Apel publik i Floripress-it
Gjuha shqipe dhe popullsia që e ka folur atë, ka kaluar sipas të gjitha etapave të gjuhëve të tjera indoeuropiane dhe studimi i saj në vazhdim duhet të konsiderojë këtë.
Studiues e shkrimtarë mendojnë se zbulimet shqiptare janë përpara një sfide transformimi sipas kuptimit të trashëgimisë dhe trendit shkencor.
Apeli i drejtohet si autoriteteve shkencore, ashtu edhe atyre zyrtare për të arritur standartet që sjellin përfundime në fusha që askush s’mund t’i studiojë si shqipfolësit.
Referuar përvojave të zhvilluara ata avancojnë me kurajo kur mendojnë se kultura dhe studimet shqiptare e meritojnë një muze të gjuhëve.
Përveç Shqipërisë, Kosovës dhe tani së fundmi edhe Maqedonisë, gjuha shqipe flitet me popullsi të konsiderueshme në Mal të Zi,Çamëri , Kroaci, Greqi e Itali etj.
Misioni i sotëm shkencor i studiuesve të shqipes e kulturës së përcjellë prej saj, është më shumë se historik, për të dokumentuar së paku fenomene për të cilat sot gjykojnë paraardhësit e hershëm.
Dhe këtu është fjala si për autoritet shkencor ashtu edhe për personalitet përfaqësues në shkenca.
F.B.