Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/13

Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra ,Ph.D dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane ngushëllon familjen e Akademik Prof.Dr.Idriz Ajetit

Rezultate imazhesh për idriz ajeti


Në moshën 102 vjeçare ka ndërruar jetë akademiku kosovar, Prof.Dr. Idriz Ajeti. 

Ky lajm e ka pikëlluar Akademinë, Bordin dhe Senatin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup .

Rezultate imazhesh për skender kodra


Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në New York,Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra,në emër të Bordit,Senatit dhe Akademikëve  ka ngushëlluar familjen e prof.Idriz  Ajetit me rastin e vdekjes së akademikut, Idriz Ajeti.

Profesor Kodra  , përmes një telegram ngushëllimi ka kujtuar akademikun Idriz Ajeti duke e cilësuar atë si një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës. 

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik  Prof.Dr.Idriz Ajetit. Familja  e prof.Ajetit sot ka humbur më të dashurin e tyre, por Kosova humbi një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës shqiptare . Emri i akademik Prof.dr.Idriz Ajetit do të mbetet një nga emrat më të mëdhenj të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, një nga emrat më të mëdhenj të rrugëtimit të popullit shqiptar  drejt lirisë dhe të promovimit të vlerave të mirëfillta të popullit shqiptar  në botë. Puna e palodhshme dhe virtytet njerëzore të profesor Idriz Ajetit, i kanë bërë vend të rëndësishëm figurës së tij në historinë e popullit shqiptar. Ju lutem që në emër të ASHSHA , të pranoni ngushëllimet më të sinqerta, ju familjarë të  Prof.Idriz Ajetit, miq e bashkëpunëtorë!”shkruan në telegram  e Akademik Prof.Dr.
Skendër Kodra,Ph.D.

(Departamenti për informim: Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D)

New York-Tiranë-Prishtinë-Shkup,13.02.2019)

Vdiç Akademik Prof.Dr.Idriz Ajeti (27.01.1917-13.02.2019)



Rezultate imazhesh për idriz ajeti



Akademiku Idriz Ajeti, ka ndërruar jetë, sot në Prishtinë, në moshën 102-vjeçare.

Akademia e Shkenca dhe Arteve të Kosovës thekson se albanologu, gjuhëtari, intelektuali, pedagogu, veprimtari dhe akademiku Idriz Ajeti ishte dijetar e erudit, personalitet shkencor pa kontributet e të cilit studimet albanologjike në Kosovë e më gjerë nuk do të ishin këto që janë sot.


“Akademik Ajeti ishte dhe mbetet njëra nga figurat më të ndritshme të historisë sonë të re”, thuhet në njoftim.

Idriz Ajeti lindi në Tupallë të Jabllanicës së Epërme, me 27 janar 1917. Shkollën fillore e kreu në Banjë të Sijarinës, të mesmen në Shkup, më 1938. Po atë vit u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Zagrebit, në Degën e Romanistikës.

Studimet i mbaroi pas Luftës së Dytë Botërore, më 1949, në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Beogradit. Deri në vitin 1953 ishte profesor i gjuhës shqipe në Gjimnazin e Prishtinës. Në vitet 1953-1960 punoi si lektor në Degën e Albanologjisë në Beograd. Në vitin 1958 u doktorua me temën: “Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë”. Nga viti 1960 ka dhënë mësim në Degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filozofisë të Prishtinës, një herë si docent, pastaj profesor inordinar dhe nga viti 1968 profesor ordinar.

Fushat kryesore të interesimit të tij shkencor kanë qenë studimet e dialekteve nga pikëpamja diakronike, raportet e shqipes me gjuhët fqinje, në rrafshin e studimeve ballkanologjike, trajtimi i dokumenteve të hershme gjuhësore, shkruar me alfabet arabo-turk etj. Është marrë dhe me çështje të gjuhës së sotme shqipe dhe ka organizuar takime e konsulta gjuhësore për të kërkuar zgjidhjet e përhershme rreth njësimit të gjuhës shqipe. Ai ka merita të veçanta në proceset e standardizimit të shqipes.


Rezultate imazhesh për idriz ajeti


Veprimtaria e tij shkencore është e gjerë dhe e gjithanshme. Ka botuar: “Pamje historike e ligjërimit shqip të Gjakovës në fillim të shekullit XIX” (1960), “Istorijski razvitak gegijskog govora Arbanasa kod Zadra” (1961), “Hymje në historinë e gjuhës shqipe” (1963), “Ortografia e gjuhës shqipe” (bashkautor) (1964), “Historia e gjuhës shqipe” (Morfologjia historike), (1969), “Probleme të historisë së gjuhës shqipe” (1971) (zgjodhi e mbarështroi), “Studije iz istorije albanskog jezika” (1982), “Studime gjuhësore në fushë të shqipes I, (1982), II (1985), III, IV” (1989), Shqiptarët dhe gjuha e tyre (1994).


Imazh i ngjashëm


Në Prishtinë, Tiranë e gjetiu janë botuar vëllime me studime të zgjedhura të tij. Ka hartuar tekste shkollore për nxënës të shkollave të mesme e studentë të Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe.

Imazh i ngjashëm

Në vitet 1997-2002, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës botoi veprën e tij të plotë në pesë vëllime.

Në bibliografinë e tij gjejmë qindra artikuj, studime, kumtesa të mbajtura në Konferenca shkencore, seminare, takime kombëtare e ndërkombëtare, të botuara në revista e periodikë në shqip, por edhe në gjermanisht, frëngjisht apo në gjuhë të tjera.

Me nismën e tij, si shef i Departamentit të Gjuhës Shqipe, pas hapjes së Fakultetit në Prishtinë (1960), u nxor revista shkencore “Gjurmime albanologjike” (1962), e më 1974 u organizua Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare për të huaj.



Gjatë vitit 1969-1971 ishte drejtor i Institutit Albanologjik, më 1971-73 dekan i Fakultetit Filozofik, në vitet 1973-75 rektor i Universitetit të Prishtinës.

Anëtar i ASHAK-ut u zgjodh me gjeneratën e parë ta akademikëve dhe menjëherë mori titullin akademik, ndërsa në vitin 1979 u zgjodh kryetar i saj deri më 1981. Më 1996 do të rizgjidhet kryetar dhe do ta drejtojë Akademinë deri më 1999.

“Me vdekjen e Akademik Idriz Ajetit, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka humbur autoritetin nga më të mëdhenjtë të punës shkencor te ne, profesorin, veprimtarin, njeriun e urtë dhe të dijshëm”, thuhet në njoftimin e ASHAK-ut.

Flori Bruqi

                                               ******
Idriz Ajeti dhe gjuha shqipe






Prof. Dr.Shefkije Islamaj

Në historinë tonë kulturore, përpjekja për zhvillimin, kultivimin, pasurimin dhe pastrimin e gjuhës shqipe, njeh hovin e saj më të madh pikërisht në periudhën e Rilindjes sonë Kombëtare, në të vërtetë ajo përbën rrugëçeljen më të kuptimshme e më themelvënëse për zhvillimet pasuese të pandalshme kulturore, pasojisht edhe gjuhësore, përgjatë shekullit ’20 e deri sot. Zelltarët atdhedashës, prandaj edhe gjuhëdashës, dhanë kontribut të veçantë në zhvilli­min dhe në pasurimin e shqipes dhe krijuan mundësinë që puna e tyre të vazhdohet me po atë përkushtim edhe nga breztarët vijues – veprimtarë të shquar gjuhësorë e letrarë, studiues, lëvrues e krijues. Njëri ndër ta që me punën e veprën e tij studimore ka dhënë kontribut të çmueshëm në gjuhësinë shqiptare të gjysmës së shekullit ’20 e në fillim shekullin 21 është Idriz Ajeti, i cili gëzoi fatin e të paktëve të rrumbullakojë, sivjet, 100 vjet jete e më se 70 vjet pune. Vepra shkencore dhe në përgjithësi veprimtaria gjuhësore e Idriz Ajetit dëshmon se ai, bashkë me kohanikë e paskohanikë të tij, është pasues i denjë i rilindësve tanë, kurse vepra e tij, pos rëndësisë së saj shkencore ka edhe vlerë kuptimore e simbolike për rrugëtimin e shqipes në kontekstin kohor e hapësinor brenda shekullit të tij jetësor.

Nëse për rilindësit kujdesi për gjuhën do të thoshte edhe zgjim i ndërgjegjes kombëtare, si një kërkesë thelbësore e asaj kohe për shqiptarët, në të vërtetë një kërkesë objektive-historike në kontekstin politik e shoqëror të asokohshëm, edhe shpëtimi nga rreziku që i kanosej realisht nga mohimi disashekujsh i saj e nga shfytyrimi që i vinte nga gjuhët e huaja, nga elementet e huaja, për Idriz Ajetin, kjo përpjekje nuk është vetëm “dashuri e kujdes” për pasurinë kombëtare – gjuhën shqipe, por është përpjekje e ndërgjegjshme për zhvillimin e mëtejshëm të saj, përpjekje për të ndriçuar jo vetëm të kaluarën e saj, jo vetëm përpjekje për të hetuar e zbuluar moshën e pasurisë së saj e të mjeteve të saj, por edhe përpjekje për të ndihmuar të ardhmen e saj e të ardhmen gjuhësore të folësve të saj. Mund të thuhet, prandaj se Idriz Ajeti në shekullin e tij të punës, ashtu si edhe rilindësit, prihej prej vetëdijes se gjuha është ruajtësja më e qëndrueshme e më e këmbëngultë e vetëdijes për kombin.

Ky shkrim i shkurtër shënues në 100 vjetorin e Idriz Ajetit vë në spikamë dy aspekte të veprës shkencore të tij: 1.studimin e çështjeve teorike e praktike për rrugën e zhvillimit të gjuhës së përbashkët letrare bashkë me qëndrimin e tij ndaj saj, dhe 2. synimin që, përmes gjuhës së tij shkencore, ta bëjë shqipen gjuhë të zhvilluar, gjuhë të kulturës e të shkencës. Së këndejmi në gjithë veprën e tij shkencore shquan dashuria e nderimi për gjuhën e kulturën kombëtare, shquan vetëdija mbi vlerat e padiskutueshme gjuhësore të shqipes.

1.Si në trajtesat e tij, edhe pse nuk janë në numër të madh, kushtuar gjuhës standarde, zhvillimit dhe pasurimit të saj me elemente vetjake, pastrimit të saj prej fjalëve, shprehjeve e ndërtimeve sintaksore të huaja për natyrën e veçantinë e saj, si në veprimtaritë konkrete në të mirë të përvetësimit e të zbatimit të normës së gjuhës standarde, Idriz Ajeti, i mëshon fort kërkesës që pasurimi i gjuhës letrare të bëhet në radhë të parë me vetë mjetet e gjuhës shqipe – nga njëra anë, duke zbuluar e shfrytëzuar thesarin e saj të panjohur a pak të njohur leksikor-frazeologjik në dialektet e në të folmet e ndryshme ose në traditën shkrimore të shekujve të kaluar, dhe nga ana tjetër, duke vënë në jetë sa më mirë mundësitë e mëdha të mënyrave e të mjeteve fjalëformuese të vetë shqipes. Mund të thuhet se sot janë të paktë ata studiues në shkencën albanologjike që i shquan kaq dukshëm, sa Idriz Ajetin, përpjekja për përdorimin e fjalës shqipe, në të vërtetë përpjekja për një shqipe me mbështetje të fortë në gjuhën popullore e për një shqipe të pastër e të zhvilluar. Prandaj shkrimet e tij, gjuha e shkrimeve të tij, janë gjedhe po edhe frymëzim për të gjithë ata që marrin guximin të shkruajnë a që synojnë të lënë gjurmë në shkencën shqiptare. Vetëm duke e trajtuar kështu, sipas mendimit të tij, gjuha shqipe do të mund të sigurojë kontakt të dinjitetshëm me gjuhë e kultura të tjera.

Mendimi i Idriz Ajetit se “gjuha është njëri ndër tiparet më të spikatura e më të shquara të çdo njeriu dhe të çdo populli, dhe se në të më së miri ruhen e pasqyrohen pavarësia e një populli dhe trashëgimia e tij kulturore” nis shkrimin e tij “Çështje të gjuhës letrare shqipe”, i cili mund të thuhet se është mendim që përçohet në gjithë veprën dhe veprimtarinë e tij shkencore. E filluar këtu e më shumë se 65 vjet më parë, veprimtaria e tij gjuhësore në të mirë të një gjuhe të përbashkët letrare për shqiptarët, në kohën e rrethanave shumë të vështira politike, shoqërore, ekonomike e kulturore për shqiptarët, sidomos për shqiptarët e mbetur jashtë Shqipërisë shtetërore, ishte tepër e rëndësishme të përvijohej pikësynimi për moshkëputje gjuhësore nga shteti amë, në të vërtetë pikësynimi për bashkimin gjuhësor. “Vallë, ç’mund të jetë më e natyrshme për një popull, madje edhe nëse jeton në bashkësi të ndryshme shtetërore, se të ketë një gjuhë të përbashkët letrare?!” – pyet me të drejtë Idriz Ajeti në shkrimin e lartcituar.

Ndonëse i gjendur në një fushë tjetër gjuhësore, në historinë e gjuhës, ku çmohen sot e gjithë ditën kontributet e tij shkencore, Idriz Ajeti, një jetë të tërë do të jetë autoriteti kryesor shkencor në proceset standardizuese në Kosovë përgjatë viteve ’50 e ’60, kohë kur u mbajtën tri mbledhjet e njohura gjuhësore në Prishtinë (1952, 1957-8, 1963) dhe Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968), e cila në një mënyrë shumë kuptimplote dha shenjën miratuese të plotës se shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Luginës së Preshëves, të Bujanocit e të Medvegjës, do t’i bashkohen, katër vjet pas, vendimeve historike të Kongresit të Drejshkrimit (1972). E gjithë veprimtaria e tij në këtë proces shumë të rëndësishëm kulturor për shqiptarët na e provon se ai e kishte kuptuar drejt detyrën e gjuhëtarit, detyrën e prijatarit në një fushë shumë të rëndësishme e shumë të ndjeshme për kohën e për rrethanat në të cilat ndodheshin asokohe jo vetëm shqiptarët e Kosovës”, po edhe të gjithë ata që jetonin në ish Jugosllavinë, se ai “i kishte nxënë mirë mësimet e teorive që përcaktojnë jetën e një populli si komb, prandaj s’kishte si të vepronte ndryshe: do të përpiqej me përkushtim e qëndrueshmëri për një gjuhë të përbashkët kombëtare për të gjithë shqiptarët, në të vërtetë ai tashmë po i vinte në praktikë dijet e mësimet e tij – po përpiqej të sendërtonte atë që popuj të tjerë përreth e më larg e kishin bërë me kohë.

Krahas veprimtarisë praktike në vitet ’50 të shekullit të shkuar, Idriz Ajeti do të botojë mbi dhjetë shkrime ku do të trajtojë probleme gjuhësore, përkatësisht drejtshkrimore, disa nga to kanë karakter polemizues. Shquhen shkrimet debatuese: Për ndritshimin e çashtjeve gjuhësore të shqipes (në “Përparimi”, nr. 7, 1957) dhe “A ka gja ma punë n’ortografinë e shqipes? (“Përparimi”, nr. 8, 1958), në të cilët, ai, shpreh kundërshtimin lidhur me vendimet e pranuara në mbledhjen gjuhësore (1957-8), të cilat vendime binin ndesh me qëndrimet e tij për një gjuhë të përbashkët për të gjithë shqiptarët kudo ishin.

Në vitet 60-70 dhe ato 80 të shekullit të kaluar Idriz Ajeti ishte në krye të të gjitha veprimtarive të zhvilluara në të mirë të gjuhës e të shkollës shqipe.  Edhe përgjatë viteve 1980-2000 e më tutje Idriz Ajetin e gjejmë në ballë të përpjekjeve për zhvillimin e pasurimin e gjuhës standarde shqipe, por edhe në ballë të institucioneve e të organizimeve të shumta të kësaj fushe. Puna e tij shkencore në këtë rreth kohor për gjuhën standarde pati dy drejtime: studim i çështjeve teorike për rrugën e formimit dhe të zhvillimit të gjuhës së përbashkët letrare dhe vëzhgim i përdorimit praktik të shqipes standarde dhe, përgjithësisht, i kulturës gjuhësore në Kosovë e më gjerë.

Edhe në vitet në vijim, Idriz Ajeti, nuk heshti, përkundrazi, ishte shumë i këmbëngultë në qëndrimin e tij ndaj kontestimit të gjuhës standarde nga individë e qarqe të caktuara gjatë viteve ‘1999 po, sidomos, pas viteve 2000 e deri sot, jo vetëm në Këshillin Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, mbledhjet e të cilit për vite me radhë u zhvilluan në Tiranë e Prishtinë, jo vetëm në Shoqatën e Gjuhës Shqipe, ku ishte shumë aktiv që prej themelimit të saj, po edhe në shkrimet e intervistat në shtypin periodikun shkencor e në mediet. Që më 1993 në një intervistë për Radio Tiranën, Idriz Ajeti do të shprehet: “Të prekësh sot në themelet e gjuhës sonë kombëtare do të thotë se shqiptarët në prag të shekullit të njëzetenjë të parapëlqejnë kthimin e rendit fisnor me një shumësi gjuhësh e bajraktarësh…”, kurse më 17.2.2001, në gazetën’ “Rilindja” të Prishtinës shtron pyetjen: “Ç’është ajo palë intelektualësh shqiptarë, që pas ndryshimeve në shoqërinë shqiptare, e nxit, e shtyn edhe në fushën e kulturës, në lëmin e gjuhës së njësuar shqipe, të bëjnë rivlerësime, rishikime që, pranë gjuhës së sotme letrare shqipe, të vihet një gjuhë shemër? A ka ajo të meta të rendit gjuhësor apo dergjet nga ndonjë sëmundje tjetër?” për të dhënë përgjigjen se: “Do të jetë vështirë të merret e të rrëzohet godina e gjuhës sonë letrare”, sepse “në ngritjen e saj kanë marrë pjesë katër a pesë breza veprimtarësh specialistë e patriotë zelltarë shqiptarë e dijetarësh të huaj.” Idriz Ajeti gjatë gjithë jetës së tij iu përmbajtë mendimit se “gjuha letrare s’është vetëm thesari i kulturës sonë, po edhe mjeti i fortë në mbrojtje të etnisë shqiptare.”



2. Aspekti tjetër kontribues i Idriz Ajetit për gjuhën standarde është vetë gjuha shkencore e studimeve të tij. Në këtë drejtim e gjithë krijimtaria e tij shkencore e dëshmon qartë se ai nuk ka rreshtur së përpjekuri që gjuha e tij të shprehë zhvillim, pasurim dhe natyrshmëri; se ai nuk ka rreshtur së përpjekuri që gjuha e tij shkencore të lirohet për sa është e mundur nga ndikimet e huaja, nga sintaksa e nga leksiku i huaj, por edhe përpjekja që ajo të lirohet edhe nga elementet e vetë shqipes që konsiderohen si të nënstandardit ose të thjeshtligjërimit, gjithnjë me synimin e intelektualizimit të saj, përkatësisht që gjuha shqipe të jetë edhe gjuhë e zhvilluar e shkencës dhe e kulturës.
Në këto përpjekje spikat nxjerrja në dritë e visarit ende të gjallë fjalësor e frazeologjik të shqipes dhe krahas kësaj shfrytëzimi i këtij visari e i mundësive fjalëformuese të gjuhës shqipe për pasurimin e gjuhës letrare me fjalë të reja, të kup­tueshme për një rreth më të gjerë lexuesish dhe, sidomos, për zëvendësimin e terminologjinë gjuhësore me burim të huaj me atë të shqipes. Dhe në këtë përpjekje Idriz Ajeti paraqitet dallueshëm parimor si për zëvendësimin e fjalëve të huaja të panevojshme me fjalë ekzistuese të burimit shqip, si për gjallërimin e fjalëve me moshë të shqipes, që i gjejmë jo vetëm te shkrimtarët e vjetër po sidomos te shkrimtarët rilindës dhe te pasuesit e tyre.

Në këtë hulli, duke qenë edhe historian i gjuhës ai ka arritur të njohë edhe prirjet e përgjithshme të zhvillimit të shqipes nëpër kohën e saj të dëshmuar me shkrim, për më tepër në gjuhën e tij ai do t’i përdorë me ngulm tiparet më të thek­suara e më të qëndrueshme të kësaj gjuhe. Në gju­hën e veprës së tij shkencore dallohet lehtë kujdesi i theksuar i gjuhëtarit dhe i filologut të mirëfilltë që s’resht së gjurmuari në pasuritë e shqipes, që s’resht së përzgjedhuri në këtë pasuri e ndër mjetet e saj ato më të përshtatshmet në pajtim me atë që shkruan e për kohën kur shkruan.



Ligjërimi shkencor i Idriz Ajetit ka tiparet e një gjuhe të thjeshtë, të qartë e të rrjedhshme, një gjuhë kufiri i së cilës afrohet shumë me gjuhën e popullit, por që është përpunuar në shkallë të dëshirueshme për t’u quajtur ligjërim i mirëfilltë shkencor. Në punën e tij të gjerë e të thelluar, si etimolog dhe historian i gjuhës shqipe, ai gjurmoi e studioi një numër të madh njësish leksiko-semantike të panjohura ose pak të njohura, të rralla ose të harruara duke e lehtësuar kështu punën në përdallimin e vendores me të huazuarën, në të vërtetë të njohë mirë shtresimin kohësor të tyre, të dijë mirë ç’mund të zëvendësohet e çka jo, ç’është fjalë e huaj e ç’është ndërkombëtarizëm. Në këtë anë profesor Ajeti është ndër njohësit e thelluar të shqipes historike.

Në krijimtarinë shkencore të prof. Ajetit është i pritshëm dhe i përligjshëm përdorimi i fjalëve të moçmuara, posaçërisht në shkrimet e tij me karakter historiko-gjuhësor dhe të botuara para njësimit të gjuhës standarde. Një prirje të këtillë e vërejmë edhe në gjuhën shkencore të Eqrem Çabejt. Sigurisht se ka një shpjegim për këtë: studimi i historisë së shqipes, studimi i dialekteve të shqipes e i të folmeve arbënishte, nuk mund të mos linte gjurmë në strukturën gjuhësore të shkrimeve të dy këtyre studiuesve të shqipes historike. Ky përdorim i fjalëve të moçmuara i jep gjuhës shkencore të Idriz Ajetit shprehësi dhe ngjyrim të veçantë, në të vërtetë i jep individualitet të shquar gjuhësor. Për të dëshmuar këto që u thanë po sjellim një numër shembujsh të nxjerrë nga shkrimet e tij për historinë e gjuhës shqipe. Ai aktualizoi fjalë e forma të moçme të tyre si dhe ndërtime sintaksore, të cilat ende mund të gjallojnë në të folme skajore ose të zonave të thella malore. Kështu ai përdor rasë për rast, ravë për gjurmë, farkoj për krijoj, i rryeshëm për i sprovuar a me përvojë, të folët për të folurit, folje ndihmëtare për foljen ndihmëse, shkulje për zhvendosje a shpërngulje, i rishmë për i ri, i venduar për i vendosur (diku), veçanësi për veçori, pakësi për pak, përdorje për përdorim, i rrasët, për i ngjeshur, pastaj fjalë të tjera si këto: risime, tërthore, hulli, shqimëz, i ravijëzuar, etj.

Nuk mungojnë edhe raste kur gjejmë të përdoren fjalët mbërthehen për takohen, trazohen për përzihen, përdorëse për mjete, vegla etj. ose të përdoren fjalë të reja a kalke (lek­sikore e semantike), siç janë fjala vjen këto fjalë të përbëra e të përngjitura: largshikues, paravajtëse, bashkëshkrirje, bashkëpajtim, etj.; fjalë të prejardhura si ndajfoljet me –isht: lashtë­sisht, alfabetisht, nevojisht sipas detyrimisht, shken­cë­risht, origjinalisht etj.; mbiemra me –or, -ore; kohësor, pjesor, kumtesore apo gangullor (“fondi gangullor i fjalësit të shqipes…”). Etj.

Ligjërimi shkencor i Idriz Ajetit edhe në rrafshin e përdorimit të shprehjeve dhe të frazeologjive shpesh merr tiparet e një gjuhe popullore të përpunuar e të ngritur në shkallë të një gjuhe të dijes. Kështu ky ligjërim është i pasur me fjalë e togje me veçori frazeologjike. Për ilustrim po sjellim me këtë rast disa prej tyre: fund e maje, dora-doras, vise-vise, ka ra rasa, në krye të herës, kryekreje, ia dalë mbanë, në ballë të kohës, kryekëput, jep krah, sot e gjithë ditën, u jep urë, jep e merr, në rrymë të moteve, s’kishte për be, në njëfarë dore, etj. Në funksion të bindshmërisë, në të vërtetë për të dëshmuar shkallën e vërtetësisë së kumtimit të tij shkencor, ai përdor edhe shprehje e togje fjalës të ndërmjetme si këto: sipas gjasës, pas gjithë gjasash, afërmendsh, çuditërisht, mjerisht, fatmirësisht, etj., duke e bërë gjuhën e tij shkencore mjaft të përdalluar a të individualizuar.

Me gjithë ato që u thanë deri këtu, në studimet e tij për historinë e gjuhës dhe në studimet dialektologjike, sidomos të kohës së paranormimit të gjuhës shqipe, mbizotëron terminologjia shkencore jo shqipe, për dallim nga shkrimet e tij të mëvonshme ku trajtohen probleme të gjuhës standarde dhe ku prirja për të zëvendësuar fjalën e huaj është shumë e dukshme. Sigurisht edhe në shkrimet e tij historiko-gjuhësore të mëhershme do të gjejmë edhe ndonjë zëvendësim të termave gjuhësorë me prejardhje greke e latine, sikur këta: i rrëgjuar për i reduktuar, buzore për labiale, dhëmbore për dentale, hundorësi për nazalizim, nistore për iniciale, përmendore për monument, kohësor për kronologjik, pjesor për parcial, visore për peizazh etj., po që nuk kanë shtrirje të gjerë.

Përpjekja e shquar e Idriz Ajetit për një shqipe të zhvilluar, për një shqipe të pasur, me brumin e mjetet e saj, sot, në rrethanat e reja socio-gjuhësore, në rrethanat e globa­li­z­mit merr kuptim të ri për shqipen standarde e për gjuhën shqipe në përgjithësi.(26.02.2018)

ZEF PERGEGA:…kush e vrau këngën e lirisë!


Në hyrje të kryeqytetit të ri një shtyllë elektrike gjysmë e rrëzuar. Dikush e fitoi një tender pa konkurent për t’a ngritur, por vetëm sa i dha bojë të zezë me zift. 

Në një mëngjez herët, njerëz që ndalojnë e mbajnë vesh. Në një copë letër të bardhë rrethuar me kordele të zeza është shkruar një lajm kob: “Ka vdekur në agim kënga e lirisë!”


Njerëz kureshtar ndalin hapin, njerëz indiferent e shpejtojnë çapitjet. Lajmet e zeza të ngjallin neveri.

 Tek kjo shtyllë pikëpytjet dhe pikëçuditset përplasen në rrugën pa sinjale. Nuk bien sirena, po degjohen hapa të pa kuptueshëm. 

Qenie të gjalla që shikojnë me sy në asfalt se mos dallojnë pika gjaku nga vrasja e vargjeve të pishtarëve. Në Prekaz martirizimi edhe në dimer çel lule, por nektari i tyre s’ka me rimë të kthehet në vargje lirie.

Fshirësit e rrugëve nxitojnë të pastrojnë udhën e shtyllës së rrëzuar. Njerëz që rendin drejt aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” që nuk u intereson emri i tij, i cili u pagëzua me gjakun e 54 frymëve shqiptare. 

Mendjen e mbajnë në perëndim e në Amerikë. I presin kolltuqet e ambasadave dhe fushat e golfit, për t’i kaluar fundjavet me diplomatët serb, malazez e maqedonas. 

Mos e dhentë zoti të ndërmarrin ndonjë projekt me kongresistët e senatorët amerikan apo të vendosin lidhje me diasporën!

Ca të tjerë në rrugicën e shtyllës së rrëzuar, që fëmijet me llastik ua kanë thyer edhe llampat, rëndin me kolltuqe biznesmenesh në krah të mobilojnë zyrat e reja, për postet me të larta që ua dha bash vota e sovranit. 

Ç’është ky sovrani, po ti teket të çon brënda ditës tek sulltani!


Diku bien e diku ngrihen çmimet e votës, si fuçitë e naftës në Lindjen e Mesme. Kullës se Hajredinajve duket se nuk i interesojnë këto pazare tregu. Madje qeverisja e tij e hekurt duhej të provohej me këtë rast. 

Vetëvendosja pranon opozitën për të mos iu shuar vula! Një komb që i mungon shpirti i revoltës e ka pak shtypjen.
Asnjë në rrugicën e rënkimit të shtyllës së përkulur nuk e ka marrë vesh se kush është vrasësi i këngës së lirisë. 

Heronjtë nuk janë më, ata na kane lënë frymëzimin, po poetet mumërojnë gjethet?! Dikush hamendeson se ai që vret lirinë, vret edhe këngën e saj.

 Ca të tjerë mendojnë së janë të lirë se në shesh nuk shikojnë zingjirë.

 Po janë ca të tjerë që nën e mbi zë thonë se mikrob gjakësi ka hyrë në kulturë, në traditë dhe ka prishur raportin midis rruazave të kuqe e të bardha te gjakut dardan, duke sjellë në mënyrë adekuate vdekjen e këngës së lirisë. 

Janë disa të mësuar me sharki e çifteli që mendojnë se dehja e gjinjeve dhe lakuriqësia e kërthizës e ka vrarë në gjumë këngën e lirisë. 

Hamendjet shkojnë deri atje sa disa mendojnë se kënga e lirisë i përket një bote tjetër që lamë pas, mëgjithëse protogonistet e saj marrin frymë nate në diskotekat e Prishtinës e Tiranës.

 I njejti shpirt, por i tjetërsuar në kohë!
Në fakt koha e pushtimeve me bomba e rraketa ka dalë mode, ka ardhur koha e viruseve të epsheve, pa u tharë gjaku i të rënëve ose pa u plotësuar kujtimi dyzet ditësh i tyre. 

Këto viruse siç shkatërrojnë një kompjuter qesin jashtë loje mijra mendje.
Një këngëtare e talentuar kosovare me tha një herë në Detroit: 

“Asnjë nga producentët e fjalës dhe të këngës së lirisë dhe shpirtit atdhetar të kosovarit nuk punon me në ato studio. 

Ata janë të pushtuara nga fytyra të reja, shpirtin, ballin, sytë e driten nuk e kanë shqiptare.

Që të mundesh të promovosh një vlerë duhet të pranosh të këndosh 4-5 antivlera!”

Fshesaxhinjtë e rrugës ndjehen të frikësuar. Duhet ta pastrojnë rrugën sa herë ato diktojnë një këngë apo një strofë të vrarë. Refrenet i kanë eleminuar me snajper. 

Politikanët e duan rrugën bilur pa gjak, se qylymi i pushtetit nuk e duron një gjë të tillë të këtë njolla të ngrira se shpejt ndërhyjnë ndërkombëtarët dhe nami bëhet! 

Kështu ndodhi me këngën e lirisë që e shkelen.

 Ndërkombetarët nuk kanë ngritur ndonjë grup ekspertesh të hetojë rreth kësaj çeshtje, po merret me disa tendera të ministrisë së rrugëve.

 Për shtyllën e rrëzuar në hyrje të kryeqytetit e quajnë aksident natyror.

Artopolantët e tallavasë i kanë shtyllat e reja.

 Mbi to vallojnë tollumbacet dhe sutjenat e markave të seksit. Të rinjët nuk e pelqejnë me erën e qevapave që pjekin pleqtë në trotuare. 

Muzika e re qe tund pllakat e betonit i ngjanë xhinglave të fiseve indiane. Ku po shkojmë bacë?! Haj bacë po bëjmë shtet qysh e kemi lyp vetë!
Po andej nga Shqipëria ç’ka po thonë?! 

Dhantë zoti që Kosova të mos e ngjyej gishtin e mjaltit në atë qyp! 

Kryetari i bashkisë së Tiranës europiane thirri një këngëtar serb në lindje pa pasaportë europiane të këndonte shesheve të dëshmorëve të kombit. Malësorë në Amerikë thonë se këngëtari serb është antishqiptar i tërbuar. Au ngazëllye rinia e kryeqytetit?!

“Mos është kjo vella që me duart tona mbështesim kundravenien dhe financimin e lobit serb për dominim dhe përdhosje të vlerave të kulturës tonë kombëtare, sepse forcimi i shtetit të Kosovës do të thotë spostim i qëndrës së gravitetit të kryeqytetit të bashkimit tonë?!

 Këstu me thotë një plak i mënçur në mëgrim në mënyrën e vet po duhet me qenë me i mënçuar se ai me i kuptue këto punë të holla, kur Tirana e ha sapunin për djathë serb e grek.


Idhulli im i këngës së patriotizmit dhe lirisë shqiptare Ilir Shaqiri po merret me këngë dashurie. 

Shkurte Fejza që ka bërë burg për këngën e lirisë po e anash kalon pak bregun e saj. 

Leonora Jakupi nunesha e këngës së lirisë së Kosovës, nga ato zanat e Fishtës, që kur ka kënduar“mos ma prek shkja Drenicen” serbit nuk ia mbajti, por kur ajo e harroi ta këndonte, serbi i fut tërthorazi me struktura paralele.

“Qielli digjet e toka varrët. Po ku je Adem Jashari” “Mos ma prek ti shkja Drenicen. Se kam gjallë Azem Galicen” “Asht një komb që don liri. Dhe Kosova asht Shqipëri!” “Mos ma prek trollin shqiptar. Mijra vjet jam në Dhe të parë!”

Dhe Shaqirin e dëgjoi çdo natë. Nuk me zë gjumi pa dëgjuar një këngë kosovare të lirisë se saj. “Tokë e mbjellë me plumba.

“Dhe i ndezur për shtatë trimeri” “Tokë e mbjellë me bura. “Shekujve të rënë për liri” Zgjohuni o ju dëshmorë…!

Këngën e Shaqirit e kanë dëgjuar ne internet 500 mijë vetë, ndërsa atë të Jakupit 180 mijë artdashës të lirisë dhe pavarësisë. Mundohem të klikoj natë e ditë që ta rris numërin e tyre, po ku kapet Genta Ismaili me 5.5 milion “…e kam shpirtin eksplozion!”
Këngëtaret e dikurshem të lirisë po këndojnë edhe në Amerikë. Po thonë se po këndojnë tallava për kantundarët se më shumë se liria e Kosovës tash po na lypen dollarët!

Lepa Brena ka kënduar në Detroit dhe salla është tundur nga shqiptarët. Në të njejtën sallë ka kënduar grupi kombëtar shqiptar i diasporës në Amerikë “Bashkimi Kombëtar” si një ansambel shteti dhe nuk ka patur më shumë se 100 mërgimtarë. 

Ne i këndojmë këngët greke e serbe, ata na urrejnë kombin, flamurin, shetin dhe shpirtin e këngës tonë, se cilësitë tona i vërbojnë armiqtë tanë shekullor. 

Kam ndjekur disa aktivitete me këngëtarë shqiptar në Detroit dhe atje ne e vona kur dukej se avujt e alkolit kanë bërë punën e vet ia ka nisur posdravi…

 Të gjithë këtë e dijnë edhe pse duke lexuar këto rreshta le t’i kruajnë mjekrrat! Ua këndojmë këngët grekëve, serbeve dhe ato me rrokjet e refereneve ndezin zjarre mbi kokat tona.

Marrja i mbuloftë vrasësit e këngës së lirisë nga puthabythësit e tallavasë së Prishtinës e Tiranës, që i sillën sheshit “New Born” dhe atij të “Dëshmorëve të Kombit” me shallin helen e tregishtorin. Lirinë nuk e ruan pushka, por kënga… Pse o bace puna e trimave është mishi i krimbave?!


Po ku je o Adem Jashari
Bir Kosove e dragua mali
Djemt po bëjnë politikë
New Born ku vajti ideali
E ndajnë, si tortë me thikë!
Ç’është ky gjak
Që rrjedh nga trolli
...
Po ku je o Ramush Haredinaj
Qielli lirisë mbush me korba
More dorë e fortë
Puna e trimave mishi i krimbave?!
Po ku je Isuf Gervalla
Në palcën e Dardanisë
Po luajnë pokër
Me ëndërrën e lirisë!
Po ku je o Albin Kurti
Lakun ne fyt
Na hedhin tradhëtarët
S’a s’kemi vdek
Nxirri në shesh të gjallët!
Brënda ashtit
Dëgjoi një kob
Mbi kulltukun e perandorit
Ul një korb?!
Po na çukit sytë
Zgjohuni!
Ka me na mbytë!
Po ku je Jakup Krasniqi
Naim Maloku e Nexhat Daci
Gjaku i martirëve lëshon piskamë
Zemra e tokës plasi
Leni karriket
Jepni krah zanit amë!

FLORI BRUQI - TRIUMF SHQIPTAR


Nga Prof. dr. ESHREF YMERI,Ph.D



Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar.

Libri  me titull "Triumfi shqiptar", i  zotit Flori Buqi .. , nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. 

Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar.

Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me tematikën e vet bukur të larmishme, nuk mund të mos ndiesh njëherazi kënaqësi dhe krenari për faktin që krijimtarinë e zotit Flori e përshkon tejendanë një frymë mahnitëse objektiviteti, humanizmi dhe optimizmi të pakundshoq. 

Mes rreshtave të kësaj vepre nuk është vështirë të kapësh tiparin më themelor të formimit intelektual të zotit Flori - dashurinë e tij të pastër për tokën amtare, respektin e lakmueshëm për këdo që është atdhetar dhe që e do me shpirt punën, si burim mirëqenieje dhe begatie për të gjithë.

Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:"Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë".


Duke pasur parasysh këto fjalë të qëlluara të Kamysë, mendoj se të gjithë ata shqiptarë që popullojnë mbarë trojet tona etnike në Evropën Juglindore dhe që janë të kapluar nga pak nga ndjenja meskiniteti, cmire, xhelozie, inferioriteti dhe zvetënimi të shpirtit njerëzor, pra, nga "vetëdijësimi për gjendjen e tyre të pashpresë", është mirë ta lexojnë, me durim, veprën e zotit Flori, se nuk do të mbeten të zhgënjyer, nëse do të jenë në gjendje të zbulojnë brenda qenies së tyre një çikëz frymë objektiviteti. Kam bindjen se do të dalin të fituar, se vepra e zotit Flori shërben si melhem për qetësimin e shpirtrave që janë të infektuar nga mikrobi djallëzor i përçarjes njerëzore.

Ne, shqiptarët, kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim prova boll të dhimbshme të përçarjes kombëtare, çka e kemi paguar shtrenjtë - me copëtimin e trojeve tona etnike. 

Evropa na e ka njohur mirë dhe na e ka "yshtur" po aq mirë këtë mikrob të mallkuar, prandaj edhe trojet etnike na i bëri çarçaf. Vepra e zotit Flori duhet të lexohet me shumë vëmendje sidomos në Kosovë, në mënyrë që njerëzit e infektuar nga mikrobi i përçarjes t’i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë një herë e mirë nga sulmet që ndërmarrin kundër njëri-tjetrit nëpër faqet e internetit, ca sulme publike këto, me një fjalor të padenjë për stilin e komunikimit njerëzor, por edhe më shumë të padenjë për një komunikim intelektual.

Më gëzon shpirti dhe ndiej një kënaqësi të jashtëzakonshme kur lexoj këtë vepër të zotit Flori, që të mëson dhe të frymëzon që ta duash dhe ta respektosh njeriun, pra, ta duash dhe ta respektosh shqiptarin.

Sepse në analizat e veta shkencore zoti Flori, tërthorazi, zbulon anët më humane të shpirtit njerëzor, ndikimin e tyre në plazmimin vlerave e krijuese dhe rolin që ato duhet të luajnë në shëndoshjen e shpirtit shqiptar me dashurinë e njeriut për njeriun. 

Në gjykimin tim, mbarë krijimtaria e zotit Flori, për tematikën e gjërë që trajton dhe për objektivitetin e analizave shkencore që shpalosen në të, mund të vlerësohet pa drojë si modeli i enciklopedisë së mendimit shqiptar.

Një libër kritik për krijimtarinë e shkrimtarit Flori Bruqi

“Letërsia si ‘aksion’ komunikimi”



Rajmonda MALEÇKA, TIRANË


Flori Bruqi është njëri nga shkrimtarët që ka shkruar njërën nga letërsitë më interesante në Kosovë, veçanërisht në prerjen kohore të viteve 90-të e në vazhdim, me çfarë është bërë prezent një nga zhvillimet më të rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por të gjithë Ballkanin. 


Në problematikën historike, etnologjike, diplomatike e emblemuar nga të gjithë analistët historik dhe ato të kohëve të vona si “nyja gordiane e Ballkanit”, letërsia e Flori Bruqit është interesante dhe e elementuar si letërsi bashkëkohore me të gjithë problematikën e saj qoftë ajo brenda letrare dhe ajo jashtë letrare.

Një korpus romanesh, të cilët në librin kritik që pritet të botohet në Tiranë së shpejti, vlerësohen si detaje të realitetit shqiptar, në kushtet e një klime kolonialiste, hedhin dritë të mjaftueshme në prerjet historike të një populli të sakrifikuar dhe të kryqëzuar për një çështje të hershme dhe hyjnore. 

Të gjithë konfliktet hyjnore kanë në themelin e vet raportet me lirinë. Flori Bruqi ndihmon në “paradigmën” për ta kuptuar “legjendën e mbijetesës”, gjithashtu dhe atë temën biblike të dhimbjes.


Raportet që letërsitë kanë me popujt dhe tokën në të cilën ato kanë gjetur rrënjët e fjalëve dhe të mendimeve, të kujtesës dhe të nevojës për të ditur se kush është atdheu, liria, njerëzit e lashtë dhe njerëzit e lirisë, kanë prodhuar gjithmonë letërsi që ju kanë rezistuar kohërave.

 Një letërsi është e mirë, është nënprodukt i një realiteti të madh njerëzorë, kryesisht nga ky raport dhe nga jetëgjatësia që ajo i ka programuar vetes.


Pjesa më e madhe e letërsisë së shkruar në Kosovë, veçmas nga gjysmë e dytë e shekullit që sapo lamë pas, është ndërtuar përmes një raporti ekzistencial i elementuar në subjekte, ngjarje, personazhe dhe struktura të shkëlqyera vertikale dhe horizontale me çfarë krijuesit e Kosovës i kanë bërë shërbimin kulturës shpirtërore dhe asaj të kujtesës kolektive, duke qenë e orientuar shpirtërisht.


Ekzistencializmi është një konsekuencë e njohur për të jetuar, i cili është shfaqur dhe e ka pjesëtuar veten në letërsinë artistike më shumë se sa në shumë fusha të tjera të dijes dhe të filozofisë. Tek shqiptarët ky lloj raporti ka qenë shumë më herët se sa Hajdegeri të shpallte doktrinën e ekzistencializmit.

Nëpër prerjet e këtij ekzistencializmi, shkrimtari Flori Bruqi ka arritur t’i “shkulë” kohës shumë personazh të tipizuar mrekullisht, shumë ngjarje me të cilat i bëjnë prezent epokën, protagonizmin historik, të cilat janë elementë të dukshëm të procesit letrarë.


Studimi kritik për krijimtarinë artistike të Flori Bruqit e karakterizon autorin si një krijues unik në kushtet e një letërsie të re dhe specifike, e cila u shkrua në Kosovë në rrethanat e një kompleksi totalitaro-kolonial, e cila ishte e kushtëzuar të ishte me një simbolikë të qëndrueshme, por të realizonte një komunikim real. Në kohët totalitare dhe ato që inspirohen prej tij, apo janë nënprodukt i tij, komunikimi ka një rëndësi të madhe, i cili lidhet me strategjinë e mbijetesës. 

Kosova, të paktën për një shekull është kushtëzuar për mbijetesën e saj, pasi mbi të njëri nga kundërshtarët e saj të vjetër praktikoi mbi të gjenocidin, etnocidin dhe shfarosjen e zhdukjes në masë.

a. Letërsitë si prerje të kohërave

Studimi kritik për krijimtarinë e Flori Bruqit si shkrimtarë merr në konsideratë romanet e tij të cilët nyjëtojnë kohët më emblematike të Kosovës. Bruqi ka arritur të sjellë personazhe, realitete njerëzore, situata, ambiente dhe klimë shpirtërore autoktone, të cilat bëhen të kapshme nga të gjithë kategoritë e lexuesit.

Letërsia ka një qëllim të njohur, ajo synon të realizojë një komunikim sa më të gjerësishëm dhe sa më selektiv.

 Marrëdhënia që letërsia krijon me lexuesin është më e shtrirë dhe më e gjerësishme se sa njoftimi që përcjellin llojet e tjera të komunikimit, dhe të letërsisë dokumentare apo dhe asaj historike.
Bruqi arrin të krijojë një raport kompleks të të gjithë llojeve të komunikimit me kohën, njerëzit, relacionet e nevojshme të shoqërisë në saj të tipave, karaktereve, ngjarjeve dhe të lëndës letrare, aq më tepër të gjinisë së romanit, duke e shndërruar të në “aksion”. 

“Aksioni” i komunikimit, kryesisht përmes një letërsie të ngjarjeve të hapura dhe të përjetuara, ka përmbushur njërin nga kushtet më sendërtare të letërsisë artistike, duke qenë njëra nga pasqyra më besnike ku njerëzit kanë parë fytyrën e vet dhe historia ka shtuar faqet e librit të saj të madh të etnisë, kombit dhe të autoktonitetit të tij.

Romanet dhe krijimtaria artistike e Flori Bruqit, sjell prerjet kohore të zhvillimeve të fund-shekullit të kaluar kryesisht, në një realitet të kushtëzuar njerëzore, ku duken hapur marrëdhëniet koloniale të kolonizatorit si sundues i egër dhe i papërmbajtshëm në egërsinë e vet dhe të një realiteti njerëzorë, i cili i referohet thelbit të tij që nga lashtësia deri në ditët tona. 

Drama dhe personazhet, aksioni i ngjarjeve dhe definicionet psikologjike, të cilët tipizojnë zhvillimet sociale dhe historike të asaj ku merren dhe autori e gjen lëndën letrare, janë si dukuria e formimit të ortekëve që zmadhohet dhe marrin fuqi në rrugëtimin e vet. 

Bruqi kujdeset t’i ruajë konvencionet e kohës së tij dhe të personazheve të tij.

b. Letërsitë si vazhdimësi historike


Çështjet kombëtare kanë rrënjë të thella në problematikën e tyre për t’u bërë letërsi për arsyen e njohur të tyre. 

Letërsia artistike i ruan ngjarjet historike ndryshe arkivave, ndryshe dokumenteve historike, ndryshe historisë, ndryshe kronikave dhe ndryshe gjithë llojeve të tjera të kujtesës. 

Letërsia artistike i mbush me gjak dhe shpirt ngjarjet historike, i mban ashtu dhe i ruan po ashtu. 

Letërsia artistike i ka kodet komunikatave më të gjerësishme dhe më shpirtërore se sa të gjithë zejet e tjera të kujtesës dhe të revokimit njerëzor. 

Letërsia artistike nuk i konservon as ngjarjet historike, as ato njerëzore, as dhe personazhet e tyre, përkundrazi ajo arrin t’i bëjë pjesë të konvergjencave të zhvillimeve.

Personazhet e njohur dhe real të Shekspirit të madh, historia i ka fosilizuar, i ka konservuar deri në gjendje bazike, ndërsa shkrimtari i madh përmes letërsisë i ka sjellë ato në marrëdhënie me të gjithë kohët, pavarësisht sa të zhvilluara dhe të avancuara ata kanë qenë krahasimisht me kohën e personazheve real, prej të cilëve Shekspiri e mori “tharmin” e tyre.

Thuajse 10 romanet e Flori Bruqit dhe libri më i mirë i tij, “Guxim shqiptar”, i cili është ndërtuar si një organizëm unik, me marrëdhënie dhe kumte vertikale, horizontale dhe diagonale, dhe që është një libër për të gjithë, përbëjnë një realitet të veçantë letrarë, qoftë për tematikën po ashtu dhe për profilin letrarë që autori ka paraqitur. 

Dhe kjo është kaq e vërtetë, sa të zë shumë pak kohë fizike ta absorbosh në leximin e parë këtë lloj krijimtarie, por është ndryshe kur atë kërkon ta zotërosh.

Shkrimtari Flori Bruqi përmbush parimin themelorë të letërsisë si krijim, pasi ajo (letërsia artistike) nuk e përkufizon kohën që zë brenda vetes, por e pasqyron atë përmes zgjedhjes dhe seleksionimit të ngjarjeve, personazheve tipik dhe e bën të komunikueshme me të gjithë kohët.

Kjo sjellje elitare dhe e zgjedhur i bashkëngjitet dhe përvetësohet

c. Metafora ekzistenciale e jetës


Duket se Flori Bruqi është një shkrimtar, i cili arrin ta gjejë letërsinë dhe gjendjen e tij krijuese, qoftë në një realitet në të cilin flitet për vdekjen, pritet vdekja, dhe, ku të gjithë lajmet që shkojnë e vijnë kanë të bëjnë po me vdekjen.

 Baladat e vjetra dhe ato të reja qoftë dhe për ta mundur vdekjen, kanë qenë dhe do të jenë më tragjiket në historinë e njerëzimin. Epi i Gilgameshit duket se i ka thënë të gjitha që nga koha kur ai u krijua dhe deri sot.

Ka kërkuar dhe ka gjetur personazhe, të cilët kanë plotësuar kapacitetin real dhe atë përtej vetës, që shkrimtari i ka bërë pjesë të një pune, frytet e të cilës jetojnë gjatë. Jetojnë më shumë se një shtëpi, më shumë se një mundim, më shumë se të gjithë gjërat e tjera më të sofistikuara, që njerëzimi është përpjekur dhe ka luftuar ta “mbajë” kohën, ta sundojë atë.

Koha nuk mund të sundohet kurrë, ajo zotërohet dhe të gjithë këtë e kanë bërë shkrimtari me letërsinë, që nga kohët antike deri sot. Letërsia e mirë e “mban” kohën, ajo e merr atë mbi shpinë, siç mund të marrësh mbi shpinën e devesë dhe një shtëpi, e përcjell nga koha në kohë.

 Asnjë teknologji tjetër sado e sofistikuar të ketë qenë ajo nuk ka arritur ta bëjë këtë, përveçse letërsia dhe shkrimtari.

Shkrimtari Flori Bruqi ka kërkuar ngjarje dhe ato i ka gjetur në jetën e njerëzve të tij, në jetën e armiqve të historisë dhe të popullit të tij.

Ka qenë një ngjarje që ka shëtitur nëpër të gjithë rrugët e vendit të tij, nëpër rrugët e fisit të tij, prag më prag shtëpie.

 Ai, shkrimtari është nxënë me atë ngjarje, është rritur dhe pjekur me të.

 Një pjesë të saj e ka marrë në shpinë si ajo deveja nëpër shkretëtirë, një pjesë tjetër e ka “bërë” burrëri për ta përballuar jetën.

E gjithë krijimtaria e Flori Bruqit është një mega-metaforë e ndërtuar “metonimikisht” në raportet e njeriut me njerëzit dhe e qëndresës me ekzistencën. Studimi kritik mbi krijimtarinë e Flori Bruqit arrin ta elementojë të gjithë strukturën artistike të cilës i “perimetrohet” dukshëm ç’e ka motivuar atë dhe pse ka qenë e tillë.

 Krijimtaritë universale vijnë përmes thjeshtësisë së vet, por e mbajnë të tillë temat universale, për të cilat njerëzimi ka pasur, ka dhe sot do të ketë përjetësisht nevojë. 

 kritik për krijimtarinë e Flori Bruqit prek dhe çështjet e tjera të letërsisë që është shkruar dhe po shkruhet në Kosovë.

2019/02/12

“Ylli i Shkrimtarit” I Ndriçim Kullës hedh dritë mbi raportet e Kadaresë me Enver Hoxhën



Nga Flori Bruqi

Ndriçim Kulla është lindur në fshatin Vergo të rrethit të Delvinës me 19.08.1954. Ka mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Gjuhë–Letërsisë në Universitetin e Tiranës.

Ka ushtruar profesione të ndryshme si minator, profesion të cilin e ka ushtruar deri në vitin 1988, mësues, gazetar dhe pedagog në Akademinë e Arteve. Që prej vitit 1993 ka punuar si një ndër botuesit e parë privat në Shqipëri, si fillim në pozicionin e Drejtorit në Shtëpinë Botuese “Phoenix” dhe më vonë Drejtor i Shtëpisë Botuese “Plejad”. Si intelektual aktiv, është i pranishëm në opinionin publik me ide, të cilat botohen në shypin e ditës. Ka botuar rreth 25 libra në cilësinë e autorit, që i përkasin gjinive të ndryshme si studime, biografi, politologji, albanologji dhe albume, të cilat janë vlerësuar publikisht.

Ka bashkëorganizuar dhe drejtuar me qendra studimore dhe institucione qendrore konferenca shkencore mbarëkombetare. Në rolin e anëtarit të “Këshillit Kombëtar të Librit”, të cilin e ushtron prej 12-vitesh, ka dhënë kontributin e tij të vlefshëm për të ndihmuar zhvillimin e librit shqip. Eshtë iniciator me kontribute të veçanta i rivlerësimit të elitës së ndaluar shqiptare dhe i mendimit shqiptar duke i dhënë një ndihmesë të madhe kulturës dhe arsimit shqip me hulumtimin, botimin, por edhe promovimin e kësaj literature të ndaluar.

Ka drejtuar punën akademike, kërkimore, përgatitëse dhe botuese të gjithë serisë prej 32 vëllimesh voluminoze të veprës së albanologut dhe albanofilit me famë qartësisht ndërkombëtare At Giuseppe (Zef ) Valentinit. Ka redaktuar mjaft libra të suksesshëm me karakter filozofik, historik dhe albanologjik. Ka ideuar dhe drejtuar kolanën e njohur të “Mendimit shqiptar” dhe “Mendimit albanologjik”, të cilin po e vazhdon më tej me shumë vepra të tjera të panjohura nga publiku.

Pas një pune afërsisht dyvjeçare si Ndihmës i Presidentit të Republikës aktualisht ai punon si Këshilltar për Kulturën.

Z. Ndriçim Kulla është dekoruar me titullin e lartë “Mjeshtër i madh”.







“Ylli i Shkrimtarit” është një biografi mbi shkrimtarin e shquar Ismail Kadare, e shkruar nga studiuesi dhe publicisti Ndriçim Kulla.


I lindur në Gjirokastër në një familje me tradita, që i jepte krahë fantazisë, me një lidhje fisnore me ish-diktatorin Enver Hoxha, për të cilën nuk flisnin të dyja palët, me një gjeni krijuese që do spikaste shumë herët, Kadare do të “shkruante” librin e jetës së tij si askush tjetër. Ai na zbulohet përmes biografisë “Ylli i shkrimtarit”, me autor studiuesin Ndriçim Kulla. Një nga momentet që do të shënjonte qysh herët jetën e Kadaresë, vetëm 12-vjeçar, ishte arrestimi i tij si “falsifikues monedhash”. Në dukje një marrëzi, por që në fakt ishte e mirëkalkuluar, për të goditur gjeneralin Tahir Kadare, të martuar me një grua hebreje. Goditja e tij i vinte për shtat Enver Hoxhës, që nuk kishte ndonjë simpati për të dhe nga ana tjetër do t’i bënte qejfin Stalinit, që kishte nisur fushata kundër hebrenjve. Në biografinë për shkrimtarin Ismail Kadare të autorit Ndriçim Kulla, “Ylli i shkrimtarit”, del një detaj interesant: familjet e Ismail Kadaresë dhe Enver Hoxhës kishin farefisni, por asnjëra palë nuk e përmendte këtë, përpos rasteve kur ishin të tretët ata që e përmendnin këtë fakt. Në libër Kulla është ndalur gjatë në këtë fakt, duke zbërthyer arsyet pse i ati, Haliti, ia kishte mohuar të birit, Ismailit fëmijë, faktin se kishin të bënin me diktatorin. Dy ishin këto arsye: E para qe frika nga një goditje e mundshme, të cilën Enver Hoxha dëshmoi me vepra se nuk ua kurseu as njerëzve të tij më të afërt, në krye kunatit Bahri Omari. Ky e kishte ndihmuar me të gjitha mënyrat, për shkollimin, paratë, mbrojtjen nga fashistët etj. Arsyeja e dytë e mohimit të afërsisë familjare ishte çështje rangu e qibre. Siç thotë vetë Kadare, Hoxhatëve në Gjirokastër u thoshin “psefto”, pra pseudo qytetarë dhe jo ndonjë derë e madhe.


Pjesë e kolanës së veprave të shkruar për Ismail Kadarenë është edhe libri i studiuesit dhe publicistit Ndriçim Kulla, “Ylli i Shkrimtarit”. Kjo qasje rreket të na ballafaqojë me disa të vërteta të panjohura rreth Kadaresë që nga koha e diktaturës e sot.I lindur në Gjirokastër në një familje me tradita, që i jepte krahë fantazisë, me një lidhje të përfolura fisnore me ish-diktatorin Enver Hoxha, për të cilën nuk flisnin të dyja palët, me një gjeni krijuese që do spikaste shumë herët, Kadare do të “shkruante” librin e jetës së tij si askush tjetër. Ai na zbulohet përmes biografisë voluminoze “Ylli i shkrimtarit”, me autor studiuesin Kulla. Një nga momentet më të rëndësishme të këtij libri është raporti i tij me diktatorin Enver Hoxha, disidenca e përfolur dhe mjaftë e debatuar e Ismail Kadaresë, fëmijëria e tij dhe ndikimi i kësaj periudhe në veprat e tij të famshme, qyteti i lindjes, Gjirokastra si dhe jeta e tij nën diktaturë.

Kur lexuesi merr në dorë një biografi të Ismail Kadaresë, ai mendon se bëhet fjalë ose për një libër që i thur lavde shkrimtarit, ose për një libër ku ai anatemohet. Në cilën anë e gjen veten ky botim?

Ky libër, mendoj, nuk i përket asnjërit prej këtyre llojeve. Për Kadarenë është shkruar shumë në të dy mënyrat, kështu që tjetër libër i tillë nuk do të sillte ndonjë gjë të re. Unë e di se shumë lexues do të kërkojnë që në parathënie të gjejnë se nga anon autori i librit, pra për të parë çfarë është ai: ithtar i Kadaresë apo kundërshtar i tij. Si biograf unë nuk mund t’ia lejoj vetes një qëndrim të tillë. Kjo do të thotë se libri duhet shkruar në atë mënyrë që të ndihet se ka marrë në konsideratë argumentet pro dhe kundër Kadaresë, si akuzat e kundërshtarëve të tij, ashtu dhe përgjigjet e këtij të fundit. Gjithsesi, unë si shkrues i këtij libri jam i vetëdijshëm se në rastin e shkrimtarit ka një tjetër gjykues suprem që është koha. Këtij gjykimi suprem do t’i nënshtrohet edhe libri im “Ylli i shkrimtarit”. Gjatë gjithë këtij libri unë jam munduar ta kem ndërmend edhe këtë gjykatë supreme që është koha.

Për Kadarenë janë shkruar libra nga shumë të huaj, spanjollë, francezë, holandezë, anglezë (kjo e fundit nga Peter Morgan, botim i Oksford-it), por jo nga shqiptarë. A është ky një avantazh?

Për këto libra të shkruar nga të huajt duhet thënë se ato kanë të gjitha dy të meta serioze të përbashkëta, për të huajt që shkruajnë për Shqipërinë e kohës së komunizmit. Duke mos qenë njohës të gjuhës shqipe, autorët e këtyre librave nuk kanë mundur të shfrytëzojnë shumë hollësi nga ato që janë shkruar për shkrimtarin në atë kohë. E meta tjetër është se autorëve të këtyre librave u mungon njohja e plotë e atmosferës në të cilën ndodhnin gjërat për të cilat ata shkruajnë dhe që nuk mund ta kuptojë një njeri që nuk ka jetuar në Shqipërinë e asaj kohe, sado studiues i aftë që të jetë. Por unë kam pasur dhe një avantazh tjetër. Avantazhin tim të veçantë personal. E kam ndjekur Kadarenë në të gjitha veprat e tij si lexues, në të gjitha fazat e moshës time, duke filluar që nga fëminia ime, kur lexova për herë të parë poemën e tij për fëmijë “Princesha Argjiro”. Madje, në këtë drejtim kam krijuar kalendarin tim në lidhje me ato që mendoja se mund të shkruaja për shkrimtarin. Duke gjykuar për të qenë më objektiv nuk u përfshiva kurrë në debatet që u bënë mbi Kadarenë në këto 26 vjet, pro ose kundra tij, por i kam ndjekur sistematikisht me një ndjeshmëri të lartë, duke u përpjekur të fitoj një gjykim sa më racional mbi to.

Po për autorët shqiptarë?

Përsa u përket autorëve shqiptarë, me thënë të drejtën, e kam pritur që ta shkruajnë më së shumti kundërshtarët se sa ithtarët e tij, sepse kundërshtarët me këmbëngulje të palodhur ia kanë shqyrtuar jetën me mikroskop, kështu që duhej pritur që ndonjëri prej tyre t’ i përmblidhte në një libër të gjitha “zbulimet” e bëra. Ndërsa për ata qe mund të thonë se është dhënë që në fillim një shenjë sesi do të jetë ky libër, shpresoj që të zhgënjehen pas leximit të tij. Ky libër nuk është një apologji për Kadarenë. Madje, një nga gjërat që nuk është anashkaluar është pikërisht këndvështrimi i kundërshtarëve. Shprehimisht çështja qëndron kështu: Kadare kishte mundësi të zgjidhte midis të qenit një shkrimtar disident dhe të qenit një shkrimtar siç do t’ i pëlqente regjimit komunist. Me fjalë të tjera të zgjidhte midis “kurorës me gjemba” dhe “kurorës me dafina” të shkrimtarit zyrtar. Vetë shkrimtari ka pohuar se nuk ka mbajtur asnjërën prej tyre. Po të flitet për kurorë, ai ka mbajtur një kurorë të tretë, atë të artit.

Njëra nga pikat më të debatueshme të jetës dhe veprës së Kadaresë është disidenca e tij? Si trajtohet ky problem në biografinë shkrimtarit?

Diskutimi për disidencën ose jo të Kadaresë vazhdon jo vetëm në Shqipëri, por edhe në planin ndërkombëtar, kryesisht në rrethe majtiste. Për opinionin e gjerë publik shqiptar ai ka qenë disident në mos me akte publike, që ishin të pamundura në Shqipëri, me shumicën e veprave të tij. A nuk është një vepër thellësisht disidente “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”, poemthi “Laokonti”? Nuk do të thotë të mbash anën e Kadaresë që ta konstatosh faktin se kundërshtarët e shkrimtarit janë një minorancë në Shqipëri dhe më gjerë në krahasim me ithtarët e tij. Edhe kundërshtarët e shkrimtarit e pranojnë këtë gjë si nën zë dhe ia lenë fajin për këtë të ashtuquajturit glorifikim të Kadaresë që nga koha e regjimit komunist. Natyrisht se, me këtë tezë nuk mund të shpjegohet vlerësimi për Kadarenë në botë. Në shtypin anglosakson sidomos ka një qëndrim të përhapur që shkon edhe më larg, duke e shtruar çështjen se disident ose jo, Kadareja është ai që është, një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë të kohës dhe, si i tillë, s’ ka nevojë për klishetë e lartpërmendura. Cila është e vërteta? Kjo është një prej pyetjeve që unë jam munduar t’i jap përgjigje në këtë libër. Disa gjëra janë të pamohueshme dhe s’ mund të anashkalohen në asnjë biografi të Kadaresë. Ky shkrimtar është ai që është kritikuar më tepër se cilido shkrimtar tjetër në Shqipëri në kohën e komunizmit. Kritikat për të zënë fill që nga mosha shtatëmbëdhjetëvjeçare. Një gjë tjetër është e pamohueshme për atë që studion dokumentet: Këmbëngulja e këtij shkrimtari për të vazhduar të bëjë po ato “gabime” për të cilat është kritikuar. Këto janë fakte. Kur një biograf i pasqyron ato në librin e tij, nuk do të thotë se ai është pro Kadaresë. Do të thotë thjesht se ai i vendos faktet në bazë të librit të vet.

Megjithëse në këtë libër janë trajtuar shumë çështje të jetës së shkrimtarit, që nuk kanë të bëjnë me raportin e tij me Enver Hoxhën, për nga pesha që ka kjo marrëdhënie në ecurinë e jetës së shkrimtarit. Boshti i librit duhet të jetë raporti shkrimtar-diktator. A mund të na e shpjegoni këndvështrimin tuaj mbi këtë?

Ndryshe nga shumë shkrimtarë të shquar rusë, të cilët ishin shkrimtarë disi të njohur që para se Stalini, madje edhe Lenini të vinin në pushtet, Kadareja, për shkaqe natyrore (koha kur lindi), nisi të shkruajë dhe të botojë në kohën kur Enver Hoxha ishte ndërkaq në fuqi. Por edhe pas rënies së regjimit komunist, kur duhej menduar se jeta dhe vepra e shkrimtarit do të çlirohej më në fund nga komplikimi që i kishte sjellë diktatori komunist, ka ndodhur një fenomen i çuditshëm. Kundërshtarët e shkrimtarit çuditërisht u bënë aleatë me diktatorin e vdekur duke e tërhequr, nuk mund të them pa sukses, shkrimtarin në kurthin e të harxhuarit të pjesës më të madhe të kohës së tij dhe të shkrimeve të tija, për të shpjeguar pozicionin e vet. Ishte kjo një mënyrë shumë djallëzore për të përjetësuar praninë imponuese të diktatorit në jetën dhe veprën e shkrimtarit. Pa dyshim, diktatori do të ishte një nga temat e rëndësishme të rrëfimeve të Kadaresë në intervistat dhe veprën e tij letrare, por kundërshtarët e shkrimtarit ia dolën që ta kushtëzojnë angazhimin e shkrimtarit në liri duke i marrë atij një pjesë të kohës që mund të ishte përdorur për vepra të tjera. Me pak fjalë ia dolën të gjenerojnë diktaturën për shkrimtarin.

Por megjithatë loja e kundërshtarëve të Kadaresë u kthye në boomerang për ta, se ata u bënë shkak njëfarësoj që diktatori komunist Enver Hoxha të zinte më shumë vend në veprën e Kadaresë pas vitit 1990 se në atë para vitit 1990. Kjo është një temë që kundërshtarët e shkrimtarit nuk duan ta prekin se e ndjejnë se në ç’ konkluzione mund të çojë.

Ç’mendon autori i “Ylli i Shkrimtarit” për vlerësimin e Ismail Kadare me çmimin “Nobel”?

Juria e çmimit “Nobel” duhet të ketë një ndjenjë faji ndaj Kadaresë që ky shkrimtar është ndëshkuar prej saj me pa të drejtë për shkak të angazhimit të tij për një çështje të drejtë dhe thellësisht humanitare si ajo e Kosovës. Që nga çasti që Kadare nisi të shkruajë dhe të botojë, ai, ndërsa jetonte në diktaturë, ka parë se si çmimin “Nobel” në letërsi e kanë fituar shumë shkrimtarë, të cilët duke jetuar në vende të lira refuzuan lirinë dhe u bërë himnizues të totalitarizmit me veprën e tyre. Mes tyre kishte jo pak shkrimtarë komunistë, madje stalinistë. Refuzimi i lirisë ishte një zgjedhje e tyre e lirë. Ndërsa Kadare, i cili jetonte në diktaturë, nuk pati mundësi të zgjidhte lirisht nëse do të jetonte në liri apo në tirani. Ai refuzoi tiraninë dhe kërkoi lirinë, me aq sa ishte e mundur për një shkrimtar që jetonte në diktaturë. Akordimi i “Nobel”-it për Kadarenë do të ishte një gjest emancipues për vetë jurinë e “Nobel”-it, e cila me këtë do të çlirohej nga prangat e refuzuesve të lirisë që i ka vënë vetes, duke i nderuar ata me shumicë me çmimin e lartë. Unë besoj shumë se kam shkruar biografinë e një nobelisti të ardhshëm dhe se kjo gjë do të vërtetohet në vitet që do të vijnë. Megjithatë si do që të ndodhë, Kadare mund të qëndrojë shumë mirë edhe në grupin e atyre shkrimtarëve të mëdhenj që nuk e morën kurrë çmimin “Nobel”, siç ishte Leon Tolstoi, por dhe shumë të tjerë gjenial, aq më shumë kur tashmë është bërë e dukshme se, mjaft çmime të tilla që janë dhënë nga kjo juri janë larg, shumë larg kalibrit letrar të Ismail Kadaresë.


Intervistoi: Albert Vataj


*****






Ndriçim Kulla studiues dhe krijues shqiptar. Është lindur në Delvinë. Ka mbaruar shkollën e lartë, Universitetin e Tiranës (dega gjuhë letërsi shqipe). Ka ushtruar profesione të ndryshme, punëtor në minierën e Valiasit në Tiranē rreth shtatē vjet me radhë, mësues në shkollën e mesme të përgjithshme, gazetar, pedagog në Akademinë e Arteve, dhe botues privat. Aktualisht është drejtor i shtëpisë botuese Phoenix.

Vepra


Dritëhije Shqiptaro - Greke - 2000


Dritëhije shqiptaro-greke : 10 vjet më pas - 2008


Ylli i Shkrimtarit – 2013


Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807 – 1957, vëllimi I - 2014


Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807 – 1957, vëllimi II - 2014


Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807 – 1957, vëllimi III - 2014


Kush jemi ne shqiptarët : individi gjithëpërfshirës shqiptar - 2015


Floripres(Flori Bruqi)


***


 Ndriçim Kulla sjell në anglisht librin biografik për Kadarenë, “Ylli i Shkrimtarit”

Rezultate imazhesh për albert vataj
Nga Albert Vataj 

Katër vite më parë, Ndriçim Kulla botoi librin, “Ylli i Shkrimtarit” – një biografi për shkrimtarin Ismail Kadare nga koha e diktaturës deri më sot”. Në këtë libër i bëhet një vështrim i themeltë dhe i paanshëm i marrëdhënieve që Kadare kishte me diktaturën, atë formë diktati nga më të sofistikuar dhe më çnjerëzoret e Evropës. Ky rrugëtim biografik na tregon se cila ishte ajo marrëdhënie, që konsiderohet nga më të ndërlikuarat që një bard i mendimit të lirë mund të ketë ndërtuar me një despot komunist. Marrëdhënia e Ismail Kadaresë me diktatorin Enver Hoxha në vetvete ishin një lloj kompromisi, që në Romën e Lashtë i ngjan marrëdhënies së Senekës – senator dhe fiolozof me Perandorin mizor Neron, qartëson Kulla.

Njëri kishte pushtetin ushtarak, juridik dhe politik, që shtypte me zjarr dhe hekur këdo që e sfidonte dhe tjetri kishte pushtetin e fjalës, që vazhdonte t’iu jepte ushqim shpirtëror njerëzve të vet. Të dy e urrenin njeri tjetrin për vdekje, të dy e shikonin me frikë njëri-tjetrin dhe të dy e respektonin njëri-tjetrin.

Enver Hoxha kishte një iluzion që rezultoi katërcipërisht i rremë për popullin e vet, ndërsa i dyti do ta përjetonte me një letërsi me një imazh po aq të rremë.

Në qendër të këtij libri, tregon Kulla është një marrëdhënie njerëzore, që i mundësoi Kadaresë të ishte i lirë në pjesën më të madhe të veprave për të na dhuruar ato perla botërore që njohim sot , por nga ana tjetër i shkaktoi disa nga plagët më të dhimbshme shpirtërore në jetë.

Kjo qasje rreket të na ballafaqojë me disa të vërteta të panjohura rreth Kadaresë që nga koha e diktaturës e sot.I lindur në Gjirokastër në një familje me tradita, që i jepte krahë fantazisë, me një lidhje të përfolura fisnore me ish-diktatorin Enver Hoxha, për të cilën nuk flisnin të dyja palët, me një gjeni krijuese që do spikaste shumë herët, Kadare do të “shkruante” librin e jetës së tij si askush tjetër. Ai na zbulohet përmes biografisë voluminoze “Ylli i shkrimtarit”, me autor studiuesin Kulla. Një nga momentet më të rëndësishme të këtij libri është raporti i tij me diktatorin Enver Hoxha, disidenca e përfolur dhe mjaftë e debatuar e Ismail Kadaresë, fëmijëria e tij dhe ndikimi i kësaj periudhe në veprat e tij të famshme, qyteti i lindjes, Gjirokastra si dhe jeta e tij nën diktaturë.

Duke folur për realizimin e kësaj sfide, Ndriçim Kulla tregon se në librin “Ylli i Shkrimtarit “, mbas një pune gati 30 vjeçare besoj se ja kam arritur të plotësoj me sukses atmosferën që shoqëron shkrimtarin në çdo hap të moshës, përjetimet që ai ndjen para çdo vepre të madhe që nxorri pena e tij letrare, për të mundësuar kështu fotografimin historik të gjithë jetës së këtij krijuesi.

Mënyra e të rrëfyerit të këtij libri është një gjini e veçantë, diçka midis disertacionit të vërtetë shkencor dhe esse-së së gjatë narrative.

Ky libër biografik për Kadarenë, për një nga personalitetet më të mëdha të letrave shqipe ndonse nuk është promovuar shumë, ndoshta edhe për fajin autorit, të cilit i mjafton puna, vepra që bën, i cili nuk rend dot studiove televizive, ka patur fatin e tij të mirë të ishte një nga librat e vlerësuar.

Botimi i tij ka patur lexues të shumtë dhe është ribotuar heshturazi disa herë.

Mjaft të huaj që lexojnë shqip, duke përfshirë edhe ish-ambasadorin amerikan në Tiranë z. Donald Lu që kishte arritur të lexonte shqip më kanë shprehur habi për informacionin që kanë marrë mbi Shqipërinë komuniste nëpërmjet këtij libri, tregon Kulla.

Shumë herë kërkesa të përsëritura kanë ardhur në adresën time, nga miq të mi shqiptarë konfidencialë në Shqipëri si dhe Evropë, Shtetet e Bashkuara por edhe të tjerë për mundësinë e botimit të tij në gjuhë të huaj, ka shtuar ai.

I kam ndjekur me kureshtje dhe shumë interes, sidomos kur këto kanë ardhur nëpërmjet pikave të shitjes, që mbajnë edhe literaturë të huaj, si në Rinas, Tiranë apo pika të tjera dhe kam menduar seriozisht për botimin në gjuhë të huaj.

Për fat të mirë, bashkëpunëtori im Shpëtim Lezi të cilin e falënderoj publikisht, një përkthyes me një CV interesante, i cili duke qenë ndërkohë edhe lexues i apasionuar i Kadaresë, mbas 3 vitesh pune e përktheu këtë libër në anglisht, duke e konsultuar paralelisht edhe me profesionistë, të cilët e vlerësojnë përkthimin e tij, përfundon, publicisti, studjuesi, shkrimtari dhe botuesi, Ndriçim Kulla. Ardhja e kësaj vepre në anglisht është jo vetë një vlerësim që autori i ka bërë të huajve, të cilët kanë shfaqur interes për këtë libër, por edhe një vlerë e shtuar e vetë vlerës që bart Ismail Kadare në historinë e letërsisë shqipe.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...