Nën patronatin e LSHK me Kryetari Prof.Dr.Shyqri Galica si dhe të Kryesisë së LSHK-së sot në Bibliotekën kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani", në Prishtinë, në kuadër të "Epopesë së UÇK-së" u mbajtë "ORA E LIRISË".
Kryetari i LSHK-së Shyqri Galica
Punimet janë vlerësuar pa emra të autorëve (anonimë për jurinë).
Për tri punimet më të mira - Komisioni letrar i ndau 3 çmime letrare.
Vendin e parë,për"Orën e Lirisë" e zuri poeti Ramë Oraça ,poet dhe profesor nga Podujeva ,të dytin e fitojë poetja brilante nga Tirana Akademik Mrs. Raimonda Maleçka ndërsa të tretin e fitojë profesoresha Naxhie Kastrati,poete nga Peja.
Çmimi i - I - rë : Ramë Oraça
Çmimi i - II-të :Rajmonda Maleçka
Çmimi i - III-të :Naxhije Kastrati
FloriBruqi
MARSI I NGRIRË NË SHPIRTIN ARBËROR
(Rënies heroike të famlijes Jashari)
Marsi i ngrirë shkriu borën përjetshëm
Era frynë e shpirti i pamposhtur bie theror
Nga dhembja e pa fjalë deri në palcë të tokës
Që shpon dhe gurin në kujtesën e etnisë
Luleborat paralajmëruan pranverën
Pas Njëqind vjet të historisë së ngrirë
Mbi shpirtin e plagosur të gjakut arbëror
Me thonjë shqiponje
U varros robëria
Në kujtesë të etnisë
Krejt shenjtas i fal gjakun e vet përjetësia
Pa maraz
Ç ‘ bëhet,na thuaj
Po vdesim të gjithë
Nga thundra e huaj!
Jo,
As dhembje
As lotë
As fund idilik
Marsi po shkrinë
Rruga e frymëmarrjes po frynë
Pranverën askush më smund ta ndalë
Në zemër të gurit Lulebora do çelë
Dhe n’ shpirtin e gjakut arbëror farën do mbjellë
Isniq : 08 .03. 1987
(Flori Bruqi , Poezi e pabotuar e përzgjedhur dhe e lexuar në “Orën e lirisë”,të LSHK-së, sot më dt. 5.3.2019).
Fotografi nga aktiviteti letrar "Ora e Lirisë ".
Teksti dhe fotografitë : Flori Bruqi