2019-03-07

Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit Amerikan, Daniel Serwer, ka shpjeguar arsyet që sipas tij do ta shtyjnë administratën Trump të përkrah ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.


Serwer është prej kundërshtarëve të parë dhe më të mëdhenj të idesë së korrigjimit të kufijve, ndarjes apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë


Ai thotë se Serbia gjendet në një pozitë shumë më të mirë në Shtëpinë e Bardhë, me ardhjen e administratës së Presidentit Donald Trump.

Këshilltari i Trumpit për Siguri Kombëtare, John Bollton, i cili njihet për kundërshtimin e tij për pavarësinë e Kosovës, sipas Serwer, e favorizon Serbinë dhe i con para idetë serbe për ndryshim kufijsh.

“John Bolton ka qenë kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, dhe do të ishte i kënaqur të shkatërronte atë që ka arritur Bill Clinton, e që ajo është Kosova. Pra kur Bolton tha se do të pranonte edhe idenë e ndarjes nëse Thaçi dhe Vuçiq pajtohen, presidenti Thaçi u shqetësua sepse një marrëveshje e tillë do të përfundonte me një propozim të një anshëm, veriu i Kosovës do t’i bashkohej Serbisë, pa asnjë përfitim për shqiptarët” ka thënë Serwer

Sipas tij në rast se korrigjohen kufijtë, atëherë Gjermania e kancelares Angela Merkel nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian, gjë për të cilën aspirojnë dy vendet

Serwer, i cili njeh mirën çështjet ballkanike në një konferencë ku është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se do të ishte katastrofike që Kosova të shiste sovranitetin e saj për nënshkrimin e një marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë, ashtu siç ka paralajmëruar Presidenti Trump në letrat e tij dërguar Thaçit dhe Vuciqit.


Also a scholar at the Middle East Institute, Daniel Serwer is the author of Righting the Balance (Potomac Books, November 2013), editor (with David Smock) of Facilitating Dialogue (USIP, 2012) and supervised preparation of Guiding Principles for Stabilization and Reconstruction (USIP, 2009).  Righting the Balance focuses on how to strengthen the civilian instruments of American foreign policy to match its strong military arm.  Facilitating Dialogue analyzes specific cases and best practices in getting people to talk to each other in conflict zones. Guiding Principles is the leading compilation of best practices for civilians and military in post-war state-building. 

As vice president of the Centers of Innovation at the United States Institute of Peace (USIP), Serwer led teams working on rule of law, peacebuilding, religion, economics, media, technology, security sector governance and gender. He was also vice president for peace and stability operations at USIP, overseeing its peacebuilding work in Afghanistan, the Balkans, Iraq and Sudan and serving as executive director of the Hamilton/Baker Iraq Study Group.  

As a minister-counselor at the U.S. Department of State, Serwer directed the European office of intelligence and research and served as U.S. special envoy and coordinator for the Bosnian Federation, mediating between Croats and Muslims and negotiating the first agreement reached at the Dayton Peace Talks; from 1990 to 1993, he was deputy chief of mission and chargé d’affaires at the U.S. Embassy in Rome, leading a major diplomatic mission through the end of the Cold War and the first Gulf War.

Serwer is a graduate of Haverford College and earned masters degrees at the University of Chicago and Princeton, where he also did his PhD in history. 


Flori Bruqi 

Top sekret :Profesori amerikan Alon Ben-Meir tregon dy presidentët e fuqishëm që nxitën largimin e “Bondsteel” nga Kosova


Profesori amerikan tregon dy presidentët e fuqishëm që nxitën largimin e “Bondsteel” nga Kosova

Alon Ben-Meir, profesor amerikan dhe ekspert për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, përmes një postimi në facebook ka reaguar lidhur me raportimet e fundit në Kosovë lidhur me largimin e trupave amerikane nga Kosova.

Ai thotë se krejt kjo propagandë është bërë nga presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk, Rexhep Tajip Erdogan.


"Lajmi se "#US kërcënon tërheqjen e trupave nga #Kosova nëse taksa nuk pezullohet", është një lajm i rremë i nxitur nga ata që do të përfitojnë nga ky problem taksash. Jam i sigurtë që e keni menduar mirë - aktorët e njohur të korruptuar - # Putin dhe #Erdogan”, ka shkruar Profesori Alon Ben-Meir në faqen e tij në facebook


The news that “#US threatens withdrawal of troops from #Kosovo if tax is not suspended”,

 is a fake news boosted by those who will take advantage of this tax problem. I am sure 

you have guessed it right—the well-known corrupt actors—#Putin and #Erdogan.




Numri tre i Departamentit të Shtetit Amerikan, David Maclain Hale, një ditë para fillimit të vizitës së tij në Kosovës ka folur rreth vazhdimit të dialogut të Burkselit, vendimit për taksën dhe marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.


                                                   
         
David Hale official photo.jpg
United States Under Secretary of State for Political Affairs


Ai thotë se ka shumë gjasa që marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arrihet gjatë këtij viti.



Megjithatë për të ndodhur një gjë e tillë, Hale thotë se duhet të hiqet vendimi për taksën dhe të vazhdojë dialogu i Brukselit.


Sipas tij është koha që tashmë Kosova dhe Serbia të zgjidhin përfundimisht problemin ndërmjet tyre, i cili ka mbajtur rajonin në një periudhë 20 vjeçare në pasiguri.

“Absolutisht. Ka një shans që të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse gjatë këtij viti, por fillimisht dialogu duhet të rifillojë. Është koha për të ndaluar provokimet nga të dyja anët, për të hequr taksën, dhe që Beogradi dhe Prishtina të rikthehen në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Të dy palët duhet të angazhohen për arritjen e paqes. Ne besojmë se do të ishte për keqardhje nëse do të humbasim këtë mundësi unike për paqe, siguri dhe rritje ekonomike, siç ka thënë presidenti Trump në letrat e tij të fundit që u dërgoi dy presidentëve. Njëzet vite pasiguri janë më të vërtetë shumë. Ka ardhur koha që Beogradi dhe Prishtina të zgjidhin përfundimisht këtë problem”, ka thënë Hale në një intervistë për ‘Danas’.

Sa i përket asaj se si do të duket marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve ballkanike, Hale thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndonjë recetë për të zgjidhur problemin. Ai thotë se kjo marrëveshje është në dorën e Prishtinës dhe Beogradit.

“SHBA-ja nuk do të ofrojë ndonjë recetë për zgjidhjen. Ne besojmë që ajo duhet të jetë e zbatueshme si në Kosovës ashtu edhe në Serbi, dhe duhet t’i kontribuojë stabilitetit afatgjatë të rajonit. Vetëm Beogradi dhe Prishtina mund ta bëjnë këtë përmes negociatave të drejtpërdrejta që nevojiten për të arritur tek zgjidhja, pra nuk është SHBA-ja ajo që dikton rezultatin përfundimtar. Udhëheqësit dhe ekipet e tyre duhet të rinisin negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja, të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë, të komunikojnë me qytetarët me ndershmëri dhe haptas”, ka shtuar ndër të tjera Hale.

Ndër të tjera në këtë intervistë Hale ka folur edhe për pretendimet e Rusisë për të vazhduar ndikimin e saj në Ballkan përmes Serbisë.

David Hale është një nga njerëzit kryesor të Departamentit të Shtetit Amerikan. Ai do të vizitojë Kosovën me 8 dhe 9 mars 2019. Gjatë kësaj vizite ai do të takojë liderët shtetëror. Kjo vizitë e Hale vjen në kohën kur dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar dhe kur SHBA’të po përpiqen të krijojnë rrethanat që procesi të vazhdojë. Gjatë javës që po lëmë pas krerët e shtetit kanë pritur mysafirë edhe nga Shtëpia e Bardhë.

Photo of David Hale



David Hale took the oath of office as Under Secretary of State for Political Affairs on August 30, 2018.
Previously, he was the Ambassador to Pakistan (2015-18), Ambassador to Lebanon (2013-15), Special Envoy for Middle East Peace (2011-2013), Deputy Special Envoy (2009-11), and Ambassador to Jordan (2005-8). Earlier, he had multiple tours in Jordan and Lebanon and served in Tunisia, Bahrain, Saudi Arabia, and at the U.S. Mission to the UN.
In Washington, Hale was Deputy Assistant Secretary of State for Israel, Egypt and the Levant (2008-9) and Director for Israel-Palestinian Affairs (2001-3). He held several staff posts, including Executive Assistant to Secretary of State Albright.
Hale joined the Foreign Service in 1984 and holds the rank of Career Ambassador. He is a recipient of the Distinguished Service Award, a Presidential Rank Award of Meritorious Service, and several Department Superior and Meritorious Honor awards.
He speaks Arabic, is a graduate of Georgetown University’s School of Foreign Service, and a native of New Jersey.

Vështrim përkitazi me krijimtarinë e frytshme të piktorit, Haxhi Kastrati


NGA: NAXHIJE BERBATI KASTRATI


BOTA E SË MADHËRISHMES 
DHE BOTA E ARTIT FIGURATIV

Gjatë studimeve të doktoraturës në fushën e artit Pikturë, Haxhi Kastrati pati mundësinë e mirë të njihet me rryma të ndryshme arti dhe njëkohësisht të përvetësoj teknika të ndryshme të pikturuarit me ngjyra si në pikturë ashtu edhe në skulpturë. Ky ndryshim solli një përvojë të re në reportuarin të e artit të tij. Frymëzimi mori dimensione të reja me të cilat filloi të eksploroj, të paraqes vetveten dhe shqetësimet e mjedisin ku jeton, pastaj shqetësimet e mbarë njerëzimit për një botë më të bukur, plot ngjyra e dritë.

Ai ndër të tjera thotë se u dashurua edhe njëherë fort në artin dhe në misteret e tij. Dhe arriti të krijoj, të frymëzohet shpesh e më shpesh, shumë e më shumë.


Bota ime artistike po rritej dhe bashkë me të nevoja për të madhërishmen, estetikën sublimen që përmban arti dhe artisti. Krijova një shprehje të re të të bërit art. Kjo shprehje e re artistike ka ardhur si frymëzim për ndryshimet e reja të aktualitetit përvojës sime në këtë krijimtari dhe përvetësimit të hapsirave të pakufinjshme të artit. Nisa të përkushtohem në ndryshim dhe e bëra. Zgjodha drunjë për artin tim, zgjodha skulpturën si mjet pamor të paraqitur nëpërmjet drurit të vendlindjes sime dhe të Bjeshkëve të nemuna. Druri që përdora është i llojeve të ndryshme duke nisur nga druri i arrës, i gështënjës, i ahut, i bungut, i shkozës, i mollës, vishnjës, kumbullës dhe dardhës.

Nisa një cilël të ri artistik, realizova skulptura druri të pikturuara. Dalëngadalë frymëzimi im rritej dhe idetë e mia ndryshonin. Fillova të përdorë lloje të ndryshme edhe nga vjetërsia dhe materiali që posedonin drunjtë. Kisha vërejtur se secili lloj i drurit ndryshon në formë, materie, skulpturë e mbrendshme, qëndrueshmëri, dëndësi, ngjyrë dhe formë. Për secilën skulpturë kam përdorur llojin e drurit që kam menduar se i përgjigjet frymëzimit tim dhe arrin ta paraqes më mirë idenë e sjellë si pasqyrim i një realiteti të qëllimshëm Këto llloje natyrale artistikisht të punuara i kam përgatitur dhe gdhendur me mjete të forta si sopatë, motor- sharrë, dalta të ndryshme të cilat përdoren për skulpturë, ndërsa ndërhyrja në këto skulptura është bërë me ngjyra të drurit dhe metalike.


Përdorimi i këtyre skulpturave të përgatitura më parë me mjete të forta ka qenë baza në të cilat dëshironte ti paraqiste shqetësimet e tij, me një art krejtësisht tjetër nga ai mëparshmi por duke ruajtur origjinalitetin e tij krijues, ngjyrat e ndezura dhe dritëhijen. Prandaj zgjodhi ti pikturojë këta drunjë të shëndrruar në skulpturë, dhe veç kësaj arriti edhe ti stolis ti begatoi me shprehje tjera krijuese duke paraqitur imazhe të reja, ndryshe. Varësisht çka ka dashur të paraqes ka bërë zgjedhjen e drurit, srtukturës dhe origjinës së tij por njëkohësisht duke ruajtur edhe formën e tyre origjinale. Kështu ka arritur të shpreh ngjyrën dhe bukurinë e natyrës si dhe madhështinë e artistit. Haxhiu është endur kufinjëve të paanë të imagjinatës dhe fantazisë krijuese për të shprehur preokupimet që e shqetësojnë si dhe për t’i paraqitur idetë për një botë më të mirë. Përdorimi i llojeve të ngjyrave është e stilit të tij. Ngjyrat e tij shprehin karakterin dhe temperamentin e tij krijues. Kuptohet dominojnë ngjyrat e kontrastit.

Kjo qasje e re në artin e Kastratit me skulpturat drunore të pikturuara dhe të reformuara edhe me gjësende tjera si metal, litar, rrathë metalik etj është një pikënisje edhe për artistët e rinj. Ata mund të gjejnë frymëzimin dhe të eksplorojnë me natyrën, se tek e fundit ajo është një mundësi e pashterrshme ngjyrash dhe formash, drite dhe hijeje. Natyra është ndriçim i pashterrshëm për njeriun, artistin. Natyra është art në vete. Prandaj Haxhiu beson se pikturat në skulpturë u japin kuptim shumëdimensional dhe përmbajtje domëthënesë artit pamor.

Skulpturave të pikturuara, transformuara u ka dhënë një përsosje artistike, i vetëdijshëm se natyra mund të kopjohet ”mimesis”, por, edhe mund të krijohet “poesis”, prandaj është përpjekur fort për t’ia arritur qëllimit. Deri sa Platoni thoshte se artistët nuk mund të bëjnë asgjë tjetër, veçse ta kopjojnë realitetin me anë të ngjyrave që i kanë mësuar nga mjeshtrit e tyre dhe solli teorinë “mimesis”, Aristoteli nxënësi i tij e plotësoi këtë teori duke thënë: “E bukura në art qëndron më lartë se e bukura në natyrë”. Artistët përveç se emitojnë realitetin, krijojnë brenda veprave të tyre një botë të tërë subjektive, plot ndjenja, ide dhe shqetësime. Këtë ka arritur ta paraqes Haxhi Kastrati, ta kopjoj realitetin me brumin e tij, por këtë realitet ta personifikoj duke i mveshur elemente njerëzorë.

Cikli i skulpturave të pikturuara ka filluar në vitin 2013 gjatë studimeve në FLU në Beograd. Ky cikël përfshin një numër mbi 50 skulptura të punuara me dimensione të ndryshme, varësisht nga forma dhe madhësia e drurit. Veçanti e këtyre skulpturave është se secili lloj i drurit përmban një strukturë interesante dhe specifike në vete. Gjatë punës së tij krijuese frymëzimit, është përpjekur që këto skulptura ti bëj jetë-ndritshme, tu jap gjallëri artistike.

Pasi që ka eksploruar në këtë fushë është mishëruar me këtë stil të krijuarit beson që mund të vazhdojë prap me krijimin e artit skulptural, por nuk mund të dijë se çfarë do ta frymëzoj më tutje dhe çfarë materiali do të ketë në përdorim në të ardhmen. Kastrati ndër të tjera thotë se i pëlqen ajo çfarë ka arritur, sepse mbrenda ka dellin dhe shpirtim e tij krijues.

Në artet e sotme bashkëkohore në Kosovë dhe jashtë saj, këtë art e aplikojnë edhe disa artistë siç janë Sisley Gjafa i lindur në Pejë në vitin 1970. Ky artist i ri prezantoi Kosovën në Bienalen e Venedikut në Itali në vitin 2017, njëkohësisht Gjafa është prezantuar dinjitetshëm edhe në shumë ekspozita ndërkombëtare. Përveç Sisleyt kemi edhe të riun Anri Shalën i lindur në Tiranë në vitin 1974. Anri njihet si artist multidiciplinar që ishte prezent në shumë galeri, muze bienale dhe projekte të rëndësishme në skenën e artit bashkëkohor. Në vitin 2000, në Gilles Dusein, Paris, merr çmimin për filmin më të mirë dokumentar, shumë çmime tjera ndërkombëtare, kurse në vitin 2001 në Galerinë kombëtare në Prishtinë merr çmimin Musli Mulliqi. Një artist më ndryshe është edhe Sokol Beqiri i lindur në vitin 1964 në Pejë, po ashtu Sokoli është artist i përmasave evropiane. Ai ka specializuar në Universitetin e Lubjanës dhe mori çmime ndërkombëtare në grafikë, siç është çmimi në akademinë e arteve në Prishtinë 1987 për grafikë, në Slon Cetinje 1990 e shumë të tjera. Po ashtu shquhet edhe një krijues i njohur për ekspozita ndërkombëtare dhe punëtori artistike e që pa dyshim është krijuesi i njohur Sllobodan Trojkoviç.

Tani në këtë mes kemi edhe piktorin pejan të njohur edhe jashtë hapsirave shqiptare që u është bashkuar kolegëve të tij, atyre që e duan dhe dashurojmë artin pamor me të gjitha huqet e tij. Haxhiu provoi. Eksploroi natyrën e tij për të paraqitur njeriun e vet. Mori pjesë nga drunjtë që i dhanë frymë dhe freski jetës së tij për t’ia kthyer të stolisur me ngjyrat e tij, për ta hijeshuar dhe begatuar me elemente nga vendi në të cilin kanë janë rritur drunjtë e vendlindjes së tij. Kastrati i emocionuar thotë: “Nën hijen e tyre u rrita dhe ëndërrova parandaj po ëndërroj edhe tani. Me copëzat e tyre bëra një cikël të ri artistik. Skulpturat e pikturuara apo pikturat në skulptura. Kam një mozaik të mrekullueshëm prej tyre Mbretëreshën, Zogun I dhe Zogun II, Ndërtesën.

Mbretëresha është kryevepra e tij. Ajo është mishërim i ekzistencës dhe bukurisë sublime. Por mbretëresha e tij në këtë skulpturë sjellë një brengë një shqetësim të madh, një britmë, lemeri apo më mirë të themi një llahtari e befasishme, që e ka lënë atë pa gojë, më sy të zmadhuar tejmase. Kjo britmë është në shqetësim individual që përçon mesazh kolektiv për një të keqe apo kob që kanoset. Sytë e çakërdisur flasin shumë. Bile njëri prej tyre a i djathti është kokërr n’gjak. Ç’ti ketë ndodhur vallë mbretëreshës do pyesin shumë interpretues të fjalës artistike? Mretëresha ka një porosi, një mesazh që secili prej nesh e interpreton në mënyra të ndryshme. E keqja ogurzezë e ka trishtuar mbretëreshën, prandaj ajo stepet, prandaj edhe klith me sy të dalë vendi.

Skulptura më e realizuar me emrin Mbretëresha është realizuar në fund të gushtitt 2017, në material të forte nga druri i ahut, në dimension 90 me 42cm, me ngjyra të kombinuara. Gjithashtu në këtë punim janë përdorur disa elemente të metalit dhe mjete plastike, me qëllim që vepra artistike të jetë më e begatë dhe më atraktive, interesante. Portetreti i saj është nxjerrë me ngjyra të llojeve të ndryshme, ndërsa gjoksi i saj është paraqitur me dy disqe metalike për të vënë në pah plleshmërinë e femrës dhe të tokës njëkohësisht. Figura e mbretëreshës është stolisur me akcesorë tjerë plastikë e metal. Zilja si dhe litari janë vënë qëllimisht për të vënë në pah bukurinë e femrës dhe hieshinë e leshrave të saj.

Ngjyrat që janë përdorur për portretin e mbretëreshës janë ato të kontrastit, pasi që e tillë na jepet figura me të kundërta bukuri dhe vaje, njëkohësisht plleshmëri e vitalitet në shërbim të së bukurës së madhërishmes. Mbretëresha është simbol i qëndresës, i karakterit të pathyeshëm e stoik, në këtë rast është simbol i një fenomeni të ri që ajo po sheh aq llahtarshëm. Një e zezë që e ka gozhduar pa frymë. Ky realitet i ndryshuar e vë në sprovë, prandaj ajo na paraqitet me pamje të ç’ekulilbruar.

Punimet Zogu I dhe Zogu II janë realizuar në qershor të vitit 2017 në material të fortë dru bungu me dimension 40 me 30 cm,, gjithashtu janë prezent ngjyrat e kombinuara. Interesante është origjina dhe vjetërsia e drurit. Druri që është marrë për skulpturë është dobësuar nga që ky dru është 62 vjeçar. Vjetërsinë e këtij druri e kam shfrytëzuar sidomos te syri i zogut. Syri është shqisa e parë të cilën e shfrytëzojmë të gjithë, sheh gjithçka, plaket më shumë, prandaj edhe rrathë të shumët sillen rreth kokërdhokullës së tij. Kombinimi i ngjyrave të ndryshme vënë mbi një litar rrethon figurën e zogut në klithje. I zënë befasisht zogu ka ndryshuar pozitë, i vënë në sprovë i pa ekuilibruar zogu lemeriset. Shohim se ka rënë diçka nga shpirti i tij, i mungon liria e horizonteve të pa ana, i mungon gjithësia. Unë jam përpjekur thellësisht që në këtë figuracion të theksoj dritë-hijen, drejtpeshimin dhe baraspeshën e objektit bazë.

Skulptura Ndërtesa apo banesa e realizuar në shtator të po të njëjtit vit gjithashtu është punuar me material të drurit. Mendimi artistik për vepra arti te skulpturat me emrin “Ndërtesa” është realizuar në fillim të gushtit me 2017, në material të drurit, lloji i tij, dru pishe me dimension 75cm me 40cm, i cili është pikturuar me ngjyra të kombinuara. Kompozicioni i pikturës është i ndarë në tri pjesë. I gjithë kompozicioni është punuar me një strukturë të ngjeshur, të formave të ndryshme të kombinuara. Është përdorur forma natyrore e drurit, është kombinuar litari, janë përdorë edhe lapsat, për paraqitjen e dy kohëve. Pjesa e parë e ndërtesës bazamenti është lidhur me litar, qëllimi im ishte ta paraqes historinë në themele. Pastaj kemi pjesën e dytë që ka lulëzuar mbi themelet e shtrënguara dhe prapë litari mbi gjithë atë ndërtim që nuk e rrënon ndërtesën edhe pse e ka zënë shtrënguar.

Ndërtesa ruan formën gjerësinë dhe mbahet mbi këmbët e veta. Nuk rrënohet, as nuk bie. Porosia merret vesh. Skulptura “Ndërtesa” është paraqitur me ngjyra të llojllojshme, ndërsa trupi i saj strukturor përshkruan lashtësinë kohore të ndërtesës në tërësi. Në përgjithësi në këtë skulpturë jam munduar të paraqes simbolikën dhe ekzistencën e kullave të trevë së Dukagjinit.

Format e gjalla të drunjve që simbolizojnë lirinë janë punuar nga fund i shtatorit deri në fillim të tetorit 2017. Llojllojshmëria e drunjve është e larmishme, kemi dru nga ahu bungu e shkoza deri te druri i kumbullës. Këto pjesë druri, skulptura janë freskuar me ngjyra të llojeve të ndryshme, kjo hetohet edhe në bazamentin e tyre. Format e tyre janë ekspresivo- fantastike, mitologjike që paraqesin lashtësinë duke pasqyruar lirinë kolektive. Këtë liri që gëzojmë ne, artin e të bërit art për të zgjuar kërshërinë krijuese, për të pasqyruar realitetin dhe bukurinë e pafundme artistike që nga mitologjia e deri te mundësitë e shumta të digjitalizimit modern

Rrugëtimi jetësor si peshë dhe mesazh shumëdimensional



NGA: SEJDI BERISHA 

Sejdi Berisha(Naxhie Berbati Kastrati: “SEMAFORËVE”,
 poezi dhe tregime të shkurtra - 2017)

Rezultate imazhesh për naxhije berbati kastrati
Poezia dhe krijimtaria poetike janë vetë zjarrmia e shpirtit, e cila reflekton jetën dhe rrugëtimin e njeriut, dhe si e tillë e ka peshën dhe mesazhin shumëdimensional pothuaj se tek të gjithë krijuesit, pa marrë parasysh nivelin esteto-letrar. Andaj, në këtë rast, duke pasur parasysh se autorja e respekton dhe e çmon rrugëtimin e vetë jetësor dhe të familjes së saj, por edhe begatinë e veçantë të madhështisë së atdheut, pa marrë parasysh shtypjet, vuajtjet dhe përplasjet, ajo dot nuk ikën nga kjo e vërtetë, të cilën e konsideron edhe të shenjtë, kështu, këndimi poetik prej kohe në kohë, përmes vargut gjithnjë e më shumë forcohet dhe merr absoluten e përjetësisë. Për këtë arsye, edhe titulli i librit “Semaforëve”, i cili është i radhitur dhe mirë i inkorporuar në pesë njësi ciklike(“Toka”, “Dielli”, “Qielli”, “Lumenjtë” dhe “Zjarri”), edhe pse në fillim duket si diçka e thjeshtë, përkundrazi, ligjërimi poetik fuqishëm reflekton historinë dhe filozofinë e jetës, të cilat, shpeshherë sikur u ngjajnë gjeometrisë deskriptive, kur këndet shtrihen dhe pozicionohen në rrafshe të ndryshme, herë herë edhe pa drejtëza dhe as pa “rregulla” shkencore.


 Kjo, ngase edhe jeta, në shumë raste i përjashton rregullat e veta, duke i sforcuar ato me forma edhe më të fuqishme, që e bëjnë edhe më joshës këndimin e thjeshtë poetik, por me plot zjarrmi. Dhe, e tërë kjo e dikton dhe e sforcon fenomenin e jetës, e cila përfton si nëpër semaforë, të cilëve ndonjëherë u mbërdhezen ngjyrat, e ndonjëherë, normalisht se u zbehen por edhe u ndalen bojat-dritat. E atëherë, kjo është edhe sprovë e madhe për t’i kaluar rrugët pa gabuar dhe pa u lënduar, pothuaj se në të gjitha rrafshet...

Ndijimi poetik si hartë historike, ose rrugëtimi nëpër krenarinë dhe dhembjet e atdheut dhe të kombit

Rezultate imazhesh për naxhije berbati kastrati
Naxhie Berbati Kastrati

Këtë atmosferë të këndimit poetik të Naxhie Berbati Kastrati, e hasim që në fillim të librit. Gjegjësisht, në ciklin “Toka”, që ndijimin e saj të thekshëm e shpreh dhe e derdhë në vargje kushtuar prindërve dhe familjes së vetë, respektivisht, në këtë cikël, mendja, arsyeja dhe pesha intelektuale e saj, shprehin dhe shtrojnë me plot respekt përkushtimin për figurat historike, për heronj e njerëz të kauzës kombëtare, që janë pjesë e pandarë e historikut, e ëndrrave, e rrëfimeve dhe e periudhave kohore kombëtare, si poezia “Atdheu im”: “Gaca e gaca Prush në tangar/Herë hi herë zjarr/Herë pluhur mbi valë”, ose tek poezia”: “Vjosë e Drin”: “Sa plagë ka mëmëdheu/U desh të lindin Prometetë/Për të dhënë zjarr e flakë/...Sa ka prush mëmëdheu/U desh të lindin Odisetë/...Të zëmë fillin e pasosur”. Ndërkaq, në poezinë “Krujë”, autorja vë në spikamë ndijimin e saj si hartë historie, ose si rrugëtim nëpër krenarinë dhe dhembjet e atdheut dhe të kombit: “...Aq afër ishe me qiellin/Bardhësia e kështjellës tënde/Rrezonte edhe retë/Rrezonte toskë e gegë”!

N. B. Kastrati, e cila me përkushtim ligjëron edhe vlerat dhe begatinë e gjuhës dhe të letërsisë shqiptare, por edhe të asaj botërore gjeneratave të reja në shkollat e mesme, sikur gjithnjë është e kujdesshme që vargu dhe poezia të janë edhe ndijim e shfryrje jo vetëm shpirtërore, por edhe mesazh, mbase edhe metaforë, përmes të cilës lexuesve u ofron shumë tema dhe shumë kallëzime, që, nëse analizohen veç e veç, ndoshta edhe secila do të mund të shndërrohej hiq më pak se në roman shpirti, i cili provokon për analiza, trajtesa të mëvetësishme dhe për lërimin e ngrohtë jo vetëm letrar.
Ndoshta, edhe e tërë kjo, e joshë lexuesin për të bërë komente e vlerësime më të thella, mu për atë se në të shumtën e rasteve, autorja na sjell komoditet duke u prezantuar edhe me poezi më të gjata.


Vargu dhe poezia, nganjëherë, autoren e tërheqin zvarrë, e ndoshta, shpesh edhe pa dëshirën e saj, për t’i nxjerrë jashtë vetes ato përjetimet, të cilat përbrenda shpirtit palosen dhe zënë vend si faqet e librit, të cilat, nëse “zemërohen”, ato dalin të “revoltuara” dhe të pa qëndisura nga poetja, e që, kujtoj se kjo është edhe më e fuqishme dhe krejt origjinale, të cilat, lexuesin e bëjnë pjesë të vetën, dhe, po ashtu e përjeton edhe në mënyrën e vetë.

Ndoshta, në kohën e sotme, forma e tillë është më e preferuar dhe padyshim më e kërkuar për shkak të “sovranitetit” meditativ dhe analizues. Këtë frymë e hasim në shumë poezi, e veçmas tek poezia: “Prishtinë”, ku mes tjerash ligjërohet: (“Ec/Gjurmëve të lashta/Hapëroj/Gërmadhave ilire”. Ndërsa, tek poezia: “Dil nga futa”(“Të shqiti ylli meteor/E le/Nuk i re shpatë territ/Nuk zaptove qiejt”! Kurse, tek poezia “Abeja” kushtuar luftëtarit trimit e heroit të rrallë, Bekim Berishës, ajo ligjëron: (“Ç’shpirt kishte djali yt nënë/Kur përleshej me katallanë/Me sytë kokërr n’gjak/Kur po ngufaste hienat n’fyt.../Heu, Nënë e Abejës… /Ç’djalë bëre/Mirë që nuk ia zbulove flatrat”!...

Ligjërimin e ngjashëm e hasim edhe në shumë poezi të tjera, si: “Shotë moj(kushtuar Shotë Galicës), “Bacës Adem”, “Dil, shihe Adrianin” etj.

Por, edhe tek shumë vargje e poezi të tjera, N. B. Kastrati, edhe pse, ndonjëherë, siç kemi theksuar edhe më lartë, poezia e gjatë mund të ndikojë që të “rrëshqasë” edhe në binarë të tjerë të rrugëtimit dhe të këndimit poetik duke u përpëlitur semaforëve të jetës, përkundrazi, ajo ligjëron prajshëm dhe rrjedhshëm, gjë e cila, pikërisht për këtë arsye shndërrohet në zjarrmi malli e etje shpirti! Andaj, në këtë jetën e trembjeve dhe të dinamikës së “vrapimit” të njeriut, ndoshta, brenda librit “Semaforëve”, poetja do të dëshironte, mbase, ndoshta edhe e kërkon këndimin poetik “ekspres” për të ecur tutje “semaforëve” të kërkimeve dhe përjetimeve poetike, shpirtërore dhe më gjerë.

Shpërfaqja e respektit, e dashurisë dhe e konsideratës ndaj njeriut si veçanti krijuese

Ndërsa, shpërfaqja e respektit, e dashurisë dhe e konsideratës ndaj njeriut, e në veçanti edhe ndaj familjes, edhe këto janë cilësi të vargut të autores, e cila shëtitë gjithandej viteve dhe biografisë së vetë dhe jo vetëm kaq, janë karakteristikat e saj vargëzuese, si bie fjala te poezia:”Po kthehesh Nënë-loke”: “Ti po vjen nënë-loke/Nuk po të zë kurbeti i zi/Të ka marrë malli/Për njerëzit/Je verbuar për shtëpi”.

Duke mos hyr në detale dhe në analiza më të gjëra të vargjeve një nga një, që pothuaj se pa e bërë një punë të tillë, flasin e thonë shumë vetë titujt e njësive ciklike “Toka”, “Dielli”, “Qielli”, “Lumenjtë” dhe “Zjarri”. Kjo, sepse, autorja gjithnjë vë në spikamë përjetimin por edhe intelektin krijues, që vargu të jetë fuqi intelekti, fuqi shpirti, ose si gur, i cili fortë zë vend në murin e jetës dhe nuk lëvizë dot!

Shumë poezi kushtuar nënës dhe jo vetëm nënës(Cikli i Tretë), sikur janë simbol i madhështisë hyjnore, siç është dhembja e malli, që padyshim reflektojnë përjetime të rralla të rrapëllimave të jetës dhe etjeve, të cilat së bashku tregojnë pangopësinë e dashurisë ndaj njeriut dhe tërë asaj që e bën jetën. Pikërisht për këtë, përmes vargut krijohen përplasje ndjenjash që forcojnë mesazhin dhe i japin atij peshën e veçantë, dhe si i tillë, këndimi poetik bëhet i kërkuar, i ngrohtë dhe joshës edhe për lexuesin...

Pikërisht nga kjo, imponohet përshtypja se autorja përbrenda vetvetes e çmon, e kërkon dhe e nuhatë peshën e lotit dhe të dhembjes si mesazh të veçantë, për çfarë përpiqet që edhe t’i prezantojë ndryshe nga e rëndomta. Pra, ajo, lexuesit vargun ia ofron edhe si ndijim shpirti, si formë të fuqishme të rrugëtimit jetësor, e cila e detyron shpërthimin edhe atëherë kur ndoshta krijuesja duket se është e arsyeshme kur ka parasysh bagazhin jetësor, atë të lumturisë, të etjes, të arritshmes, e që, kjo e fundit është shumë e fuqishme dhe e veçanta e këndimit poetik në këtë libër. Këto “lëvizje” e vibrime shpirti i hasim kudo, e të themi, sidomos edhe te cikli i dytë “Dielli”.

Se vetë jeta i “kushtëzon” semaforët dhe e kundërta, të gjitha poezitë, vargjet dhe tregimet e shkurtra brenda librit “Semaforëve”, reflektojnë meditimin dhe shprehjen e thellë krijuese dhe filozofike, që përcjellën gjatë gjithë vargëzimit, gjë e cila dëshmon edhe për respektimin dhe sendërtimin e kodit etik të vargut dhe poezisë.

S’ke si kalon pa e theksuar, ndoshta edhe përherë, rrugëtimin semaforëve, dhe pa e vënë në spikamë, nëse është nevoja edhe shumë herë ndijimin poetik të autores në raport me familjen dhe me fëmijët. Në këtë aspekt, shquhen shumë poezi, si: ”Ku janë këpucëzat që ishin dje”, “Suksesi i im i madh je Ti vetë”, “Xhexha”, “Lori” e kështu me radhë.

Është karakteristikë të theksohet se librin e bënë me më peshë edhe kujdesi dhe zgjuarsia e N. B. Kastratit, që shprehjet të janë të nivelit dhe të radhitura me një gjuhë intelektuale e mjeshtërore letrare, gjë e cila, jo vetëm se e ruan dëlirësinë e gjuhës dhe të përdorimit me vend të fjalës dhe shprehjes, por ato, në të njëjtën kohë edhe gërshetojnë “fanatizmin” mbase edhe nevojën që gjuha amtare ta gëzojë gjithnjë e më shumë, mbase edhe përgjithmonë respektin, peshën dhe pastërtinë e saj, e cila, me siguri se është nevojë imediate edhe sot e kësaj dite. Këtë synim, autorja sikur dëshiron që ta begatojë edhe me ndonjë shprehje të thjeshtë apo edhe vargun ta thurë në gegërisht. Ani. Sepse, kjo reflekton kujdesin ndaj artistikes edhe brenda organizmit të gjuhës dhe të letërsisë amtare, pasi që, N. B. Kastrati, ngase, tani e sa decenie është mësuese me përkushtim të veçantë e gjuhës dhe e letërsisë shqiptare, për çfarë dëshmojnë edhe shumë forma e ligjërime të tjera që ajo i realizon gjatë procesit mësimor dhe punës së saj përgjithësisht.

Në fund. Libri “Semaforëve” i Naxhie Berbati Kastrati, është vepra e dytë e saj, dhe padyshim se me cilësinë e saj begaton vlerat krijuese letrare.

2019-03-06

DRITHËRIMA E SHPIRTIT ÇAM

Rezultate imazhesh për resmi osmani

Prof.Dr.Resmi Osmani



Në botimet nga mbledhësit e folklorit të krahinës së Çamërisë “Këngë popullore nga Çamëria”, “Rënkimet e Çamërisë” nga Fatos Mero Rrapaj, “Gurra popullore çame” nga Sejdi Kondi,dhe “Bilbila e thëllëza çame” nga Ibrahim Hoxha, etj. ka prurje të bollshme edhe të poezisë popullore lirike dashurore, e cila është veçanërisht e larmishme në përmbajtje, tipologji dhe në shumëformësinë e shprehjes së ndjenjave. Ka në to lirizëm , magjepsje, fisnikëri, brishtësi, tejpamësi dhe fluiditet, që shprehin gjendjet ideoemocionale, drithërimin e shpirtit, të mallit dhe vuajtjes, për një nga ndjemjat sublime të njeriut, atë të dashurisë. Ka në to gjetje artistike, bukuri të mahnitshme të figurave, metaforave e krahasimeve. Janë krijime të mirëfillta, nganjëherë të paarritshme të poetëve anonimë, njëra më e bukur se tjetra, të cilat përveç kënaqësisë dhe ndjesisë artistike, të ngjallin përfytyrime e imazhe si mirazhe virtuale të ngjarjeve, apo për të vajzat dhe djemtë që u kushtohen.

Ndonëse çamët u shpërngulën me dhunë nga trojet e veta, ata morën të gjalla në kujtesë trashëgiminë gojore, e cila është pjesë e historisë dhe kulturës së tyre. Ajo është kronikë gjeografike , e fshatrave dhe qyteteve të Çamërisë, por në të nuk mungon as Përmeti,Vlora, Berati, Delvina etj. Ato janë enciklopedi e ndodhive dashurore, ku janë derdhur me art dhe jetësuar ndjesitë dhe dridhjet shpirtërore të shpirtit çam, kushtuar ndjenjës fisnike e më të bukur, atë të dashurisë. Janë një botë e mbushur me bukuri dhe dashuri.

Gjykuar nga përmbajtja e ndodhive që trajtojnë, si dhe leksikut e frazeologjisë, të shumtat janë krijime të shekujve XVIII-XIX. Për studiuesin janë një pasuri e tërë, ku ka lëndë të mjaftueshme për jetën shpirtërore e zakonore. Mbi të gjitha ato janë dëshmi e talentit të rapsodëve dhe bardëve gjenialë të asaj krahine, e asaj ” popullate heroike,të talentuar, jashtëzakonisht vitale, të zgjuar, aktive, plot kolorit.[1]”



1.LIRIKA E DASHURISË

Në Çamëri, kur në familje lindej vajzë ”Nuk nxiheshin trarët e shtëpisë”. Vajza rritej me kujdes, e pse jo edhe me pekule: Leno e rritur hajdhjare/e rritur stane më stane/e rritur me djathë nape/ushqier me bukëvale. Vajza kishte të drejtë trashëgimie. Ajo rritej dhe edukohej me kujdes, që krushqia të bëhej me miq të mirë dhe atje ku të shkonte (se ishte derë e botës), të nderonte prindërit dhe fisin.

Bukuria. Bukuria femërore dhe hijeshia mashkullore, në aspektin pamor, atë fizik, janë shkaqe të gjithmonshme që jetësojnë buisjen e lastarëve të ndjenjës së dashurisë, që gjendet e ndryrë dhe e fjetur brenda shpirtit njerëzor, si një thesar i ndritur, si një pasuri e mundshme ndjenjash, fisnike, që krijon gjendje emocionale dalldisëse e të pazakonta, që shpesh i japin jetës tjetër rrjedhë.

Sytë janë dritaret e shpirtit. Janë ata të parët, që vërejnë bukurinë, pastaj vjen habia, hutimi, dëshira e papërmbajtur për ta riparë bukurinë, që i ka dhënë flakën ndjenjës së dashurisë.

Heroinat e këngëve janë vajzat, që kanë jetuar në fshatrat dhe qytetet e Çamërisë. Ato kanë identitet, emrat e tyre. Shpesh ato nuk janë individë të veçantë, por grupe vajzash të Kastrisë apo të Filatit. Kjo i bën që tipologjikisht, ato të jenë këngë përkushtimi. Si për shembull Katero, Maro, Medo, Lushe, Mine,Hasine, Vasijeko, Angjelinë, Fato, Vasho etj. Ato nuk janë anonime, shpesh në vargje thuhet edhe të kujt janë; Vitore bilë e Hasanit, Vashua e bila e Papa Jorgjit, Katerua e Koronit, e bila e Vasilit lart në Pllotare, etj. Këto si dhe dhjetëra e dhjetëra vajza apo nuse të tjera, që janë objekt adhurimi dashurie, poeti popullor me filigranin e fjalës, ka qendisur portrete me bukuri të rrallë, të pangjashëm me njëri- tjetrin.

Çdo varg ka një figurë apo krahasim cilësor për të vënë në pah bukurinë magjepsëse të vajzës. Ato krahasohen me sorkadhen, kunadhen, thëllëzën, petriten, gjeraqinën, shqiponjën, pëllumbeshën bejkën e bardhë, nepërkën pikalore, zogën, me diellin e ndritur,me yjet rrëzëllitës,me hënën, me lulet,trëndafilin dhe trëndelinën. E gjithë pamja dhe trupi i vajzës kanë dhe rrezatojnë bukuri: kurmi si selvi, meskëputura, qafë e gushëbukura, syri si inxhi, vetulla gjëlpërë, vetulla e shkruar, gushëbardha, faqemolla, ballargjenda, leshverdha, buzburbuqe, buzëlule, gjokset si dy mollë në gji, kocat(gërshetat) si ngjalë.

Bukurinë e nxjerin më në pah edhe paralelizmat figurative, që përdoren mjeshtërisht dhe me vend: Del hëna ka mali/llamburin shtëpia; një thëllëzë edhe një vitë/mbi dunja lëshojnë dritë; këndon bilbili në baçe/ del vajza e sheh;Trëndafil i bardhë/zuri hapi fletë/ viti që të vijë /vetëm mos të gjetë… etj. Është për t’u vënë në dukje se shpesh, si në eposin homerik, për të dhënë të tërën, përdoret e pjesëshmja: friti era t’u hap coha/ për një çikë t’u duk dora/dora jote e bardhë e butë… Detaj ky shumë i gjetur që nxit përfytyrimin dhe fantazinë. Mos vallë e tëra kjo bukuri e vajzave çame, është diçka e idealizuar dhe jashtë realitetit? Një trill dhe fantazi e të dashuruarve apo bardëve këngëtarë?

Në vitin 2004, mu dha rasti t’i bija Greqisë nga jugu në veri. E vërteta është se nuk më zuri syri ndonjë “Helenë”. Kur mbërritëm në Janinë, ishte e diel pasdite dhe bulevardi ishte mbushur me vajza shtathedhura, fytyrëbardha, njëra më e bukur se tjetra. Pyeta për këtë dukuri shoqëruesin grek, z.Krustalis. “Janë racë çame”, mu përgjigj ai me seriozitet.

E si të mos dashuroheshin djemtë pas të tilla bukurive?

Në këngët lirike të dashurisë, nuk kishte si të mbetej mënjanë edhe hijeshia mashkullore e djemve të dashuruar, ngaqë një vajzë e bukur s’ka si të mos dojë një djalë të hijshëm(Për të mos thënë të bukur). Më së shumti djali quhet “trim”,”bujar” e mesa duket, me këtë janë thënë të tëra, por nuk mungojnë edhe epitete përcaktuese vlerash hijeshie. Djali krahasohet me fajkuan, me bilbilin, me yllin, me dritën, me shtatin si selvia: O djem si selvia/ ju do vashëria/ ata djeltë e mirë/ gurë xhevahirë/ ata djeltë e bukur / bijnë bota shuqur. Por sidoqoftë, epitetet, figurat dhe krahasimet për djemtë janë më të kursyera, ndoshta ngaqë ata janë personat veprues, por nuk përjashtohen edhe rastet kur nismëtare për shprehjen e ndjenjave është edhe vajza.

Dashuria. Kjo ndjenjë njerëzore e bukur, e magjishme, që ndodhet në shpirtin dhe zemrën e gjithkujt e që e shoqëron në aspekte të ndryshme gjithë jetën, si kërkesë që të duash e të të duan, ka si pjesë të vetën brenda unit të të dy gjinive edhe dashurinë erotike, që ndoshta është ndjesia më e bukur, si një dëshirë për të gëzuar jo vetëm shpirtërisht hiret e të dashurës apo të dashurit të zgjedhur. Dashurinë, në subjektin që po shqyrtojmë, duhet ta vendosim në kornizën e kohës kur u krijua dhe kushtet social - ekonomike dhe zakonore e psikologjike, pasi ato janë edhe parakushte për lindjen dhe realizimin e dashurisë. Këta faktorë gjejnë pasqyrim të shpeshtë në këtë krijimtari.

Vajzat(vashazt), sapo arrinin moshën e pragrinisë, qëndronin të vluara, mbylleshin në shtëpi, kështu edhe nuset e gratë e reja. Daljet e tyre ishin të rralla, por edhe kur dilnin ishin të shoqëruara.

Mundësitë që djemtë të shihnin vajzat ishin të pakta dhe kur i shihnin, kjo ndodhte shpejt, thuajse sa hap e mbyll sytë dhe ngulej thellë në kujtesë si një befasi e bukur. Më i mundshëm ishte takimi në krua: Më kishe vatur në krua/ të laje rrobat e tua. Ose: Ne ulliri në vorua/dil vajzo se diç të dua/ të vemi bashkë në krua; Piqemi pse s’piqemi/ te burimi mbi shtëpi. Vajza shfaqet në dritare dhe aty e sheh djali: Nën penxhere të shkova/ ngrita sitë e të vëzhdrova. Rrugicave, tinëzisht: Në sokak të ngushtë/ takove bandillë/ të puthi në gushë/ të mori shaminë; në shkallët e shtëpisë: Cila ishtë ajo në shkallë?/ as aman fustane bardhë. Shamikuqja zerdeli/ ke dalë në shkallë e rri… Vend takimi dhe shikimi ishte edhe kisha, te sofati i klishës: po të rrëmben djali/ ne sofati I klishës/ moj më e bardhë qafa/ se jak’ e këmishës… Mu ne klisha ne skoloi/ na vjen mikja ka kroi/ na dogji na përvëloi… Një tjetër por vendtakimi e njohje ishte edhe gjatë punës, apo në stane, sidomos për vajzat kristiane; Marua që kuarr grurë ose: Ngreu Maro ngana dhëntë/ nuk ngrihem dot ka ergjëntë/ ngreu moj Maro ngana dhitë/ nuk ngrihem dot ka florinjtë….

Aq e madhe ishte dëshira për të parë vajzat,sa djali I drejtohet malit: O ti mal më hap mejdanë,/ të shoh bellat me çobanë…. Ulu mal të shoh Kastrinë, të shoh bellatë ku rrinë. Dhe lindte dashuria. Një dashuri dalldisëse e marramendëse, tepër romantike, që më pas nxiste përfytyrimin për jetën dhe gjendjen e vajzës.

Dashuria, në aspektin moral, ishte ndjenjë e ndaluar. Shpesh,djemtë ishin të ndrojtur për t’i shprehur ndjenjat e tyre vashazve: T’i flasë m’u muarr gola/ ta ngasë se çm’u tha dora/ ta ndiqja se çm’u tha këmba…. Për të dashuruarit kjo ishte një ndjenjë shpirtërore e fuqishme, por fizikisht e ndaluar, mungesore. Që mundësisht të mbahej e fshehur, e paditur nga të tjerët: Mos folë se na ndjen jot-ëmë/ mos folë se na ndjen im-atë/ dhe na bën hatanë… Por a mund të ndalohen ndjenjat?! Kurrsesi jo.

Dëshira për të dashuruar dhe pamundësia për ta realizuar, ishte një dramë më vete, që sillte pasoja nganjëherë edhe tragjike. Në vargjet shprehen edhe gëzimet, por edhe vuajtjet apo brengat që sjell dashuria. Ato janë të shumta e të llojllojta dhe më së shpeshti vuajtje shpirtërore dhe psikologjioke: Në hije të mirgalesë(bajames)/ dridhet buza e Bidesë /si lule garufalesë . Aq e fortë është ndjenja e dashurisë saqë: Për të bilën e së vesë/ vura krietë të vdesë…./thaçë se më dolli shpirti/ as aman se më sëmure / në dhe të gjallë më vure… Më digjej xhani/ më digjej vuxhuti. Vajza zemër plasur shfren dufin dhe i drejtohet së ëmës: O moj nanë e zeza nanë/ pse s’më lë të marr çobanë? Ose: klaj natë e klaj ditë/ klaj një djalë si dritë. Kurse djali I dashuruar, por që nuk arrin t’ia shprehë vajzës, përjeton vuajtje: Bije të fle gjumi s’më zë…..As buka s’më hahet/ as uji s’më pihet/ gjumi s’më flihetë/ një merak që kam ai mua s’më hilqetë.

Zjarmia e dashurisë shkakton edhe ethe: Vura dorënë në ballë/më lanë ethet a s’më lanë?/ më latë ethe a do më lini?/ thuamëni ç’do më bini? Të njëjta janë edhe vuajtjet e vajzës së dashuruar, forca e dashurisë së pashprehur e të ndrydhur shkaktonte shkatërrim të shëndetit: Mbi shtëpi të shkova prëmë/ më thanë se je sëmurë. Djali I thotë: Edhe ethet po të zunë/ gjismatë do t’i marr unë/ se jam djalë e duroj shumë/ duroj plumbin dhe barutnë! Për të relizuar përmbushjen e dashurisë, djali është i gatshëm të bëjë çdo sakrificë, duke paguar çdo çmim: Dizet kollonata rroba të kërsafta/të mirrte për grua atë qafëgjatë/di kocat e saja kthierë mënjanë/ të ma epte njerën sa të nxjerr meraknë.

Në pritje të triumfit të dashurisë së tyre, të rinjtë shpresojnë dhe durojnë dhe ja si shprehet kjo në njërën nga këngët: Zemrat ton si durojnë?/ si duron mali me borë./ Sa do durojmë u e ti?/Sa të treten borë e shi dhe të çelë bari I ri/ në male dhe në vërri/ do durojmë o siri I zi! Por edhe pas këtij durimi të heshtur, vinte zhgënjimi: prindërit i martonin fëmijët e tyre sipas zakoneve të krahinës. Është e njohur kënga “Kalesh e Xhixhosë” ku i këndohet me dhimbje, mall e plot ndjenja ndarjes nga martesa e vajzës në një fshat të largët : Kalesh e xhixhosë moj/ malli do na marrë/ pa vatur një javë/ dashurinë që keshëm/ mbaje mënd te mbajmë… Që vajza ta ketë të mundur ta shohë ish të dashurin, u lutet prindërve: O baba, ashtu më rruash/ mërguar të mos më gjuash./Nanë edhe baba mejtoni/ mërguar mos më martoni/ po te një shtëpi gjitoni…Por edhe kur kjo ndodhte, takimet ishin thuajse të pamundura dhe ja si thuhet në vargjet e një kënge: Shihemi me golë s’flasim/ si durojmë edhe s’pëlcasim.

Në lirikën dashurore, nuk mbeten pa trajtuar edhe dallimet shoqërore dhe martesat e pabarabarta. Shoqëria çame, megjithëse në shumicën e saj me fshatarë të lirë, kishte dallime të dukshme të gjendjes pasurore apo të dyerve të para dhe fisnikërisë së fisit. Por është e njohur që dashuria, nuk i njeh pengesa të tilla, ndërsa përgjigja është tejet refuzuese. Ja si thuhet në njerën prej këngëve: Palo fukara më thnë/ për ne nuk e ke takanë? Po ti peristere(pëllumbeshë) ç’thua/ të të pres atje në krua?.

Shpesh, për arsye ekonomike, bëheshin edhe martesa të padëshiruara, që këto nuk i kanë shpëtuar vemendjes së poetit popullor: Më dhe një burrë ka leshrat zbardhuar/nga sit e verbuar, ka dhëmbët rralluar/ jo për t’u trashëguar. Por kjo është e kundërta e dëshirës së vajzës, e cila shpall; S’dua gjënë e mallë e shkretë dua burrë të shkoj jetë. Ndërsa në një këngë tjetër me doza humori vjen ankesa:Jam në hall moj motra/çish të bi e varfëra/ kam një burrë budalla/ tri okë kukulle ha.

Dihet që në Çamëri kishte edhe një pjesë banorësh të besimit kristian. Kjo ishte një pengesë, por dashuria shpesh nuk donte të dinte për këtë ndarje. Ishin të shpeshta rastet e dashurive midis djemve e vajzave me besime fetare të ndryshme: Ajo çupa vllahë/ dërgoi një lajmë: vllezër mos kërkoni /se shkoj me jeranë!/Dhespot efendia/ i dërgoi një lajmë/ të mos ndërrosh besën po të rrish kristiankë. Dashuria ishte më e fortë se ndasitë fetare.

Në mbyllje të kësaj trajtese modeste, duhet vënë në dukje se në aspektin stilistikor dhe të thurjes, në këngët lirike dashurore, populli ks mjë sens mase të admirueshëm të fjalës, ose më saktëvihet re ekonomia e fjalës,me pak fjalë , me disa vargje të kursyer thuhet shumë, ndërsa figuracioni, krahasimet dhe mjetet e tjera stilistike,të pranishme pothuajse në çdo varg u japin atyre bukuri dhe ndjesi shpirtërore emocionuese. Gjuha, leksiku edhe pse dialektor, është i zgjedhur, dhe askund nuk vërehen banalitete apo vulgarizime. Sipas natyrës së subjektit është përshtatur edhe vargëzimi më së shumti tetë, dymbëdhjetë dhe pesërrokshi, ndërsa rimat janë kryesisht të puthura dhe të kryqëzuara. Nuk mungojnë edhe asonancat e rrallë gjenden vargje të parimuar. Lirika çame e dashurisë ka një ritëm dhe dinamikë të brendshme, ku ndjehet dhe është e dukshme lëvizja në kohë e hapësirë. Kjo e bën atë më të qartë dhe sa fluide aq dhe të prekshme e konkrete.

Këngët lirike të dashurisë të Çamërisë, janë shprehje e shpirtit poetik të popullsisë së kësaj krahine, si dhe në to narytshëm ka ndikuar natyra e bukur, gati-gati përrallore si dhe aromat e veçanta që vinë nga luginat e lumenjve, pyjet dhe brigjet e detit.

Me vlerat e saj të spikatura, ajo është pjesë e trashëgimisë shpirtërore të hapësirave mbarëkombëtare shqiptare.





[1] Kadare, parathënia e librit”Këngë popullore nga Çamëria”,1983


(Resmi Osmani u lind në Mazrek të Çamërisë më 5 maj 1940. Kreu studimet e larta për Agronomi në Institutin e Lartë Bujqësor në Tiranë, studime të cilat i përfundoi në vitin 1963. Ka kryer detyra të rëndësishme drejtuese në prodhimin bujqësor dhe administratën e lartë shtetërore.

Krahas detyrave të tjera ka qenë i angazhuar në veprimtari dhe kërkime shkencore. Ai ka botuar 19 tituj librash të profilit tekniko – shkencor, ka shkruar dhe botuar në revista tekniko – shkencore dhe shtypin periodik, brenda e jashtë vendit, mbi 150 tituj artikujsh që përfshijnë mbi tre mijë faqe. Për kontributin dhe kualifikimin shkencor mban gradën "Doktor i Shkencave" dhe titullin "Profesor".

Në gjysmën e dytë të viteve 2000,i është perkushtuar letërsise,kritikës së artit dhe publicistikës.Fryt i kesa pune janë një sërë botimesh si: biografitë e letrarizuara "Jeta e Bedri Lumanit", "Lule në gur" kushtuar jetes së specialistit të shquar të vreshtarisë Todo Gjermani. Ka levruar kryesisht temat historike në romanet"Mbretërimi i Pirros së Eoirit", "Mbretëresh Olimpia", Esseja historike "Aleksandri i Madh i Maqedonisë-Miti dhe njeriu". Essene studimore "Bilal Xhaferri Poet i Zemrave Njerëzore" Essenë "Endrrat e ngrira të Enver Kushit, vellimin me tregime "Edhe yjet vdesin" etj. ne publicistikën e vet ka trajtuar probleme të çeshtjes çame, të zhvillimit të letërsisë dhe problemet aktuale. Në shtypin e shkruar dhe atë elektronik ka publikuar mbi tridhjetë tregime dhe novela. Krijimtaria e tij eshte pritur mirë nga lexuesit dhe kritika letrare.)

Sinuzitet akute dhe trajtimi i tyre gjatë viteve 1973 – 1983 në repartin e ORL


Sinuzitet akute janë një sëmundje mjaft e shpeshtë dhe sipas të dhënave të literaturës gati çdo njeri në jetën e tij kalon një process inflamator në një nga sinuset paranazalë. 

Dhe në rrethin tonë kjo sëmundje është mjaft e shpeshtë mbi 200 raste në vit diagnostikohen dhe kurohen në spital dhe në mënyrë ambulatore.

 Nga sinuset paranazalë më shumë sipas literaturës sëmuren sinuset maxillarë, pastaj sinuset etmeidalë, frontale dhe sfenoidale. 

Ka mjaft raste që sëmuren 2 – 3 sinuse në të njëjtën kohë dhe sidomos sinuset maxilare dhe frontale, ka raste që sëmuren nga një process inflamator të gjitha sinuset paranazalë dhe kjo e fundit quhet pansinuzitis akuta e cila paraqet një kuadër klinik mjaft të rëndë.

 Etiologjia e kësaj sëmundje janë mikrobet e kaviteteve nazale, nazefaringsit, odontogjene të cilat kalojnë për kontunoitatum dhe infektojnë mukozën e sinuseve. 

Këto quhen infeksione sekondare, infeksione primare janë nëpërmjet gjakut në rastet e septicemive, sëmundjeve ngjitëse si në raste gripi, skarlatine, fruthi etj. 

Faktor favorizues janë hipertrofitet e konkave nazale, deviacionet e septit nazal si dhe proçeset e tjera patologjike të zgavrave të hundës të cilat në mënyrën mekanike pengojnë zbrazjen normale të lëngjeve nga sinuset në kavitetin nazal.

Nga të dhënat e autorëve të ndryshëm si profesor B. Zyma, E. Qirku, B. Budo dhe të autorëve të huaj si: Anesto Palestrini, Prebazhensku, Vojaçek, etj nga analizat bakterologjike që kanë bërë, ka rezultuar se shkaktari më i shpeshtë i sinoziteve akute është pneumokoku, pastaj vjen stafilokoku, streptokoku, më rrallë bacilli fridlender dhe më rrallë bacilli pseudodifterik.

Nga analiza bakterologjike të bëra nga ana e laboratorit bakterologjik pranë qendrës sanitare Kukës, na ka rezultuar nga 256 analiza bakterologjike të bëra gjatë 10 vjetëve 1973 – 1983 me material të marrur nga kaviteti i sinuseve ka rezultuar si më poshtë:

- Nga bakteri stafilokok kemi patur 103 raste, streptokok 75 raste, pneumokok 30 raste dhe 42 raste me strepto – stafilokok, 8 raste nga bacilli i Fridlenderit.

Siç del nga studimi i lartpërmendur në rastet tona si shkaktar më i shpejtë ka qenë stafilokoku dhe streptokoku, më të rrallë kanë qenë infksionet e sinuseve nga baktere të tjera. 

Përsa i përket moshave, sinozitet akute shfaqen në çdo moshë, por më të predispozuar janë sipas studimit tonë të 475 rasteve të kuruara në repartin e ORL të spitalit tonë, mosha 20 – 60 vjeç.
Sipas grupmoshave duke filluar nga mosha 10 vjet e lart ka rezultuar si më poshtë:

• Në moshën deri në 20 vjet kemi kuruar 45 raste

• Në moshën 20 – 40 vjet kemi kuruar 160 raste

• Në moshën 40 – 60 vjet kemi kuruar 203 raste

• Mbi moshën 60 vjet kemi kuruar 67 raste

Sipas rasteve të kuruara nga ana e jonë del se sinoziti akut më shumë është shfaqur në moshën 40 – 60 vjeç dhe në rradhë të dytë mosha 20 – 40 vjet.

 Kjo shpjegohet se mosha 40 – 60 vjeç janë më të zëna në punë dhe punojnë në mjedise me pluhura, gjithashtu në mjedise me ndryshime të theksuara të temperaturës, prandaj dhe inflamacioni i sinuziteve është më i shpeshtë.

Sipas seksit nuk ka ndonjë predispozicion sipas të dhënave të literaturës, kjo sëmundje shfaqet njëlloj si tek femrat ashtu dhe tek meshkujt. 

Por  në studimin tonë të 475 të sëmurëve të kuruar në repartin e ORL rezulton si më poshtë:

- 308 raste janë të seksit mashkull dhe 167 raste të seksit femër. Kjo vjen sipas mendimit tonë se burrat punojnë në proçese pune që janë më të disfavorshme siç janë minierat, uzinat, etj.

Në lidhje me profesionin e të sëmurëve sipas studimit tonë 60 % e të sëmurëve kanë qenë anëtar që kanë punuar dhe punojnë në: minerë, NSHN, uzinën e bakrit, përpunim druri, ndërsa 30 % e të sëmurëve kanë punuar në bujqësi, pjesa tjetër 10 % kanë qenë nxënës të shkollave dhe nëpunës.

 Pra, kjo shpjegon deri në një farë mase se përveç punës së vështirë që ka në këtë sector, punëtorët nuk respektojnë mjetet mbojtëse në proçesin e punës.

Duke u mbështetur në të dhënat anatomo – patologjike sinozitet akute ndahen në inflamacione katarale dhe purulente (qelbëzuese).

Në format katarale akute kemi edemë të mukozës së hundës me zgjerimin e enëve të gjakut dhe me infiltrim linfocitarë të mukozës, në këtë formë sëmundje nuk kemi dëmtime të kockës, eksudati i grumbulluar në kavitetet sinuzalë ka ngjyrë të qartë, e disa herë pak të verdhë.

 Kjo formë e sinozitit është më e lehtë dhe do një trajtim më të lehtë nga forma e sinozitit purulent. Në rast se nuk mjekohet mund të kalojmë në formë purulente.

Sinoziti purulent akut karakterizohet si forma më e rëndë e sinozitit akut i cili nga ana anatome patologjike ka edemë të theksuar në shtresën subepideliale të mukozës gjë që e trash atë disa herë më tepër. 

Enët e gjakut janë shumë të zgjeruar dhe të mbushura, indi lidhor që invadohet me transudat hemoragjik. 

Në format e rënda të sinozitit purulent preket edhe kocka duke dhënë periustite dhe ostomielite deri në perfuracionin e murit të sinusit, që sjell ndërlikime të tjera më të rënda. Eksudati është purulent dhe hemoragjik. 

Kjo formë e sinozitit akut është një nga format më të rënda prandaj do një trajtim mjekësor të specializuar. 

Nga studimi i rasteve të kuruara në repartin tonë rreth 60 % e të sëmurëve kanë qenë në formën e sinoziteve kataral akutë dhe 40 % kanë qenë sinozite purelente.

 Nga këto sit ë formës katarale dhe ato purelente mbi 60 % kanë qenë infeksione të sinusit maxilar dhe frontal, pjesa tjetër kanë qenë sinozitet etnoidale dhe sfenoidale. 

Shpeshtësia e sëmundjeve të sinozitit akut maxilar dhe atij frontal është se janë më të ekspozuara me ambientin e jashtëm dhe sipas të dhënave nuk duhet të ketë predispozicion tjetër.

Të sëmurët e shtruar me sinozit akut kanë patur ankesa për dhimbje të forta e cila ndihet në ballë ose në regjionin maxilar, në radiks nazi, në bulbasin e syrit, gjithashtu të sëmurët kanë patur çrregullime të gjendjes së humorit, lodhje të shpejtë në punë, humbje të dëshirës për punë, çrregullime të nuhatjes, anozmi apo hipozmi. 

Shpesh çrregullimet e të parit, dhembje të nevralgis trigeminalë, si rezultat i infeksionit të nervit alveolar, kjo për arsye se ky nerv kalon nëpërmjet murit të sinusit maxilar. 

Në këta pacientë kanë konstatuar shenja objective siç janë sekrecionet nga ana e hundës, hiperplazia e konkave nazale, masa polipoze në hundë te një pjesë e pacientëve janë konstatuar erizipela dhe eczema të hundës.

 Këto simptoma si ato subjektive dhe ato objektive kanë qenë më të shprehura në sinozitet purulente akute. 

Këto simptoma kanë qenë tamam të njëllojta me ato që përshkruhen në literaturë. 

Në përcaktimin e diagnozës jemi bazuar në shenjat subjektive të përmendura më lartë dhe nga të dhënat e ekzaminimit objektiv siç kanë qenë infeksioni, palmacioni, rinoskopia anterior, media dhe posteriore, gjithashtu kemi përdorur dhe metodën e punksionit. 

Diafanoskopia si metodë ekzaminimi nuk e kemi përdorur sepse na ka munguar diafanoskopi. Në 47 % e të sëmurëve me sinozit maxilar u është bërë punksioni diagnostic dhe për qëllime curative


Mjekimi

Në 75 % e të sëmurëve të shtruar në repartin e ORL gjatë këtyre 10 vjetëve janë kuruar në mënyrë conservative.

 Është kombinuar mjekimi local me atë të përgjithshmin, në mjekimin local kemi përdorur medikamente vazokonstritor siç kanë qenë adrenalina, solucion 10/00 solucione endrin 2 %, etj.

 Janë përdorur tampon të njomura me solucion kokainë 5 % të vendosur në meatuse nazi.

 Janë përdorur dhe antibiotikë me pika në hundë sipas antibiogramës. 

Me efekt shumë të mirë është përdorur injektimi i antibiotikëve dhrejtpërdhrejtë në kavitetin sinusit 2 – 3 herë në javë. Efekt të mirë ka patur kombinimi i mjekimit të sipërpërmendur me fizioterapi sidomos me U.V.C, soluks. 

Kjo ka dhënë efekt në kurimin e shpejtë të të sëmurëve e cila ka zvogëluar ditëqëndrimin e të sëmurëve në spital.

Në 40 % të rasteve të sinoziteve maxilar purelente dhe ato frontale kemi përdorur ndërhyrjen kirurgjikale duke bërë radikale te sinusi maxilar sipas metodës Koldyelyk ndërsa sipas metodës denker nuk kam operuar asnjë rast. 

Janë operuar 15 % e të sëmurëve të sinoziteve frontale purolente sipas metodës Kiljanit dhe sipas metodës Ridelit. 

Përsa i përket sinoziteve edmoidalë dhe sfenoidalë që përfshin 36 % të rasteve të trajtuara në repartin tonë i kemi mjekuar në mënyrë conservative dhe rezultati ka qenë i mirë vetëm se kemi patur zgjatje të ditëqëndrimit në spital.

Theksojmë se në trajtimet kirurgjikale që kemi bërë gjatë këtyre 10 vjetëve vetëm 5 pacientë kanë patur ripërsëritje të sëmundjes nga këto 3 janë rioperuar të cilat pas rioperacionit gjendja ka kaluar mirë, dy të tjerët janë trajtuar në mënyrë conservative dhe gjendja e tyre është përmirësuar pa patur nevojë për rindërhyrje operatore.

Nga të gjitha rastet që kemi operuar gjatë këtyre 10 vjetëve nuk kemi patur asnjë komplikacion si gjatë operacionit dhe në periudhën postoperative.


Përfundim

Sëmundja e sinozitit akut është një patologji e shpeshtë në moshat 20 – 60 vjeç, sidomos te punëtorët e minierave dhe në vendet e punës ku ka pluhura.

1. Për të evituar shkaqet predispozuese në këto vende pune del si detyrë që nga ana e punëtorëve të përdoren me rigorozitet mjetet mbrojtëse dhe antidodat përkatëse.

2. Për të evituar mundësinë e shfaqjes së kësaj sëmundjeje një rol të madh del depistimi i pacientëve që kanë defekte dhe pengesa mekanike në kavitetet nazale që në moshat e vogla.

3. Në mjekimin e sëmundjes së sinozitit akut prioritet duhet t’i jepet mjekimit konservativ të kombinuar me fizioterapi sipas antibiogramës.

4. Në mjekimin kirurgjikal të sinozitit akut sipas eksperiencës sonë një efekt shumë të mirë na ka dhënë aplikimi i lavazheve me solucion fiziologjik në periudhën post operatore sidomos para daljes së pacientit.

5. Një masë mbojtëse profilaktike është dhe mbajtja e kapeles në kokë, sidomos në periudhat e ftohta

Mjeku: Dr.Bajram Cena


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...