2019-05-02

Nga Flori Bruqi : Eruditizmi publicistiko-letrar i studiuesit dhe poetit Adem (Kamber) Avdia .

Fotografia e profilit të Adem Avdia


Adem Avdia, ka lindur para 63 vjetëve në Kukës(14 qershor 1956).


Ai ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme “8 Nëntori” në Kukës dhe pas stazhit 1-vjeçar në prodhim ka vazhduar në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” në Tiranë(1976-1980).

Më 30 maj 1980 është titulluar”Oficer aktiv” dhe ka shërbyer në repartet e Garnizonit të Kukësit deri më 1 shtator të vitit 2006,kohë në të cilën ka dalë në lirim.

Fotografia e Adem Avdia

Tash e 13 vjet Adem Avdia e gëzon pensionin e parakohshëm si ushtarak i karrierës dhe merrët me aktivitete të tija private, si riparues i paisjeve kibernetike.

Është i martuar në vitin 1983 me Shpresa Sabri Tolën,nga fshati Buzëmadhë,Kukës me të cilën ka krijuar familje të ndritur .

Në vitin 2018 ushtaraku I karierës Adem Avdia botoi në Kukës librin e tij të parë me titull "Fejzallarët" në vështrimin tim”.Libri u pritë mirë nga lexuesi shqiptar .

Fotografia e Adem Avdia

Libri ka 167 faqe më një bibliografi të bollshme shkencore i cili është lëxuar dhe studiuarnga shumë studiues shqiptar dhe të huaj.

Publicisti Adem Avdia gjatë mbarështrimit të librit"Fejzallarët" në vështrimin tim” ka përdorë burime të sakta shkencore që janë të vërtetuara edhe nga hulumtuesit e Akademisë së Shkencave Shqiptare , studiuesit e gjeografisë fizike të Shqipërisë,për të dhënat historike të Krahinës së Lumës që nga Mbretëria e Dardanëve.


Fotografia e Adem Avdia


Mesjeta e hershme, ,Principata e Balshajve (shek.14); si dhe shumë të dhëna mjaftë me vlerë të pushtetarëve Osman të Sanxhakut të Prizrenit ; “Luftën e Telit” (1884); “Masbatës së Lumës” (1903); për Shkollën e parë shqipe të Qarkut të Kukësit të fshatit Kolesjan (1911); si dhe Shkollën e parë shqipe të fshatin Bicaj (1914); për Çetën e parë(të lavdishme) partizane të Lumës në fshatin Bicaj (1943); për Brigadën e njohur partizane të Bicajve(Brigada 24 sulmuese me 556 partizanë)një numër i të cilëve (15) dhanë jetën për liri duke u bërë dëshmorë të Atdheut mëmë.

Fotografia e Adem Avdia


Publicisti Avdia ka përdorur një metodologji krahasimore shkencore qoftë për regjistrimin e popullsisë që nga mesjeta në vendbanimin “Shalë”, më pas regjistrimet e vitit 1571, si pjesë e krahinës së Lumës në regjistrat kadastral të Perandorisë Osmane,sipas shënimeve të Ivan Jastrebov-it,Kurt Hasert-it,Edit Durhami-it,Robert Elsie-së.

Vend të veçantë në librin “Fejzallarë” në vështrimin tim” zejnë edhe biografitë e protagonistëve të fisit “Fejzallar” si fjala vjenë për : Zyber Fejzën ,Zyber Bajramin ,Nebi Bajramin , AvdiBajramin ,
Asllan Nebinë,Isuf Nebinë, Kamber Avdinë, ,Bajram Avdinë,Milaim Rushitin ,Ibish Milaimin , Rushit Milaimin Rrahim Milaimin ,Fuat Fejzallarin ,Bashkim Avdinëf(Fejzallari),Flora Kamber Aliajn, Adem Kamber Avdiajn,Bilal Kamber Avdiajn,Shkëlzen Kamber Avdiajn,Bajram Avdi Fejzallarin,, Ibish Fejzallarin,Ramadan Ibish Fejzallarin ,Ibish Ibish Fejzallarin,Selam Ramadan Fejzallari
(Bilali),Milaim Rushit Fejzallarin,Rushiti,Ibishi dhe Rrahim Milaim Fejzallari,Lenka Zoi Fejzallari(Bakalli)Spartak Rushit Fejzallari,Xhuljeta Rushit Fejzallari,Genc Rushit Fejzallari, e shumë të tjerë.
Fotografia e Adem Avdia
Libri është i pasuruar me shumë fotografi,faksimile dokumentare etj.çka e bënë të lexueshëm, të kapshëm për lexuesin dhe shumë shkencor.

Është autor i shumë punimeve profesionale ushtarake si dhe i një numri të madh të punimve publicistike në shtypin e kohës dhe në internet.

Kontributi i ushtarakut profesionist Adem (Kamber) Avdia, ishte shumë i madh gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Këto ditë në vigjilën e fundvitit të vjetër 2018, lexuesi shqiptar ka në dorë 55 vjershat e tij të botuara në Agjencionin “Floripress” I cili pritët që së shpejti të botohët në Kukës si libër , me titull”Unë dhe ti në 55 poezi “.
Fotografia e Adem Avdia
Ky libër me poezi është libër i shqetësimeve njerëzore dhe intelektuale,i cili lëshon alarmin për keqëkuptimin e konceptit liri dhe të abuzimit me te nga ana e klasës së ashtuquajtur politike.

Poeti thotë :

“…Ta dija që jeta është kaq e rëndë
Kur shpatullat e mia të vogla
Nuk ishin të stërvitura
As për të mbajtë gogla
Ta dija se jeta ish kaq e lehtë
Sa të shtyjëedhe flladi
Kur mezi po mbaj veten
Sa keq është takati”….

(Nga poezia “Jeta”)

Fjala poetike e poetit Adem Avdia,nuk është vetëm një kumt i trishtë për atë që po ndodhë në atdhe dhe me atdheun e poetit,por edhe një alarm nga i cili duhet kthyer vëmendjen për të ruajtur atë që mund të ruhet dhe për të shpëtuar atë që mund të shpetohet.

Poeti Avdia thotë :


Jam unë,
Ai që ti nuk e njeh.
Po!
Kam një kusheri martir
Gjakun e kish Ilir.
Gjyshi gjithmonë I pare
Shpatën në art ë larë”…

(Nga Poezia” Fjalën tënde”)

Ndërsa në poezinë “Përse?”, pëmes një gjuhe shumë të drejtpërdrejtë,për mes një poezie plot imazh dhe figuracion poetk i tij që tregon se ky është jo vetëm mjeshtër i vargjeve , por edhe i zgjedhjeve të problemeve esenciale, duke i shpërndarë lexuesve mesazhin kulmor se diç është duke ndodhur në atdheun e tij të pllakosur :


“Do vij ndoshta
Dita,
Kurt ë fitoi
Merita.
Larg nga unë
Politika.
Jashtë meje
Elita
Sa e pres atë ditë
Kur fëmijët e mijë
Dhe gjithë ajo rini
Punën me meritë
Të pa ndikuar
Nga kjo djallo politikë”…

(Nga Poezia “Pëse?”)


PoetiAdem Avdia e shkruan poezinë ashtu siç edhe e shef dhe për jeton:natyrshëm , pa hipokrizi.

Vjershat e tij janë të shkurtëra e astrofike,ai artikullon ndjenjën e dhimbjes , trishtimin ,humanizmin e tij që ia ka falur vetë jeta e tij prej intelektuali ku vetë jeton:

…”O Zot,Përendi a çfarë je!
Pse kaq të ndarë e të ndërthurur jemi
A kemi pasur nder ,a kemi fe?
A ndoshta kështu kuturu vemi.
Ku?Te kush?Të filani
Jo,ai është komunist!
Si!Te ai nuk kishte shkuar asnjani.
Jo! Se ishte kolaboracionist”…

(Nga Poezia”Trazuar politikisht”)


Subjekti lirik i " 55 " poezive të tij është pothuaj në çdo varg vetë njeriu , ku ai e sheh, andaj edhe klith , proteston, përsiat e mediton…

Poeti thotë:

“…Asnjë nuk të shan që bëre karierë
Kalove të shumtën nëpër tribuna
Asnjë mëkat kur idhullin e nderove
E bëre ,se ta donte puna.
Por kur shokun,mikun persekutove
Prishe shami, bëre tufëzimin
Për hiç fjalë goje mikun mohove
“për ideal” bëre betimin.


(Nga Poezia “Jeto tënden”)


Vlera e “ 55”poezive tijë është transponimi i emocionit jetësor në tekstet poetike, në imazhet e fjalëve, figurave me gjetje artistike që, here-herë,të habisin me metafora të pasura dhe fjalë të reja .

Ndonës në thelb poeti lirik Adem Avdia është një krijues që më  vjetë të tëra ka asimiluar përvojen e tij të "ndrydhur" të mishëruar misi dhunti kulminate e vrojtimit më një kulturë mjaftë të begatë , të unin të tij krijues.

Pra, letërsia shqipe ,ka të bëjë , gjithsesi,më një poet, më një të ardhme të ndritur !



                                                 ******


ADEM AVDIA





UNË DHE TI  NË  55 POEZI




Autor: Adem Avdia

Punoi në kompjuter: Adem Avdia

Redaktoi: Besiana Dunga (Avdia)


Ballina: Besnik Hallaçi


Të gjithë shokëve të mij,që përballemi me jetën ashtu si është,nuk mund ta ndryshojmë si duam ne,por vetëm e përqeshim ...

TE NËNA DHE BABAI


Dora
Ndjen ftohtësinë e mermerit
Mbi varrin e Nënës
Shikimi
Hedhur disa metra më tej
Mbi varrin e Babës

Unë
Mes tyre meditoj
Vitet kaluar me ta kujtoj.
Mallëngjyer hezitoj
Jetët që treten
Kujtimet që mbeten.

Kot
Vitet mirazh kaloj
Si zog mbi jetë fluturoj
Ulët belbëzoj
Ju kam gëzuar, hidhëruar
Barrën prindërore rënduar.

Aspak
Përgjigje nuk pres
Ajo është hyjnore
Se marr sa të vdes
Tani prind jam vetë
Kollaj është me e gjetë.



Tanimë
Veprimet e fëmijëve të mij
Kur themi se janë të rinj
T’i vërejmë me këtë sy.
Melhemë që na shërojnë
Vargonj që na rëndojnë.

E lehtë
Qenka për t’u vlerësuar
Gëzuar apo rënduar
Lëvduar a mëkatuar
Këtu nuk paska rrugë të tretë
Do ta bëjnë si ke bërë vetë.

Bashkë
Të gjitha t’i mbajmë
Zemrën kujtimin
Në asnjë çast mos t’i ndajmë
Jam këtu nuk jam i huaj
Jam unë, krijesa Juaj.

Sa dua
Që ju ta dini
Mendoj çdo ditë për Ju
Në paqe të rrini.
Jeni të mijtë, nuk iu ndaj
Në zemrën time u mbaj.
Dora
Filloj të ngrohë mermerin e shkruar
Të Babës.
Shikimi
Hedhur disa metra më tej
Mbi varrin e Nënës.





UNË JAM ...



Jam unë,
ai që ti nuk e njeh.
Po!
Kam një kushëri martir
Gjakun e kish Ilir.
Gjyshi gjithmonë i parë
Shpatën në ar të larë.

Tani
në demokraci.
Xhaxhai disident
në çdo protestë prezent.
Provoi çdo prapësi.
Më shumë papunësi.

Kush jam unë?
Ta thashë më lart.
jam biri tyre
Me letër e kartë.
Po djali im?
Ai është si unë
përmendim të parët
nuk bëjmë asnjë punë.


JETA DHE BATERIA

- Sa ?
- 80 !
- Po tjetri ?
- 60 !
- I njeh ?
- Të parin, jo.
I dyti është ai ...
U tërhoqa,
u tkurra.
Si gjithë dhe unë,
që mbahen burra.

Nesër në shtyllë
pas emrit, ja ta zëmë.
Do jem ai që e njohëm,
apo ai që gjë s’ka lënë.

Jeta si bateria
e elektrikut që kam në dorë.
Tani më duhet ta ndërroi
edhe pse nuk është përdorë.

Përdore jetën o shok
përdore jetën o mik.
Ndriço rrugën të tjerëve
sigurte që ke me ikë.


NDRYSHOVA


Unë ...
nuk jam si dje !
Kështu më the sot,
sapo më pe.

Ashtu, të drejtë ke
se dje ma drodhe.
Sapo u takuam,
lumin e hodhe.

Vetja do jem,
Jetë sa të kem.
Por me njerëz si ti
Kështu s’mund të rri.

Jo kaq faqezi.
i keq sa ti.
Po kokën zbuluar
Vigjilentë, zgjuar.


MJAFT ME PARIME


Tetori, nëntori të ngarkuar
Me emra, festa e përvjetore
Me shumë politikë ngarkuar
Të gjithë thurim lavde e fitore.

Merak ke patur gjithmonë Enverë
Merak ke patur gjithmonë Parti
Merak të fusje dhe fjalën Nder
Merak t’i bëje të gjitha Një.

Këto ditë je kënaqur me politikë
Ambienti dhe koha ka qenë festive
Ke tundur flamurin pa patur frikë
Je shkundur sa trurin e shkrive.

Në darkë i kënaqur me zjarrin në gji
Mbështetur mbi të Enverit divan[12]
Flisje me djalin në të largtën Suedi
Mbi punën, jetën që bënte tamam.

Për punë të sigurtë, pagesë sociale
Për pagën e lartë, sa këtu 10 veta
Ushqim, qera, as nuk bëhej fjalë
Për arsim, të ardhme, fare pa të meta.

Përsëri nesër o qerrata shoku im
Në rrugë në kafe nuk të pushon goja
Me Enverin, Partinë më hiqesh trim
Më hiqesh, më hiqesh, i bën me gjoja.


Më mirë Ai regjim më thua ti
Ama mendjen e djalin jo këtu, trim
Ato të rrinë rehat në Norvegji
Jemi mirë këtu, do hamë Parim.

Vlerëso, ndrysho e analizo
Askush nuk detyron të shkelësh Parimin
Por tundu, shkundu e te djali yt shko
Jo ti, po sistemi, bëj urimin.

Mjaft me Flamur, Parti e Enverë
U lodh ky popull, u lodh duke pritë
Pak llafe se djersa ashtu si ngaherë
Do na japë fryte dhe atë pak dritë.


HIENAT NË NËNTOR

Hienat
Gojë çapërlyer
Ulërijnë
Mbi kërma të shqyer
Me dhëmb e turinj
Veshët kanë ngritur
Për gjah të ri përgatitur.

Çlirimtarët
Me ballin lavdishëm
Brohorasin
Mbi varre martirësh
Me lule kurora
Yjet nga qielli kanë zbritur
Mbi luginë renditur.

Nëntori
Muaji Fitimtarëve
Si flamuri kuq i toreadorit
Mbi kokën e hienave valon
Dhëmbët kërcasin prej zorit
Ngjyra e tij i tërbon.

Ngadhnjimtarë
Gjithmonë të nderuar
Monumente, heronjtë tuaj ruani
Te Nënë Shqipëri gjithmonë t’i kujtoni
Mosha, halli, vitet ju bëjnë të vuani
Idealin e tyre mos e harroni.

Popull
I lashtë e kreshnik
Mbaj mend gjakun e heroikes
Ruaj Martirët nga hienat
Vigjëlo mos i lë vend frikes
Janë gati të ti këpusin venat.

Veteranë
Ju e kaluar me lavdi
Ngrini e mbani lart idealin
Mposhteni moshën, të shumtët vite
Pas jush, nuk di ku do ndalim
Presim hienat të na bëjnë rite.



SOT NUK KAM JETUAR



Mbyllur.
Jashtë acar e ftohtë
Brenda vetëm e ngrohtë.

Lexoj.
Zhurma makinave nga jashtë vjen
Nga brenda zhurma kondicionerit zjen.

Shkruaj.
Pikat e shiut në xham trokasin
Akrepët vazhdojnë orën të masin.

Jetova sot !
Jo ! Sot nuk kam jetuar

Ditën pa buzëqeshur kam kaluar.


JETA


Ta dija që jeta ishte kaq shkumë
sa jam zhytur kaq thellë
jo vetë që kam humbë
por as hallet nuk i gjej.

Ta dija që jeta është kaq e rëndë
kur shpatullat e mia të vogla
nuk ishin të stërvitura
as për të mbajt gogla.

Ta dija se jeta ish kaq e lehtë
sa ta shtyjë edhe flladi
kur mezi po mbaj veten
se kaq është takati.

Ta dija se jeta është kaq zhurmë
sa veshët po pëlcasin
sa zgjidh një problem
katër të tjerë kërcasin.

Tani që më ka ra kjo peshë
kujtoj të thënën nga një faneshë[1]:
“Me pas mbajt gjithkush shpi,
Kola i jem kish mbajt tri”.



KUSH KA QENË, S’KA ME QENË


Kush ka qenë
Ka me qenë
Sot për sot
Ish kanë rrenë.

Dil rrugëve të qytetit
Sa të hanë hapat
Që në kohë të dovletit
S’kanë qenë këto llagapa.

Firma si fantazma
Me demokracinë
Nuk dijmë si krijohen
Nuk dijmë se nga mbijnë

Të gjithë i mbajmë mend
Familjet e mëdha
Sa gishtat e dorës
E bënin hata.

Punonin me nder
Djersa shkonte çurk
Prodhimi pa erë
Të ndershëm si murg.

Nderi të fundos
Të falimenton
Pasurinë ta sos
Kështu më nuk rron.

Me marifet ikën
Rradhën e lëshuan
Kush nuk e njeh frikën
Nuk e humb toruan.

O bën hile në tatime
O mashtro në dogana
Ndryshe mbete pa fitime
Se kështu ta don ana.

Nga sot ti mos u çuditë
Kur reklamë të re ti sheh
Vezullon ajo plot dritë
Sytë qorron mendjen ta deh.

Si ti them djalit më thoni
Si të punoj a mund ta di
A ti them si e do zakoni
A fytyrën me ia nxi.

HEZITOJ

Bëje
Më tha shoku
Do e bëjmë
Së toku.

Si, ta mendoj
Kuturu
Nuk mund të shkoj
Tutje tëhu.

Jo o mik
Mos hezito
Shansi do të ik
Pastaj kot vrapo.

Si puna e Bretkosës
Do ta kapërdish
Po e shikove gjatë
Nuk do të arrish.

FILL I KËPUTUR

Dikur,
po, po, dikur !
Më thoje se ishe.
Unë nuk isha me ty,
se ti nuk rrije me mua
rrije ma ATA
e unë rrija me ne, “të tjerët”.

Sot,
po, po, sot !
më thua vetëm jam.
Unë të vështroj.
ATA tani nuk janë.
“Të tjerët” nuk ishin,
me ty.

E ti
tani !
Pa ATA
pa “të tjerët”.
Fillikat
fill i këputur.


GJARPËRINJTË

Gjarpërinj
Sa vijnë e shtohen
Rrezik
Gjërat helmohen.

Si t’i zhduk
Nuk ka mënyrë!
Jam përpjekur shumë
E kam vështirë.

Kollaj
Shkule ferrën, gjetiu
E gjarpëri zhduket
Vetë vetiu.


FJALËN TËNDE

Atë që më the
në tru,
si farën e lulediellit
në gojë.
Përtypi, sjellë e rrotulloj
deri sa thelbin ta shijoj.

Kot !
Si budalla !
Meraku bën hata.
E solla
e përdrodha
ajo nuk ishte asgja
thjeshtë nga ti, një shaka.




SI EMER APO SI NUMËR




Vajzat

në kohën tonë,
si emër vinin,
si emër rrinin.

Sot.
kohë e nëmur
Vijnë si emër
ikin si numër.

E bija,
i biri.
Janë martuar?
Rrinë bashkë
Të pa fejuar!

I kam parë sot pasdite
të ndarë.
Mos u habit
më shumë
ke për të parë

Janë vetëm numra
Pas tyre ka emra.


SHUMË DHE PAK

Qiell ...
Pse kaq shumë qiell ...
Pyet Diellza e vogël
... dhe kaq pak tokë.

Shpresa ...
Pse kaq shumë shpresa ...
Pyes unë
... dhe kaq pak realitet.



DËBORA E PARË


Nga kafeneja dola, lajmet i përpiva
Akoma kam shijen, buzët sapo fshiva
Korrupsion rruge, tender, konçesion
Truri si pus nafte, tensioni pompon.

Plastmas e letra, nëpër këmbë marr
Hapat i zvarris e lëviz ngadalë
Kazani me plehra me dy qen që zihen
Me gjithë atë bollëk, nuk besojnë se ngihen.

Flokë, flokë bore, të butë si pambuk
Më mbuluan flokët, më ndyshuan luk
Qoftë e hajrit, qoftë dëborë e mbarë
Uruam me shokët, flokëboren e parë.

U mbylla në punë, punova pa ndalur
E mora shpërblimin si me ma pasë falur
Në portën e jashtme flladin e ftohtë ndesha
Ngrita jakën e madhe, kapelën e ngjesha.

Me ndrojë shkela në rrugë, bardhësi tejmbanë
Mbjellur toka bardhë, si me qenë tërshanë
Janë zhdukur pengesa, mbeturina mos
Bardhësi kudo, kthyer në qeros.

Ku shkuan plehrat, po gjithë ato mbetje
Si u zhdukën kështu, si u bë kjo gjetje
Ndodhi si me zgjedhjet, zgjedhjet e kaluara
Si u mbuluan horllëqet, dëmet e zbuluara.


PËRCJELLJE ...

Ulur
mendueshëm.
Në autobusin e shkurtër
të kortezhit të gjatë.

Ai
shtrirë mes lulesh.
Në kry
si kurrë më parë.

Ultas
Flasim,
si Ai ishte ...
E mbanim mend të gjithë.

Përcjellim.
Mohojmë të vërtetën.
Duke përcjellur Atë
përcjellim veten.


Kthehemi
Mimika ndryshon
Ai
Pak kush e kujton.

Dikush,
shkruan në rrjete
Pak për atë,
shumë për vete.

O Jetë!
O Ego!
Pak cinike.
Shumë mistike.



VJESHTË NË PLEQËRI



Vjeshtë
me gjethe të rëna
të mbuluara nga pluhuri
rrugë të palara nga shiu ...

Vjeshta është si Pleqëria.
E qetë,
e vakët,
e ngadaltë,
pa ritëm,
e murrme,
e plasaritur,
dhe e përkulur deri në pragthyerje.

Diku vyshk një gjethe,
diku than një bar,
diku përkul një pemë,
diku shtrembëron një gardh,
diku largon një zog apo përgjumë një flutur
e pasi zhduk e zhvesh të gjitha jeshilët që mundet ...
... i lëshon radhën borës dimërore të mbuloj gjithçka.

... edhe Pleqëria ashtu,
diku ... diku ...


TË SHOH NGA LART

Nga lart të shoh,
vetëm atëherë
kur dora ime
zbrazet në prehrin tënd.

Nga lart të shoh,
vetëm atëherë
kur shpresa jote
ndrit në sytë e mijë.

Nga lart të shoh,
vetëm atëherë
kur dora e plasaritur
lëviz drejt meje.

Nga lart të shoh,
vetëm atëherë
kur të ndihmojë,
të NGRIHESH.


AH ! MBESAT E VOGLA

Kurrë nuk jam ndalur
Nga zemra.
Kur më kanë penguar
gjëra të vogla,
kam realizuar
Të mëdhatë.

Kurrë nuk kam qenë i fortë,
Në zemër.
Kam pasur dobësi
dhe dhimbje,
për më të voglën,
brengë.

Kurrë si sot
Me zemër të dobët.
Mbesat e vogla
më pengojnë
të bëj gjëra të mëdha
për “të voglat” e tyre.



Kurrë si asnjëherë
Me zemër
Nuk kam dashur
As fëmijët e mijë
Sa zemrat e vogla
Të mbesave, vogëlushe.

Zemër,
në pleqëri.
Para tyre
stepesh.
Nuk bindesh,
as Ti.



POLITIKA


Kurrë,
teserë partie nuk kam pas.
Për politikë,
kam folur me masë
Aq sa të jem
brenda, me gjasë.

Në kuti të votimit
nuk jam i pandierë,
Votën e hedh
si shumë të mjerë.
Pa interes
darkë e mëngjes.

Natën deri vonë.
Herët në mëngjes.
Hapi veshët
si këndes
Fitoi!
Kush parti triumfoi.

Përse?
Më tha shoku.
Ti pensionist
qëndrojmë së toku.
Aspak mos qaj kokën,
se lëviz askush rrogën.

Jo për mua
këtë e di.
Ata kanë në dorë
se kemi fëmijë.
I kemi në punë.
Përdorin dhunë.

Do vij ndoshta
Dita,
Kur të fitoi
Merita.
Larg nga unë
Politika.
Jashtë meje
Elita.

Sa e pres atë ditë
Kur fëmijët e mijë
Dhe gjithë ajo rini
Punën me meritë
Të pa ndikuar
Nga kjo djallo politikë.


UNË E TI


Unë
dhe ti.
Ballas !
Unë i skuqur
nga inati që po më rrëshqitet vetja.
Ndërsa flas
gjunjët më dridhen
e nuk ndalojnë.
Ti pamëshirë
me sy ngulur,
sikur shijon të dridhunat e mia
dhe lëpin sytë e ngopur
pas kaçurrelave të rëna.


PARAJA


Gjithçka,
është -sot e motmot,
është - dhe je
Gjithçka ....

I dehur,
në ekstazë
i zbrazur nga marrëzitë
me dorën lart
dhe ti shuk në të
të them:
- Nëse se dija që je krijesë e njeriut
Do ishe krijesë e Zotit.

TË JETOSH

Të jetosh shumë?
Aspak
një jetë për lumë!
Pa kuptim.
Pa motiv.
Për të marrë frymë.

Të jetosh shumë?
Po
Një jetë aktive!
Me qëllim.
Me motiv.
Për të bërë të mira.

Të jetosh shumë?
Po
Me familje, shoqëri
Shëndet, harmoni
Sa?
Atë nuk e di!

Të jetosh shumë?
Po
Të lësh pas
doemos, fëmijë e pak pasuri
Por më shumë:
Emër e ndershmëri.

Të jetosh shumë?
Po, të tregojnë
se pas ikjes fizike
Ideales
Humanes
I qëndrove besnike.


FARË E FIS

Farë e fis
jemi
edhe kur interes
nuk kemi.
Jetojmë të ndarë
dhe pa u parë.

Si !
Kërkon bashkë të rrimë
Të vish dhe të të vijmë !

Por sot,
mos fajëso.
Si rri mali me malin,
rri dhe babai me djalin.


PO FLET AI


Pse qeshen
E ngërdheshen?
Si kot!
Ai flet
Si kamot.

Nuk është problem.
Është melhem.
Dëgjoni!
Si ngjyen e lyen
edhe kur fyen.

Nuk është konkret
Është e vërtetë.
Tanimë!
Fantazi, fluturon
nga lart na shikon

Prandaj qeshim.
Fytyrën ngërdheshim
Kur!
Drejt nesh shikon
zemra i gufon

Ne e ujitim.
Ne e prashitim.
Pastaj!
Ai zmadhohet.
Nga ne largohet.

A e kupton?
Do jetë shumë vonë.
Zullumi
që kullufitë
të mbet në fyt.

Në guaskë frikur.
Vetja neveritur.
Dëgjojmë!
Bëhemi fajtor.
Lartësojmë këtë morr.

Atë përcjellim
Horrllëkun mbjellim
Dinjitetin tonë ...
Përdhosim
Baltosim.




HALLOWEEN[2]


Fytyra, trupi
me maska, bojëra
deformuar
Shëmtuar e shtrembëruar
HALLOWEEN kemi
“Shpirtra të vdekur” jemi.

Në rrugë, në shkollë
madje dhe në kopsht.
Fëmijët gëzuar
Ngjyer e mbuluar
“Friken” e harlisen
Lumturojmë, gjezdisen.

Ulur zemëruar
Disa të hutuar.
Vogëlushët festojnë
Gëzojnë
Nga doli kjo ditë
Shumë po na mërzitë.

Ndaloni, them unë ...
Mos e lejoni
Ketë shëmtirë
Këtë mynxyrë
Mos e festoni
Në këtë mënyrë.

Mos! Gërthas po unë ...
Me forcë ulëras
Mos ndaloni
Mos pengoni
Fëmijëve lirinë
Engjëllit
Lumturinë

Kush qesh gëzon
Botën ndryshon
Jetën lumturon
Edhe pse nuk shkon
Si ti mendon
Veten e pengon.

AS PARAJSËN NUK E DONTE

U largua
Në Parajsë shkoi
Po ta kishin pyetur
Me plot gojë do thoshte
Dhe pak do qëndroi

U largua
Ishte shumë i mirë
Të qëndronte me ne
Edhe disa kohë
Kishte dëshirë.

U largua
Dhe ne të gjithë thamë
“Qoftë i parajsës”
Bekimin e fundit
Kështu ja dhamë.

U largua
As ai nuk qe dakord
As ne nuk donim
Me gjithë Parajsën
Ku po e dërgonim.

VOGËLUSHËT E TU

Kafen e mëngjesit
Me dorën e majtë
Rrufit.
Dorën e djathtë
Rreth mesit
Rrëshqit.

Ke dhembje nga dje
Nga puna
Pesha e rëndë.
Njëherë tulla
Pastaj rërë
Asnjëherë në një vend.

Dhe sot ke zënë
Dy punë të rënda
Por të sigurta.
Edhe pse janë
Ngarkesa në lartësi
Plumb e të ngurta.




Në mbrëmje të pashë
Me vogëlushët
Te lodrat të lashë.
Si zogjtë cicëronin
Hanin akullore
Në kënd lodronin.

Dhe nesër prapë
Kafen rrufit
Pothuajse me vrap
Barrën në shpinë
Dorën në mes mban
Që ata ...
Të mos ndjejnë fukaranë.

SHIU

Nën peshë si kërmilli dalë ngadalë po vjen
Deformuar si shkopi që mezi tërheq
I lagur vija uji, zvarritur nga pas len
Kaq keq edhe Zoti nuk e kishte ndreq.

Afrohem, i jap dorën, nga shiu e largoi
Unë nuk e njoha, për mua ishte iksi
U ul ndenjur e ujin nga trupi shkarkoi
Dukej se nga deti kishte dalë Uliksi.

Hoqi ngarkesën e frymën e nxori
Dukej si bufi kur futet në kuvli
Me gishtat plasaritur cigaren e mori
Falenderimi lexohej në sy.

- U lage shumë, mos dil në kohë të keqe!
E këshilloja unë këtë drerin plak
Dukej nga vështrimi, kishte zënë me leqe
Ishte i sprovuar, nuk ishte idhnak.

Nuk jam lagur fare, as nuk dua t’ia di
Unë këtë e quaj një banjo në vjeshtë
Brenda në shtëpi më pret një stuhi
Më pret shi kallkani, acari në bjeshkë.

Kur iku Fazilja unë isha i fortë
Fitoja shumë lek e respekt gëzoja
Veshur edhe mbathur, opingat pa nortë
Të paktën dëgjonin atë që u thoja.


Sapo hapi derën, thonë erdhi matufi
Ulem të skuta errët edhe nuk flas fare
Nusja, fëmijët tallen, djali rri si bufi
Dal me kujdes jashtë, për të pirë cigare.

Ky është shiu o djalë, që po më mbyt mua
Kjo është ajo stuhia që po më zë frymën
Parajsë ishte vdekja, jo rrojtja pa grua
Tani jam si dielli, që nuk e shkrin brymën.



100 PYETJE



100 pyetje kam
Mendoj e rri vetmuar
Atëherë, se dija
Se duhet t’i kisha sqaruar.

Sot kur ulem të shkruaj
Atë që se di mirë
E shoh se vuaj
E hedh pa dëshirë.

Kur prindërit ishin me ne
Unë nuk e vlerësoja
Rrallë pyetje për be
Atyre u drejtoja.

I di të gjitha
I mençur e me shkollë
Harrova më të madhen
Se jeta do tjerrë hollë.

Mundohem sot të shkruaj
Po ky? Po si? Po kur?
Kokën rri e kruaj
Truri është bërë gur.

Hapi shënimet e tij
Të shumta që ka lënë
I futem hulumtimit
Datën ku e ka vënë?

Do të keni shumë pyetje
Fëmijë e të rinj
Jetën mos e bëni bejte
Afër mbani pleqëri.

100 pyetje prapë do të keni
Se jeta do trashëguar
Po ato shpejt do t’i gjeni
Nëse prindin ke hulumtuar.

Ruaj fort ato përgjigje
Dhe fëmijës ti tregosh
100 pyetje ai po pati
Amanet ti transmetosh.

Bëji shpejt e diku shkruaj
E përcilli sa nuk është vonë
Mos harro, të gjitha thuaj
Fundi jetës nuk vonon.


VAJZA

Ritual!
Tingëllon
si virtual.
Nëntë, nëntë e çerek ...
Në xhepin e djathtë
telefoni hesht.
Pse!
Pse?
Ta marr unë.
Ndoshta ...
E me gishtat që mezi hapen
Numrat filloj
Që shtypen e s’kapen.
Nuk përfundoj,
në mes ndaloj
zilja tringëlloi
“Babi, si je.
Mamin si e ke”.
“Shumë mirë”.
“Po ti si je,
Vogëlushet mirë i ke?”

Fantazi.
Nuk është telepati.

Jo!

Është njerëzore.
Është prindërore.
Është engjëllore.
Është DASHURI.



BËJ ...

Unë bëj
Mundohem të bëj
Më të mirën
Ashtu si di
Si e kam
Dëshirën.

Unë bëj
Jo për ty
Për vete
Ashtu si sot
Dhe dje
Më pyete.

Për të mirën
Që nuk kreve.
I paplotësuar
Fajtor!
Sadopak
Nuk u ndjeve?

Bëj sot
Se nesër vonë
Në këmbë përball meje
I shtrirë, do thonë
“Sa më ka ndihmuar
Ish si Ikonë”.

KOLLA

Përzihen zhurmshëm
Zhurma e portës me dërrasë
Me trokun e kalit në rrasë
Dhe pastaj kolla.

Kolla!
Ngrihu nuk dëgjove
Ai po vjen, po lidh kalin te molla
Dhe ti nuk e përgjove.

Kolla e tij[3]
Si kushtrim, si buri.
Në kullë ai erdhi
Të gjithë furitë derdhi.

Në atëbotë ato kulla
Ishim mësuar me atë kollë.
Që nuk vinte nga duhani
Që pihej me llulla.




Sot nuk kemi më “kulla”.
Kollë kemi plot
Jo kollë për sinjal
Nga gra e burra, kot.

Burrat e sotit.
Kolliten, po më shumë
Kur bllokohen nga gripi
Zgjuar apo në gjumë.



PLAKU E FËMIJËT E DODËS

Plaku mbet i ve
S’patë kush me i lidh një pe
Keq e më keq
Përdreq.

Një natë u kujtua
Dhe shkoj te shoku vëllam
Vajzën dua për grua
T’ia bënte bam

Në ngushtim sa thonji
Pa shumë mend në kokë
Si i tha shoku boni
Tani dhe mik dhe shok.

Po vajza kokën ulur
E vendosur porsi gur
Babait të përulur:
“Kjo nuk bëhet kurrë”.

Si t’ia bëj plaku i ve
Kurrë më ngushtë nuk kishte rënë
Me Kanun apo me fe
Si ta priste këtë të shtënë.

Me ngadalë e shumë mërzi
Te Doda[8] i urtë niset
Me i tregu këtë histori
Edhe besa të mos bitiset.

Kulla e Dodës u përball
Para një livadh me lule
Dhjetë djem t’vegjël si plot mall
Luanin veshur me kule.

“A është Doda brenda n’kullë”
Pyeti plaku me merak
“Jo nuk është sonte këtu
Te një mik ka ndrru konak”.

U kthye fakiri shpejt vërtik
Sepse halli po rëndohej
Sa më shpejt duhet me ik
Nuk kish qare, po turpërohej.

Por vogëlushët si petrita
E rrethuan e i dolën para
Na trego pse ty të ra pika
Se nuk kthen më në këto ara.

Plaku mirë u tregoi hallin
Mikun donte si dritën e syve
Vajza tij më nxiu ballin
Marren na e la të dyve.

Si më qenë fjala magji
I shpërndau fluturim petritat
Lojën nisën plot hare
T’parat kulla ndezën dritat.

I ra droçkës i pari djalë:
“Zogu u gëzoftë me zogun”
I ra i dyti përcolli fjalë:
“Lulja lulëzoftë me shtogun”.

Mori përgjigjen plaku
Nga fëmijët e zgjuar të Dodës
Më mirë se në rreth oxhaku
Më mirë se në krye të odës.

Kështu pra, plak e pleqni
Kështu pra, të rinj e rini
Gëzoni vetëm njëri tjetrin
Në harmoni e lumturi.



FACEBOOK-u

I qeshur, i gëzuar
Me gotën lart duke uruar
Mes shokësh dollibash
Kështu në facebook të pashë.

I mërzitur e drobitur
Me mua qëndron hallexhi
Më bën dhe mua të tronditur
Nga kusuret që ke ti.

Facebook-u dritare lumturisë
Facebook-u ajo që ëndërrojmë
Facebook-u shija e kënaqësisë
Facebook-u faqja ku lundrojmë.

Kemi një mënyrë o shok
Të tregohemi kush nuk jemi
Sillemi nga sillemi rrotull
Te stani ynë do vemi.


TRAZUAR POLITIKISHT


Zbres mendueshëm shkallët e Pallatit
Babë Hasanin[4], heroin po kujtonim
Njëri ndër ne sheh akrepat e sahatit
Dukej se për diku nxitonim.

Përtokas, shikimi shpejt u ngulit
Te një emër në tabelë mes barit
Te një emër që akoma nuk ishte shqit
Te emri i Muharrem Bajraktarit[5].

O Zot, Perëndi a çfarë je!
Pse kaq të ndarë e të ndërthurur jemi
A kemi pasur nder, a kemi fe?
A ndoshta kështu kuturu vemi.

Ku? Te kush? Te filani?
Jo, ai është komunist!
Si! Te ai nuk kishte shkuar asnjani.
Jo! Se ishte kolaboracionist.

Lapidar, shkolla e përkujtimore.
Rrugë, sheshe e ku di unë
Janë përdhosur, kanë dal dore
Mbi çdo emër, shkrim, përdorë dhunë.

Është e drejtë që e kuqja ngjyrë
Ishte atëherë simboli i krenarisë
Të gjitha tjerat pa fytyrë
Nuk shënoheshin as n’faqet e historisë.

Pse e futim kaq thellë politikën
Aq shumë, poshtë sa nuk e shkulim
Se meriton t’i ngulim thikën
Edhe dorën kaq poshtë ta ulim.

Ibishi[6], partizani i vogël korrier
Që e vranë mu në mes fshati
Mbante në dorë një maliher
Këtë detyrë bënte i ngrati.

Ku dinte komunizëm e filozofi
Ai që vetëm emrin shkruante
Ai që kurrë nga fshati i tij
Larguar vetëm dhitë kur ruante.

I ushqente Milaimi bardhakun
Zyberi i fliste për trimin
Si Fejzallarët nderun oxhakun
Zemrën kish njësh me besimin.

Po ai që ndaj tij shtiu.
Dhe pa e njohur po e vriste
Antikomunist ish i ziu?
Opingagrisur do të vdiste.
Ashtu i kishte thënë Bajraktari[7]
Ashtu kishte dëgjuar i shkreti
Ashtu e ndiqte ai nga prapa
Bashkë me të shkonte mileti.

Ato ikën bashkë me vitet
Ato ashtu si ishin, ikën ...
Po ne ngremë, baltosim ritet
Ulim nderin e zgjojmë frikën.

Ku jeni o njerëz të paanë
Që mirë historinë ta shkruani
I pakani të mos bëzan
Veç me shifra, fakte luani.

Jo meqë unë jam pareli
Fis i fortë me t’bardhat kulla
T’parët e mijë nga faqezi
U fshi t’zezat që kanë vula.

Kush e di mirë një fjalë ta thojë
Kush nuk di me atë t’mos merret
Shumë më mirë mos përgojojë
Se kështu e vërteta terret.

Edhe shpirtin më t’mirë e keni
Kur të parët lini rehat
Si kanë qenë, si i njeh kuvendi
Pa u shtu nderin me takat.


Edhe ne më mirë do shkojmë
N’lumturi e harmoni
Gjithsecili me njerëz t’vet
Politikën pa e përzi.


FAJI I BATERISË

Unë, si gjithmonë hallexhi
Më thonë – i shkreti
Kështu jam, nuk e di
Më mbyti derti.

Djali u rrit, shyqyr
E shkollën mbaroi mirë
Tani më duhet me këqyrë
Jam kallkan, fare pa lyrë.

Para meje “Internet Kafe”
Shqisat më ndalojnë
Menjëherë një ide
Atë, shokun tim, kujtojnë.

Javën e kaluar, sa mirë
U talla në facebook
Kujtuam kohën e lirë
Kafen e tij në kolltuk.

I shkruajta, shpejt ma ktheu
Gallatë menjëherë
N’kujtime më mbërtheu
Biseda si ngaherë.

Por unë e ndërpreva
Djalin kisha shumë hall
Ajo më godiste si leva
Edhe pse kisha shumë mall.

Kuptova, ish pa dëshirë
Kur hallin tim kuptoi
“Laptopin nuk e kam mirë
Bateria i mbaroi”.

Kur fukaraja martohet
Lodra shpohet
Kur shtrohet halli im
Bateria mbarohet.

Jo, bateri
Me shokë batakçi
Fajin se ke ti
Por unë që s’di ku vij.



AH ! MBESAT E VOGLA


Kurrë nuk jam ndalur
Nga zemra.
Kur më kanë penguar
gjëra të vogla,
kam realizuar
Të mëdhatë.

Kurrë nuk kam qenë i fortë,
Në zemër.
Kam pasur dobësi
dhe dhimbje,
për më të voglën,
brengë.

Kurrë si sot
Me zemër të dobët.
Mbesat e vogla
më pengojnë
të bëj gjëra të mëdha
për “të voglat” e tyre.

Kurrë si asnjëherë
Me zemër
Nuk kam dashur
As fëmijët e mijë
Sa zemrat e vogla
Të mbesave, vogëlushe.

Zemër,
në pleqëri.
Para tyre
stepesh.
Nuk bindesh,
as Ti.



SOT



Dikur
Me një vështrim
100 ushtarë i mblidhja
Në rreshtim.

Sot
Me vështersi
Mezi i mbledh
Dy fëmijët e mijë.

Plak
Kërkoj kujdes
Manjak
Më është bërë ves.

Fjalëmirë
Pa u ngërdheshur
Dhe me pahir
I dua të qeshur.

Përkëdhelia
Që dua të marrë
Më duket mua
Melhem mbi varrë.

Fjala e lehtë
E thënë pa vënë re
Më duket se bie
Kristal nën vare[9].

Një ditë thashë ndal
Nisa të mendohem
Tani në pleqëri
Më nuk mençurohem.

Çfarë dua unë
Nga fëmijët e mijë
A kanë ata jetë?
A duan harmoni?

Jetoni të lumtur
Në çerdhen tuaj
Pak mendoni për ne
Nuk jemi të huaj.

Një urim
Pak hyzmet[10]
Të dy palët
Selamet[11].

Atë hyzmetin
Si ta bëni
Në ditë të fundit
Do ta gjeni.


UJKU DHE ÇAKALLI

Ndërmarrja
Atje tej.
Drejtori
Si ujku.
Vartësit
Si çakej.

Jo
Gabim e ke.
Me drejtorin
Isha dje
Pe lëshoi
Asgjë nuk kërkoi.

Ama ta dimë
Atë ditë
Që ujku
Se hëngri dhinë
Çakalli
Bëri kërdinë.

MIKU


Kur vjen
Miku
Të ëmblën buzëqeshje sjell
Në vatrën time të ngrohtë
Ai e mbjell.

Kur ikën
Miku
Ndjesi të këndshme lë
Të gjithë e shijojmë
Që ndenjëm me të.




KEQ PËR ÇOBAN


Në atë kohë të trishtë
Me direktivë nga “lart”
Me nismë nga “poshtë”
Shënohej në kartë.

Kështu dhe tufëzimi
Nisi që pa gdhi
Nuk i mbet fshatarit
As dhen e as dhi.

Çobani me kërrabën
Në gji shtrënguar
Me zili sheh tufën
Zemër, shumëduruar.

Sot, mo Zot ma keq
Ka plot dhen e dhi
Kërrabën kush e heq
Nuk ka mbet njeri.

Është keq për çoban
Nuk pranon rinia
Kërko anë e mbanë
Asnjë ku është dhia.

Dje keq për dele
Sot keq për çoban
Si ka ardhë kjo kohë
Kush nuk del matanë.

JETA NË EKUILIBËR

Kuturu
E jetova për shumë vite
Aty këtu
Veshur, zbathur
Fëmijërinë time.

Pa përplasur
T’njomen jetë e kalova
As një mur
Asnjë ledh
Nuk takova.

I përmbajtur
Kur vazhdova unë te rritem
Filloj shkolla
Filloj jeta
Përpëlitem.

Mure
Me sa shumë u përplasa
Ky bën mirë
Ky bën keq
Shumë vetë hasa.

Sa kujdesem
Sa shumë frikem unë tani
Kurrë një mur
Kurrë një ledh
Në befasi.

Jeta ime
Jeta e kujtdo, në të sosur
Duhet mbajtur
Ekuilibër
Të përsosur.

BERBERI IM


Ulur në karrigen me lyrë
Mbështjellë rreth qafës mbulesën e shkundur
Të palarë
Që prek në fytyrë
Në karrigen duke u tundur
Të berberit tim të parë.

Pres me padurim kërcitjen
E gërshërës në krehër
Të tij të kuq
Ashtu dhe dërdëllitjen
Si fëmija në prehër
Mbushur me huq.

Flet e pak flokë heq
fytyra tkurret
Ai përsëri flet dhe pyet
Po përse nuk punon ai dreq
Rrotullo e hidhu përpjetë
E vetëm mburret.

Ai është “Profesor”
“Politikan” shtiret
Të gjitha i di.
Gjithçka e ka në dorë
Besë nuk i zihet
Por ia kam zili.



“Te unë qethet filani
Rruhet dhe fisteku
Vetëm te unë.
Nesër fiton Milani
Ëetel i ra bretku
Rita Ora ka vetëm gunë”.

Dje ishte Kryetari
Ke ndonjë fëmijë në shkollë
Bursë menjëherë.
Ishte dhe Behari
Ai e tjerrë hollë
Të betohem këtë herë.

Bula, djersa, oh unë i shkreti
Por po vazhdoi kështu
Nuk do kem nevojë fare.
Flokët do bien nga sikleti
Dhe unë nuk do jem më këtu
Të pëlcas nga lajme pa pare.

HAJDUTI

Hajdut! I thua me përçmim
Është harbutërishte
Na duhet të bëjmë vlerësim
Një vezë e gjitha ishte.

Rastin dua ta ndezë
Jo, tonin nuk dua ta ulë
Kush mësohet të vjedh një vezë
Nesër do të vjedh një pulë


VETEN QORTOVA


Sot përsëri
Vetes iu ktheva
Me durim, qetësi
Mirë nuk u ndjeva.

Ashtu si pardje
Veten qortova
Përsëri i butë
Unë u tregova.

Me ata njerëz ...
Po si të sillem?
Nuk janë mirënjohës
Po unë nuk trillem.

Më mirë me veten
Të zemërohem
Në sy të botës
Unë nuk ndryshohem.


PI RAKI ME DËSHIRË

Gotën përpara
E dorën e shtrirë drejt saj
Shtëllunga krijon të çara
Mbi mbulesë ca pika vaj.

Pjata përgjysmuar rri karshi
Preshi pjerrtas gati në të rënë
Ulliri veçuar ia bën me sy
Atij pirunit me majë të vënë.

Pi, or pi raki me dëshirë
E kam pirë këtë të uruar
Sa herë më shkojnë punët keq
Të këqijat për t’i harruar.

Pi, or pi raki me dëshirë
E kam pirë këtë të uruar
Sa herë më shkojnë punët mirë
Të mirat për t’i festuar.

Pi, or pi raki me dëshirë
E kam pirë këtë të uruar
Kur nuk më ndodh asnjë hata
Pi, që të më ndodh diçka.


NDRYSHO

Dje, sot
Me një palë mend
Si mot
Ashtu të kujtoj
Me ty sa jetoj.

Ty të vjen mirë
Që nuk ke ndryshuar
Dhe kë dëshirë
Të mbetesh si je
Me këto që ke.

Por kohët kalojnë
Ashtu dhe interesat
Marrëdhëniet ndryshojnë
Të tjerat obligime
Me të tjera mendime.

Me kohën jeto
Ka thënë i pari
Së brendshmi ndrysho
Se mbete prapa
Me kilometra, jo me hapa.

Kush kohën kap
Dhe ka përparuar
Nuk ecë me hap
Botën ka ndryshuar
Jetën ka jetuar.

MBUSHE ZEMRËN

Lumi mbushur plot
E fusha është tharë
Asgjë nuk ka mbirë
Është më e mira farë.

Posi zemra ime
Ftohtë, por xhepi plot
Zbraze një thërrimë
Më tha shoku mot.

Fala, bëra mirë
Vetëm në pak rast
Plotësova dëshirë
Gëzim solla në çast.

Fytyra te gëzuara
Ndjenjat lumturuara
Urimet bekuara
Tek unë rrezatuara.

Zemra më gufoi
Përplot nga gëzimi
Xhepi pak lehtësoi
Nuk ia vlente çmimi.

Lumi mbushur plot
Fusha ku s’ka më
Lule borzilok
Hambari si nxë.

SHTËPIA IME

Shtëpinë time
Kurrë
Nuk e kam dashur
Të madhe e të mermertë
Të zgjeruar e të fshehtë.

Shtëpinë time
Kurrë
Nuk e kam dashur
Të lartë e të fildishtë
Ftohtësi që mpin mishtë.

Shtëpinë time
Kurrë
Nuk e kam dashtur
Me pishinë, palma verandë
ËC, banjo anekandë.

Shtëpinë time
Gjithmonë
E kam ëndërruar
Me të rritur e fëmijë
Plot gazmend e gjurulldi.

Shtëpinë time
Gjithmonë
E kam ëndërruar
Plot dëshira ngjeshur
Mbushur me të qeshur.

Shtëpinë time
Gjithmonë
Nuk e kam matur me madhësinë
Mua ma ka pasur ënda
Ta masë
Me DASHURINË që ka brenda.


JETO TËNDEN


I mbështetur në shkopin e anuar
Rri e zhbiroj me kureshtje
Staturën që pleqëria ka sajuar
Të gjithë e përcjellim në heshtje.

I kërrusur hedh me kujdes hapin
Nga larg po të ndjek me sy
Nuk di, ti vetë po e mban shkopin
Apo shkopi pjerrët po të mban ty.

Kapelën ngjeshur te veshët mirë
Dhe kokën me ngadalë rrotullon
Vështrimin tinzar e hedh me cmirë
Mundohesh, tregon se akoma rron.

Ora të është ndalur më 8 Nëntor
Gjithçka e lidh me atë të shkretë
Ai kujtim i shënjtë të vuri kurorë
Ai të dha jetën e vërtetë.

Asnjë nuk të shan që bëre karierë
Kalove të shumtën nëpër tribuna
Asnjë mëkat kur Idhullin nderove
E bëre, se ta donte puna.

Po kur shokun, mikun persekutove
Prishe xhami, bëre tufëzimin
Për hiç fjalë goje mikun mohove
“Për ideal” bëre betimin.

Pse se ulë kokën mirë nuk më vjen
Kur “krimi fakir” para teje ndalon
Modest për gjithçka jeta i bjen
E në heshtje vuajtjen e kalon.

Të paktën dorën mos ia jep
Mos e sfido viktimën tënde
Kishe Partinë që atë të mjerin.
Ta linçoje, ta lije pa mëndje.

Mos fol, mos u ndje, jeto tëndin
Ulë kokën, mos jeto të harruarën
Do jesh më i mirë kur e mban vendin
Jeto i vetëm, tok me të kaluarën.

MADHËSHTIA E VARRIT


Mermer i kuq
Me shkronja të arta
Madhështor
Ta ka ënda.

Po ky nuk kishte
Kaq salltanet
Me keto nderime
Varrosur si mbret.

Me shkop i kërrusur
Te stoli rrinte
Mendime trusur
Duhanin pinte.

I thjeshtë ishte
Si babai im
Si shokët e tij
Pa pretendim.

Përse atëherë
Kjo madhështi
Pse gjithë ky nder
Ju bë atij.

Kjo madhështi
Djalit takon
Ai mes shokësh
Sot mbretëron.

Tregon sa i zoti
Babën nderonte
Po dikur moti
Nuk e afronte.

Nuk desha mermer
Pekule djalë
Respekt e të qeshur
Të ëmblën fjalë.


MË NDODH

Qielli
ka zbritur mbi shpatulla si plumb rëndon.
Toka
qullet, të më përpijë don.
Liqeni
skuqet e si llavë e nxehtë valon.
Era
tërbuar merr para e shkatërron.
Njeriu
tromaksur, të kundërtën kërkon.

Unë
Hap sytë e dua të vrapoj
Nga sytë e këmbët ferrit t’i shpëtoj
Qetësi të gjej aty ku të shkoj
Këtë jetë të harbuar shpejt ta harroj
Djallëzi, hipokrizi më të mos takoj
Larg nga kjo botë, vetëm meditoj
Fryma, vetëm e imja, në shpirt të gëlojë

Një dorë
Lehtë mbi të ultin sup mbështet
Nga ëndrra më sjell në jetë të vërtetë
Butësisht më fton më kthen në jetë
Trupin im më bëhet, pupël i lehtë.

Është familja, foleja Perëndisë
Është miqësia, lëmi i qetësisë
Është shoqëria, djepi mirësisë
Më kthyen në jetë nga bota babëzisë.



NË BONN-in E LARGËT


Flakërimi i diellit në horizont po zbehet
Pas gjetheve të rralla duket sikur fshehet
Në parkun e Bonn-it, në të pa maturin park
I shtyj ngadalë hapat e sillem përqark.

Bari përkul kokën nga atletebardhet
Që shkelmojnë pas topit, ashtu si sorkadhet
Jo si e shkeli unë, ndrojtur e shumë lehtë
Si shkel dhe ndonjë, emigrant i shkretë.

Unë nuk mendoj shumë, jam i plotësuar
Sot ditë pushimi, duke u argëtuar
Duke matur hijen, hapat duke matur
Kotësitë e ditës në darkë për t’i zbrazur.

Sot e gjitha ditët, në kohën e pazënë
Kam gjezdisur shumë, në diell e në hënë
Zemra nuk më fjeti, zemra nuk më qeshi
Kërkush s’më afroi, kërkush nuk më ndeshi.

Në saunë u futa, trupin përvëlova
Shpirtin edhe zemrën kallkan, nuk i ngroha
Diellin se duroja, më binte në kokë
Tani ai më duket, nuk e ngrohë këtë tokë.

Oh moj toka ime, o moj Shqipëri
Uji Kolesjanit më deh si raki
Oh familje shtrenjtë, oh moj ti shoqëri
Ju jeni lumë gjaku, në damarët e mij.


ZBRAZTIRË

Në lokal
Hyj fillikat
Si shkop i thatë.

10 tavolina
Nga një si dhëmb
Ulur si në gjëmb.

Me celular
Në net gjurmojnë
Kot hulumtojnë.

Bisedat
Kanë mbaruar
Ndër njerëz të hutuar.

Kafen
Shpejt e rrufita
Si zhivë e gëlltita.
Në rrugë

Shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo, tur në Europë


Shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo, tur në Europë

Shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo do të takohet javën e ardhshme me liderët e Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe, në një turne në Europë ku pritet të vizitojë edhe Finlandën dhe Groenlandën, njoftoi të mërkurën Departamenti amerikan i Shtetit. Pompeo do të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel më 7 maj në Berlin, ndërsa të nesërmen do të zhvillojë një takim me Kryeministren britanike, Theresa May, në Londër. Merkel nuk i ka fshehur asnjëherë qasjet e kundërta me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili ka kritikuar në mënyrë të përsëritur politikën e saj të dyerve të hapura për migrantët. Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Europës janë të tendosura që prej ardhjes në pushtet të miliarderit republikan, kryesisht për çështje kyçe si Irani, tregtia apo ndryshimet klimatike. Pompeo do të përgatisë terrenin në Londër, për vizitën e ardhshme nga data 3 deri më 5 qershor, të Presidentit Trump, gjithashtu kritik i menaxhimit të Brexit, nga Theresa May.

Hillary Clinton : Donald Trump i dha udhëzime Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale



Lavrov hedh poshtë akuzat e demokratëve amerikanë


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka hedhur poshtë akuzat nga  Hillary Clinton se Rusia qëndron prapa rrjedhjes në media të komunikimeve të brendshme partiake. Lavrov, në fillim të takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm në Laos, është pyetur nëse “hackerët” rusë kanë ndërhyrë në kompjuterat e demokratëve duke marrë komunikime të brendshme që thonë se partia e favorizonte Clinton kundrejt rivalit partiak, Benie Sanders. Këshilltarët e Clintonit kanë thënë Rusia qëndron prapa kësaj duke thënë se ata duan përkrahjen e kundërkandidatit republikan, Donald Trump i cili së fundi ka folur për përmirësim të marrëdhënieve me Rusinë. Lavrov ka thënë se përgjigja e drejtë ndaj këtyre akuzave do të duhej të përfshinte edhe gjuhë vulgare. Edhe Trump e ka hedhur poshtë këtë pretendim duke thënë se “është një nga teoritë më të çuditshme të konspiracionit”.





Ish-kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, tha se beson se fushata e presidentit Donald Trump i ka dhënë Qeverisë ruse udhëzime për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit të kaluar. Clinton tha se Qeveria ruse ka dashur të shpërndajë informacione te rreme për të, por “nuk ka mundur ta bëjë pa qenë e udhëzuar nga njerëz që kanë qasje në sondazhe dhe të dhëna”. “Jemi duke marrë informacione për të gjitha kontaktet midis zyrtarëve të Trumpit me Rusinë, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Shpejt mund të zbulojmë se kush i ka dhënë udhëzime Rusisë”, tha Clinton. Komentet e saj u bënë një ditë pasi Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, thanë se demokratët, që i kanë humbur zgjedhjet, janë përgjegjës për shpikjen e akuzave për bashkëpunim midis Rusisë dhe fushatës së Trumpit.





Ndërsa president, Donald Trump ka thënë sedemokratja kundërshtare  Hillary Clinton, nuk do të ishte në gjendje të përballonte kundërshtarë të fortë si presidentin rus, Vladimir Putin.“Hillary ka dëshire të luaje ashpër me Rusinë. Por Putin e shikon atë dhe qesh”, ka thënë Trump, teksa ka bërë fushatë në Virginia. Këto deklarata të Trump, vijnë vetëm një ditë pasi demokratët e akuzuan atë se ka inkurajuar Rusinë që të ndërhyje në zgjedhjet në SHBA, përmes sulmeve kibernetike. Duke hedhur poshtë akuzat e Clintonit dhe demokratëve, Trump ka përsëritur premtimin e tij se do të punoje me Putinin “për të zgjidhur problemet” që vijnë nga grupi militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak, ndërkaq Clinton ka thënë se ajo do të bëje çdo gjë për të mposhtur atë. Nga ana tjetër, Rusia ka mohuar çdo përfshirje në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe sulmet kibernetike ndaj demokratëve.


Donald Trump: Vladimir Putin ka qënë një president më i mirë se Barak Obama


Në të njëjtën ditë kur shefi i Pentagonit akuzoi Rusinë si shkaktare të paqëndrueshmërise globale, Donald Trump mbushi me lëvdata liderin e Kremlinit, Vladimir Putin, gjatë një forumi ku ai dhe rivalja demokrate duhet t’iu përgjigjeshin pyetjeve të veteranëve ushtarakë. Trump  tha për presidentin  rus  se ka qenë një udhëheqës shumë më i mirë se Barack Obama.


 Ndërsa Hillary Clintonit iu desh të mbronte pozitat e saj pas skandalit të e-mail-eve.

Kandidatët për Shtëpinë e Bardhë,atëbotë  dilnin me radhë në skenë dhe kishin në dispozicion 30 minuta. 

Duke kujtuar se Putini gëzonte 82% të mbështetjeve në Rusi, Trump theksoi se ai e zotëronte shumë mirë vendin e tij dhe se nëse do të fitonte zgjedhjet e nëntorit do të vendoste një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Manjati i pasurive të paluajtshme shkaktoi reagime të ashpra së fundmi kur i kërkoi Rusisë të gjente e-mail-et që Clinton kishte fshirë nga serveri i saj. Ndërkohë, kandidatja demokrate, e cila u shfaq e para në skenë, u përball me kritikat e veteranëve lidhur me atë që e quajtën mungesë përgjegjshmërie në administrimin e e-mail-eve të klasifikuara. Klinton tha gjithashtu se votimi i Senatit në favor të luftës në Irak në vitin 2002 kishte qenë një gabim. Ndërsa u zotua se në Irak nuk do të dërgohen më trupa tokësore, ajo akuzoi rivalin republikan se dikur kishte mbështetur ndërhyrjen ushtarake.

Egjipt, zbulohen 40 mumje





Një tjetër zbulim sensacional pritet tu shtohet atraksioneve për të vizituar Egjiptin. 40 mumie që besohet se janë mbi 2 mijë vjet të vjetra, është zbulimi i disatën rradhaz në javët e fundit. Mumiet janë zbuluar në një seri dhomash varrimi në provincën Minya në jug të Kajros. Zyrtarët thonë se varreza ku janë gjetur këto mumie mund të datojë që nga epoka Ptolemeike, që është më e vjetër sesa epoka Romake dhe Bizantine. “Varreza përbëhet nga një numër dhomash të varrimit, që kanë një numër të madh të mumieve njerëzore, të gjinive dhe moshave të ndryshme, përfshirë edhe fëmijë”, tha Ministria për Antikitete e Egjiptit. “Që të gjitha (mumiet) janë në gjendje të mirë dhe disa janë të mbështjella me çarçaf dhe kanë shkrime dekoruese”, njoftoi ministria. Arkeologu Rami Rasmi i tha agjencisë së lajmeve AFP se 12 fëmijë dhe gjashtë kafshë janë në mesin e 40 mumieve të zbuluara. Të tjerët janë burra dhe gra të moshave madhore. Në këtë varrezë po ashtu janë gjetur edhe artefakte të tjera si enë nga qeramika dhe papiruse. Varrezat në Minya ishin zbuluar gjatë gërmimeve që nisën në shkurtin e vitit 2018. Ministria për Antikitete tha se kjo zonë përmbante varreza që me gjasë “i përkasin një familjeje të vogël borgjeze”. Egjipti muajt e fundit ka njoftuar për një seri gjetjesh antike dhe zyrtarët shpresojnë se këto zbulime do të ndihmojnë në ringjalljen e industrisë së turizmit.

Shqipëria duhet të ngrejë një muze të gjuhëve

Apel publik i Floripress-it 


Gjuha shqipe dhe popullsia që e ka folur atë, ka kaluar sipas të gjitha etapave të gjuhëve të tjera indoeuropiane dhe studimi i saj në vazhdim duhet të konsiderojë këtë.

 Studiues e shkrimtarë mendojnë se zbulimet shqiptare janë përpara një sfide transformimi sipas kuptimit të trashëgimisë dhe trendit shkencor.

 Apeli i drejtohet si autoriteteve shkencore, ashtu edhe atyre zyrtare për të arritur standartet që sjellin përfundime në fusha që askush s’mund t’i studiojë si shqipfolësit.

Referuar përvojave të zhvilluara ata avancojnë me kurajo kur mendojnë se kultura dhe studimet shqiptare e meritojnë një muze të gjuhëve.

Përveç Shqipërisë, Kosovës dhe tani së fundmi edhe Maqedonisë, gjuha shqipe flitet me popullsi të konsiderueshme në Mal të Zi,Çamëri  ,  Kroaci, Greqi e Itali etj.


  Misioni i sotëm shkencor i studiuesve të shqipes e kulturës së përcjellë prej saj, është më shumë se historik, për të dokumentuar së paku fenomene për të cilat sot gjykojnë paraardhësit e hershëm. 

Dhe këtu është fjala si për autoritet shkencor ashtu edhe për personalitet përfaqësues në shkenca.

F.B.

Kosova dhe kutia e Pandorës- Pas Berlinit? E po ku jemi!


Kosova dhe kutia e Pandorës, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në "Përballë"


Historia e shumëpërfolur e kutisë së Pandorës nis me grindjen e Zotave në Olimp. Kur Prometeu vodhi zjarrin, Zeusi, mbreti i perëndive, u hakmorr duke dërguar Pandorën tunduese tek vëllai i Prometeut. Pandora u dërgua në tokë bashkë me kutinë dhe premtoi se nuk do ta hapte kurrë atë. Por kurioziteti për të parë se çfarë kishte brenda e shtyu ta hapte dhe nga ajo dolën sëmundje, xhelozi, urrejtje, vdekje dhe turli far telashesh. Megjithë nxitimin për të mbyllur kutine djajte tashmë kishin dalë dhe brenda kutisë mbeti vetëm Shpresa. Pandora kuptoi se ishte ushtare në lojën e madhe të vendosur nga Zotët.

Nga kjo histori kemi mbërritur të idioma “kutia e Pandorës”, që do të thotë të bësh ose të fillosh diçka që do të shkaktonte shumë probleme të paparashikuara.

Hapja e debatit, në gusht të vitit të kaluar për korrgjimin/ndryshimin/shkëmbimin e territorit mes Kosovës dhe Serbisë bëri që në fjalorin e ditës të rikthehet togëfjalëshi “kutia e Pandorës”.

Sonte në Përballe do të Flasim për Zeusin, Zotat, telashet, shpresën dhe të ardhmen. Do të flasim me njeriun, deklarimet e të cilit rikthyen në debatin e ditës “kutinë e Pandorës”, njeriun që fiks 20 vjet më parë kur ishte vetëm 30 vjeç drejtonte delegacionn e Kosovës në bisedimet e Rambujes dhe që sot drejton shtetin më të ri në kontinent dhe vendin më proamerikan në glob.

Presidenti Thaçi mirëserdhe në #Përballë!

Ju ktheheni nga Uashingtoni dhe pak ditë më parë se të niseshit në Uashington, në përgjigje të letrës së Presidentit Trump të datës 18 dhjetor ju i thoni “pajtohem me ju se një marrëveshje që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë është afër tani”. Pse mendoni se marrëveshja është afër tani.?

Vlerësoj se interesimi i SHBA për zgjidhjen finale të angazhimeve tona për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, pra ky interesim i SHBA duhet vlerësuar lart dhe ky koordinim me Bashkimin Europian. Siç dihet, ky proces udhëhiqet nga BE, nga zonja Mogherini dhe ka një koordinim dhe mbështetje të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky fokus i Uashingtonit dhe Brukselit është i një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës, por edhe për tërë Ballkanin Perëndimor. Ju përmendët “kutinë e Pandorës” që ndoshta do të flasim më vonë, por mund të theksoj se në letrën e dërguar nga Presidentit Trump mua si President i Kosovës, por edhe Vucciccit si President i Serbisë, të cilit i thotë se nëse nuk arrihet një marrëveshje e tillë shpejt, atëherë do të pendoheni, por në të njëjtën kohë thekson shumë qartë edhe në drejtimin tim si president i Kosovës, tek institucionet e Kosovës, tek populli i Kosovës, duhet të shkoni nga e ardhmja është momenti për të arritur një marrëveshje, për normalizim, në të njëjtën kohë…
…citoj letrën… “një mundësi tjetër marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë”…

Po unë besoj plotësisht në këtë qasje sepse nëse dështon mund të kemi një kthim në tragjedi, tragjedi që i përmende edhe më herët që do t’i kushtojnë shumë Kosovës…
…Çfarë e gjeti Maqedoninë që priti 30 vjet për të arritur një marrëveshje me Greqinë?

Përplasje, urrejtje, armiqësi, varfëri, izolim dhe tani pas 27 vitesh arrihet një marrëveshje historike dhe hapet perspiktiva për Maqedoninë për të qenë pjesë e NATO-s, prandaj…
Zoti President, ju kërkoni dhe thoni në letrën drejtuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që “jeni i gatshëm dhe i vullnetshëm që të bëni kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar”. Për çfarë kompromisesh e keni fjalën?

Ne duhet të jemi të hapur dhe transparent, ne duhet të jemi realist përballë zhvillimeve të reja. E para ajo çfarë ne duam të arrijmë është kjo: njohja e Kosovës nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Kosova kërkon njohjen nga Serbia. A e njeh Kosova Serbinë?

Unë pres që mbas arritjes së marrëveshjes mes shtetit të Kosovës dhe të Serbisë të ketë një njohje reciproke si dy vende të pavarura…
..A ka pretendime territoriale Kosova ndaj Serbisë?

Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj askujt, por për të njohur Serbia Kosovën nuk do të jetë e lehtë, do të jetë një proces i vështirë,
..ky është telash i tyre…

Por është i domosdoshëm dhe në të njëtën kohë kërkohet kreativitet edhe nga ana jonë edhe kompromise të dyanshme që të përmbyllen njëherë e mirë të gjitha çështjet e hapura sepse marrëveshja bëhet për shumë çështje që janë të hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Pra, një marrëveshje gjithpërfshirëse që do të përmbyllte njëherë e përgjithmonë, …do të jetë një marrëveshje përfundimtare, marrëveshje me njohje reciproke dhe marrëveshje që i hap rrugë të sigurtë Kosovës për në NATO dhe në Bashkimin Europian, por edhe Serbisë drejt perspektivës europiane.
Zoti President, nëse flasim për “interesa të balancuara”, është e qartë që interesi i Serbisë është të avancojë drejt Bashkimit Europian, nëse Serbia nuk e njeh Kosovën edhe pse para ka “karrotën” shumë të madhe, ofertës shumë të mirë që i bën Bashkimi Europian, çfarë oferte tjetër do ta shtynte të njihte Kosovën?

Lëvizja e Serbisë drejt perspektivës europiane nuk ka asgjë të keqe as për Kosovën, as për Ballkanin Perëndimor…
…por ajo është nën presion. Ajo tashmë është nën presion të zgjidhë çështjen e Kosovës….

…pikërisht këtë desha të them. Para lëvizjes drejt perspektivës europiane duhet të definohet qartë territori, duhet të definohet qartë popullata e dy vendeve. Bashkimi Europian nuk na pranon me problemet që i kemi të hapura tash e një shekull, nuk na pranojnë me problemet lokale, problemet ballkanike, me këto armiqësi, me këto incidente me këto probleme që janë dhe që kërkojnë zgjidhje. Prandaj kemi rifokusim të jashtzakonshëm të SHBA, të vetë Presidentit Trump, të vetë BE-së që në veçanti pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, tani është radha e Kosovës dhe e Serbisë, kështu që unë mendoj se mund të arrihet marrëveshja…
Zoti President ju i keni “provuar” në kurrizin tuaj në kuptimin metaforik, administratat e Shteteve të Bashkuara, administratën e Shtëpisë së Bardhë që nga Presidenti Klinton, Presidenti Bush, Presidenti Obama dhe tani së fundmi Presidenti Trump. Nëse do të flasim për ndjesiën tuaj si kryetar i shtetit të Kosovës, a është administrata aktuale e Shtëpisë së Bardhë, ideale për çështjen shqiptare?

Ju e thatë unë kam punuar me 5 administrata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë periudhës së Presidentit Klinton ne kemi fituar lirinë, kanë ndodhur bombardimet e NATO-s. Gjatë periudhës së presidentit Bush kemi fituar pavarësinë, e kemi ruajtur vëmendjen e administratës së Presidentit Obama dhe zëvendëspresidentit Bajden dhe natyrisht që e tërë kjo vazhdimësi e mesazheve dhe këmbëngulsisë së Presidentit Bush të vjetër, të ndjerit- për të vazhduar tash që unë shoh një rifokusim për zgjidhjen definitive, si dy vende të pavarura të të gjitha çështjeve të hapura me Serbinë nga administrata e Presidentit Trump. Ditët e fundit në Uashington gjatë Lutjeve të Mëngjesit, kam takuar edhe sekretarin Pompeu, por pak javë më herët kam qenë edhe zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë, edhe në departamentin e Shtetit dhe kam diskutuar edhe me kongresmenë edhe me senatorë. Qëndrimi dhe pozicioni i SHBA është i qartë: shfrytëzoni momentumin të dy vendet, lëvizni drejt së ardhmes euro- atlantike. Përndryshe… sot janë 100 mijë probleme nëpër botë dhe ne duhet të jemi… të ndihemi mirë dhe të gëzuar që kemi rritjen e interesimit të BE dhe SHBA për përmbylljen e njëherë e përgjithmonë të problemit Kosovë-Serbi, si dy vende të pavarura. Wshtë fat që nuk jemi të harruar dhe nëse gabojmë do të mbetemi të izoluar.
Çfarë konsideroni gabim në këtë rast?

Gabim e shoh vonesën që bashkësia ndërkombëtare e ka treguar për t’i hyrë këtij procesi kaq seriozisht sa ç’i ka hyrë tani. Prandaj unë tani shoh vetëm benefite dhe nuk shoh diçka negative. Unë, që prej 20 viteve jam ose bashkarisht në krye të proceseve ose kur kam qenë vetëm në krye të proceseve nuk e kam pa politikën e SHBA me konspiracione dhe paranoja, apo atë të BE-sw. Çdo herë që Kosova ka qenë bashkë me Bashkimin Europian, me SHBA dhe NATO-n ka dalë e suksesshme. Por duhet kuptuar se sot në Serbi nuk është më në pushtet Sllobodan Millosheviçi, natyrisht është një njeri që ka punuar me Sllobodan Millosheviçin, por që ka dalë lider në një proces zgjedhor…
Kur erdhi në Kosovë të fundit nuk duket se dallonte nga gjuha e Sllobodan Millosheviçit madje pati vlerësime për Sllobodan Millosheviçin dhe tha se ka patur synime të mira, por ka gabuar….

Ai e ka marrë përgjigjen edhe prej nesh si lider të Kosovës, por edhe prej botës. Ka qenë një gabim që ende është duke e paguar…
Zoti President ju i njihni serbët, i njihni në disa nivele, i njihni edhe në kohën që keni qenë në luftë i njihni edhe në kohën që zhvilloni negociata me to. Çfarë duan serbët?

Duhet bërë dallimi mes serbëve të Kosovës dhe shtetit…
…Jo e kam fjalën për Serbinë si shtet…Çfarë kërkon Serbia?

Serbët e Kosovës janë qytetarë të Kosovës, janë shtetas të Kosovës, kanë të drejtë për dy shtetësi, do t’i kryejnë të gjitha të drejtat afirmative, do të respektohet trashëgimia kulturore serbe, do të respektohen manastiret, kishat, do të respektohet një angazhim më afirmativ në shëndetësi dhe në kulturë dhe në edukim, por edhe në zhvillimin ekonomik, edhe në investime, pra në të gjitha sferat e integrimit të tyre…institucionale dhe shoqërore.
Më lejoni ta fokusoj pyetjen pak ndryshe…

…ndërsa se çfarë do shteti i Serbisë… Serbia ende e ka Kosovën në Kushtetutë, në preambulën e Kushtetutës së vet, por Kosova është vend sovran. Sot fokusi i bashkësisë ndërkombëtare është të ndodhin ndryshime, të arrihet një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, nëse Serbia ndryshon Kushtetutën e vet dhe që të definohet qartë territori i Serbisë, territori i Kosovës dhe që të dy vendet lëvizin më shpejt, më mirë dhe në mënyrë shumë më cilësore drejt të ardhmes europiane, ndryshe do të mbesim siç mbeti Maqedonia për një kohë të gjatë duke shikuar….
E lehtë të thuhet dhe e vështirë të bëhet. Ju jeni “lojtar” me përvojë politike në Kosovë dhe rajon në një analizë të shpejtë politike: fatori politik në Prishtinë për këtë çështje kaq vendimtare nuk është unik, faktori politik në Tiranë nuk është unik, faktori politik ndërkombëtar nuk është unik. Më lejoni t’u citoj se çfarë tha së fundmi ambasadori gjerman në Këshillin e Sigurimit, ai u shpreh kundër ndryshimit të kufijve dhe tha se anëtarësimi i Serbisë në BE kalon përmes një marrëveshje detyruese…. çfarë ju bën ju optimist dhe këmbëngulës në idenë që do të ketë një marrëveshje të shpejtë me Serbinë, duke patur parasysh këtë panoramë?

Unë njihem prej një kohe të gjatë me ambasadorin e Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, zotin Heusgen. Natyrisht pajtohem plotësisht dhe kam biseduar gjerë e gjatë me vite të tëra me zotin Heusgen edhe përsa i përket zhvillimeve të fundit dhe natyrisht, ai i njeh shumë mirë rrethanat edhe në Kosovë edhe në rajon. I tërë synimi është që të ketë një marrëveshje obliguese në rrafshin ndërkombëtar, që në preambulën e marrëveshjes të jetë ndryshimi i rezolutës 1244 të OKB, që pika e parë e marrëveshjes të jetë që Kosova dhe Serbia të njihen si dy vende të pavarura, natyrisht duke respektuar territoret e vendeve përkatëse….
Rezoluta 1244 i referohet Kosovës, z. Vuçiç flet për Kosovë e Metohi, dmth…

Shiko ato janë sllogane të Beogradit që ndoshta nuk do të ndalen kurrë dhe ne nuk mund të ndryshojmë se çfarë ai mendon apo artikulon. Kosova është Kosovë nuk është Kosovë dhe Metohi. Por kjo është në slloganin e zakonshëm dhe tradicional të Serbisë që shfrytëzohet për opinionin e brendshëm. Sa i përket skenës në Prishtinë edhe në periudhën e marrëveshjes së Rambujesë ka patur dallime….
…ju në atë kohë keni qenë dyshues për marrëveshjen…

Po kam qenë dyshues dhe kam qenë luftarak për realizimin e objektivave madhore tonat, por nuk mund t’i arrish të gjitha me një hap. Kam patur rezerva edhe për dokumentin e Ahtisaarit që po japim shumë, por e kemi bërë kompromisin në emër të asaj që me këtë dokument do të pranoheheshim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Rusia nuk do të na pengojë. Realisht e pranuam dokumentin e Ahtisaarit megjithë ato lëshime dhe kompromise, kompromise kemi bërë edhe në Rambuje dhe në fund përsëri Rusia e vuri veton dhe sot jetojmë më atë dokument. Kështu që ajo që … nuk është as bibël as kuran duhet të evolojë….
E keni fjalën për pakon e Ahtisaarit? Çfarë mund t’i ofrohet minoritetit serb dhe interesave serbe më shumë se çfarë ofron paketa Ahtisaari?

Realisht…
…5% e popullsisë kontrollon 20% të territorit, vende të sigurta në Kuvend…çfarë mund t’i ofrohet më tepër?

Mendoj se nga Kuvendi duhet t’u hiqet e drejta e vendeve që i kanë….
..të siguruara…

Të siguruara. Duhet të përcillet një model i procesit zgjedhor, duhet të vijoj të respektohet e drejta e dyshtetësisë, duhet të respektohet e drejta e tyre për të votuar për Parlamentin apo zgjedhjet në Serbi sikur që duhet të zyrtarizohet e drejta e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc për dy shtetësi në raport me shtetin e Kosovës dhe gjithashtu edhe për pjesëmarrje në zgjedhje për Parlamentin e Kosovës dhe të institucioneve të tjera….
Zoti President prej 7 vitesh ju jeni në bisedime me Serbinë…

Kështu që duhet të ketë të drejta…
…reciproke

Edhe komuniteti serb në Kosovë edhe komuniteti shqiptar në hapësira në Serbi.
Pse nuk e keni shtruar çështjen e reciprocitetit në këtë mënyrë që thoni sot në studio, gjatë 7 viteve që keni biseduar me Beogradin nga 2011 në 2018 në Bruksel?

Ka qenë nivel tjetër i bisedimeve teknike, për integrimin e veriut në institucionet e vendit dhe shoqërinë serbe në shoqërinë kosovare, ndërsa tani është nivel tjetër i debatit, dialogut dhe..është niveli më i lartë dhe përfundimtar.
Zoti President, në opinionin tuaj serbët dëshirojnë të shohin në rajon një shtet shqiptar apo dy shtete shqiptare?

Ka teori të ndryshme, ka ide të ndryshme, opinione të ndryshme…
Opinioni juaj?

…opinione të ndryshme shfaqen nëpër të gjitha mediumet e Beogradit dhe më vjen shumë keq që përkthehen në mënyrë shumë të shpejtë dhe ndonjëherë shtrembërohen në mediumet që botohen në gjuhën shqipe. Ajo që mund të them është kjo: Kosova, unë besoj…
Jo çfarë duam ne, çfarë duan ata sipas leximit tuaj?

Se çfarë duan ata, ata nuk e kanë diskutuar me mua në tavolinë. Unë mund të imagjinoj se çfarë duan ata, por e di çka dua unë për shtetin tim, shtetin e Kosovës. Unë besoj në shtetin e Kosovës, kam lexuar deklaratën e shpalljes së Pavarësisë, i besoj stabilitetit të këtij shteti, i besoj të ardhmes për t’u integruar në NATO dhe në Bashkimin Europian, por në të njëjtën kohë i besoj një rajoni pa kufi apo një rajoni nën ombrellën euro-atlantike me kufij të hapur.
Presidenti i Serbisë Vuçiç, kur flet për këtë çështje flet për marrëdhënie mes shqiptarëve dhe serbëve dhe nuk flet për marrëdhënie mes Kosovës dhe Serbisë?

Sërish po them se unë nuk mund të ndryshoj qasjen e tij, fjalorin e tij nuk mund ta përmirësoj por raporti mes shqiptarëve dhe serbëve kalon përmes Prishtinës. Kosova ka qenë në konflikt për më tepër se një shekull me Serbinë. Ju përmendët kutinë e Pandorës – xhelozi, urrejtje, mllef, sëmundje, tw gjitha të këqiat që kanë ekzistuar mes dy kombeve kanë qenë në relacionin mes shqiptarëve në ish Jugosllavisw dhe pastaj mes shqiptarëve të Kosovës dhe shtetit të Serbisë. “Kutia e Pandorës” sot është e hapur, zgjidhja e problemit përfundimtar e problemit mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë e mbyll kutinë e Pandorës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse mund të arrihet një marrëveshje paqësore, pa probleme, pa konflikte, pa viktima, pa tragjedi, pa spastrime etnike dhe gjenocid. Prandaj besoj dhe jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga mbështetja e gjithë vendeve të rajonit që e shohin mundësinë e dialogut dhe mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë- Serbi si një mesazh jashtëzakonisht të mirë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen europiane. Ky ishte qëndrimi i liderëve të Malit të Zi, gjithashtu të Maqedonisë, por edhe i vendeve të tjera me të cilat kemi diskutuar edhe në Davos, por që kemi diskutuar në Bruksel, në takimet e përbashkëta. Prandaj zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi njëherë e përgjithmonë i jep fund frikës për konflikt të ri mes shqiptarëve dhe serbëve dhe definitivisht instalohet paqja. Kjo ka efekte të jashtzakonshme, sepse në një vend me opinione dhe efekte negative askush nuk vjen me investu, do të kemi realisht një transformim të plotë të shtetit të Kosovës, të shoqërisë së Kosovës, zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, zhvillim të vendeve të punës dhe fokusim në punët tona.
Që nga muaji gusht kur ju jeni shprehur për mundësinë e një marrëveshje, çështja më e debatueshme ka qenë semantika e përdorur: shkëmbim, ndryshim, korrigjim, së fundmi kur u kthyet nga Uashingtoni përdorët termin: “korrigjim i lehtë” i kufijeve. Ju e dini shumë mirë që Jugosllavia është shpërbërë bazuar në parimin e Badinterit- njësitë e federatës secila me kufijtë e vet. A nuk e rrezikon të kthehet në precedent Kosova duke ndryshuar kufijtë e vet sado lehtë “të korrigjueshëm”?

Mund të jetë precedent pozitiv, zgjidhja e çështjes përfundimtare Kosovë-Serbi me njohje reciproke…
Në këtë rast precedenti ka vetëm konotacion negativ…

…dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Serbia nuk do ta japë si dhuratë njohjen e Kosovës, por në një proces të diskutimit të çështjeve të ndjeshme. Ne kemi bërë demarkimin e kufirit edhe me Maqedoninë si shtet dhe…
Po. Edhe me Malin e Zi.

…por kemi nënshkruar marrëveshje dhe kemi kaluar…
Po, por në këto raste të dy vendet e kanë njohur Kosovën…

…e kemi kaluar në Kuvend.
Dakord, por ndryshon shumë për shkak se të dy vendet e kanë njohur Kosovën.

Jo jo…
…dhe në të dy rastet Kosova ka lënë territor.

Dhe gjithashtu e kemi kryer edhe me Malin e Zi, trazira ka patur, gazësjellës në Kuvend, sa zhurmë, imazhi negativ dhe i keq për Kosovën.
Dakord, por diferenca është se këto dy vende e kanë njohur Kosovën.

Dhe kemi arritur të kemi një marrëveshje mirëkuptimi për korrigjimin dhe lëshimin e kufirit…
Pra, janë dy vende që e njohin Kosovën.

Pikërisht. Tash janë 410 km kufi mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Kufijtë duhet të instalojmë definitivisht mbi bazat e njohjes reciproke, prej demarkimit…që…
Kufijtë i ka vendosur lufta që ju keni qenë drejtues se ku do të jenë dhe ka qenë NATO që është vendosur duke ditur kufijtë e Kosovës dhe kufijtë në Ballkan janë vendosur nga lufta ose nga Fuqitë e Mëdha..apo jo?

Ok, por me vullnet nuk janë bërë kurrë. Kufijtë e Shqipërisë nuk janë me vullnetin e popullit shqiptar e as…
Po, janë vendosur nga Fuqitë e Mëdha..

E as hapësirat e kufijve të tjerëve, gjithmonë kanë qenë…
Dakord, dakord janë vendosur nga Fuqitë e Mëdha. Pyetja është: këto kufij që diskutohen sot është vullnet i fuqive të mëdha, SHBA- Rusi dhe ju po zbatoni këtë vullnet apo është një gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë…

Është gabim të fokusohemi vetëm në një çështje që …zyrtarizimi kufijve…mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë
Sepse kjo ka marrë vëmendjen …

…marrëveshja do të jetë gjithëpërfshirëse, do të jetë çështja e të zhdukurve, çështja e refugjatëve, trashëgimia kulturore serbe, edukimi, shëndetësia, zhvillimi ekonomik dhe shumë e shumë segmente të tjera që janë të nevojshme dhe të domosdoshme për t’u zgjidhur njëherë e përgjithmonë. Por natyrisht se asnjë shtet nuk e njeh njëri- tjetrin, uroj që kjo të ndodhë, pastaj me demarkimin e kufirit me caktimin e vijave kufitare ku do të jenë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, ata të NATO-s dhe pastaj ndodh njohja reciproke. Pa njohjen e kufijve reciprokë, njëri me tjetrin nuk do të ketë njohje…
Zoti President ju e dini…

..është jo logjike me mendu dikush që Serbia vetëm do të zgjohet dikush në mëngjes dhe do të thotë: “e njoh pavarësinë e Kosovës”. Ajo nuk mund të ndodhë. E di që ka skeptik, e di që ka kritik, le të më thonë ata mua si e mendojnë zgjidhjen, si mendojnë me ju imponu Beogradit njohjen për Kosovën. Realisht jemi duke kaluar një situatë të status-quo dhe çmimi është i jashtzakonshëm.
Mirë, flasim për…

..jemi duke kaluar një situatë të konfliktit të ngrirë, me rreziqe potenciale për gjëra të këqija që i përmende, urrejtje, probleme, tragjedi, incidente dhe gjëra të cilat ndodhin dhe janë të pariparueshme për rajonin tonë, sepse mjafton një shkëndi dhe …
Flasim për disa arritje në Kosovë. Për shkak të luftës së UÇK-sw dhe ndërhyrjes së NATO-s vendi u çlirua, për shkak të përkrahjes perëndimore vendi mori Pavarësinë, e cila u çertifikua nga Gjykata Ndërkombëtare, vendi nisi procesin e bisedimeve me Serbinë nën mbikqyrjen e BE-së, nënshkroi 33 marrëveshje. Në një nga marrëveshjet e nënshkruara më 2013 thuhej se nuk do të pengohej Kosova për t’u anëtarësuar në Organizmat Ndërkombëtare dhe Serbia bëri çfarë mundi që Kosova të mos anëtarësohej në UNESCO më 2015 dhe në Interpol më 2018. Ju keni informacione që unë nuk i kam, ju dini gjëra që unë nuk i di, pse ju jeni optimist që kjo marrëveshje që flisini do të jetë e qëndrueshme?

Unë shpresoj dhe besoj se marrëveshja mund të arrihet…
Marrëveshja mund të arrihet po pse mund të jetë e qëndrueshme?

Do të jetë e qëndrueshme sepse ka garancinë e plotë të BE-së, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra dëshmitarët janë të fuqishëm.
18 nga 28 vendet e Bashkimit Europian, së paku 18 janë shprehur kundër idesë së ndryshimit të kufijve, kundër idesë së korrigjimit të kufijve dhe kundër idesë së prekjes së kufijve… 18 nga 28 të prira nga Gjermania…

Unë mund të them atë që të gjitha shtetet e BE, janë në favor të dialogut, të negociatave të përmbylljes njëherë e përgjithmonë të gjitha çështjeve të hapura dhe në të njëjtën kohë të zyrtarizimit të kufijve. Pra Bashkimi Europian në këtë drejtim është unik.
Kancelarja Merkel në takimin në Bosnjë, kancelarja Merkel në takimin me kryeministren e Kroacisë, në shumë raste publike vetë kancelarja dhe më pas zyrtarë të lartë gjermanë janë shprehur kundër ndryshimit të kufijve me idenë se hapet kutia e Pandorës.

Kutia e Pandorës e theksoj është e hapur. Zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi e mbyll atë kuti dhe është debat krejt shterp. Ajo që mund të them është kjo – ajo që unë kam diskutuar vetë me kancelaren Merkel. Kancelarja Merkel ka dërguar mesazhin e qartë: e keni mbështetjen për dialog, për negociata dhe natyrisht për marrëveshjen eventuale të vullnetit tuaj reciprok askush nuk mund t’i del përballë.
Dakord. Le të kalojmë te kjo që ju e quani mbështetje për dialogun dhe mbështetje për të mbërritur te marrëveshja. Në një vështrim retrospektiv duke parë që nga muaji gusht a gjykoni se ju vetë si nismëtar i këtij procesi të rëndësishëm do të duhet të kishit patur një qasje tjetër me faktori politik në Prishtinë, me faktorin politik në Tiranë që të mos ndodhemi në situatën ku mungon konsensusi për një gjë kaq të madhe dhe të rëndësishme?

Shiko kur kemi filluar luftën e UÇK kemi qenë një grup i vogël i djemve të Kosovës.
Paqja është më e vështirë se lufta…

Është e vërtetë se për liderët më i rrezikshëm është ndërtimi i paqese se fillimi apo zhvillimi luftës dhe për këtë jam shumë i vëmendshëm, por çdo herë, në çdo angazhim kemi hasur në vështirësi, kemi hasur në pengesa, me stwrkëmbësa ndonjëherë krejt të panevojshme. Ju e dini që edhe në Rambuje kanë dalë njerëz edhe nga Prishtina edhe nga Tirana: mos e nënshkruani se po kapitulloni. Ndodhi mrekullia. Është fat që e nënshkruam. Edhe tash ka opinione të ndryshme, por ajo që është me rëndësi dhe unë opinionet i respektoj: të gjithë janë për dialog, të gjithë janë për negociata dhe të gjithë janë për mbylljen e konfliktit njëherë e përgjithmonë të Kosovës me Serbinë duke u respektuar vullneti i dyanshëm, interesat e balancuara dhe një zgjidhje ku janë garant SHBA dhe BE.
Me çfarë çmimi arrihet kjo?

Kemi paguar shumë, i kemi 13 mijë e 500 civile të vrarë nga shteti i Serbisë, rreth 400 masakra të kryer nga shteti i Serbisë. Rreth 20 mijë gra dhe burra të dhunuar nga strukturat e shtetit të Serbisë. Mbi 40% e infrastrukturës në Kosovë ka qenë e shkatërruar, çmimi ka qenë i jashtzakonshëm deri në përmasat e spastrimit etnik dhe gjenocidit. Mirëpo, ne ato gjëra nuk duhet t’i harrojmë, përkundrazi ne i kujtojmë, i respektojmë si sakrificë e jashtzakonshme e në të njëjtën kohë shohim nga e ardhmja. Nuk janë Kosova dhe Serbia vendet e para dhe të fundit që kanë luftuar mes vedi dhe që janë ulur, kanë diskutuar dhe kanë arritur paqe. Po të shohim nga modeli gjermano – francez si mundësi për Ballkanin Perëndimor të një zgjidhje paqësore për një paqe të përhershme e të ikim nga armiqësia e përhershme mes dy shteteve dhe popujve tanë. Unë jam optimist, është momenti i mirë, ekziston vullneti i lidershipit për të diskutuar çështjet më të rëndësishme. Pse tash? Se më herët Beogradi nuk ka pranuar as të ulet për të diskutuar për njohje e kanë konsideruar Kosovën si vend të vetin, “e kemi në kushtetutë” Kosova është Serbi, Kosova është Jeruzalemi i Serbisë. Ok. Sot liderët e Beogradit, ata që janë… asnjë kënaqësi mua nuk më sjell për t’u ulur me Vuçiçin sepse tërë jetën më ka luftuar, më ka luftuar jo vetëm në rrafshin politik, por edhe fizik, por për hir të fëmijëve… dhe të gjeneratave të ardhshme kam obligim me u ul. Kosova nuk mund të marr riskun e dështimit të dialogut. Arrijmë marrëveshje Ok. nuk e arrijmë ok.
Një thënie e vjetër thotë: djemtë e rinj bëjnë luftën, të vjetrit bëjnë paqen. A është e mundur arritja e një marrëveshje mes shqiptarëve dhe Serbëve?

Zoti President, historia juaj njihet dhe ju përmendët pak më parë Rambujenë. Shumë shpejt për të folur për historinë, por ngaqë ju keni një aktivitet politik, ushtarak, social në Kosovë të shtrirë në më shumë se dy dekada…a dëshironi ju të mbaheni mend në histori si njeriu që çliroi Kosovën apo si njeriu që bëri pazar për kufijtë e saj?

Unë jam një nga bashkëthemeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E kam luftuar ushtarin dhe policin serb me pushkë në dorë dhe ndjehem shumë krenar. Jam akuzuar, jam shpifur, jam etiketuar pwr gjërat më të ulta, më të ndryshme në atë periudhë se gjoja ne jemi njerëz të Sheshelit, të Milosheviçit, etj etj
Dhe ende figuroni i kërkuar në Serbi?

Por gjithmonë më ka mbajtur shpresa dhe besimi në drejtësinë e luftës tonë, për të ardhur në masivizimin e plotë në tërë Kosovën të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra jam nga ata që kam luftuar përballë Serbisë, ushtrisë dhe policisë me pushkë në dorë për vite të tëra dhe në të njëjtën kohë jam edhe nga ata që jam ulur kam dialoguar, kam negociuar dhe kam nënshkruar marrëveshjet e paqes. Ne nuk kemi nisur luftën me ndjejt në luftë gjithmnonë, nuk kemi nisur luftën për me vra, por me arritur të drejtat tona ekzistenciale, për me fitu lirinë dhe pavarësinë. Sakrifica e qytetarëve të Kosovës është ndërlidhur drejtpërdrejt me angazhimet që kemi patur për liri. Gjithë ata bashkëluftëtarë e dëshmorë që kanë rënë në istikame unë i kam udhërrëfyes në çdo angazhim, në çdo qasje, në çdo vendimarrje, por për aq sa e shoh madhështore dhe mrekulli fitoren e luftës në të njëjtën kohë e shoh si diçka shumë fisnike edhe mundësinë e bërjes së paqes me armikun e quajtur Serbi.
Po por a rrezikon Kosova që pasi fitoi luftën, të humbasë paqen?

Edhe kemi fituar luftën, edhe kemi fituar paqen. Kosova është vend sovran. Paqja më e madhe, fitorja më e madhe paqësore për mua është realizimi objektivit të tretë: e para ka qenë liria e Kosovës e kemi relizuar, e dyta pavarësia dhe tash anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në BE. Pa qenë Kosova në NATO në BE është e cënuar, është e lënduar, është e pazhvilluar, është e izoluar është një vend që ka ngecur derisa i kemi këto njohje që i kemi mbi 100, kemi stanjacion në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne nuk mund të bëhemi rast Palestina e Ballkanit Perëndimor apo modeli i tyre, vrapojmë një njohje atje, një njohje këndej, pretendim për anëtarësim aty. Ne duhet të arrijmë marrëveshje përfundimtare me Serbinë paqësore edhe të kemi njohje reciproke dhe të anëtarësohemi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ku do të arrijmë njohje globale.
Ka vende që në botë që i njohin vetëm 20 vende dhe qytetarët e tyre jetojnë shumë mirë, po përmend rastin e Tajvanit. Pse duhet vënë prioritet me çdo çmim dhe kusht njohjen ndërkombëtare kur jeta e qytetarëve në Kosovë, krimi organizuar, korrupsioni, ajri në Prishtinë nuk varen nga ulësja në Kombet e Bashkuara por nga mënyra si qeveriset në Prishtinë dhe si ndërtohen institucionet.

Po, si në të gjitha vendet e rajonit edhe në Kosovë ka dukuri negative, ka edhe korrupsion, edhe krim të organizuar edhe trafiqe ka edhe dukuri të tjera me të cilat po përballemi dhe po luftojmë…
Pse duhet të ndodhë kjo kur Kosova është shtet i ri vetëm 11 vjeç këtë jave dhe mund të ishte shteti model në rajon dhe jo të përmendet për probleme….

Realisht për kohëzgjatjen e vet si shtet, Kosova është model në Ballkanin Perëndimor sepse kemi arritur progres në disa segmente më tepër se disa shtete që janë shtete tash e 30 vite apo 100 vite në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nëse e sheh sot modelin e zhvillimit të policisë së Kosovës është model në rajon, inteligjenca e Kosovës është më modeli në rajon sepse nuk ka fare ndikim politika, nuk ka fare ndikim…
Pse të mos ishte model edhe ajri më i pastër në Prishtinë edhe lufta ndaj korrupsionit, edhe gjyqësori të ishte i pavarur që sot të mos kishte nevojë për dhoma speciale…

Pikërisht sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kosova ka qenë me fat se ka qenë misioni i OKB-së ..UNMIK-u.
I dështuar…

– Unë nuk do të thoja i dështuar. Kemi fituar një përvojë të mirë. Ka qenë misioni europian i rendit dhe ligjit, EULEX, me siguri thua i dështuar…Për mua nuk është i dështuar.

I dështuar jo vetëm sipas meje por sipas vlerësimit të shumë ekspertëve

Ka patur dështime dhe dobësi plot, por institucionet e Kosovës, institucionet e drejtësisë, prokuroria dhe gjykatat kanë mësuar shumë, po nuk ka vend në rajon që ka më tepër të akuzuar të niveleve të larta, prej ministri, zv./ministri, deputet e kryetar komunash sesa Kosova. Eshtë vlerësim edhe vetë i BE-së dhe Komisionit Europian se Kosova ka zbatuar në tërësi çështjet dhe kriteret për liberalizimin e vizave përfshirë edhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. A ka patur mundësi për më mirë? Patjetër që kishte mundësi. Kemi bërë gabime, kemi bërë lëshime, po mësojmë prej atyre gabimeve. Pse tash nuk është ajri më i pastër, pikërisht se janë vonuar investitorët për të ardhur dhe për të investuar në sektorin e energjisë dhe për të sjellë teknologjinë moderne në vend të asaj që kemi tash KEK-un, që ka një teknologji të stërvjetëruar të Jugosllavisë…
Pak më parë përmendët z. Vuçiç, thatë se keni luftuar kundër tij dhe tashmë jeni të gatshëm për t’u ulur dhe të bërë paqe me të. A jeni takuar me Presidentin Vuçiç jashtë kamerave në Romë?

– Jam takuar me presidentin Vuçiç jashtë kamerave disa herë në Bruksel, në korridore dhe në salla…

Takim që nuk ka qenë publik….

– Jam takuar në Vatikan në kohë të caktuara kur ka qenë në ceremoni të ndryshme, gjithashtu jemi takuar edhe në Paris kur kemi qenë në konferencën ndërkombëtare të paqes, gjithashtu edhe në Vjenë jemi takuar, Nju Jork kështu që …

Çfarë?

– Vetëm të bëj sqarimin: jemi takuar në takime të liderëve të ndryshëm ku kemi diskutuar hapur pa kamera, për zhvilimet në rajon dhe në Ballkanin Perëndimor, ndërsa negociatat të gjitha pa dallim kanë qenë të hapura, transparente dhe në asnjë rrethanë, në asnjë çmim dhe kurrëndonjëherë asnjë …

Çfarë keni biseduar me z. Vuçiç që mund ta ndani me publikun?

– Si?

Çfarë keni biseduar me Presidentin Vuçiç që mund ta ndani me publikun?

– Jo, diçka nga ajo që e theksova këtu, e kam theksuar edhe në konferenca për shtyp, në deklarata se kapitulli fundit apo faza e fundit e dialogut Kosovë – Serbi dhe e kam theksuar qartë edhe në prani të tij edhe në prani të partnerëve ndërkombëtarë se ka kuptim për Kosovën vetëm nëse ndodh njohja reciproke dhe Kosova anëtarësohet në OKB. Për diçka të tillë jam i gatshmë që gjithë kapitalin tim njerëzor, kombëtar dhe politik të invetoj për të arritur një marrëveshje të tillë.

Ju keni folur për një kompromis të dhimbshëm…

– …Nëse sot dikush nga skena politike kudoqoftë në botën shqiptare të ketë kritikë e kuptoj dhe e mirëkuptoj nga ana tjetër e di, që fëmijët tanë, fëmijët e fëmijëve tanë, gjeneratat e ardhshme do ta aprovojnë dhe do të dalin mbi këtë xhelozi, urrejtje, armiqësi, e gjëra të niveleve tona të konspiracioneve dhe paranojave ballkanase në shërbim të investimeve tona të rëndësishme. Pra, politika edhe në Kosovë, por edhe më gjerë, edhe në hapësirat e tjera shqiptare duhet të fokusohet në vendim marrje strategjike e jo në taktika të lojërave elektorale politike ditore. Një gjë të tillë unë e kam tejkaluar një kohë të gjatë.

Në pozicionin që ju jeni si kryetar shteti nuk jeni në garë elektorale, por ju keni thënë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare është i nevojshëm një “kompromis i dhimbshëm”. çfarë dhimbje duhet të kalojë Kosova këtë radhë për të marrë marrëveshjen përfundimtare?

– Mendoj që përmbyllja e marrëveshjes Kosovë – Serbi nuk celebrohet vetëm në Prishtinë…

Është një ftesë për të festuar në Shtëpinë e Bardhë…

– Mendoj se duhet të jemi realist dhe kush mendon se do të mund të festojë vetëm Beogradi, mendoj se do të zhgënjehet keq. Edhe Presidenti Trump e ka sqaruar shumë mirë, do të jetë një marrëveshje e interesave të ballancuara…

Ai flet për një marrëveshje që merr në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë.

– Ajo që desha të theksoj është kjo: edhe në Rambuje kemi bërë kompromis, edhe në Vjenë kemi bërë kompromis për pakon e Presidentit Ahtisaari dhe marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve me mbi një shekull armiqësi duhet të ketë tolerancë, duhet të ketë mirëkuptim, fleksibilitet, kreativitet, edhe natyrisht me një substancë kompromisi…

Çfarë është një gjë që ju nuk do ta toleronit…

– …mes dy shteteve dhe shoqërive tona.

Çfarë është një gjë që ju nuk do ta toleronit…?

– Nuk do të toleroj në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim një marrëveshje e propozuar nëse nuk garantohet njohja reciproke dhe anëtarësimi në OKB, një gjë të tillë as që e lejoj të hapet për diskutim. Nuk do të lejoj në asnjë rrethanë Asosacion me kopetenca ekzekutive në Kosovë…

Po pse e keni nënshkruar atë?

– Jo, nuk e kemi nënshkruar…asosacion me kopetenca ekzekutive që krijon një model të Republika Serbska në Kosovë dhe shtetin e Kosovës e defunksionalizon, këto dy gjëra në asnjë rrethanë me asnjë çmim nuk lejoj as të diskutohen e lerë më të përfshihen në përmbajtjen e marrëveshjes.

Domethënë marrëveshjet nuk janë debate territoresh….

Unë mendoj se Kosova dhe BE dhe SHBA kanë njerëz kreativ, kanë njerëz mendjehapur që do të gjenden edhe formulime, edhe ide, edhe sugjerime që i hapin rrugë mundësisë për marrëveshje përfundimtare. Dhe natyrisht uroj që të jetë e bekuar dhe unë besoj fuqishëm që do të jetë e bekuar nga Shtëpia e Bardhë dhe diçka që është e bekuar nga Shtëpia e Bardhë për Kosovën jam i bindur se do të jetë e bekuar edhe nga shumica e qytetarëve të Kosovës, sepse sot Kosova ka themeluar delegacion zyrtar të Kosovës. Tash tri takime janë pa Presidentin. Presidenti i beson atij delegacioni dhe çdo marrëveshje që mund të arrinë ata. Janë njerëz seriozë, kanë dalë nga vota e parlamentarëve, kanë legjitimitet qytetar. Natyrisht që unë do të jap këshillat dhe rekomandimet e mia. Kështu që marrëveshja përfundimtare do të kalojë përmes Parlamentit apo referendumit, kështu që nuk është e një individi. Por unë insistoj, punoj dhe shtyj proçesin, që të arrihet marrëveshja. Dhe e shoh të mundshme që viti 2019 të jetë viti I marrëveshjes historike, paqësore, përfundimtare, njohja reciproke Kosovë- Serbi.
President, a rrezikon Kosova të jetë në një aventurë dhe një gur shahu lojën e shahut mes Fuqive të Mëdha, SHBA, BE, Rusi?
– Jo, përkundrazi. Shoh një mundësi reale të një angazhimi të gjithanshëm të faktorit ndërkombëtar, të BE-së, të SHBA-së dhe në të njëjtën kohë dhe nga takimi që kam zhvilluar, i hapur dhe transparent, me presidentin e Rusisë Putin, e kam pyetur shumë hapur si President i Kosovës, nëse arrin Kosova dhe Serbia marrëveshje, cili do të jetë pozicioni juaj. Tha, ne do ta mbështesim…

Me çfarë çmimi? Pse e mbështet Rusia?

Të lutem, nuk kemi diskutuar gjëra të tilla. Kemi diskutuar vetëm në aspektin e përgjithshëm. Dhe pyetja e dytë, për hir të opinionit e kam pyetur, po nëse arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, ndodh njohja reciproke, çështja e Kosovës kalon në Këshillin e Sigurimit, cili do të jetë pozicioni juaj. “Ne nuk mund të sillemi më serbë se Serbia”, më tha. Dhe këtu qëndrojnë dy faktorë që janë shumë të rëndësishëm pse është momenti tani. Serbia nuk është ulur kurrë të diskutoj për mundësinë e njohjes në raport me Kosovën, si vend i pavarur dhe Sovran. Tani ekziston një vullnet. Duhet shfrytëzuar ky vullnet sepse është një lidership që po pranon për hir të së ardhmes evropiane të shtetit të vet, jo se na do neve. Dhe në anën tjetër ne kemi një moment që Rusia…. Unë nuk jam i entuzizmuar prej atij takimi, por unë dua të shpresoj se ekziston një vullnet që kjo marrëveshje të pranohet edhe nga Rusia. Secili faktor në botë le të më bindë mua që e bind Rusinë për ta hequr veton në Këshillin e Sigurimit, unë do t’i duartrokas dhe i shkoj mbrapa. Por lehtë është me qenë skeptic dhe me kritiku, lehtë është me fol për luftra e lehtë është me fol për tragjedi, lehtë është me fol për armiqësi e urrejtje, por më vështirë është me bë paqe, mirëkuptim, dialog dhe marrëveshje përfundimtare.
Në Paris 84 kryetar shtetesh, si arritët të rregullonit takim me Presidentin e Rusisë, Putin?

Ka qenë në sallën ….
Protokolli francez ndihmoi?

Jo, jo, ka qenë i drejtpërdrejt, mes këshilltarëve të mi dhe këshilltarëve të Presidentit Putin që kanë qenë në sallë të dy palët dhe natyrisht ka ndodhur një komunikim dhe është lehtësuar takimi. Ka qenë i drejtpërdrejt mes delegacionit të Kosovës dhe delegacionit të Rusisë. Ka qenë takim i hapur. Në atë sallë aty ka qenë edhe Presidentin Macron, edhe kancelarja Merkel, edhe Presidenti Trump. Kështu që çdo gjë ka qenë e hapur, ka qenë transparente dhe ka qenë bisedë për mua korrekte.
Ju po udhëhiqni një proces për të bërë një marrëveshje finale dhe po përpiqeni të bindni opinionin publik, faktorët politik, faktorin shqiptar në rajon, por nuk keni arritur dot të bindni bashkëluftëtartë tuaj. Domethënë kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe në deklarimet e fundit para disa ditësh thotë se taksa nuk do të hiqet. Ju apeloni që të dëgjohet këshilla e SHBA për të hequr ose pezulluar taksën dhe të fillojnë bisedimet. Domethënë një njeri që ju ndjek nga Prishtina apo nga Tirana thotë kur nuk bindet Ramush Haradinaj, si do të bindem unë për këtë punë?

Unë sa po vij nga takimi me liderët politik, ku ka qenë edhe Kryeministri, edhe Kryetari i Kuvendit, i ftuar nga Kryetari i Kuvendit në këtë takim, dhe liderët e tjerë të partive politike palamentare, patnerë të koalicionit dhe opozitës. Natyrisht vendimmarrja përsa i përket kësaj çështjeje i takon qeverisë, por ne mund ta dëmtojmë Serbinë për disa million euro, por në asnjë rrethanë në asnjë çmim nuk guxojmë ta cënojmë raportin tonë me Uashingtonin sepse nuk ka çmim, nuk ka para që e paguan raportin e nderë dhe të përkeqësuar të Kosovës me SHBA. Unë nuk besoj që ka liderë në Kosovë që ndjehet mirë pse kemi dëmtuar Serbinë pak million euro dhe që kemi fituar një flakareshë nga SHBA fillestar, ndërsa pasojat e sanksioneve të tjera ende nuk ndjehen.
Ju vet si ndjeheni me taksën?

Realisht pozicioni im është shumë i qartë. Kosova nuk duhet të jetë ajo që kërkon vështirësi në proçesin e dialogut. Nuk duhet t’i adresojë vetvetes përgjegjësinë e vonesave, të dështimit… nuk dështon dialogu, por mund të ndodh që vonohet për javë të caktuara e në të njëjtën kohë nuk duhet të perceptohemi në botë, siç po ndodh aktualisht si faktor destruktiv. Ti mund të ulesh në dialog, negociata. Merresh vesh, okay. Nuk merresh vesh, gjithashtu është plotësisht e pranueshme. Por askush në botë nuk të kupton pse nuk ulesh në tavolinë. Pse ke frikë? Gjatë kohës kur Serbia na ka djeg dhe pjek, jem ul në tavolinë me të në Rambuje dhe gjatë kohës për proçesin e pavarësisë që nuk dihej se si do të përmbyllej ai proçes jemi ulur, ndërsa tash që jemi palë të barabarta, palë sovrane…
… po, por qëndrimi thotë ulemi në tavolinë menjëherë, më njih, ulemi dhe bisedojmë për gjithçka…

… as Kosova nuk duhet ta vështirësojë dialogun, as Serbia nuk duhet ta kushtëzoj dialogun. Prandaj unë besoj se në ditët dhe në javët e ardhshme do të gjendet një rrugë kreative e një angazhimi të dy vendeve….
Sa I bindur jeni ju që do ta mbështes publiku në Kosovë marrëveshjen?

Derisa populli shqiptar në Kosovë është popullata më proamerikane në botë dhe përderisa një marrëveshje e tillë është e zotuar që të bekohet nga Shtëpia e Bardhë dhe një marrëveshje që respekton sovranitetin e Kosovë, unë nuk e di kush mund të ishte kundër. Prandaj unë do ta mbështes një marrëveshje të tillë kur është në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve e në të njëjtën kohë kur është plotësisht në përputhshmëri me kriteret dhe standardet e BE-së dhe mbështetjen 100% të Shtëpisë së Bardhë.
Është një pyetje që ju është bërë shpesh dhe ju e keni dhënë përgjigjen, por do të doja t’jua bëja sërish. A keni ju personalisht frikë nga Gjykata Speciale? Domethënë jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj kanë dashur t’jua bëjnë këtë pyetje. Ndjeheni ju nën presion për shkak të Gjykatës Speciale të ngritur në Hagë?

Unë më në presion kam qenë në Rambuje sesa në çdo herë në jetën time. Kur po flas kam ecur me kilometra e kilometra bjeshkëve të Pashtrikut për të kaluar e për të shkuar në konferencën në Rambuje. Një presion i jashtëzakonshëm i luftrave, vrasjeve e deri në spastrim etnik dhe ai ka qenë presioni më i madh, i gjendjes së popullit tim. Fati im është i lidhur me fatin e qytetarëve të Kosovës. Kam qenë i ndjekur, i përndjekur dhe i dënuar disa herë nga Serbia. Kurrë gjëra të tilla nuk më kanë bërë përshtypje. Lufta e UçK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër. Nuk kam shkelur ndonjë ligj ndërkombëtar. Lufta e UçK-së është krenaria e jetës time. Nuk ka çmim që e cënon atë krenari. Prandaj duke besuar në partneritet me SHBA, BE dhe Nato për t’i hapur rrugë të sigurtë të ardhmes evropiane, unë vet e kam shtyrë këtë proçes në Kuvendin e Kosovës, që Kosova të mos izolohet dhe të mos marrë kritika prej partnerëve tanë. Kështu që ne duhet të besojmë në drejtësi pa dashur që të pretendojë dikush që të involvohet në….
A besoni ju te drejtësia ndërkombëtare?

Unë besoj në drejtësinë vendore, besoj edhe në drejtësinë ndërkombëtare. Sikur që besoj se askush nuk pretendon të shtrembëroj apo të rishkruaj historinë e Kosovës sot kur Serbia ka kryer spastrim etnik dhe askush nuk është dënuar për atë spastrim etnik nga drejtësia ndërkombëtare. Apo që janë kryer mbi 400 masakra në Kosovë kundër shqiptarëve dhe askush nuk ka marrë asnjë dënim nga Serbia prej drejtësisë ndërkombëtare. E di se ndaj Kosovës ka ndodhur padrejtësi historike sepse është faza e katërt që Kosova e kalon, njerëzit e UCK, njëherë me UN, pastaj me Eulex, UMNIK dhe tash me Gjykatën Speciale nw Hagw. E theksoj, Kosova nuk duhet të shoh çmim në raport me ruajtjen e kultivimin e të ardhmes së sigurtë në BE, me NATO-n dhe SHBA. Gjykata është një çmim i vogël në raport të respektit të jashtëzakonshëm dhe maksimal të hisedarëvë çlirimtar dhe shtetndërtues të Kosovës, para së gjithash të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kam dëgjuar zyrtar të Kosovës që thonë që “kur kam nisur këtë punë kam menduar se do ta kaloj pjesën tjetër të jetës nëpër burgje dhe tashmë që Kosova është e lirë dhe e pavarur nuk kam asnjë problem se ç’do të ndodhë”….

Unë nuk komentoj të tjerët, por kur kam filluar luftën kundër Serbisë, në 1992 kur pakkush ka besuar, së bashku me Kadri Veselin, Adem Jasharin, Sami Lushtakun dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë, Jakup Nurën, ka qenë një moment që pakkush ka menduar se mund t’I rezitohet Serbisë e lerë mo me ia kthy pushkën Serbisë. Tash kemi kaluar rreth 25-26 vite nga ajo kohë. Unë nuk e kam nis luftën as me vdek, as me shku në burg. Për me shku në burg s’ka pas shans në Serbi. Pse? Sepse kam qenë I zotuar dhe I betuar që në asnjë rast nuk do të dorëzoheshai gjallë, kurrë në jetë. Tash janë rrethana tjera. Kosova u tregu shumë e përgjegjshme. Jemi vendi me kooperues me drejtësinë ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit Perendimor. Por ne kemi fituar lirinë dhe pavarësinë.
Ndaj kësaj ju keni thënë “ndaj çlirimtarëve tanë në emër të drejtësisë ndërkombëtare po bëhet padrejtësia më e madhe”. Kjo është….

Gjykata Speciale është çmimi i lirisë së Kosovës. Kaq.
Dhe ju i qëndroni kësaj që thoni “në emër të drejtësisë po bëhet padrejtësia më e madhe ndaj nesh”?

E theksoj Gjykata Speciale është çmimi i lirisë së Kosovës. Ne kemi qenë para dy dilemave, se unë kam qenë kryeministër atëherë, pastaj edhe zv, kryeministër dhe ministër i jashtëm. Dilemma e parë apo propozimi I parë ka qenë të bëjmë kështu si e kemi bërë së bashku me BE dhe SHBA, me një presion të hatashëm nga SHBA se nuk ka pasur ndonjë entuziazëm për themelimin e kësaj gjykate, apo jo… Dhe nëse ne refuzonim SHBA, atëherë opsioni tjetër ka qenë me u kriju kjo gjykatë nga Këshlli i Sigurimit, ku do të ishte edhe Rusia, edhe Kina…
Ishte një lloj kërcënimi që ju bë…

Po, definitivisht po. Prandaj një gjë të tillë nuk do ta lejoja në asnjë rrethanë me i sfidu Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është. Nuk e përjashtoj mundësinë që kjo është diçka edhe me kënaq Serbinë.
Një koment për një deklarim të zëdhënëses se Mogherinit, Koçijançiç, e cila u shpreh menjëherë një ditë pasi Kuvendi I Kosovës miratoi statusin për Trepçën….

Ka qenë deklarim I gabuar.
Pse nuk e keni deklaruar publikisht vet?

Po nuk mund të merrem me çështje të politikës ditore, sa deklarime, sa zëdhënësi flet poshtë-lart
Po, por vendosja e Trepçës nga zëdhënësja e Komisionit Europian nuk më duket…

Unë i kam komunikimet zyrtare me Mogherinin dhe autorietet e tjera të BE-së, prandaj nuk ishte fort i nevojshëm ai entuziazëm publik. është me rëndësi me tregu pozicionin këtu edhe kaq.
Para se të shkonit në SHBA, në Mëngjesin e Lutjeve, ju patët një bisedë telefonike, jo vetëm ju, por edhe kryeministri i Shqipërisë, me John Bolton, këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, një post shumë i rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë.. Me një fjali, çfarë kërkoi Bolton nga ju?

Bolton me një fjali shumë shkurt e them kërkoi pezullimin e taksës dhe hapjen e mundësisë për dialog dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, përndryshe siç ka theksuar dhe ai, SHBA-së është duke i humbur durimi.
çfarë ju thotë kryeministri kur ju e vendosni përballë këtij realiteti të ashpër?

është kjo një çështje e partnerëve të koalicionit që ata i diskutojnë, por ne sot jemi takuar dhe kam parë një atmosferë jo të lehtë në raportin e institucioneve të Kosovës me SHBA, një diçka e tillë që nuk do të mund të imagjinonte askush se mund ti ndodhte Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E theksoj se asnjë dëm ndaj Serbisë nuk justifikon raportin e përkeqësuar të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pozicioni Tiranës zyrtare. çfarë prisni nga Shqipëria në këtë stad të ri të zhvillimeve në Kosovë, është java që festohet edhe 11 vjetori i shpalljes së Pavarësisë

Besoj që Shqipëria ka dhënë angazhimin e vet. Pozicioni i Shqipërisë është shumë i qartë dhe i kryeministrit Rama që mbështet dialogun dhe negociatat dhe mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare me mbështetje të BE dhe SHBA. Mendoj se ky është qëndrim shumë i drejtë, shumë korrekt dhe duhet të mbështetet edhe prej bartësve të tjerë të institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Kosova ka liderët e vet, ka institucionet e veta, i del zot vetes, merr vendime vetë.
Kur kryeministri Rama në mbledhjen mes dy qeverive u shpreh për një partneritet strategjik me Serbinë, çfarë menduat kur dëgjuat këtë deklarim?

Nëse arrihet marrëveshja paqësore, nëse hapen mundësitë e komunikimit, hapet edhe mundësia e tregtisë, mundësia e bashkëpunimit në të gjitha sferat institucionale, nëse pas Luftës së Dytë Botërore ka ndodh një paqe e përhershme përmes një partneriteti strategjik mes Francës dhe Gjermanisë, unë uroj që kjo të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë gjithashtu dhe ky do të ishte një mesazh shumë i mirë për krejt Ballkanin Perëndimor. Por në të njëjtën kohë e di se duhet mund i madh, duhet angazhim i madh, duhet durim i madh, vendime strategjike të jashtzakonshme të shtetit të Kosovës dhe të Serbisë. Nuk do të jetë edhe e lehtë. E para që luftë të mos ketë kurrë më, të mos ketë tragjedi, ndërsa çdo angazhim për paqe, çdo dialog ndihmon në arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Më mirë është me humb kohë duke dialoguar për paqë se sa konflikt sado i shkurtër të jetë që kushton jetë njerëzish.
E shihni të mundshme realizimin e marrëveshjes me Serbinë gjatë këtij viti që është quajtur edhe viti i marrëveshjes.?

Shumë vështirë, por unë shpresoj dhe besoj që po.
Në raport me dy vendet, ju keni jetuar në Tiranë në vitet 90, tashmë vini si President. Pse është bërë kaq pak që komunikimi i njerëzve, institucioneve, bizneseve, të mos jetë kaq problematik saç është sot?

Realisht përparim ka ndodhur, progres ka ndodhur. Sot investime edhe të shqiptarëve të Kosovës në Tiranë edhe të shqiptarëve nga Shqipëria në Kosovë, nga Shqipëria në Kosovë ka më tepër sepse janë rrethanat pak më gjeneroze të autoriteteve kosovare për investitorët nga Shqipëria. Ajo që mund të them se një komunikim më të mirë nuk ka patur kurrë, takohen, bisedojnë kanë arritur marrëveshje në segmente të ndryshme të jetës institucionale, është hapur segmenti doganor në Durrës, shpresoj që do të ndodhin edhe implementime të marrëveshjeve të tjera mes dy qeverive.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...