Nga Hilmi Saraçi
Ka kaluar një kohë e gjatë kur kishte lindur ideja për ngritjen e kompleksit memorial për Azem e Shotë Galicën në Galicë . Janë ndërmar disa nisma për këtë projekt më rëndësi historike dhe kombëtare . Tani ky projekt është realizuar, por me disa mangësira që për cudi nukjanë duke u ndërmar për realizimin në tërësi të kompleksit memorial. Në vitin 2004 ka përfunduar faza e parë e këtij projekti ku barrën kryesore financiare e ka bartur Kuvendi Komunal i Vushtrrisë. Në vitin 2006 ka filluar faza e dytë e realizimit të këtij projekti , ku hapin e parë prap e ka bërë Kuvendi Komunal në Vushtrri duke i ndarë 5 mijë euro për hartimin e kullës së Azem Bejtës, kurse realizimin e ndërtimit të kulles që kap shumën prej 60 mijë euro e bartë Ministria e Kulturës së Kosovës.. Mirëpo ajo që brengos më se shumti është se eshtrat e Shotë Galicës nuk janë sjellur ende pranë eshtrave të burrit të saj, Azem Galicës. Varri i Shotë Galicës është i hapur dhe i rregulluar dhe vetëm pritet që sa më parë të barten eshtrat pranë burrit dhe të bashkëluftëtarëve të saj.
Në Fushë Krujë (Shqipëri) në viziten që ështe bërë gjatë vitit 2006 , varri i saj ishte në gjendje të mjeruar, i mbushur me mbeturina , me pllaka të thyera – i shkatrruar gati në tërësi . Pushtetarët e Fushë Krujës janë për çdo kritikë për pakujdesinë ndaj heroinës së shquar të kombit shqiptar, Shotë Galicës. Tani kjo gjendje sikur është përmirësuar nuk është si dikur.
Madhështia e kompleksit memorial dhe kulla e Azem Galicës
Është madheshtore hyrja në kompleksin memorial të Azem Galicës dhe të bashkëluftëtarëve të tij. Përmendorja e Azem e Shotë Galicës është ngritur lart. Pranë kësaj permendorje dy varre të mermerta. Njëri me eshtrat e Azem Galicës ,njëri i Shotë Galicës, por pa eshtrat e saj - e shprazët, sepse eshtrat e Shotës ende nuk janë sjellur në vendin e duhur , kanë mbetur në Shqipëri. Në KK- në Vushtrri tregjnë se janë bërë mjaft përpjekje për sjelljen e eshtrave të Shotës nga Shqipëria, por ende nuk është arritur një pajtim për sjelljen e tyre. Duhet bërë përpjekje edhe më tutje- thonë në Vushtrri.
Ishte për cdo kritikë dikur gjendja e disa varreve , fytyra të njohura të historisë tonë , siq është varri i Hysë Popovës dhe nënës se Azemi, Azeminës.Memzi dallohej varri i tyre, i kishte mbuluar bari dhe bërllogu. Ka pasur mundësi që se paku të identifikohet varri duke e pastruar dhe shënuar me një guri derisa do të mendonin për ngritjen e një lapidari edhe për Hysë Popovën, këtë trim dhe luftëtarë të madh . Gjithashtu edhe për nënën e Azemit , Azeminën dhe të disa luftetarëve të tjerë, varri i të cilëve gjithashtu nuk dallohej kur e pata vizituar kohë më parë kompleksin memorial , është dashur të kujdeset dikush më herët edhe për këta luftëtarë dhe të punohet më me përkushtim , sidomos në fushën profesionale që sipas mendimit tim mungon në realizimin e këtij projekti. Mirëpo gjatë bisedës me Bedri Tahirin, njërin nga angazhuesit dhe njohësit ehistorisë për Azem Galicënrial, shpiegon se këto varresa tani janë rregulluar, por kompleksi memorial sidomos kulla e Azem Galicës sikur ka mbetur i pa realizuar, sidomos Kulla ka mbetur përbrenda e papunuar dhe e parealizuar sipas projektit,Vizitoret kur vijnë nuk kanë mundesi të qëndërojnë dhe të njotohen më mirë për historin dhe luftën e Azem Galicës , Shotë Galicës dhe bashkluftëtërëvë të tjerë.
Në kullën e Azemit janë të pranishme edhe disa mangësi . Njëra ndër to është frengjia me një formë më të hapur se sa duhet… Edhe muratimi i kullës me disa dimenzione artektonike nuk është identik dhe në nivelin e duhur profesional. Ndersa dera e hyrjes dhe shuli i derës është ,deri dikund, identik me kullën e Azem Galicës…
Memzi dallohet vendi i shpellës së Përçevës
Shpella e Përçevës gjendet në mes të komunës së Klinës dhe Malishevës. Nuk është leht për të udhëtuar deri të shpella, sepse përveç largësië, rruga nuk është e rregulluar mirë, është e thepisur dhe me plotë gurë . Çfarë pakujdesie? Nuk kanë bërë përpjekje për ta ndërtuar këtë rrugë me rëndësi historike që shkon deri të shpella, kur tani shumë rrugë janë asfaltuar dhe ndërtuar pa ndonjë vështirësi. Shpella gjendet në një hapsirë të mbuluar me drunj dhe lisa. Nuk ka shenje identifikimi. Papastertia dhe therrat për rreth e kanë mbuluar, memzi dallohet shpella që perimetrin nuk e ka të gjerë, por siq dihet kjo shpellë është e thellë afër 70 m.. Është për çdo kritikë kjo gjendje e mbetur e Shpellës së Përçevës. Organet kompetente të tri komunave (Skenderaj. Malishevë dhe Klinë) është dashur të ndërmarrin iniciativen për rregullimin e rrugës që shpie deri të Shpella e Përçevës , të pastrohet përreth shpella dhe të identifikohet me një rreth prej hekuri në formë të “gilinderit” për të mos ra diçka në thellësinë e saj . Të vehet një pllakë përkujtimore në shënjë nderimi për heroin tonë kombëtar, Azem Galicës dhe të valëvitet flamuri kombëtar mbi lisin që gjende në afërsi të shpellës, sepse kjo shpellë është me një rëndësi të veçantë për historinë tonë kombëtare dhe luftën për liri dhë pavarësi të Azem Galicës.
Shpella e Përçevës ka një histori të veçantë. Në këtë shpellë është hudhur trupi i pajetë i kryetrimit tonë , Azem Galicës, për të mos ra në duartë e armikut. Mirëpo për nxjerrjen e eshtrave nga Shpella e Perçeves ka mendime të ndryshme. Më se tepërmi flitet se eshtrat e heroit tonë kombëtar i ka nxjerr Avdyl Krasniqi. Mirëpo disa nga rrethina e Perqevës thonë se eshtrat e kryetrimit i ka nxjerr Cen Kapllani, bashkfshatari i tyre i kësaj ane të Perçevës. Mirëpo sa është reale të konstatohet se për nxjerrjen e eshtrave të kryetrimit tonë kanë hyrë në shpellë dhe i kanë nxjerrë Avdyl Krasniqi dhe Cen Kapllani i Perçevës….
Procedura për kthimin e eshtrave
të Shotë Galicës mjaft e paqartë
Procedura për këthimin e eshtrave të Shotë Galicës ka filluar në vitin 2004 dhe pat arritur deri të kryetari i Shqipërisë , Alferd Moisiu. Bashkim Rama ish shef i Zyrës Ndërlidhëse të Shqipërisë në Prishtinë, kur kishte marrë pjesë në manifestimin me rastin e për vjetorit së Epopesë së Arbërisë së Vogël (Galicë) më 15 korrik 2004, publikisht kishte premtuar se kjo kërkesë do të respektohet. Mëgjithë premtimet dhe përpjekjen e tij, kjo nismë ka mbetur vetëm në fjalë. Ai ka thënë se kjo si duket po ngadalësohet dhe po pëngohet për shkak se disa të afërmë të Shotës që jetojnë në Shqipëri nuk pranojnë të nxirrën dhe të barten eshtrat e Shotë Galicës në Kosovë (Galicë) dhe të bashkohen këtu dy bashkëshortë dhe bashkëluftëtarë të cilët për 15 vjet luftuan bashk kundër armikut.Kjo është padrejtësi ndaj këtyre dy heronjëve të kombit shqiptar“…
Me 15 korrik 2004 u mbajt një manifestim i madh përkujtimor me rastin e zbulimit të kompleksit memorial në Galicë ku muaren pjesë të gjitha subjektet relevante të nivelit kosovar e më gjerë, u zbulua pllaka dhe varrezat e Azemit dhe të Shotës në Galicë, zbulimi i pllakës me listen e emrave të të rënëve në Betejën e Galicës, përurimin e bezamentit për kompleksin e ardhshëm përkujtimor, përgjithësisht përurimin e trollit të kompleksit përkujtimor,
Ky përvjetor pati rëndësi të veçantë kulturore dhe kombëtare, sepse në këtë përiudhë Lëvizja Kaqake për liri e pavarësi kulmoi me kryengritjen e përgjithshme popullore nën udhëheqjen e Azem e Shotë Galicës. Këta dy luftëtarë e bashkëshortë me çetat e tyre zhvilluan mbi 60 beteja fitimtare kundër pushtuesit serb dhe arriten të formojnë bërthanen shtetrore me emrin Abria e Vogël, të cilën pushteti serb u detyrua ta pranojë. Beteja e fundit e Azem Galicës me 15 korrik 1924 kurorëzoi luftërat 12 vjeçare për liri dhe u skalit në histori me emrin “Epopeja e Arbërisë së Vogël”. Atë ditë, para agimit forca të mëdha serbe me rreth 1200 luftëtarë të Garnizonit të Shkupit të paisura edhe me altleri të rëndë rrethuan tri fshatra të Arbërisë së Vogël: Galicën, Lubovecin dhe Mikushnicën. Meqense ishe festë e bajramit të vogël, shumica e luftëtarëve të çetës ishin shpërndarë nëpër shtëpitë e veta . Beteja ishte e ashpër dhe kishte vazhduar gjatë tërë ditën. Aty ranë heroikisht shumë dëshmorë . U plagos edhe vetë udhëheqësi i betejes, Azem Galica . Në radhet e armikut u vranë trefish më shumë . Fshatrat e rrethuara u granatuan dhe u dogjen rrafsh me tokë . Në shënjë hakmarrjeje shumë gra, fëmijë e pleq u pushkatuan, u masakruan dhe u dogjen në zjarr .Azem Galica ndërroi jetë pas dy javësh.Njëgrup bashkëluftëtarësh e realizuan porosinë e tij të fundit dhe në fshehtësi të thellë , trupin e pajetë e lëshuan në shpellën: “Quka që kërset” në malet (shpellën) e Përçevës…