NGA: NAXHIJE BERBATI KASTRATI

BOTA E SË MADHËRISHMES
DHE BOTA E ARTIT FIGURATIV
Ai ndër të tjera thotë se u dashurua edhe njëherë fort në artin dhe në misteret e tij. Dhe arriti të krijoj, të frymëzohet shpesh e më shpesh, shumë e më shumë.
Bota ime artistike po rritej dhe bashkë me të nevoja për të madhërishmen, estetikën sublimen që përmban arti dhe artisti. Krijova një shprehje të re të të bërit art. Kjo shprehje e re artistike ka ardhur si frymëzim për ndryshimet e reja të aktualitetit përvojës sime në këtë krijimtari dhe përvetësimit të hapsirave të pakufinjshme të artit. Nisa të përkushtohem në ndryshim dhe e bëra. Zgjodha drunjë për artin tim, zgjodha skulpturën si mjet pamor të paraqitur nëpërmjet drurit të vendlindjes sime dhe të Bjeshkëve të nemuna. Druri që përdora është i llojeve të ndryshme duke nisur nga druri i arrës, i gështënjës, i ahut, i bungut, i shkozës, i mollës, vishnjës, kumbullës dhe dardhës.
Nisa një cilël të ri artistik, realizova skulptura druri të pikturuara. Dalëngadalë frymëzimi im rritej dhe idetë e mia ndryshonin. Fillova të përdorë lloje të ndryshme edhe nga vjetërsia dhe materiali që posedonin drunjtë. Kisha vërejtur se secili lloj i drurit ndryshon në formë, materie, skulpturë e mbrendshme, qëndrueshmëri, dëndësi, ngjyrë dhe formë. Për secilën skulpturë kam përdorur llojin e drurit që kam menduar se i përgjigjet frymëzimit tim dhe arrin ta paraqes më mirë idenë e sjellë si pasqyrim i një realiteti të qëllimshëm Këto llloje natyrale artistikisht të punuara i kam përgatitur dhe gdhendur me mjete të forta si sopatë, motor- sharrë, dalta të ndryshme të cilat përdoren për skulpturë, ndërsa ndërhyrja në këto skulptura është bërë me ngjyra të drurit dhe metalike.
Përdorimi i këtyre skulpturave të përgatitura më parë me mjete të forta ka qenë baza në të cilat dëshironte ti paraqiste shqetësimet e tij, me një art krejtësisht tjetër nga ai mëparshmi por duke ruajtur origjinalitetin e tij krijues, ngjyrat e ndezura dhe dritëhijen. Prandaj zgjodhi ti pikturojë këta drunjë të shëndrruar në skulpturë, dhe veç kësaj arriti edhe ti stolis ti begatoi me shprehje tjera krijuese duke paraqitur imazhe të reja, ndryshe. Varësisht çka ka dashur të paraqes ka bërë zgjedhjen e drurit, srtukturës dhe origjinës së tij por njëkohësisht duke ruajtur edhe formën e tyre origjinale. Kështu ka arritur të shpreh ngjyrën dhe bukurinë e natyrës si dhe madhështinë e artistit. Haxhiu është endur kufinjëve të paanë të imagjinatës dhe fantazisë krijuese për të shprehur preokupimet që e shqetësojnë si dhe për t’i paraqitur idetë për një botë më të mirë. Përdorimi i llojeve të ngjyrave është e stilit të tij. Ngjyrat e tij shprehin karakterin dhe temperamentin e tij krijues. Kuptohet dominojnë ngjyrat e kontrastit.
Kjo qasje e re në artin e Kastratit me skulpturat drunore të pikturuara dhe të reformuara edhe me gjësende tjera si metal, litar, rrathë metalik etj është një pikënisje edhe për artistët e rinj. Ata mund të gjejnë frymëzimin dhe të eksplorojnë me natyrën, se tek e fundit ajo është një mundësi e pashterrshme ngjyrash dhe formash, drite dhe hijeje. Natyra është ndriçim i pashterrshëm për njeriun, artistin. Natyra është art në vete. Prandaj Haxhiu beson se pikturat në skulpturë u japin kuptim shumëdimensional dhe përmbajtje domëthënesë artit pamor.
Skulpturave të pikturuara, transformuara u ka dhënë një përsosje artistike, i vetëdijshëm se natyra mund të kopjohet ”mimesis”, por, edhe mund të krijohet “poesis”, prandaj është përpjekur fort për t’ia arritur qëllimit. Deri sa Platoni thoshte se artistët nuk mund të bëjnë asgjë tjetër, veçse ta kopjojnë realitetin me anë të ngjyrave që i kanë mësuar nga mjeshtrit e tyre dhe solli teorinë “mimesis”, Aristoteli nxënësi i tij e plotësoi këtë teori duke thënë: “E bukura në art qëndron më lartë se e bukura në natyrë”. Artistët përveç se emitojnë realitetin, krijojnë brenda veprave të tyre një botë të tërë subjektive, plot ndjenja, ide dhe shqetësime. Këtë ka arritur ta paraqes Haxhi Kastrati, ta kopjoj realitetin me brumin e tij, por këtë realitet ta personifikoj duke i mveshur elemente njerëzorë.
Cikli i skulpturave të pikturuara ka filluar në vitin 2013 gjatë studimeve në FLU në Beograd. Ky cikël përfshin një numër mbi 50 skulptura të punuara me dimensione të ndryshme, varësisht nga forma dhe madhësia e drurit. Veçanti e këtyre skulpturave është se secili lloj i drurit përmban një strukturë interesante dhe specifike në vete. Gjatë punës së tij krijuese frymëzimit, është përpjekur që këto skulptura ti bëj jetë-ndritshme, tu jap gjallëri artistike.
Pasi që ka eksploruar në këtë fushë është mishëruar me këtë stil të krijuarit beson që mund të vazhdojë prap me krijimin e artit skulptural, por nuk mund të dijë se çfarë do ta frymëzoj më tutje dhe çfarë materiali do të ketë në përdorim në të ardhmen. Kastrati ndër të tjera thotë se i pëlqen ajo çfarë ka arritur, sepse mbrenda ka dellin dhe shpirtim e tij krijues.
Në artet e sotme bashkëkohore në Kosovë dhe jashtë saj, këtë art e aplikojnë edhe disa artistë siç janë Sisley Gjafa i lindur në Pejë në vitin 1970. Ky artist i ri prezantoi Kosovën në Bienalen e Venedikut në Itali në vitin 2017, njëkohësisht Gjafa është prezantuar dinjitetshëm edhe në shumë ekspozita ndërkombëtare. Përveç Sisleyt kemi edhe të riun Anri Shalën i lindur në Tiranë në vitin 1974. Anri njihet si artist multidiciplinar që ishte prezent në shumë galeri, muze bienale dhe projekte të rëndësishme në skenën e artit bashkëkohor. Në vitin 2000, në Gilles Dusein, Paris, merr çmimin për filmin më të mirë dokumentar, shumë çmime tjera ndërkombëtare, kurse në vitin 2001 në Galerinë kombëtare në Prishtinë merr çmimin Musli Mulliqi. Një artist më ndryshe është edhe Sokol Beqiri i lindur në vitin 1964 në Pejë, po ashtu Sokoli është artist i përmasave evropiane. Ai ka specializuar në Universitetin e Lubjanës dhe mori çmime ndërkombëtare në grafikë, siç është çmimi në akademinë e arteve në Prishtinë 1987 për grafikë, në Slon Cetinje 1990 e shumë të tjera. Po ashtu shquhet edhe një krijues i njohur për ekspozita ndërkombëtare dhe punëtori artistike e që pa dyshim është krijuesi i njohur Sllobodan Trojkoviç.
Tani në këtë mes kemi edhe piktorin pejan të njohur edhe jashtë hapsirave shqiptare që u është bashkuar kolegëve të tij, atyre që e duan dhe dashurojmë artin pamor me të gjitha huqet e tij. Haxhiu provoi. Eksploroi natyrën e tij për të paraqitur njeriun e vet. Mori pjesë nga drunjtë që i dhanë frymë dhe freski jetës së tij për t’ia kthyer të stolisur me ngjyrat e tij, për ta hijeshuar dhe begatuar me elemente nga vendi në të cilin kanë janë rritur drunjtë e vendlindjes së tij. Kastrati i emocionuar thotë: “Nën hijen e tyre u rrita dhe ëndërrova parandaj po ëndërroj edhe tani. Me copëzat e tyre bëra një cikël të ri artistik. Skulpturat e pikturuara apo pikturat në skulptura. Kam një mozaik të mrekullueshëm prej tyre Mbretëreshën, Zogun I dhe Zogun II, Ndërtesën.
Mbretëresha është kryevepra e tij. Ajo është mishërim i ekzistencës dhe bukurisë sublime. Por mbretëresha e tij në këtë skulpturë sjellë një brengë një shqetësim të madh, një britmë, lemeri apo më mirë të themi një llahtari e befasishme, që e ka lënë atë pa gojë, më sy të zmadhuar tejmase. Kjo britmë është në shqetësim individual që përçon mesazh kolektiv për një të keqe apo kob që kanoset. Sytë e çakërdisur flasin shumë. Bile njëri prej tyre a i djathti është kokërr n’gjak. Ç’ti ketë ndodhur vallë mbretëreshës do pyesin shumë interpretues të fjalës artistike? Mretëresha ka një porosi, një mesazh që secili prej nesh e interpreton në mënyra të ndryshme. E keqja ogurzezë e ka trishtuar mbretëreshën, prandaj ajo stepet, prandaj edhe klith me sy të dalë vendi.
Skulptura më e realizuar me emrin Mbretëresha është realizuar në fund të gushtitt 2017, në material të forte nga druri i ahut, në dimension 90 me 42cm, me ngjyra të kombinuara. Gjithashtu në këtë punim janë përdorur disa elemente të metalit dhe mjete plastike, me qëllim që vepra artistike të jetë më e begatë dhe më atraktive, interesante. Portetreti i saj është nxjerrë me ngjyra të llojeve të ndryshme, ndërsa gjoksi i saj është paraqitur me dy disqe metalike për të vënë në pah plleshmërinë e femrës dhe të tokës njëkohësisht. Figura e mbretëreshës është stolisur me akcesorë tjerë plastikë e metal. Zilja si dhe litari janë vënë qëllimisht për të vënë në pah bukurinë e femrës dhe hieshinë e leshrave të saj.
Ngjyrat që janë përdorur për portretin e mbretëreshës janë ato të kontrastit, pasi që e tillë na jepet figura me të kundërta bukuri dhe vaje, njëkohësisht plleshmëri e vitalitet në shërbim të së bukurës së madhërishmes. Mbretëresha është simbol i qëndresës, i karakterit të pathyeshëm e stoik, në këtë rast është simbol i një fenomeni të ri që ajo po sheh aq llahtarshëm. Një e zezë që e ka gozhduar pa frymë. Ky realitet i ndryshuar e vë në sprovë, prandaj ajo na paraqitet me pamje të ç’ekulilbruar.
Punimet Zogu I dhe Zogu II janë realizuar në qershor të vitit 2017 në material të fortë dru bungu me dimension 40 me 30 cm,, gjithashtu janë prezent ngjyrat e kombinuara. Interesante është origjina dhe vjetërsia e drurit. Druri që është marrë për skulpturë është dobësuar nga që ky dru është 62 vjeçar. Vjetërsinë e këtij druri e kam shfrytëzuar sidomos te syri i zogut. Syri është shqisa e parë të cilën e shfrytëzojmë të gjithë, sheh gjithçka, plaket më shumë, prandaj edhe rrathë të shumët sillen rreth kokërdhokullës së tij. Kombinimi i ngjyrave të ndryshme vënë mbi një litar rrethon figurën e zogut në klithje. I zënë befasisht zogu ka ndryshuar pozitë, i vënë në sprovë i pa ekuilibruar zogu lemeriset. Shohim se ka rënë diçka nga shpirti i tij, i mungon liria e horizonteve të pa ana, i mungon gjithësia. Unë jam përpjekur thellësisht që në këtë figuracion të theksoj dritë-hijen, drejtpeshimin dhe baraspeshën e objektit bazë.
Skulptura Ndërtesa apo banesa e realizuar në shtator të po të njëjtit vit gjithashtu është punuar me material të drurit. Mendimi artistik për vepra arti te skulpturat me emrin “Ndërtesa” është realizuar në fillim të gushtit me 2017, në material të drurit, lloji i tij, dru pishe me dimension 75cm me 40cm, i cili është pikturuar me ngjyra të kombinuara. Kompozicioni i pikturës është i ndarë në tri pjesë. I gjithë kompozicioni është punuar me një strukturë të ngjeshur, të formave të ndryshme të kombinuara. Është përdorur forma natyrore e drurit, është kombinuar litari, janë përdorë edhe lapsat, për paraqitjen e dy kohëve. Pjesa e parë e ndërtesës bazamenti është lidhur me litar, qëllimi im ishte ta paraqes historinë në themele. Pastaj kemi pjesën e dytë që ka lulëzuar mbi themelet e shtrënguara dhe prapë litari mbi gjithë atë ndërtim që nuk e rrënon ndërtesën edhe pse e ka zënë shtrënguar.
Ndërtesa ruan formën gjerësinë dhe mbahet mbi këmbët e veta. Nuk rrënohet, as nuk bie. Porosia merret vesh. Skulptura “Ndërtesa” është paraqitur me ngjyra të llojllojshme, ndërsa trupi i saj strukturor përshkruan lashtësinë kohore të ndërtesës në tërësi. Në përgjithësi në këtë skulpturë jam munduar të paraqes simbolikën dhe ekzistencën e kullave të trevë së Dukagjinit.
Format e gjalla të drunjve që simbolizojnë lirinë janë punuar nga fund i shtatorit deri në fillim të tetorit 2017. Llojllojshmëria e drunjve është e larmishme, kemi dru nga ahu bungu e shkoza deri te druri i kumbullës. Këto pjesë druri, skulptura janë freskuar me ngjyra të llojeve të ndryshme, kjo hetohet edhe në bazamentin e tyre. Format e tyre janë ekspresivo- fantastike, mitologjike që paraqesin lashtësinë duke pasqyruar lirinë kolektive. Këtë liri që gëzojmë ne, artin e të bërit art për të zgjuar kërshërinë krijuese, për të pasqyruar realitetin dhe bukurinë e pafundme artistike që nga mitologjia e deri te mundësitë e shumta të digjitalizimit modern
No comments:
Post a Comment