2019-03-07

Numri tre i Departamentit të Shtetit Amerikan, David Maclain Hale, një ditë para fillimit të vizitës së tij në Kosovës ka folur rreth vazhdimit të dialogut të Burkselit, vendimit për taksën dhe marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.


                                                   
         
David Hale official photo.jpg
United States Under Secretary of State for Political Affairs


Ai thotë se ka shumë gjasa që marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arrihet gjatë këtij viti.



Megjithatë për të ndodhur një gjë e tillë, Hale thotë se duhet të hiqet vendimi për taksën dhe të vazhdojë dialogu i Brukselit.


Sipas tij është koha që tashmë Kosova dhe Serbia të zgjidhin përfundimisht problemin ndërmjet tyre, i cili ka mbajtur rajonin në një periudhë 20 vjeçare në pasiguri.

“Absolutisht. Ka një shans që të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse gjatë këtij viti, por fillimisht dialogu duhet të rifillojë. Është koha për të ndaluar provokimet nga të dyja anët, për të hequr taksën, dhe që Beogradi dhe Prishtina të rikthehen në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Të dy palët duhet të angazhohen për arritjen e paqes. Ne besojmë se do të ishte për keqardhje nëse do të humbasim këtë mundësi unike për paqe, siguri dhe rritje ekonomike, siç ka thënë presidenti Trump në letrat e tij të fundit që u dërgoi dy presidentëve. Njëzet vite pasiguri janë më të vërtetë shumë. Ka ardhur koha që Beogradi dhe Prishtina të zgjidhin përfundimisht këtë problem”, ka thënë Hale në një intervistë për ‘Danas’.

Sa i përket asaj se si do të duket marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve ballkanike, Hale thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndonjë recetë për të zgjidhur problemin. Ai thotë se kjo marrëveshje është në dorën e Prishtinës dhe Beogradit.

“SHBA-ja nuk do të ofrojë ndonjë recetë për zgjidhjen. Ne besojmë që ajo duhet të jetë e zbatueshme si në Kosovës ashtu edhe në Serbi, dhe duhet t’i kontribuojë stabilitetit afatgjatë të rajonit. Vetëm Beogradi dhe Prishtina mund ta bëjnë këtë përmes negociatave të drejtpërdrejta që nevojiten për të arritur tek zgjidhja, pra nuk është SHBA-ja ajo që dikton rezultatin përfundimtar. Udhëheqësit dhe ekipet e tyre duhet të rinisin negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja, të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë, të komunikojnë me qytetarët me ndershmëri dhe haptas”, ka shtuar ndër të tjera Hale.

Ndër të tjera në këtë intervistë Hale ka folur edhe për pretendimet e Rusisë për të vazhduar ndikimin e saj në Ballkan përmes Serbisë.

David Hale është një nga njerëzit kryesor të Departamentit të Shtetit Amerikan. Ai do të vizitojë Kosovën me 8 dhe 9 mars 2019. Gjatë kësaj vizite ai do të takojë liderët shtetëror. Kjo vizitë e Hale vjen në kohën kur dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar dhe kur SHBA’të po përpiqen të krijojnë rrethanat që procesi të vazhdojë. Gjatë javës që po lëmë pas krerët e shtetit kanë pritur mysafirë edhe nga Shtëpia e Bardhë.

Photo of David Hale



David Hale took the oath of office as Under Secretary of State for Political Affairs on August 30, 2018.
Previously, he was the Ambassador to Pakistan (2015-18), Ambassador to Lebanon (2013-15), Special Envoy for Middle East Peace (2011-2013), Deputy Special Envoy (2009-11), and Ambassador to Jordan (2005-8). Earlier, he had multiple tours in Jordan and Lebanon and served in Tunisia, Bahrain, Saudi Arabia, and at the U.S. Mission to the UN.
In Washington, Hale was Deputy Assistant Secretary of State for Israel, Egypt and the Levant (2008-9) and Director for Israel-Palestinian Affairs (2001-3). He held several staff posts, including Executive Assistant to Secretary of State Albright.
Hale joined the Foreign Service in 1984 and holds the rank of Career Ambassador. He is a recipient of the Distinguished Service Award, a Presidential Rank Award of Meritorious Service, and several Department Superior and Meritorious Honor awards.
He speaks Arabic, is a graduate of Georgetown University’s School of Foreign Service, and a native of New Jersey.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...