2019-05-01

Çmenden mediat serbe: Kryeministri kosovar ,gjenerali i luftës dhe Heroi i Paqë zt.Ramush Haradinaj i kërkon Serbisë të paguajë 22 miliard euro, po na kapitullon dhe poshtëron

“Në njërën anë Serbisë dhe komunitetit serb në Kosovë nuk i është ofruar asgjë, shteti ynë jo vetëm që duhet pa kushte të njohë Kosovën dhe t’i lejojë asaj një vend në Kombet e Bashkuara dhe të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare, por do të duhet ta mbështesë atë nëpërmjet reparacioneve të shumta që datojnë edhe nga koha e RSFJ-së”, shkruan mediumi serb.

“Në dokumentin e hartuar nga Haradinaj thuhet se ai kërkon kompensimin e dëmeve të luftës, pensionet e papaguara, kursimet që shqiptarët kishin në bankat e ish- Jugosllavisë, por edhe të tjera. Ndërsa askush, as në Beograd ose në Prishtinë me siguri nuk mund të pretendojnë për çfarë mund të jetë një shumë e tillë. Por, shqiptarët nga Kosova me sa duket nuk kanë hyrë të papërgatitur për këto kërkesa. Kjo është, në fakt, rreth 22 miliardë euro dhe kjo shumë vlen vetëm për dëme të caktuara, të cilat Kosova i ka pësuar nga viti 1989 deri në vitin 1999, pikërisht gjatë periudhës së sanksioneve, për të cilat faji i vihet Serbisë”, shkruan ndër të tjera mediumi serb.






Ramush HaradinajAta shkruajnë se Haradinaj është i gatshëm të lëvizë kufijtë, mirëpo ata kanë një çmim dhe jo të vogël.

Portali serb, Blic në një shkrim të tyre kanë shkruar se kërkesa e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për t’i kompensuar borxhet e Serbisë para vitit 99’ si: dëmet e luftës, pensionet e papaguara, ndihmat sociale, çmimet e energjisë elektrike etj, do ta kapitullonin Serbinë, transmeton “Bota sot”.

Ata shkruajnë se Haradinaj është i gatshëm të lëvizë kufijtë, mirëpo ata kanë një çmim dhe jo të vogël.

Shkrimi i plotë i Blic:

Nëse do të gjykohet nga zhvillimet e fundit në Beograd-Prishtinë, duket se Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është për t’i lëvizur kufijtë. Një nga gjërat e fundit që dëshmon pikërisht për këtë është marrëveshja e saj gjithëpërfshirëse midis Serbisë dhe Kosovës ditë më parë, e cila ka të bëjë me një listë dëshirash të çmendura. Për këtë, Haradinaj po kërkon një shumë parash, jo të vogël.


Një plan prej 30 faqesh, me një preambulë dhe 16 kapituj, në të cilin "Blic" e ka siguruar, është kaq ekstreme sa mund të konkludohet se qëllimi i saj është vetëm një , për ta detyruar Serbinë të poshtërohet dhe të kapitullohet. Në njërën anë Serbia dhe komuniteti serb në Kosovë nuk i është ofruar asgjë.

Në këtë "listë" të kërkesës janë gjetur pagesa e kompensimit të luftës, pensioneve të papaguara, dinarit dhe kursimeve në valutë të huaj që shqiptarët kishin në bankat në Ish Jogusllavi, si dhe ndihmat sociale, ndihmat për fëmijë, transmetimi i energjisë elektrike etj.

F.B.

****


Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...