2019-03-23

Kolonel Goxhaj: Lista zyrtare, kush ishin 129 luftëtarët nga Shqipëria në UÇK







Kolonel Goxhaj: Lista zyrtare, kush ishin 129 luftëtarët nga Shqipëria në UÇK


Pas muajsh e vitesh, ish-luftëtarë të UÇK-së, në data të shënuara e përvjetorë rikthehen në vend betejat e dikurshme të përballjes me forcat pushtuese serbe dhe rikujtojnë ato dit të përgjakura që sollën lirinë. Mes tyre, mungojnë ata që për lirinë e Kosovës dhanë jetë, ata që përfunduan në kampet shfarosëse të Milosheviçit, të tjerë që ende rezultojnë të zhdukur si dhe ata që janë ndarë këtë kohë natyrshëm nga jeta… Mes tyre, në këto përvjetorë, janë dhe ish-vullnetarët e UÇK-së nga Shqipëria…

Sot, në 28.09.2003, isha në qytezën e Kaçanikut, i ftuar në ceremoninë përkujtimore të dëshmorëve Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu. Më shoqëronte edhe bashkëluftëtari tjetër nga Librazhdi, Dashamir Alliu, pjesëmarrës në radhët e Zonës Operative të Llapit. Duke më ftuar më krijuan mundësinë të ngushëlloj në emër të SHP të UÇK-së, (edhe pse me vonesë), familjarët dhe të afërmit e dëshmorëve në fjalë si dhe të gjithë pjesëmarrësit e mbledhur në atë nderim.

Data 28 shtator e vitit 2003 është pesë vjetori i luftimeve heroike në ish Nën zonën e Nerodimës, që ndryshe i thonë Beteja e Jezercës, ku ranë duke luftuar heroikisht nëntë trima, së bashku me komandantin e tyre Sejdi Sejdiu, midis tyre edhe djalosharët trima të Kaçanikut, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu.

Po të kthehemi pak prapa në kohë dhe t’i kalojmë në kujtesë ato ditë, do të themi se Luftimet e Jezercës së Ferizajt, në fundin e shtatorit 1998, shënojnë përfundimin e operacionit fshirës të verës dhe vjeshtës të atij viti nga Forcat e Armatosura Serbe. Them Forcat e Armatosura, pasi ato ditë u përdor nga serbët edhe Forcat Ajrore të tyre, aviacioni helikopter.

Dihet se ai operacion filloi në Drenicë, si përherë, vazhdoi në Dukagjin dhe Junik dhe përfundoi në Jezercë. Pra, armiku e kish parashikuar se të gjithë ata luftëtarë të UÇK-së, që nuk do të mund t’i asgjësonte, dhe që kurrë nuk do të pranonin të largoheshin nga Kosova apo të dorëzoheshin, ata më “kokëkrisurit”, do të grumbulloheshin në malin e Jezercës, pasi e dinte se atje luftonin djemtë e Kaçanikut Heroik.

Dhe pothuajse ashtu ndodhi pikë për pikë, ndaj dhe luftimet e atjeshme vazhduan tre ditë e tre net, me një raport forcash të pallogaritshëm në favor të armikut, ku ushtria serbe sulmoi nga të gjitha drejtimet e mundshme, me tanke dhe këmbësori, për të mos u dhënë mundësinë që luftëtarët e Kaçanikut Heroik të mund të çanin rrethimin nga asnjë drejtim. Kjo nga që edhe armiku e dinte se ata djem kishin vendosur të luftonin deri në pikën e fundit të gjakut të tyre. Dhe ashtu ndodhi. Luftuan nëntë heronj me një ushtri.

Kur rrëfen ngjarje të luftës, nganjëherë edhe vet habitesh, pasi, në vështrimin e parë, e tërë ngjarja të duket shumë e vogël dhe e parëndësishme dhe, padashur, fillon e dyshon në vetvete në se e tregove të plotë apo jo. Kështu ndodh edhe me mua në këtë rast. Kështu ndodhi edhe me dëshmitarët okularë që na folën në këtë tubim për trimat Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu.

Dhe unë jam i sigurt se ata dëshmitarë harruan të na tregonin një detaj shumë të rëndësishëm, të cilin ata, jam i bindur se, mendojnë se nuk është i rëndësishëm, pasi ishin të rinj në luftë dhe janë ende të rinj, gjë që ne, më të moshuarit, e kemi vënë re gjatë gjithë luftës tek të gjithë luftëtarët e rinj, kur ata luftonin për lirinë e Kosovës. Ajo që dua të them me këtë rast është se bashkëluftëtarët e 9 dëshmorëve harruan të na thonë se këta nuk panë asnjë gjurmë të frikës ose të tronditjes në fytyrat dhe veprimet e atyre heronjve-dëshmorë që përkujtuam sot ,dhe jam i sigurt se në momentin kur unë e thash një gjë të tillë, ata më kanë dhënë të drejtë.

Duke përmendur fjalën frikë, menjëherë më shkoi mendja tek kënga popullore, e cila thotë: Kaçanik të raftë pika/ Që nuk din se ç’asht’ frika/ Nantë sahat u thernë në thika…..

Kushdo që i dëgjon këto vargje nuk mundet me e ndjek më tej çfarë thotë rapsodi popullor apo këngëtari, pasi mendimin dhe dëgjimin ia bllokojnë fjalët: “Që nuk din se ç’ashtë frika / Nantë sahatë u thernë në thika”, gjë që don me thënë se, trimëria e Kaçanikasve shqiptarë nuk paska kufi. Të tillë ishin edhe Kaçanikasit e Betejës së Jezercit të shtatorit 1998: Bashkim Vishi, Nazmi Terziu dhe shtatë shokët e tjerë të tyre, të cilët ne i përkujtuam sot, duke u përulur me nderim para veprës dhe gjakut të tyre.

Këtë cilësi të popullit të Komunës së Kaçanikut e tregon edhe një dokument i botuar nga UNMIK-u, një hartë që pasqyron shkatërrimet e secilës komunë të Kosovës, ku rezulton se 66% e shtëpive të kësaj komune kanë qenë 100% të djegura, 33% të djegura pjesërisht, por jo të banueshme dhe vetëm një për qind kanë mbetur të paprekura fare. Këto shifra tronditëse flasin vet. Ato bindin edhe njeriun më skeptik se lufta dhe trimëria e popullit shqiptar të kësaj komune i ka tërbuar serbët ndaj kanë bërë atë hakmarrje që nuk e gjejmë as në një luftë tjetër, as dhe tek nazizmi gjerman, madje as edhe në Vietnam. Ky fakt i thjeshtë bind cilindo dashakeq e jo më njerëzit me mendim normal se, në Kosovë, jo vetëm që ka pasur luftë, por ka pasur një luftë të pashoqe në atë shekull. Këto janë dokumente që i kanë botuar vet ndërkombëtarët, të cilat bien ndesh me ato që flasin kundër luftës tonë. E thashë këtë, pasi kohët e fundit ka ardhur në Kosovë libri origjinal i Wesli Klarkut, komandantit të NATO-s gjatë luftës në Kosovë, dhe ai thotë me plotë gojën se, e kanë detyruar të thotë se në Kosovë nuk patëm luftë, por ai e pranon me guxim dhe thotë se, në Kosovë jo vetëm që pati luftë, por ka qenë një nga luftërat më heroike si për NATO-n, e cila e kish për herë të parë, ashtu edhe për luftën e popullit shqiptar në Kosovë.

Duke u kthyer për në Prishtinë, ende mendja punonte dhe ishte fiksuar te ai tubim modest në sallën e kinemasë së qytezës së Kaçanikut, duke thënë me vete: dihet se, që të rritemi jemi të detyruar që të gjithë, por që të luftosh me armë në dorë për lirinë e një populli të tërë, kjo nuk është punë që e bëjnë të gjithë. Për këtë duhet zemër e fortë. Duhet të jesh Kaçanikas, bir e gjak shqiptari të vërtetë. Të tillë ishin dhe mbetën Bashkim Vishi e Nazim Terziu dhe shtatë shokët e tyre dëshmorë, që prehen në varrezat aq mirë të sistemuara në të hyrje të kësaj qyteze të vogël, por me emër të madh.



Lista e vullnetarëve

nga Shqipëria në UÇK



Në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK:

1-Dilaver Rezo Goxhaj (Shpëtim Golemi), zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-s.

2-Bardhyl Tahir Tahiri, Tiranë, anëtar i Sshtabit të Përgjithshëm, shef për Xhenjon.

3-Indrit Lulzim Cara, Kavajë, Oficer,komandant i Kompanisë Autonome



Në zonën e II-të Operative ‘Pashtriku’

1-Tahir Malë Sinani, Tropojë, Oficer, Komandant i Zonës. Dëshmor.

2-Dine Alush Koleci, Kishaj-Krumë. Dëshmor.

3-Arian Qamil Brahimi. Shkodër. Dëshmor.



Në zonën e III-të Operative të Dukagjinit (ZO-s)

1-Agron Hasan Hajdari, qyteti i Librazhdit

2-Shaban Tafçiu, Klloboçisht, Peshkopi

3-Artan Sali Mani, Shkodër

4-Ymer Ali Coka, Tiranë (origjina, Kukës)

5-Sami Cen Coka, Tiranë–Bathore(origjina, Kukës)

6-Raimonda B. Maleçka ,Tiranë, (1998). Në Junik.

7-Halil Riza Coka, nga Tirana-Bathore(origjina, Kukës). Dëshmor.

8-Fatmir Rexhep Doçi, Tropojë. Dëshmor.



Në zonën e VI-të Operative të Nerodimës

1-Fatos Behxhet Ahmeti, Tiranë (1998). Në Br.138



Në zonën Operative të Llapit (ZO-5)

1-Adem Qerim Shehi, oficer, Farkë-Tiranë. Komandant i Br.153

2-Dashamir Aqif Alliu, Hotolisht, Librazhd

Pjesmarrës në operacionin ‘Shigjeta’

(Në Koshare dhe në malin e Pashtrikut)

1-Skerdilajd B. Llagami, Tiranë. Dëshmor

2-Enver Vila. Tiranë. Dëshmor

3-Altin Ramazan Ymeri. Tiranë.

4-Adem Dahri, Çamëri, oficer. Shef operativ, Br.138

5-Ali Spahiu, Tiranë, Rr. ‘Hoxha Tasim’

6-Myftar Q. Sfarca, b4Br.138, Lushnjë.

7-Agim Ismail Sallaku, Tiranë. Oficer, komandant batalioni.

8-Ibrahim A. Rudi, Tiranë, Br.138

9-Fatbardh Liman Krasniqi, Shijak.

10-Refai Hysni Tivari, Durrës.

11-Shkëlqim Mehmet Sejdini, Durrës.

12-Ali Aliaj, Durrës.

13-Dritan Goxhaj, Gjirokastër, oficer, (shoqërues i misionit ushtarak amerikan)

14-Ylli Eqerem Dashaj, Gjirokastër, F.K. ‘Delta’.

15-Alban Murat Selku, Piskupat–Pogradec, Br 138.

16-Dritan S. Durmishi, Tepelenë, oficer, komandant batalioni.

17-Ermir A. Bega, Tepelenë, oficer, komandant batalioni.

18-Bastri Myftari, Deshan-Peshkopi, Br.138

19-Meçan Isa Zorbaj, nga Mallakastra.

20-Genci Behar Sefa, Lushnjë, invalid lufte.

21-Klodian Sotir Gjika, nga Lushnja.

22-Fatmir Isuf Kadrijaj, nga Lushnja.

23-Bledian Agim Zaimi, nga Pluku i Lushnjes.

24-Mejdi A. THaçi, Lushnjë, Br.138, logjistikë.

25-Ervis Karafil MAalasi, nga Berati.

26-Astrit Hekuran Suli, nga Berati. Dëshmor.

27-Rasim Ismet Rexha, nga Kukësi.

28-Agron Feim Axhami, Kukës, oficer,

29-Gani Ibrahim Thaçi, Kukës.

30-Arjan Rexhë Zhubi, Kukës, Pashtrik.

31-Dashnor Rustem Onuzi, Bicaj, Kukës.

32-Adem Xhelal Shehu, Bicaj, Kukës, oficer. Dëshmor.

33-Artan Xhemë Kovaçi, Vllahanë, Krumë. Dëshmor.

34-Ramë Must Gecaj, Ferkaj, Krumë. Dëshmor.

35-Ylli Sokoli, Vllahanë, Krumë.

36-Haki Xhepaxhia, Krumë.

37-Kujtim Pecaku, Krumë.

38-Ali Bajram Çoko, Tropojë. Oficer, Br.138

39-Gëzim Berisha, Tropojë.

40-Ragib Kadri Sadikaj, Bajram Curri.

41-Hysni Dushi, Tropojë.

42-Avdyl Qerim Tërzhnjeva, Tropojë.

43-Xhevahir Bajram Selmani, Tropojë.

44-Feris Tërzhnjeva, Tropojë. Oficer, k.k. Br 138

45-Sadik Bajrami, Padesh, Tropojë.

46-Avdi Haxhiaj, Popaj, Tropojë.

47-Halil Demaj, Padesh, Tropojë.

48-Shpend Demaj, Padesh, Tropojë.

49-Xajë Selim Çela, B.Curri, invalid lufte.

50-Bylbyl Hazir Breçani, Markaj, Tropojë. Dëshmor.

51-Qazim Hazir Dautaj, Tropojë. Dëshmor.

52-Arif Sherif Breçani, Markaj, Tropojë.

53-Hysni Qazim Neziri, nga Kasaj, Tropojë.

54-Avni Memiaj, Myhejan, Tropojë, Br.138, invalid lufte.

55-Sadik Tahir Aliaj, Sopot, Tropojë.

56-Mustaf Tahir Aliaj, Sopot, Tropojë.

57-Agim Krasniqi, Tropojë.

58-Tahir Ramë Memia, Tropojë. Dëshmor.

59-Ramiz Ramë Memia, Tropojë. Dëshmor.

60-Mehmet Ramë Dezdari, Shkëlzen, Tropojë. Dëshmor.

61-Afrim Jashar Dragoshi, nga Kukësi.

62-Jetmir Elezi, nga Kuksi.

63-Safet Kovaçi, nga Kuksi.

64-Vehxhi Qerim Halili, nga Kuksi.

65-Fatmir Shaban Sallohi, Kamenicë, Tropojë, Br.138

66-Vasel Petër Lulgjuraj, Grudë, Shkodër, b2Br.138

67-Fadil A. Xhafa, Br.138

68-Besim A. Reshani, Br.138

69-Luigj Nikollë Paluca, Br.138

70-Marjan Pren Marku, Br.138

71-Mark Pash Coli, Br.138

72-Muharrem Fadil Mehmeti, Br.138

73-Robert Mikel Gjergji, Br.138

73-Sali Hysen Kukala, Br.138

74-Selver Jahir Shkodra, Br.138

75-Tomë Nikoll Gjergji, Br.138, FK ‘Delta’.

76-Anton Mëhill Lleshi, Br.138

77-Xhavit Rexhep Ibraj, Br.138, F.K ‘Delta’.

78-Xhelal Shaban Mustafa, Br. 138

79-Zaim A. Rama, Br.138

80-Agron Zehir Selimi, Br.138

81-Hasan A. Latifi, Br.138

82-Oltion Hetem Igrishti, Elbasan, Br.138

83-Adem Bajram Selmani, Tropoja e vjetër. Dëshmor



Furnizues dhe shoqërues në luftë

1-Mitat Jonuz Bogdani, nga Prenjasi(Rrajcë).

2-Hazir Abdyl Malaj, nga Tropoja, mjek. Dëshmor.

3-Shkëlzen Mehmet Dallapaj, nga Tropoja

4-Fidaji Ali Dida, nga Popbregu, Kukës.

5-Ajet Ali Kovaçi, Popbreg, Kukës.

6-Sami Lutfi Nerguti, Popbreg, Kukës

7-Bilbil Ahmet Veseli, Morin, Kukës.

8-Agim Ismail Muja, nga Kruma. Dëshmor.

9-Hamdi Muharrem Muja, nga Dobruna-Krumë. Dëshmor.

10-Xhemë Sadri Bardhoshi, nga Letaj, Krumë. Dëshmor.

11-Xheladin Ajet Dautaj, nga Golaj, Krumë. Dëshmor.

12-Mehriman Ukë Dautaj, nga Zahrishta, Krumë. Dëshmor.

13-Adem Ukë Mazreku, nga Vranishti, Krumë. Dëshmor.

14-Xhevat Ajet Lleshi, nga Kishaj, Krumë. Dëshmor.

15-Isa Peshk Malaj, nga Peraj(Letaj), Krumë. Dëshmor.

16-Besnik Azem Brati, nga Kruma, Dëshmor.

17-Naim Hajdar Cema, nga Kruma. Dëshmor.

18-Astrit Selman Prushi, nga Kruma. Dëshmor.

19-Kujtim Ibish Lleshi, nga Kishaj, Krumë.

20-Mentor Xhemal Muhadri, nga Vllahanë, Krumë.

21-Asllan Rasim Muhadri, nga Vllahanë, Krumë.

22-Agron Cahani, nga Kruma

23-Bedri Cahani, nga Kruma.

24-Hamdi Cahani, nga Kruma.

25-Qamil Cahani, nga Kruma.

26-Gëzim Cahani, nga Kruma.

27-Elez Cahani, nga Kruma.

28-Brahim Dauti, nga Kruma.

29-Ismail Halim Dauti nga nga Golaj, Krumë.

30-Xhemal Muhedari nga Vlahën, Krumë.

31-Hajdin Muhedari nga Vlahën, Krumë.

32-Bardhok Kraja, nga Vlahën, Krumë.

33-Vesel Goça, nga Vlahën, Krumë.

34-Xhavit Goça, nga Cahani, Krumë.

35-Gentian Din Buça, Tropojë e Vjetër.

36-Sadri Azem Mala, Tropojë e vjetër.

37-Gramoz Sherif Buça, Tropojë e Vjetër.

38-Hysni Salih Papaj, Tropojë e Vjetër.

39-Rexhep Sadik Papaj, Tropojë e Vjetër

40-Arbër Skënder Hajdari, fshati Degë, B.Curri,invalid.

41-Agim Sadik Papaj, Tropojë e Vjetër.

42-Qamil Selim Hajdari, Degë. B.Curri.

43-Ali Çeku, oficer, Br.138, nga Tropoja e Vjetër.

44-Alfred Jakup Çela, Koçana, B. Curri (Komuna Markgegaj)

45-Riza Ali Haxhija, Shipshan, Tropojë

46-Nazmi Ademi, nga Kukësi.



Sqarim:

1. Në këtë listë, përfshihen vetëm ata persona, vullnetarë për çlirimin e Kosovës, të rreshtuar në radhët e formacioneve të UÇK-së, brenda në Kosovë si dhe ata që kanë furnizuar ato formacione.

Për Kryesinë e Shoqatës:

Dilaver Rezo Goxhaj.dv.(Kryetar)

Adem Qerim Sehi, d.v.(Sekretar)

2019-03-22

Nenad Çanak ka marrë kërcënime me vdekje

Nenad Çanak kërcënohet me vrasje në Serbi

Deputeti i Kuvendit të Serbisë dhe kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV) Nenad Çanak ka marrë kërcënime me vdekje nëpërmes të Facebook-ut, ka kumtuar LSV.

Siç pretendohet, partia për këtë e ka njoftuar policinë dhe pret reagimin urgjent të autoriteteve.

Çanak i cili të mërkurën dhe të enjten e ka komentuar aktgjykimin për Radovan Karaxhiqin, dhe e ka quajtur kriminel lufte, i është porositur: “Karaxhiqi nuk është kriminel, mirëpo ti do të theresh”.

Përveç kësaj, ai ka marrë edhe një sërë fyerjesh të ashpra dhe akuza për separatizëm dhe tentim të ndarjes së Vojvodinës nga Serbia, shkruan në kumtesë të Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës.

Serbia nis tankset nga Presheva në drejtim të Kosovës


Një tank serbe ka kaluar në qendren e Preshevës, për të vazhduar në drejtim të kufirit me Republikën e Kosovës

Image


Tanku i cili kalonte nëpërmes qytetit në drejtim të kufirit me Republikën e Kosovës, ishte i shoqëruar nga policia e shtetit dhe policia ushtarake.
çmim.


Ngjarja ka ndodhur para vetëm 30 minutash.

Qytetarët preshevarë janë shqetësuar nga ky provokim.

Kujtojmë se, këto provokime të Serbisë vijnë pikërisht në kohën kur SHBA kërkon nga të dy vendet një marrëveshje finale.

Kodet e shërbimeve seksuale në 'sallonet e masazhit' në Tiranë!



Pronarët e salloneve të masazhit në Tiranë përdorin kode për shërbime seksuale në qendrat e tyre. Janë disa qendra masazhi, ku vajzat që punojnë atje ofrojnë masazhe erotike, të quajtura “body body” (nudo, trup më trup) dhe “happy end” (seks oral).

Fiks Fare, për të dytën ditë me radhë, vijoi investigimin që zgjati disa muaj, duke zbuluar të tjera sallone që rekrutojnë vajza për shërbime seksuale. Në ditën e parë, u transmetuan biseda të gazetares në dy raste, ku kërkonte punë si kamariere ose masazhatore, por iu ofrua pagë vetëm si “punonjëse seksi”.

Ndërkohë, në emisionin e së premtes, u transmetua rasti i tretë, kur gazetarja shkon në një tjetër ambient, ku kërkon punë si masazhatore. Ekipi i Fiksit, pasi shikon disa njoftime punësimi në internet, lë takim me një pronar të një qendre masazhi. Gazetarja e takon në një bar- kafe dhe flasin për punën.

Gazetarja i thotë pronarit se nuk është mirëfilltazi masazhatore apo fizioterapiste dhe nuk ka ndonjë kurs apo certifikatë. Por, një gjë e tillë nuk është problem për pronarin, pasi ai ka nevojë për një vajzë që të bëjë masazh të mirë.

Gjatë bisedës, pronari i thotë Fiksit se klientët i gjen ai, po ashtu edhe pagesat. Ai i thotë se ambienti ndodhet në një apartament me qira. “Ti mund të fillosh që sot, unë flasë me klientë dhe u them që është një vajzë që bën masazh” i thotë pronari gazetares së Fiks Fare, në takimin në bar- kafe.


Gazetarja e pyet pronarin se çfarë kërkojnë zakonisht klientët dhe ai i thotë masazh nudo, masazh erotik dhe “happy end”, ose ndryshe seks oral. Fiksi e lë që të takohen të nesërmen që të shohin ambientin dhe flasin rreth punës dhe pagesave.

Të nesërmen, gazetarja dhe pronari i sallonit të masazhit takohen. Pasi takohen, ai e merr në makinë dhe i drejtohen zonës së “Freskut” në Tiranë. Ata shkojnë në një pallat, ku apartamenti ishte në katin e parë. Aty shohin ambientin ku bëhet masazhi dhe diskutojnë për pagesat.

Nga totali i pagesës, masazhatorja do të marrë 40 për qind. Pronari i demonstron gazetares një shembull të thjeshtë. “Mund ta lëmë 50 mijë lekë. Edhe ti ke, diku te 20 mijë lekë”, i thotë ai.

Biseda 1:

Fiksi – Si je? Si kalon?

Pronari – Mirë si je?

Pronari – Për atë arsye e kam nxjerrë njoftimin, kërkoj masazhatore. Ambienti është i ri, nuk ka shumë që është hapur.

Fiksi – Po ndoshta ti i do kështu, më certifikatë?

Pronari – Jo, jo nuk është problem. Unë dua një vajzë fiks si ti. Është apartament me qira, ka 3 dhoma edhe 2 banjo. Për këtë gjë kam nevojë, më kupton, klientelën e gjej vet. S’është problem për klient. E di që meshkujt kanë kërkesa nga më të ndryshmet, po unë do mundohem të gjej klientët më të mirë. Dua të më kthesh një përgjigje tani direkt që thjesht do vish.

Fiksi – Ideja është, maksimumi nesër do të them do vi, s’do vi.

Pronari – Po, hajde shikoje dhe ambientin. Për ça bëhet fjalë. Për mua, unë e nis që sot më kupton. Dërgoj ca mesazhe tani edhe klientët janë të gatshëm të vijnë. U them kam gjet një femër që bën masazh të mirë, janë të gatshëm të vijnë që sot.

Fiksi- Shiko të flasim hapur, zakonisht çfarë duan? Masazhi bëhet nudo? Normal.

Pronari- Po bëhet nudo. Besoj më kupton nga kjo pjesë, më kupton? Ti mesa shoh je fiks vajza që unë kam kërkuar të paktën.Atere më lejo të them, unë do filloj që sot të flas me klientët e mi. Jam i bindur që do ngelesh e kënaqur për çështjen e pagesës nëse ti e bën punën mirë.

Fiksi – Domethënë, do flasësh ti për punën e pagesës dhe thua E…. vazhdo?

Pronari – Tani klientët e mi duan të dinë nga unë, ça bën kjo ( masazhatorja) .1, 2,3 me radhë. U them, dhe kaq me këtë çmim. Edhe ai, para se të vi e di, e ke kaq, 5o mijë lekë, 30 mije lekë. Nuk e di, ti ke bërë shërbime nëpër shpia?

Fiksi – Jo.

Pronari – S’ke bërë.

Fiksi – Pse bëhet shërbimi nëpër shpia?

Pronari – Po sigurisht që po, vajzat që kisha unë e bënin

Fiksi – Me vërtet?

Pronari- Ai thotë nuk dua të ashtu… të paguaj më shumë dhe hajde te shpia.

Fiksi – Ajo është pagesë më e lartë?

Pronari- Po sigurisht është me e lartë, shkon 70, 80. Edhe ndahet, ti fiton 40% tat, unë mar 60%. Pjesa më e vështirë është klientela jo puna. Besoj se ti duhet ta kuptosh, që në këtë lloj biznezi, është e vështirë që ti bindësh të vijnë. Për këtë pjesë bëjmë mirë të jemi të sinqertë e të hapur, që ti do bësh masazh erotik, masazh “happy end”.

Fiksi – Seks oral?

Pronari- Po, po. Dhe kjo pastaj është pjesa jote sesi e menaxhon ti, sesi e bën ti. Kjo pak a shumë, është një pjesë pune që ti duhet ta dish. Përderisa meresh me këtë punë, ta dish që kjo, kjo, kjo ndodh. Ka ndodh që nuk u intereson fare çështja e pagesës, vijnë me 100 euro, 200 euro. Ke gjysmën tjetër nga bakshishet, dhe gjysmën tjetër e marr unë, bashkë me përqindjet. Domethënë ke përqindjet bashkë me gjysmën tjetër.

Bisedë 2

Fiksi – Ça bën si je?

Pronari – Mirë si je ti?

Fiksi – Fole që dje ti domethënë (me klientë).

Pronari – Po, po fola. Më morën dhe tani.

Fiksi – Ça tha?

Pronari – Më tha ça ke bo, ça bëhet andej nga puna…, kur të duash hajde. Sjellin klientë.

Fiksi – E kuptoj. Çfarë u the ti?

Pronari – Pak a shumë ne duhet ta dimë ça të flas unë, e ça tu thuash ti. Të kemi një ide se për çfarë, ça ofrojmë. Kam vënë dhe ngrohëset.

Fiksi – Këtu, puna duhet të vesh perde.

Pronari – Po ka grilë, mos e vrit mendjen.

Fiksi – Për punën e errësirës.

Pronari – Punën e errësirës e kemi rregulluar, e kupton, s’është problem. Kjo është banja.

Fiksi – Ka ujë 24 orë?

Pronari – Sigurisht, është dushi.

Fiksi – Dëgjo, atëherë këto çarçafët të larë? Lavatriçe s’ke ti?

Pronari – Jo se s’kam lavatriçe, po s’kam këtu, se i laja në shpi, s’është problem. Peshqirë e çarçafë, kështu gjërash e rregullojmë.

Fiksi – Varja,…. ça janë këto?

Pronari – Ky është boks muzike. Ky është masazh erotik, për ndezje, është çik kështu…

Fiksi – Ky është krem. Mirë shumë.

Pronari – Për oraret nuk kam lënë.

Fiksi – Po deri këtu dinë të vijnë ata (klientët)?

Pronari – Po k’tu vijnë, kanë ardhur kanë bërë masazh të tjerët. S’është hera e parë që po ndodh kjo gjë. Ky është ambienti, unë do vë dhe ca piktura. Paskan marrë me privat.

Fiksi – Kush të ka marrë?

Pronari – Klientë do kenë qenë, se s’duan të jenë kështu…

Fiksi – Ata ça të pyetën dje, çfarë kërkuan, që ta di unë. Zakonisht ça kanë bërë?

Pronari – Marrin në telefon, duam të bimë të bëjmë, ça bën ça s’bën, a bën ndonjë nudo, ndonjë kështu “happy end” .

Fiksi – Ata çfarë kërkuan? Duan seks oral, fërkim të p….?

Pronari – Pak a shumë. Kshu gjërash.

Fiksi – Ok, po për pagesën. Sa?

Pronari – Masazhi erotik për shembull ose “full body”, e di “full body”

Fiksi – Gjithë trupi?

Pronari – Gjithë trupi, kur thotë “full body” ndoshta do ti prekësh edhe penisin, gjëra kshu. Pjesë intime kupton?

Fiksi – Po.

Pronari – Mund ta lëmë 50 mijë lekë. Edhe ti ke, diku te,…. tani, 50 bie fjala, minus, ti i bie të marrësh diku te 20 mijë lekë, është 35% është i joti.

Fiksi – E kuptoj. Kjo është baza?

Pronari – Ti ke 35% nga çdo shumë që merr. Se jo çdo lloj masazhi ka çmimin njëlloj. Përshembull masazhi normal që do ti bësh ti, është masazh normal i mbuluar. Mos t’ia bësh kështu zbuluar edhe ti prekësh dokushdo, mos ti bësh..

Fiksi – Gjërat pa lekë?

Pronari – Pikërisht. Do masazh erotik thuaji atij, po, e ke 50 mijë lekë. Do “happy end”, e ke 70 mijë lekë. Ky është çmimi i të dyve ne. E do “happy end” ai… gojore, se po flasim hapur, një gojore është 70. Ta prekësh, ta eksitosh pak a shumë. E kam vendos tani këtë, krijon njëçikë atmosferë.

Pronari – Mund ta përdorësh edhe këtë pjesën, ta mësoj unë, “body body”. E di ça është “body body”, trup më trup?

Fiksi – Jo. Si është kjo “body body”?

Pronari – Ai është lakuriq, ti je lakuriq.

/Top Channel/

Ndërkombëtarët dhe antishqiptarët




Nga Prof. dr. Ago NEZHA


Duke lexuar listimin e ndërkombëtarëve dhe antishqiptarëve në mënyrë kronologjike te gazeta “DITA”, në shkrimin “Dështimi i aventurierëve politikë”, nga penarti Viktor Malaj, lidhur me opinionet që kanë shprehur në kalvarin e protestave pakrye të opozitës dhe bojkotimin e Parlamentit nëpërmjet dorëzimit të mandateve, befasohesh për nga gjuha e përdorur dhe opsionet që japin aktorët politikë të opozitës për rrëzimin e pushtetit me të gjitha mjetet e dhunës. U trishtova, kur lexova, ç’kanë nxjerrë nga goja këto mostra të demokracisë, që në çdo fjalë që artikulojnë, bëjnë thirrje për t’i vënë flakën Shqipërisë. Në tërë sfondin e dyfaqëshit të cituar me korrektësi dhe referacion nga z. Malaj, ballafaqohesh dhe përballesh me dy kampe të kundërta në ideologji, konceptualitet, psikologji, botëkuptim, atdhetari, dhe pozicionim qëndrimi, që i dallon dukshëm ndërkombëtarët nga antishqiptarët. Lista është e gjatë, duke filluar me shkrimtarë, gazetarë, profesorë, pseudoanalistë, liderë të partive, politikanë, e plotë të tjerë sharlatanë, që fillim kanë, por fund nuk kanë. Po ta mbledhësh urrejtjen e këtij klani antishqiptar, të ashtuquajtur demokrat, që janë ngjallur lugat, e flenë në një shtrat, vëren se Shqipëria është fatkeqësisht e pafat, me këta pseudodemokratë. Ata, me helmin që hedhin dhe vrerin që vjellin në rrëkenë e krimit për të helmatisur opinionin shoqëror, po krijojnë një klimë mbytëse për ta asfiksuar jetën hallemadhe të shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë si harrojnë folenë e tradhtarëve të grerëzave të kombit në këto gati tre dekada, që sa herë kanë humbur karrigen e pushtetit kanë dashur t’i venë flakën Shqipërisë, në emër të demokracisë. Ata krenohen me gjuhën e krimit dhe pickimit dhe dalin në publik si korifenj të shpëtimit. Deklaratat e ndërkombëtarëve, po t’i rreshtosh në një listë të përbashkët, vëren se janë në një linjë dhe kanë të njëjtin opinion për pretendimet që ngre opozita. Nuk gjen dallime në qëndrimet që kanë mbajtur ndërkombëtarët për bojkotimin e Parlamentit, dorëzimin e mandateve, nën pretekstin se zgjedhjet e 25 Qershorit të 2017, nuk ishin të lira dhe të ndershme, ishte një proces zgjedhor i manipuluar, Parlamenti është ilegjitim, se qeveria lindi nga votat e drogës e të krimit, e sofizma pafund të llojit Berisha-Basha-Kryemadhi. Këto deklarata të opozitarëve vijnë pas një gjumi letargjik dy vjeçar të linçuara nga papagajtë e mendjerrjedhurve të Berishës, Bashës dhe Kryemadhit. Ndërsa ndërkombëtarët, duke filluar nga aleati ynë strategjik dhe dashamirësi kryesor për përparimin e demokracisë në Shqipëri SHBA -ja, OSBE-ja, ODHIRI, BE-ja, PE-ja, DASH, CDU dhe CSU dhe shumë përfaqësues të institucioneve të rëndësishme europiane kanë qenë në unison se Shqipëria ka bërë progres në të gjithë sektorët. E kjo nuk e delirizon mazhorancën se ka arritur majat e suksesit, përkundrazi, ka shumë gjëra që duhej bërë ndryshe. Por trendi në vështrimin e tyre është pozitiv. Ata, kanë vlerësuar reformat që ka bërë qeveria në ekonomi, reformat në drejtësi, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zgjedhjet e 2017, janë certifikuar nga organizmat ndërkombëtare si zgjedhjet më të lira dhe më të ndershme të pluralizmit në Shqipëri dhe se Parlamenti dhe Qeveria “Rama”, janë më se legjitime. Këto deklarime e pohime pozitive i kanë verbuar e qorruar jo vetëm liderët opozitarë, por dhe disa opinionistë oportunistë, e lekistë dhe media antishqiptare, që paguhen me pare, nga aleanca e madhe ortodokse e sllave. Po t’i mbledhësh opinionet e ndërkombëtarëve dhe të antishqiptarëve (opozitës, disa opinionistëve dhe disa mediave), dhe t’i vendosësh në emërues të përbashkët, do shohësh se ato ecin në dy shina paralele me kahe të kundërt. Ndërkombëtarët vlerësojnë arritjet dhe përparimet që ka bërë Shqipëria si garanci për integrimin e saj në BE, ndërsa fronti antishqiptar përpiqet me të gjitha format dhe mjetet të nxijë, errësojë dhe baltosë situatën, për të penguar hapjen e negociatave dhe për ta izoluar Shqipërinë nga perëndimi. Kjo strategji antishqiptare ka dalë hapur jo vetëm në tregun politik por edhe në opinionin e gjerë shoqëror, duke u deklaruar në mediume, në forumet e partive opozitare, në protesta si dhe në takime e biseda me ndërkombëtarët. Etja për pushtet me çdo kusht e opozitës ju ka errësuar sytë dhe mpirë gjykimin, duke arritur të deklarojnë se pushteti duhet të merret me të gjitha mjetet, qoftë edhe me dhunë, pavarësisht nga kosto që do paguajnë shqiptarët duke i futur dhe në luftë civile. Këto deklarata janë bërë publike dhe drejtësia hesht. Ata, që i deklarojnë janë autorët e viktimave të ’97, të grushtit të shtetit të ’98, të masakrës së Gërdecit, të tragjedisë së 21 Janarit, etj, etj. Kjo klasë politike ka dhënë prova se di të shkatërrojë dhe viktimizojë njerëz të pafajshëm. Protestat kanë qenë të dhunshme ndaj policisë dhe shkatërrimtare ndaj pronës së përbashkët. Prokuroria ndalon disa protestues, që në vështrimin tim, ata janë lojtar të euforisë së liderëve që i ndërzejnë turmat në veprime vandaliste. Prokuroria duhet të ndalojë fajtorët, që në rastin konkret janë organizatorët, shkaktarët e gjithë këtij cunami që po përgatitin aleatët e shkatërrimit të Shqipërisë. Aksioni i shkatërrimit të Shqipërisë, që kanë marrë si zotim opozitarët, i ka bërë më të motivuar për të qenë krenar dhe mburren para Shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve për vendosmërinë dhe trimërinë e tyre. Kjo më kujton një fabul të Tagorës, kur arrëza i mburrej bletës në pyll: “se unë kam një thumb që kur pickoj helmoj dynjanë. Bleta heshte, nuk fliste. Pylli ndërhyri duke i thënë arrëzës, se vërtet që ti prodhon helm dhe helmon dynjanë, por ka një krijesë tjetër si bleta që jo vetëm nuk helmon, por dhe helmin tënd e shëron me mjaltin e saj”. Fabula s’ka nevojë për koment. “Kundrejt fajtorëve duhet qenë i ashpër pa egërsi dhe i butë pa lëshim”, Thotë Dyklo.


Zvicra është tronditur nga vrasja makabre e vogëlushit shqiptar në qytetin e Baselit nga një grua e moshuar 75 vjeçare.



Mediat më të rëndësishme botërore kanë përcjellë lajmin e kobshëm se një grua e moshuar 75-vjeçare ka therur për vdekje një djalë 7 vjeç shqiptar në Basel të Zvicrës. “The Guardian” shkruan se djaloshi u godit me thikë teksa po kthehej në shtëpi, shumë pranë shkollës së tij.

Fëmija u sulmua duke ecur vetëm në qytetin veriperëndimor të Bazelit. Mësuesi i djaloshit me origjinë nga Kosova e gjeti të miturit të shtrirë në tokë dhe kërkoi menjëherë ndihmë mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur gjallë, 7-vjeçari nuk mbijetoi dot. Gruaja e moshuar ka pranuar krimin dhe u arrestua. Forcat policore të Baselit tha se hetimet për rastin vazhdojnë.

Si ndodhi ngjarja? Sipas hetuesve, djali po largohej nga shkolla në orën lokale 12:45 minuta në St Galler-Ring. Djali u plagos rëndë nga e moshuara me anë të një thike dhe u shtri në trotuar. Ai u gjet i vdekur nga mësuesi, që pak më vonë kaloi pak më tutje me biçikletë.

Edhe BBC shkruan për ngjarjen e rëndë në Zvicër, ku mbeti i vdekur një djalë 7 vjeç, sikundër edhe media të tjera të rëndësishme globale dhe europiane.


***


“Nëna e djalit nuk e ka ditur rastin si ka ndodhur deri në ora tetë e mbrëmjes, pasi që policia i ka thënë asaj një makinë e ka goditur. Ajo këtë ka kujtuar, sepse nuk e kanë lënë ta shoh djalin e saj”, tregon një i afërt i familjes.

“Ka dalë mjeku e i ka thënë ka vdekur nga hemorragjia, më tepër nuk i kanë dhënë informacione të emës së djalit. Nëna e fëmijës është në gjendje shumë, shumë të keqe“, sipas albinfo.ch nga burime të afërta të familjes.

Thuhet se nëna ka qenë në shtëpi duke pritur djalin për drekë, ndërsa babai në punë.

“Ajo ka pasur fëmijën e vogël më temperaturë në shtëpi dhe nuk ka dalë dot ta pres vogëlushin”.

Nëna e vogëlushit të vrarë ka 7 vite që jeton në Zvicër, kurse babai vogëlushit është rritur në Basel. Vogëlushi ka mbaruar shkollën në ora 12 dhe ka qenë rrugës për në shtëpi për pushimin e drekës.




“Ata jetojnë shumë afër shkollës. Banesa e tyre nuk është më larg se 10 minuta në këmbë nga shkolla deri në shtëpi”, tregon një burim.

“Fëmija ka mbaruar shkollën në ora 12, kurse trupi i tij është gjetur rreth orës 12.30 nga mësuesja e tij i shtrirë në tokë me hemorragji të madhe. E ka prerë në fyt”.

Kryeministri i shtruar në spital me emrin Mustafa? Rama i “përvishet" gazetarit Çim Peka



Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij në Facebook ka paralajmëruar se do të marrë masa ligjore duke publikuar të gjithë zyrtarët e opozitës dhe mediat që publikuan lajmin e shtrimit të tij në spitalin e Berlinit.

Rama tha se me këto lajme janë shqetësuar miqtë në Shqipëri, por edhe ata ndërkombëtar.Kryeministri tha se ishte për të qeshur fakti i lajmit të publikuar se ai në Gjermani ishte regjistruar me emrin Mustafa Rama.
Rama iu drejtua gazetarit Çim Peka, i cili e përhapi këtë lajm, duke e etiketuar si Çim Kadriu dhe duke paralajmëruar një padi për të.

“Me keqardhje për shqetësimin që është krijuar shumë kujt dhe shumë kujt në këtë faqe, s’më mbetet vetëm ti mëshiroj ata që sajuan këtë histori. Dhe duke qenë se ndryshe nga kafshët për ta ka ligj edhe ata i kanë shkelur në mënyrë flagrante, do t’u kërkoj të përgjigjen në gjyq dhe të paguajnë sajesën që shqetësoi një dynja me njerëz. Por ky është një tjetër rast që ju miqtë të kuptoni se sa keq tallet me ju, me të vërtetën me detyrën, bota e Qimkadrinjve.
Më vjen keq cilin do që i klikon dhe i sheh këto egërsira që e përdhunojnë përditë e për natë të drejtën e informimit dhe për të debatuar me të vërtetë. Ata që ndjekin rrugëhumburit e dëshpëruar, e merrni vesh e sa për të qarë hallin jeni që mbështesni njerëz që sajojnë sëmundje për mua që t’ju japin kurajo juve. E kuptoni se në çfarë pike ka arritur që një Qimkadri që flet në emrin tuaj, ju tregon se unë qënkam shtruar prej katër ditësh në Gjermani me emrin Mustafa Rama, dmth me një emër fallco dhe me mbiemrin tim. Për të qeshur për mua dhe për të qare me ju”, ka thënë Rama.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...