Sarah Blloshmi, është personazhi që na zbulon një dimension të ri të publicistit dhe politikanit Alfred Peza, atë të romancierit. Ka lënë pas sfidat e një viti të vështirë siç e quan ai dhe kohën ia ka dedikuar një personazhi atipik si Sarah e cila është bërë motorri i historisë së romanit të tij të parë. Romani me një sfond historik dhe personazh real na njeh me historinë e rrallë te gruas më të mistershme e të përfolur, Sara Blloshmit gruas që sfidoi hapur mentalitetin e zymte islamik në vitin 1925. Peza në gjurmim të jetës së saj, identifikon Shqipërinë mes dy luftërave botërore, atë të Lindjes dhe Perëndimit; duke e konsideruar një roman emancipues, dy personazhet e tij realë: Sara Blloshmi dhe Ahmet Zogu, “flasin” për gra të lira dhe burra të vërtetë.
“Zbulimi për herë të parë i pamjeve filmike të Sarah Blloshmit, gruas më të bukur të Shqipërisë së shekullit XX dhe personazhit kryesor të romanit tim “Sarah”, më emocionuan.
Kjo falë historianit Erald Kapri që pati mirësinë të më ofronte këtë video të Institutit Italian “Luce”.
Në këto sekuenca mund të shihni të fiksuar momentin kur Sarah ndodhet në krye të të ftuarve (me veshje të bardhë), duke mbërritur në sallën ku do të zhvillohej ceremonia e kurorëzimit të Ahmet Zogut si “Mbret i Shqiptarëve”.
Filmimet i përkasin 1 shtatorit të vitit 1928.
Pas fotove të reja, të ofruara pak kohë më parë nga Blendi Fevziu, këto pamje e ndriçojnë akoma edhe më shumë imazhin e një femre të jashtëzakonshëm si Sarah Blloshmi.
Mbesa e Ismail Qemalit dhe bashkëshortja e ish deputetit Selahedin Blloshmi, siç mund të kuptohet, ishte personazh i dorës së parë në Tiranën aristokratike të Shqipërisë së viteve ’20-’30”, shkruan Peza referuar materialit të siguruar nga historiani Erald Kapri.
Pamjet i publikon Alfred Peza duke falenderuar historianin Erald Kapri.
Ja çfarë shkruan shkrimtari Alfred Peza: