Akuzat e drejtësisë ndërkombëtare nga kriminelit serb Vojisllav Sheshel nuk mundën të provohen dhe kësisoj Shesheli është "një njeri i lirë", tha gjyqtari Jean-Claude Antonetti duke shqiptuar vendimin në procesin e Tribunalit të Hagës ndaj ultranacionalistit serb Vojislav Sheshel i akuzuar për krime lufte.
Të gjitha pikat e akuzës ndaj tij mbi veprimet gjatë luftrave në ish-Jugosllavi u shfuqizuan. Tashmë krimineli serb Vojisllav Shesheli është njeri i lirë, por procesi i tij në 13 vitet e kaluara paraqet një dështim total për drejtësinë dhe të drejtën ndërkombëtare. Para shpalljes së vendimit për Sheshelin, spekulohej vetëm për masën e dënimit. Një prej spekulimeve ishte: nëse Shesheli dënohet me më pak se 19 vjet burg, ai do të ishte njeri i lirë, sepse të dënuarit janë liruar pas vuajtjes së 2/3 së dënimit, e Shesheli ka qenë në burgun e Hagës 11 vjet. Por gjykatësi në Hagë konstatoi se Shesheli është njeri i lirë, që "nuk ka bërë krime".Shesheli ka qenë dhe mbetet njeri i urrejtjes. Veprimi i tij publik ka qenë gjithmonë i bazuar tek fyerjet ndaj grupeve të tjera etnike dhe i mbushur me urrejtje të artikuluar ndaj të gjithë të tjerëve e atyre që mendojnë ndryshe. Nuk ka aspak dilemë që ai në kuptimin moral, por edhe politik, i ka përgatitur "spastrimet etnike" dhe që ende është një prej më aktivëve në kërkesat për krijimin e një "Serbie të Madhe". Ai thjesht nuk ka qenë i akuzuar për përhapjen e urrejtjes ndëretnike dhe fetare, sepse e drejta ndërkombëtare nuk e trajton këtë nivel. Në vend të këtyre akuzave, prokuroria e papërgatitur dhe jo profesionale sa duhet, e ka akuzuar Sheshelin për përgjegjësi direkte për krime lufte, dhe krime kundër njerëzimit në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Vojvodinë. Tani po shihet që në 13 vitet e fundit, që prej paraqitjes së tij vullnetarisht në Hagë në vitin 2003, e drejta ndërkombëtare ka përjetuar një dështim total. Të gjithë ata që e kanë ndjekur procesin kanë mundur të supozojnë se Sheshelin thjesht e kanë larguar nga Haga në vitin 2014, duke shpresuar mbase se kurrë nuk do ta shohin më, për shkak të sëmundjes së tij nga kanceri. Lirimi është bërë pa asnjë lloj detyrimi ndaj Beogradit për ta rikthyer Sheshelin në Hagë, nëse kërkohet. Dhe kjo dëshmon për një lloj kënaqësie të Tribunalit për largimin e Sheshelit nga Haga. Përveç Partisë Radikale Serbe dhe Sheshelit, lirimit të tij do t'i gëzohen edhe miqtë e tij nga bota, siç janë Jean-Marie le Pen dhe Vlladimir Zhirinovski. Retorikë pakënaqësie publike, por njëkohësisht edhe kënaqësi të fshehtë personale, do të ketë edhe tek qarqet nacionaliste në Kroaci dhe në Bosnje-Hercegovinë. Ky vendim është për ta edhe një dëshmi tjetër se Serbia nuk ka ndryshuar dhe vetëm po i fsheh këmbët si gjarpëri edhe kaq shumë vite pas lutës. Nga ky vendim nacionalistët do të përpiqen të përfitojnë politikisht. Fshehurazi do të gëzohen edhe Aleksandar Vuçiq dhe Tomisllav Nikoliq në Serbi, ndonëse në reagimet e tyre do të mbahet distanca e duhur shtetërore. Kjo sepse prej konvertimit të tyre në "evropianë", Sheshelin e kanë pasur si dëshmi se në krahun e djathtë nuk ekziston ndonjë alternativë e civilizuar politike. Ata të cilët e kanë përjetuar vet politikën e spastrimeve etnike të Sheshelit dhe urrejtjen e tij, natyrisht që nuk do t'i gëzohen fare këtij vendimi të Hagës. Ata nuk do të kenë aspak mirëkuptim për këtë vendim të Gjykatës së Hagës. Ndërkohë bota ka brenga shumë më të mëdha se Sheshelin. Agresiviteti i Vojisllav Sheshelit, i cili manifestohet mes aftësisë për argëtimin e masave dhe brutalitetit të pafund, nuk do të shihet më në skenën e Tribunalit të Hagës. Serbia duhet ta mbajë tani këtë njeri të rrezikshëm. Ndërsa vendimi për lirimin e Sheshelit, ndonëse mund të ndryshohet në shkallën e dytë, radhitet në listën e falimentimeve të një gjykate të mbingarkuar.
Lideri i radikalëve serbë, krimineli Prof.Dr. Vojisllav Sheshel ka reaguar pas miratimit të Platformës së Kosovës për dialog me Serbinë.
Ai ka kërkuar që lidhur me këtë hap të Prishtinës të njoftohen urgjentisht Rusia dhe Kina si dhe të kërkohet që ushtria e këtyre dy vendeve të vendoset në Kosovë në të gjitha mjediset ku ka serbë.
“Ajo që ka bërë Kuvendi i kaçakëve në Prishtinë tregon se prapa të gjithë hapave të separatistëve shqiptarë qëndrojnë fuqitë e Perëndimit, para së gjithash Amerika, madje edhe prapa vendimit për vënien e taksës ndaj mallrave të Serbisë e të Bosnje Hercegovinës.
Kanë bërë lojën dhe kanë deklaruar se e kërkojnë heqjen e taksës. Nuk është aspak e rastësishme që zyrtarë amerikanë kanë ndryshuar retorikën dhe më nuk thonë të hiqet taksa, por të suspendohet ajo.
Edhe një gjë tjetër kemi vërejtur nga deklarata e zyrtarëve amerikanë. Se ata presin që procesin negociues të përfundojë me njohjen reciproke Serbi – Kosovë”, ka thënë Shesheli, transmetojnë medie serbe.
Sheshel ka thënë se amerikanët e trajtojnë Serbinë sikur të mos jetë shtet i njohur ndërkombëtarisht, sikur të mos jetë anëtar i OKB-së.
Dokumenti nuk ka marrë mbështetjen e LDK-së, Dokumenti përfshin çështjet të cilat ekipi negociues do t’i shtrojë në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.
Në platformë shprehen qëndrimet e Kosovës për njohje reciproke me Serbinë, anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizatat tjera.
Ajo u miratua dje me vota pro, ndërsa dy partitë opozitare kishin refuzuar kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj që të trajtojnë atë platformë dhe të japin kontributin e tyre në të.
Platforma e dialogut u publikua dy javë më parë nga dy bashkëkryesuesit e dialogut, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.