Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/10/31

Alma Liço: Si më pushuan padrejtësisht nga puna!


Konferenca shkencore për “Të mohuarit nga regjimi” u zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar. Alma Liço rrëfen për “Shekullin” se si një ministër ndërhyri për ta hequr nga puna. Studiuesi Afrim Krasniqi vuri në dukje mungesën e një databaze për viktimat

Anila Dedaj

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar janë dedikuar tri ditë kujtese për “Të mohuarit nga regjimi”. E hëna në mbrëmje ngriti siparin e diskutimeve të konferencës ndërkombëtare që ka në fokus burgjet, sistemin e internim-dëbimeve dhe punën e detyruar në Shqipërinë e viteve 1945-1990. Gjatë ditës së djeshme studiues të huaj dhe shqiptarë u përpoqën të hedhin dritë, jo vetëm mbi jetën e shqiptarëve nën regjimin e diktaturës, por të sillnin në vëmendje vende që patën një sistem të ngjashëm. Kumtesat historike u pasuan edhe me debate. Disa nga të pranishmit kontestuan fjalën e pedagogut dhe studiuesit Klejd Këlliçi përsa i përket regjimit të kampeve të punës, pasi sipas tyre “zbuste” apo justifikonte realitetin e asokohe. Sigurisht që diskutime dhe studime të tilla “i bëjnë mirë” kujtesës, dhe në një formë apo tjetrën nxjerrin në pah të vërteta historike dhe politike të asaj kohe, duke bërë që edhe brezi i ri të njihet me të kaluarën e vendit. Rruga është ende e gjatë, dhe mangësitë nuk mungojnë. Studiuesi Afrim Krasniqi vuri në dukje gjatë ditës së djeshme nëpërmjet kumtesës së tij, mungesën e një databaze për viktimat e atij sistemi. Historia ende ka nevojë për zëra që rrëfejnë, për historianë që studiojnë atë që ndodhur, për njerëz që duan të dëgjojnë, sepse dëshmitë si ajo e Alma Liços mund të jenë rrëngjethëse…

Zonja Liço, ju e keni përjetuar vetë kalvarin e vuajtjeve të sistemit totalitar. Si i shikoni zhvillimet e konferencave të tilla?

Unë i shikoj me sy shumë pozitiv punimet e kësaj konference, pasi po flitet për të kaluarën komuniste. Kumtesat e studiuesve deri më tani përpos të tjerave kanë vënë në dukje raportin e sistemit totalitar në Shqipëri me vendet e tjera të lindjes, që për hir të vërtetës ishte një pjesë e panjohur për mua. Unë di atë që kam vuajtur në kurriz, unë, familja ime dhe shumë nga të afërmit e mi…

Jeni ftuar në këtë konferencë, si një nga “Të mohuarit nga regjimi”. Cila është historia juaj?

Unë jam mbesa e Muhamer Liços. Ai ka qenë një avokat i diplomuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka zhvilluar aktivitetin e tij të avokatisë. Si nacionalist ishte i organizuar ose i përfshirë dhe në Lëvizjen e Ballit Kombëtar, në pjesën logjistike të saj. Është dënuar në vitin ’45 si kriminel lufte. Me aq sa kam pasur mundësi të kërkoj unë, në legjislacionin e asaj kohe nuk përcaktohet se çfarë do të thotë ky term dhe kjo mbetet enigmë dhe sot e kësaj dite. Edhe këto diskutime tentuan të zbulojnë se çfarë do të thotë “kriminel lufte”, mirëpo ende nuk është e qartë. Ashtu si mbetet i paqartë motivi pse gjyshi im u dënua me ekzekutim. Mirëpo ky do të ishte vetëm fillimi i kalvarit të vuajtjeve tona. Ekzekutimi i tij pasoi me represion shumë të madh ndaj familjes. Në familjen e tim eti ishin katër fëmijë që mbetën jetim, sepse më parë i kishte vdekur edhe e ëma. Pra katër fëmijë u hodhën në rrugë të madhe. U sekuestruan çdo gjë që kishin, si pasojë e vendimit të ekzekutimit të gjyshit nga Gjykata e Lartë Ushtarake e asaj kohe dhe katër fëmijë mbetën në rrugë të madhe. Tre prej tyre ishin të mitur dhe u desh të sorollateshin rrugëve për një kohë të gjatë, derisa u strehuan në Tiranë tek një i afërm, duke u përpjekur të rindërtonin jetën. Im atë e rindërtoi në një farë mënyre, u martua me nënën time dhe lindëm ne tre fëmijë, që mesa duket do të vazhdonim të përjetonim dorën e pamëshirshme të regjimit. Gjatë vitit ’68 po ndodhte një represion shumë i madh për shkak të prishjes së aleancave pas Traktatit të Varshavës. Ishte një valë e tmerrshme internimesh, ku u përfshi edhe familja jonë. Lufta ndaj familjes sonë faktikisht kishte filluar dy vite më para, pasi në vitin ’66 im atë u shantazhua të bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit. Ai refuzoi në mënyrë heroike! E theksoj “heroike”, pasi e bëri një akt të tillë duke pasur parasysh se çdo të thoshte të refuzosh bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit dhe gjithë pasojat që vinin nga kjo. Ishte një vuajtje e mësuar nga të afërmit e tij, që e kishin përjetuar këtë histori. Pasojat erdhën, prindërit e mi u hoqën nga puna, ata ishin arsimtarë në fshatrat e Tiranës. Represioni që pati rrënjët në vitin ’66, u finalizua në vitin ’68 me internimin familjar. Unë atë ditë kisha datëlindjen mbushja 10 vjeç. Kam emocione kur flas për atë periudhë (i dridhet zëri)… Të flas për tmerrin e internimit , përjetimet e mia në moshë 10-vjeçare është shumë e vështirë.

Çfarë përjeton një 10-vjeçare që përballet me një situatë të tillë. Çfarë kujtoni rreth atij momenti?

Impakti i parë ishte, që ne po iknim. “Duhet të banojmë diku tjetër”, kështu na u tha nga prindërit, mirëpo fytyrat tyre të prishura, lotët që rridhnin, të linin të kuptoje se po ndodhte diçka shumë e keqe. Të sqaroje politikisht një fëmijë 10 vjeç, ndërkohë që vëllai im ishte 8 vjeç dhe motra 3, ishte diçka shumë e vështirë… Ne morëm me vete disa orendi, ato që mundëm dhe na degdisën në një fshat të largët të zonës së Dumresë. Rruga ishte pashtruar dhe shumë e vështirë, udhëtimi që i gjatë, më dukej i pafund. Kujtoj që u bëmë shumë keq, mandej kur rrugëtimi përfundoi na përplasën në një fshat. Aty ishin disa kasolle që jemi mësuar t’i shikojmë në fiset indiane, të mbuluara me kashtë. Ne duhet të jetonim aty. Na përplasën rrobat, ato pak orendi që kishim dhe ne u përballëm me vendin ku duhet të banonim. U futëm brenda, aty ishte një deriçkë e vogël që asnjë nga orenditë e shtëpisë nuk mund të futej. Pastaj mamaja, duke qarë hapi nja dy dengje dhe ne u shtrimë për të fjetur. Unë vura re se prindërit nuk fjetën tërë natën, por vetëm pinin duhan. E ndieja se diçka e tmerrshme po na ndodhte. Ndërkohë që rrinim në atë kasolle, na binin insekte sipër trupit, na pickonin… Situata ishte shumë dramatike dhe ndaj të nesërmen unë e pyeta tim atë: “Babi çfarë po ndodh?”. Dhe ai më foli siç mund t’i flitet një të rrituri, më tregoi se çfarë po ndodhte. Mund të them se unë u rrita atë ditë, fëmijëria ndali aty… E kuptova shumë mirë se çfarë po ndodhte dhe e dija se më priste një fëmijëri shumë e vështirë, shumë e zgjatur në kohë. U ndërgjegjësova brenda një ore kohë bisede me tim atë për gjithçka dhe pastaj u futëm në kalvarin e vuajtjeve. Prindërit i detyruan të punonin punët më të rënda që ekzistonin, më të keqpaguarat. Si pasojë edhe për ne fëmijët gjithashtu ishte shumë e vështirë. Po jetonim në kushte të vështira, me dyqane të zbrazura, higjiena skandaloze. Nuk kishte as ujë, as dritë… Qëndrimi i fshatarëve ishte shumë armiqësor, sepse politika e partisë po sillte “armiq” në atë vend. Dhe sot, kur mendoj sjelljen e atyre fshatarëve nuk i ngarkoj me faj… I tillë ishte indoktrinimi dhe neve ashtu na prezantuan. Me kalimin e viteve, situata u bë e tillë, që ata fshatarë të vuanin gati njëlloj si ne. Edhe ata bënin të njëjtat punë, ndoshta ne pak më të vështira.

Meri Lalaj: Historia e ambasadorit që nuk mori provimet

meria lalaj (3)

Nga Jola Alimemaj

Shkrimtarja dhe përthyesja Meri Lalaj ka dëshirë që herë pas here t’i mbledhë bashkë kolegët dhe miqtë. Ditën e sotme, ora 10.00 ajo do ta kalojë mes tyre, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, aty ku do të promovojë librin me tregime “Duke u kthyer në shtëpi”. Gjatë një bisede me të, teksa ndalet tek tematikat që ka trajtuar në libër, nuk harron të veçojë dëshirën që ka për të nxjerrë në pah vlerat e femrës shqiptare. Jo, se i përket ndonjë shoqate feministe, por, sepse dëshira e saj që të njihet pozicioni dhe kontributi i femrës shqiptare në shoqërinë tonë. Dashur, padashur në këtë botim ka ironizuar meshkujt, babanë, i cili duhet të punojë në kuzhinë, te “Kur rriten vajzat”, nipin e paftë, por të kamur në të mira materiale, nëpërmjet tregimit “Ambasadori i Nonës” etj. Ajo na tregon se hera-herës tregimet e saj janë mbështetur në histori reale, hera-herës kanë brenda dhe trill. Por megjithatë tematikat që trajton mbeten aktuale, ashtu sikurse është “Mos u bëfsh për skaner”, ngjarje e përjetuar nga vet autorja në spitalet tona. Lalaj përpos librit ndalet dhe në disa problematika që i has përditë, si autore dhe përkthyese shqiptare.

Zonja Lalaj, riktheheni te lexuesi me librin me tregim “Duke u kthyer në shtëpi”. Përse ky titull?

Është një nga tregimet në libër, i cili bën fjalë për një femër që merret me studimin e folklorit të zonës. Mirëpo këtë femër e vë përballë meshkujve të zonës, si një femër të zonjën në punën e saj. Duke parë brezin e vajzave studente, ka më tepër vajza që po arsimohen, sesa djemtë. Kjo gjë më pëlqen, pavarësisht se mund të ketë dhe raste të veçanta, që nuk dua t’i përmend. Por unë mendoj, se femrat shqiptare janë shumë të zonjat në krahasim me burrat. Në libër ka tregime me elemente autobiografikë, por ka edhe trillime.

Sërisht me tematikën së femrës. Përse kjo këmbëngulje?

Po, po, sepse femër jam. Nuk bëj pjesë në asnjë shoqatë feministe, por dua t’i mbrojë të drejtat tona.

Së fundmi, ka dalë nga burgu edhe Nazime Visha… Keni kontribuar dhe ju në daljen e saj?

E kam uruar Nazimen, sepse kam qenë në burg disa herë, edhe për 20-vjetorin e saj. Nazime ishte gati 20 vjeçe në burg, sa mbesa ime. Ne si shoqëri duhet ta shikojmë më thellësi problemin e saj, te familja. Atë e takonte vetëm gjyshja, pasi e ëma nuk dinte që të thoshte asgjë. Ndërsa, tani ngihet pala tjetër edhe thotë, që do të bëjmë vetëgjyqësi. Kaq e kollajtë qenka kjo?!

Çfarë ndodh “kur rriten vajzat”?

Ndodhin shumë gjëra kur rriten vajzat (qesh). Një baba, i cili ka menduar që të dashurin e vajzës ta shkelmojë një dritarja, por në të vërtetë ai urtësohet aq shumë, saqë kur të rinjtë kthehen nga plazhi, ai u gatuan, derisa u skuq në tigan edhe patate.

Përse nënat nuk mund të flenë kur fëmijët janë të uritur?

Nuk i shoh emisionet investigative, por rastësisht njëherë pashë sesi një vajzë 9 vjeçe, e cila kishte tre vjet që i kishte vdekur e mamaja. Ndërsa shteti nuk u jepte as ndihmën ekonomike, prej 20 mijë lekë të vjetra. Kjo vajzë me duart e saj gatuante lante rrobat e babait, nuk e di sesi u vajti filli. Por ai 20 mijë lekësh, që i duhej asaj familjeje, një i pasur i harxhon duke ngrënë fast food me shoqen e bankës.

DASMA E STAMBOLLIT …

Nafi.jpg


Shkruan Nafi Çegrani

Informatori “Majeri” ishte person i besueshëm dhe me përvojë në punët agjenturore dhe të spiunazhit të UDB-së me qendër në Shkup. Ishte një nga lojtarët e dalluar edhepse nuk ishte i shkolluar, por që kishte një prirje dhe aftësi për detyra të angazguara nga sfera e spiunimit.Kariera e tij është mjaft e pasur me episode dhe drama të kësaj natyre, të cilat nisin që nga vitet kur ky ishte fut në në burgun e ,,Idrizovës,, për vrasje të tefishtë që kishte bërë, dhe si të tillë krerët e UDB të atyre vitevenë krye me prokurorin e asaj kohe Llazar Mojsovin, sipas një plani të hartuar për diverzant, e kishin programuar edhe ,,Majerin,,! Andaj ky me vetëdëshirën e tij ishte future në analet e një veprimtarie të fshehtë siç ka kërkuar UDB në Shkup, sepse kjo ka qënë e vetmja shpresë e tij që të delte sa më shpejtë nga burgu bashkë me dy vëllezërit e tij.Por, këto janë fenomene të cilat duhet analizuar dhe studjuar si kategori e veçantë e spiunazhit jugosllav, për çka për rastin konkret të ,,Majerit,, do të qasemi një rast tjetër në të ardhmen e shpejtë.Megjithatë, në këtë kontekst duhet të përmend se gjurmëve të ,,Majerit,, ishte edhe informatory ,,Sulltani,, i cili vjente nga disa rrethana të rjera për rastin konkret dhe i angazhuar të jepte informacione për atë se çfarë ndodhi në dasmën e Stambollit,kush ishin pjesëmarrës dhe disa zhvillime të tjera, për disa profile të ptotagonistëve dhe bindjeve të tyre ideologjike, për çka do të bëjmë fjalë në rastin konkret… UDB-a duke e angazguar fillimisht ,,Sulltanin,, të bënte karierë të tillë në vendlindjen e tij,në vijën e ,,iredentizmit,, dhe

,,separatizmit,, shqiptar, duke grumbulluar informacione për farefisin, miqët dhe shokët e tij në kohë dhe hapësirë ku ai gjendej.Por, megjithatë, gjatë zhvillimeve dhe situatave ku informatory përballej, paraqiten edhe konflikte të zgjatura, të cilat i zgjithte kryeshefi Stojçe Gjorgjievski, sepse ishte person i cili kishte kontribuar në këtë mission spiunazhi lokal dhe më gjërë, fijet e të cilit tërhiqen gjer në Stamboll, ku kishte informacione nga më të spikaturat që i interesonin UDB-s.

Ai si resident me punë ishte vendos në Shkup, i kamufluar me një biznes të tij të vogël, e që UDB-a qëndronte si mburojë, ishte dorë e zgjatur në fushën e zbulimit, por që vepronte edhe në anët e Gostivarit dhe Tetovës , si person mjaft komunikativ dhe i përshtatshëm me lidhjet familjare që i kishte në Stamboll, me familje të madhe dhe të shquar për kah traditat dhe ruajtja e kulturës që nga koha e plakut Milaim Pelivanit, i shpërngulur nga Çegrani në kohën e Kemal Ataturkut, dhe i cili gjatë karierës së tij si kampion botëror,ishte pjesëmarrës në lojrat Olimpike në Çikago më 1939, kur edhe u kurorëzuar me fitore si bash pelivan në ndeshjen e mundjes.Por, kur duhej të ngrihej flamuri i shtetit nga ai vjente, Milaimi kërkoi që në vend të flamurit të Turqisë të ngrihej flamuri shqiptarë, sepse tha:,,Unë jam shqiptar e jo turk, dhe dua që të valon flamuriiI kombit tim”!Për këtë gjë u zemrua edhe Kemal Ataturku me të cilin Milaimi kishte kontakte dhe marrëdhënie të mira.Përse veproi kështu, Ataturku e qorrtoi duke i thënë se edhe ai ishte shqiptar, por qe kishte krijuar Turqinë modern…

Milaimi kontribuoi për çështjen shqiptare sin ë Stamboll, në Damask e Siri ku kishte kontakte edhe me diplomat të huaj e të cilët ishin mjaft të interesuar për rrjedhat ballkanike…Këtë Milaimi Pelivani i Çegranit e pagoi shtrejtë , me karijerën e tij, sepse u devalvua dhe nuk arriti dot të mbante kulmet e kampionit botërorë në mundje, edhepse ai ishte bash edhe në mës pelivanave të Jedrenes, gjë të cilën e kishte në dijeni faremirë edhe Ataturku, por kështu vendosi dhe nuk pyeste fare për gjëra të tjera dhe rrethana të cilat e shtynë Pelivanin të vepronte ashtu siç i kishte hije…!

***

Ishte kohë vere,kohë e përshtatshme dhe e bukur për dasma të cilat në rrafshin e Pollogut dhe në malësinë e Sharrit bëhen sipas traditës.Ddielli

me rrezet pingul përtcëllonte natyrën! Nga çdo anë e fshatit dëgjoheshin zyrlet, tupanat, sepse ishte koha kur ktheheshin gurbetqarët në vendlindje dhe bënin dasma, gëzime familjare, fejesa e martesa dhe kështu me rradhë…Dasëm bëhej edhe në Stamboll, por një dasëm e madhe, në shtëpinë e djalit të madh të Milaim Pelivanit, Hajdarit.Çdo gjë ishte e prëgatitur mirë, ishin ftuar mbarë farefisi i tyre në vendlindje, dajollarët, xhaxhallarët, nipëri e mbesa, miq e dashamirë…të gjithë duhej të shkonin në dasmën e Stambollit. Kështu ishte rendi dhe tradita shqiptare të cilat kjo familje me nam I kishte ruajtur me xhelozi në mes shumë vitesh kur e kishin lënë vendlindjen e tyre dhe kishir ardhur në këto anë të Anadollit.

Në këtë dasëm ishte i ftuar edhe informatori i fshehtë ,,Sulltani,, të cilin e kishin shumë të afërt. Pork y, do të vepronte në stilin e Sadik Didës me dajën Mehmet Vocën që i këndohet kënga!

… Herët në mëngjes “Sulltani” u gjend në zyrën e kryeshëfit të UDB-së në Gostivar Stojçe Gjorgjievskit dhe ia sqarroi punët pikë për pike. I tha se në Stamboll bëhej dasëm e madhe dhe se në këtë dasëm do të merrnin pjesë shumë vetë të ftuar, edhe nga rradhët e emigracionit shqiptarë në Amerikë, ka ëdhe diplomat të huaj, edhe ambasadori i Shqipërisë nga Tirana, Ali Ymeri i cili ishte diplomat në Stamboll. Në këtë dasëm gjithashtu do të marrin pjesë edhe personalitete të larta të lobit amerikano shqiptarë nga SHBA. Gjersa ,,Sulltani,, jepte sqarime, shefi i UDB-së fërkonte duarët, sepse ky ishte një shans dhe rast i volitshëm dhe me shumë rëndësi operative, sikur të merrnin pjesë edhe këta. Për këtë edhe ishte futur thellë në mendime.

“Jam i thirur edhe unë dhe shumë familjarë , nipëri e dajollarë nga Negotina, Gostivari , Çegrani dhe kështu me rradhë,- tha ,,Sulltani,, dhe vazhdoi: Jam i mendimit se në këtë dasëm duhet bashkë më mua të vini edhe ju, ose edhe ndonjë tjetër nga UDB-a dhe të shkojmë si mysafirë të ftuar, sepse ata të Stambollit më kanë thënë që mund me vete të marrë gjithë shoqërinë time! Dhe, ashtu u bë…

Stojçe Gjorgjievski, si një operativist me karrierë 35 vjeçare që ishte në (UDB) SDB, me vite kishte qënë një nga lojtarët më të përgatitur dhe i përfeksionuar në fushën e spiunazhit gjatë betejave të fshehta që ka zhvilluar UDB, përplotë me episode e drama, të cilat nisin nga koha e

trajnimit të tij si officer, ishte dëshmuar edhe në disa operacione të ndryshme agjenturore. Por, që kishte pas edhe rënie dhe mossuksese, sidomos në planin për kidnapimin e Alinafi Hoxhës në Marsej të Francës, apo në përgatitjen e atentatit ndaj atdhetarit Kalosh Hamdi Reçanit në Kenosha të Çikagos, i cili që nga fillimi ka pasur dështime… Megjithatë, Stojojçe e dërgon një depeshë tek eprorët e tij në Shkup dhe Beograd. Ata urgjentisht bëjnë planin e shkuarjes në Stamboll ku bashkë më ,,Sulltanin,, do të ishin edhe tre udbasha bashkë e të cilët si gjuhë e kanë folur dhe komunikuar shqip.

Karvani niset…Disa të rinj janë solemnisht të veshur edhe me tesha kombëtare, shkojnë duke kënduar, duke kaluar edhe Urën e Gallatës, në duar mbajnë flamura kombëtar shqiptar. Në mesin e tyre si më i zjarrti dhe defatori ishte Mensur Zendeli , i cili ishte birë hoxhe, e që UDB-a në vite kishte pas interesime për tabindur dhe futur hoxhën në analet e një bashkëpunimi reciprok, por nuk kishin pas sukses.Prej atëherë kishin rrjedhë shumë ujë në lum. Dhe kjo kishte mbet vetëm një ankth dhe një adhurim i frikshëm për këtë familje.Por,në rastin e dasmës së Stambollit kemi rrethana të tjera dhe një kohë kur njeriu ndjehej më i lirshëm dhe frymonte me kohën e re. Janë storie që edhe sot zgjojnë kërshërinë dhe kureshtjen e fortë të njerëzve!

Atë ditë vere me diell, krushqit dhe dasmorët ishin grumbulluar në oborin e shtëpisë së Hajdar Milaim Pelivanit. Çdo gjë ishte gazmore,gjëmojnë lodra e tupana, zyrle dhe dahire! Të gjithë këcejnë e vallëzojnë. Por, më i flakti është Mensuri.Kjo u ran ë sy edhe udbashëve, të cilët me njëriun të cilin e kishin angazzhuar të bënte fotodokumentacionin dhe regjistrime të tjera me aparatin e tin ,,Kanon,, kryente punën e tij. Më pas do të duhej dasmorët, krushqit dhe të gjithë të ftuarit të shkonin në anën tjetër të Stambollit, në Alibeky ku do të merrej nusja. Të gjithë janë në rradhë. Në krye të vendit tek tavolinat për ballë janë ulur udbashët dhe ,,Sulltani,, kurse në anën tjetër të tavolinave, nga balli në anën tjetër janë të ulur miq të largët të ftuar nga Amerika, ,më tej në vazhdimësi gjendet ulur edhe Halit Shehu- Zajazi, i biri i Mefailit të Madh nga Zajazi i Kërçovës.Pranë tij ulur është amabsadori i Shqipërisë në Stamboll, Ali Ymeri.Ngrejnë nga një dolli, kafe e muhabet… Muzika e preferuar ushton nga çdo anë! Halit Shehu e

njeh mirë informatorin ,,Sulltanin,, dhe ka dyshime se shokët pranë tij mos vallë janë njerëz të UDB-së nga Maqedonia. Për këtë i rrëfen diplomatit shqiptar, se ka dyshime. I rrëfen se disa vite me rradhë edhe ky ka qënë i ndëshkuar nga udbja. Me dhunë e kanë detyruar që të bëhej bashkëpunëtorë i tyre në Shkup, dhe se vite me rradhë e kanë pas në lidhje operative udbashët Jordan Spasovski dhe Nikolla Ilievski, dhe se sa herë që duhet të kalon nëpër Maqedoni për në Gjermani / më vonë/ pas konfliktit të armatosur në dyseldorf më plocinë gjermane, Haliti shpërngulet me punë në Amerikë, por jot ë shkëputët edhe nga kanxhat e UDB/.Për të gjitha këto, Haliti ia qanë hallin Ali Ymerit, i cili e këshillon që urgjentisht të ndërpretë çdo bashkëpunim dhe kontakt me ta, sepse ndryshe do të mbetej i njollosur, damkë e zezë.Për këtë gjë më rrëfen vetë Halit Shehu një rast kur ishte në vizitë tek unë në Çegran, duke më treguar edhe për vizitat që ia ka bërë Nikolla Ilievski në Amerikë… Por, këto janë rrëfime tjera.Pas këshillës që ia dha diplomati shqiptar Haliti ndërpret çdo kontakt dhe marrëdhënie me UDB-në e Shkupit, por tani atje figurin vetëm dosja e tij personale dhe që mban shiftën ,,Bukoviku,, ! PPR ,Predmet vo Predhodna Rabota, që do të thotë: Lëndë e punës paraprake, të cilat UDB-a i mban në kasaforte të evidentuara dhe në to të grumbulluara raporte operative, deklarat, korespondencë, fotogravi dhe të tjera dokumente për personin e caktuar.

***

Dasma e Stambollit bëri bujë të madhe jo për diçka tjetër por për vetë faktin se në këtë dasëm merrnin pjesë personalitete si ata që kishin ardhur mysafir të ftuar nga Amerika, dhe ambasadori i Shqipërisë këtu, por se aty në dasëm bënin pjesë edhe njerës të maskuar dhe të rrezikshëm. Informatori ,,Sulltani,, rrinte disi i mvrëjtur, e afër tij, tanimë ishin ulur Halit Shehu dhe ambasadori Ali Ymeri, pas disa bisedave që këmbyen, ,,Sulltani,, në shenjë protëste u çua nga tavolina dhe deshi të largohet. I tha edhe disa fjalë drejtuar kundër ambasadorit, duke i dhënë në dijeni udbashit Stojçe, kërkoj që familja të shvesheshnin rrobet solemne dhe të largoheshin nga dasma.Sepse ky, nuk dëshironka që në këtë dasëm të ishte pjesëmarrës edhe ambasadori i Shqipërisë.Por, ky ishte vetëm një provokim i cili nuk e shqetësoi fare diplomatin Ali Ymeri.Në momentin kaq të tensionuar ndërhyri Menzur Zendeli, doke i

thënë ,,Sulltanit,, se nuk bënte mirë që sillej kështu, sepse nuk është e hijshme që të prishej dasma.Ndërhynë edhe familjarët e ,,Sulltanit,, duke kërkuar që ai të qetësoi, sepse kishin ardhur për gëzime dasme e jot ë bëjnë marina.Destinacioni ishte i largët…Në Stamboll dhe kudo u bë shumë zhurmë! Sjelljet e ,,Sulltanit,, ishin vetëm një provokim i kot ndaj ambasadorit shqiptar, i cili nuk kishte dhënë shkas me kurgjë.U paraqit një zemrim i madh edhe i Halit Shehut. Kjo i kujtonte atij ngjarrje të tjera të supëriorit direct nga e kaluara e tij gjersa kishte qënë në lidhje operative me udbashët Jordan Spasovskin dhe Nikolla Ilievskin, ky i fundit një antishqiptar dhe shovinist i përbetuar.Udbashët të cilët ishin present dhe të kamofluar në këtë dasëm , me rastin e protestimit të ,,Sulltanit,, kishin hap sy e vesh dhe përcjellnin çdo sjellje edhe të Halitit, të mysafirëve nga Amerika dhe të ambasadorit Ymeri.Vëmëndjen e tyre e tërhoqi edhe personi Mensur Zendeli, i cili valles i jeptë uzdalë dhe duke e aprovuar haptas prezentën e ambasadorit nga Shqipëria, ata e vunë në shënjestër dhe e evidentuan si ,,person interesant,, për kujdesin e Shërbimit që ata i takonin.Megjithatë, Mensuri, duke qënë edhe fakti se ai nuk kishte preokupime ideologjike të shprehura me këtë rast, porse kishte vepruar sinqerisht ashtu siç bëri vetëm nga fakti që të përmbahej rregullit familjar dhe respektit mos prishej qefi i dasmorit, të cilin e kishin në konsideratë.Kështu ai shpëtoi pa therrë në këmbë, shpëtoi pa u thirrë në të ashtuquajtura ,,biseda informative,, tek udbashët në Gostivar dhe fundja që ishte me rëndësi, shpëtoi pa u burgos…Sepse, UDB-a lehtë gjente arsye dhe ,,fakte,, që të të burgoste dhe çonte në ,,Idrizovë,,.

***

Pas kthimit nga dasma dhe Stambolli, informatory ,,Sulltani,, edhepse gjysë analfabetë në skrime, por me ndihmën e shefit Stojçe bëri një raport të gjatë mbi atë, duke përshkruar edhe në imtësira se si vajtën, çfarë ndodhi në këtë dasëm, cilët ishin të ftuarit dhe të tjera, duke mos e lënë anash mllefin ndaj tij të Mensurit i cili me vallet e tijatë mirëfillta shqiptare i jepte uzdajë gëzimit dhe haresë…Në saje të profesionit të tyre dhe në mënyrën e tyre vepruan edhe udbashët duke bërë nga një raport zyrtar rreth dasmës së Stambollit, ku kishin për detyrë të përshkruanin në imtësira të gjitha ato përpjekje dhe zhvillime në këtë

dasëm, duke sistemuar në mënyrë kronologjike gjithë ngjarjet në një rrëfim të thurrur,me shumë detajesidomos rreth personaliteteve dhe kongresmenëve nga Amerika të cilët merrnin pjesë në dasmën e Hajdar Pelivanit në Stamboll, e që, të gjitha këto raporte me përmbajtje të thëllë operative, do u shërbente për punë analitike dhe përpunim të fakteve, sidomos vërejtjet e tyre që kishin ndaj amabasdorit shqiptar Ali Ymerit dhe kontaktet me te të Halit Shehut- Zajazit, sepse këtë të fundit e kishin edhe objek trajtimi të lëndës për punë paraprake,duke ia plotësuar në vazhdimësi dosien e koduar ,,Bukoviku,,! Për të gjitha këto ata informuan edhe shefat e tyre të SDB në Shkupi dhe në Beograd.Denoncimet dhe raportet e operativistëve të SDB-së dhe spiunazhit, për atë Shërbim famkeq kishin rëndësi të madhe, sidomos për projekte e plane, operacione dhe veprimtari të mëtejme , duke bërë analiza dhe elaborate nga më të ndryshmet për çështjet ideologjike, kontakteve dhe marrëdhënieve mes njerëzore shqiptare,përshkak të bindjeve të tyre në vijën ideologjikë, të traditës dhe kulturës shqiptare, e që strategjia dhe qëllimi i tyre ishte, që të gjitha këto vlera t’i minonin në mënyrë të pakundërshtueshme, sepse e tillë ishte veprimtaria e spiunazhit në Jugosllavi, gjë të cilat edhe sot mbeten mister dhe të pazbuluara…

( Marrë nga libri “UDB-a DHE SHQIPTARËT”)

Në ferrin komunist me të gjallët



(Kushtuar Gëzim Çelës)


Image result for meri lalaj

Nga Meri Lalaj

Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve Durrës organizoi përurimin e dy librave të zotëri Gëzim Çela. Autori i këtyre librave me tregime të jetuara ka kaluar 22 vite të jetës së tij nëpër burgjet e diktaturës komuniste. Libri i parë titullohet “Klithma e një nëne” në ballinë ka një pikturë të Gëzimit: rrotull një drapëri e çekani, ai është i lidhur këmbë e duar me tela me gjemba, një burrë me kokën krenare të ngritur lart ndonëse i torturuar, ndërsa në ballinën e pasme është vendosur fotoja e Gëzimit djalosh 21 vjeçar para se ta burgosnin, një djalë shumë simpatik, i qeshur, i hijshëm porsi aktor filmash dhe përkrah fotos janë të shkruara fjalët e Solzhenicinit: “Kur i keni marrë një njeriu çdo gjë, ai nuk është më në dorën tuaj. Ai është i lirë”. Libri i dytë ka një titull edhe më kuptimplotë “Nga burgu i Spaçit drejt lirisë” në ballinën e parme shohim foton e burgut të Spaçit me flamurin kuq e zi që valavitet pa yll, foton e Gëzimit tek Muri i Berlinit, ndërsa në ballinën e pasme është vendosur fotoja e Gëzimit në ditët që po jetojmë dhe përkrah fjalët e Mitrush Kutelit: “Atdheu është Atdhe edhe atëherë kur të vret”.

Gjithnjë e kam të vështirë të shkoj në Durrës sepse nga jeta ime e dikurshme më ka mbetur shija e keqe e të trokiturit në Degën e Punëve të Brendshme, në zyrat e Komitetit Ekzekutiv dhe në spital, por për Gëzimin për të marrë pjesë në festën e tij do ta bëja rrugën edhe më këmbë…

Unë e kam njohur Gëzimin kur jetoja në minierën e Manzës, po ashtu kam njohur edhe nënën e tij, zonjën Roza Çela, e cila ka shërbyer ndihmësmjeke mami në qytetin e Lushnjës dhe ka marrë titullin “Qytetare Nderi” për atë qytet. Kjo nënë e ka ndjekur birin e vetëm burg më burg pa u lodhur sepse e mbante gjallë dashuria për Gëzimin. Festa e përurimit të librave u hap me këngën që Gëzimi i ka kushtuar nënës së vet “O nan, jemi t’ lir” me vargje të shkruara prej tij, muzika nga Zihni Beqiraj dhe kënduar nga i mrekullueshmi Kastriot Tusha. Në sallë ndodheshin shumë shokë e miq të Gëzimit ish të burgosur: Simon Miraka, Reshat Kripa e të tjerë si edhe përfaqësues të Shoqatës së Shkrimtarëve të Vlorës dhe Kavajës, të cilët përshëndesin me fjalë të ngrohta Gëzimin. I pata lexuar këta dy libra para disa vitesh dhe tani i rilexova me tjetër kënaqësi, këto tregime janë të sinqerta, të vërteta, të thjeshta, të dala nga shpirti sikurse “Rrëfimet e Shën Agostinit”.

Parathënien e këtij libri me titullin “Liria e lidhur” e ka shkruar me plot emocion me tingëllime poetike dhe shpirtërore, poeti Demir Gjergji, që e ka njohur Gëzimin kur punonte në minierën e Manzës. Pas revoltës së Spaçit dhe pushkatimit të katër të burgosurve, disa të tjerë u ridënuan, midis tyresh edhe Gëzimi. Nëna e tij e kërkonte sa në një burg në tjetrin të merrte vesh në ishte gjallë. Ajo klith rrugëve të qytetit të Rrëshenit, klith thekshëm posi tigreshë e plagosur për pjellën e vet dhe ndodh çudia: aty në gjyq Gëzimi dëgjon zërin e nënës së vet. Dhe nëna Rozë sigurohet se i biri është gjallë në çastin kur policët i pranojnë pakon me ushqime. Po kjo nënë e palodhur plotëson dëshirën e të birit duke i sjellë në burg pikërisht kitarën e Vaçe Zelës. Gëzimi bëhet shok e mik në burg me Xhelal Koprenckën, nipin e Xhelal Koprenckës, firmëtarit të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 1912, këtë Xhelal të ri e pushkatojnë në burgun e Tiranës më 1979, meqenëse ndodhen në qeli të izoluara të dy, Gëzimi dhe Xhelali mirren vesh duke trokitur në mur duke bërë biseda të gjata me alfabetin Mors. Gëzimi ka pasur fatin e madh që në burg në vitin 1958, kur të burgosurit po ndërtonin aeroportin e Rinasit të njihet me përkthyesin e jashtëzakonshëm Jusuf Vrioni dhe të dy mbeten miq për tërë jetën. Një nga tregimet më të bukura të këtij libri është “Çibuku me tul buke në qeli”. Tre të burgosur në një qeli izolimi ëndërrojnë të pinë cigare, pas disa ditësh për fatin e tyre të mirë u sjellin një pako me duhan të grirë, por nuk mund ta pinë sepse nuk kanë asnjë fije letër për ta dredhur. Atëhere Gëzimit i troket në kokë mendimi se mund të sajojë një çibuk me tul buke, kështu rrinë pa ngrënë bukë një a dy ditë i njomin copat e bukës së mbledhur, Gëzimi sajon llullën e shpon vrimën me një fije fshese dhe thithin të dëshiruar aromën e duhanit. Djallëzitë e hetuesve nuk kanë të sosur njërin prej të burgosurve me që ishte fetar e mashtrojnë duke i thënë:”Vëre dorën mbi Kuran dhe thuaj të vërtetën!” (Në vend të Kuranit një libër partie). Në njërin prej tregimeve rrëfehet për diç makabre, i burgosuri që do të pushkatohet pret në shi para gropës së varrit dhe prokurori e shtyn pushkatimin për ditën tjetër sepse nuk do të laget nga shiu. Gërshetuar tok me tregimet janë edhe disa poezi të bukura ja disa vargje: “Prandaj i heshtur si varri, / Si i sillet kandilit një flutur, / Si yjet që digjen nga zjarri / Vras kohën në heshtje duke pritur…”

Në librin “Nga burgu i Spaçit drejt lirisë” Gëzimi na tregon se e futën në qelinë e izolimit për një muaj sepse policëve fytyra e tij iu duk e mërzitur teksa mori vesh vdekjen e Presidentit Kenedi dhe kur del nga burgu shkon në Amerikë për të vizituar varrin e të atit, Mahmut Çela dhe varrin e Kenedit. Autori na rrëfen për mundimet e të burgosurve që edhe dhëmbët duhej t’i shkulnin me darë të zakonshme që shkul gozhdët. Tregon të vërtetën lidhur me avionin amerikan “Lockheed T 33”, që u ul në aeroportin e Rinasit në kohën që aty punonin të burgosurit. Na tregon se si të burgosurit në ato kushte çnjerëzore mundoheshin të mësonin gjuhë të huaja sepse donin të ishin njerëz. Më kujtohet se kur Gëzimin e futën në burgun e dytë, i kërkova nënës së tij një fjalor frëngjisht (ndonëse dija pak frëngjisht) dhe ky fjalor u mbyt bashkë me nja 500 librat e mi kur u përmbyt baraka ku jetoja. Gëzimi di të jetë mirënjohës me njerëzit që e kanë ndihmuar pas daljes nga burgu veçanërisht ai shkruan me simpati për drejtorin e minierës së Manzës, Skënder Xhuglini.

Ka mbaruar njëherë e përgjithmonë koha e klithmave është koha e urimeve për krijimtarinë, për jetën, për zonjën e tij fisnike. Gëzimi mund të ishte bërë piktor i madh, aktor i madh, poet i madh, por ai mbeti njeri i vërtetë, Njeri i Madh.

Arti botë e gënjeshtrës




Artisti thellë në instinktin e tij dëgjon një britmë, një ulërimë dhe në skaj të kësaj takohet me revoltën. Të revoltohesh do të thotë t’i revanshohesh padrejtësisë. Veprat më të mëdha kanë lindur nga revolta. Në kohën tonë, njeriu, ashtu dhe artisti bënë jetë ndërmjet një lufte të brendshme: “Unë jam artist”, ose shumë herë “Unë nuk jam artist”. E kam fjalën për shumë krijues, madje edhe për veten time. Kjo luftë zhvillohet ashpër dhe e shohë si çështje serioze, derisa të tjerët nuk e shohin shumë seriozisht. Ne artistët vuajmë jo pak, nganjëherë një dritë melankolie na sjell pakëz lumturi dhe na lëviz përpara. Ka shumë të tjerë që nuk brehen nga lufta e brendshme, sigurisht çdo gjë e kalojnë më lehtë, por individualiteti i tyre zhvillohet më pak krahas me artistët. Nëse diçka përbrenda fillon të pëshpëritë: “Ti nuk je artist”, Van Goghu do të përgjigjet: “Viju punës pa vonesë”. More artist i sinqertë, vetëm kështu do ta obligosh atë zë të heshtë. Andaj, ky artist i përvishet miqve ndër të cilët duhet të zgjedh vetëm ata si ai që i përvishen luftës dhe punës, sepse nxisnin njëri tjetrin për veprimtari. Artisti tek revolta duhet të luftojë me durim dhe bukur klithë Dore “Kam durim gomari”. Në këtë thënie gjej diçka të mirë, bindje dhe ndershmëri. Ky njeri me durim qe shumë i përmbajtur. Sa e pamëshirshme do të ishte që një piktor të pohonte: “Unë jam piktor”, ose një poet, aktor, filozof.... Duhet të jemi të durueshëm, durimi vjen nga natyra, ngadalë piqet çdo gjë në natyrë dhe rritet ngadalë. Artisti paska marr fund sepse më nuk rritet me vetëpohim: Unë jam artist. Përse ky njeri me paramendim pengon zhvillimin dhe rritjen e vet? “Që të rritesh, duhet t’i kesh të futura thellë në tokë rrënjët”, klithë Van Goghu. Pritja e Van Goghu-t për të lulëzuar shprehë forcën e sundimit dhe shkëlqimit. Ai prapë dëshiron të lulëzoj duke i dhënë fund vuajtjeve të veta, por pa fuqinë e vuajtjeve nuk ka rëndësi lulëzimi. Vetë ky artist është zhgënjimi më i madh i gjithë artistëve, madje kur pohon se “Mund të heqë dorë nga Zoti i madh, por duke vuajtur nuk mund të heqë dorë nga diçka që është më e madhe se unë, që është jeta ime”. Aty ai fshehë fuqinë për të krijuar dhe nuk gabon vetëm se revolta e artisti kundër të vërtetës bëhet pak e dyshimtë për revolucionin totalitar të kohës. Kjo revoltë përmban të njëjtën esencë sikurse ajo e të shtypurit. Vetë koha e zbuloj se në art përveç refuzimit kishte edhe pranim, sepse duhej të balancohej veprimi, bukuria dhe padrejtësia. Bukuria në vetvete ishte një padrejtësi dhe nuk kishte shpëtim.

Konceptimi i artit, synimi dhe qëllimi si duket në fshehtësi mban realitetin e zymtë e jo shumë të këndshëm. Arti është një tip pesimizmi, kontrast i një bote reale, posedon vetëm një botë, atë të gënjeshtrës, shumë herë edhe të pakuptimtë. “Një botë e tillë është një botë e vërtetë”, shkruan Nietzsche. Por, edhe ai kishte nevojë për gënjeshtrën, për ta sfiduar realitetin, ose për ta jetuar atë. “Fakti që gënjeshtra është e nevojshme për të jetuar bën pjesë në këtë karakter të tmerrshëm të ekzistencës”, vazhdon ai. Atëherë, ekzistenca ndjen nevojë vazhdimi tok me gënjeshtrën dhe rreziku është se bëhet dominuese dhe në fund udhëheq botën. Nietzsche-ja mund ta refuzonte çdo gënjeshtër, qoftë ajo morale ose hyjnore. Por, ndoshta ka bukuri të gjallë e cila mund të na premtojë ta duam këtë botë të vdekshme dhe të kufizuar. Atëherë, vetë arti na dërgon në kufijtë e revoltës, dhe kjo revoltë i kthehet origjinave, pastaj arti pretendon t’i jap një formë, e cila zhvillohet përhershëm. Artisti këtu ndjen dhe rrëmben nga historia. Nietzsche nga antika, Camus nga Nietzsche, antika, historia e artit, Picasso nga historia dhe koha, por prapë shërbehej nga origjinat...

Artin e dhimbjes dhe të dëshpërimit e shohë si çështje force, aty ku gjykohet e bukura, sepse vetë Nietzsche-ja kishte pasion për ndjenjën e fuqisë e cila shprehë gjykimin e së bukurës. Këtu ai ndjente ndjenjën e plotshmërisë dhe forcës së grumbulluar. Ai distancohet nga i dobëti sepse i dobëti drithërohet. Si duket ai e provon në njërën anë dobësinë dhe në anën tjetër fuqinë. Artisti parapëlqen gjëra të tmerrshme dhe lënduese për shpirtin e tij. Këtu në një farë forme artisti është edhe filozof. Shija për dashamirësi dhe stoli (që e parapëlqejnë artistët mediokër) i përket vetëm të dobëtëve. P.sh nëse marrim tragjedinë (Eskilin, Sofokliun, Euripidin), vërejmë karaktere të forta, shpirtra heroik dhe këta shpirtra pranojnë veten në mizori ekstreme tragjike dhe fortësia e tyre ndjenë vuajtjen. Arti kërkon të shkundësh në vuajtje, madje edhe të vdesësh për tu përjetësuar. (Rasti i vetëvrasjes së Van Goghu-t, London-it, Hemingway....)

Në anën tjetër, nëse të dobëtit do kërkojnë ndonjë art tragjik, dëshpërues për shijen e tyre, e dini se çfarë do të ishte kërkesa e tyre? Nietzsche-ja përgjigjet: Do të ndërhynin tek ajo për të interpretuar vlerësimet e tyre, triumfin e rendit të botës, ose doktrinën e mungesës së vlerës së ekzistencës, apo ftesën për nënshtrim. Emocione gjysme morale dhe ky art mund të stimuloj nerva tek të dobëtit. Artin e dëshpërimit dhe tragjik e shohë si ndikim total plot unitet edhe tek të dobëtit, por edhe tek të fortit. Për këtë arsye sot çmohet arti i Mozart-it, Bethoven-it, Vagneri, pastaj, anglezët e sotëm Pink Floyd.... Secili nga ne mund vetes t’ja veshë karakteret e tmerrshme enigmatike dhe në fund kërkon zgjidhje.

Artistët jetojnë në pesimizëm, por të kundërt me pesimizmin moral ose religjioz, ngaqë ai prishë njeriun, kurse artistët pesimistë kërkojnë në këtë botë shpresë dhe zgjidhje. Gjithnjë ata që vuajnë dhe të dëshpëruarit nuk kanë besim të madh te vetja, edh në kohërat më të vjetra kishin vizione magjepsëse për ta duruar jetën. Këta njerëz qenë kundrejt jetës, dhe donin të strehoheshin në bukuritë e përkryera të formës, në çdo gjë të zgjedhur, sepse vetë natyra i ka përsosur. Dihet që artistët dashurojnë bukurinë, këtë e bëjnë nga aftësia për të ndjerë dhe parë dicka të bukur. Bukuria më e madhe është ajo sikurse në veprat e Rembrandt-it, Dali-it... në të cilat krijohet përshtypja se cdo fiksioni i tyre po bëhet realitet, atëherë cdo peizazh dhe personazh duket si i gjallë. Por, artistët më të fuqishëm janë ata që shprehin fuqitë e tyre të një clirimi personal, sepse aty gjejmë përvojën më intime.

Atëherë, a munden artistët ta zgjidhin kuptimin e jetës? “Jeta duhet të frymëzojë besim”, përgjigjet Nietzsche. Në këtë besim njeriu vetë nga natyra është gënjeshtar, sepse është artist. Artisti nuk ka nerva për realen, por asnjëherë nuk e mënjanon në tërësi. Vetë arti buron nga realja, por nuk e dhunon të vërtetën me gënjeshtra, vetëm se bënë përzierje dhe përmirësime personale. Pasi që çdo njëri është pjesë e realitetit, si mund të mos jetë edhe pjesëz e gënjeshtrës (artit)? Artistët shtojnë shumë gjëra edhe që nuk janë dhe nuk rruhen fare nga patetika e shpirtit. Arti si qëllim ka tundimin e ekzistencës, gëzimin dhe çdo njëri që ndjehet i tunduar, gjithnjë është njësoj në tundimin e tij, po ashtu edhe në gëzimin: ndjehet mirë si artist, ndjenë shijen e fuqisë, kënaqet me gënjeshtrën sikur të ishte e vërteta e tij. Më kot nuk thotë Nietzsche-ja se arti nuk është asgjë tjetër veçse art. Vërehet që bënë të mundur vazhdimin e jetës, krijon stimulimin dhe tundimin. “Arti është çlirimi i të përvuajturit, si rrugë drejt gjendjesh shpirtërore në të cilat vuajtja dëshirohet, shndërrohet, hyjnizohet, në të cilat vuajtja është një formë e ekstazës së madhe”, përfundon Nietzsche.

Sejdi Berisha në greqisht


SHKRIMTARI DHE PUBLICISTI SEJDI BERISHA, SË SHPEJTI EDHE NË GREQISHTE

Nga Reshat NURBOJA

Shkrimtari dhe publicisti, Sejdi BERISHA, i cili deri me tash ka botuar tridhjetë e pesë vepra, së shpejti, opinionit lexues grek dhe shqiptar do t’i prezantohet me librin më të ri me poezi, “KTHIMI NË SHTËPINË QË NUK EKZISTON” të përkthyer në gjuhën greke.

Përzgjedhjen dhe përkthimin e poezive nga gjuha shqipe në atë greqishte e ka bërë krijuesi i mirënjohur dhe përkthyesi, z. Iliaz BOBAJ, i cili ka kontribuar dhe po kontribuon në afirmimin e vlerave letrare dhe historiografike kombëtare, duke i prezantuar ato edhe në greqishte.

Po ashtu, me përkthimin e krijimtarisë letrare në gjuhën greke, Iliaz BOBAJ, po i forcon edhe urat krijuese në mes të dy popujve-shqiptarëve dhe grekëve.

Ndërsa, shkrimtari i mirënjohur, Sejdi BERISHA, po shënon edhe një sukses në krijimtarinë e tij letrare dhe në afirmimin e begatimin e vlerave krijuese letrare dhe kulturore kombëtare.

Skënder Hoxha: Tropoja në dritën e ojkonimeve

Autori i këtij shkrimi, me disa bytyçasë, gjatë një vizite pune Luginës së Bytyçit, më 27 shtator 2015.

RRETHI I TROPOJËS NË DRITËN E OJKONIMEVE (EMRAVE TË VENDBANIMEVE) DHE TË PATRONIMEVE (MBIEMRAVE FAMILJARË)

NGA MR. SKËNDER R. HOXHA

DISA TË DHËNA PËR TROPOJËN

Tropoja ndodhet në verilindje të Shqipërisë dhe kufizohet në veri me Malin e Zi, në jug me Rrethin e Hasit, në perëndim me Qarkun e Shkodrës (me rrethet Shkodër dhe Pukë) dhe në lindje me Republikën e Kosovës. Vendet historike dhe gojëdhënat [ Kalaja e Rosujës, rrënojat e së cilës ndodhen në fshatin Gri të Tropojës, paraqesin një objekt me vlera studimore historike, i cili dëshmon vendbanime dhe rrugë antike ilire që vërtetojnë lashtësinë 4-shekullore parahistorike. Rreth viteve ’80 një grup arkeologësh zbuloi disa enë antike dhe gurë të fosilizuar, që pas studimeve të shumta rezultuan të datonin rreth 2000 vjet më parë.[62] "Gjyteti" (Qyteti) është një legjendë e cila bazohet në rrënojat e mureve deri në katër metra trashësi që shtrihen në skajin veriperëndimor të fshatit Shoshan, sipër Urës së Shtrejtit dhe përgjatë luginës së Valbonës. Gojëdhënat flasin për shtatë vëllezër dardanë që mbretëruan në këtë qytet antik.[63] "Kungji i Armëve" "Kungji i Armëve" (Kunji i armëve) është një kreshtë malore e bjeshkëve të Tropojës, e cila ndodhet në një pikë strategjike përgjatë shtigjeve që të nxjerrin në zonën e Plavës dhe Gucisë dhe shërben si pikë orientimi për shtegtarët. Të vjetrit deklarojnë se rrëzë kësaj kreshte ka qenë vendi i përshtatshëm dhe më i sigurti ku luftëtarët i strehonin armatimet e rënda pas kthimit nga lufta në mbrojtje të territoreve të sulmuara nga serbo – malazezët.[64] “Mrizet e zanave” lidhen me Eposin e Kreshnikëve, konkretisht me figurat mitologjike - “Orët dhe Zanat”. Mrizet janë hije lisash të gjatë, zakonisht në afërsi të një burimi ujor që shërbejnë për çlodhje dhe pushim. Vendasit besojnë që orët dhe zanat të kenë qenë krijesa të mbinatyrshme që pushonin dhe dilnin nga vende të tilla, të veshura në të bardhë që mbronin personin përkatës që u ishte caktuar (kryesisht kreshnikët e maleve), por edhe ishin shumë të rrezikshme në rast se shkeleshin rregullat e mirësjelljes ndaj tyre.[65] “Dhija briprerueme” (Dhia me brirë të artë) është një legjendë që bazohet në tufat e shumta të dhive të egra, që jetonin në pllajat e bjeshkëve të Tropojës. 


Gojëdhëna flet për një zanë mali që ishte maskuar si një dhi me brirë të artë dhe personi që do arrinte ta kapte të gjallë, do zotëronte menjëherë aftësi hyjnore. Trimi kryesor i Ciklit të Kreshnikëve, Gjeto Basho Muja (i njohur me emrin Muji) arrin ta kapë dhe në atë moment dhia shndërrohet në zanën e Mujit, e cila e mbron nga çdo rrezik i mundshëm. Poezia e mëposhtme e Ciklit të Kreshnikëve e mbështet këtë variant: "Muja ngusht te kanka kanë Ka rá kershi e ka nxanë S’mun lue dorë as s’mun lue kamë Fort pisket ku je moj zanë, Ku e ki besën qi m’ke dhanë, Po’i pisket Orës s’vet, Thirri shoqet e hajde shpejt, Se, ka rá kershi e m’ka nxanë, S’muj luej dor’ e s’muj luej kamë, Kurrë ma ngushtë nuk paskna kanë."[66] "Guri i shpuem" (Guri i shpuar) është një majë shkëmbi me përmasa të mëdha në bjeshkët e Tropojës, i cili është i shpuar tejpërtej. Legjenda është pjesë përbërëse e Ciklit të Kreshnikëve dhe e lidh këtë fakt me shpjegimin e saj: Kur baruti ishte prodhuar për herë të parë, Muji ngrit dorën lart dhe urdhëron ta qëllojnë me armë për të provuar fuqinë e këtij mjeti të ri luftarak. Kur e shikon se plumbi depërton nga të dyja anët e dorës dhe shpon edhe gurin, Muji deklaron që: “…i paska ardh funi takatit t’njerit” (i paska ardhur fundi fuqisë njerëzore) dhe nga ai moment kreshnikët nuk janë parë më në trojet shqiptare.[67] Mali i Shkelzenit “Shkelzeni” është një mal me një emër të vetëformuar në dialektin e Tropojës që nënkupton: "shkëlzen – shkëlqen – lëshon rreze drite". Gojëdhëna bazohet në ekzistencën e një shpelle të pozicionuar në faqen verilindore të malit Shkelzen (2407 m), të cilën askush nuk ka arritur ta eksplorojë, pasi banorët mendojnë të jetë pika lidhëse e rrugëve të nëndheshme të bjeshkëve të Tropojës. Banorët vendas këmbëngulin në vërtetësinë e legjendës duke shtuar se kjo shpellë ka qenë vendbanimi i Mujit dhe Halilit. Version tjetër që lidhet me këtë mal konsiston në vendndodhjen e dy varreve të mira të dy princërve dardanë. Gojëdhëna tregon se në pamundësi për të mposhtur dyndjet sllave, shtatë vëllezër dardan vendosin të hedhin topuzin nëpër të gjitha trojet shqiptare, në mënyrë që të varroseshin në vendin ku do të binte topuzi. Topuzi i vëllaut të madh dhe të vogël pëplasen me njëri – tjetrin dhe bien mbi një mal ku lëshojnë një dritë “verbuese”, nga ku ka marrë emërtimin “Shkëlzen” dhe varret vendosen mbi majën e këtij mali. Në periudhën e Ilirisë së madhe, Shkelzeni rezulton të jetë në mes të gjitha territoreve shqiptare. Sipas matjes lineare veri – jug, distanca në vijë ajrore nga Mali i Shkelzenit deri në lumin Danub në territoret e Dalmacisë në veri, është e barabartë me distancën e këtij mali deri në Prevezë në jug.[68] “Zogu Sokol” është një legjendë karakteristike që mbizotëron në rrethin e Tropojës. Legjenda thotë se Sokole Halili (vëllau i vogël i Mujit) kishte rënë në dashuri me të bijën e krajlit (mbretit) serb, Tanushën “e bukur si zana”. Ai tenton ta rrëmbejë Tanushën, por zbulohet nga e ëma e vajzës dhe e burgosën për shtatë vite me rradhë. Muji ishte zemëruar me të vëllanë, pasi nuk e kishte dëgjuar këshillën e tij që të merrte nuse shqiptare duke zgjedhur një serbe, prandaj nuk shkon pas tij për ta nxjerrë nga burgu. Pasi plotësohen shtatë vite, krajli e nxjerr trimin në oborr që t’ia presë kokën. Dëshira e fundit e Halilit ishte të këndonte me lahutë dhe mbreti pranon. Gjatë këngës së tij, një zog fluturon mbi kokën e trimit, dhe Sokole Halili i jep mesazh zogut që të thërrasë kreshnikët për ta shpëtuar. Muji me 30 kreshnikë mbërritën në trojet sllave, maskaruan mbretërinë e tyre dhe liruan Halilin, duke u kthyer në bjeshkët e Jutbinës krenarë që kishin nderuar vendin dhe Shipërinë. Në nder të kreshnikut Sokole Halili, ky lloj zogu edhe në ditët e sotme quhet Sokol.[69] “Fusha e Mejdanit” është një fushë e cila shtrihet në fshatin me të njejtin emër të komunës Tropojë, Mejdan. Fjala “mejdan” nënkupton shesh lufte, ku sipas gojëdhënave mendohet të jenë zhvilluar shumë dyluftime kreshnikësh në këtë fushë. Dyluftimet më të rëndësishme që gojëdhënat e Tropojës parashtrojnë janë: dyluftimi mes Mujit e krajlit serb dhe dyluftimi mesGjergj Elez Alisë dhe Bajlozit të detit.[70] "Lkeni i Dashit" (Liqeni i Dashit) emërtohet në këtë mënyrë njëri nga liqenet akullnajore të bjeshkëve të Tropojës, i cili nuk e ndryshon nivelin e ujit në katër stinët e vitit, fakt që lidhet më dëshmitë rreth lidhjeve burimore me akullnajat dhe shpellat mijëra vjeçare. Gojëdhëna pretendohet të jetë e bazuar në një ngjarje të vërtetë, ku motër e vëlla së bashku me dashin e tyre mbyten në këtë liqen. Furka dhe flokët e vajzës dalin tek Vrella e Mulliqit në Kosovë dhe brirët e dashit së bashku me fyellin e çobanit dalin tek Vrella e Shoshanit në Tropojë.[71] Rrethi i Tropojës është i përbërë nga tetë Njësi të Qeverisjes Vendore (NJQV): 1. Bashkia Bajram Curri 2. Komuna Bujan 3. Komuna Bytyç 4. Komuna Fierzë 5. Komuna Lekbibaj 6. Komuna Llugaj 7. Komuna Margegaj 8. Komuna Tropojë Këto NJQV përmbledhin gjithsej 54 fshatra 1.-Qyteti Bajram Curri-ndërtuar në ish fshatin Kolgecaj 2,-Komuna Bujan,-ku përfshin,-fshati Bujan,-Markaj,- Rosujë,- Gri, Lekurtaj, Selimaj, Dunishe - 7 fshatra

3.Komuna Bytyç,-fshatrat:-Zogaj, Kepenek, Kam, Leniq, Pac,-Vlad,-Zherke, Rodogosh,Visoce,-Rusht-Shengjergj,---10 fshatra 4.-Komuna Fierze,-fshatrat,-Degë, Tpla, Dushaj, Raje. - 4 fshatra 5.Komuna Lekbibaj [Nikaj –Mertur]-Fshatrat:-Tetaj, Betoshe, Qeresh-Mulaj, Curraj-Poshtër, Curraj-Epër, Lekbibaj, Gjonpepaj, Palc, Salce, Bricë.-10 fshatra 6. - Komuna Llugaj, f shatrat:-Lugaj, Bukovë, Luzhë, Cërrnicë - 4 fshatra. 7.Komuna Margegaj,-fshatrat:-Margegaj, Fushë-LUMI, Koçanaj, Shoshan, Bradoshnicë, Dragoi,Valbonë, Rrogam, Çerem—9 fshatra. 8.Komuna Tropojë, fshatrat: - Tropojë, Mejdan,Viçidol, Shumicë -Ahmataj, Babinë, Begaj, Berbat, Kërrnajë, Kovaçe, Myhejan, Kasaj, Buçaj, Papaj, Gegaj -14 fshatra.

Tropoja ka një popullsi prej 24491 banorë (sipas censusit të vitit 2011). Vihet re një ndryshim relativisht i ndjeshëm mes të dhënave të censusit dhe numrit të popullsisë së regjistruar në vitin 2014: 28216 banorë NJQV Grupmoshat 0 - 14 15 - 64 - 65+ Gjithsej Bajram Curri 1406 3497 437 5340 , Bujan 565 1636 349 2550, Bytyç 419 968 176 1563, Fierzë 395 1015 197 1607, Lekbibaj 338 786 83 1207, Llugaj 424 1147 216 1787, Margegaj 577 1470 299 2346, Tropojë 1006 2643 468 4117, Gjithsej 5130 13162 2225 20517

Monumentet natyrore –

Vendndodhja: Rrasa e Pesmarrës Margegaj, Shpella e Haxhisë, Maja e Thatë; Margegaj, Shkëmbi i Forcës, Curraj i Epërm, Burimi karstik i Qireçit; Lekbibaj , Rrasa e Currajt; Curraj i Poshtëm, Liqenet akullnajore të Dobërdolit; Çerem, Liqenet akullnajore të Sylbicës; Malësia e Gashit Depozitimet fluvio-glaciale të Shoshajt ; Shoshan,

Depozitimet fluvio-glaciale të Shëmtirës Ragam Bredhishta e Ragamit, Ragam - Shelgu i Rrjetëzuar, Margegaj - Burimi i Qukut të Dunishës, Valbonë - Burimi i Shoshanit, Shoshan - Burimi i Valbonës, Valbonë - Shpella e Akullit, Valbonë - Lugina e varur akullnajore e Kukajt, Ragam - Lugina akullnajore e Motinës, Dragobi - Kanioni i Shoshanit, Shoshan - Blijtë e Markaje, Markaj - Dushkajat e Qafë-Luzhës, Bytyç - Liqeni i Ponarëve - Maja e Hekurave, Margegaj - Mështekna e Lugut të Zi - Lug i Zi Ahishtja "Gurra e Hasan Gashit", Mali Mërtur - Rrobulli në liqenin e Ponarëve, Margegaj - Arra e Dragobisë, Dragobi - Shpella e Dragobisë, Dragobi - Ahishta e Vranicës - Mali i Vranicës, Lugina e lumit të Gashit - Pellgu ujëmbledhës i lumit të Gashit - Lugina e Valbonës, Valbonë [43]

Ne vend te referencave:

Marrë nga një studim i bërë nga specialistë-historianë, shkrimtarë, e specialistë të fushave të ndryshme pranë Muzeut Hisotik të rrethit Tropojë.

“JANË DISA FAQE ME REFERENCA TË SHKRIMTARËVE E STUDIUESVE BRENDA VENDIT DHE TË HUAJ.. (S. Musaj)

OJKONIME (EMRA FSHATRASH) DHE PATRONIME (MBIEMRA FAMILJARË) TË RRETHIT TROPOJË

Në këtë shkrim do të paraqesim ojkonimet (emrat e fshatrave) si dhe patronimet (mbiemrat (llagapet) familjarë) në Rreth të Tropojës. Këtë lëndë onomastike e kemi sistemuar sipas rendit alfabetik:

Emri i fshatit Mbiemra familjarë

AHMATAJ: Mustafaj.

BABINË: Agaj, Bajraktari, Baliaj, Haxhiaj, Hysaj, Lushaj, Madani,

Qeleposhi, Rexha (Rexhaj), Rrustaj.

BAJRAM CURRI: Doçi, Gjuriqi, Logu, Ndoci.

BEGAJ: Halilaj, Imeraj, Kurmekaj.

BERISHË: Avdiaj, Belinjehi, Danaj, Hoxha, Hysenaj, Koloshi, Paloka,

Qerimaj, Saraqini, Vatnikaj.

BËTOSHË: Bushgjokaj, Ukcamaj.

BRADOSHNICË: Arusha, Malizi, Nokshiqi.

BREG – LUMI: Marklekaj, Pepkolaj, Ramaj.

BRISË: Kolndreu, Mhillaj.

BUÇAJ: Boshnjaku, Haxhiaj, Kuçana, Kuliçi, Leci, Neza, Qelia, Qeliaj,

Trezhnjeva.

BUJAN: Basha, Haluci, Malaj, Margjerka, Mulosmani, Vatoci, Vidrica.

CURRAJ POSHTËR: Hasa, Zhivanaj.

CURRAJ - EPËR (të Nikaj - Mërturit): Mrishaj, Ndrevataj, Nikbibaj, Perpepaj,

Prebibaj.

ÇEREM: Çelaj, Goçaj,Isufaj, Murataj, Sylisufaj, Sylshabanaj.

DEGË: Çuka, Hajdaraj, Hoxha, Osmanaj, Vakaj, Zmakaj.

DOJAN: Buçpapaj, Haluci, Hasanpapaj.

DRAGOBI: Dragobia, Ismajlaj, Metaliaj, Sokolaj.

DUSHAJ: Dushaj, Ponari.

GEGAJ: Bajramaj, Dautaj, Dermishaj, Haziraj, Koldedi, Lataj, Lushaj,

Madani, Mema, Padeshi, Sallahi, Sefaj, Shabanaj, Trezhnjeva, Tutaj.

GEGHYSEN: Mulgeci.

GOSTURAN: Gosturani.

GRI: Agaj, Berisha, Hasa, Malaj, Muçhasa, Muldaka, Pecmarku,

Sinani , Sinanaj.

GUCI E TROPOJËS: Nikoçi.

GJONPEPAJ: Dakaj, Gjeloshaj, Gjergjndreaj, Hasvataj, Ndrepepaj, Niklekaj.

KAM: Halilaj, Jahelezi.

KASAJ: Aliaj, Kasaj.

KEPENEK: Ahmetaj, Avdullai, Avdullahi, Mulaj.

KËRRNAJË: Brahaj, Haklaj, Hysenukaj, Kërrnaja, Madani, Tahiraj.

KOÇANAJ: Dollapi, Gelaj, Muçaj, Mustafvataj, Oruçi, Rrustemaj.

KOLGECAJ: Gjongecaj, Gjuriqi, Mustafa, Mustafaj.

KOVAÇ: Çelaj, Gosturani, Hoxha, Sylaj.

LEKBIBAJ: Bushati, Nikaj, Paplekaj, Rosaj, Susaj, Ulnikaj.

LEKURTAJ: Bashkurti, Demushi, Ismajlgeci, Mulgeci, Pepniku, Prengzi, Prengzaj.

LENIQ – ÇORRAJ (i fshatit Pac): Neza.

LUZHË: Abazi, Balaj, Bici, Haziraj, Kaja, Kurbalaj, Matoshi, Mulkurti, Neziraj, Preçi, Ukhysaj, Zeneli.

LLUGAJ: Çakrraj, Gjocaj, Hajdarmataj, Ismailukaj, Mehmetaj.

MARGEGAJ: Ahmetaj, Bisheva, Camaj, Elezaj, Korbalaj, Ormanaj, Sella, Toska.

MARKAJ: Breçani, Buçpapaj, Hajdarmataj, Hasukaj, Kobilja, Logu, Mulaj, Seci.

MEJDAN: Agaj, Memiaj, Sylaj.

MYHEJAN: Kortoçi, Memia, Memiaj, Myhejani.

PAC: Belinjehi, Bytyçi, Demaliaj, Hoxha, Hysaj, Imeraj, Paci.

PALÇ (të krahinës Nikaj – Mërturit): Geci, Muslia, Ukaj.

PAPAJ: Demaj, Hakaj, Haxhiaj, Hykaj, Papaj.

PERAJ: Gjonpali, Kolbuçaj, Marticanaj, Neçaj.

QERESH – MULAJ: Mulaj.

QERRET: Ukshi.

ROSUJË: Hoxha, Margjeka, Margjekaj.

SALCË (të krahinës Nikaj – Mërturit): Kolndreu, Lekndreaj, Progni, Sadriaj.

SELIMAJ TË GEGHYSENIT: Gjonaj, Hajdaraj, Kalbaj, Lomnica, Musaj, Ndrecaj, Osmanaj, Qerimaj, Rexhaj, Sylhajdaraj.

SHËNGJERGJ (të zonës Nikaj – Mërturit): Mulaj, Pjetërnikaj

SHIPSHAN: Qeliaj.

SHKELZEN: Dezdari, (Dizdari), Kovaçica, Osmajnaj.

SHOSHAN: Bashukaj, Byberi, Dega, Mahmutaj, Palaj, Rrukaj.

SHUMICË: Jahaj, Memiaj, Ramaj, Sylaj, Zmakaj.

SHUMICË – AHMATAJ: Ramaj, Sylaj, Zmajlaj.

TETAJ: Gjoklaj, Qehaja, Rucaj.

TPLA: Bashkurti, Buçpapaj, Doçi, Malaj, Mehmeti, Ponari.

TROPOJË: Berisha, Kelaj, Malaj, Mulaj, Papaj, Selmani.

VALBONË: Malaj, Selimaj.

VIÇIDOL: Ferizaj, Halilaj, Papa, Pitamina, Tabaku, Tafaj.

VILIQ: Kaloshi.

VLAD: Geci, Imeraj, Lahukaj, Mahmutaj, Mehmetukaj, Vladi.

ZOGAJ: Aliaj, Gjediaj, Hajdarmataj, Muhametaj, Neza.

ZHERKË: Gjedia, Gjediaj, Hajdarmataj, Mustafaj, Tafaj, Ukaj, Zhuta, Zhutaj.

1.Patronime të sajuara nga antroponime ne trajtën e shquar, me mbaresat: a, i, u:

Babinë: Koloshi, Madani, Rexha; Bajram Curri: Doçi, Logu,Ndoci; Buçaj: Kuliqi, Leci, Neza, Qelia; Bujan: Basha; Bradoshnicë: Arusha; Curraj: Hasa; Dragobi: Dragobia; Degë: Çuka, Hoxha; Dushaj: Ponari; Gegaj: Padeshi; Guci e Tropojës: Nikoçi; Gosturan: Gosturani; Kepenek: Avdullahi; Kërrnajë: Madani; Koçanaj: Dollapi, Oruçi; Kolgecaj: Gjuriqi, Mustafa; Luzhë: Abazi, Bici, Kaja, Matoshi, Preçi, Zeneli; Myhejan: Kortoçi, Memia, Myhejani; Margegaj: Bisheva, Sella, Toska; Markaj: Breçani, Logu, Seci; Pac: Bytyçi, Hoxha, Paci; Palç: Geci, Muslia; Qerret – Zherke: Ukshi; Salcë: Progni; Shoshan: Byberi, Dega, Pala;

Shkelzen: Dezdari; Tropojë: Berisha; Tpla: Doçi, Ponari; Tetaj: Qehaja; Viçidol: Papa, Tabaku; Vlad: Geci, Vladi; Zherkë: Gjedia, Zhuta.

2. Patronime të sajuara mbi bazë antroponimesh (ne trajtën e pashquar) me prapashtesën – aj, si: Ahmataj: Mustafaj; Babinë: Agaj, Baliaj, Haxhiaj, Hysenaj, Lushaj, Rexhaj, Rrustaj; Berishë: Avdiaj, Hysenaj, Qerimaj; Begaj: Imeraj, Halilaj; Breg – Lumi: Ramaj; Brisë: Mhillaj; Buçaj: Qeliaj; Bujan: Malaj; Curraj: Zhivanaj; Curraj – Epër (Nikaj Mërturit):Mrishaj; Çerem: Çelaj, Goçaj, Isufaj, Murataj; Degë: Hajdaraj, Osmanaj, Vakaj, Zmakaj; Dragobi: Ismajlaj, Sokolaj; Dushaj: Dushaj; Gegaj: Bajramaj, Dautaj, Dermishaj, Haziraj, Lataj, Sefaj, Shabanaj, Tutaj; Gri: Agaj, Malaj, Sinanaj; Gjonpepaj: Dakaj, Gjeloshaj; Kam: Halilaj; Kasaj: Aliaj, Kasaj; Kepenek: Ahmetaj, Mulaj; Kërrnajë: Brahaj, Haklaj, Tahiraj; Koçanaj: Gelaj, Muçaj, Rrustemaj; Kolgecaj: Mustafaj; Kovaç: Çelaj, Sylaj; Lekbibaj: Nikaj, Rosaj, Susaj; Lekurtaj: Prengzaj; Luzhë: Balaj, Haziraj, Neziraj; Llugaj: Çakrraj, Gjocaj, Mehmetaj; Margegaj: Ahmetaj, Camaj, Elezaj, Osmanaj; Markaj: Mulaj; Mejdan: Agaj, Memiaj, Sylaj; Myhejan: Memiaj; Pac: Hysaj, Imeraj; Palç (N. Merturit): Ukaj; Papaj: Demaj, Hakaj, Haxhiaj, Hykaj, Papaj; Peraj: Neçaj; Qeresh – Mulaj: Mulaj; Rosujë: Margjekaj; Salce (N. Merturit): Sadriaj; Selimaj dhe Selimaj të Geghysenit: Gjonaj, Hajdaraj, Kalbaj, Musaj, Ndrecaj, Osmanaj, Qerimaj, Rexhaj; Shëngjergj (të z. Nikaj – Merturit): Mulaj; Shipshan: Qeliaj; Shkelzen: Osmaj; Shoshan: Mehmetaj, Rrukaj; Shumicë: Jahaj, Memiaj, Ramaj, Sylaj, Zmakaj; Shumicë – Ahmataj: Ramaj, Sylaj, Zmajlaj; Tetaj: Gjoklaj, Rucaj; Tpla: Malaj, Mehmetaj; Tropojë: Kelaj, Malaj, Mulaj, Papaj; Valbonë: Malaj, Selimaj; Viçidol: Ferizaj, Halilaj, Tafaj; Viliq: Gjidiaj, Lahukaj, Mehmetaj; Vlad: Imeraj, Mahmutaj; Zogaj: Aliaj, Gjediaj, Muhametaj; Zherkë: Gjediaj, Mustafaj, Tafaj, Zhutaj.

III. Patronime kompozitore:

Begaj: Kurmekaj; Berishë: Vatnikaj; Betoshë: Bushgjokaj, Ukcamaj; Breg-Lumi: Marklekaj, Pepkolaj; Brisë: Kolndreu; Bujan: Margjeka, Mulosmani; Curraj-Epër: Ndrevataj, Nikbibaj, Perpepaj, Prebibaj; Çerem: Sylisufaj, Sylshabanaj; Dojan: Buçpapaj, Hasanpepaj; Dragobi: Metaliaj; Gegaj: Koldedi; Geghysen: Mulgeci; Gri: Muçhasa, Muldaka, Pecmarku; Gjonpepaj: Gjergjndreaj, Hasvataj, Ndrepepaj; Niklekaj; Kam: Jahelezaj; Kërrnajë: Hysenukaj; Koçanaj: Mustafvataj; Kolgecaj: Gjongecaj; Lekbibaj: Paplekaj, Ulnikaj; Lekurtaj: Bashkurti, Ismajlgeci, Mulgeci, Pepniku; Luzhë: Kurbalaj, Mulkurti, Ukhysaj; Llugaj: Hajdarmataj, Ismajlukaj; Margegaj: Korbalaj; Markaj: Buçpapaj, Hajdarmataj; Hasukaj; Pac: Demaliaj; Peraj: Gjonpali, Kolbuçaj, Marticanaj; Rosujë: Margjeka; Selilaj të Geghysenit: Sylhajdaraj; Salcë të Nikaj - Merturit: Kolndreu, Lekndreaj; Shëngjergj të Nikaj – Merturit: Pjeternikaj; Shoshan: Bashukaj; Tpla: Bashkurti, Buçpapaj; Vlad: Lahukaj, Mehmetukaj; Zogaj: Hajdarmataj; Zherkë: Hajdarmataj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...