Anila Kruti u lind në qytetin e Përmetit. Eshtë diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi shqipe. Në vitin 2006 boton vëllimin e parë poetik “Përtej skajeve me ëndrrën”. Gjatë kësaj kohe është aktivizuar me shkrimet e saj dhe prezantime letrare në gazetën “Shqip”, revistën ''Obelisk” etj.“Psherëtima e gjethes” është vëllimi i dytë poetik...
Sipas psalmit :
”…ty kam vendosur të të mbaj gjatë!”
E di
Jam grua ajri.
Rrëshqas nëpër gishta.
Mbështjell fushat e arta me grurë.
Fëshfërij nëpër zabel.
Diell, shfaqem mbi çarçafin e qiellit
Bie ylber mbi pemë pas një stuhie gri.
Këndoj balada në muzg.
Fle në strehën e pyllit.
Unë që kam jetuar me diellin dhe erën
fushat dhe stinët. Eci me sandale shiu.
Befas,
zbrita mbi balli tënd
Preka një flokë bore nga kryet e tua
dhe pëshpërita:
“Dua të zbardhemi bashkë…!”
Dhe të vdes në përqafimin tënd…”
Të gjitha dashuritë
i kam të lidhura me pemën .
Të gjyshes.
Të mëmës .
Timen …
Unë jam një pemë !
Kështu kam qenë që në vogëlinë time.
Puthja diellin dhe vishja vjeshtë .
Po,ja erdhe ti,
zgjate krahët gjithë lule dhe më bëjë hije .
Befas të ra në krahë një dimër i tërë
dhe të thau.
Ku të të gjej?!
Tani,
shpirtin e mbjell me pemë ,
të të ngjajnë ty.
Mos ,më bëj për të qarë!
Është ftohtë.
Hëna e plagosur
dergjet gjithë dhimbje.
Verdhon, midis brinjëve të malit.
O zot, mbuloje me duart e bardha.
Mos ,më bëj për të qarë!
Stina ime
Lashë fijen e mendimit nëpër mjegull tjerrur hollë mbi mollët e fjetura .
Mjegull u bëra në ikjen time.
Një dimër i tërë më ra në krahë.
Zhveshi lëkurën time të vjetër.
Një hënë vjeshte vdiq në pyllin e drerëve .
Vajtuan zogjtë e mi të ikur.
Këngët e ujshme të shiut
zgjuan pyllin.
Ja ,kështu e vetme u zgjova edhe Unë një ditë dimri.
Unë që gjithnjë kam dimëruar me zogjtë
këtë herë zgjodha të eci vetëm në pyllin e drerëve.
Kundrova fushat e bardha me pisha të heshtura.
Ujërat që ngrohnin gojën e dheut.
Zbathur,
mbërrita në pragun e dimrit.
Aty ,midis ullinjve rashë në krahët e tu .
Tani, hënë e gjallë
dimëroj
Aty…
Kemishe drite
Mbaja veshur gjithnje nje kemishe drite.
Ne krahe rrisja foshnjat e vogla endrra.
Kendoja ninulla neper pyje.
Frutat e pjekura i ruaja per ty.
Cdo nate lusja nje psalme bible.
E nesermja
me arratiste me zogjte.
Dhe o Zot…!
Krejt ,pa kemishe
te mbuloja ty..
Kam mall për shtëpinë time!
Bie gjurmë dielli në pyllin me gështenja. Avujt e tokës zgjasin gishtat nëpër ajër.
Unë bëhem ditë.
Bëhem ajër..
U zgjuan të parat fluturat e verdha .
Në buzën e përroit simfonia e gjetheve ka kohë që mbështjell pyllin.
Kokën varur në krahët e shtatorit.
Unë kam mall për shtëpinë time !
Atje tej në vresht marrin udhën kuajt ngarkuar me rrush.
Ca gra me shami të bardhë hedhin grurë në erë.
Udhtëtoj nëpër stinë me shpirtin udhë
e udhë bëhem
e fjalë bëhem…
Çatia nën krahët e mollës ngre sytë e më sheh,
poshtë saj kukullat e mia të vogla diç më thonë.
Unë kam mall për shtëpinë time.
E frymë bëhem.
E lotë bëhem
nëpër faqet e çatisë.
Rritur poshtë një molle…
Vjeshtë me gjethe të kuqe
Jam
çasti
që deh
në dritaret e diellit.
Mëngjesi
që zgjon
mërmërimën e kroit.
Sy i kulluar shiu.
Bie lehtë në krahët e shtatorit.
Vjeshtë me gjethe të kuqe.
Shtat i hedhur në burimin e kaltër.
Jam
pemë
që shtrij krahët e gjelbër.
E dritare bëhem
të puth gjelbërimin…
Shkroi vjeshta një baladë shiu
Shkroi vjeshta një baladë shiu.
Një lirikë të ëmbël kënduan gjethet e kuqe në ajër .
Majë gishtash zbritën Perënditë me këmbë zjarri.
Lanë të ndezur mbi duart e mia
një varg…
Kumbulla ime, vashë
Kumbulla ime
dikur me krahët në qiell
sot po qan.
Në kohën e gjyshes të qeshte fytyra.
Të strukej dielli midis degëve.
Era të vallëzonte mbi krye.
Qeshin rrugicat.
Vashë e bukur je veshur me të bardha.
Sytë e djemve kanë rritur ëndrrat.
Po ty,
Pabesisht
krahët t’i prenë.
Lulet t’i dogjën.
Të hodhën në rrugën e madhe.
E veç trungu
Trungu të
mbeti në shpirtin tim.
Libër ,
të qajnë poezitë…
Zoti është tjetri
U ndez fjala në duart Hestias .
Orakulli i stinëve shkroi udhën tënde .
Hapat të sollën tek unë.
I miri im …
Zjarri të dridhej në duar.
Gjaku nën lëkurë .
Mua buza nën mall.
Trupi nën zjarr.
Mendueshem shtrive shpirtin në qiell.
Dhe pikove prej qiellit në fatin tim.
Ardhjes tënde ia dua gjurmën .
Duarve të tua mbushjen me dritë .
Heshtjes tënde i mësova leximin.
Prekjes së duarve muzikën e mallit.
Pastaj, të dëgjova burimet e shpirtit që rridhinin në emrin tim.
dhe qetë shtriva krahët e mi në parajsen prej uji.
Të pashë të luteshe në emër të dashurisë tek këndova një psalm prej biblës së buzës:E bukura ime !
Të përqafova në lindjen e një dite të re…
M’u ule në gjunjë
dhe qave si burrë …
Të gjitha dashuritë
i kam të lidhura me pemën .
Të gjyshes.
Të mëmës .
Timen …
Unë jam një pemë !
Kështu kam qenë që në vogëlinë time.
Puthja diellin dhe vishja vjeshtë .
Po,ja erdhe ti,
zgjate krahët gjithë lule dhe më bëjë hije .
Befas të ra në krahë një dimër i tërë
dhe të thau.
Ku të të gjej?!
Tani,
shpirtin e mbjell me pemë ,
të të ngjajnë ty.
Përgatiti:F.B
Përgatiti:F.B