2019-03-08

Masat mbrojtëse për seks, numër i ulët i përdoruesve

Amarildo Lumani


Sipas farmacistëve numri i përdoruesve të prezervativëve është shumë i ulët. 

Vetëm grupmosha 20-35 vjeç përdorin prezervativë gjatë aktit seksual. 

Numri i adoleshentëve që blejnë prezervativë përpara një marrëdhënieje është shumë i ulët.

 Mospërdorimi i prezervativëve vjen më shumë si pasojë e kulturës se sa anës financiare, e cila ndikon jo pak. 

Mos përdorimi i prezervativëve, sipas mjekëve gjinekologë, mund të shkaktojë edhe kancer të qafës së mitrës te femrat adoleshente.

Për të pasur një ide rreth përdoruesve të masave mbrojtëse. 

Gazeta e jonë  ka bërë një vëzhgim në disa farmaci të kryeqytetit. Informacioni i marrë konfirmon edhe një herë kulturën e meshkujve shqiptarë, i përdorin shumë rrallë masat mbrojtëse.

disa_genjeshtra_per_prezervati
Bajame Isufi : Zakonisht janë meshkujt ata që përdorin masa mbrojtëse

Pronarja e nje farmacie pranë gjimnazit “Çajupi”, Bajame Isufi, thotë se nuk ka një rritje të përdoruesve të masave mbrojtëse. Sipas saj adoleshentët përdorin shumë rrale masat mbrojtëse duke rritur rrezikun për të marrë ndonjë sëmundje apo infeksion.

Si është tendenca e përdorimi të masave mbrojtëse?

Nuk mund të them që ka një rritje të ndërgjegjësimit nga ana e mehkujve apo ferave përsa i përket përdorimit të masave mbrojtëse. Numri i atyre që përdorin masa mbrojtëse është pothuajse në të njëjtat nivele me vitet e shkuara.

Cilat janë grupmoshat që përdorin më shumë masa mbrojtëse?

Zakonisht janë të rinjtë, nga mosha 20 deri në moshën 35 vjeç.

Po moshat e tjera, adoleshentët?

Te adoleshentët është shumë i ulët numri i atyre që përdorin masa mbrojtëse. Janë shumë të rralla rastet kur ndonjë adoleshent vjen për të blerë prezervativë apo kontraceptivë.

Sipas jush përse adoleshentët nuk përdorin masa mbrojtëse?

Arsyeja kryesore është që nuk kanë informacion për rrezikun që u kanoset nga mospërdorimi i masave mbrojtëse ose nuk u pëlqen që t’i përdorin. Arsye tjetër është dhe ana financiare.

 Jo të gjithë kanë mundësi ekonomike që të blejnë prezervativë sa herë që kryejnë marrëdhënie seksuale.

Kush përdor më shumë masa mbrojtëse, femrat apo meshkujt?

Zakonisht janë meshkujt ata që përdorin masa mbrojtëse.

Kjo vjen ca për shkak të mentalitetit, ku femrat e kanë ende tabu që të hyjnë e të blejnë kontraceptivë, ca dhe nga fakti që prezervativët janë më të sigurt, qoftë për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, qoftë edhe për shtatzanitë e padëshiruara.

Si është raporti meshkuj-femra?

Mesatarja e përdoruesve të masave mbrojtëse është 9 me 1.

 Pra në 10 persona që marrin masa mbrojtëse 9 prej tyre janë meshkuj dhe një është femër.

Cilat janë rreziqet që mund të vijnë nga mospërdorimi i masave mbrojtëse?

Rreziqet që vijnë nga mospërdorimi i masave mbrojtëse janë të shumta, por unë dua të përmend disa.

 E para është shtatzania e padëshiruar. Përsa i përket sëmundjeve mund të fillojmë që me infeksionet e ndryshme, dhe deri te sëmundja e HIV-AIDS-it.

Elona Hyseni, farmaciste

Elona është punonjëse në një farmaci pranë gjimnazit “Sami Frashëri”. 

E pyetur për përdorimin e masave mbrojtëse nga qytetarët ajo thotë se është i ulët numri i atyre që përdorin masa mbrojtëse dhe konfirmon faktin se adoleshentët janë ata që përdorin më pak.

Si është numri i personave që përdorin masa mbrojtëse?

Nuk mund të them se ka ndonjë rritje të atyre që përdorin masa mbrojtëse. 

Përgjithësisht shqiptarët janë moskokëçarës dhe nuk e vrasin shumë mendjen për pasojat që mund të sjellë mospërdorimi i masave mbrojtëse.

Kush përdor më shumë, meshkujt apo femrat?

Natyrisht që meshkujt. Por janë femrat at që në shumicën e rasteve kërkojnë që partneri i tyre të përdorë prezervativ. 

Nëse do të lihej në dorë të meshkujve jam e bindur që ata nuk do të përdornin asnjëherë prezervativë.

Sa kushton një prezervativ?

Një pako e cila përmban 3 prezervativë kushton 200 lekë të reja. Natyrisht që ka edhe më lirë, por nuk janë cilësorë.

A ndikon çmimi i tyre ne mosblerjen nga ana e meshkujve?

Besoj se ndikon disi. Në një vend si yni ku papunësia është shumë e lartë, është e vështirë të përballohen shpenzimet, dhe kostoja e prezervativëve natyrisht që ndjehet në xhepin e qytetarëve.

Grupmosha 20-35 vjeç është ajo që përdor më shumë prezervativë.

 Sipas farmacistëve kjo është grupmosha më aktive por edhe që arrin të kuptojë rreziqet që mund të sjellë mospërdorimi i masave mbrojtëse. 

Çmimi i një pakoje prezervativë varion nga 100 deri në 200 lekë të reja.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...