioheshin, ose futeshin ne shkrimet e Dh. Shuteriqit?!

Mirëpo këtu pa hyrë në analizën e gjithë asaj çfarë është shkruar deri tash për këtë autor të shekullit të kaluar, po nxjerrim ca shënime rreth tri dorëshkrimeve, që gjenden në Arkivin e Kosovës dhe „Mevludin“.

Ajo që është në interes për studiuesit (edhe të atyre që hamenden para veprave të Tahir Adem Efendi Llukës), është të shikohet se këto vepra janë të shkruara me alfabetin e tij për shqipen. “Kështu, në mungesë të veprës origjinale, jemi të detyruar që edhe këtë problem ta shndrisim mbi të dhënat që na i mundëson alfabeti që përdori Zeqir Bajrami i Llukës. Mendojmë se ky krijues e ndoqi besnikërisht grafinë e Tahir Efendisë, ...Tahir Efendi Lluka për alfabet të shqipes mori alfabetin arab, kurse për tingujt shqip që mungonin germat adekuate kombinoi germa të reja. Kështu, për shembull: vavin (9) e përdori për U-në, kurse vavin e stilizuar persiane ( )= e.... (M. Pirraku, "Kultura Kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, botoi Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1989, faqe 510).

“... Autori i përdori dy bashkëtingëllore për N-ne dhe për EN-in e viseve Llukë – Isniq - Deçan, gjë që është karakteristikë të kësaj ane në fillim të fjalës P.sh: en-arë, en-livadh, en-qytet, en-mal etj...”, (po aty, faqe 395).



6. Mevludi i Tahir Efendi Llukës



Për të satën herë është thënë se Mevludi është shkruar në vitin 1873 nga Tahir Adem Efendi Lluka, të cilin, pasi ky ishte person i padëshirueshëm për pushtetin, e botoi, më 1907, hoxha Tahir Halil Popova (1856-1949)... Botimi i këtij mevludi nuk u pëlqye edhe nga shkaku se inteligjencia kosovare e asaj kohe e dinte se vepra ishte e myderrizit Tahir Efendi Llukës. Gazeta "Drita", duke përfunduar kryeartikullin me të cilin informonte për botimin e kësaj vepre me leje të qeverisë turke, e kritikon Tahir Efendi Popovën pse Sulltanin e quante „gazi e fatih!“ dhe tërthorazi e vuri në spikamë pa ndërgjegjen e tij ndaj Tahir Efendi Llukës: “Në Kosovë këna disa hoxhallarë e ulema shqiptarë të vërtetë, por janë edhe disa hajna, si myftiu i Prishtinës, të cilët nuk njohin as Zot as Pejgamber, shesin din e iman për të holla e për nishane". (Gazeta „Drita“, nr. 91, Sofje, 15.VII. 1907,1. (Cituar sipas: M. Pirraku, në Kultura Kombëtare....faqe 394).

Ky mevlud nuk është dorëshkrim, por botim i rrallë, i cili është botuar në Stamboll. Ka edhe vitin e botimit. Në këtë botim në disa vende, përveç emrit të Tahirit, që është shkruar me germa të shtypshkronjës, kemi edhe emrin e tij të shkruar me dorë, me ngjyrë të kaltër. Nëse bëhet krahasimi me dorëshkrimin, mund të arrijnë në përfundim se ky „Mevlud“ është i Llukës.

Gjuha e përdorur në dorëshkrim dhe në „Mevludin“ e botuar në Stamboll, është e njëjtë dhe se jep të kuptohet se autori i këtij „Mevludi“ është Tahir Efendi Lluka, Andaj lypset një studim i thukët edhe gjuhësor nga ana e shkencëtarve, në mënyrë që kjo çështje të vërtetohet deri në saktësi. (Arif Molliqi, „Rilindja“ e shtune 8 shkurt 1986, faqe 16, dhe A. M. ”Përplasje”, Fakti Shkup, 2000).





7. “ARKAID- UL ISLAM“ (Filozofi islame)



Ky dorëshkrim ka 195 fletë të shkruara me laps grafik, ku disa vende shkrimi lexohet me vështirësi, pasi i janë shlyer germat dhe disa fletë janë të shqyera. Teksti është shqip me germa arabe dhe mbanë datën e shkrimit vitin 1312 H (sipas hixhrit) që domethënë - viti 1881. Për shkak të vështirësive për ta lexuar, ky vit mund të jetë edhe më i hershëm, ndoshta,1302 sipas hixhrit.

Dorëshkrimi është shkruar në fletore të trashë me vija të gjera në mënyrë horizontale nga e djathta në të majtë. Fletorja është e përbërë prej shumë fletësh të qepura me gjilpërë (punë dore) dhe të mbështjella me kopertina të trasha. Ky dorëshkrim ka përmbajtje filozofike, e më tepër fetare; merret me besimin e vjetër në shumë zota dhe fenomeneve natyrore, por edhe besimin në një zot.

Gjithsesi dorëshkrimi për temë ka edhe mirësjelljen e grave, edukimin mysliman e tjera. Madje, veprat e tij në vete ngërthen një Arkaid (apologji), që e fillon me konstatimin: “Gruaja a katil”, çka tregon se Tahir Efendi Lluka ishte antifeminist i madh.

Gjuha në „Arkaid-ul islam“ është mjaft e përzier me turqizma, por i ngjason rrethit të Llukës, Deçanit, Pejës dhe Gjakovës.



8. „RISALE-i HAFIZE“ (Urata e besimtarëve ose Liurat elmuminin)



Ky dorëshkrim gjendet edhe në versionin „Urata e besimtarëve“. Numri me të cilin evidentohet në AK, është 191/2. Dorëshkrimi ka 30 faqe, kurse në një faqe ka 18 rreshta. Ky dorëshkrim nuk është origjinal. Në disa fletë shkruan se është përshkrim nga origjinali dhe se përshkrimin e ka bërë bashkëvendësi i Tahir Llukës, e njëherë nxënësi i tij Zeqë Bajrami nga Lluka e Epërm, i cili ka vdekur në vitin 1948. Në këtë dorëshkrim shkruan: „Këtë qitap e ka kopjuar Zeqë Bajrami nga Lluka e Epërm, Kazaja e Gjakovës, në vitin 1335“. Origjinali i këtij dorëshkrimi është quajtur „Risale-i hafize“ apo nga dorëshkrimi „Urata e besimtarëve“. Përshkruesi i dorëshkrimit thotë se nga origjinali mungojnë disa fletë.

„Urata e besimtarëve“ bën fjalë për fiset e Rrafshit të Dukagjinit, për fisin Thaq dhe Shalë. Përshkruesi (Zeqë Bajrami) thotë se edhe Tahir Efendi Llukës çështjen e fiseve ia ka treguar njëfarë Emini, për të cilin nuk jepen kurrfarë shpjegimesh të mëtejme, por supozohet se është fjala për një pleqnar të fshatit të Llukës së Epërm të asaj kohe.

Është karakteristikë se përshkrimi (kopjimi) është bërë me ngjyrë të kuqe në të kaltër. Përndryshe, kjo ngjyrë edhe sot përdorët në këtë fshat, sepse përfitohet nga një bimë, që gjithashtu rritet në këtë fshat.







9. „ RISALE-i AH-LAK“ (Broshurë mbi moralin)





Me vulën e Arkivit të Kosovës është edhe dorëshkrimi „Risale-i Ah-lak“ që ka 215 fletë, mban numrin 191/3, viti i shkrimit është 1311 sipas hixhrit. Ka mundësi që këtij dorëshkrimi t´i mungojnë disa fletë. Në fillim të dorëshkrimit shkruan: „Shkruesi i këtij qitapi asht Tahir Efendi Lluka”, kurse në një fletë pa numër shkruan: “Në këtë qitap janë kallxu të gjitha meseletë për arkaidin“, (arkaid-filozofi).

Dorëshkrimi është i ndarë në 22 pjesë (kapituj), të cilat veç e veç shpjegohen, e pastaj për të gjitha jepet një shpjegim përmbledhës. Renditja kronologjike e këtyre kapitujve të dorëshkrimit është bërë në këtë mënyrë: 1) Rrena, 2) Morali, 3) Mendjemadhësia, 4) Gajbetë fjalët, 5) Përgojimi, 6) Përgojimi pas shpine,7) Nemamlluki-dorështrenjti, 8) Sadaki pa hile, 9) Zineja, 10) Hajnia e tjera.

Në këtë dorëshkrim më së miri mund të vërtetohet se në çfarë dialekti dhe si e përdori Tahir ef. Lluka gjuhën shqipe në shkrimet e ti.







10. Poezia edukativo-patriotike e Tahir Efendi Llukës





Se vërtet ishte intelektual i madh, dëshmon edhe e dhëna se ai një kohë ishte ligjërues në Fatih (shkollë e lartë islame) të Stambollit, në kohën kur rektor i Universitetit të Stambollit ishte Hoxha Tahsini.

Tahir ef. Lluka në vitin 1889, në vendlindjen e tij, në Llukën e Epërme, nahija e Gjakovës, ndërtoi mejtepin dhe, siç thuhet në popull, për të punuar si mësimdhënës, krahas vetes, kishte angazhuar një hoxhë, i cili merrte pagë mujore. Në këtë shkollë fillore mësohej shqip, kuptohet me grafi arabe. Por me rëndësi është se mësohej shqip dhe mbase ajo ishte ndër shkollat e para shqipe në Kosovë, kuptohet pas një sundimi të gjatë e obskurantist të Perandorisë Osmane. Për mirëmbajtjen dhe mbikëqyrjen e punës së shkollës, Tahir Lluka kishte hapur një dyqan në një dhomë të mejtepit. Të dhëna të shkruara për mejtepin në Llukën e epërme, kemi pikërisht nga vetë Tahir Lluka, i cili në libërthin e tij “Risale-i Ahlak” (Broshurë mbi moralin) na njofton për angazhimin e tij që fëmijët të mund të mësonin shqip:



“Kur dot knojn kta voxhli nëpër Shqipni

merrni vesh ju gjith Shqipni jav marova temel t’ri

ky mas pari permu knue n’katund tem me shum oda,

krejt çaxhir me çereç djem e çika

per me knue ket temel t’ri

me guha t’veta per turçni (për muslimani - A.H.)”









LLUKA ISHTE HALË NË SY TË TURQISË PËR VEPRIMTARINË KOMBËTARE





Pra, për sa i përket arsimimit, Lluka nuk bën dallim,

sepse ai parasheh që të mësojnë edhe djemtë edhe vajzat.





Veprat e Tahir ef. Llukës, që dihen dhe gjenden në Arkivin Shtetëror të Kosovës (fondi i Jusuf Latës, nr. 191/2), gjithsesi që ia vlen për t'u veçuar vepra “Risale-i ahlak” (Broshurë mbi moralin).

Kjo është një vepër me tematikë filozofike - pedagogjike, në të cilën ka ngërthyer shumë mendime të shëndosha, ku flet për përmbajtjen e edukatës morale - shpirtërore, me kulturën e sjelljes etike. Kështu, në këtë vepër autori na shfaqet intelektual i madh i kohës, të cilit i vjen keq pse kombi kishte mbetur në xhahili (injorancë) dhe shpëtimin e tij e shihte në arsimimin e gjithmbarshëm të shqiptarëve. Kur flet për mejtepin e tij, ai thotë: “Ket temel t’ri e marova/ Perme knue djem e çika”. Pra, për sa i përket arsimimit, Lluka nuk bën dallim, sepse ai parasheh që të mësojnë edhe djemtë edhe vajzat. Hartimi i këtyre teksteve nga ana e Tahir ef. Llukës, nuk synonte vetëm mësimin e lexim - shkrimit, siç mund të supozohet në dukje të parë, por autori i tyre synonte njëkohësisht, siç do të synojnë edhe rilindësit e kësaj periudhe, zgjimin e dashurisë ndaj gjuhës amtare dhe përparim të shpejtë për t’u futur në rrjedhat e popujve të qytetëruar.

Hapja e mejtepit dhe përpjekjet e tij për punë të suksesshme, kujtojmë se dëshmojnë për ndërgjegjen e këtij intelektuali shqiptar, për nevojën dhe domosdoshmërinë e shkollës në gjuhën amtare. Këtë ai e shpreh me fjalët:



“Gjithsa kavm (komb A. H) me guh t’vet

jon tuj knue, hem tuj shkrue

për dynja dit per dit kta tuj fitue, tuj madhnue,

veç kavmi ynë pa fitue tuj voglue…!”



Me këto Tahir Efendi Lluka dëshmon vetëdijen për diturinë dhe qytetërimin, si mjete që do të zhdavarisnin errësirën, ku ishte katandisur popull. Në vazhdim në veprën e tij “Broshurë mbi moralin”, Tahir ef. Lluka, me mjaft mjeshtëri, përshkruan gjendjen arsimore të shtresave të gjera të Shqipërisë, të cilën e paraqet mjaft të mjerueshme, një gjë që e brengoste shumë edhe atë:



Kjo Shqipni ka met krejt në pa dit xho n’xhahili

Erdhi vakti me dal n’mejdan kjo Shqipni

N’selamet për me dal kjo Shqipni fukara

keka çillue

Un po due me shka kam marue ket te’lif

(vepër) çi osht i ri

Din devletit hizmet mej bo m’ket turli me

hurufi arabi

Hem ni temel me lidh per Shqipni

Mos me kon fukaraja n’ket Shqipni pa

dit xho krejt n’xhahili

Pse t’gjith katundet n’per Shqipni fukaraja

kurfar gjuhe hiç nuk din

Dy tre vet çi jon n’medrese ja mektepli

N’koft me dit kta per devlet per turni

Tjert jesin mashkull femen pa dit xho

krejt n’xhahili.



Këtu qëndron aftësia dhe gjeturia e Tahir ef. Llukës, i cili diti ta shfrytëzonte këtë gjendje të mjerueshme të injorancës, siç thoshte ai fetare, ngase ata nuk dinin gjuhë tjetër përveç asaj amtare, dhe duke kërkuar që njohuritë fetare t’i nxinin në gjuhën amtare, u angazhua për arsim kombëtar shqiptar, për ngritjen e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, për mbjelljen e dashurisë ndaj gjuhës amtare si dhe për emancipimin e popullit në përgjithësi, që, siç dihet, arrihet me arsimim në gjuhën amtare, pra me dije.

Këtij "Alimi" të dalluar shqiptar, si edhe shumë rilindësve të tjerë, iu desh të përpilonte vepra didaktike shkollore, por që të ishin të mbështetura në fushën e dijes fetare islame. Ndërsa qëllimin e të shkruarit të veprave të veta, Tahir ef. Lluka na e shpjegon vetë:



“Edhe çera shum kitabe gjith per fe çi jon

Per thmi i marova, me husus kto per Shqipni

Gjith mu knu per Shqipni”.



Ky dijetar, që ishte në shërbim të fesë (një kohë kishte shërbyer imam në Stamboll dhe në vendlindje), dijen e çmonte shumë, ngase si shumë rilindës tanë iluministë, përparimin e popullit e lidhte me arsimimin e tij në gjuhën amtare, pra këtë e shihte në - ilm, dhe thoshte:



“I pa ilm i padije xhahil kush ka me kon

I keç ky per gjithkond ka me kon

Pej mosdijes fort me ik per gjithkond

duhet me kon

Me lyp ilmin dijen ti ku ka me kon.”



Sado që veprimtaria e Tahir ef. Llukës zhvillohej në mektep dhe me grafi arabe, nga vetë fakti që zhvillohej në gjuhën shqipe, nuk u shkonte për shtati qeveritarëve turq. Prandaj kjo veprimtari arsimore në gjuhën shqipe e Tahir efendi Llukës, iu bë hale në sy organeve të pushtetit turk. Shkoi në Stamboll, ndoshta për ndonjë sqarim, por nuk arriti ta shlyente akuzën se po i mësonte fëmijët “Kaurrisht” dhe as të kthehej më në vendlindje.

Për fund do të themi se veprimtaria kulturore - pedagogjike e Tahir ef. Llukës duhet vështruar në kontekst me kohën kur punoi dhe veproi. Dhe nga vetë fakti se dihet që asokohe nuk kishte shkolla të tjera publike shqipe, duhet vlerësuar mejtepi i Tahir Efendi Llukës. Ndonëse na mungojnë informatat rreth punës së mejtepit, - prej nga vinin nxënësit, si organizohej procesi mësimor etj., në saje të përmbajtjes së veprave të tij që kemi në dorë, të cilat siç thotë vetë autori, i kanë shërbyer si tekste mësimore, - mund të flitet në kontekst me kohën për përmbajtjen e mësimeve, për metodën e mësimit, për mënyrën e organizimit të mësimit, për rrjedhat e procesit mësimor, e njëherësh, shpresojmë se ky shkrim yni do të mund të shërbente si nxitje për të interesuarit që të hulumtonin për këto çështje në vendlindjen e Tahir Efendi Llukës e më gjerë. E ne, duke u mbështetur në përmbajtjen e veprave të Tahir ef. Llukës, mund të themi se si pedagog ai ishte përqendruar, në radhë të parë, për edukimin e fëmijëve mbi parime të shëndosha islame, i vetëdijshëm se ashtu po përgatiste të ardhmen e kombit të vet. Në veprimtarinë e tij pedagogjike, Tahir Efendi Lluka është angazhuar drejtpërdrejt që fëmijët e popullit të vet t’i nxirrte nga injoranca, t’i mësonte të shkruanin e të lexonin shqip, dhe kështu t’i emanciponte dhe t’i aftësonte për një të ardhme më të lumtur, që ai e besonte. Këtë e bëri në mejtepin e tij që hapi në vendlindjen e tij në Llukën e Epërme, e cila, sikur e theksuam, mund ta konsiderojmë edhe si shkollë të parë shqipe në Kosovë.*(Dr. Abdullah Hamiti, "Dituria Islame" nr. 222. Abdullah Hamiti, "Angazhimi i Tahir Llukës për arsimin kombëtar shqiptar", referat i mbajtur në temën "Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", (Simpozium Ndërkombëtar, më 15-17 tetor 1992), Prishtinë 1995, f. 386 - 391).





11. Përfundim i një përgjigjeje, por jo, përfundim hulumtimi e kërkimi për veprat e Tahir Efendi Llukës.





Krejt në fund, pra këto janë veprat e gjetura të Tahir Adem Efendi Llukës. Janë dorëshkrime që dihen ku gjenden, ku janë të ruajtura dhe nën cilin numër arkivor janë të regjistruara. Janë këto dorëshkrime: “ARKAID-ul ISLAM“ (Filozofi islame), „RISALE-i HAFIZE-Liurat elmuminin”, „RISALE-i AH-LAK“ (Broshurë mbi moralin), dhe gjenden në Arkivin e Kosovës, në fondin e Mulla Jusuf Latës, nr. 191/1, 191/2, 191/3, dhe vepra e botuar “Mevludi”, ku çdo shkencëtar mund ta shikoj dhe studioi.

Në kontekst të gjithë kësaj që shkruam, si përfundim do të kisha shtruar për S. Llukën këtë pyetje publike: Ku janë, ku gjenden dhe kush i ruan ato 31 Veprave, që sipas S. Llukës qenkan arkivuar në arkivin shtetit Shqiptar(?!) në vitin 1969(?!), (S. Lluka tek vazhdimi i 5, 28 prill, faqe 18). Si ka mundur të ndodh që askush, qoftë ndonjëri nga autorët shkencor, hulumtues e gjurmues, qofshin këta edhe publicist të hapësirës Etnike Shqiptare, që nuk paskan shkrua një fjalë të vetme për gjithë këto vepra(?!), nuk qenkan përmendur e as publikuar askund, madje as në Historinë e letërsisë shqiptare, I - II, Tiranë ose Prishtinë?

E pabesueshme, por paska ndodhur që 31 Vepra të një periudhë interesante të letërsisë sonë nuk janë pak, e aq më keq të mos njihen nga studiuesit tanë, madje as vet autori i këtij "studimi?", nuk ka cituar e as përmend titullin e ndonjëres nga këto vepra?!...

Tjetra, sot kur lëvizja për në Tiranë është mbase e lirë, pse S. Lluka nuk paska shkuar deri në Tiranë, dhe të fotokopjoj diçka nga ato mbetje që i ditka ky vet se ku janë, të paktën njërën nga ato 31 Vepra të përmendura, dhe të na i prezantonte si argumente të besueshme. Ndryshe, gjithë ato që i ka shkruar Skënder Lluka për Haxhi Alim Tahir Sylejman Efendi Llukën (e tij), jo që dalin si qasje shkel e shko, janë joserioze, aspak profesionale, por nga shkrimi i tij, duket sikur ka pretendime të mohoj veprimtarinë dhe vet ekzistencën e Tahir Adem Efendi Llukës, gjë që nuk do të arrijë kurrë, edhe me gjithë “sindromën e urrejtjes” që ka shprehur në shkrim e tij, ai atij nuk mund t'ia mohoj kontributin e dhënë për çështjen Kombëtare, veçmas për librat dhe Shkollën Shqipe – Mejtepin e Llukës, njërës nga shkollat e para në Llukë dhe Dukagjin

Publikohet dokumenti. Greqia,15 milionë euro për gazetarët, politikanët dhe shoqatat

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se Turqia, Greqia dhe Serbia janë hedhur në luftë kundër Shqipërisë.



Ngjela: Tre janë shtetet që janë hedhur në luftë kundër nesh, Serbia, Greqia dhe Turqia. Këto tre shtete kërkojnë të ndërhyjnë këtu për interesa të ndryshme. Dy janë të trembura për territore. Kanë krijuar përshtjellim analitik pas bombardimeve të Kosovës. Intensiteti më i madh është pas bombardimeve. Shkëputja e Kosovës ka krijuar këtë tension. Pyetja që ngrihet këtu; pse doli aty kjo në Greqi? Është interes politik. Është kundër interesit kombëtar grek hapja e një sekreti shtetëror? Duhet ta zgjidhin ata. E dyta, është luftë politike brenda partisë së Tsipras apo kanë luftë për zgjedhjet që vijnë.



div dir="ltr" style="text-align: left;" trbidi="on">
Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se Greqia ka financuar pjesën më të madhe të fondeve të saj kundër çështjes çame.



Dervishi: Aty ku kanë shkuar më shumë këto lekë është për të degjeneruar çështjen çame. Çështja çame sot është në nivelin më të ulët të mundshëm. Është e copëzuar. Janë në krye persona të pabesueshëm që blihen dhe shiten. Secili jep një teori të vetën. Nuk shoh unifikim të çamëve dhe e shoh të shkatërruar. Unë besoj se këtu janë hedhur lekët më të mëdha.






Historiania Elena Kocaqi e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se Greqia ka financuar prej më shumë se 100 vitesh në politikën shqiptare për vendimet, ndërsa shton se aktualisht fondet që vijnë nga vendet fqinje shkojnë deri tek niveli i buxhetit të shtetit shqiptar.


Kocaqi: Greqia ka vite që financon. Unë të paktën si historiane e kam gjetur në arkiva që para 100 vjetësh që ajo financonte politikanët tanë për vendimmarrje. Financon Serbia, financon Turqia. Fondet që jepen në Shqipëri janë jo qindra milionë dollarë, por mendoj se është një buxhet që shkon sa buxheti i Shqipërisë. Gjithë ky investim ka prapavijë politike të qartë. E ka bazën tek nacionalizmi ekstremist, për të krijuar perandori neo-otomane, bizantine, Perandori Stefan Dushani, etj. Ky është qëllimi. Ky problem është sensivit sepse dëmton interesat kombëtare. Mediat krijojnë opionin publik. Ti nuk ke një publik të specializuar që di problemet e brendshme dhe të jashtme. Ata kanë program të caktuar në Athinë për ndarjen veri-jug. Për rritjen artificiale të minoritarëve. Qëllimi për asimilimin e popullsisë shqiptare dhe vendimmarrjen politike. Ky është pretendim territorial.






div dir="ltr" style="text-align: left;" trbidi="on">
Skandali që ka plasur në Greqi në lidhje me fondet sekrete greke, ka kapur të papërgatitur “agjenturën” politike dhe mediatike të mirë-paguar në Shqipëri, për të krijuar dizinformacion.


Unë si Artur Zheji, nuk i di dhe nuk mund ti di emrat e tyre, as të personave dhe as të portaleve, ndonëse e kam një ide për disa prej tyre, por nuk më lejohet të shpif për askënd. Një gjë është e sigurtë, në “Listën” e botuar në ca Portale fantazmë dhe jo vetëm, është vendosur edhe emri im.

Një shpifje e pastër dhe keqdashëse, që e ka qendrën në Tiranë, afër segmenteve të Qeverisë së njollosur nga ky skandal dhe sigurisht përfituesit e këtyre Fondeve Greke, që përmes këtyre Listave të Rreme, kërkojnë të përhapin mjegull dhe të fshihen pas kësaj mjergulle të vetë-krijuar.
E vërteta duket e qartë dhe e paqme, në punën dhe në linjën që një gazetar ndjek në raport me publikun.

Dyshoj që hartuesit e Listës së Rreme, e cila nuk ka asnjë burim dhe asnjë provë, është përpiluar pikërisht në Tiranë dhe Athinë, sipas skemës së shërbimeve sekrete, që mbështetet mbi krijimin e ‘Pistave të Rreme’, për të fshehur agjenturat e vërteta.

Unë personalisht jam ndeshur me shumë kërcënime që nuk i kam bërë kurrë publike, porse trishtohem që ky vend, mban e ushqen kaq shumë vemje, kaq shumë plehra, kaq shumë përbindësha që jetojnë në nevojtoren e pisët të skutave të tyre dhe që kanë lindur pa Atdhe dhe do të vdesin si tradhëtarë!




Personalisht kam përpara meje, të paktën 3 breza pinjollësh të shquar të Shqiptarisë, dhe shqiptarë-dashës të orëve më të vështira, kurse vemjet e krahut tjetër, që kanë baballarë krimba dhe për nëna gjirizin ku jeton fort-lumturisht raca krimbërore, janë ata që janë.
Dhe prandaj, ndonëse jetojmë në të njëjtin vend, ngelemi përjetësisht të papërzier dhe shumë larg botëve të njeri tjetrit.

Për ta mbyllur: Ngelem krejt i qetë. Lista bërësit të vazhdojnë punën e tyre të ndyrë, për të cilën janë paguar dhe vijojnë të paguhen. Ndoshta do të vijë dita që Shqipëria, do ta nxjerrë llumin e vet në breg, ashtu sikundër bën Deti, të vetë-pastrohet dhe të bëhet gati për ditë më të mira.

Nëse nuk e mbërrin brezi im, ndoshta do ta mbërrijnë brezat që vijnë, fëmijët tanë Shqiptarë dhe Shqipëri-dashës.



Publikohet dokumenti. Greqia,15 milionë euro për gazetarët, politikanët dhe shoqatat



Ka dalë në media dokumenti i zbuluar nga gazetari grek Dimitris Takis. Lista e fondit sekret me zërat që janë paguar, të paraqitura me kode, është miratuar nga Parlamenti grek. Opinioni grek në mbrojtje të gazetarit, që po hetohet për nxjerrje sekreti

 Dokumenti sekret i Ministrisë  së jashtme greke  tregon të detajuara pagesat e bëra për median, OJQ-të dhe politikanët shqiptarë. Fondi Sekret, i Ministrisë së Jashtme Greke, e cila drejtohej nga Nikos Kotzias u zbulua nga gazetari i portalit në Athinë, iefimerida.gr, Dhimitris Taqis gjatë diskutimit në Kuvendin e Greqisë në 10 tetor 2018, gjatë përplasjes të ministrit të Mbrojtjes Panos Kammenos dhe Nikos Kotzias, të cilin Kammenos e akuzoi për shpërdorim të fondit sekret rreth 45 milionë euro për tre vitet e fundit (ka zëra se fondi sekret i Kotzias ka qenë 100 milion euro për tre vite). Ajo që është proklamuar në mediat fqinje, në lidhje me dhënien e fondeve për disa nga mediat shqiptare me qëllim influence dhe ndikimi në opinion publik shqiptar, është kaluar në heshtje nga ana e institucioneve ligjzbatuese shqiptare, ndërsa në Greqi opinioni grek po zien në mbrojtje të gazetarit i cili është marrë nën hetim për nxjerrje të sekretit shtetëror.





Fondi sekret

Ministria e Jashtme Greke, me anë të fondit të saj sekret, ka dhënë një shumë të konsiderueshme parash, në drejtim të disa mediave, në përgjithësi lokale, për të influencuar dhe për të mbajtur një linjë editoriale, e cila korrespondon me atë greke. Sipas informacioneve, të dala nga dokumentat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, shuma totale e parave të shpenzuara ishte 1 milion euro vetëm vitin e fundit. Nga Fondi Sekret i Ministrisë së Punëve të Jashtme, por edhe të disa ministrive të tjera të Greqisë prej vitit 1990 mbështeten financiarisht shoqata, parti, gazetarë, politikanë, kanale radiosh, televizione dhe grupacione fetare në Shqipëri. Shumat e para të parave janë shpërndarë për influencimin e mediave shqiptare. Shumat e tjera janë shpërndarë për mediat e Maqedonisë, në po të njëjtën mënyrë janë shpërndarë edhe paratë për mbëeshtejen e Kishave Ortodokse dhe Orthodoksisë në përgjithësi. Më përjashtim të Kishës Orthodoxe, paratë e shpenzuara për mediat, bëhet me qëllimin e vetëm për të influencuar tek shkrimet e tyre editoriale, në mënyrë që të jepej një imazh pozitiv për Greqinë. Influenca do të shtrihej edhe tek pronarët e mediave, në mënyrë që të krijohej një lob pro grek dhe të përfitonin interesat greke. Të gjitha informacionet janë kërkuar nga ana e mediave greke, por qeveria me anë të zëdhënsit të saj pasi ka sqaruar ekzistencën e këtyre pagesave, është shprehur se nuk do të jepet më tek asnjë e dhënë konkrete për arsye të interesit kombëtar.

Kategoritë e shpenzimit të parave

Dhënia e ndihmave në formën e parave, për minoritarët dhe kishën greke, është diçka e cila nuk ka nevojë për të dhëna. Ajo është e parashikuar edhe në legjislacionin e ndihmave për Kishën Orthodokse shqiptare. Por ajo që ka krijuar më shumë interes kanë qenë shumat e parave të cilat janë dhënë për disa nga mediat apo portalet online shqiptare. Dokumenti në fjalë është bërë publik nga gazeta e njohur investigative greke, “iefimerida.gr”. Ky dokument është pjesë e Fondit Sekret të Kotzias me kodin 0896, ku rezulton se, 15 milion euro janë përdorur në Shqipëri për pagesat e mediave, politikanëve, partive, shoqatave, etj., për propagandën filogreke dhe antishqiptare. Çështja ka kaluar në Prokurorin e Athinës, për faktin se si i ra në dorë gazetarit grek Dhimitris Takis, ky dokument është një sekret shtetëror. Ndërkohë që të tjera shpenzime, nga Fondi Sekret i Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë të bëjnë me: Para të cilat janë të pazbuluara, domethënë të fshehta, që ka shpenzuar autoriteti i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në bazë të dokumentit, kodi 9871 thekson se paratë, të cilat janë dhënë dhe janë shpenzuar nga persona fizikë gjatë viteve të kaluara. Kodi 9873 përcakton tarifat e tjera nga vitet e kaluara. Kodi 0813 përmban shpenzime për qirat e ndërtesave. Kodi 0823 përmban shpenzimet për postën. Kodi 0824, përmban detyrimet nga marrëdhënie ose lidhje me telefonatat. Kodi 0826 përcakton shpenzimet për përdorimin e celularit. Të shprehura në tabelë, shpenzimet paraqiten si më poshtë:

Demokracia e Re: Njoftimi “rastësor” i Kotzias për “paktin detar”

Opozita kryesore greke, “Demokracia e Re”, ditën e djeshme reagoi ndaj deklaratave ndaj ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, mbi idenë e shtrirjes së ujërave territoriale në rreth 12 milje. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës si ministër

Në një deklaratë për mediat partia opozitare greke, “Demokracia e Re”, u shpreh se, kjo deklaratë e Nikos Kotizas, tregon një mungesë serioziteti, transmeton media greke, “Kathimerini”. Reagimi i opozitës greke i mëshon faktit se qeveria e tanishme greke nuk ka seriozitetin e duhur për të trajtuar një çështje kaq delikate si ajo e delimitimit të ujërave greke, të cilat do të përcaktojnë edhe kufirin me Shqipërinë. Nikos Kotzias e bëri deklaratën e rij ndërsa priti kryeministrin Alexis Tsipras, si pasuesin e tij në Ministrinë e punëve të Jashtme. Në deklaratën e partisë opozitare theksohet qartë se: “Një njoftim shumë i rëndësishëm për politikën e jashtme të vendit, siç është zgjerimi selektiv i ujërave të tij territoriale, bëhet rastësisht dhe në mënyrë fragmentare, me rastin e ceremonisë së dorëzimit në Ministrinë e Jashtme”, tha ministri i jashtëm në hije Giorgos Koumoutsakos në një deklaratë për shtyp. “Edhe një herë, mungesa e seriozitetit dhe ndjenjës së përgjegjësisë të qeverisë është konfirmuar”, shtoi ai. Lidhur me përmbajtjen e njoftimit, Koumoutsakos tha se “Demokracia e Re”, do të komentojë pasi ai zyrtarisht është njoftuar për këtë çështje. Duke komentuar qëndrimin e Nikos Kotzias në Ministrinë e Jashtme, ai tha se, do të mbahet mend për marrëveshjen “e dëmshme” të Prespës, të nënshkruar me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe për “dhënien e” përkatësisë etnike dhe gjuhës maqedonase “atij vendi”.

Hijet e dorëheqjes se Kotizias

Mediat greke theksojnë se Nikos Kotzias, kishte bërë plan që të jepte dorëheqjen e tij, ditën e enjte, pra në kohën që plasi edhe skandali për shpërdorimin e fondeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Por kjo iniciativë e Nikos Kotzias është bllokuar nga një dalje publike e zëdhënësit të Qeverisë Greke, Dimitris Tzanakopoulos, ku ndër të tjera citonte se: “qeveria është në gjendje të vazhdojë në këtë drejtim që ka nisur. Nëse ndokush nuk ndjehet rehat mund të zbresë nga treni i tanishëm”. Më tej në deklaratë thuhej se:” Sipas draft ligjit të funksionimit të institucioneve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, fondi në drejtim të një shteti si Maqedonia është afro 2 milionë dollarë. Ndërsa në lidhje me fondet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, burimet diplomatike theksojnë se, “Ministria e Jashtme është e vetmja ministri e cila ka kaluar para nga fondi sekret i kësaj ministrie”, përfundon deklarata e zëdhënësit të qeverisë greke.

Letra e dorëheqjes

Në letrën e tij të dorëheqjes, Nikos Kotzias ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes Greke, Panos Kammeos, në afro 9 faqe, të cilën ia ka dërguar Kryeministrit Alexis Tsipras. Pjesë të kësaj letre janë publikuar në median e njohur greke, Eleftherotypia. Në letrën e tij, sipas citimeve të mediave greke, Nikos Kotzias shpjegon arsyen e cila e detyroi atë të jepte dorëheqjen. Në bazë të shpjegimeve të tijë, arsyet e vërteta të largimit janë politike dhe jo personale. Gjithashtu mediat greke, vënë në dukje, se zyrtarët qeveritarë grek, kanë folur për arsyet e largimit të Nikos Kotzias. Ata i mëshojnë faktit se Kotzias është ka dhënë dorëheqjen për arsye personale dhe jo politike. Në letrën e tij të dorëheqjes Nikos Kotzias bën një hyrje të shkurtër, për sa i përket qëndrimit të tij në krye të këtij dikasteri të rëndësishëm, siç është Ministria e Punëve të Jashtme. Kotzias ka theksuar rëndësinë e arritjes së marrëveshjes së Prespës dhe përpjekjeve për implementimin e agjendës së Mesdheut Lindor dhe rritjen e rolit të Ballkanit Perëndimor.

Sulmi ndaj Kammenos

Në të njëjtën kohë, sipas mediave greke, në letrën e tij të dorëheqjes, Kotizias godet Ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos dhe kritikon udhëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara. Ai shkruan se: “Politika e Jashtme menaxhohet nga Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme. Më pas politika e saj aprovohet nga Këshilli i Ministrave, më pas aty mund të ketë autonomi, sidomos për çështje të rëndësisë së veçantë. Ajo që kishte inatosur Kotzias ishte, deklarata e Panos Kammenos për “Aleancën Ballkanike”, nëpërmjet së cilës Kammenos merrte një rol thelbësor për këtë iniciativë. Gjatë reagimit të tij Kotzias deklaroi se kjo politikë mund të jetë kërcënuese për vendin dhe politikën e jashtme të vendit. Ajo që është më e rëndësishme për Kotzias është se, ky propozim mund dhe duhej të vinte vetëm nga ana e Ministrit të Jashtëm dhe Kryeministrit.

Sipas Kotzias: “Burime të ndryshme, kanë bërë me dije për mediat vendase se, udhëtimi i Ministrit të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara duhet të jetë pjesë e politikës së qeverisë. Në të kundërt ajo dërgon një mesazh të gabuar për zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht për sa i përket situatës gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Në të njëjtën kohë ne po luftojmë dhe duhet të luftojmë që të ketë politika stabilizuese. Ministria e Mbrojtjes është ajo që implementon politikat e strategjisë dhe nuk është ajo që i krijon ato”, përfundon në letrën e tij, Nikos Kotzias. Por në të njëjtën kohë, edhe Panos Kammenos e ka akuzuar Kotzias për lidhje me filantropin e njohur George Soros. Sipas akuzave të tij, Kotzias ka marrë një shumë prej rreth 50 milionë euro.

Pse nuk hetohen fondet greke?

Çështja e ngritur së fundmi në Greqi për alokimin e një fondi prej 1 milion euro vetëm në muajin tetor për disa media elektronike në Shqipëri ka nxitur hetimin në shtetin grek për nxjerrje të sekretit hetimor. Kjo çështje merr një rëndësi të veçantë në Shqipëri në kushtet kur shteti ynë dhe ai fqinj helen janë në mes të negociatave për delimitimin e hapësirave detare. Nisur nga shqetësimi i ngritur nga kjo çështje, Prokuroria e Përgjithshme u shpreh për mediat shqiptare se në bazë të ligjit të ri për funksionimin e Prokurorisë, ky organ nuk mund të fillojë dot hetimet pasi nuk ka Drejtori hetimore. Megjithatë çdo prokuror në Republikën e Shqipërisë mund të nisë procedimin në çdo pjesë të vendit. Me ligjin e ri pjesë e reformës në drejtësi, Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme mund të përfaqësojnë organin e akuzës vetëm në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese dhe nuk mund të fillojnë hetimin e një çështje me themel. Prokuroria e Përgjithshme as nuk mund t’i kërkojë prokurorive të rretheve gjyqësore të nisin një hetim kryesisht, por vetëm mund të udhëzojë për një gjë të tillë. Një hetim të tillë nga themeli, që nuk ka nisur ende, mund ta ndërmarrë çdo prokuror tjetër, pjesë e prokurorive të rretheve gjyqësore në mënyrë të pavarur, nëse nuk ka një kallëzim.

Gazetari që zbuloi skandalin fiton mbështetje

Pas zbulimit të skandalit në lidhje me shpenzimet e Fondit Sekret të Ministrisë së Jashtme, të cilën e bëri publik gazetari investigativ Dimitris Takis, një numër i madh gazetarësh, sindikatat dhe opozita greke kanë dalë në mbrojtje të tij. Autoritetet shtetërore e akuzojnë për nxjerrje të sekretit shtetëror. Këtë fakt e vë në dukje gazeta e njohur greke “Prothotema.gr”. Gazeta në fjalë citon se: “Një stuhi e madhe reagimi dhe proteste, është krijuar vetëm pak pas deklaratës së zyrtarit Megiros Maximos, i cili dje akuzoi median investigative, “Iefimerida.gr”, që publikimet e gazetarit të saj kanë prekur interesat shtetëror të Greqisë.

Dimitris Stamatis: Liria e shtypit, në themel të sistemit demokratik

Anëtari dhe një nga drejtuesit më të vjetër i partisë “Demokracia e Re”, Dimitris Stamatis, në një deklaratë për mediat, duke marrë shkas nga hetimi ndaj gazetarit Dimitris Takis, thekson se: “Qeverisja e SYRIZA-s, nuk nënkupton që të ketë në kontroll edhe mjetet e informacionit. Ajo e cila duhet të jetë shqetësuese për ne ka të bëjë me faktet në vetvete dhe jo me zbulimin e tyre. Faktet të cilat kanë dalë në dritë, por që nuk janë dënuar akoma, tregon konfliktin e thellë që ka ekzistuar midis dy ministrave të qeverisë Tsipras. Ky debat ka ndryshuar tërë perceptimin e opinionit publik. Sjellja ndaj Dimitris Takis, është një sjellje për të mbuluar të vërtetën. Qytetarët grekë, janë shumë të shqetësuar për sjelljen e Alexis Tsipras. Ajo që i intereson publikut ka të bëjë me faktin, nëse dialogu midis dy ministrave është i vërtetë apo jo. Ajo që duhet të vërtetohet është fakti, i shpenzimit të parave për mediat në Shqipëri dhe Maqedoni. Ajo që na intereson është se çfarë di Kryeministri dhe çfarë nuk di”, përfundon në deklaratën e tij, Stamatis.

Kryetari i Parlamentit: Ndërhyrjet e Kammenos janë destabilizuese

Nikos Voutsis, Kryetari i Parlamentit të Greqisë, ditën e djeshme është bërë pjesë e debatit dhe çështjes më të nxehtë të politikës greke. Ajo ka të bëjë me dorëheqjen e ish-ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Kotzias. Kryetari i Parlamentit të Greqisë, Nikos Voutsis, ka thënë se: “Deklaratat e bëra gjatë vizitës së fundit të ministrit të Mbrojtjes Greke, Panos Kammenos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat shprehin kundërshtitë për marrëveshjen e Prespës, në lidhje me përcaktimin e emrit më Maqedoninë, kanë një efekt destabiliteti. Deklaratat e Kammenos krijojnë vazhdimisht tendosje, në koalicionin e qeverisë greke. Në një intervistë të dhënë për median greke “Epochi”, Kryetari i Parlamentit, Nikos Voutsis, i cili i përket të majtës greke, ai pranoi se, “kundërshtia e pikëpamjeve”, midis dy partive në koalicion, në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë, si dhe për akuzat e ngritura nga ana e Kammenos në drejtim të Nikos Kotzias, kanë detyruar këtë të fundit që të japë dorëheqjen”. Akuza më e rëndë e cila iu bë Kotzias ka të bëjë me shpërdorimin e fondit sekret të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Voutsis nga ana e tij, injoroi faktin se, koalicioni i majtë i udhëhequr nga ana e Kryeministrit aktual Alecis Tsipras, mund të thërrasë zgjedhje të parakohshme, e rëndësishme kjo, vetëm nëse Panos Kammmenos tërheq partinë e tij, “Grekët e Pavarur”, nga koalicioni me Tsipras. Kammenos mund ta bëjë këtë në rast të një proteste kundër marrëveshjes për emrin me Maqedoninë. “Kryeministri u tregua mjaft i qartë, në mbledhjen e komitetit drejtues të “SYRIZA-s”, në të cilën ne bashkëkarisht vendosëm të përfundojmë mandatet tona dhe të përfundojmë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani”, tha Voutsis, duke shtuar se ai beson se të majtët do të bashkohen me një shumicë në Parlament për të kaluar marrëveshjet sapo ato të sillen për diskutime. Komentet e Nikos Voutsis, vijën në një kohë kur Alexis Tsipras ka marrë përsipër të drejtojë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme greke. Marrja e këtij institucioni të rëndësishëm mund të prekë deri diku edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, të cilat gjatë drejtimit të Nikos Kotzias, kishin arritur një periudhe stabiliteti. Ndikimi i Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos dhe linjës së tij të ashpër në raport me fqinjët, mund të risjell përsëri në dritë përplasjet e kaluara.


****



A janë financuar edhe Negociatorët e Detit nga “fondi sekret grek”?


-Ndërkohë kur qeveria greke e pranon se fondet e saj sekrete janë hedhur në Shqipëri për mbrojtjen e interesave të tyre, shërbimet inteligjente shqiptare të mos shpërdorojnë kohë dhe para për të përgjuar kundërshtarët e qeverisë, por për ata që realisht cënojnë interesat kombëtare.

-Kryeministri grek, Aleksis Tsipras pranon fondin sekret të Ministrisë së Jashtme: Paratë janë përdorur për mbrojtjen e interesave të Greqisë. Ndërsa ish-ministri në ikje Kotzias thotë se do zgjerohet territori grek me ujërat shqiptare, pra lihet të kuptohet se fond në euro është dhënë dhe për NEGOCIATORET shqiptarë.

Image result for publikohet lista e kotzias

Skandali i publikuar nga mediat në Athinë për ekzistencën e një fondi sekret të Ministrisë së Jashtme greke, me të cilën janë financuar media dhe organizata në Shqipëri, është konfirmuar dje indirekt nga kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras. Kreu i qeverisë greke deklaroi se për interesa të shtetit grek përdoren fonde sekrete, të cilat shpërndahen sipas një procedure strikte ligjore. Ai garantoi grekët se “asnjë prej këtyre parave nuk është shpërdoruar, por janë përdorur për të mbrojtur interesat e Greqisë”. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke 1 milionë euro janë dhënë nga fondi sekret i Ministrisë së Jashtme për të financuar mediat në Shqipëri dhe në Maqedoni, vetëm gjatë muajit tetor. Në total flitet për një fond prej 45 milionë eurosh që ministria e drejtuar deri pak ditë më parë nga Niko Kotsias, ka pasur në dispozicion për përdorim sekret. Në Greqi, skandal quhet fakti se përse detaje të tilla dolën në media. Gazetari që ka publikuar artikullin e parë për fondet sekrete është vënë nën hetim për nxjerrje të sekretit shtetëror. Kryeministri grek, i cili tashmë është dhe ministër i jashtëm, dje tha se media dhe opozita po dëmtojnë interesat strategjike të Greqisë. Pra faktet e botuara janë të sakta, por nuk duhen publikuar, ishte sentenca e kryeministrit grek.

Ndërkohë në Shqipëri skandali ka tjetër pamje. Rezulton se një pjesë e mediave, portaleve, gazetarëve dhe organizatave kanë kryer tradhti kombëtare. Qëllimi i këtyre parave në fondin sekret, siç thotë dhe kryeministri grek, është që të mbrojë interesat e shtetit helen. Grekët janë në të drejtën e tyre.

Ndërsa mediat e blera në Tiranë apo gjetkë në Shqipëri, të cilat shërbejnë Athinës në gjuhën shqipe, kanë tradhtuar interesat kombëtare. Ndaj këtij skandali, nga më të rëndat në 28 vitet e fundit, çuditërisht në Shqipëri ka minimumin e reagimit. Përveç një pjese të mediave dhe disa politikanëve, asnjë prej institucioneve zyrtare nuk ka reaguar. Kur flitet për cënim të interesave kombëtare, Prokuroria dhe institucionet e shërbimeve inteligjente e kanë detyrë parësore verifikimin dhe nisjen e hetimeve. Por dje, e vetmja parti politike që reagoi zyrtarisht ishte Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Kreu i saj, Shpëtim Idrizi kërkoi nisjen urgjente të hetimeve si dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ndërkohë që Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda nuk përjashtoi mundësinë që pjesë e pagesave të fondeve sekrete greke të mos jenë vetëm mediat, por edhe për politikanë shqiptarë. Një skenar i tillë nuk mund të përjashtohet, për sa kohë që fondet sekrete kanë qëllim arritjen e qëllimeve të shtetit grek me mënyra që nuk i kryen dot diplomacia zyrtare.

Hetimet për fondet greke duhet të jenë një prioritet i Prokurorisë dhe shërbimeve të sigurisë. Jo thjesht për politikanët tanë, që nuk është çudi të kenë dhe këtë mëkat në karrierën e tyre, por për një tjetër ekip njerëzish që kanë rol të dorës në parë në marrëdhëniet aktuale mes Shqipërisë dhe Greqisë. Këto muaj, kur ka nisur debati për fondet, po takohen rregullisht grupi i negociatorëve për kufirin detar. Si rregull negociatorët nuk sulmohen për sa kohë janë në bisedime, pasi çdo akuzë ndaj tyre mund të ndikojë në rezultatet e marrëveshjes. Por me faktet e reja që kanë dalë në dritë, si padashje nga vetë pala greke, nuk përjashtohet mundësia që milionat e parave të fondit sekret të shtetit grek, të kenë pasur qëllim edhe joshjen apo blerjen e pjesëtarëve të ekipit negociator shqiptar. Derisa zyrtarët më të lartë grekë pranojnë se fondet sekrete synojnë mbrojtjen e interesave, nuk është çudi se edhe mund të jetë tentuar në drejtim të ekipit negociator, ndonëse janë njerëz me integritet. Por euro ka fuqi të cilën e paskan provuar disa portale shqiptare!

Kryeministri brenda 72 orësh kërkoi adresat dhe NIPT-et e portaleve, por nuk duhet të humbasë kohë dhe për verifikimin emrave të medias që kanë marrë lekë nga ministria e Jashtme greke. Kur do qeveria e kap “lepurin me qerre”!

Apo i di emrat, Ditmir Bushati, ministri i Jashtëm?! Nëse i di, atëhere pala greke me lejen e Bushatit duhet ti ketë akorduar këto miliona. Bile dyshimi shkon edhe te NEGOCIATORET e propozuar nga ministria. I padrejtë duket si dyshim, por kur ka plasur gjithë ky skandal dhe Athina zyrtare e pranon “fondin sekret”, pse të mos hetojmë dhe survejojmë edhe NEGOCIATORET?

Publikimi i emrave të mediave dhe gazetarëve është gjesti i parë që shteti shqiptar ka detyrim të kryejë. Mbase ligjërisht askush prej atyre që kanë marrë para nuk mund të ketë pasoja penale, por moralisht qytetarët duhet të dijnë se cilët janë “zëri i Athinës” në Tiranë. Një proces i tillë është më i rëndësishëm se sa paketa antishpifje e qeverisë, pasi këtë herë do zbulohet paketa anti-kombëtare.

Kur qeveria greke e pranon se fondet e saj sekrete janë hedhur në Shqipëri për mbrojtjen e interesave të tyre, është koha që shërbimet inteligjente të mos shpërdorojnë kohë dhe para për të përgjuar kundërshtarët e qeverisë, por ata që realisht cenojnë interesat kombëtare.

Edhe nëse nuk penalizohen, të paktën moralisht populli shqiptar duhet ti dijë emrat e këtyre gazetarëve dhe mediave të blera me eurot greke. Por tashmë më e rëndësishme mbetet për SHISH dhe shërbimet e tjera shqiptare të dijnë nëse fondet sekrete greke kanë joshur ndonjë pjestar te ekipit negociator të Shqipërisë, të cilët po bisedojnë me palën greke për Marrëveshjen e Detit. Nëse grekët kanë hapur thesin (për portalet kanë hedhur 1 milion euro) atëhere për ata që firmosin si komision shqiptar, mund të jetë 10- fish apo me shumë, SHUMA në euro.

“Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë!”- ka thënë dikur Edi Rama, kur e akuzonin për korrupsion. Apo jo zoti Ditmir Bushati?!



Mesila Doda, Sekretare e Përgjithshme e PDIU-së, e cilëson publikimin në mediat greke të dokumenteve që tregojnë se Athina ka sponsorizuar media në Shqipëri, si fillimin e një skandali më të madh.

Në një intervistë për “Fax News”, Doda thekson se ky skandal është vetëm maja e ajsbergut dhe Shqipëria u vendos në dijeni pas luftës së brendshme mes palëve në shtetin grek.

“Le të themi që është maja e ajsbergut, skandali ka marrë përmasa më të mëdha. Do të thotë është një politikë e vazhdueshme e shtetit grek dhe mos harrojmë që janë fonde të një ministrie. Të gjitha ministritë kanë fonde të caktuara nga shërbimet sekrete greke. Është shtrirë deri ku nuk mendojmë dot”,- tha Mesila Doda.

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së shprehet se interesat e Greqisë ndaj Shqipërisë nuk kanë të bëjnë vetëm më çështjen e kufirit detar. “Kjo është arsyeja pse kemi kërkuar mbledhjen e këshillit të sigurisë nga Presidenti dhe marrjen e të gjitha informacioneve dhe nisjen e hetimeve nga ana e prokurorisë. Nisi si një hetim për blerjen e sekretit shtetëror në shtetin fqinj. Është një luftë e brendshme ajo që solli këto informacione dhe duhet të vlejë si një këmbanë alarmi për vendin tonë. Shteti grek ka futur duart brenda institucioneve tona, brenda shoqërisë civile me qëllim kanalizimin e qëllimit të tyre. Është një moment që nuk duhet kaluar i heshtur. Nuk është vetëm marrëveshja e ujërave është një qëndrim i shtrirë në shumë kohë për shtrirjen e Çamërisë. Sot kuptojmë që është një lloj formati dhe politike që përsëritet i vetëpaguar nga shteti grek”,- deklaroi Mesila Doda.

Përfaqësuesja e PDIU shton se për të gjitha rreziqet që mbartin skenarë të tillë, duhet të institucionet e shtetit të reagojnë sa më parë.

“Sot Idrizi ka kërkuar dy gjëra të domosdoshme, ndaj i takon presidentit të mbledhë Këshillin e Sigurisë. Të gjithë këto janë mekanizma institucionalë që presidenti duhet t’i bëjë të lëvizshme. Duhet zbardhur edhe lista e të gjithë portaleve mediave dhe politikanëve që janë të përfshirë në këtë aferë të turpshme”,- u shpreh Mesila Doda.




Koço Kokëdhima: Rama të sqarojë milionat sekrete të Athinës



Lëvizja Zgjidhja e drejtuar nga Koço Kokëdhima kërkon nga qeveria shqiptare të sqarojë çështjen e pagesave sekrete të Greqisë për median dhe organizatat.

Deklarata e plotë e Lëvizjes Zgjidhja

Sipas dokumentit sekret të Ministrisë së jashtme greke, miliona euro janë dhënë për të paguar mediat, OJF-të dhe politikanë shqiptarë. Fondi Sekret i Ministrisë së Jashtme Greke, e cila drejtohej nga ish-ministri Nikos Kotzias, i zbuluar nga gazetari kurajoz grek Dimitris Takis, tregon se Athina ka dhënë pagesa për disa media, gazetarë dhe politikanë shqiptar, për të ndikuar dhe mbajtur qëndrime dhe linja editoriale, në përputhje të plotë me interesat greke.
ZGJIDHJA është e shqetësuar për këtë aferë të re të qeverisë greke dhe për të cilën qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë reagim.
Fakti që informacionet për blerjen e politikbërësve e mediabërësve në Shqipëri si dhe për bisedimet për Paktin Detar, vijnë nga Athina e po kalohen në heshtje të plotë nga institucionet ligjzbatuese shqiptare është shumë domethënës. Qeveria jonë duhet të sqarojë urgjentisht se sa kanë ndikuar këto pagesa sekrete në negociatat shqiptaro-greke. Opinioni publik është i interesuar të dijë përfshirjen e qeverisë shqiptare në menaxhimin dhe shpërndarjen e këtyre fondeve sekrete greke për t’i hapur rrugën miratimit të marrëveshjes së negociuar mes dy qeverive.
ZGJIDHJA kërkon që Qeveria Shqiptare dhe Kryeministri i Shqipërisë të sqarojnë menjëherë pozitën e tyre. Sqarime duhet të japë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që ka qenë në krye të bisedimeve dhe ka heshtur për çdo takim si dhe politikanët e përfshirë ose jo në negociata, OJF-të, mediat e gazetarët shqiptarë të paguar nga qeveria greke për të tradhëtuar interesat e Shqipërisë në këto negociata.
ZGJIDHJA ka kërkuar përherë marrëdhënie të sinqerta dhe miqësore mes dy vendeve tona. Akti i qeverisë greke është i papranueshëm, shumë i rëndë, i rrezikshëm për integritetin e sigurinë e Shqipërisë dhe poshtërues për një vend sovran.
ZGJIDHJA dënon veprimin e qeverisë greke kundër interesave të Shqipërisë e shqiptarëve dhe kërkon nga institucionet e shtetit tonë hetimin e plotë të këtij skandali dhe bërjen e një note proteste ndaj qeverisë dhe ministrisë së jashtme greke.
ZGJIDHJA kërkon sqarimin e plotë të rolit të ambasadores së Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani. Qeveria e Shqipërisë duhet ta shpallë “non grata” dhe ta dëbojë menjëherë nga territori i vendit tonë këtë diplomate, e cila besojmë se është plotësisht e përfshirë në këtë skandal të paimagjinueshëm.
Znj. Sourani ka ndërhyrë disa herë në punët e brendëshme të Shqipërisë, në dëm të interesave tona kombëtare duke kapërcyer vijat e kuqe të diplomatit dhe e meriton plotësisht dëbimin nga Shqipëria.
ZGJIDHJA i bën thirrje shqiptarëve ta ndjekin me kujdes e vigjilencë marrëveshjen që negocion qeveria e Tiranës me Greqinë. Ne nuk do ta pranojmë kurrë rishikimin e kufijve në dëm të interesave shqiptare dhe do të refuzojmë me vendosmëri dhe çdo çmim sakrifikimin dhe tradhëtimin e Çështjes Çame, e cila qëndron në themel të çështjes sonë kombëtare. Pa trajtuar e zgjidhur të drejtat njerëzore të popullsisë etnike të Çamërisë, nuk mund të zgjidhen dhe rivendosen të drejtat e pamohueshme të shqiptarëve në Ballkan.


Gazetarët Eni Vasili dhe Artan Hoxha kanë reagur pasi emri i tyre u përmend nga një portal grek i quajtur ‘Eleftheri Ora’, si pjesë e listës sekrete prej 1 milion euro.

Drejtuesja e emisionit ‘Open’ në Top Channel duke iu përgjigjur një komentuesi, shprehet se lajmi nuk është aspak i vërtetë dhe se do të do të investigojë personalisht për zbardhjen e personave që fabrikuan informacionin.

“Per te gjithe miqte e mi qe me pyesin sinqerisht ne lidhje me keto lista fantazem :Nuk ka absolutisht asgje te vertete ne kete shpifje te ulet e cila behet me qellim per tju larguar te vertetes dhe emrave reale ne keto lista. Do te impenjohem personalisht ne investigimin e burimit te ketyre listave dhe se shpejti te gjitha ne nje emision per te vertetat e kesaj ceshtjeje qe e vlen te sqarohet larg spekullimeve dhe shpifjeve. Per sa me takon nuk kam firmosur kurre ne asnje liste qe nuk eshte e borderose time te punes. Na ndiqni sonte me darke”, shkruan Vasili.

Në të njëjtën linjë është edhe Artan Hoxha, i cili thekson se lista është hartuar nga disa tradhëtarë që mbajnë në pasaportë kombësinë shqiptare. Po ashtu, Hoxha ka publikuar edhe një video të emisionit të tij, ‘Xhungël”, të realizuar në vitin 2000, ku

Nga fillimi i viteve 2000, gjithnje me eshte dashur te publikoj ne shkrime dhe emisionin Xhungel, fakte dhe prova qe nisin: nga masakra e Peshkepise me 1994, ku u vra nje oficer dhe nje ushtar shqiptar nga komandot greke te MAVI, qe u futen ne brendesi te vendit tone nga spiune shqiptare te paguar prej Athines,…per varrezat imagjinare te ushtareve greke ne jug te vendit mbushur me eshtrat e fshatareve te Kosines,…per marrjen nen kontroll te Kishes Ortodokse Shqiptare nga emisare te sherbimeve sekrete greke; per tradhetine e madhe te qeverive shqiptare ne marreveshjen e kufirit detar, per shkollat greke te hapura ne Himare nga njerezit e Vorioepirit; per zgjedhjet e manipuluara per bashkine e Himares fituar nga Vasil Bollano me votat e blera ne Athine dhe te transportuara me autobuze nga Greqia; per kamikazet e Agimit te Arte dhe spiunet e tyre shqiptare qe shfaqeshin ne cdo moment te trazuar politik te Shqiperise per te perfituar c’te mundin ne jugun e vendit; per gjithe qelbesirat qe mbajne ne pasaporte kombesine e vendit tim, por qe i sherbejne me zell dhe devotshmeri qarqeve me te ndyra nacionaliste greke, te cilet duan ta fshine nga harta Shqiperine, ptuuu fare e keqe….”, përfundon Hoxha.

2018/10/22

Antropologjia etnike e shqiptarëve


“Historia e një populli kërkon patjetër rindërtimin e një “tabani“ vetëndërgjegjësues dhe, sa më tutje në kohë që të shkojmë, aq më të pakta janë mundësitë për sqarim/ shterim të problemit, veç nëse “kapemi” fort mbas burimeve të pashkruara, por gjithsesi të vlefshme, që janë sendërtuar në tharmin e narracionit popullor, të transmetuar besnikërisht në brezat pasardhës. Struktura (formale) gjenetike që na përcillet nga një projeksion i tillë përfaqëson, në vetvete, historinë trashëgimore të popullsisë në fjalë në të kaluarën e saj”. Prof.dr Aleksandër Dhima shkruan kështu në hyrje të kapitullit të parë “Probleme të etnogjezës së shqiptarëve”, pjesë e një studimi voluminoz ndër vite të quajtur “Antropologjia etnike e shqiptarëve”, botim I UETPRESS. “Ndryshe nga degët e tjera zbatuese të shkencave humane, Antropologjia etnike ka njohur historikisht ulje-ngritje, si pasojë e ndërhyrjes së ideologjive të kohës. Megjithatë, në dhjetëvjeçarët e fundit vihet re një rritje e interesit për këtë fushë, për shkak të theksimit të identiteteve etno-nacionale në kushtet e reja të globalizmit. Me botimin e kësaj monografie, kam rastin t’i prezantoj publikut shqiptar dhe më gjerë rezultatet e punës sime kërkimore 40-vjeçare në këtë fushë. Përmes trajtimit të disa prej aspekteve më të rëndësishme të “prerjes” etno-kulturore të shqiptarëve, kam synuar të nxjerr në pah bashkëlidhjen e tipareve të natyrave të ndryshme në sintezën antropologjike të shqiptarëve. Kjo ndërmarrje nuk ka qenë e lehtë, sepse më është dashur të shkel në një terren pak të njohur të shkencave albanologjike”, shprehet prof.dr Dhima. Për të dokumentacioni historiko-arkivor, burimet e literaturës dhe narracioni i vjelë gjatë kërkimeve në terren ka qenë mjaftueshmërisht i plotë, çka i ka lehtësuar punën drejt orientimit tematik të kërkimit antropologjik të mirëfilltë dhe e ka shtyrë t’i studioj më thellë disa prej dukurive të karakterit biologjik, historik, demografik e social-kulturor nëpërmjet një hulumtimi të dokumentuar rreth shkaqeve, pasojave dhe mundësive të krijuara në rrjedhën e shekujve për ecurinë e fenotipave të dallueshëm në trevat e Shqipërisë, çka përbën objektivin kryesor të këtij punimi.

“Monografia ‘Antropologjia etnike e shqiptarëve’ e Prof. Dr. Aleksandër Dhimës, është një studim i mirëfilltë shkencor ndërdisiplinor, hulumtim krejtësisht i veçantë dhe i pa realizuar deri më sot për shqiptarët, nga shkencëtarë vendas dhe të huaj. Kjo, sepse realizimi i këtij studimi, që në fakt është një analizë komplekse e një pune kërkimore-shkencore e disa dhjetëvjeçarëve, është bërë i mundur prej një shkencëtari të aftësuar në drejtime formuese të ndryshme si mjekësi, antropologji humane, arkeologji, histori, demografi etj., me përvojë të pandërprerë në këto relacione shkencore me një përvojë të gjithanshme”, shprehet dr. Romeo Gurakuqi. Shqipëria e vogël dhe e pashquar në kualitete të tilla studiuesish në kohën e sotme, ka pasur fatin që në institucionet e Akademisë së Shkencave, gjegjësisht në ish-Qendrën e Kërkimeve Arkeologjike (tashmë: Instituti Arkeologjik), ka pasur në gjirin e vet një antropolog që ka shoqëruar ekspeditat e baballarëve të arkeologjisë shqiptare: Hasan Ceka, Selim Islami, Skënder Anamali, Frano Prendi, Bep Jubani etj; një shkencëtar që, krahas arkeologjisë, ka arritur të depërtojë dhe bashkëpunojë me ikonat e etnografisë shqiptare: Rrok Zojzin, Abaz Dojakën etj. dhe të përdorë për krahasim arritjet e tyre lapidare, në bashkëlidhje me analizat e tij antropologjike. Më tej, prof. Dhima ka arritur të impostohet historikisht në Mesjetën shqiptare, të lexojë me syrin e antropologut dhe demografit, regjistrat kadastralë venedikas dhe osmanë, nën udhëzimet dhe shkëmbimet e vlefshme të mendimeve me prof. Selami Pulahën e studiues të tjerë. “Monografia e prof. Dhimës është një punë që analizon gjendjen disashekullore të popullsisë shqiptare, bazuar në gjetjet antropologjike të përftuara prej ekspeditave në terren, burimeve dhe të dhënave dokumentare historike, në një hark kohor që fillon nga ngjizja e popullit shqiptar në Ballkanin Perëndimor dhe vjen deri në shekullin XX. Ndërkohë, autori ka qenë i kujdesshëm që ta shtrijë studimin e tij nga Alpet Shqiptare në Veri, në Rrafshin e Dukagjinit në Verilindje, Korçë në Juglindje dhe deri në Çamëri ose Thesproti në cepin më jugor ku shqiptarët banojnë, ose banonin deri në mesin e shekullit XX, duke krijuar mundësinë e një vlerësimi përafërsisht të plotë të strukturës etnike të popullsisë, raportet mes vendit dhe lëvizjet në territor të popullit shqiptar.

Në mënyrë të posaçme, studimi është përqendruar në disa krahina që përmbyllin sondazhin dhe kërkimin në harkun gjeografik dhe demografik ku banon populli shqiptar, duke respektuar jo vetëm gjetjet, por edhe krahinat tradicionale të Shqipërisë natyrale: Malësi e Madhe, Dukagjin, Malësi e Vogël, Mirditë, Myzeqe, Labëri, Toskëri, Çamëri etj”, thotë Gurakuqi. Studimi është impostuar krejtësisht qartë nga pikëpamja metodologjike dhe epistemologjike. Duke e konceptuar antropologjinë si një shkencë sa biologjike aq edhe shoqërore, autori ka arritur të integrojë në studim tiparet dhe veçantitë humane me faktet dhe të dhënat historike, demografike dhe me matjet e realizuara nga ai dhe të tjerë më parë, në një territor të gjerë. Autori ka përdorur metodat që kombinojnë hulumtimin vertikal, varësisht këndit të studimit, për të arritur në marrjen e rezultateve që mund të krahasohen horizontalisht dhe të shpien drejt përfundimeve të bazueshme shkencore. Profesori ka përdorur metodën antropo-biologjike për të kryer matjet morfologjike; metodën mjekësore-antropologjike për studimin e patologjive masive, që kanë prekur popullsinë e përcaktuar si kampion studimor; metodën e investigimit familjar dhe demografik për sqarimin e evolucionit të popullsisë në territorin e banuar nga shqiptarët, për të dëshmuar strukturën trashëgimore, ciklin e lidhjeve martesore etj.

Ndërkohë, për aspektet e investigimit etnologjik dhe historik, ai ka përdorur kërkimin gjegjës dhe përmes tyre ka arritur të analizojë institucionin e fisit, si grupim shoqëror që rrjedh nga një stërgjysh i përbashkët, duke u përqendruar kryesisht në ato pjesë të Shqipërisë, ku kjo ndërlidhje njerëzore vazhdon të jetë ende e fortë (kam parasysh fiset e Malësisë së Madhe, Hotin posaçërisht, që edhe pse i ndarë dhe i shpërndarë prej 100 vitesh gjeo-politikisht, ka ruajtur fuqishëm ndjenjën e përkatësisë në fis) si dhe institucionin e bajrakut, si një element i organizimit shoqëror dhe politik tradicional. Një burim shumë i veçantë për bazën e të dhënave të përdorura, posaçërisht në Shqipërinë veriperëndimore, kanë qenë regjistrat famulliare të Kishës Katolike, përmes të cilave studiuesi ka bërë vlerësimin e lidhjeve martesore mes komuniteteve, lindjeve sipas gjinive, vdekjeve dhe shkaqeve të tyre etj. Lexuesi do të kuptojë se kemi të bëjmë me një studiues krejtësisht të qartë në atë çfarë kërkon dhe plotësisht të kthjellët në ndërtim dhe njohje të problemeve antropologjike, demografike e etnologjike të botës shqiptare dhe ndërtimin e paradigmave për subjektet e shqyrtuara. ”Profesor Dhima na ka paraqitur në punim një model të metodës së kërkimit dhe, ndër sfidat kryesore që ai ka përballuar me sukses, ka qenë përputhja e hulumtimeve të terrenit me vërtetimin e tyre në kabinet, që nuk lidhet vetëm me përshkrimin e indikatorëve antropologjikë në rrafsh të kampioneve të popullsisë së nënshtruar ekzaminimit, por në radhë të parë, me kuptimin dhe interpretimin e tipareve biologjikë të ndërthurur me tiparet shoqërore dhe kulturore. Kemi të bëjmë, pra, me një sfidë multi-disiplinore, e cila është realizuar me sukses falë një autori kërkues të drejtpërdrejtë në terren për një periudhë të gjatë kohore dhe të mundësisë që analizat e punës së tij në fushën e antropologjisë humane t’i realizojë në laboratorët më të mira të mundshme të Evropës dhe në konsultim me profesorë të rëndësishëm të fushës. Personalisht e pranova të bëj këtë parathënie, për shkak të respektit dhe nderimit personal dhe të hershëm për profesor Dhimën, të cilin e kam njohur mbi 30 vjet më parë përmes punimeve të tij shkencore në revistën e arkeologjisë shqiptare “Iliria” dhe gjithmonë kam menduar se ai ka në dorë materiale të së shkuarës iliro-shqiptare, që pak studiues i kanë në zotërim, për të realizuar vlerësime të krahasueshme me shkencat ekzakte”, thotë Gurakuqi. Sipas tij, kur merr në dorë këtë punim, menjëherë befasohesh me nivelin shumë të gjerë të ndërhyrjes dhe hulumtimit në objektin e studimit që i ka vënë vetes si qëllim autori, nivelit të sistemimit të një problematike të gjerë, që rrok aq shumë fusha të kërkimit shkencor, të koherencës dhe thuktësisë së ndërtimit të përfundimeve.

Leximi, studimi serioz i kësaj monografie mbush një hapësirë të lënë pa studime rezultative deri më tani dhe besoj që do të duhet të kalojnë edhe shumë e shumë dekada që Shqipëria të ketë një studim të tillë dhe një studiues të ngjashëm, që bashkon në mënyrë organike disa fusha të ekspertizës në realizimin e një studimi kaq madhor, që në botë e bëjnë zakonisht ekipe studimore.

Prof. dr. Aleksandër Dhima: Si e njoh unë profilin e tij antropologjik



Nga Romeo Gurakuqi*

Shtysën për këtë shkrim e mora nga njoftimi informativ i botuar te “Gazeta Shqiptare” më dt. 12 shkurt 2017, mbi hapjen e konkurimit “për vendin e antropologut si ‘Akademik i asociuar’ në Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike (të Akademisë së Shkencave)”, për të cilin ka kandiduar, me të drejtën e të vetmit që plotëson kriteret e drejtimit të mirëfilltë kërkimor në këtë fushë. Sipas njoftimit në fjalë, “Prof. Aleksandër Dhima është një ndër themeluesit e antropologjisë shqiptare dhe krijues i Laboratorit Antropologjik Shqiptar”.




Së paku nga viti 1984, si lexues i kujdesshëm i revistës “Iliria” dhe i përmbledhjeve të Kuvendeve të Studimeve Ilire, kam pasur rastin të studoj punimet e prof. Dhimës mbi ato materiale të së shkuarës iliro-shqiptare, që pak studiues i kanë pasur në zotërim, për të realizuar vlerësime, analiza të krahasueshme me ato të shkencave të tjera albanologjike dhe ekzakte. Në opinionin publik shqiptar brenda dhe jashtë vendit, kur flitet për Antropologjinë, të gjithëve iu shkon mendja te prof. Aleksandër Dhima, si antropologu i parë shqiptar, i cili hapi rrugën për studime të thelluara në fushën e antropologjisë etnike, social-kulturore dhe të zbatuar.

Prof. Dhima e nisi punën e tij shkencore në fushën e Antropologjisë qysh në janar 1973, duke sakrifikuar karrierën e tij si mjek, në përgjigje të thirrjes së prof. Aleks Budës për ndihmesën e antropologjisë në sqarimin e problemit madhor të etnogjenezës shqiptare, sipas rekomandimit të personaliteteve shkencore ndërkombëtare që morën pjesë në Kuvendin I të Studimeve Ilire (tetor 1972). Në vitin 1976, ai krijoi të parin Laborator Antropologjik në vend, që hapi rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj dege të re të shkencave albanologjike, në shërbim të zgjidhjes së problemit kyç të etnogjenezës së shqiptarëve. Ndonëse në moshë të re dhe me rezultate ende modeste në këtë fushë, ai mori pjesë me kumtesa në dy aktivitete të rëndësishme shkencore: në Konferencën për formimin e popullit shqiptar, të gjuhës e kulturës së tij (Tiranë, 2-5 korrik 1982) dhe në Kongresin e 3të të Antropologjisë Evropiane (Petralona/Greqi, 25-30 shtator 1982, i shoqëruar nga kryetari aktual i Akademisë së Shkencave, prof. Muzafer Korkuti).

Specializimin e parë në fushën e Antropologjisë, A. Dhima e ka kryer në Institutin e Paleoantropologjisë të Akademisë së Shkencave të RP të Kinës (Pekin, 1977-1978). Më tej, ai ka qenë bashkëdrejtues i Projektit të përbashkët midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për studimin e lëndës eshtërore nga Vërmica (Prizren, nëntor-dhjetor 1980). Në vazhdim, ai kreu specializime afatshkurtra për studime ndërdisiplinore në Institutin e Demografisë pranë CNRS (Paris, Francë) dhe në Shkollën Franceze të Arkeologjisë (Romë, Itali).

Një vend të veçantë në karrierën kërkimore-shkencore të periudhës së parë të prof. Dhimës zë monografia “Gjurmime antropologjike për shqiptarët” (botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, 1985), që përbën studimin e parë përmbledhës mbi sintezën antropologjike të popullit shqiptar. Kjo vepër u nderua me çmimin special në Konkursin Ndërkombëtar të Studimeve Etnoantropologjike (Palermo, 11-16 korrik 1987).

Në vitet në vazhdim, A. Dhima ka botuar artikuj studimorë në revistat shkencore të vendit dhe në revistat ndërkombëtare të antropologjisë me faktor impakti (Portugali, Poloni, Gjermani, SHBA) dhe ka marrë pjesë me kumtesa në kongrese ndërkombëtare të antropologjisë në Prishtinë (Kosovë), Prijepolje (Serbi), Madrid (Spanjë) dhe Potsdam (Gjermani). Gjithashtu, ai u ftua për të mbajtur ligjëratën e parë jashtë vendit në Departamentin e Antropologjisë të Universitetit të Ulmit (RF e Gjermanisë) me temë “Hulumtime antropologjike mbi popullatat e vona të Shqipërisë” (14 maj 1990).

Duke vlerësuar këtë aktivitet shkencor në rritje të tij, fondacioni i mirënjohur gjerman “Alexander von Humbold” i akordoi atij bursën federale për studime të thelluara në fushën e Antropologjisë në universitetet gjermane (1 qershor 1991-31 janar 1993). Kohën e qëndrimit të tij në Gjermani, prof. Dhima e shfrytëzoi për përpunimin dhe analizën me metoda bashkëkohore të materialit faktik nga Shqipëria, çka e ndihmoi atë në rindërtimin më të qartë të morfobiologjisë së popullatave të vjetra dhe në përvijimin e elementëve evolutivë të karakterit antropologjik deri në popullatën e sotme të vendit. Me këtë rast, u bë e mundur të qartësoheshin disa prej hipotezave të hedhura kohë pas kohe nga albanologët (shqiptarë dhe të huaj) mbi prejardhjen ilire dhe vazhdimësinë iliro-shqiptare. Rezultatet e kësaj pune u pasqyruan në punimin pasdoktoral “Beitrag zur ethnischen Anthropologie der Albaner” (Ndihmesë për antropologjinë etnike të shqiptarëve), që u mbrojt në Departamentin e Antropologjisë dhe Gjenetikës Humane në Universitetin “Johannes Gutenberg” të Majncit (janar 1993).

Kapituj integralë të këtij produkti shkencor panë dritën e botimit në revista ndërkombëtare me faktor impakti, si: Variability and Evolution (Poznan, vol. 1, 1991); International Journal of Anthropology (Firenze, vol. 8, nr. 4, 1993); Homo (Stuttgart/ Jena/ New York, vol. 45, nr. 2, 1994); The Mankind Quarterly (Springfield-IL, vol. 34, nr. 3, 1995). Qëllimi i kësaj ndërmarrjeje shkencore ishte promovimi i një interpretimi shkencërisht të besueshëm të përbërjes antropologjike të shqiptarëve, në kuadër të gjenetikës së popullatave të Evropës Juglindore dhe të hapësirës mesdhetare.

Qëndrimi në Gjermani i shërbeu prof. Dhimës për nxënien e përvojës së pasur gjermane në fushën e Antropologjisë së zbatuar, si dhe për vendosjen e marrëdhënieve me rrjetin e antropologëve të shquar botërorë. Atij po ashtu iu dha rasti për kualifikime: në Institutin e Biologjisë Humane të Universitetit të Vjenës dhe në Institutin Antropologjik Mbretëror të Suedisë në Stockholm.

Me kthimin në Shqipëri, prof. A. Dhima vijoi punën kërkimore-shkencore në drejtime të reja, krejt të panjohura më parë për këtë fushë studimesh. Në saje të kësaj ndihmese shkencore, Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë miratoi më 13.12.1994 kërkesën e Këshillit Shkencor të Institutit të Arkeologjisë për dhënien e titullit “Mjeshtër Kërkimesh”, ekuivalentuar me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me titullin “Profesor i Asociuar”. Ndërkohë, me interesimin e trupës akademike të universitetit të Ulmit (RF e Gjermanisë), ai u ftua për një cikël ligjëratash mbi probleme të antropologjisë shqiptare (3-13.7.1995), me ç’rast u nderua me titullin “Profesor i Jashtëm” i atij universiteti.

Për arsye objektive, në mars 1995, prof. Dhima u detyrua ta lëshojë vendin e punës si antropolog në Institutin e Arkeologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe, falë ndërmjetësimit të ambasadës së RF të Gjermanisë në Tiranë, u punësua me detyrën e Bashkëpunëtorit shkencor dhe Drejtuesit/ koordinator projektesh në fondacionet publike-politike gjermane që hapën/ kishin hapur zyrat e tyre në vendin tonë, përkatësisht në fondacionin “Konrad Adenauer” dhe në fondacionin “Friedrich Ebert”, ku ka dhënë ndihmesë efikase në mbarëvajtjen e projekteve me shoqërinë civile dhe me partitë politike të spektrit përkatës, duke siguruar akses dhe emër të mirë të këtyre fondacioneve në përfaqësues të lartë të politikës, ekonomisë dhe të jetës publike të Shqipërisë.

Nga viti 2011, me rikthimin me kohë të plotë në veprimtarinë shkencore pranë Qendrës Studimore të Trashëgimisë të Universitetit Europian të Tiranës (më tej: UET), prof. Dhima e zhvendosi kahen e studimit antropologjik, duke u fokusuar më tepër në aspekte të Antropologjisë social-kulturore. Fryt i kësaj pune janë artikujt e tij studimorë, të botuar në revista shqiptare të karakterit sociologjik (Polis, Studime Sociale, Humanus), disa research papers, si produkte individuale dhe në bashkëpunim me doktorë e doktorantë të atij universiteti, si dhe kumtesat e mbajtura në Ditët e Studimeve Shqiptare, të organizuara nga UET-i me pjesëmarrje ndërkombëtare. Në ‘to trajtohen problematika të lidhura me “prerjen” social-kulturore e komunikuese të shqiptarëve, marrëdhëniet vlerore të individit në shoqërinë shqiptare të tranzicionit, si dhe me metodologjinë e kërkimeve të ardhshme antropologjike në Shqipëri. Në prill 2013, prof. Dhima mori titullin “Profesor” dhe në nëntor të atij viti “Senior Research Fellow” në konkursin e shpallur nga UET-i, nën supervizionin e London School of Economics (LSE).

Në vjeshtë të vitit 2016, prof. Dhima ka dhënë për botim te UET Press monografinë “Antropologjia etnike e shqiptarëve”, që është “vepra e jetës” së tij, një vepër e karakterit të mirëfilltë albanologjik ku, përmes trajtimit të disa prej aspekteve më të rëndësishme të “prerjes” etnokulturore të shqiptarëve, ka synuar të nxjerrë në pah bashkëlidhjen e tipareve të natyrave të ndryshme në sintezën antropologjike të shqiptarëve. Kjo vepër sendërton një gjykim realist mbi “trasenë” e kërkimeve të mëtejshme në fushat e zbatuara të Antropologjisë në Shqipëri. Kam bindjen se kjo vepër do të ketë jehonë të gjerë, jo vetëm në mjedisin shkencor të vendit, por edhe përtej kufijve, sidomos tek intelektualët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, shpresoj edhe më gjerë në qarqet shkencore ndërkombëtare.

Monografia “Antropologjia etnike e shqiptarëve”, e profesor Aleksandër Dhimës, është një studim i mirëfilltë shkencor ndërdisiplinor, hulumtim krejtësisht i veçantë dhe i parealizuar deri më sot për shqiptarët, nga shkencëtarët vendës dhe të huaj. Kjo, sepse për të realizuar këtë studim, që në fakt është një analizë komplekse e një pune kërkimore-shkencore e disa dhjetëvjeçarëve, të cilën mund ta realizojë vetëm një shkencëtar i aftësuar në Mjekësi, Antropologji Humane, Antropologji Etnike, Arkeologji, Histori, Demografi, duhen studiues me karakteristika të veçanta, me përvojë pune të pandërprerë në këto relacione shkencore, një formim akademik dhe përvojë e gjithanshme. Shqipëria e vogël dhe e pashquar në kualitete të tilla studiuesish në kohën e sotme, ka pasur fatin që në institucionin e Akademisë së Shkencave, gjegjësisht në ish-Qendrën e Kërkimeve Arkeologjike/ Institutin Arkeologjik, ka pasur në gjirin e vet një mjek antropolog që ka shoqëruar ekspeditat e baballarëve të arkeologjisë shqiptare: Hasan Ceka, Selim Islami, Skënder Anamali, Frano Prendi, Bep Jubani etj.; një shkencëtar që, krahas arkeologjisë, ka arritur të depërtojë dhe bashkëpunojë me ikonat e etnografisë shqiptare, Rrok Zojzi dhe Abaz Dojaka, dhe të përdorë në krahasim arritjet e tyre lapidare, me analizat e tij antropologjike. Profesor Dhima ka arritur të impostohet historikisht në mesjetën shqiptare, të lexojë me syrin e antropologut dhe demografit regjistrat kadastralë venedikas dhe osmanë, nën udhëzimet dhe shkëmbimet e vlefshme të mendimeve me prof. Selami Pulahën e studiues të tjerë.

Studimi i profesor Dhimës është një punë që analizon gjendjen disashekullore të popullsinë shqiptare, bazuar në gjetjet antropologjike të përftuara prej ekspeditave arkeologjike, burimet dhe të dhënat dokumentare historike dhe demografike, në një hark kohor që fillon nga ngjizja e popullit shqiptar në Ballkanin Perëndimor dhe vjen deri në shekullin XX. Ndërkohë, autori ka qenë i kujdesshëm që ta shtrijë studimin e tij nga Alpet Shqiptare në Veri, në Mirditë, Ishëm e Çermenikë në Shqipërinë Qendërveriore, Kolonjë në Juglindje, në Kurvelesh e deri në Çamëri, në cepin më jugor ku banojnë/ ose banonin shqiptarët deri në mesin e shekullit XX, duke krijuar mundësinë e një vlerësimi përafërsisht të plotë të strukturës antropologjike të popullsisë, të raporteve mes vedit dhe lëvizjet në territor etj. Në mënyrë të posaçme, studimet e tij antropologjike janë përqendruar në krahinat tradicionale të Shqipërisë natyrale: Malësi e Madhe, Dukagjin, Malësi e Vogël, Myzeqe, Labëri, Toskëri, Çamëri etj.

Studimi është impostuar krejtësisht qartë nga pikëpamja metodologjike dhe epistemologjike. Duke e konceptuar Antropologjinë si një shkencë, sa biologjike aq edhe shoqërore, autori ka arritur të integrojë në studim tiparet dhe veçantitë humane me faktet dhe të dhënat historike, demografike dhe matjet e realizuara nga ai dhe të tjerë më parë, në një territor të gjerë. Autori ka përdorur metodat që kombinojnë hulumtimin vertikal, varësisht këndit të studimit, për të arritur në marrjen e rezultateve që mund të krahasohen horizontalisht dhe të shpien drejt përfundimeve të bazueme shkencore. Profesori ka përdorur metodën antrobiologjike për të kryer matjet morfologjike; metodën mjekësore-antropologjike për studimin e patologjive masive që kanë prekur popullsisë e përcaktuar si kampion studimor; metodën e investigimit familjar dhe demografik për sqarimin e evolucionit të popullsisë në territorin e banuar nga shqiptarët, për të dëshmuar strukturën trashëgimore, ciklin e lidhjeve martesore etj. Ndërkohë, për aspektet e investigimit etnohistorik, ai ka përdorur kërkimin gjegjës për institucionin e fisit, si grupim shoqëror që rrjedh nga një stërgjysh i përbashkët, duke u përqendruar kryesisht në ato pjesë të Shqipërisë, ku kjo ndërlidhje njerëzore vazhdon të jetë ende e fortë (kam parasysh fiset e Malësisë së Madhe, Hotin posaçërisht, që edhe pse i ndarë dhe i shpërndarë prej njëqind vitesh gjeopolitikisht, ka ruajtur fuqishëm ndjenjën e përkatësisë në fis); institucionin e bajrakut, si element të organizimit shoqëror dhe politik tradicional. Një burim shumë i veçantë për bazën e të dhënave të përdorura, posaçërisht në Shqipërinë Veriperëndimore, kanë qenë regjistrat famullitare të Kishës Katolike, përmes të cilave studiuesi Aleksandër Dhima ka bërë vlerësimin e lidhjeve martesore mes komuniteteve, lindjeve sipas gjinive, vdekjeve, epidemive masive dhe shkaqeve të tyre etj.

Puna e tij mbi 40-vjeçare në kërkimin shkencor dhe në mësimdhënie në fushën e Antropologjisë i ka lejuar prof. Dhimës të ndërmarrë projekte të rëndësishme individuale dhe në bashkëpunim me asistentë dhe studentë të fushës, si: Probleme të bashkëlidhjes konjitive medie/ politikë në realitetin kulturor shqiptar; Metodologjia e studimit etno-antropologjik; Demografia historike e Shkodrës mesjetare dhe rrethinave etj.

Për të gjitha këto arritje, mendoj se puna shkencore dhe mësimdhënëse e profesor Aleksandër Dhimës do të vlerësohet edhe nga akademikët shqiptarë, jashtë planeve e strukturave të njohjes, por veç mbi kriteret e shkencës, arsyes dhe ligjit: si antropologu i parë shqiptar, si qytetar me ndjenja të larta atdhetare, si studiues i palodhur e konsekuent dhe si mik i urtë e kërkues për brezat e rinj të studiuesve.

“ANTROPOLOGJIA ETNIKE E SHQIPTARËVE”, SFIDA MULTIDISIPLINORE E ALEKSANDËR DHIMËS

Leximi, studimi serioz i kësaj monografie mbush një hapësirë të lënë pa studime rezultative deri më tani dhe besoj që do të duhet të kalojnë edhe shumë e shumë dekada që Shqipëria të ketë një studim të tillë dhe një studiues të ngjashëm, që bashkon në mënyrë organike disa fusha të ekspertizës në realizimin e një studimi kaq madhor, që në botë e bëjnë zakonisht ekipe studimore


Libri vjen si rezultat i punës kërkimore 40-vjeçare në këtë fushë të profesor Dhimës dhe trajton disa prej aspekteve më të rëndësishme të ‘prerjes’ etnokulturore të shqiptarëve dhe nxjerr në pah bashkëlidhjen e tipareve të natyrave të ndryshme në sintezën antropologjike të shqiptarëve.

“Kjo ndërmarrje nuk ka qenë e lehtë, sepse më është dashur të shkel në një terren pak të njohur të shkencave albanologjike. Megjithatë, dokumentacioni historiko-arkivor, burimet e literaturës dhe narracioni i vjelë gjatë kërkimeve në terren ka qenë mjaftueshmërisht i plotë, çka më ka lehtësuar punën drejt orientimit tematik të kërkimit antropologjik të mirëfilltë dhe më ka shtyrë t’i studioj më thellë disa prej dukurive të karakterit biologjik, historik, demografik e social-kulturor nëpërmjet një hulumtimi të dokumentuar rreth shkaqeve, pasojave dhe mundësive të krijuara në rrjedhën e shekujve për ecurinë e fenotipave të dallueshëm në trevat e Shqipërisë, çka përbën objektivin kryesor të këtij punimi”, shkruan autori në hyrje të këtij studimi.

Monografia “Antropologjia etnike e shqiptarëve” e prof. dr. Aleksandër Dhimës është një studim i mirëfilltë shkencor ndërdisiplinor, hulumtim krejtësisht i veçantë dhe i parealizuar deri më sot për shqiptarët, nga shkencëtarë vendës dhe të huaj. Kjo, sepse realizimi i këtij studimi, që në fakt është një analizë komplekse e një pune kërkimore-shkencore e disa dhjetëvjeçarëve, është bërë i mundur prej një shkencëtari të aftësuar në drejtime formuese të ndryshme si mjekësi, antropologji humane, arkeologji, histori, demografi etj., me përvojë të pandërprerë në këto relacione shkencore me një përvojë të gjithanshme.

Shqipëria e vogël dhe e pashquar në kualitete të tilla studiuesish në kohën e sotme, ka patur fatin që në institucionet e Akademisë së Shkencave, gjegjësisht në ish-Qendrën e Kërkimeve Arkeologjike (tashmë: Instituti Arkeologjik), ka pasur në gjirin e vet një antropolog që ka shoqëruar ekspeditat e baballarëve të arkeologjisë shqiptare: Hasan Ceka, Selim Islami, Skënder Anamali, Frano Prendi, Bep Jubani etj., një shkencëtar që, krahas arkeologjisë, ka arritur të depërtojë dhe bashkëpunojë me ikonat e etnografisë shqiptare: Rrok Zojzin, Abaz Dojakën etj., dhe të përdorë për krahasim arritjet e tyre lapidare, në bashkëlidhje me analizat e tij antropologjike. Më tej, prof. Dhima ka arritur të impostohet historikisht në Mesjetën shqiptare, të lexojë me syrin e antropologut dhe demografit, regjistrat kadastralë venedikas dhe osmanë, nën udhëzimet dhe shkëmbimet e vlefshme të mendimeve me prof. Selami Pulahën e studiues të tjerë.

Monografia e prof. Dhimës është një punë që analizon gjendjen disashekullore të popullsisë shqiptare, bazuar në gjetjet antropologjike të përftuara prej ekspeditave në terren, burimeve dhe të dhënave dokumentare historike, në një hark kohor që fillon nga ngjizja e popullit shqiptar në Ballkanin Perëndimor dhe vjen deri në shekullin XX.

Ndërkohë, autori ka qenë i kujdesshëm që ta shtrijë studimin e tij nga Alpet Shqiptare në Veri, në Rrafshin e Dukagjinit në Verilindje, Korçë në Juglindje dhe deri në Çamëri ose Thesproti në cepin më jugor ku shqiptarët banojnë, ose banonin deri në mesin e shekullit XX, duke krijuar mundësinë e një vlerësimi përafërsisht të plotë të strukturës etnike të popullsisë, raportet mes vedit dhe lëvizjet në territor të popullit shqiptar.

Në mënyrë të posaçme, studimi është përqendruar në disa krahina që përmbyllin sondazhin dhe kërkimin në harkun gjeografik dhe demografik ku banon populli shqiptar, duke respektuar jo vetëm gjetjet, por edhe krahinat tradicionale të Shqipërisë natyrale: Malësi e Madhe, Dukagjin, Malësi e Vogël, Mirditë, Myzeqe, Labëri, Toskëri, Çamëri etj.

Studimi është impostuar krejtësisht qartë nga pikëpamja metodologjike dhe epistemologjike.

Duke e konceptuar antropologjinë si një shkencë sa biologjike aq edhe shoqërore, autori ka arritur të integrojë në studim tiparet dhe veçantitë humane me faktet dhe të dhënat historike, demografike dhe me matjet e realizuara nga ai dhe të tjerë më parë, në një territor të gjerë.

Autori ka përdorur metodat që kombinojnë hulumtimin vertikal, varësisht këndit të studimit, për të arritur në marrjen e rezultateve që mund të krahasohen horizontalisht dhe të shpien drejt përfundimeve të bazueshme shkencore.

Profesori ka përdorur metodën antropologjike-biologjike për të kryer matjet morfologjike; metodën mjekësore-antropologjike për studimin e patologjive masive, që kanë prekur popullsinë e përcaktuar si kampion studimor; metodën e investigimit familjar dhe demografik për sqarimin e evolucionit të popullsisë në territorin e banuar nga shqiptarët, për të dëshmuar strukturën trashëgimore, ciklin e lidhjeve martesore etj.

Ndërkohë, për aspektet e investigimit etnologjik dhe historik, ai ka përdorur kërkimin gjegjës dhe përmes tyre ka arritur të analizojë institucionin e fisit, si grupim shoqëror që rrjedh nga një stërgjysh i përbashkët, duke u përqendruar kryesisht në ato pjesë të Shqipërisë, ku kjo ndërlidhje njerëzore vazhdon të jetë ende e fortë (kam parasysh fiset e Malësisë së Madhe, Hotin posaçërisht, që edhe pse i ndarë dhe i shpërndarë prej 100 vitesh gjeo-politikisht, ka ruajtur fuqishëm ndjenjën e përkatësisë në fis) si dhe institucionin e bajrakut, si një element i organizimit shoqëror dhe politik tradicional.

Një burim shumë i veçantë për bazën e të dhënave të përdorura, posaçërisht në Shqipërinë veriperëndimore, kanë qenë regjistrat famullitare të Kishës Katolike, përmes të cilave studiuesi ka bërë vlerësimin e lidhjeve martesore mes komuniteteve, lindjeve sipas gjinive, vdekjeve dhe shkaqeve të tyre etj.

Lexuesi do të kuptojë se kemi të bëjmë me një studiues krejtësisht të qartë në atë çfarë kërkon dhe plotësisht të kthjellët në ndërtim dhe njohje të problemeve antropologjike, demografike e etnologjike të botës shqiptare dhe ndërtimin e paradigmave për subjektet e shqyrtuara.

Profesor Dhima na ka paraqitur në punim një model të metodës së kërkimit dhe, ndër sfidat kryesore që ai ka përballuar me sukses, ka qenë përputhja e hulumtimeve të terrenit me vërtetimin e tyre në kabinet, që nuk lidhet vetëm me përshkrimin e indikatorëve antropologjikë në rrafsh të kampioneve të popullsisë së nënshtruar ekzaminimit, por në radhë të parë, me kuptimin dhe interpretimin e tipareve biologjikë të ndërthurur me tiparet shoqërore dhe kulturore.

Kemi të bëjmë, pra, me një sfidë multi-disiplinore, e cila është realizuar me sukses falë një autori kërkues të drejtpërdrejtë në terren për një periudhë të gjatë kohore dhe të mundësisë që analizat e punës së tij në fushën e antropologjisë humane t’i realizojë në laboratorët më të mira të mundshme të Europës dhe në konsultim me profesorë të rëndësishëm të fushës.

Personalisht e pranova të bëj këtë parathënie, për shkak të respektit dhe nderimit personal dhe të hershëm për profesor Dhimën, të cilin e kam njohur mbi 30 vjet më parë përmes punimeve të tij shkencore në revistën e arkeologjisë shqiptare “Iliria” dhe gjithmonë kam menduar se ai ka në dorë materiale të së shkuarës iliro-shqiptare, që pak studiues i kanë në zotërim, për të realizuar vlerësime të krahasueshme me shkencat ekzakte. Por gjithsesi, kur merr në dorë këtë punim, menjëherë befasohesh me nivelin shumë të gjerë të ndërhyrjes dhe hulumtimit në objektin e studimit që i ka vënë vetes si qëllim autori, nivelit të sistemimit të një problematike të gjerë, që rrok aq shumë fusha të kërkimit shkencor, të koherencës dhe thukëtisë së ndërtimit të përfundimeve.

Leximi, studimi serioz i kësaj monografie mbush një hapësirë të lënë pa studime rezultative deri më tani dhe besoj që do të duhet të kalojnë edhe shumë e shumë dekada që Shqipëria të ketë një studim të tillë dhe një studiues të ngjashëm, që bashkon në mënyrë organike disa fusha të ekspertizës në realizimin e një studimi kaq madhor, që në botë e bëjnë zakonisht ekipe studimore.

Botimi i kësaj monografie është një nder i posaçëm që autori i bën institucionit ku ai punon, Universitetit Europian të Tiranës dhe posaçërisht Fakultetit të Shkencave Sociale dhe të Edukimit. Si koleg, unë dua ta falënderoj atë, që na dha këtë mundësi për të qenë pjesë e ekipit redaksional të finalizimit të një projekti jetësor të tij.

* Parathënia e librit “Antropologjia etnike e shqiptarëve” e prof. dr. Aleksandër Dhimës, botim i UET Press

Studimi Gjenetik i Universitetit të Kalifornisë: Shqiptarët, më homogjenët në Evropë.

 Popullsia shqiptare, e vetmja me pasardhës të njëjtë në Ballkan Prof. Asoc. Dr. Aleksandër Dhima, antropologu i parë në vend dhe ekspert i fushës, jep shpjegimin e mëposhtëm:

Ardit Rada/ Oltion Rrumbullaku

– Dy profesorë të Universitetit të Kalifornisë, Peter Ralph dhe Graham Coop kanë botuar një studim për Gjeografinë Aktuale Gjenetike të Paraardhësve në të gjithë Evropën. Ky studim ka shfrytëzuar një bazë të dhënash të quajtur POPRES, që ka marrë të dhënat gjenetike të 2,237 europianëve që janë kryesisht banorë në Londër, Mbretëri e Bashkuar, dhe Lozanë, Zvicër. Meqenëse këto dy qytete kanë individë që kanë origjinë nga e gjithë Evropa, atëherë të dhënat e tyre gjenetike janë përdorur për të verifikuar trashëgiminë gjenealogjike të banorëve të Evropës deri në 3 mijë vjet më parë. Pjesë e këtij studimi ishin dhe të dhënat gjenetike të 9 shqiptarëve nga Shqipëria dhe 14 shqiptarëve nga Kosova. Të dhënat gjenetike të këtyre 23 shqiptarëve me banim në Londër dhe Lozanë janë krahasuar me të dhënat gjenetike të individëve me origjinë nga e gjithë Evropa. Në fakt, studiuesit kanë marrë vetëm gjuhën si vijë ndarëse kështu që të gjithë shtetet sllave në Ballkan janë përfshirë në një grup të vetëm. Ky studim mundëson shumë diskutime, megjithatë rezultatet nga tabela në faqen 37 tregojnë faktin që shqiptarët janë kombi më homogjen në Evropë dhe që të gjitha popullsitë e Ballkanit kanë paraardhës të përbashkët me shqiptarët që datojnë më shumë se 2 mijë vjet përpara edhe përpara dyndjeve sllave në këto rajone. Duket se tashmë biologjia dhe studimet gjenetike do t’i japin të drejtën shqiptarëve që të quhen popullata më autoktone e Ballkanit dhe të konsiderohen në mënyrë të padiskutueshme si pasardhës të ilirëve në histori.

Për rastin e Shqipërisë

Studimi i Universitetit të Kalifornisë i kushton vendit tonë një hapësirë të veçantë duke e marrë atë si shembull. Më poshtë është pjesa ku përmendet Shqipëria, ndërkohë që ajo nuk mungon në tabelat ilustruese dhe në shifra. “Niveli më i lartë i Prejardhjes së Përbashkët të Identitetit gjendet tek individët që flasin gjuhën shqipe (nga Shqipëria dhe Kosova), që kanë një rritje të prejardhjes së përbashkët që vjen që nga 1,500 vjet më parë. Kjo sugjeron që një pjesë e rëndësishme e pararendësve të shqiptarëve moderne kanë qenë nga një grup relativisht koherent dhe i mbledhur popullsie që ka qenë i qëndrueshëm për të paktën 1,500 vitet e fundit. Po ashtu këto individë kanë numër të ngjashëm paraardhësish edhe me popullsitë e afërta, si dhe individët në pjesë të tjera të Evropës, duke treguar që popullsitë shqipfolëse nuk kanë qenë aq shumë të izoluara. Për më tepër, individët Grekë (dhe disi më pak ato të vetëquajtur Maqedonas) kanë një numër më të madh paraardhësish me shqiptarët sesa me fqinjët e tjerë, ndoshta për shkak të efektit më të vogël të pushtimeve sllave në këto popullsi.” Përfundimi tregon se shqiptarët janë populli më homogjen, por edhe që i kanë dhënë më shumë se të tjerët vendeve fqinje.

Krahinat shqiptare dhe tiparet: Një lab, një myzeqar, një mirditor…

“…Antropologjia ka ndryshuar shumë me kalimin e kohës, por disa gjëra mbeten si modele. Që në vitet 30 kanë ardhur profesorë të huaj që janë tërhequr nga tipat e shqiptarëve dhe kanë gjetur në krahina të veçanta disa tipare që janë tipike. Për shembull tipi i Kthellës së Mirditës, që është në luginën mbi Rrëshen deri në Kurbnesh. Popullsia e atjeshme, për shkak të gjerësisë së madhe të kokës, fytyra u vjen në formë trekëndëshe dhe që përfundon me një formë maje në mjekër. Kanë një pigmentim të errët të fytyrës, flokëve dhe syve. Nëse vjen një banor i asaj zone në Tiranë, ndoshta në 15% të rasteve, dallohet. Megjithatë nuk është më koha e studimit të tipareve fizike. Ka zona që për shkak të sistemit fisnor, kanë marrë dhe kanë dhënë në një rreth shumë të ngushtë zonal. Duke marrë e duke dhënë nuse në një territor të kufizuar, kjo ka bërë që gjenet të koncentrohen në të njëjtën zonë. Në Labëri, zona e Kurveleshit nga Progonati deri në Golëm të Gjirokastrës, i kanë mollëzat të kërcyera karakteristike dhe një ngjyrë më të zbehtë të lëkurës. Syri pak a shumë i mbyllur dhe zëri si piskamë. Këta persona dallohen jo vetëm që janë nga Labëria, por që i përkasin pikërisht kësaj zone. Në Myzeqe, zona e Dherit të Butë, apo ‘lalët’ në kuptimin klasik të fjalës, po të shohim kanë një hundë që nuk ka formën e banorëve të Tiranës për shembull. Këto nuk duhen marrë për kapital, pasi këto tipare interpretohen vetëm në 10-15% të rasteve. Por struktura gjenetike është krejtësisht e kontrollueshme. Sa i përket bukurisë së njerëzve, ajo nuk lidhet vetëm me origjinën nga gjyshërit apo trashëgimin e tipareve, por edhe nga avancimi i kulturave…”

Portret shqiptari dhe greku

Portret shqiptari dhe greku – grafikë e Dominique Papety. Kjo grafikë është realizuar rreth 1847-1848, nga Domenique Papety piktor i “shkolles franceze” (dimensionet H. 00,140 m; L. 00,289 m) “Dy portrete në profil… Shoqëruesi im shqiptar , i quajtur Dimitri (në të majtë) dhe çarkaxhiu grek Anastasi (në të djathtë ) – do të shkruante autori në një letër drejtuar prindërve të tij në 6 maj 1847. Vendndodhja aktuale: Muzeu i Luvrit – Departamenti i Arteve Grafke

Vepra e parë që shpjegon racën shqiptare

Në vitin 1944, një shqiptar mori përsipër për herë të parë të bëjë një studim mbi prejardhjen. “Raca shqiptare’ është libri i doktorit Jakov Milaj, por kjo vepër u ndalua. E ripa dritën e botimit në vitin 1997, duke u konsideruar si i pari studim antropologjik. Milaj hedh për herë të parë në rrugë shkencore teza mbi prejardhjen e vendasve. Kjo vepër u nxit edhe nga fakti se gjatë Luftës së Dytë Botërore, ideologjia naziste kishte si bazë dallimet raciale në botë. Në parathënien e librit, botuesi This is Europamail Mal’ Osmani shkruan: “Ky studim nuk ësht bërë për t’u marrë me racizëm në kuptimin politiko-filozofik që i japin këtij skaji popujt e tjerë të botës. Në një vend si ky i yni, ku nuk njihen as fillet e shkencave biologjike dhe ku nuk dihet, as në vija të përgjithëshme, se cila ësht’ paja morfologjike e shpirtrore që ne na bën të çquhemi nga popujt e tjerë të Ballkanit e t’Evropës, të hidhet në shesh një ide e këtillë do t’ishte gjë fare e papjekur dhe nuk do të jipte asnjë përfundim praktik. Qëllimi i hartimit të kësaj vepre ka qënë që të nxjerë në shesh disa të vërteta, gjer më sot të panjohura, mbi racën t’onë dhe t’u japë shkas, atyreve q’e ndjejnë vehten të zotin, për t’u marrë pak më tepër me biologji e me anthropologji. Përfundimet që ka për të nxjerëlexonjsi nga këto faqe janë të thjeshta dhe, ndofta, të njohura intuitivisht prej shumë Shqiptarvet, rne gjithë se të mohuara prej të huajvet dashakeqë : se populli arbëror ka një origjinë të vetme e të përbashkët; se ësht anas (aukton) në të gjitha viset ku banon sot; se as midis myslimanvet e kristjanvet, as midis Gegvet e Toskvet nuk ka ndonjë ndryshim racor; e, më në funt, se ndihet nevoja për një politikë shoqërore që të synojë fuqizimin fizik të racës shqiptare.”

Me italianët më shumë pasardhës se me këdo tjetër

Studiuesit pohojnë në raportin e tyre se origjina e shqiptarëve modernë është e diskutueshme, dhe argumentohet që shqiptarët mund të jenë pasardhës të Ilirëve (Uilkes, 1996), të cilët banonin në pjesë lindore të Adriatikut dhe në Salenton e sotme (Itali) gjatë periudhës romake. Rezultatet tona janë pa diskutim në përputhje me këtë këndvështrim, duke përfshirë faktin që Italianët kanë më shumë paraardhës të përbashkët me shqiptarët sesa me popullsi të tjera, por duhet përmendur këtu që një pjesë e tyre janë brenda kohëzgjatjes prej 1,500 vitesh që tregon emigrime të mëvonshme të shqiptarëve drejt Italisë

4 tiparet kryesore të një “shqiptari tipik”

Për antropologjinë e shqiptarëve ka pak studime. Vetëm më 1973, u ngrit një bërthamë zyrtare antropologjike, e cila më 1976 u vendos në Akademinë e Shkencave. (Një grup pune i asaj kohe punonte në Katedrën e Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë në U.T). Prej punës së tyre, kemi sot, një lloj identikiti të tipareve shqiptare, në të cilën është arritur, pas një pune jo të vogël, në dy drejtime:

a – gjurmimi i tipareve antropologjike në zonat e mëdha etno-kulturore shqiptare,

b – studimi i materialeve skeletore nga epoka të hershme historike, me qëllim përcaktimin e tipave antropologjikë në trevat shqiptare. Bazuar në këto studime, që kulmuan në vitet ’80, mund të thuhet, se nga pikëpamja antropologjike, te ne shqiptarët mbizotërojnë ato që njihen si “tipare adriatike” (janë tipare mbizotëruese, pra i përkasin shumicës, por jo të gjithë shqiptarëve).

Këto tipare mbizotëruese janë:

1 – Koka e shkurtër dhe e gjerë, e sheshuar në pjesën e pasme.

2 – Fytyra e lartë dhe e gjerë në pjesën e sipërme

3 – Hunda e spikatur me shpinë të mysët

4 – Shtati i gjate ose mesatar

“Antropologjia etnike e shqiptarëve”, libri i jetës i Aleksandër Dhimës

Studimi është multidisiplinor, një hulumtim krejtësisht i veçantë i parealizuar më parë nga shkencëtarë vendës dhe të huaj, që mundohet të hedhë dritë mbi pyetje thelbësore, si: kush janë shqiptarët nga pikëpamja antropologjike, lidhjet me ilirët e lashtë, tiparet dalluese nga popullsitë e tjera në Europë, shtrirja demografike etj.


Ishte viti 1974 kur Aleksandër Dhima nisi ekspeditat e tij në terren me një ekip antropologësh në kërkim të varreve prehistorike dhe të dhënave të tjera që do të hidhnin dritë mbi tiparet antropologjike të shqiptarëve.

Kjo ekspeditë u pasua nga 37 ekspedita të tjera me studiues të huaj në një hark kohor prej 43 vitesh, punë në laborator, analizim i të dhënave etj., për të mbërritur te libri “Antropologjia etnike e shqiptarëve”.

Prof. dr. Aleksandër Dhima, studiues shkencor dhe pedagog në Universitetin Europian të Tiranës ka përmbyllur kështu atë që kolegët e tij e cilësojnë si “librin e jetës” së tij. Ai e vetë e cilëson si “shtratin studimor për të ecur më tej antropologët e rinj”.

Studimi është multidisiplinor, një hulumtim krejtësisht i veçantë i parealizuar më parë nga shkencëtarë vendës dhe të huaj që mundohet të hedhë dritë mbi pyetje thelbësore, si: kush janë shqiptarët nga pikëpamja antropologjike, lidhjet me ilirët e lashtë, tiparet dalluese nga popullsitë e tjera në Europë, shtrirja demografike etj.

Autori thotë se “dokumentacioni historiko-arkivor, burimet e literaturës dhe narracioni i vjelë gjatë kërkimeve në terren ka qenë mjaftueshmërisht i plotë, çka më ka lehtësuar punën drejt orientimit tematik të kërkimit antropologjik të mirëfilltë dhe më ka shtyrë t’i studioj më thellë disa prej dukurive të karakterit biologjik, historik, demografik e social-kulturor nëpërmjet një hulumtimi të dokumentuar rreth shkaqeve, pasojave dhe mundësive të krijuara në rrjedhën e shekujve për ecurinë e fenotipeve të dallueshëm në trevat e Shqipërisë, çka përbën objektivin kryesor të këtij punimi”.

Sipas prof. dr. Romeo Gurakuqi, i cili ka shkruar dhe parathënien e librit, “monografia e prof. Dhimës është një punë që analizon gjendjen disashekullore të popullsisë shqiptare, bazuar në gjetjet antropologjike të përftuara prej ekspeditave në terren, burimeve dhe të dhënave dokumentare historike, në një hark kohor që fillon nga ngjizja e popullit shqiptar në Ballkanin Perëndimor dhe vjen deri në shekullin XX”.

Sipas tij autori e ka shtrirë studimin në të gjitha trevat e banuara me shqiptarë.

“Autori ka qenë i kujdesshëm që ta shtrijë studimin e tij nga Alpet Shqiptare në Veri, në Rrafshin e Dukagjinit në Verilindje, Korçë në Juglindje dhe deri në Çamëri ose Thesproti në cepin më jugor ku shqiptarët banojnë ose banonin deri në mesin e shekullit XX, duke krijuar mundësinë e një vlerësimi përafërsisht të plotë të strukturës etnike të popullsisë, raportet mes vedit dhe lëvizjet në territor të popullit shqiptar.

Në mënyrë të posaçme, studimi është përqendruar në disa krahina që përmbyllin sondazhin dhe kërkimin në harkun gjeografik dhe demografik ku banon populli shqiptar, duke respektuar jo vetëm gjetjet, por edhe krahinat tradicionale të Shqipërisë natyrale: Malësi e Madhe, Dukagjin, Malësi e Vogël, Mirditë, Myzeqe, Labëri, Toskëri, Çamëri etj.”, theksoi Gurakuqi. Një studim i munguar dhe një kontribut shkencor i jashtëzakonshëm për shkencën e Antropologjisë, e cila është një disiplinë e legjitimuar me vështirësi dhe pak e investuar deri më sot, e cilësoi administratori i UET-it, Henri Çili.

“Universiteti Europian i Tiranës ka kënaqësinë që prej disa vitesh ka një degë të sociologjisë dhe antropologjisë dhe me sa duket është e vetmja disiplinë shkencore në universitet shqiptare. Një rol publik që kanë për të luajtur universitetet private dhe që e luajnë me shumë botime në fushën historike antropologjike të këtyre shkencave të cilat për zakon janë një detyrë shtetërore.

Kjo tregon se sa alarmante është nevoja për ta reformuar sistemin tonë të kërkimit shkencor dhe për ta jetësuar reformën në arsimin e lartë sepse vërtet haku duhet të shkojë tek i zoti. Sipas parimit paratë publike për shkencën dhe arsimin e lartë nuk mund të përdoren në administratë për zyra apo për rroga, por duhet të ndërtohen mbi produktin, mbi grantin kërkimor dhe mbi avancimin dhe rezultatet e dukshme të shkencës”, -tha Çili.

Tiparet antropologjike të shqiptarëve të vjetër

Prof. dr. Aleksandër Dhima me anë të analizës së të dhënave nga ekspeditat dhe studimet 40-vjeçare, ka arritur t’i japë përgjigje një nga pyetjeve më të vjetra: “a kanë shqiptarët një fizionomi të caktuar që mund t’i dallojë nga popullsitë e tjera?”. “Kam arritur të jap dhe një sinopsis të tipareve antropologjike të popullatave të vjetra të Shqipërisë dhe t’i japë një përgjigje pyetjet: A kanë shqiptarët një fizionomi të caktuar që mund t’i dallojë nga popullsitë e tjera? Unë them që nuk mund të pretendojmë për një “sui generis” të popullit shqiptar brenda dhe jashtë kufijve sepse tiparet adriatike gjenden në të gjithë pellgun Adriatik.



Në materialet skeletike unë e kam ndjekur procesin e “adriatizimit” dhe natyrisht ka problematika të ndryshme dhe nuk mund të pretendojmë për një vazhdimësi të thjeshtë iliro-shqiptare. Ky është një term që ka kaluar kohën dhe këtu në libër ka dokumente të rëndësishme që dëshmojnë se sa i komplikuar është problemi i etnogjenezës shqiptare dhe në mënyrë të veçantë i fazave të hershme evolutive për të kaluar nga një tip i hershëm mesdhetar aziatik tek ilirët e mirëfilltë, dhe për të përfunduar deri tek arbrit mesjetarë dhe shqiptarët e kohëve të reja, deri në mesjetën e vonë”.

Studimi i profesor Dhimës u konsiderua nga kolegët e tij shkencëtarë si hallka e munguar në studimet gjithëpërfshirëse për Shqipërinë dhe shqiptarët, ku krahas historisë dhe disiplinave të tjera, tashmë kemi në dorë dhe një studim mirëfilli antropologjik që ndërton një profil të paraardhësve tanë nga mijëvjeçari gjashtë para erës tonë e deri në mesjetën e vonë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...