2019-03-08

Ardita Lajçi-Gjocaj : Bota plasaritet sikur ka ethe (Cikël poetik)





Fotografia e Ardita Lajçi-Gjocaj


Nga Ardita Lajçi- Gjocaj 


MË VJEN NË ËNDËRR

Pa e kuptuar, t'kërkoja nëpër vite,
Ty muza e shpirtit tim
Në fantazinë time,
Të kam pikturuar me ngjyra jete.
S'e di përse e ndiej mungesën tënde,
Kur kurrë s'ke qenë në jetën time.
Vjen, epshorë me hapa të heshtur kuturu,
Zvarritesh mendimeve t'mija.
Klithjet tua, brenda meje
zgjojnë instiktin e bishës se uritur.
Me sy te zhveshe e te pushtoj
Si një lum i rrëmbyeshëm derdhem mbi shtratin tend
Në mes na lidhë një fije e padukshme,
Sikur më vjen nga botë tjetër.
Nuk e di përse e ndiej
relievin tënd brenda meje.
Botë mistike!
Në qiellin e mbuluar me tis errësire,
takohemi në epokalipsin e ëndërrave.
Prap ti ike, kur dita puthë aurorën,
kthehesh me përendim dielli.
Unë i nënshtrohem pritjes,
Për tu takuar përseri në ëndërr
Atje ku të kam ngritur në piedestalin e shpirtit,
Si shtatore pa emër.

Fotografia e Ardita Lajçi-Gjocaj

TRËNDAFILI

Të pikasa mes gjethësh fshehur,
Tek përdridheshe e lajthitur.

Mes petalëve t'mbledhura truç,
Ta ndjejva aromën e kurmit tënd.

Të këputa,
mushtin buzëve me ta pi,
Me u dehë deri n'orgji t'dëfrimit.

Vazo e shpirtit kundronte,
thikën që preu në damarë.

Ngjyrë e kuqërremtë pikonte,
Nëpër inde thellë ne mua.

T'a shuajta njomësinë,
Ne mua u ngjiz fara jote.

Lëshove rrënjë e gjethe,
Nga porët shpërtheu aromë jete

Butësisht të mbajë në duar,
Pa t'shtrengu n'belin e hollë.

Nuk dua me t'lendu ty as veten,
Mes gjëmbash që mbanë si mburojë.


Fotografia e Ardita Lajçi-Gjocaj

HANA E PLOTË

Hana e plotë,
E ndrojtun si vajzë e brishtë
Mbulon më re të pambukta lakuriqsinë.

Qielli kundruall pllakosë natën
Unë hedhë hapat kuturu
Në vedi ndjej përdëllim për ty.

Dua t'bahem kusar yjesh
Të ndezë shkëndija shpresë
n'horizontin e shpirtit tand.

Andrrat zukatnin,
si simbole ngadhënjimi
shponin errësirën tej përtej.

Nga këndi i ngushtë i reve, derdhej ngjyrë e zbehtë e dritës së mekur.
Ti m'erdhe si një vegim, spikatur mes yjesh
Në natën e vagëlluar.

Kapsallit sytë
me pa dashuninë tane si shëmbëlltyrë n'reflektimin e ujit.
Tek rrijmë përqafuar si dy pëllumba bregut detit.

Nadjet t'zbardhin t'lumtuna
Vesa t'më njomë buzët më puthje
T'zgjohem nga dysheku i gjelbër i tokës
Më flokë t'shprishuna n'esull t'përqafoj

I frikësohem jetës eremit
Ti mos ik, du më t'dashtë
Më ni aromën e kurmit tand.

Du më ndje but'sinë e nji dashunie që m'prekë..
Që m'vjedh e m'çon atje ku vrujojnë ndjenjat.

Se..
Veç kur jemi bashkë, jemi ma t'plotë se hana.

Fotografia e Ardita Lajçi-Gjocaj
ROBËRESHË

U ngatërrova në fijët e mendimeve
Çapitësha e viktimizuar
Mbështjellë me rrjetë merimagë
Si robëreshë e diktaturës tënde.

Flisja, Zëri im m’dukëj i huaj
Deri sa trazonte heshtjën memece
Në bebëzat e syrit, portreti yt
si kokrriz rërë, m’gërric cipën e trurit.

goja e hapur e gëlltitë lumin e kohës
në kryqëzimin e mijëvjeqarëve
Impotente në luftë ndaj vetëvetës
Kundruall despotit tënd.

Fotografia e Ardita Lajçi-Gjocaj


JETA 
përdridhet gishtërinjëve,
Rrëshqet lehtë pluskon me erën.

Rinia
e shtirun kalueme është kaherëmot
E n'mendje më nxjërr pejsazhë malli.

Ditëve
t'mia mbi supe
Koha po i rëndon plakjen.

Vitët
ngatrruar n'flokun e thinjur
n'rrudhat e strukura nëpër mote.

E tashmja
M’difton një portret tuhaf
Nxjerr në pah kohën e t'kurrur në mua.

Dikur..
Vrapova pas ëndërrave,
më ritmin e tik- takevë të orës
Përmenesha zâshëm nër dëshira.

Sot
Në bisht dallëndyshje
Koha shtegëton n'çaste t'kujtimevë
Atje në zgript të fëmijërisë se largët.
Që iku, për të mbetur veç një ëndërr.


Fotografia e Ardita Lajçi-Gjocaj




NË FESTËN E FLAMURIT, SODITA..


Dua të behëm zog,të flutroj matanë Adriatikut
Të ndaloj mbi tokën e Arbrit që u la me gjak lirie
Të pushoj pakëz,nën hijën e dendur të fikut,
Arberisë tonë të madhe rreth e çark t'i bie.

Nga Hoti e Gruda të shtegëtoj në Malësi
T'ju thëm kemi një gjak që rrjedh ndër vena.
Tivar e Ulqin,pastaj Plavë dhe Guci
T'ju them ,kemi një shqipe me dy krena.

Nga kalaja e Rozafës dua ta marrë bekimin,
Ne kalanë e Lezhës, të ndaloj të varri i Kastriotit.
Pastaj në kalanë e Krujës,në vendlindjën kryetrimit,
T'i perkulëm madhështisë së tij,sikur para Zotit.

Do t'fluturoj mbi Valbonë,ta shuaj etjën plakë,
Të nisëm me vrap drejt bjeshkëve te Rugovës.
Ta puthë tokën Dardane, që u la më djersë e gjak,
Të fluturoj mbi varret e dëshmorëve të Kosovës.

Të leshohëm pak, mbi Prekazin legjendar
Ku kullojnë plagët e luftës ende pa u tharë.
Të perqafoj Lidhjën Shqiptare të Prizrenit 
Ta zgjoj nga gjumi besën e burrit shqipëtar.

Pa harruar dhe Butrintin e lashtësisë
Të leshohëm pak mbi Vlorën heroike
Të gjunjëzohëm para shtatorës së lirisë
Mbi themelët e Shqiperisë Etnike.

Mbi Shkup,Oher,Strugë, Preshevë me rrethinë,
T'i perqafoj shkronjat,në mesonjëtorën e parë.
Pastaj të ndaloj dhe mbi Çamerinë
Dua te shtegtoj ne ç'do pëllëmbë,ku ka shqipëtar.

Fotografia e Ardita Lajçi-Gjocaj



TI...!

U rrita me buzëqeshjë mes lotësh,
Më lumturinë që lulëzoi mbi dhimbjë,
Më trimerinë që mundi frikën.
Shuaja etjën më lotin tim të kripur,
E ngopa barkun më thërrmija shpresë
Ujita shpirtin më djersën time!
Me ankth mbulohesha netëve të gjata..?!!
E ti sot, ma vret buzëqeshjën!
E ti sot, mi prangos endërrat!
Ti ..po po ti, që nuk ngopësh dot!
Ti , që më shikon më përbuzjë e nevëri!
Ti ,që fshihësh pas kollarës!
Ti ,që më rrëmbevë dheun ndër këmbë!
Pa me thuaj ...?
A ta pata borxh !?
Aq sa ke të drejtë ti, kam edhe unë!
Rinia më ngeli nepër rrugicat e fatit.
S'jam i varfër unë, që mbeshtillëm me lecka,
Shpirti im ka thësar dinjitetin tim.
I varfër është shpirti yt, i tkurrur nga vërbëria
Nuk të kam inat, as nuk të urrejë!
Nuk e kam për zakon ta mallkoj vëllaun,
Më beso,më vjen keq për ty,
Për gjurmët e turpit, që i le prapa!
Të çmova,për atë që kam menduar se ishë!
Tani njoh vetëm portretin tënd, të akullt.
Uroj të zgjohët një ditë ndërgjegjeja jotë,
E t'i gris endërrat, që ndertovë mbi kurrizin tim!

Fotografia e Ardita Lajçi-Gjocaj


BOTA PLASARITET SIKUR KA ETHE

Bota plasaritet sikur ka ethe
Nga acari dhe era që fërfëllin.
Zogjtë e tërbuar struken ne çerdhe
Dhe dëbora fillon që të shkrijë.

Në gjoks shpirti ç’po digjet flakë,
Shkrihen akujt varur nëpër çati.
Pikojnë copëza nga çasti në çast
Shndërrohen befas në melodi.

Tiktaket e orës lëvizin pa ndarë,
Drutë në oxhak zjarri i kishte kapërdi
Digjesha të të puthja në buzën e tharë.
Si dëbora fillova me u shkri.


Floripress,2019

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...