2019-05-09

Kuvendi i Shqipërisë, ky universitet servilizmi

              

                Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D



Në pragzgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017, kryeministri Rama nuk la gur pa lëvizur që Partia Socialiste të merrte shumicën absolute në ndenjëset e Kuvendit, në mënyrë që të mos kishte më “nëpër këmbë” ndonjë aleat që t’i “prishte” punë në qeverisjen e vendit, sepse, siç shprehej tërthorazi ai me shpoti në takime me zgjedhësit, Lëvizja Socialiste për Integrim i paskej vënë “mokra” në këmbë gjatë mandatit të parë 2013-2017.


 Dhe Rama e arriti pikësynimin e tij. Me formimin e qeverisë së re në shtator të vitit 2017, ai, i vetëm, ndihej fort i sigurt në fronin e pushtetit, të cilin, siç doli më vonë, e paskej siguruar në “bregun e pazarit” të shitblerjes sëvotave. 

Kësisoj, opozita përfundoi thjesht në një figurante pa kurrfarë roli në ndenjëset e Kuvendit, ku shumica absolute e “deleve” socialiste me mandate deputeti, do ta hidhte vallen sipas avazit të kryeministrit Rama.

Në këto kushte, Kuvendi erdhi e u shndërrua në një universitet servilizmi ndaj kryeministrit, para të cilit “deledeputetët” socialistë s’kishin guxim të kundërshtonin për gjësend absolutisht. 

Përkundrazi, servilizmi i tyre ndaj tij lulëzoi deri në përmasa të tilla, saqë dikush nga radhët e tyre, një kryeservile shembullore kjo, arriti deri aty, saqë kryeministrin Rama ta krahasojë me Skënderbeun. 

Me sa duket, ky krahasim i erdhi shumë në osh kryeministrit Rama dhe kryeservilen e vet, të cilën dikur e pati “dekoruar” me postin e kryedoganieres, një ditë të bukur na e ngriti deri në postin e ministres.

Kuptohet vetvetiu që “deledeputetët” socialistë, duke pasur parasysh ndryshimet e kodit zgjedhor të vitit 2008, sipas të cilët mandati i deputetit mund të sigurohej vetëm nga përsosja e artit të servilizmit para kryetarit të partisë, nuk kishin rrugë tjetër për të mbijetuar në politikë, përveç zhveshjes tërësore nga dinjiteti personal dhe rreshtimit në armatën e puthadorëve shembullorë të kryeministrit Rama.

Duke pasur parasysh servilizmin e “deledeputetëve” të vet në Kuvend, kryeministri Rama, gjatë këtyre gjashtë vjetëve, ka qeverisur si i ka dashur qejfi dhe jo siç ka dëshiruar shumica dërrmuese e popullit shqiptar. 

Kësaj mënyre qeverisjeje, zotëria Ardit Stefa ia ka bërë “skanerin” për bukuri në një ese të shkurtër, një ese e shkëlqyer kjo fortfshikulluese, me titull “I dashur Skënderbe, ti dhe soji yt jetoni më mirë jashtë Bashkimit Evropian”, të botuar në gazetën “Telegraf”, 02 maj 2019.Një “skaner” po kaq të shkëlqyer Kuvendit të servilizmit ia ka bërë edhe zotëria Indrit Hoxha, kandidat në listën vijuese të Partisë Demokratike, i cili, duke refuzuar para shumicës së “deledeputetëve” socialistë marrjen e mandatit të deputetit, deklaroi:

“Ky nuk është parlament, por galeri e krimit”(Citohet sipas: “Kandidati i PD bën të papriturën, refuzon të betohet në parlament”. 

Faqja e internetit “lajme.al”. 08 maj 2019).

Tani lind një pyetje e thjeshtë: a ka garanci se nga radhët e “deledeputetëve” socialistë nuk do të dalë ndonjë tjetër kryeservil, si ajo kryeservilja e lartpërmendur, dhe, nga foltorja e Kuvendit, të hedhë në publik një propozim, të ngjashëm me propozimin e dikurshëm të një deputeteje të parlamentin rus, të cilin Putini e ka shndërruar me kohë në universitet të servilizmit, gjurmët e të cilit po i ndjek me besnikëri Rilind(Rivdek)ja socialiste e kryeministrit Rama?

Pë dijeninë e lexuesve të nderuar, deputetja e parlamentit rus(rusët e quajnë “Dumë Shtetërore”) Elena Mizulina(1954), kryetare e komisionit parlamentar për çështjet egrave, të fëmijëve dhe të familjes, doktore e shkencavejuridike, me titullin “profesor”, u propozoi grave ruse tëlindin fëmijë me Putinin. Një propozim të tillë ajo e patibërë më 05 tetor të vitit 2014, në një tryezë tërrumbullakët, kushtuar problemeve demografike në Rusi.Le të njihen lexuesit me propozimin e saj:

“Thelbi i propozimit tim është i thjeshtë: çdo qytetaree Rusisë do të ketë mundësi të marrë me postë materialingjenetik të presidentit të Federatës Ruse, të ngelet shtatzanë me spermën e tij dhe të lindë fëmijë. Nëna tëtilla do të marrin një asistencë të posaçme nga shteti.

Fëmijët e lindur me presidentin, në të ardhshmendo të përbëjnë elitën ushtarake dhe politike tështetit”. (Citohet sipas:“Ushtria e klonimeve të Putinit”.Faqja e internetit “motivnews.com”. 09 nëntor 2014).

Santa Barbara. Kaliforni,08 maj 2019



***

Eshref Ymeri ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.

Eshref Ymeri e mban titullin shkencor Akademik Prof.Dr.Ph.D.

 Është anëtar i rregullt i Akademisë së se shkencave dhe Arteve Shqiptaro Amerikane në New York ,Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.Ka të botuara një numër të madh librash shkencore dhe mija shkrime studimore,politike dhe analitike në revista shkencore,gazeta dhe internet.Jeton dhe vepron në Tiranë dhe në Santa Barbara,
Kaliforni(SH.B.A)

2019-05-07

Eruditizmi shkencor,letrar dhe artistik i shkrimtarit Prof.Dr.Shyqri Galica...



Fotografia e Shyqri Galica

Shyqri Galica , ka lindur më 2 nëntor 1951, në Rashincë të Shtimes. Tetëvjeçaren e ka kryer në Muzeqinë, kurse shkollën e mesme, gjimnazin, në Ferizaj. Gjuhën dhe letërsinë shqipe i ka mbaruar më 1975, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku dhe ka kryer shkallën e tretë të studimeve. Më 1986 ka magjistruar me temën “Poezia e Fatos Arapit”, kurse më 1997, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës ka mbrojtur tezën e doktoratës me titull “Faik Konica – eseist dhe kritik letrar”,të cilën e ka botuar po atë vit.

Si student i vitit të tretë, më 1974, ka filluar të punoj si spiker (folës) në RadioPrishtinë, ndërsa nga viti 1978 derisa është mbyllur gazeta “Rilindja” e Prishtinës (2002) ka punuar gazetar, redaktor e zëvendëskryeredaktor. 

Ndërkaq, në vitin akademik 1998-1999 ka mbajtur lëndën fillet e gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të
Prishtinës, kurse më pas ka kaluar në Fakultetin e Arteve të UP-së.

Në vitin 2000 është  zgjedhur docent, më 2004 profesor i asocuar për lëndën histori e letërsisë, kurse më 2009 profesor i rregullt. 

Ka  dhënë lëndët histori e letërsisë botërore,letërsi kombëtare I, II, letërsi I, II e III, si dhe dramatologji. 

Gjithashtu në Fakultetin e Edukimit të UP-së ka dhënë edhe shkrim akademik dhe kulturë gjuhe, si dhe lëndët bazat e gazetarisë dhe mediet dhe komunikimi publik. 

Në Universitetin Internacional të Prishtinës ka mbajtur lëndën shkrim akademik.

Ka qenë shef i Katedrës së Dramaturgjisë të Fakultetit të Arteve të UP-së, kurse një mandat ishte anëtar i Senatit të UP-së. 

Aktualisht është Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Ka botuar shkrime letrare – poezi e prozë, pastaj ka  shkruar punime kritike për letërsinë e artin, ka publikuar artikuj studimorë, kumtesa e studime për letërsinë; ka bërë biseda me personalitete të shkencës e të artit, ka shkruar artikuj për kulturën,përkatësisht për librin, muzikën, radiotelevizionin, jetën teatrore e atë kulturore; për
figurat historike dhe të kulturës kombëtare e të asaj botërore, si dhe shkrime për aspekte të ndryshme të shkencës, të letërsisë dhe të artit.

Ka marrë pjesë me kumtesa në disa tubime letrare e shkencore në Kosovë dhe jashtë.

Ka botuar këto vepra:

1.Koha flet me brezni, poezi, 1979

2.Poezia e Fatos Arapit, studim monografik, 1990

3.Amësia, tregime, 1991

4.Simbolika e sundimit, kritika dhe ese, 1995

5.Konica – moderniteti, eseistika, kritika, studim monografik, 1997

6.Mesazhi kritik, ese dhe kritika, 1999

7.Dashuria vdekërisht, roman, 2003

8.Identiteti artistik, kumtesa shkencore dhe vështrime kritike, 2005

9.Gazetarë dhe publicistë shqiptarë, fjalor enciklopedik (bashkautor), Tiranë, 2005

10.Bota magjike e fëmijës, kritikë letrare, 2007

11.Mesazhi intelektual, studime, 2012

Gjatë kësaj periudhe ka hartuar tridhjetë e gjashtë zëra nga fusha e letërsisë dhe e shtypit shqiptar për Fjalorin enciklopedik shqiptar (tri vëllime) të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë (tashmë ndodhet në qarkullim), si dhe rreth tridhjetë zëra për projektin e përbashkët Enciklopedia e artit shqiptar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Republikës së Kosovës.

Në vëllimin Sovremenija albanistika: Dostizenija i perspektivi (që ishte konfirmuar nga prof. dr. Aleksandër Rusakov), është botuar studimi i prof.dr.Shyqri Galicës  me titull "Vetëdija kritike dhe
eseistike e Konicës "(Konica’s critical and esthetic awareness) (më 2012) në vëllimin e veçantë të punimeve të Institutit të Studimeve Gjuhësore të Akademisë së Shkencave të Rusisë.

Gjithashtu ka paraqitur punime shkencore e letrare në tubime të ndryshme brenda e jashtë Republikës së Kosovës dhe ka botuar punime në revista e botime të ndryshme gjithashtu brenda e jashtë vendit.


Është  paraqitur në tubime të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, ndër të tjera, edhe këto punime:
Konteksti historiko-dokumentar e artistik i romanit “Dashuria kuantike e filanit” të Adem Demaçit, paraqitur në Seminarin XXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në Prishtinë, më 17-28.8.2009, në Seksionin shkencor të letërsisë me titull “Romani i sotëm shqiptar”.

Konteksti evropian i poezisë së Fatos Arapit, kumtesë, Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë në Ohër, Universiteti Shtetëror i Tetovës, 26.9.2008. Botuar edhe në “Epokën e re”, Prishtinë, më 29 nëntor 2008.

Kronika artistike e një kohe, vështrim kritik për vëllimin poetik “Kohë epileptike” të Sabile Keçmezit – Bashës (“Jeta e re”, Prishtinë, 1993), me rastin e përurimit të veprës së saj letrare,
organizuar nga LSHK-ja, më 10. 10. 2008, Gjilan.




Përjetësia, poezi, lexuar në manifestimin ndërkombëtar “Mbrëmjet poetike të Strugës”, më, 21-24 gusht 2008.

Kosova dhe Agolli, kumtesë, sesioni shkencor i letërsisë “Kosova dhe letërsia shqipe”, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Universiteti i Prishtinës & Universiteti i Tiranës - Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë & Fakulteti i Historisë  dhe i Filologjisë, Tiranë, 18-29.8.2008 (28. 8. 2008). Botuar në “Epokën e re”, Prishtinë, më 30 gusht 2008.




Tragjedia “Juda Makabe” e Gjergj Fishtës, kumtesë, paraqitur më 24 nëntor 2006,në sesionin shkencor “Gjergj Fishta, figurë madhore e letërsisë sonë”, Universiteti i Evropës Juglindore – Tetovë – Fakulteti Pedagogjik. 



Punimi është botuar edhe me titullin “Juda Makabe” në kontekstin aktual” në gazetën “Pavarësia News”, Prishtinë, 30-31 dhjetor
2006 - 1-2 janar 2007.

Ideali i lirisë dhe krijuesi, kumtesë, paraqitur në tryezën poetike “Ymer Elshani”,Drenas, më 17. 4. 2007, organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës.



Letërsia dhe interpretimi, kumtesë, sesioni shkencor “Letërsia në shkolla dhe fakultete”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 14 dhjetor 2007. Botuar edhe në gazetën“Lajm”, Prishtinë, më 22 dhjetor 2007.

Ikja si shpëtim (vështrim kritik për librin “Zhurma e kujtimeve” të ShpendOsmanit, “Era”, Prishtinë, 2006), mbajtur në tribunën e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2006; botuar në gazetën “Epoka e re”, Prishtinë, 2 shtator 2006.



Një shkrimtar i lënë në harresë, portreti letrar i shkrimtarit Ramadan Rexhepi,“Koha ditore”, Prishtinë, 4 mars 2006.

Zëri modern poetik i Fatos Arapit, kumtesë, sesioni shkencor i letërsisë “Letërsia shqipe dhe moderniteti”, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Universiteti i Prishtinës & Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Filologjisë,Prishtinë & Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Tiranë, 2005; botuar në vëllimin “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 2005, nr. 24/2, f. 289.


Ndihma si preokupim i luftës për liri, paraqitur në përurimin e librit “Ndihma e madhe e jetës“ të dr. Emin Kabashit (“Çlirimi”, Prishtinë, 2005), organizuar nga LShK, më 7. 6. 2005, Prishtinë.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në poezinë e sotme shqipe, kumtesë, paraqitur në konferencën shkencore ndërkombëtare “Skënderbeu dhe Evropa”, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë – Instituti i Historisë, Tiranë (9-10 dhjetor 2005), botuar në vëllimin “Skënderbeu dhe Evropa” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë – Instituti i Historisë, Tiranë, 2006, f. 445. Me titull Skënderbeu – krijues dhe frymëzues i historisë është botuar në “Epokën e re”, Prishtinë, më 22. 4. 2006.




Jeta komplekse e një atdhetari, vështrim – në vend të parathënies, në librin “Dhembja krenare” të Azem Beqirit, LSHK, 2006. Botuar edhe në gazetën “Epoka e re”, Prishtinë, 9 dhjetor 2006.

Sinteza e jetës sonë nëpër kohë, vështrim kritik për vëllimin poetik “Dhe vazhdoj...” të Ali M. Ahmetit, “Focus”, Prishtinë, 2006, botuar në gazetat “Focus”, Prishtinë, më 8 dhjetor 2006 dhe atë “Koha ditore”, Prishtinë, më 23 dhjetor 2006.




Midis poetësh – ku artikulohet mesazhi artistik, kumtesë, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, Paris, tetor 2013 (është botuar edhe në gazetë).




Përjetësia, poezi, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, Paris, tetor 2013.

Vepra letrare e Adem Demaçit, kumtesë, në disa tubime në Austri (2012),Maqedoni (2012), Zvicër (2013), në Republikën e Shqipërisë (2013) dhe në Prishtinë(2013).

Proza e shkurtër e Migjenit, kumtesë, Java e Albanologjisë – Instituti Albanologjik i Prishtinës (21-23.10.2013).

Etj.Etj.





Prof. dr. Shyqri Galica


Kosova dhe Agolli


Poeti më i shquar kombëtar Dritëro Agolli, në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, do të futet në botën komplekse të një pjese të atdheut, e cila tashmë po merrte dimensione të reja në konceptimin jetësor e politik, shqetësime që do t’i parandiente dhe do t’i artikulonte me ndjenjë tepër të veçantë në një spektër karakteristik, duke bërë përpjekje që artistikisht të trajtonte nyjën që ngër¬thente mbi jetën dhe vdekjen si katrahurë e robërisë dhe e përpjekjeve shekullore për liri.



Intrigimi i realitetit jetësor po rëndonte mbi bagazhin artistik të krijuesit, kurse te poeti Agolli do të shpërthente fuqishëm nëpërmjet vargut poetik, i cili me talentin e tij dhe përvojën krijuese do të artikulonte shqetësimet dhe botën delikate të artistit, duke nxjerrë prerje ekzistenciale, të cilat do të reflektohen gjithsesi në filozofinë jetësore dhe vizionare të tij.

Duke ndier në mënyrë të veçantë preokupimet dhe shqetësimet që mbanin mbi supe shqiptarët e viseve të ndryshme, sidomos të Kosovës, Agolli do të shpërthente në mënyrë dinamike me vargun e tij sfidues, me figurat e tij të një peshe të jashtë¬za¬kon¬shme dhe, pa dyshim, me mesazhin artistik aktual, që do të inkurajonte dhe do ta provokonte receptuesin për t’u futur pakthyeshëm në shtegun kërkues të lirisë.

Ishte Kosova dhe viset e tjera nën thundrën e robërisë, që po kërkonin zgjidhje, por sikur po prisnin dhe vargun e fuqishëm të poetit, që ishte bërë një me përpjekjet për lirinë e tyre. Në horizont po shihte shkëndijat e lirisë, po shihte dhe sakrificat e shumta për të, por po hetonte dhe nevojën tjetër të realitetit të krijuar nën robëri. Këtë realitet historik kompleks do ta paraqesë nëpërmjet poezisë së tij, duke aktualizuar segmente që po vetëdijësonin botën shqiptare, trumbeta që do të jehonin me një fuqi liridashëse, madje në qarqe shumë të gjera. Pikërisht në këtë varg poetik do të manifestohej dashuria e madhe për kombin dhe lirinë, një dashuri e kërkuar me aq përkushtim dhe e gjetur me aq invencion, që poezisë së këtij artisti do t’i japë një ton energjik dhe një atmosferë të veçantë, që do ta bënte vargun edhe më të fuqishëm, kurse poetin një sfidues të vërtetë të lirisë…

Kauza kombëtare dhe vizioni poetik

Poet i dimensioneve të gjera, artist i vërtetë i fjalës së shkruar, vizionar i jashtëzakonshëm, kërkues këmbëngulës i lirisë dhe i demokracisë njerëzore, por dhe patriot e luftëtar i pakompromis për ta shpënë tutje kauzën kombëtare, në vargun e tij do të ndihet ajo frymë dinjitoze atdhedashurie, që e ka përshkuar tejetej krijimtarinë e tij poetike.

Gama e larmishme artistike e Agollit, poet i vizioneve, i formave dhe i përmbajtjeve karakteristike, është dëshmi e një njohjeje të thellë të realitetit kombëtar dhe më të gjerë, një figurë e veçantë e botës poetike, ku do ta shtrijë erudicionin artistik në thellësi e në gjerësi me një përkushtim kërkues të mëvetësishëm, që paraqet botën inventive imagjinare dhe provokimin artistik si rrjedhë të ndërtimit poetik të vargut.



Frymën e lirisë, që mungonte në trojet e pushtuara, Agolli po e ndiente si erën e bukës, po e ndiente dhe po e përjetonte si njeri dhe si artist, por mbi të gjitha këtë atmosferë po e konceptonte si shqiptar. Prandaj, individualiteti i tij do të manifestohet publikisht për këtë çështje në vitet nëntëdhjetë të shekullit XX me një cikël krijimesh poetike, që në mënyrë imediate do të lidheshin me kombin dhe me Kosovën, këtë pjesë të pushtuar të atdheut, që po përjetonte çaste trishtimi e poshtërimi. Kosova te krijimet e shumë poetëve do të jetë një frymëzim i veçantë, që në një mënyrë a tjetër do të sintetizojë përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe integrim, përpjekje të cilat as me luftën e përgjakshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të përkrahësve të demokracisë në botë nuk do të realizohen deri sot.

Në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar do të çintegrohej Jugosllavia, e cila mbante një pjesë të mirë të trojeve shqiptare, kurse Kosova dhe viset e tjera etnike po përjetonin dhunën e terrorin. Por kjo më së miri do të shihej nga fundi i shekullit që lamë për të kuptuar më në fund dhe bota se shtypja dhe gjenocidi po manifestoheshin edhe më hapur mbi shqiptarë. Mbase ishin vetëm disa qarqe të udhëheqjes së asaj kohe që këtë realitet nuk e konceptonin dot, duke vënë në pah pamundësinë dhe paaftësinë për të dalë nga zgjedha e pushtuesit. Duke parë këtë qasje, këtë mjegullnajë që kishte pushtuar prijësit e asaj periudhe dhe realitetin kombëtar, poeti Dritëro Agolli me mllef do të shpërthejë si poet dhe si shqiptar:

Ah, të çlirohej vetëm me vjersha Kosova,
Unë e çliroja i pari, mua lavdia më ndriste të parit.

(“Fushë-Kosovë”)

duke theksuar më pas se ai do të bënte hatanë sikur: “T’i qeshte Kosovës vetëm nga vjershat liria dhe fati…” Ky preokupim vinte edhe si faktum, edhe si fiksion, por u manifestua edhe si një mesazh në aspektin artistik për të nxjerrë nga letargjia dritëshkurtrit që kishin ngecur dhe nuk po kuptonin drejt rrjedhat historike: “Ah, të çlirohej vetëm me vjersha Kosova…”?!?

Ky frymëzim i mbledhur nëpër vite do të cysë muzën poetike të Agollit të shtrojë këtë çështje, e cila historikisht po bënte gati një shekull që po priste një qasje të veçantë edhe të krijuesve, edhe të luftëtarëve, sepse sensibilizimi i saj tashmë po kërkohej edhe nga rrethanat e reja që po krijoheshin në Ballkan dhe në botë.

Por: “Të çlirohej vetëm me vjersha Kosova…” – ishte një varg përmbajtësor që po sillte ndër mend madje diçka që pothuajse dihej, por, në të vërtetë, diçka që duhej përsëritur dhe sikur po ndodhte se e tëra po haste në veshë të shurdhër, prandaj kjo kohë po kërkonte sensibilizim të situatave, të rrethanave të reja, të realitetit që po krijohej në vazhdimësi shekullore, e që po kërkonte edhe më përkushtimin dhe veprimin diskret të të gjitha strukturave kombëtare. Duke përjetuar me shpirtin e artistit këtë atmosferë të robërisë e të luftës, Agolli do të zbresë në Kosovë për ta ndier nëpër damarët e tij të kaluarën historike si përkujtim të rezistencës dhe të qëndrueshmërisë së popullit tonë:

O vend i bekuar, copëtuar dy copa,
Me dele tek serbi, me lesh nga Evropa…

(“O vendi im me çudira”)

Kjo gjendje e krijuar gati para një shekulli, Atdheu i copëtuar, kishte arritur në një stad të ri edhe në vetëdijen e popullit shqiptar, kurse përpjekjet e vazhdueshme po intensifikoheshin, sepse po ndryshonte dhe harta gjeografike e botës. Por në këto rrethana po ndryshonte dhe jeta e shqiptarëve të robëruar, ndaj segmente të kësaj jete do të sheshohen edhe në vargun e poetit, sepse “është më lehtë të mësohet të jetohet aty ku njerëzit dinë të vdesin.”

Me një ligjërim inventiv, ndër të tjera, Agolli sjell edhe fatin e pafat të një vashe shqiptare të Kosovës, që do të jetë shtrënguar të gjendej në një kabare, që në fakt dëshmon mjerimin dhe gjendjen e përgjithshme ku ndodhej Kosova:

Kush të solli këtu, të solli siç themi, mjerimi?
Vërtet, me thonjtë e serbit mjerimi të zgjatet si zorrë!
Ah, ç’mrekulli mund të bëje ti atje tek burimi,
T’i çmendje djelmoshat me shtambën në dorë.
Kush të solli këtu, të solli, siç themi, mjerimi?

(“Në kabare para një vajze”)

Kjo gjendje kishte katandisur popullatën e Kosovës, prandaj dhe mobilizimi për ndryshime rrënjësore kërkonte një përkushtim shumë të madh, sepse një pjesë e mirë e rinisë ishte detyruar ta merrte botën në sy, për të siguruar ekzistencën, për të shpëtuar nga burgosja e torturat, por dhe për të shpëtuar kokën. Këtë realitet po e përjetonte dhe poeti ynë që tashmë kishte një informacion edhe më të mirë për rrjedhat e jetës dhe për tërë situatën e krijuar në këto vise të pushtuara:

Kthehem këtu në Kosovë fill prej mërgimit,
Kthehem nga lumi i Rejnit, Senës, Sir-Darjes,
Barin e gjej të tharë nga brymë e trishtimit,
Gurët të plasur nga peshë e lotit të ndarjes.

(“Kthimi në Kosovë”)

Poeti paraqet një realitet të hidhur, të cilin e përjeton si krijues, si artist, por një mesazh poetik që artikulon dhe vizionin artistik, një botë tjetër duke nxjerrë gjithsesi dramat e individit dhe të kombit, prandaj ai nëpërmjet këtij mesazhi tregon se kjo është “udha e shtegtarit misionar në truallin e jetës shqiptare…”

Një çështje tjetër që në të kaluarën sillte konfuzion, krijonte raporte jonormale ndërmjet martesave me të huajt, që tashmë dihen ata që kishin lidhur krushqi të tilla, sidomos me serbet, dhe këto lidhje shfrytëzoheshin për qëllime politike. Këtë realitet poeti ynë e kishte konceptuar në vazhdën e sulmeve politike që mu këta politikanë bënin ndaj kombit të tyre, prandaj Agolli me ironi do të theksojë në njërën nga poezitë e tij:

Por nejse, unë u ndava prej saj,
Se muaj me radhë më çmendi,
Dhe shpesh më kujtohet kur thoshte babai:
“Veç gruan dhe kaun zgjidhe nga vendi!”

(“Gruaja dhe kau”)

Një toponim që do të zërë vend në shumë poezi që kanë temë Kosovën, këtë pjesë të Atdheut, është Kaçaniku, i cili historikisht ka pësuar shumë drama dhe ka treguar gjithnjë një qëndresë të jashtëzakonshme, pothuajse në të gjitha periudhat historike. Pikërisht për këtë poeti ynë gjen rast për ta theksuar rolin e tij historik dhe aktual, si dhe figurat historike që kanë mbetur të përjetshme në historinë e kombit tonë…

Këto krijime poetike të Dritëro Agollit i shquan ndërtimi inventiv, prirja për të artikuluar botën komplekse të këtij dinjitari të poezisë shqipe, me mjete e figura të pasura stilistike, të cilat poetikën e tij e bëjnë më të larmishme e më të veçantë, ndërsa receptuesin e provokojnë të futet në gjirin e kësaj poezie me dashurinë, preokupimin dhe synimin që ka secili njeri për të pasur lirinë e tij vetjake dhe kombëtare.

 Ky segment i jep konotacione lirikës agolliane për ta shtrirë ndikimin e vet në qarqe letrare e shoqërore demokratike si akt dhe dëshmi e afinitetit të poetit për të ndikuar në proceset kombëtare e shoqërore edhe nëpërmjet artit poetik.

Kosova, kjo pjesë e Atdheut të copëtuar, me siguri do të jetë edhe në të ardhmen preokupim e frymëzim i krijuesve, me gjithë rrethanat e reja të krijuara pas Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse, siç do të thoshte poeti, “Parajsa nuk e njeh në mes kufinë…” – dhe më pas do të përfundojë:

Kështu, ju them një mençuri të lashtë,
Që gjyshi plak dikur në oxhak e gdhendi:
“Nuk bëhet Shqipëria sot Parajsë
Përderisa Kosova mbetet jashtë”…

(“Parajsa e gjymtuar”)

Përgatiti :Flori Bruqi

2019-05-05

Nga Flori Bruqi : Tregtar flamujsh"

Në librin “Tregtar flamujsh” (1935), Ernest Koliqi del si mjeshtër i vërtetë sa i përket kompozicionit të veprës. Autori ka depërtuar thellë në psikologjinë e protagonistëve, ka bërë në mënyrën më të përsosur tipizimin e karaktereve letrare, ku shquhet gjuha e figurshme, pastaj është impresionuese rrjedha fabulative e ngjarjeve, pa digresione. Koliqi, përmes kësaj vepre, na ka dhënë disa proza poetike, që ishin të panjohura për artin letrar shqiptar deri në atë periudhë. Në librin “Tregtar flamujsh”, Koliqi ka derdhur tërë fantazinë e tij prej krijuesi për ta dhënë të plotë një mentalitet tipik shkodran, i cili në perceptimin e autorit- narrator, që në vepër shfaqet nga këndi i protagonistit të gjithëdijshëm, herë-herë shfaqet si tejet i prapambetur. Koliqi përgjithësisht ka trajtuar tema të “virgjëra” të cilat lidhen me përditshmërinë e një ambienti real me situata reale, të cilat frymonin në Shkodër dhe malësinë e saj.






Rezultate imazhesh për tregtar flamujsh

Posi.... u ba Shqipnija. Dalin te marret e vikasin rrnofte Shqiperia! Ti i mencem pergjigje tue bertit ne kupe te qielles : rrnofte, po, e shpejt me porosite flamuj. Na shkyeju rrnofte, e ti shit, ban pare tue tregue mbi ndiesit tona. Loje e bukur, por s'te ka dale....
Gasper Tragaci, leshoi shtizen e u avit kercenueshem kah djali.
Flamuri ra per toke. Hilushi s'luejti vendit. Shikonte syte e ftohte qi leshojshin shkendija idhnimi. Tregetari u ndal para tij.
- Mos me kene hatri i miksis se mocme qi kam me shpine t'ante, dij une...
I riu ia priti
- Per hater t'asaj miksije tash qes bejte me t'u shit flamujt..
Me za qi i dridhej prej pezmit tjetri ia kthei:
-po, zati ti sdin vec me qit bejta. Jeto me prralla, bieru mbas andrrave. Me vjen keq per gjind tuj se tash i qet ne rruge te madhe, me shka shof une. Hajt, hajt, qit bejta e duaje Shqipnin: bejtat e Shqipnija
kane me te qite ne drite....
U afrue edhe ma teper e peshperiti si ne nje fishkullime:
- U shitne a s'u shitne flamujt, qendroi a s'qendroi Shqipnija, une kam mjaft shyqyr, me jetue, a more vesh e tash jashte....
-Kadale... ia priti djaloshi me t'eger e syt i vetuen- dal vete e s'asht nevoja me me qit jashte ti.
Por edhe nje fjale due me t'a thane e te lutem vire ne vesh si at kshill qe me dhae par ne dugaje.
Ti thue se jeton, por rrehesh. Ti je shlye prej numrit te gjalleve qyshse je ndry ne ket dugaje mbushe me mall. Ky asht vorri yt. E sa per Shqipni, po te siguroj un se ka me qindrue. Prandej mos ban merak se edhe flamujt kan me t'u shit krejt, por rueje shpirtin tand mos tia shitish dreqit.
E Hilush Viza doli, lehtesue ne zemer nga ai shfrim, me thith ajer te kulluet n'udhe sepse era e asaj dugaje i mirrte frymen.


******


Ernest Koliqi.jpg


"Tregtar flamujsh" është një përmbledhje me gjashtëmbëdhjetë tregime, prej shkrimtarit Ernest Koliqi botuar për herë të parë më 1935 në Tiranë, në shtypshkronjën "Nikaj".


Kjo përmbledhje tregimesh ecën në vazhdën e vëllimit që i paraprin, "Hija e Maleve". Pas kthimit prej mërgimit dhe përvojës si arsimtar në Vlorë dhe në Shkodër Koliqi përfiton një këndvështrim më të pjekur ndaj elementeve përbërëse të mjedisit qytetar e krahinor. Elementet e tekstit vijojnë të kenë elemente autobiografike, ku vërehet identifikimi i Koliqit me Hilush Vilzën, duke i dhënë tekstit më pas një shtrirje të shkallëzuar kundrejt temave kryesisht urbane. Koliqi shtjellon, sa në një mënyrë, aq në një tjetër, dallimet mes shtresave shoqërore; shtresëzimet i shquan përmes rrëfimit, përshkrimit, dialogut dhe formave të tjera ligjërimore duke i ndenjur besnik të folurës urbane të Shkodrës së asaj kohe.

Këtu tregohen idete idealiate dhe materialiste të dy personave: Hilushin e udhëheqin idealet kurse Gasperi udhëhiqet nga vlerat materiale, pra paraja.



Vëllimi u ribotua në Prishtinë (1988), Shkodër (2000), Prishtinë (2003), Tiranë (2004), dhe Rezna (2007) dhe sërish në Tiranë (2009) me pasthënie nga Karl Gurakuqi tek botimi i mbramë.



Tregimi i Koliqit “Tregtar flamujsh”,ve ne dukje mospajtimin e heroit te tij me ate mjedis te ngushte dhe asfiksues te dugajave(dyqaneve)ku mendohej se veprohej vetem ne emer te fitimit,si dhe neverine dhe antipatine e Hilushit per zotrit e atyre dugajave.Tregimi ka pjese te gjata dhe te sakta pershkrimesh.

-ne tregim mjaft funksionale eshte antiteza qe ndertohet midis poetit dhe tregtarit.ne raport me ate si e shohin flamurin.I pari e sheh si nje simbol kombetar,si nje gje te shenjte para se ciles ai perkulet si gjithe kombi,.I dyti e sheh si mall dhe si mjet fitimi. Ndersa poetit i cohet zemra peshe.nga ngjyra e kuqe dhe shqeponja dykrenore ne mes.tregtarit i ben pershtypje cilesia e copes,

-Mendoj se rruga qe ben Hilush Vilza pasi del nga dugaja qe ja merrte frymen me eren e saj,eshte nje rruge e bere thuajse me vrap,sepse ai don qe te ndodhet sa me larg atij burgu ,te nje kohe e muget, ku, si shprehet poeti ,flene me mija agimesh epopeje te kuqe.Ne vrapin e tij,ai ne menyre imagjinare bashkohet me vrapin e mijra bashkatdhetareve qe mbajne lart flamurin kuq e zi,te cilet dellgizojne dallge lirie permes vrundujve te stuhive,perballe te cilave i ve ata historia.
Rezultate imazhesh për tregtar flamujsh
-Duke e perfytutuar keshtu,mendoj se per mua Hilush Vilza paraqet poetin atdhetar ,i cili me fjalen magjike te poezise se tij do te luftoje qe ideali i tij nje dite te behet realitet.

-Duke pasur parasysh pershkrimet e gjata,personazhin monster,produkt te parase,i cili e kalon jeten i mbyllur ne dyqanin-varr,i cili perben dhe caqet e botes se tij.mendoj se proza e Ernest Koliqit me ngjan me ate te Balzakut.


Rezultate imazhesh për tregtar flamujsh

-Tregimi e E koliqit karakterizohet nga nje gjuhe e zgjedhur dhe e ngritur ne nivele te larta artistike nepermjet shprehjes se figurshme qe e realizon duke perdorur figura te tilla letrare si epitetin metaforik, retishencen,fjalen me dy kuptime.Mendoj se me dendur eshte perdorur epiteti per te percaktuar cilesi dhe karakteristika te personazheve,mendimeve e veprimeve te tyre.


https://gjergjpekmezilibrary.files.wordpress.com/2015/03/tregtar-flamujsh.pdf

Ç'është polemika ?



Rezultate imazhesh për polemika

Eshtë një diskutim i gjallë, me përgjigje e kundërpërgjigje, që zhvillohet ndërmjet dy a më shumë njerëzve, palëve, partive etj., kur ndeshen pikëpamje të kundërta ose rrihen çështje politike, shkencore, letrare etj.; debat, rragatë. Polemikë luftarake (e gjallë, e hapur). Polemikë ideologjike (politike). Polemikë shkencore (letrare). Ndez polemikën. Hyj në polemikë. Bëj polemikë me dikë.

Imazh i ngjashëm

1. Ç'është polemika ?

Polemikë vjen nga greqishtja "polemikos" dhe kjo nga "polemos" që do të thotë luftë. Sot përdoret vetëm në kuptimin e luftë idesh.


Imazh i ngjashëm


Në Floripress , më tepër është llafe në erë.

Rezultate imazhesh për polemika shqip

2. Si manifestohet ?

Përgjithësisht, polemika manifestohet në përplasjen publike të dy ideve të kundërta, kryesisht me shkrim.

Në Agjencionin Floripress , polemika manifestohet në ndeshjen e këtyre dy tip diskutimesh : "Unë mendoj që..." dhe "Ti nuk ditke të mendosh..." ose "Nga je ti, je shumë i zgjuar..."


Rezultate imazhesh për polemika shqip

3. Ç'është përfundimi i një polemike ?

Përfundimi i një polemike është hiç, polemika nuk ka synim një përfundim apo një vendim. Ajo është thjesht një njohje dhe përplasje idesh.

Në forumin tonë, përfundimi është "gërshërët" e moderatorit ose kërkimet nga njëri-tjetri të adresave të shtëpive për t'a vazhduar "polemikën" sipas kuptimit të mirëfilltë të fjalës...


Lexoni se si autori Flori Bruqi,polemizojë me Akademikët dhe Akademinë Serbe gjatë vitit 2009.



Polemika Shqip - Bruqi, Flori, 2009 - Scribd


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...