Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/01/27

Një vështrim për punën e respektuar të studiuesit Qerim Vrioni


Nga Shpend Topollaj

Pas botimit të një sërë artikush dhe librash seriozë mbi historikun e fotografisë shqiptare, studiuesi dhe fotografi Qerim Vrioni, paraqitet së fundi me librin e ilustruar “Pikëllimi në një foto të vjetër”, botim mjaft cilësor i EMAL, kushtuar krijimtarisë së Kol Macas dhe kryesisht kryeveprës së tij “Gjon Pali dhe e bija”. 


Nga ana e saj, fotografia që sot ka marrë një zhvillim e përhapje të paimagjinueshme as nga vetë krijuesit e saj Niepce dhe Daguerre qysh në fillim të shekullit të XIX – të dhe të afirmuar më 1840 – tën nga Talboti, me zbulimin e proçesit negativ – pozitiv, s`është tjetër veçse teknika dhe arti i riprodhimit të pamjeve të ndryshme me materiale të ndjeshme ndaj dritës, si natyrore ashtu dhe artificiale. Roli i fotografisë në mbi dy shekuj ekzistencë, jo vetëm që nuk është zbehur, por ka ardhur gjithmonë e më shumë duke u rritur. Për nga ndikimi dhe pesha që zë, me pasqyrimin me vërtetësi të peizazheve, ngjarjeve, personazheve, gjendjeve emocionale deri të njerëzve të zakonshëm, ajo fare mirë ka konkuruar krahas pikturës, me të cilën natyrshëm ka ngjashmëri të padiskutueshme. Jo më kot edhe sot e kësaj dite, pranohet njëzëri fjala vjen, se ajo fotografia “Aquila degli Abruzzi” e bërë në vitin 1952 nga Henri Bressoni, ai që e mbante përherë aparatin në dorë për të kapur çastin, si ai gjuetari i pasionuar që qëndron me gishtin në këmbëz, ngjet tërësisht me një pikturë; me ato gratë veshur me të zeza që hipin e zbresin ato shkallët me parmakë hekuri, përballë asaj kishëzës, me tepsitë e simiteve mbi kokë. Po ashtu, mund të themi se të njëjtat emocione si në pikturë përftohen edhe nga fotografia, me të vetmin ndryshim, se nërsa piktura ka rrymat, shkollat dhe drejtimet e veta, si fjala vjen ajo fiorentine, pra e Renaissance, ajo flamande apo ajo ruse, (ja pse edhe Gombrich thotë se “Dallohet qartë nëse një pikturë e shekullit të pesëmbëdhjetë vjen nga Firenca apo nga Siena, nga Dizhoni apo nga Bryzhi, nga Këlni apo nga Viena”), fotografia në dallim nga ato është universale. Përsa i përket ngjashmërisë, si shembull në kritikën botërore merret fotografia e David Hakneyt, i cili na tregoi sesi mund të aplikohet artit kubik në fotografi, ngjashëm me krijimet e Pablo Pikassos, gjë që dallohet lehtësisht te portreti i nënës së tij në vitin 1982. Në të duket se jemi para një mozaiku, pra një seri katrorësh, ku aq sa flasin veç e veç, aq dhe janë në harmoni të plotë me njëra – tjetrën. Por mjafton të shkosh e të vizitosh fototekën “Marubi” për të parë sesa shumë histori dhe art ka fotografia. Natyrisht që aty do të mësosh shumë, si nga ngjarjet kryesore ashtu dhe nga përditshmëria e njerëzve të thjeshtë. Por edhe do të ndihesh krenar për të shkuarën tonë, për ata burra e gra, shpesh edhe të varfër, por të pasur në dinjitet. Kam pozuar në atë studio kur isha nja nëntë vjeç, dhe e mbaj mend mirë preokupimin dhe përkushtimin e tyre gjatë përgatitjes për fotografim. Ashtu sikurse pohoj se ato fotografi edhe sot më japin një kënaqësi të veçantë. Po ashtu, dua të kujtoj me nderim të madh Dhimitër Vangjelin i cili me atë albumin kushtuar Kolonjës dhe kolonjarëve, prej nga edhe unë jam, na ka dhënë të vërteta të pazëvendësueshme për të shkuarën e lavdishme të tyre qysh para njëqind vjetëve. Dhe tani që jemi në vitin e Skënderbeut, mendoni sesa me vlerë dhe rëndësi do të merrte arti i fotografimit, sikur ai të ishte shpikur nja 600 vjet më parë. Do kishim pamjen e Heroit tonë dhe të bashkëluftëtarëve të tij, të betejave të zhvilluara etj. etj. dhe do t`u jepej përgjigje shteruese shumë pikëpyetjeve që mund të kenë lindur. Por studiuesi i palodhur Qerim Vrioni, bir i një familjeje të nderuar nga Berati dhe që ka jetuar gjatë në Vlorë, intelektuali erudit që për marrëzitë e kohës, nisi të shkruaj, botojë e aktivizohet brenda dhe jashtë shtetit vetëm në vitet e demokracisë, për asnjë çast nuk ka harruar të nxjerrë nga pluhuri i harresës ose i shpërfilljes, shpesh dhe të paqëllimtë, ato figura që me punën e tyre evropiane i dhanë Shqipërisë qysh herët, artin e “kutisë së errët”, njësoj si vendet e tjera të qytetëruara. E parë nga ky këndvështrim, mendoj se kjo është njëkohësisht dhe një vepër e shquar atdhetare. Të njëjtën gjë Qerimi bën edhe në këtë libër, duke na e sjellë para sysh shkodranin e lindur në vitin 1882, Kol Maca i cili, gjithë talentin e tij e ushtroi në atelietë e veta në qytetin e lindjes, Vlorë dhe Tiranë, gjersa vdiq në vitin 1945. Shkodra me rrethina, vendi i atdhetarisë dhe kulturës të pashoqe, i luftëtarëve, klerikëve, poetëve, shkrimtarëve, aktorëve, piktorëve, muzikantëve e zanatçinjëve të shquar, natyrisht që do të kishte edhe fotografët e saj. Dhe njëri nga këta ishte dhe nxënësi i Kolë Idromenos, i cili pati fatin të specializohet edhe në Vienë të Austrisë. Dhe ishte pikërisht puna e tij e shkëlqyer dhe e pandërprerë që i dha mundësinë të përzgjidhet në grupin shtetëror të fotografëve që do fiksonin zhvillimet e festimeve me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë. Por ashtu sikurse thuhet në libër, për madhështinë dhe aftësinë profesionale të Kolë Macas do mjaftonte vetëm realizimi i vetëm asaj fotografisë që përmendëm qysh në krye të këtoj shkrimi. Ndaj dhe autori i librit ndalet kryesisht në analizën shumëplanëshe të kësaj fotoje, bërë gjatë vitit 1913 në luftën e malazezve dhe serbëve për të marrë Shkodrën, dhe botuar në Itali në prestigjiozen “”Corriere della Sera”, brenda shkrimit “La fine della Guerra Balcanica”. Natyrshëm, Q. Vrioni na jep atmosferën politiko – ushtarake të asaj periudhe, ku vdekjet ishin sheshit, qoftë nga rezistenca e vendosur, qoftë nga bombardimet e pamëshirshme që bëheshin nga kundërshtarët mbi popullsinë e pafajshme. Kjo na thotë se ai ka studiuar disa autorë, deri edhe dëshmitarë okularë si gruaja e konsullit austriak Hortensia von Zambauer me kujtimet e saj me titullin origjinal “Die Belagerung von Skutari”, pra “Rrethimi Shkodrës”, botuar fillimisht më 1914 në Berlin. Llogjika ta do të besosh se i ndjeri Gjon Pali, është vrarë në fushën e luftës. Ai ka marrë dy plumba, një në kokë dhe një në dorë dhe mbi kokë i qëndron e pikëlluar e bija me një shprehje prej madone të fytyrës. Qoftë e atëçastme, qoftë e improvizuar, jo si ngjarje, por si vendosje e këtyre dy personazheve, kjo foto mbetet e përkryer artistikisht. Dhe pikërisht pse është e tillë, ajo i jep shfre diskutimeve rreth saj. Kushdo e di se sa është folur e sa debate janë bërë vetëm për buzëqeshjen e Xhokondës së Leonardo da Vincit. Të tilla debate, por kryesisht me veten, bën me mjaft kulturë dhe zhdërvjelltësi analitike edhe Qerim Vrioni. Ndaj libri të mëson, të shuan kureshtjen dhe të kënaq estetikisht. Një gjë është e qartë; Gjon Pali nuk është Peregrini i Athinës për të cilin flet shkrimtari romak i shekullit të dytë Aul Geli, që për hir të lavdisë i vuri zjarrin vetes. Jo, ai është një njeri i zakonshëm që sapo e deshi puna, u bashkua me shokët për t`i dalë atdheut për zot. Pra, vetëm për të bërë detyrën, kur momenti e deshi. Por diskutimi i autorit të librit nuk është ky. Ai i mëshon çastit të pikëllimit të vajzës, ç`ka të kujton Pietan e Michelangelo Buonarottit në Bazilikën e Vatikanit. Në kapitullin “Vdekja e njeriut dhe pasvdekja në arte”, duket se Qerim Vrioni është plotësisht në një mendje me Lukianin që dikush e ka quajtur “Volteri i lashtësisë klasike”, i cili thosh se “Deri më tani vajtimi për të vdekurit, kjo marrëzi njerëzore, ndjek kudo të njejtat ligje.” Por kjo s`do të thotë se i afëmi s`duhet të ndjejë dhimbje e trishtim. Por Kola, me aparatin e tij ka përjetësuar krahas kësaj dhimbjeje dhe këtij trishtimi edhe dinjitetin e shqiptares në përballimin e fatkeqsisë që i ka ndodhur njeriut të saj më të dashur. Horizonti i Qerim Vrionit është i gjerë, ndaj dhe referencat, krahasimet dhe analogjitë e shumta me të tjera krijime nga vendi dhe bota, nuk mungojnë. Madje, ato i japin librit vlerën e një doracaku të vogël rreth artit fotografik. Dhe duke folur për teknikat dhe ligjet e fotografimit fare thjeshtë e kuptueshëm, ai e shton padyshim rrethin e lexuesve dhe nuk e kufizon atë vetëm te specialistët e kësaj fushe. Ja sa bukur e përshkruan ai me një pasazh sekretin e këtij fotografimi: “Nën një pikëvështrimi tjetër, trupat e dy figurave të fotos duket se formojnë edhe një kënd të ngushtë (gjeometrik), i cili përbëhet nga brinja e poshtme (Gjon Pali) dhe brinja e sipërme (vajza), e me gjasë këndi do të mbyllet kur burri të fiket përfundimisht, dhe vajza mund të bjerë mbi të.” Por, s`mund të rri pa përmendur edhe aftësitë letrare të këtij autori. Për ilustrim po citoj: “Pikëllimi i saj është i thellë dhe i heshtur, ajo sikur nuk u beson syve duke e parë në çastet e fillimit të heshtjes së tij të përjetshme, por e pagojë dhe e tharë e vështron të atin me duart e mbështetura te njëra – tjetra, në qëndrim mortor. Njerën dorë, vajza e ka vendosur poshtë kokës së të atit, ndërsa të majtën mbi gjoksin e tij. Shikimi i saj është ngulitur te fytyra e të atit me një përdëllim të matur, ndoshta edhe të mpirë nga dhimbja. Hidhërimi ia ka ngrirë fytyrën e saj tërë nur dhe ajo është mbërthyer nga fotografi në shikimin gojëkyçur e të thellë duke vështruar të atin që po largohet (apo ka ikur ca çaste më parë) përgjithmonë nga kjo botë. Mundet që çasti i fotografimit të jetë gjatë një prehje të vajtimit të bijës për të atin, sidoqoftë ajo duket mjaft dinjitoze në dhimbjen e saj.” Duke e përgëzuar këtë autor për gjithë sa ka bërë, sugjeroj se ndofta do të qe me shumë interes që njerëz të tillë të apasionuar pas artit magjik të fotografimit të ishin të organizuar në një shoqatë e cila me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës do t`i shërbente akoma më cilësisht evidentimit të atyre që punuan ndër dekada në këtë fushë, edhe duke rëmuar nëpër arkivat e vendeve të tjera, pasi është jashtë çdo dyshimi se ata që kanë qenë në Shqipëri gjatë ose edhe si kalimtarë, pa tjetër që diku i kanë vendosur fotografimet e tyre nga vendi ynë. Kjo do ta ndihmonte shumë edhe historinë, politikën, kulturën, etnografinë dhe jetën tonë shoqërore në përgjithësi.

Qerim Vrioni zbulon thesaret e Kolë Macës, fotografit të “pikëllimave”


Në librin e ri “Pikëllim në një foto të vjetër”, studiuesi i njohur i fotografisë prezanton ekzemplarët e vitve 1912-1913 të zbuluara në librat dhe gazetat Italiane.



Nga Dhurata Hamzai


“Emrin e Kolë Macës (diku Niccolo Mazza, italisht e diku tjetër edhe Kolec Maca) e kam hasur fillimisht disa vite më parë në një album fotografik, me pamje të hershme nga qyteti i Vlorës, të botuar nga miku im, arkitekti Pirro Stefa. Ishin vetëm dy foto, njëra dokumentare, funerali i Ismail Qemalit në Vlorë (1919), ndërsa tjetra paraqiste disa gra fshatare të ngarkuara me dru.”, shkruan Qerim Vrioni.


Qerim Vrioni

Kjo temë e veçantë e grave të munduara nga barra e druve dhe fakti që Kolë Maca (1882-1945)ka punuar si fotograf prej 5 vjetësh në Vlorë, koha kur kulmonin ngjarjet e pavarësisë së Shqipërisë dhe pasojat që rrodhën pas shpalljes së saj, e ka nxitur studiuesin e fotografisë Qerim Vrioni për të gjurmuar ekzemplarët e rrallë të fotove të 1912-s e më pas.
Kështu e ka nisur studiuesi i pasionuar i fotografisë kërkimin e krijimtarisë me autorësinë e Kolë Macës , të cilat tashmë prezantohen në librin më të ri “Pikëllim në një foto të vjetër”. Libri studimor i prezanton fotot e rralla përmes një këndvështrimi dokumentar, historik, etnografik dhe estetik.
“Fatkeqësisht emri i Kolë Macës, jo vetëm para viteve ’90, por edhe 20 vjet pas rrëzimit të diktaturës, nuk ishte përmendur në shtypin shqiptar, sikur të mos kishte jetuar e krijuar fare në këtë vend”, shprehet studiuesi i fotografisë Qerim Vrioni. Ajo që e ka çuar studiuesin në rrugën e kërkimit të këtij autori të fotografisë shqiptare ka qenë një shkrim i tij, botuar në shtypin shqiptar “dy fotografë shkodranë në Vlorë”, ku përveç Kolë Macës përfshihet edhe Gjon Rrota, i cili kishte punuar si fotograf në Vlorë.
Libri më i ri studimor “Pikëllim në një foto të vjetër”, i studiuesit të fotografisë, Qerim Vrioni na paraqet disa thesare artistike si “Gjon Pali dhe e bija” të realizuar në vitin 1913 në Shkodër nga fotografi Kolë Maca.
“Periudha e realizmit të fotos i takon gjashtë muajve (tetor 1912-prill 1913-s) të Rrethimit të Shkodrës (që atëherë ndodhej nën administrimin ushtarak turk) nga ushtria e Malit të Zi. Qyteti u dorëzua në prill 1913, po vetëm për 2-3 javë sepse me ndërhyrjen e trupave ndërkombëtare, Shkodra i kaloi sërish Shqipërisë dhe në të u ngrit Flamuri Kuq e Zi.”, shkruan Qerim Vrioni.
Ai rrëfen se “Kjo foto është botuar sëpari në një gazetë italiane (La Domenica del Corriere”) të datës 25 maj-1 qershor 1913, në një artikull redaksional me titull: “La fine della Guerra Balcanica”, (Fundi i Luftës Ballkanike). Pak ditë më pas, në qershor 1913, fotoja u botua sërish në Itali, në ballinë dhe në brendësi të librit “L’assedio di Scutari”, (Rrethimi i Shkodrës) të gazetarit italian Gino Berri, korrespondent shtypi në Shkodër gjatë rrethimit të qytetit.”
Vrioni kujton ndër të tjera se Kolë Maca ka bashkëpunuar me gazetën italiane “La Domenica del Corriere”). Kjo faqe gazete shënon për herë të parë një foto me renditje kohore, ku bëhet fjalë për fundin e luftës ballkanike më 10 maj 1912.
Vrioni pasi ka studiuar rrethanat historike, në të cilat u bë kjo foto, autori i librit “Pikëllim në një foto të vjetër” ka hulumtuar gjatë mbi këtë foto, ai ka gjetur, ndër të tjera, emrin e të plagosurit (Gjon Pali) si dhe fshatin nga është ai (Shllak), por edhe paraqitjen e saj në 2-3 botime të tjera. Po ashtu Qerim Vrioni e analizon foton.
“Gjatë kësaj periudhe në qytet e rrethina pati luftime të ashpra midis sulmuesve dhe mbrojtësve të qytetit me shumë të vrarë e plagosur nga të dy krahët. Njeri prej tyre, sipas shënimeve të gazetës është edhe i plagosuri që paraqitet në foto. Ai është dëmtuar rëndë në kokë e në dorë dhe pranë i qëndron e bija, ndoshta në çastet e fundit të jetës së tij, (siç e përcakton libri i Berri-t).”, shkruan studiuesi.
Qerim Vrioni para se të hyjë në kapitullin ku analizohen fotografitë e ralla të Kolec Macës prezanton edhe një kolokium të rrallë të fotografive boëtrore që kanë mbetur në histori. Ky paralelizëm me krijimtrainë e fotografit shqiptar u jep edhe më shumë vlerë fotove.
Në fund të librit autori ka paraqitur edhe një album të vogël me foto të zgjedhura nga krijimtaria e Kolë Macës që ngërthejnë gjini të ndryshme të fotografisë, një pjesë të botuara për herë të parë. Libri dallohet edhe për gjuhë të pastër e të pasur shqipe dhe është botim i Shtëpisë Botuese EMAL.
Bashkëpunëtorë të afërt të autorit për librin janë: konsulent është Dr.Zef Paci, redaktor është shkrimtari Pandeli Koçi, ndërsa ballina u realizua nga Dr.Shpend Bengu.
Ky është libri i katërt i këtij studiuesi, pas “Fotografia-një grusht diell” (2005), “150 vjet Fotografi Shqiptare”(2009) dhe “Fjalor i Fotografisë“ (2013).

****

Ruajtja e kulturës shqiptare në Mal të Zi, pa mbështetje institucionale

Kultura e shqiptarëve në Malin e Zi, si pjesë e kulturës mbarëkombëtare, paraqet një pasuri të veçantë, që sipas analistëve duhet mbrojtur dhe zhvilluar sa më shumë.



Ata mendojnë se një mbështetje të duhur ndaj kësaj kulture duhet të shfaqin edhe institucionet përkatëse nga Tirana dhe Prishtina. (voa)

30 intelektualët më të mëdhenj të Europës bëjnë thirrje për shpëtimin e saj


E quajnë vetën Patriotët e Europës: Mes tyre edhe shkrimtari Ismail Kadare e kolegët e tij nobelistë Milan Kundera; Ian McEwan, Herta Müller, Salman Rushdie, Svetlana Alexievitch dhe Elfride Jelinek, autorë të shquar si Roberto Saviano, Anne Applebaum, Mario Vargas Llosa, Eugenio Scalfari, historianë e intelektualë publikë si Adam Michnik dhe Simon Schama, ej


Një manifest i nisur nga filozofi francez Bernard-Henri Lévy ka gjetur mbështetjen e 30 autorëve nga më të shquarit në Europë, mes të cilëve edhe Ismail Kadare.
Manifesti i botuar sot në gazetën “Liberation”, në Francë, me titullin “Ka rënë zjarr në Shtëpinë e Europës” jep alarmin për rritjen e populizmit në Europë, si një pararendës i rrezikut të ri fashist.
Mes emrave që kanë nënshkruar tekstin janë edhe nobelistët si Milan Kundera, ; Ian McEwan ; Herta Müller, Salman Rushdie, Svetlana Alexievitch dhe Elfride Jelinek, autorë të shquar si Roberto Saviano, Anne Applebaum, Mario Vargas Llosa, Eugenio Scalfari, historianë e intelektualë publikë si Adam Michnik dhe Simon Schama, ej.
“Viti 2019 është një vit kyç për demokracinë në Europë”, komenton për manifestin gazeta e johur amerikane “The New York Times”. “Me 14 zgjedhje politike, më e rëndësishmja mes tyre mbase ajo në fund të majit për Parlamentin European”.
Një rritje alarmante e të djathtës ekstreme dhe populiste mund të jetë fatale për të ardhmen e Europës
“Europa po sulmohet nga profestët fallco të dehur me inat dhe delirantë nga mundësia për të dalë në skenë. Ajo është braktisur tani nga dy aleatet e mëdha që e kanë shpëtuar dy herë nga vetëvrasja në shekullin e kaluar, njëra prej tyre përtej Kanalit dhe tjetri përtej Atlantikut. Kontinenti është i brishtë përballë ndërhyrjeve brutale nga pushtuesi i Kremlinit.Europa si një ide po copëtohet përpara syve tanë”, thuhet në manifestin që është përshkruar si një këmbanë alarmi e Patriotëve të Europës.
Më tej vijon teksti i letrës
Kjo është klima e helmatisur në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj. Nëse nuk ndryshon diçka; nëse nuk shfaqet diçka për të zmbrapsur baticën këmbëngulëse në rritje; nëse nuk del ndonjë shpirt i ri rezistence, këto zgjedhje premtojnë të jenë më katastrofiket që kemi parë ndonjëherë.
Ato do t’u japin fitoren shkatërruesve.
Për ata që ende besojnë në trashëgiminë e Erasmusit, Dantes, Goethes e Comeniusit, do të ketë vetëm disfatë të turpshme.
Do të ketë triumfuar një politikë që nuk denjon inteligjencën e kulturën. Do të ketë shpërthime ksenofobie dhe antisemitizmi.
Katastrofa do të ketë rënë mbi ne.
Ne, të nënshkruarit, jemi midis atyre që refuzojnë t’i dorëzohen kësaj katastrofe që po vjen.
Ne e fusim vetëm midis patriotëve evropianë (një grup më i madh nga sa mund të mendohet, por që shpesh është tepër i heshtur e i tërhequr), të cilët e kuptojnë se çfarë është në lojë këtu. Tre çerekshekulli pas mposhtjes së fashizmit dhe 30 vjet pas rënies së Murit të Berlinit vjen një betejë e re për qytetërimin.
Besimi ynë qëndron në idenë e madhe që trashëguam, për të cilën besojmë se ka qenë forca unike mjaftueshëm e fuqishme për të ngritur popujt e Evropës mbi veten e tyre dhe të kaluarën plot luftëra.
Ne besojmë se ajo mbetet forca unike sot, mjaftueshëm virtuoze për të parandaluar shenjat e reja të totalitarizmit që tërheqin zvarrë pas vetes mizerjen e vjetër të epokave të errëta. Ajo çka është në rrezik nuk na lejon që të dorëzohemi.
Ndaj edhe ju ftojmë të bashkoheni në një lëvizje të re. Ndaj ju bëjmë thirrje për veprim në prag të zgjedhjeve të cilat ne refuzojmë t’ua lëmë në dorë varrmihësve të idesë evropiane.
Ndaj ju nxisim të mbani edhe njëherë pishtarin e një Evrope që, pavarësisht gabimeve të saj, lapsuseve dhe akteve të herëpashershme të dobësisë, mbetet një rreze drite për çdo burrë e grua të lirë në planet.
Brezi ynë gaboi. Ashtu si ndjekësit e Garibaldit në shekullin e 19-të, të cilët përsërisnin si motiv “Italia se farà da sè” (Italia do të bëhet vetë), ne besuam se kontintenti do të bashkohej vetë, pa qenë nevoja të luftonim për të, apo të punonim për të. Ky, i thoshim vetes, “është kursi i historisë”.
Ne duhet të ndahemi plotësisht nga kjo bindje e vjetër. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Tani duhet të luftojmë për idenë e Evropës ose ta shohim të vdesë nën valët e populizmit.
Në përgjigje të ofensivës nacionaliste dhe identitariane, ne duhet të rizbulojmë shpirtin e aktivizmit ose të pranojmë që hidhësia dhe urrejtja të na rrethojnë e mbytin.
Ne duhet të japim urgjentisht alarmin kundër këtyre zjarrvënësve të shpirtit, të cilët, nga Parisi në Romë, me ndalesa gjatë rrugës në Barcelonë, Budapest, Dresden, Vienë e Varshavë, do të ndezin zjarre me liritë tona.
Në këtë disfatë të çuditshme të “Evropës” që shfaqet në horizont; në këtë krizë të re të ndërgjegjes evropiane që premton të shembë gjithçka që i bëri shoqëritë tona të mëdha, të nderuara e të begata, ka një sfidë më të madhe se gjithçka tjetër që nga vitet ’30: Një sfidë kundër demokracisë liberale dhe vlerave të saj“.

Vassilis Alexakis ; Svetlana Alexievitch ; Anne Applebaum ; Jens Christian Grøndahl ; David Grossman ; Ágnes Heller ; Elfriede Jelinek ; Ismaïl Kadaré ; György Konrád ; Milan Kundera ; Bernard-Henri Lévy ; António Lobo Antunes ; Claudio Magris ; Adam Michnik ; Ian McEëan ; Herta Müller ; Ludmila Oulitskaïa ; Orhan Pamuk ; Rob Riemen ; Salman Rushdie ; Fernando Savater ; Roberto Saviano ; Eugenio Scalfari ; Simon Schama ; Peter Schneider ; Abdulah Sidran ; Leïla Slimani ; Colm Tóibín ; Mario Vargas Llosa ; Adam Zagajeëski.

Shqipëria u shpall “Shtëpi e Jetës” nga fondacioni ndërkombëtar “Raoul Wallenberg”, për kontributin që ka dhënë në shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore.



Në shenjë nderimi të viktimave të Holokaustit, në lulishten pranë Presidencës u zbulua një pllakë përkujtimore.

Në ceremoninë e zbulimit të pllakës ishin të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik, deputetë të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael, anëtarë të kabinetit qeveritar, krerë të bashkësive fetare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe znëtarë të familjeve shqiptare që kanë shpëtuar dhe mbrojtur hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Presidenti i Shqiupërisë, Ilir Meta, tha se shpallja “Shtëpi e Jetës” është mirënjohje për të gjithë shqiptarët që morën në mbrojtje qytetarë hebrenjë kur ishte në rrezik qenësia e tyre si komb.

“Dëshiroj të përgëzoj e të falënderoj Fondacionin Ndërkombëtar ‘Raoul Wallenberg’ për shpalljen e Shqipërisë ‘Shtëpi të Jetës’. Kjo ngjarje, jashtëzakonisht kuptimplote, nderon dhe respekton të gjithë shqiptarët. Në mënyrë të veçantë, ky akt nderon ata burra dhe gra shqiptare që, të udhëhequr nga kodi ynë shumëshekullor zakonor i mikpritjes dhe Besës, nën parimin se ‘Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’, strehuan bujarisht e pa u kursyer, vunë në rrezik jetën e tyre dhe të familjeve, duke shpëtuar nga përndjekja dhe shfarosja e sigurt, qindra e mijëra hebrenj gjatë Holokaustit, njërës prej periudhave më të errëta të njerëzimit”, u shpreh Meta.



“Shqipëria, edhepse një vend nën pushtimin nazist, është cilësuar si një ‘parajsë tokësore dhe strehë shpëtimtare’ jo vetëm për qytetarët e saj hebrenj, që ishin gati 200, por edhe për ata hebrenj të cilët lanë shtëpi e katandi anembanë Europës, për të shpëtuar kokën, familjet dhe fëmijët e tyre nga ‘Zgjidhja përfundimtare’ e shtazërisë së pamëshirshme hitleriane. Muzeu i Jad Vashemit në Jeruzalem ka vërtetuar historikisht se Shqipëria u bë shtëpia e përkohshme e atyre, të cilët ishin arratisur nga vatrat e veta dhe i vetmi vend evropian që në vitin 1945 në territoret e veta numëronte dhjetëfishimin e hebrenjve në krahasim me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, më 1939-n. Talmudi, libri i shenjtë i hebrenjve, mëson: ‘Të shpëtosh qoftë edhe një jetë të vetme njerëzore, është njësoj sikur ke shpëtuar botën mbarë!’”, shtoi më tutje Meta.

“Fondacioni Ndërkombëtar ‘Raoul Wallenberg’, që mban emrin e një diplomati të jashtëzakonshëm e zemërmadh, njeh dhe vlerëson aktin e pashembullt humanist dhe fisnik të popullit shqiptar, duke e shpallur vendin tonë ‘Shtëpi të Jetës’, nëpërmjet vendosjes simbolike të pllakatës që po përurojmë sot në Tiranë. Nëpërmjet këtij akti solemn, ne jo vetëm i bëjmë sërish me dije gjithë njerëzimit historinë frymëzuese dhe unike të bashkatdhetarëve tanë, por edhe zotohemi që këtë trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore t’ua përçojmë e t’ua mësojmë edhe fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë pas. Fatkeqësisht ne u bëmë, vetëm dy dekada më parë, dëshmitarë të masakrave në Ruanda, në Bosnje e Hercegovinë, dhe për më tepër, të masakrave dhe të spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës”, theksoi Meta.

“Genocide dhe veprime të tilla çnjerëzore ndaj kujdo që i përket një feje, etnie apo kombësie të ndryshme, nuk mund të ndodhin dhe mbi të gjitha, nuk duhen lejuar të ndodhin kurrsesi në botën ku jetojmë të gjithë sot! Kurrë më!. Ky është apeli i të mbijetuarve të Holokaustit, disa prej të cilëve shpëtuan në këtë truall, pikërisht falë shpirtit altruist të shqiptarëve dhe ky është edhe mesazhi ynë sot, nga Tirana, kryeqendra e ‘Shtëpisë më të re botërore të Jetës!’”, u shpreh Presidenti Meta.

Zëvendëspresidenti i Fondacionit Ndërkombëtar “Raoul Wallenber”, Daniel Rainer, në fjalën e tij, tha se asnjë vendi tjetër nuk i është njohur ky vlerësim, por ka theksuar se “Heroizmi i popullit shqiptar duhet t’i shpaloset e bëhet me dije mbarë botës”.

“Në Shqipëri nuk është dëgjuar të ketë pasur as edhe një rast të vetëm denoncimi. Mësuam se kjo përpjekje shpëtimi nuk ishte rastësi. Përkundrazi. Ky gjest fisnik është pjesë e kodit gjenetik shqiptar, të njohur si BESA, fjala e nderit që shpjegon mikpritjen njerëzore të shfaqur nga populli shqiptar ndaj të përndjekurve, pa pritur e pa kërkuar asgjë në këmbim dhe duke u përballur me rrezikun e madh për jetën e shpëtimtarëve si dhe familjet e tyre. Kjo është arsyeja pse Fondacioni ynë e shpall Shqipërinë, vendin dhe popullin e saj, si ‘Shtëpia të Jetës’. Asnjë vendi tjetër nuk i është njohur kurrë kjo njohje e vlerësim. Heroizmi i popullit shqiptar duhet t’i shpaloset e bëhet me dije mbarë botës”, u shpreh Rainer, transmeton Balkanweb.

Shpallja e Shqipërisë “Shtëpi e Jetës” dhe vendosja e pllakës përkujtimore për viktimat e Holokaustit u bë me rastin e Ditës së Holokaustit.(http://illyriapress.com)

GAZETARJA KOZETA BRUÇI PËR ALBDREAMS TV - MICHIGAN SHBA






ALBDREAMS TV “Amerika dhe Shqiperia për familjen Martini në Grude të Re,Shkoder” biseda me Kolen,Lulen dhe Agen.. nga gazetarja Kozeta BRUÇI -Drejtuese emisionit “ME SHTEGTARET”..ADTV Michigan SHBA



ALBDREAMS TV ” Si u priten pergjigjet e Lotorise Amerikane në Shkoder?”Biseda me qytetaret nga gazetarja Kozeta BRUÇI -Drejtuese emisionit “ME SHTEGTARET”..ADTV Michigan SHBA



ALBDREAMS TV ” Isha në Amerike dhe nuk qëndrova dot.Çdo gje une e shikoja dhe e shijova nga dritarja.Me vjen keq per njerzit e mije qe nuk i rezistova dot vetmise” keto dhe te tjera ka kallzuar permetari Perparim Hasanaj per gazetaren Kozeta BRUÇI (Drejtuese e emisionit ME SHTEGTARET) ….për ADTV


ALBDREAMS TELEVIZION : “Për mua është shumë vështirë të rri në Amerike. Atje duhet të punosh forte.Të çohesh heret e të kthehesh vonë në shtepi.Nuk ka kohe për të humbur” keto dhe të tjera për gazetaren Kozeta BRUÇI …nga këngetari Hajro PEPA…posaçerisht për ADTV




ALBDREAMS TV “Historia e arratisje në Liqenin e Shkodres 1984.Intervistat e bujshme në Televizionin e Titogradit. Jeta në Amerike dhe kthimi në Shkoder”..të gjitha keto rrefyer nga Myzafer Arifi për gazetaren Kozeta BRUÇI..ADTV MICHIGAN



Gazetarja Kozeta BRUÇI “Çfarë mendojne shkodranet per mergimin dhe mergimtaret”


Gazetarja Kozeta BRUÇI “Çfarë mendojne nxenesit shkodrane per studimet në evrope apo amerike”


“Nje kafe me Antonin..” telereportazh nga Kozeta Bruçi,kushtuar jetes e veprimtarise se Anton Grishaj.Realizuar ALBDREAMS TV me qender Michigan SHBA



ALBDREAMS TELEVIZION : Gazetaria Kozeta Bruçi “Çfarë thone te rinjet shkodrane per martesat në SHBA?”

ALBDREAMS TV : “Jeta e shqiptarve te amerikes sipas Fadil Krajes e bashkeshortes se tij ” nga gazetaria KOZETA BRUÇI

Shkrimtari dhe mediet


Rezultate imazhesh për agim vuniqi


Shkruan: Agim Vuniqi

Mediat e shkruara:”Illyria”që botohet në New York dhe “Dielli” që botohet në Boston, dhe ato pamore: “Zëri i Amerikës”;“AA New York TV”; “Albanian Culture NY”; ALBTVUSA; ACTV-Michigan; AA Vision; ATV Chicago; “Albdreams TV” në gjuhën shqipe, në Amerikë, janë dhurata më e vlefshme për komunitetin shqiptaro-amerikan, por edhe ata në vend, nga ato mund të mësojmë dhe studjojmë përvojat e caktuara dhe të vështira të autorëve të shumtë, të vetmuar, pa ndonjë përkrahje të veçantë të komunitetit por as institucionale, edhepse benefitet e grumbullimit të materialit dokumentues, si dëshmi e kohës, janë të shumëfishta.


Ndriçimi publik është lajmëtar i drejtësisë dhe themeli i demokracisë. Detyra e intelektualit-gazetarit në SHBA është e interesit të shumëfisht, për të çuar më tej të mesazhin kohor për ecuritë socio-politike dhe kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe për të pasqyruar denjësisht format e organizimit të brendshëm si synim, duke kërkuar të vërtetën dhe sigurimin e një vlerësimi të drejtë dhe të plotë të çështjeve dhe të ngjarjeve. 

Gazetarët e ndërgjegjshëm nga të gjitha mediat dhe specialitetet përpiqen për t’i shërbyer publikut me ndërgjegje dhe ndershmëri. Integriteti profesional është themeli i besueshmërisë së një gazetari. Këtë përpiqen ta thonë shumë autorë, përmes librave të shumtë të botuar….

Pretendimi i tyre që ia sjell lexuesit është përpjekje jo vetëm për të pajisur lexuesin me njohuritë themelore të historisë së mërgimtarit, por edhe për të hapur debatin e munguar socio-politik për historinë e përbashkët në vendin e origjinës dhe jashtë vendit si standard, duke shoqëruar atë me formulime adekuate që janë të pranueshme në botë, të plotësuara me shembuj praktik të ecejekeve të gazetarisë vendore por edhe asaj esenciale hulumtuese perëndimore, edhe si kritikë; e para është shquar më tepër me burokraci të vendimeve, sesa e hulumtimit të fakteve dhe guximit intelektual për t’ia transmetuar të vërtetën lexuesit.

Parimet etike të gazetarisë shqiptaro -amerikane mbi të cilat vlera është bazuar kjo janë të dizajnuara si udhërrëfyes kohor nëpër vështirësitë e shumta, të tilla çfarë ishin më heret të natyrës ideologjike, dhe këto të tashme të procesit tranzitor dhe institucional shtetëndërtues në vendin nga ata vijnë, si konfliktet e interesit, korrupsioni.., për të ndihmuar gazetarët por edhe lexuesit e vëmendshëm të bëjnë dallimin kohor dhe për t’i pasur më të qarta dilemat etike.

Nëse gazetarët në Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë çuar në formulimin dhe miratimin e standardeve në gazetari, ato bukur i ka vërejtur autori, të tilla mund të gjenden në redaksitë e ndryshme të raportimit të lajmeve, analizat ë komenteve në shumicën e vendeve, ku ka jetuar edhe vet, e cila me ligjet e saja ka sankcionuar ligjërisht lirinë e shtypit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...