2019-01-03

Kryeministri shqiptar Edi Rama mjeshtër i fjalës dhe i mashtrimit




Kryeministri Edi Rama konsiderohet si mjeshtër i fjalëmbajtjes, një tip mëndjembushësi, që di të të ngopë me lugë çerek të mbushur. Por po aq e vërtetë është se arma më e fortë e tij është penetrimi nëpërmjet premtimeve të pambajtura. E thenë përmbledhtazi, Kryeministri orator ta bën të pabërën të bërë dhe në këtë pikë është një mashtrues profesionist.

Për ta ilustruar këtë po sjellim më poshtë disa prej premtimeve të deklaruara prej Edi Ramës nëpër fushatat elektorale, por edhe ndër intervista e prononcime të ndryshme mediatike, siç ka vërejtur edhe “Top Story”.

Njëra nga deklaratat e gënjeshtërta të bëra nga kryeministri Rama është ajo e pagesës së tarifës së energjisë elektrike. I prononcuar në emisionin “Top Story“ rreth saj Rama është shprehur: ”Energjia është ulur për familjarët, është rritur për bizneset”.

Në realitet kjo nuk është e vërtetë. Po ti referohesh fakteve vëren se para vitit 2013, konsumatorët familjarë paguanin 2 310 lekë në muaj nëse shpenzonin 300 KwH, ndërkohë që pas reformës Rama të vitit 2015, për të njëjtën sasi kilovatësh, konsumatorët familjarë paguajnë 2 850 lekë në muaj.

Deklarimi i kryeministrit Edi Rama, i pyetur lidhur me dekriminalizimin: “Sa deputet të tjerë janë larguar nga dekriminalizimi? Dy deputetë të LSI-së, dy deputetë të PDIU-së dhe asnjë deputet i PS-së”. Në fakt janë edhe dy deputetë të Partisë Socialiste, përkatësisht Armando Prenga dhe Arben Ndoka të prekur nga ligji i dekriminalizimit, por këtë kryetari i kësaj force politike, njëherësh dhe Kryeminstri i vendit e anashkalon, duke mos ngurruar të mashtrojë hapur fare. Mandati i këtyre dy deputetëve socialistë u hoqë pas kërkesës së Prokurorisë, pikërisht se rezultonin të ishin të prekur nga ligji i dekriminalizimit. Arsye e mjaftueshme kjo që të dy deputetët e mësipërm zgjodhën të jepnin dorëheqjen para përfundimit të mandatit.

Hapja e negociatave të Shqipërisë së qeverisur nga maxhoranca socialiste është një tjetër sferë ku kryeministri shfaq artin e mashtrimit fare hapur. Hapja është bërë fakt i kryer në mënyrë permanente, prej tij, nga njeri vit në tjetrin, ndërkohë që rezulton të jetë një proces ende i padefinuar. Aq më tepër del në shesh mashtrimi për një proces që nuk varet fare nga dëshira e deklaruar e Kryeministrit, por nga përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE.

Deklarimi i Edi Ramës në vitin 2015: “Vitin tjetër do të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”. Realisht kjo nuk ndodhi.

Edi Rama në Mars 2018: “Në fund të Qershorit do t’ia dalim. Brenda këtij viti do të hapen negociatat me Shqipërinë”.

Kurse në muajin Maj 2018, po Rama sërish thotë: “Në fund të Qershorit do të kemi rezultat pozitiv”, ndërkohë që kjo është e pamundur, pasi Këshilli i Europës do të mblidhet në Qershor 2019, për të marrë vendim për hapjen e negociatave, mes BE-së dhe Shqipërisë.

Dhe ajo që përbën qershinë mbi tortën “Edi Rama” është premtimi I bërë prej tij në fushatën elektorale të viti 2013 ku e tha qe të gjithë shqiptarëve votues u zotua se nëse do të votëbesohej,nuk do të shfaqej nëpër ekranet e televizioneve si paraardhësi i tij Sali Berisha. Në fakt edhe në këtë pikë Edi Rama e tejkaloi Berishën, jo vetëm duke e tejkaluar kohëshfaqjen por duke prodhuar edhe ER-TV që e fikson portretin e Kryeministrit gjatë gjithë 48 orëve.

Tre pyetje nga Sali Berisha për Edi Ramën për sarajet e Surrelit






Ish-kryeministri, Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka marrë marrë shkas nga një pyetje që i ishte bërë në një koment kryeministrit, Edi Rama, për të ngritur disa pyetje për këtë të fundit.

Sipas Berishës, Rama duhet të tregojë se ku i kishte fshehur paratë e emigracionit tërë këto vite që deklaronte zero kursime.

“Nje pyetje asgjesuese per Edvin Hajnine!

Lexoni pyetjen e emigrantit Renato Tahaj per Edi Ramen: Si te kursej nga emigracioni qe te bej nje vile dhe une ne Surrel?

Miq, duke lexuar pyetjen e Renatos me erdhen ne mendje sarajet e Surrelit me gjatesi themelesh 57 m te gjata ne kater bunkere, secili me siperfaqe banimi 230-270 m katror me oborr 5000 m katror nderkohe qe pronari i tyre kishte deklaruar ne ILDKP vetem 2900 euro kursime.

Kurse i gozhduar nga studenti ne Vlore me pyetjen se me se e ndertove Vilen ne Surrel, Hajne Rama u pergjigj se e ka ndertuar me para qe ka fituar ne emigracion, konkretisht ai i zene ngusht tha: “Kam qene ne emigracion dhe si gjithe te tjeret kam fituar”

Por lidhur me kete pergjigje jane keto pikpyetje:

1-A jane te verteta akuzat e Fatos Nanos qe tha se Ramen e solli nga Parisi ku shiste ikona te vjedhura.

2-Ku i ka fshehur Rama parate e fituara ne emigracion pasi per disa vite me rradhe pas kthimit nga emigracioni ai ka deklaruar zero kursime ose maksimumi 2900 euro

3-Pse Rama shkarkoi menjehere ne kundershtim me ligjin kryetaren e ILDKP sapo ajo hapi dosjen e kontrollit te pasurive te çiftit Rama, pra Rames dhe madam Bashes.

Per te gjitha keto, pyetja e Renatos te sjelle ne mendje vargje te pershtatura te poemes se Migjenit:

Pyetje qe s’kaperdihet eshte or vella hajnia!, pyetje qe i nxene Rames frymen, i prish gjumin dhe e lemerit e nuk di ku te futet etj etj… sb”.-shkruan Berisha.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka mohuar se po kërkon tërheqjen e njohjeve për Kosovën, ndërsa ka theksuar se ka dashur “që të informojë shtetet e OKB-së për veprimet e papërgjegjshme të Kosovës”.



Akuzave të kryeministrit Haradinaj, se Bërnabiç i është përgjigjur duke thënë:

“Unë nuk kam ftuar anëtarët e OKB-së që të tërheqin njohjet e pavarësisë së Kosovës. E dërgove letrën që të tregojë histroinë e Haradinajt pas vendosjes së taksës prej 100%. Në këto momente, është synuar vetëm informimi i shteteve anëtare të OKB-së për lëvizjet absurde dhe të rrezikshme të Prishtinës”.

Kryeministrja serbe ka treguar se letrat u janë dërguar shumë shteteve, e në mesin e tyre edhe Shqipërisë.

“Në letrën pesë faqe tregohet që Prishtina nuk i ka zbatuar marrëveshjet e Brukselit. Aty përmendet edhe vrasja e Ivanoviqit dhe fakti që Prishtina nuk pranoi ta ndihmojë Beogradin në hetime. E gjithashtu theksohet edhe arrestimi i Marko Gjuriqit”, ka thënë Ana Bërnabiç.

Ky reagim i kryeministres serbi erdhi pasi Haradinaj i vlerësoi të papranueshme këto letra.

Madje faktin që këtë letër ia kanë dërguar edhe Shqipërisë, Ramush Haradinaj e cilësoi absurd.

Qeveria e Kosovës zgjeron tarifën për mallrat nga Serbia

Zyra e BE-së në Prishtinë i bën thirrje qeverisë së Kosovës që ta rishqyrtojë vendimin e saj të ri për ta zgjeruar taksën 100% edhe për markat ndërkombëtare që prodhohen në Serbi. Reagon edhe Serbia.



Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që ta rishqyrtojë vendimin për zgjerimin e tarifës 100 për qind edhe ndaj produkteve (markave ndërkombëtare) që prodhohen në Serbi. Në faqen zyrtare të zyrës së BE-së në Kosovë, thuhet se “BE-ja e sheh me shqetësim të madh vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës për tarifat e mallrave që vijnë nga Serbia”.

“E shohim me shqetësim vendimin e Kosovës për të shtrirë tarifën prej 100 për qind edhe për produktet e brendeve të njohura ndërkombëtare të vendeve të tjera, duke përfshirë edhe vendet e BE-së, të cilat prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë. Ne duam të përsërisim mesazhin e BE-së, se vendosja e tarifave nuk kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe ajo bie në kundërshtim me angazhimet e Kosovës drejt integrimit rajonal dhe angazhimeve të marra nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA)”, thuhet në reagimin e BE-së. Zyra e BE-së në Prishtinë, thotë se revokimim i tarifës nga qeveria e Kosovës për mallrat serbe do të ishte vendimi i duhur që Kosova dhe populli i saj të avancojë drejt aspiratave Evropiane për të tashmen dhe të ardhmen e saj.

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të saj vendosi që asnjë produkt nga Serbia pavarësisht nëse është markë ndërkombëtare apo serbe, nuk mund të hyjë më në Kosovë pa iu nënshtruar taksës prej 100 për qind. Kjo masë e re e qeverisë së Kosovës “ndonëse nuk thuhet zyrtarisht”, erdhi pas një letre që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq u dërgoi vendeve të ndryshme të botës përfshirë edhe Shqipërinë, nga të cilat kërkoi tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. E si duket kjo letër e ka nervozuar tej mase kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e shprehu pakënaqësinë tij edhe ndaj komisionarëve të BE-së që sipas tij nuk reaguan fare për letrën e Bernabiq.

“Unë ndihem i ofenduar nga letra e kryeministres serbe dhe mos veprimi i Evropës. Ne na thuhet mos veproni, ndërsa nuk po disiplinohet Serbia. Federica Mogherini, as Johannes Hahn, as Jean Claude Juncker, as Donald Tusk e as Cecilia Malmstrom, nuk kanë reaguar për t’i thënë Serbisë se ajo letër nuk është në frymën e stabilizimit të Ballkanit. Ku është Evropa, ku janë ata që nuk reagojnë ndaj Serbisë”, u shpreh Haradinaj gjatë një interviste në një televizion lokal.

“Kur ne aktivizohemi për të mbrojtur sigurinë tonë, udhëheqësit e BE-së aktivizohen sikur të ishin në Beograd e jo në Bruksel. Ka shkuar koha kur ne kemi dëgjuar secilin çka na thotë. E vetmja mënyrë e përmbylljes së paqes Kosovë- Serbi, është pranimi i të drejtës së Kosovës”, u shpreh kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Të menjëhershme ishin edhe reagimet nga Serbia, ndaj zgjerimit të taksës së vendosur nga qeveria e Kosovës edhe për mallrat ndërkombëtare që prodhohen në Serbi. Zëvendëskryeministri serb, Rasim Lajiq, ka thënë se “shitja e mallrave serbe në Kosovë praktikisht është ndërprerë”, duke përmendur humbje të mëdha financiare të Serbisë.

“Nga të dhënat nga dogana, nga 21 nëntori 2018  kur hyri në fuqi masa e takës 100 për qind, e deri më 11 dhjetor, në territorin e Kosovës ka më pak 30 milionë euro mallra krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar. Është dëm i madh nëse vazhdohet me këto masa, e kjo praktikisht do të thotë se do të ndërpritet tregtia e mallrave serbe. Nëse vazhdon kjo masë, mallrat serbe do të zhduken në Kosovë”, citojnë mediet në Serbi, zëvëndëskryeministrin Rasim Lajiq. Ai këmbëngul se “Serbia nuk ka shkelur marrëveshjen e CEFTAS-as”, ndërsa, kërkon që qeveria e Kosovës ta heqë taksën, ndërsa është i gatshëm të ulët e të bisedojë dhe të hapen për diskutim të gjitha temat ekonomike dhe politike, Kosovë-Serbi.

Ka reaguar edhe ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Mirko Sharoviq, i cili ka thënë se “që nga vendosja e taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës, vendi i tij ka humbur rreth 4 milionë euro.

“Për një muaj nga zbatimi i tarifës 100 për qind mbi mallrat nga Bosnja dhe Hercegovina, në Kosovë janë eksportuar më pak se 4 milionë euro mallra në raport me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar”, ka thënë Mirko Sharoviq.

Qeveria e Kosovës me datën 21 nëntor 2018 , rriti taksën doganore për 100% për të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës që importohen në Kosovë, ndërsa, të premten datë (28.12.2018), zgjeroi këtë taksë edhe për markat ndërkombëtare të mallrave që prodhohen në Serbi. Taksa e vendosur nga qeveria e Kosovës, në njërën anë dhe aktiviteti i pandalur i qeverisë së Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës, ka tensionuar shumë raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me çka është bllokuar edhe vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve i filluar gjashtë vjet më parë.

Genti Cakaj ministër i Jashtëm i Shqipërisë nuk flet mirë as shqipen, as anglishten


Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një postim në rrjetet sociale e quan të arsyeshme nëse presidenti Ilir Meta nuk do ta dekretojë ministrin e ri të Jashtëm.
Në postimin e tij, Shehu thekson se kandidaturat për Qeverinë janë një shaka kakofonike, pasi sipas tij nuk mund të tallesh me sigurinë dhe integritetin e vendit.
“Mos dekretimi nga Presidenti Meta i ministrave te rinj, duke filluar nga Ministri i Jashtem, do te ishte i bazuar.
Kandidaturat e reja per ne Qeveri perbejne nje “shaka” kakofonike, qe nuk premton permiresim te krizes ku eshte futur vendi, perkundrazi…
Emerimi kryeministror, se pari i Ministrit te Jashtem, detyre qe lidhet me ceshtje te sigurise kombetare, integrimit, stabilitetit te Rajonit, ruajtjes se terresise teritoriale te kombit, maredhenieve me NATO-n etj, perben se paku aventurizem politik i maskuar ky me nje ”nacionalizem” grotesk.”-thotë deputeti demokrat.
Më tej, Tritan Shehu kërkon që kryeministri Edi Rama të qartësojë qëllimin e kanditaturës së ministrit të Jashtëm, pasi sipas tij  justifikimi i leximit të librave ul nivelin e argumentave.
“Kryeministri duhet te qartesoje vecanerisht qellimin e atij emerimi (qe po shqeteson edhe miqte tane), origjinen e propozimit te asaj kandidature, mundesine e nje korelacioni me disa procese te rrezikeshme, etj.
E kunderta, ulja e nivelit te argumentave deri tek sasia e librave te lexuara, qe me kujton Distinktivin “Miku i Vogel i Librit”, flet per mungese serioziteti, qe vecse shton paqartesite.”-vijon ai.
Në fund të postimit, deputeti thekson se në qoftë se ne nuk do dimë të mbrojmë interesat tona e ardhmja do jetë zhgënjyese.
Nqs ne shqiptaret nuk do te dime te prezantohemi dhe te mbrojme me dinjitet e besueshmeri interesat tona, apo akoma me keq nqs ne do te pranojme qe disa “argate a pupace” ne “shqip” dhe ne emrin tone t’i servirin partnereve obsionet e kunderta e te “gatuara” gjetke, e ardhmja nuk na premton asgje te mire.”

Gent Cakaj nga Kosova emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Edi Ramës

Gent Cakaj nga Kosova emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Edi Ramës

Këshilltari për politikë të jashtme i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama Gent Cakaj, do të jetë zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Edi Ramës në Shqipëri.

Këtë lajm të mrekullueshem për emërimin e Gent Cakajt zëvendësministër e ka bërë të ditur Fletorja Zyrtare e qeverisë shqiptare. Ministri që drejton këtë dikaster është Ditmir Bushati ku tani e tujte menjëher pas tij do të jetë Genti.

Cakaj zëvendëson në këtë detyrë Kleopatra Maliqin, e shkarkuar nga Këshilli i Ministrave me 7 qershor 2018 . Në vendim nuk specifikoheshin arsyet për largimin e Maliqit nga posti i numrit dy të Ministrisë së Punëve të Jashtme. 

Gjatë punës në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Maliqi ishte e ngarkuar me çështjet e procesit të integrimit europian.

Cakaj do të jetë kështu një nga pesë zëvendësministrat e qeverisë shqiptare që janë nga Kosova. Katër zëvendësministrat tjerë janë Valbona Shujaku, Hajrulla Çeku, Besa Shahini dhe Ilirjana Bajraktari.

VENDIM

Nr. 342, datë 7.6.2018

PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe

të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë

30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e

Këshillit të Ministrave”, me propozimin e

Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z.Gent Cakaj emërohet zëvendësministër për

Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

Edi Rama




****


Në fakt fotografia e tij nuk është as në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme, ku ai ishte zv/ministër deri më tani. As jetëshkrimi i tij nuk gjendet.

Shpesh është bërë subjekt humori për mungesat në shqipen letrare. Por, me sa duket ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë ka probleme jo vetëm me shqipen, por edhe me anglishten.

Videoja e mëposhtme nuk lë shumë dyshime:



Kur edhe pak ditë na ndanin nga ndërrimi i viteve, Kryeministri Edi Rma, nga Asambleja e Partisë Socialiste njoftoi rifreskimin e kabinetit qeveritar. Nga emrat e ministrave të rinj, ranë më shumë në sy dy emra të cilët ishin me orgjinë nga Kosova.
Një VKM e vitit 1928, në të cilën nënshkruan edhe ministri i Punëve Botore, Sali Vuçiterni.
Një VKM e vitit 1928, në të cilën nënshkruan edhe ministri i Punëve Botore, Sali Vuçiterni


Gent Cakaj në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punëve të Jashtme, dhe Besa Shahini, në krye të Ministrisë së Arsimit Sporteve dhe Rinisë.
cakaj shahini
Studiuesi Kastriot Dervishi në një shkrim së fundmi ka treguar një listë me ministra me orgjinë nga Kosova që kanë shërbyer në qeverinë Shqiptare.


Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama ka zëvendësuar ministrin për Punët e Jashtme dhe Evropën, Ditmir Bushatin me Gent Cakajn.
Kosovari Gent Cakaj  deri më tani ka mbajtur posin e zëvendës ministrit të Jashtëm, detyrë të cilën e mori më 19 qershor të 2018, me propozim të kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa përpara se të vendosej në këtë post, Cakaj ka qenë këshilltarë i  Edi Ramës.
Ndërkohë, duke filluar nga dita e sotme ai do jetë ministri i ri për Punët e Jashtmë dhe Europën.


Kastriot Dervishi
Kastriot Dervishi

“Hasan Prishtina nuk hyn te njerëzit që ka shkëlqyer në ekzekutivin shqiptar, por si shqiptari i parë nga Kosova dhe trevat e tjera që ngelën jashtë kufijve shtetërorë që ka bërë pjesë në një qeveri kombëtare. Prania më e madhe e shqiptarëve nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare në Jugosllavi vërehet në kohën e Zogut si dhe gjatë luftës. Mosha e ministrave me origjinë (të lindur) nga Kosova, kur janë emëruar për herë të parë, ka qenë më se normale”, shkruan ndër të tjera në shkrimin e tij Dervishi.
LISTA E MINISTRAVE QË KANË QENË NDËR VITE PJESË E QEVERIVE SHQIPTARE
Qeveria e Ismail Qemal Vlorës
Hasan Prishtina-ministër i Punëve të Brendshme, 5 shtator-20 nëntor 1913
Hasan Prishtina-ministër i Bujqësisë, 15 shtator-10 tetor 1913
Mehmet Dëralla-ministër i Luftës, 4 dhjetor 1912-dhjetor 1913
Qeveria e Turhan Përmetit
Hasan Prishtina-ministër i Postë-Telegrafëve, 14 mars-20 maj 1914
Qeveria e Sulejman Delvinës
Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 30 janar-14 nëntor 1920
Qeveria e Iljaz Vrionit
Fuat Dibra-ministër i Punëve të Brendshme, korrik 1921
Selahudin Shkoza-ministër i Luftës, 15 nëntor 1920-16 tetor 1921
Qeveria e Pandeli Evangjelit
Zija Dibra-ministër i Punëve Botore, 16 tetor-6 dhjetor 1921
Qeveria njëditore e Qazim Koculit
Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 6 dhjetor 1920
Zija Dibra-ministër i Luftës, 6 dhjetor 1921
Qeveria e Hasan Prishtinës
Hasan Prishtina-kryeministër 7-12 dhjetor 1921
Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 7-12 dhjetor 1920
Qeveritë e Xhafer Ypit dhe Ahmet Zogut
Rexhep Mitrovica-ministër i Arsimit, 24 dhjetor 1922-25 shkurt 1924
Qeveritë e Shefqet Vërlacit dhe Iljaz Vrionit
-Fahri Rashit Gjilani-ministër i Arsimit, 15 prill-10 qershor 1924
Qeveritë e Ahmet Zogut, Kostaq Kottës dhe Pandeli Evangjelit
Ceno Kryeziu-ministër i Punëve të Brendshme, 1 prill-23 shtator 1925
Abdurrahman Dibra- ministër i Punëve të Brendshme, 12 shkurt 1927-10 maj 1928
Sali Vuçiterni-ministër i Punëve Botore, 11 maj 1928-5 mars 1930
Izet Dibra (Shatku)-ministër i Punëve Botore, 16 mars 1930-7dhjetor 1932
Mirash Ivanaj, ministër i Arsimit, 11 janar 1933-30 gusht 1935
Abdurrahman Dibra- ministër i Financave, 11 janar 1933-16 tetor 1935
Faik Shatku- ministër i Arsimit, 9 nëntor 1936-31 maj 1938
Abdurrahman Dibra- ministër i Arsimit, 31 maj 1938-7 prill 1939
Faik Shatku- ministër i Drejtësisë, 31 maj 1938-7 prill 1939
Qeveritë e Mustafa Krujës, Ekrem Libohovës
Fuat Dibra-ministër sekretar shteti i Punëve të Brendshme, 3-22 dhjetor 1941
Iljaz Agushi- ministër sekretar shteti i Punëve Botore, 18 janar-10 shtator 1943
Ismet Kryeziu ministër sekretar shteti i Tokave të Lirueme 18 janar-11 shkurt 1943
Iljaz Agushi-zëvendëskryeministër, 12 shkurt-10 shtator 1943
Rexhep Krasniqi-ministër sekretar shteti i Arsimit, 12 shkurt-28 prill 1943
Nexhip Basha-ministër sekretar shtetit i Industrisë, 11 maj-1 shtator 1943
Qeveritë e Ibrahim Biçakçiut (2), Rexhep Mitrovicës, Fiqri Dines
Xhafer Deva-ministër i Punëve të Brendshme 14 shtator 1943-16 shtator 1944
Bedri Pejani- i ngarkuar për punët e Arsimit, 14 shtator-5 nëntor 1943
Rexhep Mitrovica-kryeministër, 5 nëntor 1943-16 qershor 1944
Rifat Begolli-ministër i Ekonomisë Kombëtare, 18 korrik-25 tetor 1944
Qeveria e Enver Hoxhës
Ramadan Çitaku-ministër i Financave, 23 tetor 1944-6 shkurt 1948
Iljaz Reka-ministër i Bujqësisë, 5 korrik 1950-6 shtator 1951


****

Ministri i zgjedhur nga kryeministri Edi Rama për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Europën, Gent Cakaj është treguar i paduruar dhe ka bërë një veprim, i cili e ka bërë të duket qesharak.
Ende pa u dekretuar nga presidenti Ilir Meta dhe pa u votuar në Parlament, Cakaj e ka shpallur veten ministër në rrjetet sociale, paralelisht me ministrin ende në detyrë Ditmir Bushatin.
Aktualisht në rrjetet sociale, Shqipëria prezantohet me dy ministra të Jashtëm, pasi Ditmir Bushati vazhdon që të mbajë në faqen e vetë zyrtare (me të drejtë) pozicionin, “Minister for Europe and Foreign Affairs of Albania”.
Edhe në faqen zyrtare të kryeministrisë ende nuk janë rinovuar fotot dhe emrat e ministrave, duke respektuar protokollin.
Ndërsa të njëjtin post ka vendosur edhe Gent Cakaj në profilin e tij.


*****
Ndërkohë që nga Presidenti pritet dekretimi i ndryshimeve në kabinetin qeveritar “Rama 2” akuza të rënda i janë adresuar njërit prej ministrave kryesorë.
Fjala është  për ministrin e ri të Punëve të Jashtëme Gent Cakja që përveç nënshtetësisë kosovare mban edhe ate shqiptare.
Akuzuesi i ministrit Cakja është gazetari Mentor Kikia, sipas të cilit emërimi i Gent Cakjas në vend të Ditmir Bushatit është katapultim dhe jo meritim. Ai është vënë në detyrën e lartë pa asnjë CV profesionale në fushën të cilën do të duhet ta mbulojë. Por Kikia ka nxjerrë edhe një sekret të anashkaluar nga Kryeministria, faktin që kosovari Gent Cakja bën tregti politike dhe ushqimore në itinerarin Serbi-Kosovë etj.
Ja postimi i Mentor Kikisë në rrjetet sociale:
“A duhet ta dekretojë Presidenti Meta Ministrin e Jashtëm?
Jo sepse është shumë i ri dhe nuk mund të ulet përballë diplomatëve me thinja të Athinës apo Brukselit për negociata!

Jo sepse nuk di mirë shqip dhe anglisht!
Jo sepse është kosovar dhe ka vetëm një vit nënshetas shqiptar!
Por sepse ka një arsye më të madhe: Ai është vënë aty, pa asnjë meritë personale dhe pa asnjë CV profesionale në fushën e diplomacisë. Por është katapultuar nga një këshilltar i Ramës, që në fakt është sekseri që bën tregti politike dhe artikujsh ushqimore, në itinerarin Serbi-Kosovë dhe Serbi-Shqipëri.
Dhe, në këtë rast Ilir Meta, duhet të verifikojë dhe mendohet seriozisht mbi sigurisë kombëtare. Jo për mistrecllëk politik, siç bëri në rastin e Sandër Lleshit, por kësaj radhe për një detyrim vërtet madhor kushtetues.”




2019-01-02

Njihuni me Jusuf Kocën, shqiptarin më të fortë në botë të shekullit të 19-të


19-4
Sipas të dhënave dhe dokumenteve që gjenden në arkivat e Stambollit, njeriu më i fortë në botë ka qenë pikërisht një shqiptar. I lindur më 1857, në një qytezë të lashtë të Kosovës, që shtrihet afër lumit Sitnica, nga babai Rasimi dhe nëna Hatiqja, Jusuf Koca, pasi mobilizohet me dhunë dhe bëhet Asker (ushtar turk), shumë shpejt do të bëhet njëriu më i fuqishëm në botë.
Duke ju referuar dokumenteve tjera, përshkrimit dhe pozitës gjeografike të vendit të tij të lindjes, supozohet se kampioni i botës në mundje, ka lindur në qytezën e Vushtrrisë, shkruan lajmiexpress.net.
Në moshën 10 vjece, thuhet se Rasim Koca, së bashku me prindër dhe farefisin e gjerë, ishte shpërngulur në Novi Pazar.
Si fëmijë ai ishte shtatlartë dhe më i avancuar se mocanikët e brezit të tij. Në moshën njëzet e dy vjet do të mobilizohet në ushtrinë osmane ku, së pari do të shërbej në Yeni Pazar dhe pastaj në Turqi.
Ai ishte shumë i guximshëm dhe kishte një forcë të  madhe fizike. Në moshën 35 vjecare, me kërkesë të shkrimtarit të shquar, Rize Tehvika, të cilin e kishte shok dhe mik të ngushtë, Jusufi do të bëhet pehlivan (mundës). Në Turqi, ai u konsiderua për një Herkules të  ri.
Pasi në  Perandorinë  Osmane nuk ka pasur një kundërshtar të denjë, me kërkesë të Ushtrisë kompetente turke, ai shkoi në Evropë, ku ai filloi të shënojë rezultate të mahnitshme, duke mundur cdo kundërshtar që i dilte përpara. Në këtë mënyrë Jusufi ka  përhapur lavdinë e Turqisë në mbarë botën.
Pasi në Evropë Jusufi u bë fortesë e pathyeshme, ai shkoi në Amerikë, ku fillon të përballet për nder dhe për para. Tre mundësit më të fuqishëm në atë kohë ishin amerikanë. Evan Lewis, me origjinë jermene, një kolos i paparë, Robert Monogian, amerikan dhe kazakistanezi Kizilcikli Mahmut, vetëm ndërronin brezin e kampionëve.
Por, në vitin 1898, Jusufi që mbante nofkën “turku i tmerrshëm”, arriti që të mundë të tre kampionët në një garë tre ditëshe, duke fituar epitetin e më të fortit në botë dhe çmimin  prej $ 8,000.

Pas përfundimit të kampionatit, më 4 korrik 1898, Jusufi ishte nisur me anije për në Evropë. Gjatë atij udhëtimi, pranë Skocisë së Re, anija ngeci në rërë dhe 600 pasagjerë u përmbytën në ujë. Me forcën e paparë Jusufi ishte në gjendje për të shpëtuar rreth tridhjetë njerëz, por jo edhe veten.
Pas kësaj tragjedie shumë shtete tentuan të përvetsojnë origjinën e Jusuf Kocas.
Duhet të theksohet se të dhënat zyrtare mbi vendlindjen e Jusufit, emri i të cilit pastaj shndërrohet herë në Josef, Iozef, do të mbetet enigmë. I vetmi burim edhe më tutje mbetet nga dokumentet turke se ai ka lindur në një qytezë të vogël dhe të vjetër afër lumit Sitnica.
Sipas Federatës  Wrestlin të Skocesë  dhe gazetarit sportive,William Baxter, Jusufi ka lindur në Bullgari. England Wrestling Federation dhe Graham Kent pohojnë  se ai ka lindur në Francë. Por e vërteta është vetëm një, Jusuf  Koca ka lindur në Vushtrri. Këtë e dokumentojnë edhe histrorianët, duke pohuar se familja Koca, në të vërtët është quajtur Koça dhe kanë jetuar në lokalitetin e Vushtrrisë deri në fillim të Luftës së Parë Botërore.
Edhe një e dhënë shumë interesante për këtë kampion bote në mundje. Në moshën kurrë arrinë pjekurinë dhe kulmin e sukseseve, Jusufi u takua me një grua të bukur bullgare me emrin Nafiye Ismailov. Për shkak të dashurisë së tepruar për të, ai e përdori emrin e saj gjatë luftimeve në Amerikë, por shumë shpejt u dëshpërua, sepse bullgarja e tradhëtoi me një industrialist të fortë amerikan.

A e dini origjinën e fjalës Europë?

auto_evrope1480851577-620x330
Etimologjia e emrit Europë nuk është e sigurtë. Sipas disa historianëve emri Europë vjen nga fjala semitike ereb, “perëndim”, fjalë me të cilën fenikasit (1500-600 përpara Krishtit) cilësonin të gjitha vendet në perëndim të Sirisë, ku ata jetonin.
Emri mitik: Sipas disa studiuesve të tjerë, emri ka origjinë greke. Në mitologjinë antike greke, Europa ishte një princeshë,  të cilën Zeusi e rrëmbeu pasi mori formën e një demi të bardhë.
Ai e dërgoi atë në ishullin e Kretës ku ajo lindi Monosin, Radamantusin dhe Sarpedonin.
Për Homerin, Europa ishte një mbretëreshë mitologjike e Kretës, dhe jo një figurë gjeografike.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...