2019/05/01

Diplomati amerikan përkrah kryeministrin Ramush Haradinajn: Taksa e ndërpreu nismën për korrigjim kufijsh






Në një analizë ku “skanon” marrëdhënien konfliktuale mes Kosovës dhe Serbisë, diplomati amerikan, Louis Sell, shkruan se vendosja e taksës 100 % ndaj produkteve dhe mallrave të importit me origjinë serbe dhe boshnjake, ka parandaluar konkretizimin e idesë së korrigjimit të kufijve. “Vendosja e tarifave nga zt.Ramush  Haradinaj, ka ndërprerë shkëmbimin, të paktën për momentin, por ajo që vjen më pas është e paqartë. 


HashimThaçi vazhdon të deklarojë me optimizëm se një marrëveshje është e mundur këtë vit dhe se duhet ulur për të biseduar me armiq por pa kushte.”- shkruan Seller.

Sipas diplomatit, vizatimi i kufijve mbi baza etnike do të vinte në rrezik stabilitetin e mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Duke komentuar edhe Samitin e Berlinit të mbajtur këtë të hënë mes liderëve të gjashtë vendeve të rajonit me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, Sell shkruan se në tryezën e bisedimeve krerët e BE-së sugjeruan ndjekjen e një rrugëdaljeje alternative për rivendosjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke përjashtuar skenarin e korrigjimit të kufijve.




Në këndvështrimin e diplomatit, marrëdhëniet bilateral do t’i ktheheshin normalitetit nëse komuniteti serb do të lejohej të vetëqeveriste brenda Kosovës, në respekt të plotë të marrëveshjes së vitit 2013 për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Gjatë karrierës së tij të gjatë diplomatike, Louis Sell ka shërbyer si Drejtor i Grupit Ndërkombëtar të Krizave në Kosovë në vitin 2000. Ndërsa, në vitin 2003 ai u bë një nga themeluesit e Universitetit Amerikan në Kosovë dhe luajti rolin e Drejtorit Ekzekutiv të këtij institucioni arsimor deri në vitin 2007.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...