Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/23

Akademik Prof.dr..Artan Fuga: Himni i Kombëtares nuk është himni i kombit, o shokë! Lajthitje tekstuale

Rezultate imazhesh për artan fuga 


“Himni i kombëtares nuk është himni i kombit. – Këtë dallim të qartë e ka bërë sot, filozofi dhe publicisti Artan Fuga në një shënim të tijin. – Fakti që emocionohemi, na krijon bindjen se kemi energji pozitive për vendin, por duke e politizuar, nacionalizuar, kthyer futbollin në marketing politik, krijojmë iluzione,”- thekson ai.

Në një kohë kur në rrjetet sociale qarkullon kënga dhe videoklipi “Himni i kombëtares” i dy artistëve shqiptarë, Fuga “kthjellon ujërat” :


“Himni i kombëtares më emocionoi, por nuk më pëlqeu, – shprehet ai. Himni i kombëtares nuk është himni i kombit, o shokë. Ai ishte shumë i mirë për himn kombëtare bis.

Kombëtarja e futbollit dhe kombi janë dy gjëra të ndara. Rima me flamurin më të bukur në botë ishte perlë, nuk ka flamur më të bukur, por problemi aty, në futboll, nuk është flamuri, por topi… i futbollit.

Teksti është i zhvendosur semantikisht. Ka ndodhur një lajthitje tekstuale e quajme ne. I këndohet flamurit, por jo futbollit si sport, si urë miqësie me kombet e tjerë, si hapje e Shqipërisë drejt Europës dhe botës, si hymn për rininë, për trupin, estetikën e sportit.

Edhe po të na rrahin 6 me 0 në futboll, kombit tonë i marrin të keqen. Edhe po të fitojmë 100 me 0, në futboll kemi fituar, jo gjëkundi tjetër.

Himni i kombëtares nuk mund të lidhet me droning, sepse ai është një episod politik i veçuar pa lidhje me futbollin dhe nuk mund të politizohet me të. Kalimi i futbollit si një ngjarje politike krijon manipulim.

Presim ndeshjen tjetër për të menduar për kombin, kur kombi e thërret rininë drejt dijes, drejt punës, drejt kulturës dhe nuk gjen përgjigje. Fakti që emocionohemi, na krijon bindjen se kemi energji pozitive për vendin, por duke e politizuar, nacionalizuar, kthyer futbollin në marketing politik, krijojmë iluzione.

Kur shoh futbollistët e kombëtares që luajnë me klube të huaja, une për vete edhe hidhërohem : Si na i marrin gjërat më të mira? Por, pavarësisht kësaj, kombëtarja e futbollit që kemi është kompetitive, sa mirë po të kualifikohej…

Himni nuk më pëlqeu, por më emocionoi, kurse kombëtarja e futbollit më pëlqen…,”përfundon Fuga.


Akademik Prof.Dr.Artan Fuga :Kolosë, dhe jo maskarenj dyleksha!

Rezultate imazhesh për artan fuga


Hapje totale me Kosovën, teza surprizë e akademikut të shquar

Akademiku Artan Fuga thotë se Shqipëria duhet të projektojë një hapje totale me Kosovën. Puna është se unë, duke mos qenë fare nacionalist, madje me disa devijime të lehta kozmopolite, jam për hapje totale me Kosovën, shkruann ai

Hapje totale me Kosovën

Miq dhe lexues këtu në facebook më falenderojnë kot, a thua se kam bërë dhe bëj ndonjë gjë me vlerë, dhe pse? Sepse ndjehem mirë kur u lë rrugën plazhistëve nga Kosova, Berati, Gjirokastra, Ulqini, Mirëdita, etj., kur ata kalojnë nga njeri trotuar te tjetri këtu në plazh në Durrësin mikriptës?

Normale mo! E bëj sepse ashtu më pëlqen, përpos e kam me rregulloren e rrugës.

Po, ajo nuk ka rëndësi.

Puna është se unë, duke mos qenë fare nacionalist, madje me disa devijime të lehta kozmopolite, jam për hapje totale me Kosovën.

Kur?

Sot mo!

Cdo i ri shqiptar që nga gjimnazi e lart ta bëjë shkollën ku të dojë në Kosovë a Shqipëri. Ato kuotat idiote, proteksioniste, për trojet në Universitetet shqiptare më bëjnë me turp.

Kuota burokratësh pa asnjë vlerë!

Gazetat, librat, revistat, tekstet, nga Shqipëri në Kosovë dhe nga Kosova në Shqipëri, të transportohen falas si akti i madh amerikan që për gazetat nuk kishte pullë poste.

Hajde baballarë të Kushtetutës amerikane hajde!

Kolosë, dhe jo maskarenj dyleksha!

Në Prishtinë të funksionojë me paret e shtetit të Kosovës Shtëpia e Kulturës e Shqipërisë dhe në Tiranë me lekët e Shqipërisë Shtëpia e Kulturës e Kosovës.

Heqje e të gjitha taksave dhe e barrierave doganore !

Poshtë histeria proteksioniste që u shërben vetëm biznesmenëve të paaftë!

Heqje e cdo kontrollit në kufi !

Konkurim i lirë për në postet e administratës shtetrore të dy vendeve për qytetarë Kosovarë ose nga Shqipëria pa marrë parasysh se ku jetojnë.

Tregti e lirë dhe sipërmarrje e lirë pa asnjë kusht ose detyrim shtesë, pra si për vendasit.

Hapja e një kanali në Televizionet publike përkatëse të kanaleve televizive të ndërsjella.

Tekste mësimore të diversifikuara, por që mund të zgjidhen lirisht nga të gjitha shkollat në Kosovë dhe në Shqipëri.

Konkurse dhe olimpiada shkollore të përbashkëta.

E drejtë e hapjes së gjendjes civile për cdo qytetar në cdo qytet të të dy vendeve pa kufizim.

Ne kemi nevojë për qytete multikulturore!

E drejtë për cdo rezident nga të dy vendet për të votuar për pushtetin lokal atje ku jeton.

Artan Fuga është anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Diplomuar në filozofi në Universitetin e Tiranës në vitin 1978.

Në vitet 1981 - 1997 ka punuar në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike (më vonë Fakulteti i Shkencave Sociale) si pedagog, përgjegjës i sektorit shkencor të filozofisë dhe të sociologjisë, përgjegjës i katedrës së historisë së filozofisë dhe më pas si përgjegjës i departamentit të filozofisë e sociologjisë.

Në periudhen 1998 - 2003 punoi si lektor pranë departamentit të sociologjisë të Universitetit Paris - X - Nanterre në Francë.

Libra të shkruar

Artan Fuga është autor i shumë librave në fushën e filozofisë, sociologjisë, komunikimit dhe publicistikës,

"Shtigje drejt guvës së gjarpërit" (Ora, Tiranë, 2002)

"Ikja nga kompleksi i Rozafës" (Dukagjini, Peje, 2000);

"Majtas Jo Djathtas" (Ora, Tiranë, 2003);

"Shoqëria periferike" (Ora, Tiranë, 2004);

"Lexime në komunikim" (Ora, Tiranë, 2005);

"Rrota e Mundimit" ( Duda, Tiranë, 2007);

"L'Albanie entre la pensée totalitaire et la raison fragmentaire" (L'Harmatan, Paris, 1998);

"Identités périphériques en Albanie" (L'Harmatan, Paris 2000);

"Les mots dans communication politique en Albanie" (L'Harmatan, Paris, 2003).

Flori Bruqi

Përgjigja e merituar e kancelarës Angela Merkel ndaj përpjekjeve të Beogradit për copëtimin e Kosovës



Kancelarja gjermane Angela Merkel reagoi për idetë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ishte totalisht kundër një mundësie të ndryshimit të kujfive në Ballkan.

Lidhur me këtë qëndrim të saj, ka reaguar dhe Ish-kryeministri shqiptar Prof.Dr. Sali Berisha i cili e ka përshëndetur deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel.

Berisha shkruan se kjo ishte përgjigjja e duhur ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës.


STATUSI I  PROF.DR. SALI BERISHËS

Një qëndrim për t’u përshëndetur.

Të dashur miq, dje Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në konferencë shtypi në Berlin me Kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës, deklaroi qëndrimin e saj të qartë kundër përpjekjeve pakteveër ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Ky qëndrim i Kancelares, është për t’u përshëndetur si një kontribut real për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kjo është përgjigja e merituar ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës, ndarjen e saj, ç’bërjen e fitores së luftës së shqiptarëve të Kosovës dhe NATO-s kundër Serbisë së Millosheviçit, dhunimit të të gjitha ndërkombëtare për integritetin territorial të Kosovës, dhunimin e rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB dhe Këshillit të Sigurimit, dhe dokumentit Ahtisari.

Kjo përpjekje është një ç’bërje e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën dhe vet Aktit të Pavarësisë së Kosovës, 116 njohjeve të saj në kufijtë aktualë. Por, me këtë qëndrim Gjermania, gjithashtu kundërshton hapjen, nga serbomëdhenjtë e Beogradit dhe argatët e tyre albanofobë në Prishtinë, të kutisë së Pandorës dhe provokimin e një zinxhiri të ri konfliktesh në Ballkan.

Nga Flori Bruqi :Shaban Murati “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” (Një përgjigje për problemet e sotme të Kosovës)


Libri i ri i Shaban Muratit  “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”,  nga Fondacioni i mirënjohur “Alsar” në Tiranë, i cili vazhdon kontributin me botimin e veprave të autorëve të njohur shqiptarë të fushave të ndryshme.


Libri paraqet një antologji të analizave sistematike të autorit për problematikën diplomatike të shtetit të Kosovës nga krijimi i tij deri në ditët e sotme. Sistematizimi i çeshtjeve, konsekuenca dhe dinamika e ndjekjes së tyrë në zhvillim e sipër, e bëjnë librin aktual dhe lexuesi mund të gjejë në të disa përgjigje për pikëpyetjet dhe për zhvillimet e sotme rreth Kosovës.


Analiza e autorit përmbledh çeshtjet më të mprehta, me të cilat është përballur diplomacia dhe shteti i Kosovës në dhjetëvjetëshin e parë të jetës së vet. Kjo përfshin frontin e vështirë diplomatik të përballimit me diplomacinë e Serbisë në rajon dhe në arenën ndërkombëtare, si dhe përballjet me barrierat e pafund antikosovare të diplomacisë ruse. Përfshin ballafaqimet me segmente të diplomacisë europiane, e cila jo gjithmonë ka ruajtur koherencën e saj për Kosovën dhe për Ballkanin. Përfshin trajtimin e disa marrëdhënieve dhe problemeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Kosovës.

“Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” i Shaban Muratit, me interes për diplomacinë aktuale


Një trajtim të thelluar marrin temat e mekanizmave dhe intrigave diplomatike të Serbisë dhe aleatëve të saj kundër pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. Në libër trajtohen për herë të parë nga autori çeshtje si e drejta e Kosovës për reparacione, e drejta e Kosovës për pjesën e trashëgimisë së ish Federatës Jugosllave, e dreja e paditjes së Serbisë në Hagë për gjenocid, çeshtja e kufijve, e Luginës së Preshevës, e Sanxhakut, etj.

Një vëmendje të vecantë në libër i kushtohet analizës së procesit të bisedimeve në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë dhe implikimet e tij gjatë viteve deri në 2018, kur doli në plan të parë çeshtja e një marrëveshje përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve. Libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” i autorit Shaban Murati paraqet një interes aktual diplomatik, akademik dhe kombëtar.

Një vëmendje të veçantë në libër i kushtohet analizës së procesit të bisedimeve në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë dhe implikimet e tij gjatë viteve deri në 2018, kur doli në plan të parë çështja e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

Në ceremoninë e promovimit ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Ilr Meta. Të ftuar të tjerë ishin edhe figura të shquara nga fusha politike dhe akademike si Mehdi Gurra, zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, ambasadori Maxhun Peka, Aleksandër Çipa dhe profesor Ylber Sela, të cilët mbajtën dhe nga një ligjëratë të shkurtër mbi autorin dhe librin.

Mehdi Gurra, kryetar i Fondacionit “Alsar” ka thënë se, “ky libër është një përmbledhje mbi diplomacinë e shtetit të Kosovës. Shkrimet analitike në këtë botim përmbledhin një hapësirë kohore nga fundi i vitit 1998 e deri sot. Shaban Murati është ideal në mendimet e tij, prioriteti i tij është njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia. Në këtë kalvar diplomatik ai jep vështrimin e tij me anë të një pene mjaft diplomatike”.

Gjithashtu zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj u shpreh gjatë fjalës së tij se, “raporti i Kosovës me Shqipërinë nuk është një raport i politikës së jashtme, raporti jonë me Shqipërinë është një politikë e brendshme. Shqipëria është partneri më strategjik që ne kemi në rajon”.

Ai shtoi se, “Shaban Murati është njohësi më i mirë i Kosovës dhe raporteve të saja me rajonin. Shkrimet në libër nuk kanë një temë, por disa tema të veçanta, të cilat autori i trajton në mënyrën më të mirë të mundshme. Në këtë libër autor Murati ka vetëm një shqetësim, atë të Kosovës në këto 20 vitet e fundit”.

“Libri flet dhe për fitoret afatgjata dhe për dështimet afatshkurtra të cilat i ka patur Kosova nga Konferenca e Rambujesë, e cila ka qenë kontrata e parë e Kosovës me Perëndimin e deri tek raportet tona me Bashkimin Europian, si partner strategjik i Kosovës. Kur e lexon këtë libër, është një lloj rikthimi në histori, por dhe një lloj rivlerësimi i situatës aktuale në të cilën është Kosova. Mbi të gjitha është një rishikim drejt të ardhmes”, – përfundoi zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Nuk i keni zhgënjyer lexuesit me këtë libër dhe as opinionin publik, pasi ju në këtë libër keni dhënë kontributin e plotë për diplomacinë shqiptare në kërkim të identitetit. Në këtë libër janë trajtuar probleme të kohës kur kanë ndodhur ngjarjet, keni dhënë dhe sugjerime i nxitur jo vetëm nga ndjenja e profesionit, por dhe nga dashuria për vendin dhe kombin tuaj”, – u shpreh gjatë ceremonisë ambasadori Maxhun Peka.

Libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” i autorit Shaban Murati paraqet një interes aktual diplomatik, akademik dhe kombëtar.

“Blerësi” i virgjërisë ishte politikan i njohur nga Tokio.



Një modele nga Azerbajxhani ka vendosur që të nxjerrë në shitje virgjërinë e saj për 2 milionë paund, për t’i siguruar nënës së saj një shtëpi dhe që kjo e fundit të ndihet krenare për të.


 “Blerësi” ishte një politikan i njohur nga Tokio.

Siç shkruan “Mirror”, Mahbuba, e cila njihet me emrin Maria, u shpreh në lidhje me shitjen e virgjërisë së saj se kishte edhe arsye të tjera pas këtij vendimi, si dëshira për të jetuar në SHBA dhe për të vazhduar atje karrierën e saj si modele. E po ashtu, edhe për të bërë realitet ëndrrën e të hapurit një strehë.




“Unë dua të shes virgjërinë time sepse dua të kem një shtëpi për vete dhe për nënën time, kështu që më në fund mund të jetojmë mirë dhe gjithashtu të udhëtojmë bashkë në të gjithë botën. Dua të jetoj në SHBA dhe të vazhdoj karrierën time si modele. 


Më pëlqejnë qentë dhe ëndërroj të hap një strehë. Nëna ime bëri gjithçka për mua deri tani, dhe tani është radha ime, për ta bërë atë krenare”, tha 23-vjeçarja në një deklaratë.

Modelja e nxori virgjërinë në ankand, në sajtin “Cinderella Escorts” me seli në Gjermani, si dhe në profilin e saj, ku shkruante se kërkonte një “sugar daddy”. Nga ofertat që i erdhën në vendin e tretë renditej një futbollist i njohur nga Mynihu dhe në vendin e dytë një avokat nga Londra.

Sëmundja e perionit( shtrembërimi i penisit)

Image may contain: 1 person, sitting and indoor


Dr. Evin Dani,androlog 


Sëmundja e perionit është një patologji që ndoshta haset jo shpesh, megjithatë është mjaft problematike për shkak të klinikës që paraqet (shtrembërim i penisit, dhimbje gjatë ereksionit dhe disfunksion erektil (impotencë seksuale).

Të dhënat e fundit tregojnë që shpeshtësia e sëmundjes haset tek 1.5% e pacientëve nga mosha 30-39 vjeç, dhe mbi moshën 70 vjeç kjo shifër rritet me 6%.



Sëmundja vjen në mënyrë graduale pa e kuptuar dhe një ditë prej ditësh pacienti mund të vë re që në momentet e reaksionit ka një shtrembërim të penisit që mund t’i shkaktojë dhimbje, mundet të humbasë anën estetike të penisit dhe ul aftësinë erektile për të kryer aktin seksual.

Është një patologji që vjen nga shkaqe që kanë të bëjnë kryesisht me traumat. Prandaj studimet e fundit janë kryesisht të përqendruara tek traumat që bën penisi. Një mashkull gjatë lojërave të ndryshme seksuale me partneren e tij në një moment të caktuar mund të krijojë një mikrotraum në penis. Kjo mikrotraumë shkakton një mikrohemorragji në tunikën albumine, ku, duke u depozituar sasia e gjakut në këtë zonë, fillojnë proceset inflamatore, fibrime, elemente të koagulimit të gjakut dhe formohet një pllakë aterosklerotike, një pllakë e fortë të cilën ne e konstatojmë gjatë vizitave me sëmundjen e peronit. Pllaka mund të jetë rrethore, sipërfaqësore, e vogël apo e madhe, dhe në varësi të pllakës shohim dhe dëmtimin.

Pacienti fillimisht nuk i vë rëndësi, por me kalimin e kohës kjo bëhet më e dukshme, dhe sigurisht kërkon zgjidhje. Zakonisht është dhimbja ajo që e bën pacientin të shkojë tek mjeku.

‘Europë ndihmoje Shqipërinë përpara se të bëhet Siria e ardhshme’


Nëse demokracitë evropiane nuk ndërhyjnë për të garantuar lirinë e zgjedhjes politike dhe funksionimin e sundimit të ligjit, shqiptarët do të hasen sërish në portat e Italisë dhe Evropës’, shkruan në gjuhën italiane për situatën aktuale në vend pedagogu dhe opinionisti Agron Gjekmarkaj.


Rezultate imazhesh për agron gjelmarkaj


Sot në Shqipëri ekziston vetëm një potencë pothuajse absolute: ajo e kryeministrit Edi Rama. Institucionet kryesore të shtetit janë në duart e tij. Me arsyetimin e reformës gjyqësore, gjykatat janë vetëm në emër: nuk ka më dallim midis një polici, një prokurori dhe një gjyqtari. Më vjen keq që kam një qëndrim kritik ndaj vendit tim, sidomos duke folur me një agjenci të huaj, por e vërteta na bën të lirë … ndoshta.

Në gjashtë vjet të sundimit socialist, Shqipëria është bërë republika e gjelbër e kanabisit, duke u bërë, në fakt, vendi në qendër i trafikantëve të ndryshëm të drogës, shpesh të lidhur me personalitete shumë të dukshme.

Ne jemi një popullsi prej 4.2 milionë banorësh, midis të cilëve 1.5 milionë emigruan në vende të tjera. 300 mijë të tjerë u larguan në vitin 2015, duke e çuar numrin e emigrantëve në 1.8 milionë. Për një vend të tillë të vogël ky është një vetëvrasje demografike. Sondazhet e fundit ofrojnë një panoramë të frikshme, ku 60% e popullsisë së mbetur dëshiron të largohet.

Njerëzit sot vuajnë nga varfëria, papunësia, krimi, korrupsioni i përhapur dhe mbi të gjitha nga mungesa e sundimit të ligjit.

Kohët e fundit u bë publike një dosje me përgjime midis eksponentëve të afërt politikë të kryeministrit Edi Rama me ato të krimit të organizuar. Në këto telefonata flitej ndër të tjera për vota të blera dhe të shitura gjatë procesit të fundit zgjedhor, duke goditur kështu fuqishëm legjitimitetin e qeverisë. Kësaj dosje i shtohen edhe kontratat e rrugëve, të menaxhuara prej vitesh nga njerëz të afërt të kryeministrit.

Reagimi i qytetarëve të revoltuar dhe opozitës ka anuluar së fundmi një kontratë prej 30 milionë eurosh, e cila i ishte besuar një firme fantazme që llogariste një kapital të depozituar prej vetëm 80 centësh.

Studentët dhe profesorët e universiteteve publike kanë qenë për dy muaj gjendje agjitacioni të vazhdueshëm. Ata po protestojnë ndaj problemeve të ndryshme që u peshojnë çdo ditë në jetën e përditshme. Edi Rama, duke përfituar nga ky moment dhe pa përmbushur kërkesat e universitetit, ka ndryshuar 80% të ministrave, duke përkeqësuar akoma më tej cilësinë e qeverisë.

Opozita u bëri thirrje më 16 shkurt mbështetësve të saj që t’i bashkoheshin në qendër për të protestuar, por ajo që tërhoqi vëmendjen, mediatike dhe jo vetëm, ishte pjesëmarrja e më shumë se 60 mijë shqiptarëve, të cilët janë pjesë e një vendi me popullsi pothuajse të përgjysmuar ku vret gjithnjë e më shumë arroganca e pushtetit dhe korrupsioni. Protesta u pasua me vendimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për të mos marrë më pjesë në Parlament. Ndërkohë që, të enjten (21 shkurt) do të ketë sërish një protest. Thënë shkurt, situata paraqitet tejet komplekse.

Dhe në qoftë se demokracitë evropiane nuk ndërhyjnë për të siguruar lirinë e zgjedhjes politike, për të siguruar funksionimin e shtetit të së drejtës, për të siguruar se shoqëria shqiptare do ta mposhtë korrupsionin qeveritar, do të krijohet sërish rasti i Shqipërisë në portat e Italisë dhe Evropës dhe ne do të jemi refugjatët e ardhshëm.

Ne kemi nevojë për ndihmën reale të Evropës për të jetuar si qytetarë evropianë në Shqipëri dhe jo nëpër Evropë si emigrantë dhe si mish për ‘gojën zgjedhore’ të populistëve të rinj. Ne jemi evropianë, jo macet e zeza të Evropës. Na ndihmoni që të gëzojmë lirinë e fituar nga pushtimet otomane, ku vidheshim e përqesheshim.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...