Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/01/09

Femija i peste


Femija i peste, Doris Lessing
Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe, mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve '60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit viktorian.


Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe, mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve '60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit viktorian.

Në fillim, gjithçka ishte idilike. Fëmijët mbushin jetën e tyre si dhe turma e të afërmve të mbledhur rreth tryezës së kuzhinës për Krishtlindje dhe Pashkë, që shijojnë pa u ngopur ngrohtësinë e shtëpisë së Lovatëve. Është pikërisht shtatzania e pestë çka i bën gjërat të marrin për keq. I vogli fillon t'i lëvizë Harietës në bark tepër herët dhe me shumë forcë.

Pas një lindjeje të vështirë, ai zhvillohet shpejt dhe rritet shumë më tepër se foshnjat e zakonshme; ai është antipatik dhe motrat e vëllezërit nuk e pëlqejnë fare. Madhosh dhe i shëmtuar, i dhunshëm dhe i pakontroll, vogëlushi Ben, "plot pakënaqësira të ftohta", qan në gjoksin e Harietës. Prania e tij e huaj prish pa pikë mëshire ëndrrën për një familje të lumtur. Frika e Harietës rritet ndërkohë që ajo përpiqet ta dojë dhe të kujdeset për këtë fëmijë, duke u përballuar me një nënkontinent të errët të natyrës njerëzore, e paaftë për ta përballuar atë.

"Fëmija i pestë ka intensitetin e tmerrit... E lexon dhe dridhesh."



"Doris Lessing mund të marrë çfarëdo gjinie – në këtë rast, si një ngjarje horror – e rivendos atë në mënyrë brilante. fëmija i pestë është dramatik dhe i paharrueshëm, duke u luajtur si të qe një prej frikave më të hershme."



"Fuqia e Doriss Lessing për të robëruar dhe bindur është e dukshme qysh në krye... fëmija i pestë është një libër që të çon rrëqethje në shpinë, por dhe diçka që nuk mund ta lësh pa e çuar deri në fund."


Flori Bruqi

Zera nga burime te nxehta


Zera nga burime te nxehta, Sabri Godo
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepra që janë shkruar pa pasur në krahun e majtë "rregulloren" e realizmit socialist, me heroin pozitiv, partishmërinë, tendenciozitetin klasor e të tjera.



Dhe kjo sepse ka ekzistuar një letërsi e së vërtetës, thjesht realiste dhe pa bishtra të tjera, një letërsi e të vërtetave të historisë, të luftës e madje edhe të aktualitetit. Është në nderin e studiuesve dhe të botuesve që të shpluhurosin vlerat e fjetura që ta kthejnë fytyrën edhe ndaj tyre. "Zëra nga burime të nxehta" e Godos e pohojnë këtë kërkesë më së miri.


Flori Bruqi

Ali Pashe Tepelena

Ali Pashe Tepelena, Sabri Godo


Në hyrjen e romanit të Sabri Godos "Ali Pashe Tepelena " , autori i tij thotë: "Ky botim është edhe ripunimi i tretë që i bëj "Ali Pashë Tepelenës". Botimin e parë të vitit 1970, si dhe të dytin më 1992, që e rishkrova nga fillimi në fund, i kam bërë duke ecur symbyllur, i bazuar në dokumente e në harta të vjetra, gjë e rrezikshme në një roman historik.


Ky botim është edhe ripunimi i tretë që i bëj "Ali Pashë Tepelenës". Botimin e parë të vitit 1970, si dhe të dytin më 1992, që e rishkrova nga fillimi në fund, i kam bërë duke ecur symbyllur, i bazuar në dokumente e në harta të vjetra, gjë e rrezikshme në një roman historik, sepse diku do të biesh në ndonjë gropë.

Para se të nisja këtë botim të tretë, shkova e pashë vendet ku ka jetuar e qeverisur Aliu, pashë qytetet, kalatë e muzetë dhe kalova në duar lëndë të re, çka s'kisha mundur ta bëja më parë. Sfondi mori gjallëri dhe Aliu u bë më i afërt. Koha që jam marrë me Aliun, shtrihet në tridhjetë e pesë vjet, natyrisht, në periudha të caktuara.

Për mua ka qenë një figurë që nuk mposhtet dhe që gjithnjë të mbetet diçka pa thënë. Tani unë shpëtova prej tij, por dhe ai nga unë. Nuk u përpoqa ta sajoj figurën e tij, po të zbuloj të vërtetën.

E vërteta është se sot nuk di të them ku mbaron dokumentimi historik e ku merr vrull krijimtaria ime, sepse në vetëdijen time këto janë shkrirë e bërë një. Arti dhe kërkimet historike s'kanë fund, por ky është libri që e kam dashur e që mund të shkruaja unë për Aliun; dhe në të s'kam ndonjë gjë për të hequr, as për të shtuar.

Sabri Godo ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929. Mori pjesë në luftën antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia. Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. Ka botuar librat:"Plaku i Butkës", Roman historik (1966); "Zëra nga burime të nxehta", tregime (1972);"Intendenti", tregim (1973);"Skënderbeu" (1975)"Prova e zjarrit", roman (1977);"Kohët që shkojnë, kohët që vijnë", reportazhe (1985);"Ujërat e qeta", roman, (1988);"Koha e njeriut", roman (1990).

Në janar të vitit 1991 S. Godo themeloi Partinë Repiblikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Aktualisht është kryetar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.

"Ali Pashë Tepelena" është padyshim kryevepra e këtij autori. Një senjor analist i medias shqiptare ka thënë: "Nëse dëshiron të kuptosh shpirtin e qeveritarëve shqiptarë të sotëm dhe politikën tonë në tërësi, leximi i "Ali Pashë Tepelenës" së Godos është një parakusht.

Flori Bruqi

Pelegrini i Komposteles


Pelegrini i Komposteles, Paulo Coelho

Romani " Pelegrini i Komposteles " tregon udhëtimin e rrëfimtarit Paulo përgjatë shtegut të pelegrinëve që të çonte në Shën Zhak të Kompostelës, në Spanjë. Në shoqërinë e udhërrëfyesit të tij shpirtëror, misteriozit dhe enigmatikut Petrus, Paulo përballet me një sërë provash, takon persona që vënë në rrezik mbërritjen dhe besimin e tij.

"Pelegrini i Kompostelës" tregon udhëtimin e rrëfimtarit Paulo përgjatë shtegut të pelegrinëve që të çonte në Shën Zhak të Kompostelës, në Spanjë. Në shoqërinë e udhërrëfyesit të tij shpirtëror, misteriozit dhe enigmatikut Petrus, Paulo përballet me një sërë provash, takon persona që vënë në rrezik mbërritjen dhe besimin e tij, u druhet rreziqeve tinëzare dhe tentativave kërcënuese, për të rigjetur shpatën që do ta lejojë të bëhet Mjeshtër RAM.


Kjo udhë, e përshkuar realisht nga Paulo më 1986, do të bëhet kështu frymëzimi letrar i një romani aventuresk që është në të njëjtën kohë parabolë magjepsëse mbi nevojën e gjetjes së rrugës së vetë jetës. Shkruar më 1987, "Pelegrini i Kompostelës" zë një vend të veçantë në veprën e Paulo Coelho – s, jo vetëm sepse është romani i tij i parë, që do të pasohet nga "Alkimisti", por mbi të gjitha sepse zbulon në mënyrë të plotë humanizmin e mesazhit të tij dhe thellësinë e hulumtimit të tij të brendshëm.




Paulo Coelho 30102007.jpg

Paulo Coelho (24 gusht, 1947), është një romancier i njohur brazilian.

Është një ndër autorët më të lexuar në të gjithë botën. Ai është një ndër fituesit e çmimeve më të mëdha ku një ndër këto është "Kristal Awords" i dhënë nga forumi "World Economic".


Paulo Coelho lindi në Rio de Janeiro, Brazil[1]. Që që fëmijëri, Coelho dëshironte të bëhej shkrimtar. Kur ai ia tregoi mamasë së tij këtë gjë, ajo iu pergjigj " I dashur, babi yt është një inxhinier. Ai ka një vizion të qartë për botën. A e di cfarë do të thotë të jesh një shkrimtar?". Shkrimtari Brazilian Coelho lulëzon në kontradikta dhe ekstreme. Coelho më vonë vërejti se "Nuk ishte se ata donin të me lëndonin mua, por ata nuk e dinin se çfarë të bëja ... Ata nuk e kanë bërë që të më shkatërrojnë, ata e bënë që të më shpëtojnë."


Romane
Alkimisti - 1988
Buzë lumit Piedra u ula dhe qava - 1994
"Veronika dëshiron të vdesë" - 1998
"Brida" - 1990
"Zahiri" -2005


Flori Bruqi

Skenderbeu

Skenderbeu, Sabri Godo
Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptar

.
ISBN: 978-99956-847-6-1


Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptarë, dashurinë e tij për Shqipërinë. Një roman që këtë figurë kaq të lartë kombëtare e afron më shumë me ne, e bën më njerëzore dhe më të afërt.


...roman historik për Skëndërbeun, që hyn në rradhën e romaneve më të mira të shkruar në gjuhën shqipe deri më sot, jo vetëm në sajë të kulturës së gjerë historike të autorit dhe të përkushtimit të jashtëzakonshëm të tij ndaj historisë kombëtare, ndaj ngjarjeve dhe figurave të saj të mëdha, por edhe në sajë të konceptit të tij të veçantë historik.

Sabri Godo e shkruan Skënderbeun e tij për ta bërë të qartë atë që është e paraqitur e mjegulluar; për ta kthyer së mbari atë që, si e thotë vetë, është paraqitur së prapthi dhe për ta bërë të shumëkuptueshme atë që është thjeshtësuar kuptimisht...ai e hulumton të vërtetën historike duke shfrytëzuar dokumentet - aty ku dokumentet nuk mungojnë; duke përdorur fiksionin - aty ku dokumentet nuk janë lënë dhe duke e përdorur me dhunti të rrallë magjinë e fjalës - si në rastin e parë ashtu edhe në rastin e dytë.

...në romanin e tij Skënderbeu, si edhe në romanet historike të të gjithë shkrimtarëve të mëdhenj, do të gjejmë histori të mjaftueshme sa t'u besojmë atyre që thuhen dhe mjeshteri të veçantë stili aq sa atë histori të bëjë kuptimisht dhe artistikisht të paharruar.

...Sabri Godo i kthehet historisë së Skënderbeut jo vetëm për ta treguar dramën e madhe historike të popullit të vet, të popullit që ka bërë shtëpinë në udhëkryqin mes Lindjes e Perëndimit, aty ku janë përplasur qytetërime, besime, interesa dhe pushtues të ndryshëm, por edhe për të rigjetur atë që ne bashkëkohësve, nuk na i lejonin politikat dhe ideologjitë sunduese: liritë, vlerat, idealet, domethënë arsyet për Shpresën që e kishim ndaj të ardhmes, që ka filluar të gdhijë.


Flori Bruqi

Udhetari

Udhetari, Sabri Godo
Në prozën e Sabri Godos dëshmohet dhuntia e veçantë krijuese, mjeshtëria posaçërisht e dukshme gjuhësore, kultura e gjerë historike dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm ndaj historisë kombëtare.


ISBN: 978-99956-771-6-9


Sabri Godo ka lindur në Delvinë më 28 gusht 1929. Mori pjesë në Luftën Antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia. Ka pasur një veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tremijë faqe fejtone dhe shkrime kritike. Në janar të vitit 1991, Sabri Godo themeloi Partinë Republikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Aktualisht është Kryetar i Ansamblesë Kombëtare të kësaj partie.

Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit. Sabri Godo, një nga hartuesit e Kushtetutës së Republikës ishte gjithashtu bashkëkryetar i Komisionit për përgatitjen e saj.



"Në prozën e Sabri Godos dëshmohet dhuntia e veçantë krijuese, mjeshtëria posaçërisht e dukshme gjuhësore, kultura e gjerë historike dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm ndaj historisë kombëtare."



"Romani "Udhëtari" i Sabri Godos është një rrëfim ndryshe mbi luftën, ndryshe nga interpretimi stereotip i kësaj periudhe historike në letërsinë shqipe. Përmes rrëfimit të ngjarjeve nga lufta partizane në muajt e fundit të saj, ky roman vjen për të thënë atë që është heshtur në prozën tonë mbi këtë temë.

Natyrisht, historinë rëndom e shkruajnë fituesit, por në rrëfimin për luftën shqiptare – shqiptare nën trysninë e ideologjisë u ushtrua të shprehurit e egërsisë dhe urrejtjes ndaj palës tjetër, që si rrjedhim mbase do të sundojë jo vetëm në letërsi por përgjithësisht në artin shqiptar përgjatë gjysmë shekulli.

Mund të ketë qenë ky ngasësi kryesor, i bartur thellë në shpirtin e autorit për 60 e më shumë vite, për t'iu kthyer edhe njëherë luftës, pjesëtar dhe dëshmitar i së cilës ka qenë edhe vetë. Dhe këtë pjesë të historisë sonë, pas kësaj distance kohore e sjell ndryshe dhe saktësisht të qartë në thelbin e saj.

Sabri Godo, mjeshtër i pakalueshëm në gdhendjen e portreteve të karaktereve historike në prozën shqiptare, kësaj here, po në atë letërsi, do të na sjellë portretin kolektiv të një lufte dramatike dhe tragjike për kombin, lëngatën e së cilës do ta vuanim për gjysmë shekulli."

Flori Bruqi

Kadare i denoncuar



Kadare i denoncuar

Dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH-se, të klasifikuara "Tepër Sekret", me procesverbale të mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve, analiza, kritika, dëshmi, raporte, relacione, akuza e denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare.


 Janë 31 dokumente të rralla që dalin në dritë për herë të parë, falë përkushtimit të autorit, dhe i përkasin një periudhe 1960-1980. 

Libri sjell anën e pazbardhur mirë mes artit dhe sistemit komunist, Sigurimit dhe Ismail Kadarese, ku preken dhe publikohen shumë dëshmi e krime edhe të protagonistëve të jetës kulturore e publike të ditëve tona.

Detaje të librit

Shtëpia Botuese UET Press & MAPO Editions

Fletët 304

ISBN 9789928190628

Viti i botimit 2015


Flori Bruqi

Miss Erika (Granit) Bruci from Kosovo, is a well-known Albanian Actress in Vancouver DC...

https://www.imdb.com/name/nm10056634/mediaviewer/rm938392578/?ref_=nm_ov_ph  Follow Erika(Granit)  Bruci  is a Canadian actress known for  H...