Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/12/10

Përfshirja e rinisë studentore shqiptare në debatin për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni është e domosdoshme



Rezultate imazhesh për Abdulla Mehmeti,


Akademik Prof.Dr. Abdulla Mehmeti,Ph.D

Ku është zëri i rinisë studentore shqiptare në Maqedoni? Kush e ka dezorientuar, defokusuar, frikësuar dhe përulur, e ka heshtur zërin e rinisë studentore në Maqedoni, për cilat qëllime dhe arsye?

Sot, kur me ndryshimet e reja kushtetuese në Maqedoni vendoset për fatin e gjuhës shqipe, të arsimit në gjuhën amtare, të kufizuar me kushtetutë vetëm në arsimin fillor dhe të mesëm (ligjet janë të përkohshme dhe të pamjaftueshme për sigurimin e kësaj të drejte të ligjshme), jo edhe në institucionet e arsimit të lartë dhe në universitete, kush duhet t’u del zot këtyre të drejtave të ligjshme të popullit shqiptar, para së gjithash të rinisë, shkelja dhe mohimi i të cilave rininë studentore shqiptare e bëjnë të pabarabartë me moshatarët e tyre në vend dhe kudo në botë!

Rinia studentore shqiptare ka më tepër se çdokush tjetër të drejtë ta ngen zërin e saj të arsyes, të bëhet pjesë aktive e debatit për këto ndryshime kushtetuese, të zgjohet kundër kësaj padrejtësie që i bëhet, sepse e ardhmja i takon asaj, jo burokratëve të pushtetit dhe politikës, të cilët kanë keqpërdorur dhe zhvatur gjithçka deri më sot nga djersa e popullit dhe pasuria e këtij shteti!


(Abdulla Mehmeti (Voka) u lind në Shipkovicë të Tetovës, më 2 janar 1962. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Gjimnazin e Tetovës. Arsimin e lartë e kreu në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Filologjisë - Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Njëkohësisht studioi me korrespodencë edhe në Fakultetin Juridik të po këtij Universiteti. Studimet pasuniversitare i ka ndjekur në Universitetin e Shkupit, për kulturologji në fushën e letërsisë.

Gjatë kohës së studimeve në Prishtinë, morri pjesë aktive në lëvizjen studentore dhe demonstratat e vitit 1981. Për bindjet e tij politike u dënua me burg dhe iu morën të gjitha të drejtat qytetare, për shkollim të mëtejmë, punësim dhe zhvillimin e veprimtarive publike.

Me fillimin e proceseve demokratike, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, në vitin 1990 bashkë me intelektualë të tjerë dhe ish të burgosur dhe të përndjekur për bindje politike, u angazhua në aksionin e madh popullor për Pajtimin e gjaqeve, kryesisht në fshatrat e Malësisë së Tetovës.

Në janar të vitit 1990 e përgatiti Programin dhe formoi Këshillin nismëtar për themelimin e Bashkësisë Kulturore Shqiptare në Maqedoni, kuvendi themelues i së cilës u mbajt më 19 gusht 1990, në Shipkovicë të Tetovës. Pushteti i atëhershëm në Maqedoni, themelimin e kësaj organizate e luftoi me të gjitha format dhe mjetet, duke përdorur kërcënime dhe montime të proceseve gjyqësore për nismëtarët dhe aktivistët e kësaj organizate.

Në vitin 1991, në kuadër të Bashkësisë Kulturore Shqiptare e ngriti iniciativën për mbajtjen e Simpoziumit shkencor "Shqiptarët e Maqedonisë", i cili i zhvilloi punimet në Medresenë "Isa Beu", në Shkup, më 20, 21 dhe 22 dhjetor 1991. Kontributet shkencore të këtij Simpoziumi më vonë shërbyen si Platformë për zhvillimin e veprimtarisë politike, kulturore, arsimore dhe veprimtarive të të tjera shoqërore dhe kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, në përpjekjet e tyre për liri dhe barazi, si dhe për ndërtimin e një shoqërie të re demokratike.

Në dhjetor të vitit 1993 e përgatiti Platformën për hapjen e Universitetit Shqiptar në Maqedoni, e cila u përkrah nga Kryesia e Bashkësisë Kulturore Shqiptare, në të cilën janë përfshirë strategjia dhe taktika e krijimit të këtij institucioni shumë të rëndësishëm për arsimimin në gjuhën amtare në nivel universitar të shqiptarëve në Maqedoni dhe më gjerë. Pas një varg aktivitetesh disamujore, kjo ide u kurorëzua me sukses, me mbajtjen e Kuvendit themelues të Universitetit të Tetovës, më 4 qershor 1994.

Gjatë viteve 1994 - 1998, ka iniciuar dhe organizuar me dhjetëra manifestime shkencore, arsimore, kulturore dhe artistike, si simpoziume, tribuna shkencore, debate, tryeza të rrumbullakëta, festivale artistike dhe letrare, ekspozita, akademi për ngjarje dhe personalitete të shquara të historisë dhe kulturës kombëtare, si dhe ka nxitur dhe botuar një varg veprash të rëndësishme shkencore dhe letrare nga autorë të rëndësishëm shqiptarë, përmes edicionit të botimeve të Bashkësisë Kulturore Shqiptare.

Gjatë kohës së regjimit komunist iu ndalua punësimi dhe zhvillimi i çdo veprimtarie publike, por edhe gjatë periudhës së mëvonshme, duke mos u pajtuar me filozofinë e veprimit të partive politike shqiptare që vepronin gjatë kësaj periudhe, do të mbetet anësh rrjedhave politike, si veprimtar, studiues dhe krijues i lirë, deri në vitin 2002, kur për herë të parë u punësua si profesor i gjuhës dhe komunikimit në Shkollën e mesme për kuadro të ekonomisë "Mosha Pijade", në Tetovë, kryesisht me ndihmën e disa shokëve, jo përmes partive politike që vepronin atë kohë në Maqedoni. Vetëm pas një viti do të largohet nga puna, për arsye të panjohura, të motivuara nga politika ditore dhe qarqet antishqiptare në radhët e partive politike shqiptare në Maqedoni.

Në vitin 2007, me ndihmën e disa profesorëve nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Tiranës, të cilët atë kohë ishin të angazhuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, u punësua për herë të parë në këtë Universitet, me detyrë ta themelojë dhe organizojë Seminarin e Albanologjisë në kuadër të këtij Universiteti. Në cilësi të Sekretarit të këtij Seminari, vetëm pas disa muajsh e inicioi zyrtarisht themelimin e këtij Seminari, i cili u pranua si njësi akademike e Universitetit, dhe po këtë vit i mbajti punimet për herë të parë, në Ohër.

Deri më tani ka publikuar me dhjetëra punime shkencore, publicistike, analiza politike dhe studime për kulturën, gjuhën dhe letërsinë shqipe, në shumë gazeta, revista dhe publikime të tjera. Ka marrë pjesë në disa konferenca, simpoziume, tribuna dhe manifestime të tjera shkencore.

Përveç që kryen detyrën e kryetarit i disa asociacioneve kulturore dhe shkencore shqiptare në Maqedoni, si: kryetar i Bashkësisë Kulturore Shqiptare, kryetar i Forumit Kombëtar të Forcave të Bashkuara, është edhe anëtar i organeve drejtuese të disa asociacioneve kulturore dhe shkencore brenda dhe jashtë vendit, ku merr pjesë aktive në organizimin e veprimtarisë së tyre.

Në shkurt të vitit 2016 është zgjedhur Shef i Seksionit për Evropën, i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave edhe Arteve, dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të kësaj Akademie, me seli në Nju Jork, si dhe Kryetar i Degës në Maqedoni të kësaj Akademie (me shtrirje të aktiviteteve edhe Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi), me seli në Shkup.

Aktualisht jeton në Tetovë dhe punon në Universitetin Shtetëror të Tetovës.)

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov do të përfundojë në burg?!



Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov dhe qeveria e Maqedonisë po shkëmbejnë akuza në lidhje me ngjarjet e dhunshme të vitit të kaluar në parlament. Presidenti Ivanov i hedh poshtë akuzat se ai po planifikonte shpalljen e gjendjes së luftës në vend, natën e 27 prillit të 2017-s kur turma e sulmuesve hyri më forcë në parlament dhe ushtroi dhunë ndaj ligjvënësve.
Ndërkohë, siç raporton Zëri i Amerikës, procesi gjyqësor për rastin po nxjerr në pah momente të reja që lënë të kuptohet se ish-zyrtarë të lartë të sigurisë ishin përfshirë në organizimin e ngjarjeve.

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov pas një pauze të gjatë në paraqitjet mediatike, vendosi të fliste për akuzat që ai vlerëson se po ia kurdisë pushteti në lidhje me ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar në parlament. Dëshminë e njërit prej të akzuarve në proces gjyqësor që thotë se sekretari i përgjithshëm i presidentit Ivanov ishte i pranishëm natën e 27 prillit në shtabin e VMRO-së me drejues të shërbimit sekret që po planifikonin dhunën ndaj deputetëve në parlament dhe për planin e presidentit që të shpallte gjendje të jashtëzakonshme, zoti Ivanov e ka hedhur poshtë si të pavërtetë dhe insinuata të pushtetit aktual.

“Nuk ka pasur asnjë skenar për gjendje lufte apo të jashtëzakonshme më 27 prill”, tha presidenti maqedonas, ndërsa hodhi akuza ndaj pushtetit të tanishëm dhe gjyqësorit për një skenar dhe linçim të tij dhe njerëzve të kabinetit të tij.

“Për një vit e gjysmë unë si president i Maqedonisë dhe kabineti im jemi në shënjestër të vazhdueshme të lajmeve të rreme dhe shantazheve, me qëllim që të na përziejnë në ngjarjet e 27 prillit”, tha zoti Ivanov, duke shtuar se që prej atëherë akuzohet pa dëshmi kabineti i tij. Ai thotë se po ushtrohet trysni dhe kërcënim kundër tij duke akzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim siç njihet shërbimi sekret maqedonas, me qëllim të përuljes së tij dhe heqjes dorë nga qëndrimet lidhur me zhvillimet politike në vend dhe politikat e udhëhequra nga qeveria.

Por, ai shprehet se nuk heq dorë nga qëndrimet e tij.
Prokuroria e përgjithshme nuk i ka komentuar prononcimet e presidentit maqedonas, ndërsa hetimet mbi rastin e dhunës në parlament do të zgjerohen.
Lidhja Social Demokrate në pushtet thotë se ajo s’ka të bëjë me zhvillimet në gjyqësor lidhur me rastin dhe se prokuroria e gjykatat tash janë të lira të veprojnë pa trysni politike.

Ajo që mund të ndodh, mbase është nisma për një mocion mosbesimi në parlaent ndaj zotit Ivanov, por sipas analistëve është vështirë që ai të rrëzohet nga posti, me që shumica parlamentare nuk ka dy të tretat e votave dhe po të kishte, çështja duhet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese ku përsëri me shumicën e dy të tretave të anëtarëve do të duhej të vendoset për të ardhmen e presidentit.

Nga ana tjetër, presidentit Ivanov i kanë mbetur edhe pak muaj në detyrë. Në prill të vitit të ardhëshëm duhet të mbahen zgjedhjet presidenciale. Pas zhveshjes së Ivanovit nga imuniteti nuk është për t’u habitur, sipas ekspertëve, që ai të japë llogari për pengesat që po u bën disa ligjeve për të hyrë në fuqi eventualisht edhe për rolin e tij në nxitjen e dhunës në parlament.

Të jesh grua!




Nga Elisa Gjerani



Ka kohë që kalendari që rri varur në një prej mureve të dhomës sime, e ka ndjerë veten të tensionuar…

Ka disa muaj…që të konvertuara në shikime bëjnë shumë…

E kam shigjetuar qindra herë nga i njëjti shikim… zhbirues dhe pyetës njëkohësisht.

Më është dukur sikur ditët kanë kaluar me ritme më të ngadalta. Sikur shikimet e mia kërkuese për një ditë-datë të shënuar ta kishin dembelosur në thelb të gjithë mekanizmin kalendarik.

Dhe ja ku mbërriti dhe data 8 Mars, “Dita e Gruas”. Siç edhe dihet fillimisht më 8 mars 1875 në ndërmarrjen e tekstilit në Nju Jork gratë u ngritën në protestë kundër kushteve çnjerëzore të punës, orarit të gjatë dhe pagave të ulëta.

Padurimi dhe frustrimi që i kam bërë kalendarit tim të dashur ka pasur lidhje me këtë ditë, dilema e të cilës qëndron në të trajtuarit e saj, si ditë protestë apo ditë festë?

Paçka se shoqëria shqiptare gjithnjë kësaj date i ka dhënë trajtat e një feste.

Shumë gra kanë pritur ashtu sikurse unë…por ndryshe nga unë, që jam kurioze se ç’do të bëhet këtë vit.

Nuk i vë faj grave, të cilat në shumicën e rasteve mezi e presin këtë ditë, për të dalë për disa orë me mikeshat e tyre, për të pirë kafen e mallit dhe të hallit, për të harruar për pak orë problemet e shumta familjare, për të lënë brenda mureve të shtëpisë detyrat e angazhimet si shtëpiake…

Skonto të papara në dyqane e qendra tregtare për 8 Marsit, oferta për udhëtime brenda dhe jashtë Shqipërisë, lokale ku mund të prenotohet, ku janë të ftuar Filani e Fisteku, të gjitha këto mbart kjo ditë, ku në fakt gratë duhet të ishin në shesh për të protestuar për të drejtat e tyre të nëpërkëmbura. Është njësoj si në kohët e para kur femrat partizane luftonin për çlirimin e vendit të tyre.

Më vjen gjithnjë shumë mirë, kur shikoj që disa nga personazhet aktiv të shoqërisë civile organizojnë gjithnjë aktivitete të shumta për këtë ditë, për të nxitur sensin e kërkimit të të drejtave.

Por të jesh grua në Shqipëri, çfarë do të thotë?

Të jesh grua sot në Shqipëri është e vështirë. Në rrugëtimin drejt sakrificave të shumta që duhet të bëj sot një grua, i duhet të duroj edhe peshën e madhe të paragjykimit,diskriminimit, dhunës.

Hedh sytë në rrugë e shoh gra të mira, gra të cilat nuk janë veçse një shembull i mirë për familjen, si nëna e bashkëshorte të devotshme, por edhe për gjithë shoqërinë.

Me sytë e mendjes vizatoj një grua të zbërthyer nga të gjitha paragjykimet, nga kornizat e kalbëzuara, një grua të lirë për të zgjedhur e për tu zgjedhur.

Ja se për çfarë duhet të shërbej 8 Marsi për të nxjerr përfytyrimin e gruas së vizatuar brenda nesh dhe për ta kërkuar atë në rrethin tonë shoqëror… për ta krijuar, kultivuar e latuar, për ta sjell në trajtat e asaj çka shkon më afër vizatimit tonë mendësor.

Një grua protestuese… për një jetë më të mirë, për plotësimin e disa të drejtave më shumë, për të kërkuar barazi gjinore, për të bërë të mundur që askush të mos ngrejë dorë mbi to.

Hedh sërish shikimin këtë herë më ngultaz, e shoh vështrime të trishtuara. Është gruaja shqiptare, imazhi i së cilës është përdhosur si mos më keq këto kohët e fundit.

Kur do të reshtin së qari këto krijesa sa të brishta aq edhe të forta…?

Kur do të reshtin së përdhunuari, së keqtrajtuari, së rrahuri…?

Kur do të reshtin së vrari, nga dora e meshkujve të tyre , që përveçse i kanë besuar trupin, i kanë dhuruar edhe fëmijë…?

Askush përveç zotit nuk mund të vendosi afate ekzistencash. Burra kuptojeni njëherë e mirë, dreqi ta hajë, nuk jeni ju zotërit e grave tuaja.

Gratë janë qeniet më të mrekullueshme, ato falin e dhurojnë dashuri pa limite, pa frikë harxhueshmërie, pa afate skadencash…

Ato prej kohësh kanë shërbyer si muza frymëzimi…Të ëmblat dhe të kuptueshmet, besniket dhe të bukurat, ato që dashurojnë pafund, me gjithë qenien e tyre, këto janë gratë…

Ato dashurojnë, dashurojnë dhe përsëri dashurojnë. Jeta e tyre është gjithnjë si nëpër ato filmat, ku regjisori shkon larg e më larg me imagjinatën e tij. A mos ndoshta është faji ynë dhe jo vetëm faj por edhe padije dashurore, që përfshihemi shpesh në disa gjëra që na bëjnë konfuze? Që na bëjnë të mos e thithim aq lehtë ajrin pastërtor që qëndron pezull?

Mos ndoshta ne e sforcojmë veten dhe shpesh zhgënjehemi se kemi më shumë pritshmëri se sa duhet të kishim për një ngjarje a dashuri që vjen papritur në jetën tonë e ne i hapim dyert ?
Ja këto janë gratë, që mendojnë për çdo detaj, që kërkojnë shkaqe dhe pasoja. Të gjitha vajzat edhe ato që së largu të lënë përshtypjen e femrave të hekurta janë në pritje të princit të tyre të kaltër. Dikush mund edhe të ketë reshtur së kërkuari, disa të tjera mund edhe të kanë gjetur disa cilësi e duke menduar se individi në fjalë do të arrij një shkallë më të madhe prefeksionizmi, e kanë pranuar atë ashtu siç është, disa të tjera, ato që kanë disi më shumë prendime se këto dy kategori të fundit nuk besojnë në përralla me princër e princesha.

E trajtojmë keq veten ne femrat, idealizojmë e më pas lëndohemi. Por përsëri dashurojmë më të gjithë fuqinë e shpirtit. Dashurojmë dhe kujdesemi deri në detaje për dashurinë tonë, duke e kërkuar shpesh fajin edhe tek vetja për shkak të disa zënkave që herë pas herë lindin në çift. Dashurojmë duke justifikuar e përligjur edhe tradhëti të mëdha e të vogla. E shkreta grua! Ajo ka rolin e saj në shoqëri, në familje, është një nënë shumë e mirë dhe një bashkëshorte e shkëlqyer ndaj përligj gjithnjë, për të pretenduar sadopak lumturi. Për të qenë gjithnjë e adhurueshme për sytë e bashkëshortit të saj dhe fëmijëve. Për tu dashur, e për të dashur, sepse është e drejta e liria themelore e njeriut, është kauza e madhe që mban gjallë zemrat tona, që na bën të zgjohemi në mëngjes edhe kur nuk ekziston dëshira, që na bën të shkojmë para pasqyrës dhe ti harrojmë rrathët e syve, që të rregullohemi e mbahemi se çdo ditë është e veçantë, për të qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes, dhe jo për të pritur 8 Marsin për të bërë grim, e për të veshur rrobat e reja që dergjen në gardërobën tonë.

Çdo ditë është e veçantë kur është e mbushur me dashuri. Mundohuni të shijoni çdo ditë ne kalendarin tuaj, pa trysni negative, por me nuanca respekti. Ndaj dashuroni sa më shumë, për të përftuar grimca lumturie, çdo ditë e nga pak, çdo ditë e më shumë!

Edhe kinezët e ndërruan udhëheqjen



Nga Hamdi Jupe



Ka ardhur koha e udhëheqjeve të reja në skenën politike. Njerëzit nuk i durojnë dot gjatë politikanët në krye të vendit. Këtë e tregojnë disa shembuj kuptimplotë të kohëve të fundit në Europë e në botë, në politikë e në sektorë të tjerë të jetës. Le të sjellim disa prej tyre.
Në Kinë përfundoi këto ditë ndryshimi i brezave në udhëheqjen e lartë partiake dhe shtetërore të shtetit më të madh të botës, prej 1,3 miliardë njerëzish. Kongresi popullor kinez (institucioni legjislativ i vendit) votoi si kryeministër të ri zotin Li Keqiang. Ish-zëvendëskryeministri 57 vjeçar u votua si pasardhës i Wen Jiabao, i cili e ka mbajtur këtë post për dhjetë vjet radhazi.
Një ditë më parë ishte zgjedhur edhe Xi Jinping si presidenti i ri i vendit. Ky pason presidentin Hu Jintao, i cili u tërhoq gjithashtu pas dhjetë vjetësh në krye të vendit komunist. Komiteti i Përhershëm, struktura më e lartë udhëheqëse e partisë, përbëhet prej nëntë anëtarësh dhe konsiderohet si institucioni kryesor i vendimmarrjes në Kinë. Me zgjedhjen e udhëheqësve të rinj, bëhet edhe ndryshimi i plotë i gjeneratës politike në parti dhe pushtet.
Lufta kundër korrupsionit ishte temë kryesore e fjalimit të presidentit të sapozgjedhur Xi, i cili e vuri këtë temë në krye të agjendës. Në tremujorin e fundit disa dhjetëra zyrtarë të lartë kinezë kanë humbur vendet e tyre të punës, si pasojë e luftës kundër korrupsionit.
Presidenti i ri ka premtuar se lidershipi i tij do të punojë për “një rilindje të madhe të popullit kinez” dhe të “kauzës së socializmit me karakteristika kineze”. Socializmi me “karakteristika kineze” është një sistem politik i kombinuar i ekonomisë së tregut, me ekonominë shtetërore, i kontrolluar nga shteti njëpartiak. Në Kinë qeveris një parti e vetme e quajtur “komuniste” me 80 milionë anëtarë, por që ndërton kapitalizmin, (ose “socializmin me karakteristika kineze”) në vendin që është tani fuqi e dytë ekonomike botërore, pas asaj të SHBA-së. Rritja mesatare ekonomike vjetore është rreth 10 përqind, ose më e larta në botë. Udhëheqja e partisë ndërrohet njëkohësisht me udhëheqjen e shtetit.
Çdo dhjetë vjet lidershipi i lartë zëvendësohet dhe për këtë janë vendosur rregulla strikte për moshën e politikanëve. Kështu, në kongresin e partisë në vitin 2007, në Komitetin Qendror janë përfshirë vetëm ata, të cilët kanë lindur pas vitit 1940, d.m.th që ishin më pak se 67 vjeç. Në kongresin e rinovimit, shtatë, nga nëntë postet e Komitetit të Përhershëm, u zunë nga persona të rinj.
Kina ka zgjedhur këtë formë të rotacionit të pushtetit, në kushtet kur atje ekziston sistemi njëpartiak. Kjo është një mënyrë për të hequr nga skena “politikanët e përjetshëm” dhe për të shmangur pakënaqësitë e grupeve të caktuara politike, edhe pse vendi vazhdon të jetë nën kontrollin e një partie të vetme.
Pak kohë më parë “tërmeti” politik ndodhi në Italinë fqinje. Zgjedhjet parlamentare të fundshkurtit të 2013-s atje u karakterizuan nga fenomeni “Grillo”. Komediani i viteve 70 –80 të shekullit të kaluar, e ka formuar partinë e tij populiste, “Lëvizja pesë yjet” më 2009. “Ndershmëria do të jetë në modë”, ka shkruar Grillo në faqen e tij në web gjatë fushatës. Rezultatet e zgjedhjeve italiane ishin surprizë jo vetëm për Grillon. Ai ka arritur të fusë në Parlament forcën e tretë politike në vend, me rreth 25 përqind të votave. Eshtë hera e parë që nga koha e hyrjes në politikë të Silvio Berluskonit, rreth 20 vjet më parë, që një politikan i ri ka shkaktuar këtë lloj elektriciteti përpara zgjedhjeve të përgjithshme italiane.
Grillo ka përfaqësuar në këto zgjedhje “politikanin e pastër”, pa implikime të mëparshme në politikë dhe ka përfituar nga zbulimi dhe denoncimi i një sërë skandalesh politike dhe korruptive në partitë e mëdha italiane. Pjesa më e madhe e deputeteve të partisë së Grillos, janë të rinj në politikë. Kjo mendohet se është çelësi i suksesit të tij në zgjedhje.
Partitë e mëdha kanë qenë mjaft të shqetësuara prej tij, prandaj ato u hodhën në akuza të ashpra kundër Grillos. “Ne zbuluam se 80 për qind e tyre janë anëtarë të ekstremit të majtë”, tha Berluskoni gjatë një tubimi në Torino gjatë fushatës. Ndërsa kreu i qendrës së majtë, Bersani, ka deklaruar se të gjitha lëvizjet populiste “në mënyrë të paevitueshme anojnë nga e djathta”. Sidoqoftë, ata tani janë në parlament dhe kjo është një sfidë e madhe për politikën italiane. Një nga pikat kyçe të suksesit të tij elektoral ishte shkëputja totale nga politika tradicionale.
Se sa do të jetë në gjendje kjo lëvizje të kthehet në forcë qeverisëse në të ardhmen në Itali, kjo ende mbetet të shikohet. Kryetari i saj, që nuk është deputet, sepse ka patur një aksident me makinë dhe është i dënuar, ka ambiciet e tij herë - herë ekstravagante dhe kontroverse. Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: Ai i ka sjellë kokëçarje të madhe politikës tradicionale italiane.
Sfida italiane e “fytyrave të reja” në politikë, nuk mbaroi me kaq. Ajo u reflektua edhe në zgjedhjen e drejtuesit të vetë parlamentit (Dhoma e përfaqësuesve) nga deputetët e rinj. “Tym i zi mbi parlament”, njoftuan stacionet televizive italiane ditën e parë të përpjekjeve të dështuara për të zgjedhur një kryetar të “Cameras”. Pas dështimit të ditës së parë, erdhi surpriza. Laura Boldrini u zgjodh presidente e Dhomës së Deputetëve, me 327 vota pro, të marra nga të gjitha anët e spektrit politik, në parlamentin e fragmentarizuar italian.
Boldrini është e njohur për karrierën e saj si gazetare në RAI. Pastaj ka punuar si zëdhënëse e UNHCR-së, (Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët). E lindur më 1961, u diplomua për juridik në vitin 1985. Ka punuar gjithmonë në sektorë jofitimprurës dhe ka kryer shumë misione për çështjet sociale e humanitare në vende të ndryshme si Iraku, Afganistani, Gjeorgjia, Kosova etj. Ka marrë disa urdhra dhe medalje kombëtare dhe ndërkombëtare. Por ka qenë jashtë politikës tradicionale italiane dhe ky ishte edhe “çelësi i suksesit” të saj gjatë votimit në Parlament.
Pak kohë më parë, tërmeti politik ndodhi në Greqi. Dy herë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara atje, partitë tradicionale humbën terren në mënyrë të frikshme, duke ua lënë atë partive të reja. “Syriza”, parti majtiste, dy herë doli si parti e dytë në zgjedhje në vend dhe vazhdon të mbetet e tillë edhe sipas sondazheve të fundit. E ngjashme me të për nga mbështetja surprizë e grekëve, ishte dhe mbetet edhe partia e ekstremit të djathtë, “Agimi i artë”.
Këto dy parti nuk sillnin ndonjë alternativë të besueshme pozitive qeverisëse për zgjedhësit grekë, po ashtu siç bëri edhe partia e Grillos në Itali. Por suksesi i tyre elektoral erdhi dhe vazhdon të mbetet si votë e protestës së qytetarëve ndaj partive tradicionale, që kishin qeverisur atje prej shumë vitesh. Natyrisht, në këtë drejtim ndikoi edhe kriza e njohur e ekonomisë greke. Dhe kjo krizë, që është prezente gjithandej, jo vetëm në Greqi, i ka përgjegjësit te klasa e vjetër politike, e cila nuk shkulet nga pushteti, veçse me zgjedhje.
Shqipëria është në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare. Spektri politik i ka të gjitha tiparet e atij të vendeve fqinje. Ka në të parti tradicionale dhe të reja. Ka parti që janë në pushtet prej tetë vitesh, por ka edhe parti që kanë po kaq vite në opozitë. Ka parti që pretendojnë se kanë programe zhvillimi, por ka edhe parti vetëm të protestës ndaj gjendjes ekzistuese. Si do të përkthehet kjo situatë politike në vota në ditën e votimit? Është e vështirë të thuhet. Megjithatë, nga këto zhvillime politike në botë ka çfarë të mësojë edhe politika shqiptare, për të mos rënë viktimë e rezultateve surprizë,si ato që u përmendën më lart.

Dobësia tërheq agresionin



Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)


Forcat e errëta bastarde shqipfolëse, synojnë de-stabilizimin e Vendit. Vitet e fundit, ofendohen dhe përçmohen edhe ata luftëtarë heronj, që gjatë rrjedhjes së historisë, mbi shpatullat e tyre mbajtën peshën e betejave të panumërta. Ofendohen, njollosen dhe përçmohen simbolet e luftës sonë së djeshme, lirisë sonë së sotme.
***
Rrethohemi nga armiq agresiv, që na e falsifikojnë dhe përvetësojnë historinë, na e poshtërojnë dinjitetin por edhe rrezikojnë integritetin/sovranitetin e Vendit dhe Kombit.Prandaj domosdoshmërish, patjetër të krijojmë bilancin ushtarak, sepse dobësia tërheq agresionin.
Kushdo që do të kërcënon Shqipëri-të, në çfarëdo lloj mënyre, do të shkatërrohet menjëherë. Shpirti i racës tonë dhe zemra e patrembur e Skënderbeut, simbolit madhështor gjithë-shqiptar duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!
***
Në vend që të krenohemi me lashtësinë e historisë madhështore së qenies sonë kombëtare, dhe Skënderbeun, gjeneralin më të madh që ka njohur bota ndonjëherë, ne bëjmë gjithçka që të tregojmë para botës se tani jemi në rrugën për t`u shndërruar në palaço joserioz e shakaxhinj që, nuk meritojmë të kemi shtet.

Këtakuisling sahanlëpirës, sidomostë kazanit serbo-grek, që kundërmojnë edhe prej së largu, përveç pisllëqeve tjera që nxjerrin nga goja, shpifin të pavërteta rreth historisë, prejardhjes dhe familjes (nënës) së heroit të pazëvendësueshëmGjergj Kastriotit – Skënderbeut. Luftëtarit më fenomenal që me shekuj mahnitën dhe magjepsën gjithë rruzullin tokësor, përfshirë armiqtë e tij të kohës dhe pasardhësit e tyre të sotëm (turqit).
“Unë jam një turk por e respektoj İskender Bein (Skënderbeun), shqiptarët duhet të krenohen me të. Ai ishte i vetmi njeri/pushtet që osmanët nuk mund ta mundnin midis viteve 1299-1774”, - shkroi para dy muajsh një historian/akademik i madh turk.
***

Gjithkush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Edhe budallenjtë më shakaxhi. Kjo e drejtë përfshin lirinë për të pasur mendime dhe për të marrë dhe komunikuar informacione dhe ide pa ndërhyrje nga autoritetet publike dhe pa kufizime.
Por, pasi kjo e drejtë keqpërdoret nga njerëz të caktuar, ndonjëherë ka edhe kufizime.
Për shkak se ushtrimi i këtyre lirive nënkupton detyra (obligime) dhe përgjegjësi, mund t'u nënshtrohet rregullave, kushteve, kufizimeve ose dënimeve të parashikuara me ligj dhe që janë të domosdoshme në një shoqëri demokratike për arsye të: Sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, mbrojtjen e reputacionit tëheronjve kombëtar, parandalimin e zbulimit të informacionit të fshehtë...
Një shembull, sa për ilustrim.
“Opinioni ynë bëhet skllav i të huajve”, thotë ky “historian profesor” i rremë dhe i shitur, por edhei çmendur nga dashuria për serbët/grekët dhe gjithçka ortodokse, ai vet është skllav i tyre:
“Duhet ta ç`mitizojmë figurën e Skënderbeun. Është e vërtetë more, nëna e Skënderbeut ka qenë sllave. Pse duhet të irritohemi? Pse duhet të na vij keq. Është e vërtetë që Skënderbeu ka lindur ortodoks. Po pse xhanëm duhet të krijoj reagime në rrjetet sociale se Skënderbeu ka lindur ortodoks? Në qoftë se ne duam ta zbresim Skënderbeun me këmbë në tokë. Emrat e fëmijëve të Gjon Kastriotit janë të gjithë me origjinë sllave. Skënderbeu e thotë vet: Jam luftëtar për mbrojtjen e Krishterimit. Dhe Skënderbeu duhet gjykuar si i tillë”.
***
Nëna e Skënderbeut, Vojsava, padiskutueshëm është shqiptare. Ka lindur dhe është rritur në rajonin e Gradecit, midis Tetovës dhe Gostivarit, në kufi me Shqipërinë dhe Kosovën. Pjesë e copëtuar e tokës arbërore që me miliarda vite, ka qenë dhe është e banuar 101% vetëm me njërës të gjenealogjisë pellazge/ilire, të racës, gjuhës dhe kulturës tonë. Nuk jam historian, por pikërisht për këtë temë,unë dhe familja ime kemi njohje dhe prova të mjaftueshme, të trashëguara nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e mi. Për momentin nuk shprehem më tepër...
***
Shqipfolësit gojëfëlliqur me tru kastravecësh, përfshirë përfaqësuesit ekstremistëtë fesë ortodokse dhe myslimane, sulmet kundër Skënderbeut i argumentojnë edhe me “faktin” se pseudo-akademikë kriminel serbë, grekë, bullgarët etj pretendojnë se Skënderbeu është i tyre. Normalisht se armiqtë përpiqen t`i përvetësojnë të gjitha simbolet kombëtare tonat, të sajojnë një histori false që qëndron fortë me këmbët përpjetë, në hava.Ata nuk janë budallenj dhe as të shitur si këta tanët. Sidomos çetnikët nuk janë aq të shkundët trush që edhe më tutje ta pranojnë se vetëm para disa dekadave zbritën nga drunjtë, dhe se gënjeshtra është në qenien e tyre.
***
Pastrimi i oborrit nga plehrat dhe Shqipëria etnike (natyrale) e vetmja alternativë! Utopitë nuk ekzistojnë për t`u realizuar me çdo kusht, por për të venë në diskutim mundësinë e asaj që është e vështirë paçka se e dëshirueshme si dhe për të forcuar besimin në këto mundësi. 
Duhet vërejtur se ne shqiptarët s`kemi ndonjë fat më të keq se zogjtë apo milingonat, por më të lehtë e më të bukur. S`duhet të ankohemi nga mizoria e jetës nën robërim dhe fataliteti i vdekjes, por duhet të shikojmë këtë dëshpërim. Vetëm atëherë kur të njohim nga afër gjithë mizoritë dhe absurditetin e natyrës, mund të ndeshemi me këtë absurditet dhe t`i japim një kuptim. Kjo është aftësia më e madhe e racës shqiptare. 
***
Gjyshi im, oficer i lartë, ka shkruar:

“Kushdo që është i lindur shqiptar,
Nga gjaku dhe trashëgimia pellazge/ilire,
Dhe nuk lufton për të mirën e Kombit dhe Vendit,
Në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore,
Përkundrazi, bashkëpunon me armikun duke tradhtuar Kombin dhe Vendin,
Ai do të mallkohet edhe nga Perëndia,
Ai nuk do të ketë kurrë pasardhës të lindur nga dashuria,
As djem as vajza!
Dhe ai do të vdesë në ndotje për sa kohë që fëmijët e tij janë gjallë!”
***
Shikoni dokumentarin e mëposhtëm, shpërndajeni edhe tek të huajt:OttomanWars: SkanderbegandAlbanianRebellion DOCUMENTARY

Ti u rrëzove do ngrihesh përsëri, o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!



Gadishulli Ilirik

Rezultate imazhesh për eshref ymeri
Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri 

Ilirët shtriheshin nga Peloponezi deri në Danub. Prandaj edhe gadishulli quhej Gadishulli Ilirik. 

Por ilirët nuk qenë kurrë të zot të bashkoheshin dhe të mos i linin tributë sllave të kalonin Danubin dhe t'u merrnin tokat ca nga ca. Principatat ilire hanin kokat e njëra-tjetrës dhe nuk shikonin se ç'po u bënin sllavët e ardhurt nga stepat e Rusisë. 

Prandaj përçarja e sotme ndërshqiptare e ka origjinën te përçarja pellazgoilire.

 Një popull, një komb, brenda të cilit njerëzit janë të përçarë, mallkimi hyjnor e ndjek hap pas hapi dhe ai popull dhe ai komb nuk bën kurrë prokopi. 

Se shqiptarët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të përçarë, prandaj edhe Perëndimi evropian është tallur me ta, i ka përbuzur dhe trojet etnike ua bëri çarçaf, duke i katandisur sa një fushë tenisi për interesat e grekosllavizmit.

 Romakët kishin një territor shumë më të vogël sesa Iliria, por qenë të bashkuar dhe arritën të krijojnë një perandori gjigante, që nga Anglia deri në kufijtë e Indisë.

 Kurse ilirët nuk qenë të aftë të krijojnë perandori. Ne "mburremi" me faktin që 20 perandorë romakë kanë qenë ilirë. 

Lind pyetja: duhet të mburremi me ata perandorë romakë me prejardhje ilire, apo duhet të rrimë kokulur?

Sepse ata perandorë s'e kthyen kurrë kokën prapa dhe të kujtoheshin për Ilirinë, ashtu siç nuk e kthyen kurrë kokën prapa ata 36 kryeministra shqiptarë të perandorisë otomane dhe të kujtoheshin për Shqipërinë.

 Ne, të dashur miqtë e mi Profesor Vedati dhe Aurel, kemi qenë populli më i madh i Gadishullit ilirik dhe shikoni se ku jemi katandisur tani.

 Sot, atdheu amë, Shqipëria Londineze, dhe Kosova, po e vërtetojn me fakte se sa të përçar¥ janë shqiptarët me njëri-tjetrin. Shikoni se si tallet Hashim Thaçi me popullin e Kosovës dhe populli nuk ndihet. 

Shikoni se si po tallet me shqiptarët Edi Rama në mes të Tiranës dhe mbarë populli i kryeqytetit nuk ndihet. Rama kërkon t'i nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e tyre në prag të dimrit dhe populli i mbarë kryeqytetit nuk ngrihet peshë dhe ta përzërë nga pushteti.

 Thaçin dhe Ramën s'ka kush t'i ndëshkojë me flakjen nga pushteti se shqiptarët janë të përçarë. 

Prandaj edhe Perëndimi evropian, siç thotë Profesor Lamberti, në shek, XIX ia ndërroi emrin gadishullit tonë, duke e quajtur Gadishull Ballkanik.


Eshref Ymeri ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.

Botime
Fjalor frazeologjik rusisht shqip : 25 160 shprehje frazeologjike - 2015
Përkthimi, një histori pasioni - 2015
Etj.

2018/12/09

Skandali/Kompania që fitoi tenderin e Unazës së Re, falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së


Emisioni “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit në news24 ka arritur të zbulojë një mega skandal, lidhur me kompaninë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.

Kjo kompani ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998. Por gjithçka del fallso. Duhet që prokuroria të fillojë arrestimet mënjëherë.

Letra e depozituar në QKB nga kompania:


Por, “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se ky dokument është i falsifikuar.

Ne kontaktuam Departamentin e Shtetit të Delaware, për të vërtetuar autenticitetin e dokumentit që ka depozituar në Shqipëri, kompania offshore. Përgjigja që morëm prej tyre ishte shokuese.

Ja cila është ajo:


“Pas konsultimit me Departamentin e Korportave të Delaware, unë mund t’ju deklaroj se dokumentat që ju na keni dërguar, nuk janë autentike dhe nuk e kanë origjinën nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware.

Nga të dhënat e gjurmimit të brendshëm, nuk u gjet asnjë dokument për vërtetimin e gjendjes së entitetin në Delaware të cilit i referoheni (Dunwell Haberman LLC), që të jetë lëshuar në datën ose rreth datës së shënuar në dokument.

Për më tepër, vërtetimet për gjendjen e kompanive të cilat Departamenti i Korporatave lëshon, nuk kanë përmbajtje të njëjtë me dokumentat të cilat na keni dërguar.

Gjithashtu, dokumentat që ju na keni paraqitur, theksojnë se Dunwell Haberman LLC, është krijuar në 25 Qershor 1998. Të dhënat e Departamentit të Korporatave, tregojnë se ky entitet është krijuar në 25 Qershor 2018, sipas të dhënave publike, bashkëngjitur kësaj letre.

Datat dhe numrat e verifikimit, gjithashtu janë ndryshuar në disa vende në dokumentat që ju keni dërguar.

Brenda mundësive tuaja, ju lutem më dërgoni informacion lidhur me burimin e këtij informacioni mashtrues. Faleminderit për kërkesën tuaj.

Sinqerisht,

Doug Denison

Drejtor i Mardhënieve me Komunitetin

Departamenti i Shtetit të Delaware “

Njëkohësisht emisioni “Të Paekspozuarit”, i dërgoi Departamentit të Shtetit të Delaware, aktin e themelimit të kompanisë, dorëzuar në QKB-në shqitpare, ku sërish pretendohet se data e themelimit të kompanisë është 25 Qershor 1998.

Përgjigja e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të Delaware, qe e njëjtë. Edhe ky dokument ishte falsifikuar.


Akti i themelimit të kompanisë, i dorëzuar në QKB, i falsifikuar:



Për të vërtetuar këtë fakt, zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware, i dërgoi emisionit “Të Paekspozuarit”, çertifikatën origjinale të themelimit të Dunwell Haberman, ku duket qartë se data e themelimit është pikërisht 25 Qershor 2018.

Nëse i krahason dokumentat, ata janë thuajse identikë, me përjashtim të datës.

Dokumenti origjinal:



Vini re se dokumenti origjinal, lëshuar nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware, konkretisht Divizioni për Korporatat, është depozituar në orën 11:37 të paraditës, në datën 25 Qershor të vitit 2018. Ndërsa në dokumentin e falsifikuar dhe të dorëzuar nga kompania offshore në QKB-në e Shqipërisë , figuron se depozitimi i dokumentit të themelimit është bërë në orën 11:37 të paradites në datën 25 Qershor të vitit 1998.

Dokumenti origjinal:



Dokumenti i falsifikuar:



I njëjti falsifikim është bërë në fund të dokumentit. Vini re se origjinali ka të shënuar si datë të themelimit të kompanisë vitin 2018, ndërsa dokumenti i falsifikuar mban vitin 1998.

Dokumenti origjinal:



Dokumenti i falsifikuar:



Por, skandali nuk përfundon këtu. Kompania Dunwell Haberman, ka dorëzuar në QKB, bilancin për vitin 2017. Ky bilanc tregon edhe pasqyrën financiare për vitet 2017, 2016 dhe 2015 dhe qarkullimin e qindra miliona dollarëve nga kjo kompani.
Duke qenë se autoritetet në SHBA na konfirmuan se kompania është themeluar në 25 Qershor të vitit 2018, atëherë, cfarë janë këto bilance të dorëzuara në QKB, për disa vite, kur kompania nuk ka ekzistuar?!
Si mundet një kompani pa aktivitet përpara 25 Qershorit të vitit 2018, të ketë bilance për vitet 2015, 2016 dhe 2017, kur nuk ka ekzistuar?

Ky falsifikim shokues, e ka ndihmuar kompaninë Dunwell Haberman, të fitojë lotin prej 18 milionë euro të tenderit për rindërtimin e Unazës së Madhe, duke krijuar imazhin e rremë se kjo është një kompani 20 vejcare dhe me eksperincë në projektet e infrastrukturës. E vërteta është se kjo kompani është themeluar në 25 Qershor 2018, vetëm dy muaj përpara zhvillimit të tenderit, pra qartazi, ajo është krijuar enkas për të fituar këtë tender








Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...