Lavrov hedh poshtë akuzat e demokratëve amerikanë
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka hedhur poshtë akuzat nga Hillary Clinton se Rusia qëndron prapa rrjedhjes në media të komunikimeve të brendshme partiake. Lavrov, në fillim të takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm në Laos, është pyetur nëse “hackerët” rusë kanë ndërhyrë në kompjuterat e demokratëve duke marrë komunikime të brendshme që thonë se partia e favorizonte Clinton kundrejt rivalit partiak, Benie Sanders. Këshilltarët e Clintonit kanë thënë Rusia qëndron prapa kësaj duke thënë se ata duan përkrahjen e kundërkandidatit republikan, Donald Trump i cili së fundi ka folur për përmirësim të marrëdhënieve me Rusinë. Lavrov ka thënë se përgjigja e drejtë ndaj këtyre akuzave do të duhej të përfshinte edhe gjuhë vulgare. Edhe Trump e ka hedhur poshtë këtë pretendim duke thënë se “është një nga teoritë më të çuditshme të konspiracionit”.
Ish-kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, tha se beson se fushata e presidentit Donald Trump i ka dhënë Qeverisë ruse udhëzime për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit të kaluar. Clinton tha se Qeveria ruse ka dashur të shpërndajë informacione te rreme për të, por “nuk ka mundur ta bëjë pa qenë e udhëzuar nga njerëz që kanë qasje në sondazhe dhe të dhëna”. “Jemi duke marrë informacione për të gjitha kontaktet midis zyrtarëve të Trumpit me Rusinë, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Shpejt mund të zbulojmë se kush i ka dhënë udhëzime Rusisë”, tha Clinton. Komentet e saj u bënë një ditë pasi Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, thanë se demokratët, që i kanë humbur zgjedhjet, janë përgjegjës për shpikjen e akuzave për bashkëpunim midis Rusisë dhe fushatës së Trumpit.
Donald Trump: Vladimir Putin ka qënë një president më i mirë se Barak Obama
Në të njëjtën ditë kur shefi i Pentagonit akuzoi Rusinë si shkaktare të paqëndrueshmërise globale, Donald Trump mbushi me lëvdata liderin e Kremlinit, Vladimir Putin, gjatë një forumi ku ai dhe rivalja demokrate duhet t’iu përgjigjeshin pyetjeve të veteranëve ushtarakë. Trump tha për presidentin rus se ka qenë një udhëheqës shumë më i mirë se Barack Obama.
Ndërsa Hillary Clintonit iu desh të mbronte pozitat e saj pas skandalit të e-mail-eve.
Kandidatët për Shtëpinë e Bardhë,atëbotë dilnin me radhë në skenë dhe kishin në dispozicion 30 minuta.
Duke kujtuar se Putini gëzonte 82% të mbështetjeve në Rusi, Trump theksoi se ai e zotëronte shumë mirë vendin e tij dhe se nëse do të fitonte zgjedhjet e nëntorit do të vendoste një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Manjati i pasurive të paluajtshme shkaktoi reagime të ashpra së fundmi kur i kërkoi Rusisë të gjente e-mail-et që Clinton kishte fshirë nga serveri i saj. Ndërkohë, kandidatja demokrate, e cila u shfaq e para në skenë, u përball me kritikat e veteranëve lidhur me atë që e quajtën mungesë përgjegjshmërie në administrimin e e-mail-eve të klasifikuara. Klinton tha gjithashtu se votimi i Senatit në favor të luftës në Irak në vitin 2002 kishte qenë një gabim. Ndërsa u zotua se në Irak nuk do të dërgohen më trupa tokësore, ajo akuzoi rivalin republikan se dikur kishte mbështetur ndërhyrjen ushtarake.