2019-03-07

Sherri me Ben Blushin, negociatat me Vjollcën ndaluan largimin e Arbana Osmanit




Nga Flori Bruqi 





Vjollca Hoxha dhe Arbana Osmani 

I papritur ishte lajmi se Arbana Osmani ishte larguar nga Top-Channel duke braktisur vendin nga ku ajo startoi karrierën e saj.

Burimet konfirmuan sherrin mes saj dhe drejtorit Ben Blushi, ndërsa mësohet se Arbana nuk është larguar, por vazhdon të jetë ende aty.


Fotoporteti


Ben Blushi 

Arsyet e konfliktit nuk dihen, por burime nga Top Channel, bëjnë me dije se rregullat e reja që drejtori Ben  Blushi ka vendosur, nuk i shkojnë shumë për shtat Arbanës, e cila është ndër ikonat e këtij televizioni.



Janë bukur të gjata negociata  me stafin drejtues për të bindur moderatoren të vijojë punën e saj si moderatorja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

 Burimet bëjnë me dije se ka qenë edhe ndërhyrja e vetë Vjollca Hoxhës, ajo që e ka bindur Arbanën të vijojë formatin aq të dashur për shqiptarët.



Prezantimi i Ben Blushit si Drejtor i Përgjithshëm i televizionit më të madh në vend ka rindezur edhe njëherë zërat se Top Chanel po merr një drejtim opozitar në konflikt të hapur me qeverinë. Ben Blushi u emërua në këtë detyrë menjëherë pasi la partinë që kishte themeluar vetë 7 muaj më parë dhe që u ngrit si një lëvizje proteste kundër kastës politike në përgjithësi, por kundër Edi Ramës në veçanti. Janë të njohura qëndrimet e Blushit, se në parlament, si në publicistikë kundër kryerilindasit.

Por, në fakt Blushi po hyn në këtë TV me këmbën e djathtë pasi më parë presidentja e tij, Vjollca Hoxha e kishte spastruar rrugën nga të gjithë ata që ajo i ka quajtur si emisarë të Edi Ramës brenda ekranit të saj.

 Vetë Vjollca Hoxha ka pranuar në rrethe të ngushta se për një kohë të gjatë qeveria e kishte kapur ekranin e saj dhe politikat editoriale vendoseshin më parë në zyrën e shtypit të kryeministrit.


 Ndërsa këta të fundit e kanë paraqitur konfliktin e sapo rindezur, Rama – Top Channel si një tentativë të bashkëshortes të Dritan Hoxhës për të marë një pjesë të tepsisë së pushtetit të fituar në 2017. 

“Znj Hoxha ka kërkuar ndërmarrje publike dhe leje ndërtimi në Tiranë” i thotë një këshilltar mediatik i Edi Ramës atyre që e pyesin për këtë konflikt. 

Ndërsa nga ana tjetër, një nga njerzit e afërt të Erion Velisë që shpërndan lejet e kullave në Tiranë...

“Edhe nëse është kështu, pra edhe nëse ky është një konflikt shumë larg atij që mund të jetë interesi publik, duhet pranuar se Rama është treguar i padrejtë me Top Channel. 

Ai nuk mund t’i japë benefice, leje ndërtimi, rrugë në kuadër të projektit 1 miliardë euro, konkurentëve direktë të Topit dhe të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë. Në rastin më të mirë kjo krijon një pabarazi të kamufluar ne tregun e mediave. 

Shikoni psh sa ka ndryshuar diferenca e shikueshmërisë mes Topit dhe Klanit që kur Edi Rama është në pushtet. Duket qartë që Klan është furnizuar me të ardhura jashtë fushës së mediave”.



Por kushdo qoftë nga arsyet, parimore ose jo, duket se Top Chanel po barikadohet përditë e më shumë kundër qeverisë. Dhe marrja e frenave nga Blushi është simboli i qartë për këtë.

Por jo i vetmi.


Rezultate imazhesh për sokol balla

Sokol Balla

Më parë në drejtimin e lajmeve Sokol Balla u zëvendësua nga një gazetar që vinte nga një eksperiencë e gjatë një ABC, një television që përpara sesa Aleksander Frangaj t’ia bënte dhuratë Edvin Kristaq  Ramës ishte pozicionuar fort kundër qeverisë.


Rezultate imazhesh për ylli rakipi


Edi Rama dhe Ylli Rakipi

Po ashtu edhe zëvendësimi i Top Story nga “Të Paekspozuarit” një emission që Ylli Rakipi e solli në Top pas një kryqëzate të gjstëë kritikash me aferat e rilindeje që e zhvilloi në Nevs 24, është në të njëjtën frymë.


Pra nganjëherë mjafton të lexosh emrat për të kuptuar politikat. Dhe përtej konfliktit që mund të ketë pronarja e Topit me kryeministrin, rruga e televizionit më të madhe në vend tani mund të dekriptohet nga figurat që do të luajnë këtej e tutje një rrol kyç në politikën editorial të Top Channel.

Pse po ikin të gjithë nga Top Channel, LediLiço i përgjigjet komentueses

Pse po ikin të gjithë nga Top Channel, Ledi Liço 
i përgjigjet komentueses



Javët e fundit disa nga emrat e gazetarëve më të njohur në Top Channel janë larguar. Ata kanë kaluar disa në televizionet konkurrente e ndërsa disa të tjerë në pozicione të tjera.


Rezultate imazhesh për Elona Meço
Elona Meço

Disa nga emrat që kanë ikur nga ky ekran janë: Jonida Shehu, Elona Meço, Lira Burgjia, Idro Seferi, Adi Krasta, si dhe disa nga aktorët e Portokallisë.


Rezultate imazhesh për idro seferiRezultate imazhesh për Adi Krasta

Idro Seferi  dhe Adi Krasta 


E ndërsa duket se të gjithë kanë një pyetje të përbashkët: Përse po ikin të gjithë nga Top Channel?!

Këtë pyetje e ka bërë dhe një vajzë në një koment që i ka lënë Ledion Liços në një foto të publikuar në Instagram, e ndërsa moderatori nuk ka nguruar t’i përgjigjet.

Dialogu mes tyre:

Komentuesja: Pse po largohen të gjithë nga Top Channel?


Rezultate imazhesh për ledion liço

Ledion Liço

Ledion Liço: Ku shkojnë pa mirë që largohen

-Ku shkojnë se di por dhe që është mbush vetëm me fëmijë në Top Channel s’është normale. Mendimi im.

-Punon në gjendjen civile ti?

-S’ka të bëj. Jam thjeshtë prej vitesh simpatizantë e Topit. Tani që ju la dhe Jonida apo Adi më erdhi keq se e shihja me kënaqësi çdo Pasdite. Gjithsesi suksese. Ti je shumë i mirë

-Top është si Shqipëria, njerëzit shkojnë nga shkojnë, prapë këtu kthehen. Puthje...


***

Rezultate imazhesh për Lira Burgija

Lira Burgija

Kohët e fundit nga televizioni Top Channel po largohen shumë figura të njohura.

Kjo ka ardhur për arsye të ndryshme, teksa kujtojmë që moderatorja e “Pasdite në Top Channel”, Jonida Shehu u largua ppak ditë më parë duke mos e bërë të qartë motivin.

Por një tjetër gazetare ka vendosur ta lërë përfundimisht këtë televizion dhe ajo është Lira Burgija.

Lira do të mbahet mend nga publiku për moderimin e shkurtër që bëri në emisionin “Pasdite në Top Channel”.

Më pas ajo vazhdonte të ishte pjesë e stafit të televizionit dhe pse jo më e ekranit.

Por tani mesa duket ajo ka vendosur të largohet nga televizioni dhe të fillojë punë në një kompani gjermane.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetarja e cila ka postuar një foto në Instagram ku ka dalë e mbështetur në një derë zyre.

Mesa duket roli i saj i ri në këtë kompani do të jetë tek sektori i marrëdhënieve me publikun....

Rezultate imazhesh për jonida shehu

Jonia Shehu


Reagon Jonia Shehu pse u largua papritur nga Top Channel. Moderatorja është shprehur se vendimi ishte i momentit, por akumulim i shumë përplasjeve më shumë për mënyrën sesi duhet të organizohej ‘pasditja’.

Sipas Panorama Plus, ajo është larguar që të premten nga programi.


Drejtuesit e Top Channel japin një tjetër version për largimin e Jonida Shehut nga “Pasdite në TCH”. Sipas tyre, ajo është hequr nga puna për jo profesinalizëm. Drejtimin e emisionit do t’a marrë Juli Krisfai. Spikerja e edicioneve qëndrore prej disa vitesh në Top Channel, përveç prezantimit, do të jetë dhe bashkëautore e këtij programi.

Rezultate imazhesh për andi bushati


Andi Bushati

Andi Bushati, në një intervistë për gazetën “TemA” ka folur mbi lirinë e medias shqiptare, marrëdhënien e saj me pushtetin dhe se çfarë mendon për Aleksandër Frangajn dhe Henri Çilin, pas debatit të hapur me rastin e shkarkimit të dy drejtuesve të mediave të tyre, Armand Shkullaku dhe Alfred Lela. Gjithashtu ai denoncon duke deklaruar se, se televizionet kryesore kanë harruar misionin për të cilin kanë marrë licencën kombëtare, duke e shkëmbyer atë me ndërtim pallatesh apo kioskash.

“Ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se Top Channel, apo Klan nuk janë vetëm prona të familjeve Hoxha apo Frangaj, por pasuri publike. Shteti shqiptar i ka pajisur ata me licenca kombëtare dhe ato pak frekuenca që ka në dispozicion, për të informuar publikun dhe jo për të bërë pallate apo ngritur kioska. Pra, në këtë kuptim, nëse këto pasuri kombëtare shfrytëzohen nga pronarët të cilët i shërbejnë pushtetarëve për të rrëmbyer të tjera pasuri publike, këtu kemi mendoj unë një problem. Këto televizione të kthyera në biznes familjar janë një vjedhje e pronës publike, dhe një përçudnim i frikshëm i demokracisë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...