Nga FLORI BRUQI
Askush nuk mund ta mashtrojë
më popullin e Kosovës !...
Kryeministri i Shtetit më të Ri në botë zt.Ramush Haradinaj, në ceremoni ka folur edhe për serbët Kosovës.
“Serbët si në jug si ne vëri janë njerëz të këtij vendi. Ata një ditë kanë me shërbyer në këtë ushtri”, tha Haradinaj. I ftojmë në partneritet për paqe të gjitha ushtritë e rajonit. Dëshirojmë të kemi paqe edhe me Serbinë”, tha ndër të tjera Haradinaj.
Në ceremoni ka folur edhe Presidenti ynë zt.Hashim Thaçi, e kryeparlamentari i Kosovës zt.Kadri Veseli Veseli.
Hashim Thaçi ka uruar ushtrinë çdo pjesëtari të FSK-së, çdo qytetari të Kosovës, derisa ka shprehur nderimet më të thella për çdo dëshmor që ka dhënë jetën që ne të gëzojmë edhe këtë ditë.
Ndërkaq, Kyeparlamentari i Kosovës ,Gjenerali Kadri Veseli ka thënë se sot është dita të cilën brezat që do të vijnë do ta kujtojnë me respekt e krenari.
“Kjo ngjarje shënon edhe një ditëlindje tjetër të madhe në vargun e ditëlindjeve të mëdha të popullit tonë, Ditëlindjen e Ushtrisë së Kosovës”, tha ndër të tjera zt.Kadri Veseli.
M.e dt.2 mars 2019 Kryeministri i vendit zt.Ramush Haradinaj në Kuvendin Zgjedhor të partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan, i bëri thirrje presidentit Hashim Thaçi, siç u shpreh ai “mashtrojë” Kosovën me idenë për korrigjim të lehtë të kufirit me Serbinë dhe tha:
“Vija kufitare me Serbinë, nëse do të jetë korrigjim i lehtë, mundet të mos jetë aq i lehtë. I bëj thirrje presidentit tonë, Hashim Thaçi që të mos mendojë se mund ta mashtrojë më Kosovën, as me korrigjim të lehtë. Shënjimi i kufirit mes dy shteteve është proces që vjen pas njohjes. Kufiri ynë ekziston, policia jonë e patrullon. Pra, nuk ka korrigjim, e në emër të korrigjimit të na e luajnë lojën, siç na e kanë luajtur lojën me Malin e Zi”, tha gjenerali Ramush e luftës dhe Heroi i Paqës zt.Ramush Haradinaj.
zt.Ramush Haradinaj po ashtu tha se Kosova do të ruajë kufijtë ekzistues të shtetit.
“Sa do vështirë që do të jetë, që t’i ruajmë kufijtë e Kosovës, të 17 shkurtit, ju siguroj se nuk ka kush që i prek, nuk mundet askush t’i prek”, tha Haradinaj.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka proklamuar idenë e tij të ndryshimit të kufirit me Serbinë, apo siç e quan ai “korrigjim” të tij, duke thënë se komuna e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit do t’i bashkohen territorit të Kosovës.
49 ditë më parë Gjenerali i luftës-Heroi i Paqës, zrt.Ramush Haradinaj tha : “Jemi bërë rresht në ushtritë e botës, por në rreshtin tonë po mbërrijmë të fundit. Ne nuk sjellim asnjë turp për veten dhe kombin tonë. Ushtarët tanë sot janë shumë të gëzuar. Besoni, sot janë gëzuar edhe varret edhe të gjallët. Sot janë gëzuar edhe ushtarët e Ibrahim Rugovës por edhe ushtarët e Adem Jasharit”, tha Haradinaj.“Paqen e kemi fitu me shumë dhimbje, jemi të fundit që kemi arritur në paqe e të fundit kemi me e lënë atë. Kush e prin këtij rreshti, i prin Amerika edhe ne e kemi për nder me u rreshtuar edhe si popull dhe si ushtri pas Amerikës. Ushtria jonë do të jetë besnike e miqve tonë. Nuk ka armik më të mirë se FSK-në, por nuk ka as armik më të keq”, theksoi Haradinaj.
Kriminelet serb dëshirojnë më dhunë të kthehën në vendin e krimit ?
Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili tha se FSK-ja nuk ka pse ta sulmojë Veriun, pasi që sipas tij edhe ajo pjesë i përket Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.
Ai ka thënë se nëse rrezikohet territori i vendit, Ushtria e Kosovës do të jetë aty.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i cili sot ka paralajmëruan kryeministrin Haradinaj se përpjekjet e tij eventual për të hyrë me ushtrinë në veri të Kosovës mund të përfundoj me dështim, raporton Tanjug
“Haradinaj dëshiron të përsërisë krimet për të cilat nuk është dënuar. Ai e di se president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk ka frikë prej tij, pasi ai e di se përpjekja e tij për të hyrë në ushtrinë në veri të Kosovës do të përfundonte me ikje dhe shpërbërje”, tha Vulin tha në një deklaratë për media.
Kujtojmë se ndaj deklaratës së Haradinajt, gjatë ditës së djeshme kanë reaguar dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, si dhe ministri i Brendshëm serb.
Kryetari i të ashtuquajturit komision parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka thënë se bashkësia ndërkombëtare dhe KFOR-i janë të obliguar që të parandalojnë hyrjen e mundshme të forcave të sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës.
Sipas tij, Beogradi do të ndërhynte në veri vetëm nëse shqiptarët sulmojnë serbët dhe KFOR-i nuk i mbron ata.
Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se nëse rrezikohet territori dhe kufijtë e Kosovës, atëherë ushtria do të jetë aty.
“Nuk e sulmojmë Veriun, as jugun e vendit tonë. Por, kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Duhet të jemi të sinqertë”.
Drecun thotë se zyrtarët serbë parashikojnë në mënyrë parandaluese se nëse dhuna masive ndaj popullit serb në veri, dhe KFOR-i nuk e ndal atë, Beogradi do të duhet të reagojë.
Kryetari i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe (SPO), Vuk Drashkoviq, nuk mbështet pikëpamjet e opozitës serbe që janë kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, sepse vlerëson që janë kundër interesave jetike të Serbisë dhe popullit të saj.
Nacionalisti serb,Vuk Drshkoviq i njohur për deklaratat e tij antishqiptare, i ka thënë “TV Pink” se sa më parë duhet arritur një marrëveshje ligjërisht obligative në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk kemi çfarë të presim. Konflikti i ngrirë është ngrirje e agonisë dhe shkatërrimit të Serbisë. Ky problem duhet të zgjidhet”, vlerëson Drashkoviq.
Ai vuri në dukje se ekziston një propozim nga BE-ja se në çfarë mënyrë të zgjidhet kjo çështje dhe të respektohet qëndrimi i Serbisë të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, por njëkohësisht kjo të zgjidhet sipas modelit të dy Gjermanive, të cilat nuk e kanë njohur njëra-tjetrën, por kanë mbajtur marrëdhënie të gjithanshme dhe të dyja ishin në organizatat ndërkombëtare.
“Së pari duhet të heqim dorë nga përdorimi nga tregimi se nuk mund të bëjmë demarkimin me vetveten. Kjo tingëllon mirë për vesh, por është larg realitetit”, tha ai.
Ai theksoi se nuk mund të mbështesë qëndrimet e opozitës serbe që në asnjë rrethanë, kurrë, dhe me asnjë kusht të mos vijë deri te marrëveshja ligjërisht obligative në mes Serbisë dhe Kosovës.
“Kjo është kundër interesave jetike të këtij vendi dhe popullit tonë. Mendoj se për shumë gjëra mund të arrihet shumë shpejt marrëveshje”, tha Drashkoviq.
Sipas tij, nëse nesër shpërthen në Kosovë, kjo mund të ndikojë në Bosnjë dhe Maqedoninë, dhe ekziston vetëm një forcë që mund të shuajë flakën, dhe kjo është NATO.
Drashkoviq angazhohet që Serbia të anëtarësohet në NATO-n dhe paralajmëron se shumica e qytetarëve nuk e dinë se rreziku më i madh për sigurinë biologjike dhe zhvillimore të Serbisë është injorimi i realitetit gjeopolitik.
“Serbia është sot një ishull i vogël në oqeanin e BE-së dhe NATO-s dhe Serbia nuk ka krahë për të fluturuar deri në Rusi dhe të inkuadrohet në aleancë ekonomike dhe ushtarake me Rusinë”, tha Drashkoviq, duke vlerësuar se qytetarët janë fuqimisht kundër NATO-s kryesisht për shkak të mosdijes dhe për shkak të inatit dhe urrejtjes.
Nacionalisti serb,Vuk Drshkoviq i njohur për deklaratat e tij antishqiptare, i ka thënë “TV Pink” se sa më parë duhet arritur një marrëveshje ligjërisht obligative në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk kemi çfarë të presim. Konflikti i ngrirë është ngrirje e agonisë dhe shkatërrimit të Serbisë. Ky problem duhet të zgjidhet”, vlerëson Drashkoviq.
Ai vuri në dukje se ekziston një propozim nga BE-ja se në çfarë mënyrë të zgjidhet kjo çështje dhe të respektohet qëndrimi i Serbisë të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, por njëkohësisht kjo të zgjidhet sipas modelit të dy Gjermanive, të cilat nuk e kanë njohur njëra-tjetrën, por kanë mbajtur marrëdhënie të gjithanshme dhe të dyja ishin në organizatat ndërkombëtare.
“Së pari duhet të heqim dorë nga përdorimi nga tregimi se nuk mund të bëjmë demarkimin me vetveten. Kjo tingëllon mirë për vesh, por është larg realitetit”, tha ai.
Ai theksoi se nuk mund të mbështesë qëndrimet e opozitës serbe që në asnjë rrethanë, kurrë, dhe me asnjë kusht të mos vijë deri te marrëveshja ligjërisht obligative në mes Serbisë dhe Kosovës.
“Kjo është kundër interesave jetike të këtij vendi dhe popullit tonë. Mendoj se për shumë gjëra mund të arrihet shumë shpejt marrëveshje”, tha Drashkoviq.
Sipas tij, nëse nesër shpërthen në Kosovë, kjo mund të ndikojë në Bosnjë dhe Maqedoninë, dhe ekziston vetëm një forcë që mund të shuajë flakën, dhe kjo është NATO.
Drashkoviq angazhohet që Serbia të anëtarësohet në NATO-n dhe paralajmëron se shumica e qytetarëve nuk e dinë se rreziku më i madh për sigurinë biologjike dhe zhvillimore të Serbisë është injorimi i realitetit gjeopolitik.
“Serbia është sot një ishull i vogël në oqeanin e BE-së dhe NATO-s dhe Serbia nuk ka krahë për të fluturuar deri në Rusi dhe të inkuadrohet në aleancë ekonomike dhe ushtarake me Rusinë”, tha Drashkoviq, duke vlerësuar se qytetarët janë fuqimisht kundër NATO-s kryesisht për shkak të mosdijes dhe për shkak të inatit dhe urrejtjes.
Ndërsa çetniku i paramilitarëve serb ,tash Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një konference i ka dhënë dy lajme të këqija për Serbinë.
Aleksandar Vuçiqi ka thënë se vizita e presidentit të Francës në Serbi, Emanuel Macron është anuluar dhe se zyrtarët e institucioneve të Kosovës kanë thënë se nuk do ta heqin taksën derisa Serbia ta njohë Kosovën.
“Autoritetet shqiptare nuk duan të dëgjojnë për heqjen e tarifave, pas takimit me komisonerin Johannes Hahn ata kanë thënë se taksa do të vazhdojë derisa Serbia ta njohë Kosovën”, ka deklaruar Vuçiq.
Lajm tjetër të keq, për presidentin serb Aleksandar Vuçiqi është formimin e ushtrisë së Kosovës, i cili u be më 14 dhjetor 2018.
“Ata formuan një ushtri kundër Kushtetutës. Kjo është një lëvizje e papërgjegjshme e Prishtinës dhe sjellë rrezik të madh në Ballkan”, ka thënë Vuçiqi.
Më tutje,Aleksandar Vuçiqi ka theksuar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe se kjo nuk është mënyra më e mirë për të negociuar.
“Sa i takon krijimit të ushtrisë unë do të bisedojë me zyrtarë të Rusisë dhe Kinës dhe të shohë nëse do të mund të mbahet një seancë e Këshillit të Sigurimit për këtë çështje”, ka thënë ai.
ëetniku i Sllobodan Millosheviqit,Vuçiçi , ka thënë se" nuk do ta lejojë askënd që ta poshtërojë Serbinë".
Kujtojmë se gjatë vizitës së tij në Kosovë, komisoneri Johannes Hahn, ka kërkuar heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërsa nga ana tjetër, kryeministri i vendit, zt.Ramush Haradinaj deklaroi se taksa nuk do të hiqet dersia Serbia ta njoh Kosovën si shtet.
****
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Slloba i Vogël- Ivica Daçiq, ka deklaruar se "Serbisë i është ofruar mundësia historike që të fitojë diçka për popullin dhe qytetarët e saj në Kosovë, raportojnë mediat serbe".
“Bëhet fjalë për atë nëse dëshirojmë të fitojmë diçka apo t’i humbim të gjitha”, ka deklaruar Daçiq, duke shtuar se një mundësi e tillë edhe mund të refuzohet, por që nuk duhet të shtiren kinse e gjithë Kosova të mbetet brenda kufijve të Serbisë.
Shefi i diplomacisë është i bindur se përmes dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit do të vijnë deri te një zgjidhje.
Ndërkaq i pyetur nga gazetarët nëse janë në dijeni se çfarë kanë deklaruar presidenti amerikan Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel duke iu referuar Ballkanit Perëndimor, Daçiq është shprehur se "...rrallë ndodh që të diskutohet për Ballkanin Perëndimor e të mos përmendet Kosova"....
“Është një temë për të cilën vazhdimisht diskutohet dhe është dëshmia më e mirë se sa kemi arritur ta ndryshojmë pozicionin e betonuar të vendeve perëndimore, pasi për këtë temë nuk është diskutuar në të kaluarën për shkak se vendet perëndimore e konsideronin si çështje të kryer”, ka shtuar Daçiq.
Sa për rikujtim të Serbisë, BE-së dhe OKB-së theksomë sa vijon:
Presidenti i ynë ,zt. Hashim Thaçi, ia ka bërë me dije Serbisë se nuk do të ketë rishkrim të historisë dhe se Beogradi zyrtar duhet të pranojë realitetin.
Ai gjatë fjalimit të tij të fundit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka dalë me shifra të masakrave serbe gjatë luftës në Kosovë, duke thënë se asnjë nga kryesit e këtyre vrasjeve, serb, nuk janë dënuar dhe akuzuar.
“I pëlqen dikujt apo jo, shteti i Serbisë në konfliktin e Kosovës ka vrarë 13.500 civilë shqiptarë. Aparati shtetëror i tyre kanë dhunuar rreth 20 mijë femra shqiptare. Për 13.500 civilë shqiptarë të vrarë asnjë i akuzuar dhe as i dënuar. Një milion shqiptarë të dëbuar me dhunë nga shteti i Serbisë. 40 për qind e infrastrukturës në Kosovë u dëmtua. 400 maskara kundër shqiptarëve, asnjë i akuzuar apo i dënuar. Vetëm në Izbicë 160 të vrarë, pleq, gra, fëmijë. Në Krushë 250 civilë të vrarë. Askush i akuzuar dhe i dënuar. Në Mejë 860 njerëz të vrarë, asnjë i akuzuar dhe i akuzuar. Në Studime 116 të vrarë. Vazhdojmë me Reçak, Rezallë e Obri e masakra të tjera. Në Serbi asnjë serb nuk është dënuar për masakrat në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.
“Edhe pse ishim viktimë, e theksoj se disa prej luftëtarëve të Kosovës, kanë kaluar nëpër procedurat e drejtësisë, të NUMK-ut, Hagës, EULEX-it. Kosova duke dashur të besoj në drejtësi dhe në të vërtetën, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, e ka themeluar vet Dhomat e Specializuara”, tha Thaçi.
“Sot në Kosovë më shumë shqiptarë ka të dënuar për krime lufte se sa serb, ndërsa në Serbi asnjë nuk është dënuar për spastrimin etnik dhe masakrat e kryera në Kosovë”, tha presidenti Thaçi në fjalën përmbyllëse në Këshillin e Sigurisë.
***
Presidenti Thaçi para liderëve botëror ia ka numëruar Serbisë disa krimet e luftës.
“Meqë u përmendën gjërat jo të qendrueshe, atëherë dua t`I numëroj disa fakte. I pëlqen dikuj apo jo shteti i Serbisë në konflikitn e Kosovës ka vrarë 13 mijë e 500 civil shqiptarë të vrarë. Për 20 mijë femra shqiptare të dhunuara asnjë i akuzuar dhe asnjë i dënuar. 400 masakara kundër shqiptarëve, asnjë i akuzuar e lëre më i dënuar. Vetëm në fshatin Izbicë 160 të vrarë. Në Krushë 150 civilë të vrarë gra pleq fëmijë, 60 të pagjetur asnjë i dënuar as i hetuar dhe askush i dënuar. Vazhdojmë në Reqak, Rezall, Obri e fshatra tjera“, ka thënë Thaçi.
***