2019-05-01

Rama flet ndryshe me të huajt, ndryshe për shqiptarët

Kryeministri i Kosovës zt.Ramush Haradinaj dëshmon dyfytyrësinë: 

Edi Rama flet ndryshe me të huajt, ndryshe për shqiptarët 



Kryeministri shqiptar përdor demagogjinë patriotike kur u adresohet shqiptarëve, por përdor një gjuhë krejt tjetër me të huajt. Këtë të vërtetë që njihet botërisht e ka faktuar edhe homolohu i tij i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Duke rrëfyer për samitin e Berlinit ai ka pohuar se si presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se Vuçiqi, në sy të të gjithëve shefave të shteteve në Berlin, për ta hequr taksën 100% për produktet serbe. Haradinaj madje ka shtuar një detaj që dëften shumë për karakterin e Ramës: “Ai mi bënte këto kërkesa në gjuhë të huaj që ta dëgjonin edhe të tjerët se ishte kundër meje”.

“Dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së vshtiri ish. Edhe presidenti (Thaçi), edhe Edi Rama më shumë bëjshin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë instonin që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Makronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presdienti Makron”, ka thënë Haradinaj në një intervistë ekskluzive për T7 nga Berlini.




Por në nëntor të vitit të kaluar, Rama gjatë një takimi të dy qeverive në Kosovë ishte treguar më katolik se papa në mbrojtje të taksës 100%. Madje atëhere ai e kishte konsideruar atë një masë të detyrueshme politike: “Tarifa 100% është një vendim iracional në kushte normale, por krejt normal në kushte iracionaliteti si ato që përvijon qasja e dyfyrë e Serbisë. Kush e sheh tarifën 100% si aspekt ekonomik atëherë gabon, por kjo tarifë është si kundërpërgjigje politike” e pati mbrojtur ai taksën ekstreme të vënë nga qeveria e Kosovës.

Atëhere kujt Rame ti besojmë, atij që flet për patriotët, apo atij që do të shtiret ndryshe tek liderët perendimorë?


***


Do t’i përgjigjemi çdo provokimi të Serbisë


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sërish lidhur me Samitin e Berlinit që pritet të mbledhë ditën e hënë liderët e Ballkanit Perëndimor në një tryezë bisedimi. Haradinaj u shpreh se nuk do të tolerojë asnjë provokim nga pala serbe, duke theksuar se në të kundërt do të merren masa ndëshkimore. “Nuk po paragjykoj çfarë masash, po edhe na dimë me ia dalë vetë”, ka thënë numri një i qeverisë së Kosovës.

Me qëllim që pala kosovare të mbajë një qendrim të unifikuar dhe sa më përfaqësues, Haradinaj zhvilloi dje një takim me kreun e shtetit, Hashim Thaçin, për të folur paraprakisht lidhur me pikëpamjet e tyre sa i përket gjetjes së një zgjidhjeje, që do të mundësojë rivendosjen e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. 


“Mendoj që qëndrimet që i ka mbajt qeveria janë të Kosovës, jo vetëm të kryetarit të qeverisë. Kam shpresë se nuk do të kemi shpërputhje me presidentin.”- u shpreh për mediat para takimit Haradinaj.

Më herët Haradinaj është shprehur optimist mbi mundësinë e negocimit të një marrëveshjeje me Serbinë për njohje reciproke në punimet e Samitit. 

Nga ana tjetër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk ka shfaqur pritshmëri për stabilizimin e marrëdhënieve dypalëshe pa përmbushjen e parakushtit për heqjen e taksës doganore mbi mallrat dhe produktet serbe.

F.B

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...