2019/05/01

Kujt i duhet besuar Edi Ramës apo Gent Cakajt?


Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili së bashku me Elisa Spiropalin kanë qenë dy nga shoqëruesit e kryeministrit në takimin me kancelaren Merkel, është treguar super entuziast për hapjen e negociatave. Sipas Cakajt, Merkel ka shprehur mbështetje absolute për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

“Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania”, ka shkruar ai me nota hiper optimiste. Por, po të krahasohet deklarata e tij me atë të Ramës, pas takimit, ndryshimi që vihet re është i madh.

Lapsi.al i ka krahasuar ato i nisur edhe nga komentet e shtypit Gjerman që theksuan një ditë më parë se vetëm Maqedonia pas marrëveshjes së emrit me Greqinë , e meritonte ta hidhte këtë hap.

Ja se ç’shkruan njoftimi i kryeministrisë: “Ne kete takim u diskutua mbi ecurine e reformes ne drejtesi dhe procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe per pritshmerite e qeverise shqiptare per raportin e Komisionit Europian qe pritet te publikohet ne fund te muajit maj. Kryeministri Rama e falenderoi Kancelaren per vemendjen e vazhdueshme dhe mbeshtetjen qe Gjermania ka dhene per te shtyre me tej rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian”.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...