2019-03-08

Reagon ashpër Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Philip : Jam thellë i dëshpëruar me deputetët kosovarë



Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Philip Kosnett, ka reagur ashpër me emërimin e Naser Shalës në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës (KPCVA).


Philip S. Kosnett official photo.jpg
Kosnett ka thënë se Ambasada e Amerikës përkrah reagimin e Ambasadës së Britanisë pas vendimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të emëruar Naser Shalën në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës.

Kosnet ka thënë se ndjehet i dëshpruar nga ky vendim i deputetëve të Kuvendit për të emëruar drejtuar profesional në krye të kësaj Agjencie.

“Pajtohem me Ambasadën e Britanisë. Jam thellë i dëshpëruar me refuzimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të emëruar drejtues profesional në krye të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës”, ka shkruar Konsett në Twitter.


“Deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin më shumë se të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”./gazetametro.net

Britania kundërshton emërimin e Naser Shalës, O’Connell tërhiqet nga Bordi.

Eric Nelson - Aleksandar Vuçiqit: Marrëveshja Kosovë – Serbi nuk ka ngjashmëri me Bosnjë e Hercegovinën

Nelson - Vuçiqit: Marrëveshja Kosovë – Serbi nuk ka ngjashmëri me Bosnjë e Hercegovinën

Eric Nelson, i cili është Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnjë e Hercegovinës, i ka dërguar mesazhe të qarta serbëve dhe presidentit të tyre Aleksandar Vucic, se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk krahasohet me atë të Bosnjës.

Nelson ka treguar deklarimet për korrigjim të kufijve dhe ndikimi i marrëveshjes Kosovë – Serbi, nuk mund të ndërlidhet në asnjë mënyrë me rastin e Bosnjës.

Ai ka thënë se e vetmja ngjashmëri është se Kosova po dëshiron që t’i sjell stabilitet rajonit dhe është e gatshme për të bërë kompromise të rëndësishme për të siguruar të ardhmen e tyre në BE, OKB dhe NATO.

“Disa ngjashmëri ekzistojnë dhe ato kanë të bëjë me gjërat që i nevojiten rajonit. Ai është guximi politik dhe vizioni që të bëhen kompromise të rëndësishme për t’u përmirësuar siguria e gjithë rajonit. Këtë e kërkojmë edhe në BeH, por integriteti dhe sovraniteti territorial i Bosnjë e Hercegovinës duhet respektuar”, ka thënë Nelson.

Ambasadori amerikan ka thënë se ndikimi i Rusisë në Ballkan po vërehet, ajo po dëshiron që të ketë destabilizim në rajon mirëpo këto vështirë se mund ta arrijë pasi shtetet ballkanike janë dijeni për këtë aktivitet.

Krimineli serb Vojisllav Sheshel pas miratimit të Platformës për Dialog kërkon futjen e ushtrisë ruse dhe kineze në Kosovë


Lirimi i Vojisllav Sheshel, dështim i gjykatës së Hagës
Akuzat e drejtësisë ndërkombëtare nga kriminelit serb Vojisllav Sheshel nuk mundën të provohen dhe kësisoj Shesheli është "një njeri i lirë", tha gjyqtari Jean-Claude Antonetti duke shqiptuar vendimin në procesin e Tribunalit të Hagës ndaj ultranacionalistit serb Vojislav Sheshel i akuzuar për krime lufte.
Të gjitha pikat e akuzës ndaj tij mbi veprimet gjatë luftrave në ish-Jugosllavi u shfuqizuan. Tashmë krimineli serb Vojisllav Shesheli është njeri i lirë, por procesi i tij në 13 vitet e kaluara paraqet një dështim total për drejtësinë dhe të drejtën ndërkombëtare. Para shpalljes së vendimit për Sheshelin, spekulohej vetëm për masën e dënimit. Një prej spekulimeve ishte: nëse Shesheli dënohet me më pak se 19 vjet burg, ai do të ishte njeri i lirë, sepse të dënuarit janë liruar pas vuajtjes së 2/3 së dënimit, e Shesheli ka qenë në burgun e Hagës 11 vjet. Por gjykatësi në Hagë konstatoi se Shesheli është njeri i lirë, që "nuk ka bërë krime".Shesheli ka qenë dhe mbetet njeri i urrejtjes. Veprimi i tij publik ka qenë gjithmonë i bazuar tek fyerjet ndaj grupeve të tjera etnike dhe i mbushur me urrejtje të artikuluar ndaj të gjithë të tjerëve e atyre që mendojnë ndryshe. Nuk ka aspak dilemë që ai në kuptimin moral, por edhe politik, i ka përgatitur "spastrimet etnike" dhe që ende është një prej më aktivëve në kërkesat për krijimin e një "Serbie të Madhe". Ai thjesht nuk ka qenë i akuzuar për përhapjen e urrejtjes ndëretnike dhe fetare, sepse e drejta ndërkombëtare nuk e trajton këtë nivel. Në vend të këtyre akuzave, prokuroria e papërgatitur dhe jo profesionale sa duhet, e ka akuzuar Sheshelin për përgjegjësi direkte për krime lufte, dhe krime kundër njerëzimit në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Vojvodinë. Tani po shihet që në 13 vitet e fundit, që prej paraqitjes së tij vullnetarisht në Hagë në vitin 2003, e drejta ndërkombëtare ka përjetuar një dështim total. Të gjithë ata që e kanë ndjekur procesin kanë mundur të supozojnë se Sheshelin thjesht e kanë larguar nga Haga në vitin 2014, duke shpresuar mbase se kurrë nuk do ta shohin më, për shkak të sëmundjes së tij nga kanceri. Lirimi është bërë pa asnjë lloj detyrimi ndaj Beogradit për ta rikthyer Sheshelin në Hagë, nëse kërkohet. Dhe kjo dëshmon për një lloj kënaqësie të Tribunalit për largimin e Sheshelit nga Haga. Përveç Partisë Radikale Serbe dhe Sheshelit, lirimit të tij do t'i gëzohen edhe miqtë e tij nga bota, siç janë Jean-Marie le Pen dhe Vlladimir Zhirinovski. Retorikë pakënaqësie publike, por njëkohësisht edhe kënaqësi të fshehtë personale, do të ketë edhe tek qarqet nacionaliste në Kroaci dhe në Bosnje-Hercegovinë. Ky vendim është për ta edhe një dëshmi tjetër se Serbia nuk ka ndryshuar dhe vetëm po i fsheh këmbët si gjarpëri edhe kaq shumë vite pas lutës. Nga ky vendim nacionalistët do të përpiqen të përfitojnë politikisht. Fshehurazi do të gëzohen edhe Aleksandar Vuçiq dhe Tomisllav Nikoliq në Serbi, ndonëse në reagimet e tyre do të mbahet distanca e duhur shtetërore. Kjo sepse prej konvertimit të tyre në "evropianë", Sheshelin e kanë pasur si dëshmi se në krahun e djathtë nuk ekziston ndonjë alternativë e civilizuar politike. Ata të cilët e kanë përjetuar vet politikën e spastrimeve etnike të Sheshelit dhe urrejtjen e tij, natyrisht që nuk do t'i gëzohen fare këtij vendimi të Hagës. Ata nuk do të kenë aspak mirëkuptim për këtë vendim të Gjykatës së Hagës. Ndërkohë bota ka brenga shumë më të mëdha se Sheshelin. Agresiviteti i Vojisllav Sheshelit, i cili manifestohet mes aftësisë për argëtimin e masave dhe brutalitetit të pafund, nuk do të shihet më në skenën e Tribunalit të Hagës. Serbia duhet ta mbajë tani këtë njeri të rrezikshëm. Ndërsa vendimi për lirimin e Sheshelit, ndonëse mund të ndryshohet në shkallën e dytë, radhitet në listën e falimentimeve të një gjykate të mbingarkuar.

Lideri i radikalëve serbë, krimineli Prof.Dr.  Vojisllav Sheshel ka reaguar pas miratimit të Platformës së Kosovës për dialog me Serbinë.

Ai ka kërkuar që lidhur me këtë hap të Prishtinës të njoftohen urgjentisht Rusia dhe Kina si dhe të kërkohet që ushtria e këtyre dy vendeve të vendoset në Kosovë në të gjitha mjediset ku ka serbë.

“Ajo që ka bërë Kuvendi i kaçakëve në Prishtinë tregon se prapa të gjithë hapave të separatistëve shqiptarë qëndrojnë fuqitë e Perëndimit, para së gjithash Amerika, madje edhe prapa vendimit për vënien e taksës ndaj mallrave të Serbisë e të Bosnje Hercegovinës. 


Kanë bërë lojën dhe kanë deklaruar se e kërkojnë heqjen e taksës. Nuk është aspak e rastësishme që zyrtarë amerikanë kanë ndryshuar retorikën dhe më nuk thonë të hiqet taksa, por të suspendohet ajo.

 Edhe një gjë tjetër kemi vërejtur nga deklarata e zyrtarëve amerikanë. Se ata presin që procesin negociues të përfundojë me njohjen reciproke Serbi – Kosovë”, ka thënë Shesheli, transmetojnë medie serbe.

Sheshel ka thënë se amerikanët e trajtojnë Serbinë sikur të mos jetë shtet i njohur ndërkombëtarisht, sikur të mos jetë anëtar i OKB-së.


Siç dihet Platforma për Dialogun me Serbinë, e cila u miratua dje në Kuvendin e Kosovës, tashmë është publike.

Dokumenti nuk ka marrë mbështetjen e LDK-së, Dokumenti përfshin çështjet të cilat ekipi negociues do t’i shtrojë në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

Në platformë shprehen qëndrimet e Kosovës për njohje reciproke me Serbinë, anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizatat tjera.

Ajo u miratua dje me vota pro, ndërsa dy partitë opozitare kishin refuzuar kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj që të trajtojnë atë platformë dhe të japin kontributin e tyre në të.

Platforma e dialogut u publikua dy javë më parë nga dy bashkëkryesuesit e dialogut, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.

Image

Image

Studimi hedh poshtë lidhjen mes vaksinimit dhe autizmit



Vaksina për fruthin, shytat dhe rubeolën nuk e rrit rrezikun e zhvillimit të autizmit dhe nuk shkakton autizëm te fëmijët që janë të rrezikuar. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri, ku janë përfshirë më shumë se 650 mijë fëmijë.

Shkencëtarët analizuan të dhënat nga regjistri i popullsisë për të vëzhguar nëse vaksina MMR kishte rritur rrezikun për zhvillimin e autizmit te fëmijët e lindur në Danimarkë mes viteve 1999 – 2010. Më shumë se 650 mijë fëmijë u monitoruan deri në gusht të vitit 2013, ku shkencëtarët dokumentuan diagnozat me çrregullim të spektrit të autizmit, si dhe faktorët e rrezikut: mosha e prindërve, diagnoza e autizmit te vëllai apo motra, lindja e parakohshme dhe pesha e ulët në lindje.

Më shumë se 95% e fëmijëve kishin marrë vaksinën MMR, dhe 6517 u diagnostikuan me autizëm. Sipas shkencëtarëve, vaksina MMR nuk e rriti rrezikun e zhvillimit të autizmit te fëmijët që nuk konsideroheshin të rrezikuar nga ky çrregullim i spektrit të autizmit.

Ndër debatet e nxehta në rang global, është dhe ai mbi vaksinimin, rolin e këtij procesi në shëndetin e fëmijës, ku ka zënë vend jo pak ideja se prej tij vjen dhe autizmi.

“Vazhdon diskutimi nëse vaksinat shkaktojnë autizëm, sidomos në mediat sociale”, thekson Anders Hviid, autori kryesor i studimit, nga Instituti “Statens Serum” në Danimarkë.

Miti për lidhjen e vaksinave me autizmin u përhap në vitin 1998 nga një studim i kryer nga Andrew Wakefield, i publikuar në revistën mjekësore The Lancet. Wakefield u hodh në gjyq nga kompanitë që prodhonin vaksinën MMR, dhe në vitin 2010 ai humbi licencën mjekësore. Në vitin 2011, revista mjekësore The Lancet përgënjeshtroi studimin pasi hetimet treguan se Wakefield kishte ndryshuar ose keqprezantuar informacionet e 12 fëmijëve që ishin bazë për rezultatet e këtij studimi.

Një sërë studimesh të kryera më vonë nuk kanë gjetur deri tani një lidhje mes vaksinave dhe autizmit.

Gripi, vlerësoni këshillat mjekësore ....



Më pak kakofoni, më pak konfuzion e alarm në masën e popullatës së gjerë. Në Buletinin e Gripit të datës 4 Shkurt 2019, Departamenti i Epidemiologjisë dhe Kontrollit të sëmundjeve Infektive në ISHP, shprehet qartazi se:

“…në rritje është edhe aktivitetit i gripit i cili është i përhapur dhe me intensitet mesatar, me mbizotërim të qarkullimit të virusit të tipit A, nëntipi A/H1 pdm09…..Në këtë javë (28 Janar – 3 Shkurt 2019), 1899 (51.3%) nga 3704 mostra të marra nga survejanca sentinel janë konfirmuar me virusin e gripit, nga të cilat: (99) ishin të tipit A, dhe (1%) te tipit B. Nga nëntipizimi i viruseve të tipit A, rezultojnë nëntipet A(H1N1)pdm09 (58%) dhe A(H3N2) (42%).”


Virusi A (H1N1)pdm09 u izolua për herë të parë gjatë Pandemisë së Gripit të Derrit të vitit 2009, i cili nga Meksika valë-valë u shtri në të gjithë botën, përfshirë edhe vendin tonë. Eksperienca e fituar në trajtimin e të sëmurëve të asaj kohe, ishte një shkollë shumë e efektshme për të gjithë personelin tonë mjekësor në përballjen e rasteve të mëvonshme me grip, përfshirë edhe të sëmurët e prekur nga ky virus. Fatmirësisht, që prej asaj kohe ky virus përfshihet në përbërjen e të gjitha vaksinave kundër gripit që qarkullojnë sot në botë, përfshirë edhe vaksinën e gripit të përdorur në Shqipëri më parë, si dhe këto kohë, që me fillimin e vjeshtës së vitit të kaluar dhe në vijimësi.


Personat e vaksinuar kundër gripit kanë mundësinë të mos e kalojnë atë në mbi 65-70% të rasteve, dhe në rastet kur preken nga sëmundja, të zhvillojnë një formë më të lehtë të saj. Këshillohet vazhdimisht që periudha kohore nga fundi i tetorit deri në mesin e muajt nëntor, duhet të gjejë të vaksinuar së paku grupet më vulnerabël ndaj kësaj sëmundje, si të sëmurët kronikë më sëmundje pulmonare, renale, hepatike, diabetikët, ata që marin kortikoidë, nën kimioterapi, fëmijët nën 5 vjeç dhe individët mbi 65 vjeç, personeli mjekësor, etj.


Megjithatë, kurrë nuk është vonë për t’u vaksinuar. Gripi vetë si sëmundje shkakton jo pak ndërlikime në rrugët respiratore të sipërme dhe të poshtme, si dhe në sistemin nervor qendror, pa nënvleftësuar rëndimin e mëtejshëm të sëmundjeve të tjera nga të cilat vuajnë ata që preken prej tij.


Parandalimi/Vaksinimi mbetet kyçi i kapërcimit të rreziqeve të sëmundjes, e cila mundet të jetë edhe me pasoja jetësore sidomos në grupet e riskut. Evropa dhe më gjerë po kalon një situatë epidemiologjike të shtimit të rasteve me grip, për shkak edhe të variacioneve jo të neglizhueshme klimaterike.


Nëse është e mundur, evitoni qëndrimin në vendet ku ka shumë persona, mos dërgoni fëmijët në çerdhe, kopsht apo shkollë me temperaturë dhe shenja gripi, si dhe ushqehuni sipas mundësive sa më shëndetshëm, rehidrohuni në rast temperature si dhe konsumoni fruta e perime me përmbajtje të lartë Vit C.


Pak rëndësi kanë lojërat e fjalëve se “Virusi A (H1N1) nuk është virus i Gripit të derrit”, apo se “Gripi i shkaktuar njëmëthi nga virusi A (H1N1) nuk është Grip derri”….


Shkencërisht Virusi A (H3N2) shkakton gripin e njohur si Gripi Amerikan dhe Virusi A (H1N1) shkakton gripin e njohur si Gripi i Derrit, por të dy ato janë viruse që qarkullojnë në organizmat humanë. Dëmet në organizmat tanë janë të njëjtat kur prekemi prej tyre, ndaj mos krijoni më kot konfuzion apo alarm me kakofoni të tilla. Derri mbetet derr sido që të quhet ai, qoftë edhe gic apo dosë.


Bashkëqytetarë, mos neglizhoni asnjëherë të merrni këshillat e duhura mjekësore dhe evitoni vetëmjekimin, sidomos të përdorni antibakterialët/antibiotikët. Këto të fundit këshillohen vetëm në ndërlikimet bakteriale të gripit, dhe janë mjekët ata që e përcaktojnë një gjë të tillë. Kujdesi edhe i tepruar në këto raste është plotësisht i mirëkuptuar, por ju lutem qytetarë të metropolit mos i mësyni vetëm QSUT-së, kur keni shenja gripi. Keni në dispozicionin tuaj shumë Poliklinika dhe dhjetëra mjekë e infermiere që punojnë në to. QSUT-ja është e vetmja qendër terciare e vendit, dhe ajo u shërben qytetarëve të gjithë Republikës e jo vetëm atyre të Tiranës, dhe jo vetëm për ndërlikimet nga gripi por për të gjitha sëmundjet. Grumbullimi në Urgjencat e QSUT-së shton mundësinë e infektimit nga të tjerët, por edhe infektimin nga sëmundjeve të tjera aerogene (Fruthi, Varicela), që përhapen edhe ato nëpërmjet spërklave të ajrit sikundër dhe vetë gripi. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj!



****


Gripi bëhet më agresiv, por nuk ka shpërthim epidemik në Kosovë

 Kanë vdekur gjatë këtij viti në Kosovë disa vetë si  pasojë e gripit. 

Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, sipas të cilëve nga tetori i vitit të kaluar, kur edhe janë paraqitur rastet e para me grip, janë raportuar gjithsej 18,736 raste të dyshuara me grip, 3,233 raste me infeksione respiratorë akute dhe 19 raste me infeksione të rënda respiratorë akute.

Era Pireva, zyrtare për informim në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, tha se rastet me grip janë raportuar nga të gjitha komunat e Kosovës. Numri më i madh i rasteve janë raportuar nga komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës. Por, siç thotë ajo, ende nuk kalohet pragu që të cilësohet si epidemi.

“Në laboratorët e qendrës kombëtare të gripit janë testuar gjithsej 127 mostra të dyshimta në grip. Prej tyre 19 raste rezultojnë pozitive në Influencën ‘tip A’. 

Nga Klinika Infektive janë raportuar tashmë dy raste të vdekjeve me grip apo influenca ‘A’. Megjithëkëtë, Instituti Kombëtar nuk sheh tash për tash rrezik të ndonjë shpërthimi epidemik”, tha Pireva.

Ndërkaq, gjatë vitit 2018, si pasojë e gripit kanë vdekur katër persona.

Infektologu Sali Ahmeti duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se rreth 30 raste në ditë lajmërohen në Klinikën Infektive për trajtim. Sipas tij, në këtë periudhë kohore kur gripi ka një ngritje epidemike, pritet që ky numër të rritet.


“Ditëve të fundit kemi raste të shtuara të gripit në Klinikën Infektive dhe fatkeqësisht kemi pasur dy raste të vdekjeve. Tash, meqenëse jemi në sezonin e shfaqjes së gripit, mund të kemi raste të shtuara, por që aktualisht kemi gjendje stabile. Pra, nuk ka ndonjë shpërthim të ndonjë epidemie”, tha Ahmeti.

Sidoqoftë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se tashmë janë siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit ku edhe iu bëhet thirrje qytetarët, sidomos atyre në moshë dhe atyre me sëmundje kronike, që të vaksinohen.

Ndryshe, aktualisht thuhet se situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e shtimit të rasteve.

Viruset sezonale vlerësohet se bëhen më agresiv për shëndetin e njeriut, kur ambienti është i papastër.
Kosova është radhitur nga mekanizmat ndërkombëtarë në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Përkeqësimin e nivelit të cilësisë së ajrit, sidomos në Prishtinë, e kanë përmendur edhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Qeverisë së Kosovës.


Flori Bruqi

Disa ilaçe mund të shkaktojnë disfunksion erektil


Një arsye përse të moshuarit janë më të rrezikuar që të zhvillojnë disfunksion erektil është se ata në këtë moshë përdorin më shumë ilaçe. Ekspertët e shëndetit riprodhues në Universitetin e Harvardit thonë se 25% e rasteve me disfunksion erektil shkaktohen si pasojë e efektit anësor të disa ilaçeve, si antidepresanët, ilaçet kundër ulcerës, qetësuesit dhe diuretikët – që ndihmojnë në nxjerrjen jashtë trupit të sodiumit dhe ujit, dhe përdoren për të trajtuar problemet me zemrën, mëlçinë dhe veshkat.


Propecia, një ilaç i përdorur për rënien e flokëve, raportohet gjithashtu të ketë shkaktuar disfunksion erektil te 1.3% e meshkujve që e kanë përdorur. Ilaçe të tjera që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të disfunksionit erektil janë antihistaminët, anti-androgjenët (ilaçet e përdorura për trajtimin e kancerit të prostatës) dhe disa ilaçe kundër kancerit.

Ilaçi më i zakonshëm që mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e disfunksionit erektil është ai i përdorur për tensionin e lartë të gjakut. Meshkujt të cilët vuajnë nga disfunksioni erektil janë 38% më të rrezikuar që të kenë tension të lartë të gjakut.

Ndonjëherë lidhja mes disfunksionit erektil dhe ilaçeve për tensionin e gjakut është edhe psikologjike. Ndodh që një person duke qenë i frikësuar për efektet anësore të ilaçeve, i përkeqësohen edhe më shumë simptomat.

Lidhja mes disfunksionit erektil dhe tensionit të lartë të gjakut nuk është për t’u çuditur, duke qenë se disfunksioni erektil zakonisht shfaqet te burrat të cilët pinë duhan dhe janë mbipeshë, dhe këta janë dy faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut. Disfunksioni erektil mund të jetë edhe një shenjë paralajmëruese për tension të lartë të gjakut ose sëmundje të zemrës, që mund të mos jenë diagnostikuar akoma.

Sigurohuni që t’i tregoni mjekut për të gjitha ilaçet që përdorni, si me recetë ashtu edhe pa rekomandimin e mjekut. Nëse mjeku dyshon se një ilaç i caktuar mund të jetë bërë shkak për zhvillimin e disfunksionit erektil, ai mund ta zëvendësojë me një ilaç tjetër ose të ndryshojë dozën. Mund të duhen disa ditë deri në disa javë pasi keni ndaluar së përdoruri një ilaç apo keni ndryshuar dozën që ereksioni të rikthehet normalisht.

Masat mbrojtëse për seks, numër i ulët i përdoruesve

Amarildo Lumani


Sipas farmacistëve numri i përdoruesve të prezervativëve është shumë i ulët. 

Vetëm grupmosha 20-35 vjeç përdorin prezervativë gjatë aktit seksual. 

Numri i adoleshentëve që blejnë prezervativë përpara një marrëdhënieje është shumë i ulët.

 Mospërdorimi i prezervativëve vjen më shumë si pasojë e kulturës se sa anës financiare, e cila ndikon jo pak. 

Mos përdorimi i prezervativëve, sipas mjekëve gjinekologë, mund të shkaktojë edhe kancer të qafës së mitrës te femrat adoleshente.

Për të pasur një ide rreth përdoruesve të masave mbrojtëse. 

Gazeta e jonë  ka bërë një vëzhgim në disa farmaci të kryeqytetit. Informacioni i marrë konfirmon edhe një herë kulturën e meshkujve shqiptarë, i përdorin shumë rrallë masat mbrojtëse.

disa_genjeshtra_per_prezervati
Bajame Isufi : Zakonisht janë meshkujt ata që përdorin masa mbrojtëse

Pronarja e nje farmacie pranë gjimnazit “Çajupi”, Bajame Isufi, thotë se nuk ka një rritje të përdoruesve të masave mbrojtëse. Sipas saj adoleshentët përdorin shumë rrale masat mbrojtëse duke rritur rrezikun për të marrë ndonjë sëmundje apo infeksion.

Si është tendenca e përdorimi të masave mbrojtëse?

Nuk mund të them që ka një rritje të ndërgjegjësimit nga ana e mehkujve apo ferave përsa i përket përdorimit të masave mbrojtëse. Numri i atyre që përdorin masa mbrojtëse është pothuajse në të njëjtat nivele me vitet e shkuara.

Cilat janë grupmoshat që përdorin më shumë masa mbrojtëse?

Zakonisht janë të rinjtë, nga mosha 20 deri në moshën 35 vjeç.

Po moshat e tjera, adoleshentët?

Te adoleshentët është shumë i ulët numri i atyre që përdorin masa mbrojtëse. Janë shumë të rralla rastet kur ndonjë adoleshent vjen për të blerë prezervativë apo kontraceptivë.

Sipas jush përse adoleshentët nuk përdorin masa mbrojtëse?

Arsyeja kryesore është që nuk kanë informacion për rrezikun që u kanoset nga mospërdorimi i masave mbrojtëse ose nuk u pëlqen që t’i përdorin. Arsye tjetër është dhe ana financiare.

 Jo të gjithë kanë mundësi ekonomike që të blejnë prezervativë sa herë që kryejnë marrëdhënie seksuale.

Kush përdor më shumë masa mbrojtëse, femrat apo meshkujt?

Zakonisht janë meshkujt ata që përdorin masa mbrojtëse.

Kjo vjen ca për shkak të mentalitetit, ku femrat e kanë ende tabu që të hyjnë e të blejnë kontraceptivë, ca dhe nga fakti që prezervativët janë më të sigurt, qoftë për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, qoftë edhe për shtatzanitë e padëshiruara.

Si është raporti meshkuj-femra?

Mesatarja e përdoruesve të masave mbrojtëse është 9 me 1.

 Pra në 10 persona që marrin masa mbrojtëse 9 prej tyre janë meshkuj dhe një është femër.

Cilat janë rreziqet që mund të vijnë nga mospërdorimi i masave mbrojtëse?

Rreziqet që vijnë nga mospërdorimi i masave mbrojtëse janë të shumta, por unë dua të përmend disa.

 E para është shtatzania e padëshiruar. Përsa i përket sëmundjeve mund të fillojmë që me infeksionet e ndryshme, dhe deri te sëmundja e HIV-AIDS-it.

Elona Hyseni, farmaciste

Elona është punonjëse në një farmaci pranë gjimnazit “Sami Frashëri”. 

E pyetur për përdorimin e masave mbrojtëse nga qytetarët ajo thotë se është i ulët numri i atyre që përdorin masa mbrojtëse dhe konfirmon faktin se adoleshentët janë ata që përdorin më pak.

Si është numri i personave që përdorin masa mbrojtëse?

Nuk mund të them se ka ndonjë rritje të atyre që përdorin masa mbrojtëse. 

Përgjithësisht shqiptarët janë moskokëçarës dhe nuk e vrasin shumë mendjen për pasojat që mund të sjellë mospërdorimi i masave mbrojtëse.

Kush përdor më shumë, meshkujt apo femrat?

Natyrisht që meshkujt. Por janë femrat at që në shumicën e rasteve kërkojnë që partneri i tyre të përdorë prezervativ. 

Nëse do të lihej në dorë të meshkujve jam e bindur që ata nuk do të përdornin asnjëherë prezervativë.

Sa kushton një prezervativ?

Një pako e cila përmban 3 prezervativë kushton 200 lekë të reja. Natyrisht që ka edhe më lirë, por nuk janë cilësorë.

A ndikon çmimi i tyre ne mosblerjen nga ana e meshkujve?

Besoj se ndikon disi. Në një vend si yni ku papunësia është shumë e lartë, është e vështirë të përballohen shpenzimet, dhe kostoja e prezervativëve natyrisht që ndjehet në xhepin e qytetarëve.

Grupmosha 20-35 vjeç është ajo që përdor më shumë prezervativë.

 Sipas farmacistëve kjo është grupmosha më aktive por edhe që arrin të kuptojë rreziqet që mund të sjellë mospërdorimi i masave mbrojtëse. 

Çmimi i një pakoje prezervativë varion nga 100 deri në 200 lekë të reja.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...