2019-05-15

Viktor Vescov,zhytës me prejardhje shqiptare prek fundin e Oqeanit Paqësor

Askush nuk e ka prekur fundin e oqeanit në pikën më të ulët.Por është Viktor Vescovo, amerikani me prejardhje shqiptare, që do të provoj të zhytet më së thelli në ujë, 11 mijë metra.
E për ta provuar sfidën, zhytësi që ka vendosur flamurin kuq e zi me shqiponjën dy krenare në krahun e djathtë, po bën përgatitjen e fundit.
Më pas, hyri në kuvertë, e u lëshua për ta filluar eksplorimin e Oqeanit Paqësor.
Koordinatat po i merr nga komanda.

Geert-Hinrich Ahrens negociatori kryesor për Kosovën në Konferencat e Jugosllavisë në vitet 90-të rrëfen për DW kujtimet personale për një kohë të trazuar:


Diplomati gjerman shuan shpresat e Serbisë: Kurrë më nuk mund ta merrni Kosovën 



Konferenca, negociata, në fund luftë. Diplomati i njohur gjerman Geert-Hinrich Ahrens negociatori kryesor për Kosovën në Konferencat e Jugosllavisë në vitet 90-të rrëfen për DW kujtimet personale për një kohë të trazuar.

Deutsche Welle: Zoti Ahrens, ju ishit nga shtatori 1991 deri në mars 1996 negociatori kryesor për çështjen e Kosovës në Konferencat e Jugosllavisë së atëhershme, në kohën e luftës në Kosovë ju ishit në Shkup për problemet e refugjatëve – 20 vite kanë kaluar ndërkohë, çfarë ju bie ndër mend kur e kujtoni këtë kohë?


Geert-Hinrich Ahrens: Së pari Bashkësia Ndërkombëtare dhe ajo që quhej më parë Bashkësia Europiane (BE e sotme, shën.red) nuk ia kishin idenë e Jugosllavisë. Ministri i Jashtëm i Luxemburgut, Poss thoshte atëherë, „kjo është ora e Europës”, por ata nuk ishin të përgatitur për një situatë të tillë. Kjo u pa në të dyja Konferencat e Jugosllavisë. Nga viti 1991-1996 isha i vetmi që kishte qenë në Jugosllavi dhe që flisja serbo-kroatisht. Për bashkësinë ndërkombëtare qëllimet e shqiptarëve atëherë ishin të papranueshme. Një qëllim ishte „Shqipëria e Madhe”, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, tjetri „Kosova e Madhe” duke përfshirë aty zonat maqedonase dhe ato serbojugore, dhe qëllimi i tretë pavarësia e Kosovës, ajo çfarë kemi tani. Por të gjitha këto ishin të panegociueshme, sepse ishte një ligj i padiskutueshëm i konferencave, që nuk lejohet të ketë asnjë ndryshim kufijsh. Prandaj u thosha shqiptarëve, që ne mund të negociojmë vetëm mbi bazën e asaj, që më lejohet të negocioj.

Çfarë mund të negociohej?

Geert-Hinrich Ahrens: Rugova, atëherë udhëheqësi i padiskutueshëm i shqiptarëve kishte dy parime të patundshme: Kurrë më nën Serbinë, të paktën të arrihej pavarësia, dhe tjetra, që kjo të arrihej vetëm paqësisht. Mbi këtë bazë mund të negociohej diçka dhe ne gjatë shumë viteve negociimi përpiluam një plan për qasjen me tre faza. Së pari të bëhej diçka për gjendjen e tmerrshme të të drejtave të njeriut në Kosovë atëherë. Por për t‘u zgjidhur kjo na duheshin serbët, këtë problem nuk mund ta zgjidhnin shqiptarët. E dyta ishte që të arrinim një lloj normalizimi në disa sektorë, duke filluar me arsimin, pra shkollat, universitetin. Dhe e treta do të ishte statusi, pra cila do të ishte e ardhmja e Kosovës. Ishte shumë, shumë e vështirë të negociohej, kësaj i shtohej që brenda bashkësisë ndërkombëtare dhe vetë në Konferencat e Jugosllavisë nuk kishte ndonjë interes për çështjen shqiptare.

Si mendoni ju, pse ndodhte kjo?

Geert-Hinrich Ahrens: Kur bashkësia ndërkombëtare arriti me Marrëveshjen e Dejtonit një zgjidhje për Bosnjen, BE publikoi një deklaratë, ku thuhej që problemet e Jugosllavisë në masë të madhe u zgjidhën dhe kështu konferenca mund të mbyllej. Por unë të paktën ia dola që grupi ynë i punës të vazhdonte me përpjekjet, por në fakt gati na i morën të gjitha kompetencat.

Ju si negociator kryesor për Kosovën në Konferencat e Jugosllavisë këshillonit përfaqësuesit nga Kosova, por palës serbe çfarë këshillash i dhatë atëherë?

Geert-Hinrich Ahrens: Momenti më interesant ishte menjëherë pas Dejtonit. Të gjithë ishin të kënaqur, shumë krenar që u arrit marrëveshja. Megjithatë OKB e miratoi një deklaratë zyrtare që e dënonte ashpër politikën e Serbisë në Kosovë. Atëherë unë iu thashë serbëve, kam pasur një bisedë të gjatë me ministrin e Jashtëm Milutinovic: Ju nuk keni për të dalë nga kjo situatë, nëse nuk bëni diçka për Kosovën. Unë kam biseduar edhe me zv. Ministrin e Jashtëm jugosllav Çiçanoviq, ai u zemërua, e më tha, ne sapo bashkëpunuam për Bosnjën e ju po filloni tani me Kosovën… por unë këmbëngulja. Nuk ka rrugë tjetër, duhet të lëvizni, i thosha. Dhe vërtet ata filluan të bënin diçka. Ata krijuan një grup negociues, ku ishte Maslloraviç, atëherë sekretar për çështjet e jashtme, i Serbisë, jo i Jugosllavisë së tretë, dhe Unkoviç, zëvëndëskryeministri i atëhershëm serb. Në atë moment më lëshuan një vizë gjashtë mujore, pasi vite me radhë na nervozonin me viza ditore, kisha madje edhe një makinë. Atëherë unë shkova në Prishtinë dhe Ibrahim Rugova ma tha troç, nëse ne nuk negociojmë tani, këtu do të flasin armët. Sepse pas Dejtonit, bashkësia ndërkombëtare nuk u kujdes më gati aspak për Kosovën.

A ishte kjo shkujdesje hakmarrja e mëvonshme?

Geert-Hinrich Ahrens: Rambujeja erdhi shumë vonë, deri atëherë kishin ndodhur shumë gjëra, shumë njerëz kishin humbur jetën. Pse nuk e bën të njëjtën gjë që në 1996-n? Po ata ishin shumë të fiksuar tek Bosnja dhe shumë krenar për Marrëveshjen e Dejtonit, që të them të vërtetën për mua nuk ishte edhe kushedi sa e qëlluar. Mbaj mend që kam folur edhe me Madeleine Albright, me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit në Londër në Konferencën e Implementimit të Dejtonit. Ata dëgjonin me shumë simpati, i pranonin të gjitha, por nuk merrnin asnjë masë.

Erdhi Lufta e Kosovës, bombardimet e NATOs, marsi i vitit 1999 në atë kohë ju ishit i dërguar në Shkup, në kohën kur kishte një valë refugjatësh nga Kosova. Si e kujtoni ju atë kohë?

Geert-Hinrich Ahrens: Isha i dërguari special i Bashkësisë Europiane, ndërkohë Bashkimi Europian. Problemi kryesor ishte që në Maqedoni, ku situata mes shqiptarëve dhe sllavëve edhe ashtu ishte mjaft delikate, tani papritur erdhën shumë më tepër shqiptarë. Maqedonasit më thoshin, se deri tani asnjë refugjat nuk është kthyer, ata do të qëndrojnë këtu. Unë i sigurova, lexoj çdo ditë shtypin shqiptar, dhe të gjithë thonë që duan të kthehen në vendlindjen e tyre, Kosovë. Përsa i përket refugjatëve vetëm mund ta lëvdoj Tiranën, sepse Shqipëria që ishte shumë e varfër në atë kohë pranoi masa të mëdha refugjatësh, më shumë se gjysma shkuan në Shqipëri.

Nga këndvështrimi i sotëm, si do ta vlerësonit rolin e Shqipërisë? Ju ishit aty më pas tre vite Ambasador i OSBE-së…

Geert-Hinrich Ahrens: Përsa i përket krizës në Kosovë, intervenimit të NATOs e para aq shumë refugjatëve, Shqipëria ka reaguar në mënyrë shembullore. Ata i pranuan në masë refugjatët, i strehuan, i kam parë vetë kampe të tilla si në Vlorë. Por edhe në Maqedoni ka pasur kampe shumë të mëdha të refugjatëve. Situata u bë e ndërlikuar, sepse intervenimi i NATO-s zgjati shumë më tepër se sa e mendonin ata. Millosheviçi rezistoi shumë gjatë, deri sa nuk mundi më. Kjo e ndërlikoi edhe situatën e refugjatëve. Megjithatë pati një fund të mirë, sepse pas lufte vërtet të gjithë shqiptarët u kthyen.

Si e shihni nga perspektiva e sotme këtë kohë dhe zhvillimin e Kosovës si shtet më vete, a do ta quanit një histori suksesi?

Geert-Hinrich Ahrens: Për shqiptarët është padyshim një sukses, sepse ata janë të pavarur dhe nuk janë më pjesë e një shteti serb. Për serbët, më kujtohet që i thoja Koshtunicës, pasardhësi nacionalist i Millosheviçit: Ju thoni që doni ta merrni sërish Kosovën, se është pjesë e Serbisë. Tani imagjinoni që bashkësia ndërkombëtare nesër ju thotë, ok, keni të drejtë, ne do të tërhiqemi deri tek njeriu i fundit, çfarë do të bënit ju atëherë?

E cila ishte përgjigjja e tij?

Geert Hinrich Ahrens: Nuk u përgjigj aspak! Por as nuk më përzuri. Ishte më se e qartë se shqiptarët do të kishin rezistuar deri tek personi i fundit, që të mos ktheheshin më nën regjimin serb. Serbët as nuk do t’ia dilnin dot, është një politikë jo realiste. Se ku do të çojë kjo në fund, nuk e di, por jam i sigurtë që edhe presidenti i Serbisë e di shumë mirë, se nuk do ta marrë më kurrë Kosovën.

Sot flitet për korrigjime kufijsh, apo këmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës. Si e shikoni situatën ju, apo thënë më mirë me titullin e librit tuaj, a është kjo „diplomaci mbi tehun e thikës”, pra a është kjo kjo thikë me dy presa?

Geert-Hinrich Ahrens: Ju e dini që politika zyrtare gjermane nuk mbështet asnjë ndryshim kufijsh, sepse qëndron gjithmonë rreziku që shqiptarët në Maqedoni, Tetovë dhe viset e tjera do të donin gjithashtu t‘i bashkoheshin atij shteti. Kemi po ashtu vende me shqiptarë në jug të Malit të Zi, që kufizohen me Shqipërinë e jo Kosovën dhe pastaj është çështja e jugut të Serbisë në Luginën e Preshevës. Unë mendoj, se nëse në Beograd dhe në Prishtinë kemi qeveri të zgjedhura në mënyrë demokratike, që përfaqësojnë popullin e tyre, atëherë duhet që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë, nëse ata duan të bëjnë diçka me njëri-tjetrin. Por unë nuk shoh ende që në një të ardhme të afërt të arrihet një marrëveshje, ku Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Qëndrojmë tek tema e heqjes së kontrolleve kufitare midis Shqipërisë dhe Kosovës, pra një Shengen ballkanik, ideja u përmend nga kryeministri Edi Rama dhe shkaktoi reagime, po ju si mendoni?

Geert-Hinrich Ahrens: Unë mendoj nëse hiqen kontrollet kufitare me një marrëveshje dypalëshe dhe gjithçka është nën kontroll, kjo është diçka shumë pozitive.

Geert-Hinrich Ahrens, diplomat gjerman me përvojë të gjatë, njohës i Ballkanit, nga shtatori i vitit 1991 deri në mars 1996 ka qenë negociatori kryesor për çështjen e Kosovës në Konferencat e Jugosllavisë së atëhershme, gjatë luftës në vitin 1999 ai ishte i dërguar i BE-së për çështjen e refugjatëve, më pas Ambasador i OSBE në Shqipëri.

2019-05-12

DORËHEQIA...DHE DIÇ MË TEPËR...



Rezultate imazhesh për FLORI BRUQI

SHKRUAN FLORI BRUQI  


Fotografia e I Këndojmë Lirisë



Në Klinë nis Festivali “I Këndojmë Lirisë”


Imazh i ngjashëm


Një vit më parë Agjencioni "Floripress " shkroi artikullin 
"Në Klinë nis Festivali “I Këndojmë Lirisë”,ku në mes tjerash shkruam :.....
Rezultate imazhesh për festivali publik mbarekombetar "i kendojme lirise"

....Klina bëhet vend tubim dhe vend takim i artdashësve të folklorit burimor shqiptarë te të gjitha trojeve etnike.Ndërkaq, këtu vijnë qytetarë jo vetëm të lokaliteteve të Komunës së Klinës, por edhe nga e gjithë Kosova, Shqipëria, Tetova, Presheva, Medvexha, Malësia, Ulqini, po edhe nga trojet të tjera ku ka shqiptarë, e edhe nga diaspora. 
Imazh i ngjashëm

Për tri ditë me radhë, më 6, 7 e 8 qershor i këndohet, lirisë, pavarësisë, trimërisë heroike të luftëtarëve të UQK-së e Komandantit të shquar të saj Mujë Krasniqit- Kapuçit, që sivjet përkon me ditëlindjen e 50-të te Komndant Mujë Krasniqit-Kapuçit. Për përgatitjet, ecurinë dhe rrjedhat e Festivalit “I Këndojmë Lirisë” ,tregon zëdhënësi i Festivalit, Enver Maloku. 


Fotografia e I Këndojmë Lirisë

“Kjo edhe dihet se pikërisht mbajtja e festivalit burimor folklorik përkon me ditëlindjen e Mujës. Kjo edhe për faktin se ky festival ka nisur në ditët e para të lirisë, kur akoma ndihej erë baroti, ndonëse lufta kishte përfunduar, liria kishte arritur me shumë pasoja, me gjakun e derdhur të bijave e të bijve më të mirë të kombit”, ka thënë Maloku.



Ndaj të gjithë të rënët për këtë tokë të shenjt sot përkujtohen në forma të ndryshme, siç është edhe ky Festival. Atyre u këndohet, për mos tu harruar brez pas brezi. Ata me pushkë e me këngë futnin tmerr në radhët e armikut. Ata vdisnin me këngë në gojë.



Imazh i ngjashëm


Njësoj armiku i frikësohej si pushkës po ashtu edhe këngës e çiftelisë. Muja e Beqa edhe në front ia thoshin këngës. Për ta vdekja për atdheishte njësoj si me le. “Kështu këndonte Muja e Beqa për Kosovë s’më dhimbset jeta”, është një varg i këngës i kënduar për herë të parë para disa vitesh në këtë Festival.Kjo është edhe moto e bashkimit për çdo vit në këtë festival të këngëtarëve, valltarëve, rapsodëve e instrumentistëve më të mirë te të gjitha trojeve shqiptare. Në Klinë për tri ditë është e tërë gjeografia etnike. Edhe sivjet është kështu.Drejtoria artistike seleksionimin dhe përzgjedhjen e grupeve dhe pjesëmarrësve në festival e ka filluar para tre muajve, ndaj edhe për çdo vit vijë vlera të reja të folklorit tonë të pashtershëm.

Imazh i ngjashëm


Edhe sivjet është kështu. Ndërsa e veçanta e festivalit të sivjetshëm është se më 3 qershor hapjes së festivalit i parapriu marrshi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) të cilët pas homazheve te shtatorjaMujë Krasniqit u nisen drejt vendlindjes së Komandantit duke ecur deri të Kulla- muze në Çabiq.Festivali nis në Qabiq, vendlindjen e Mujë Krasniqit, nga Kulla muze. Aty nis kënga dhe vallja për të vazhduar në mbrëmje në skenën e hapur. Drejtori I festivalit “I këndojmë Lirisë “, shkrimtari, publicisti dhe kritiku i mirë njohur Prend Bizhala, thotë se të gjitha përgatitje janë bërë me kohë. “Edhe sivjet kemi pjesëmarrës te të gjitha trojeve shqiptare, ku në skenë do të ngjiten për tri ditë rresht këngëtarë, valltarë e instrumentistë për të shpalosur vlera, e tradita kombëtare.



Rezultate imazhesh për festivali publik mbarekombetar "i kendojme lirise"


Pjesëmarrja është masovike, do të jenë rreth 700 pjesëmarrës”, thotë Sekretari organizativ i Festivalit Skënder Behrami. Ndërkaq, edhe sivjet Festivali “I këndojmë Lirisë mbahet nënë përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota. Për tri netë, këtu zhvillohen edhe aktivitete të tjera kulturore sportive. 


Imazh i ngjashëm


Festivali ka karakter garues, ndërsa çmimi kryesor është çmimi “Mujë Krasniqi”. Moderatore e Festivalit të sivjetmë është ikona e Televizionit Shqiptar, e mirënjohura, Silvana Braçe. Pra, Klina për tri ditë frymon me Festival.



Dorëheja 


Imazh i ngjashëm



_________________________________________________________
-Asamblesë komunale Klinë


-Kryetarit z. Zenun Elezaj
-Këshillit Organizativ


Imazh i ngjashëm


Unë Dibran Fylli, duke vërejtur pakënaqësi nga disa anëtarë të Këshillit Organizativ dhe duke qenë i sigurt se janë bërë shkelje të shumta të Rregullores së Festivalit Nr. 643-2202/13, dt.23.04.2013, e miratuar nga Asambleja komunale, duke u bazuar në Vendimin e Kuvendit Komunal të Klinës, dt. 08.04.2002 dhe rregulloreve tjera të punës organizative, duke pretenduar me ose pa qëllim që t’i marrin kompetencat dhe të drejtat e Drejtorit të Festivalit, të rregulluara me Rregullore, e cila është dhe mbetet akt zyrtar, unë ofroi dorëheqje nga posti i Drejtorit të Festivalit, i cili sipas rregullores në fuqi do të duhej të ishte Organi më i lart i Festivalit, i zgjedhur më mandat 4 vjeçar, i zgjedhur në vitin 2018. (lexo Kap. II, neni 10 i rregullores).


Rezultate imazhesh për dibran fylli

Dibran Fylli


Arsyetim:

-Zgjedhja e Drejtorit të festivalit nuk është bërë dhe po vazhdon të mos bëhet sipas Rregullores, Nr. 643-2202/13, dt.23.04.2013, e miratuar nga Asambleja komunale.


Imazh i ngjashëm


-Po emërohen organet drejtuese të Udhëheqjes artistike, ose Drejtoria artistike nga KO, pa prezencën dhe propozimin e miratimin e drejtorit të Festivalit, gjë që bie ndesh me rregulloren, (lexo Kap. II, neni 12 e 13). 

Imazh i ngjashëm


(Por, me kërkesën e Kryetarit dhe miratimin e shumicës së Këshillit Organizativ unë pranova dhe ju ofrova bashkëpunim, duke i lejuar që kjo Udhëheqje artistike e përbërë nga: Halit Gashi, Daut Gashi dhe Fatmir Berisha, t’i ftojnë për pjesëmarrje grupet e rapsodëve dhe të mbesin pjesë e Udhëheqjes artistike të Edicionit të 19-të).
Rezultate imazhesh për festivali publik mbarekombetar "i kendojme lirise"

-Festivali nuk mund t’i ketë dy ekipe seleksionuese, gjë që është duke ndodhur! 


Imazh i ngjashëm


Por të njëjtit me autorizim dhe me makinë zyrtare të Komunës shkojnë në seleksionim, pa miratimin e drejtorit, duke krijuar paralelizëm, gjë që bie ndesh me Rregulloren e Festivalit, Nr. 643-2202/13, dt.23.04.2013, (lexo Kap. II, neni 13).


Imazh i ngjashëm


-Sekretari i festivalit, i cili sipas rregullores duhet të jetë funksional dhe përgjegjës kryesor për administratën, logjistiken dhe organizimin festivalit, eliminohet nga Këshilli Organizativ, me arsyen se paskan harruar dhe nuk përmendet fare. (lexo Kap. II, neni 13).


Rezultate imazhesh për festivali publik mbarekombetar "i kendojme lirise"

-Shpifet duke propaganduar dhe fyer personalitetin e Drejtorit të Festivalit për keqpërdorime dhe duke mos i përfill vendimet e tij të parapara me rregullore.


Rezultate imazhesh për festivali publik mbarekombetar "i kendojme lirise"

Nëse i thonë keqpërdorim!

1. asaj që unë kam kursyer mjetet e festivalit,

2. kam kërkuar profesionizëm dhe njerëz profesionist,

3. nuk kam lejuar që të behën pazare paraprake siç ka ndodhur e po ndodh,

4. kam dashur që mjetet e kursyera të na shërbejnë për vitin jubilar 2020,

5. nuk kam dashur që të shfrytëzohet makina zyrtare për seleksionim,

6. i kam kryer dizajnet pa pagesë duke mos e ngarkuar buxhetin e festivalit,atëherë qenkam keqpërdorues!?

Mendoi se ka edhe arsye tjera, por besoi së këto janë të mjaftueshme që unë të largohem me kohë nga posti i Drejtorit të Festivalit, duke mos e dëmtuar as imazhin e as karakterin e tij mbarëkombëtar, sepse koha është të punohet për festival e jo të garohet për poste e karrige!

Ju faleminderit për mirëkuptim!


Dibran Fylli

Prishtinë-Klinë, 10/05/2019 


2019-05-11

Aroma e burbuqëve


 


Nga Flori Bruqi 


Natën vonë shpesh  e sodisja hënën ngjyrë  gri ,
degët e blirit ,dushkun e kuq ...vjeshtën e  vonshme me shi …
Ndizja  zjarrin, unat me prushin e  hirt
trupin  e  rrudhur  , i cili puqej në ty   

Edhe sot e ndjejë aromën,dritën e qiririt ,terrin …

 duart e brishta, që kërkonin -  mollat e kuqe  …

  erën e luleve
Unin  tim…
buzët  ,
 aromën  e  burbuqeve.

Prishtinë,11.05.2019.

Nga Flori Bruqi : Parada ushtarake e Serbisë në Nish, demonstrim i forcës së udhëheqësisë kriminele serbe -karshi Kosovës


 Serbia po mban paradë ushtarake në Nish , me të cilën po shënon Ditën e Fitores ndaj Gjermanisë nziste në Luftën e Dytë Botërore. 






Por, kjo agjenci vlerëson se bëhet fjalë për demonstrim të forcës në rrethana të acarimit të raporteve me Kosovën, raporton B92.





Kriminelet në ballë të Paradës ushtarake Serbe



Bëhet e ditur se në paradën e sotshme në Nish kanë marrë pjesë 4 mijë pjesëtarë të forcave të armatosura të Serbisë, 300 automjete dhe 40 fluturake, përfshirë edhe dy helikopterë luftarakë me ekipazhe ruse, në ç'mënyrë, siç vlerëson AP-ja, ajo ka demonstruar edhe aleancën më të madhe politike e ushtarake me Moskën.





Tensionet janë rritur në rajon "pasi Serbia dhe Kosova po akuzojnë njëra tjetrën për minim të përpjekjeve për pajtim pas luftës nga vitet 1998-1999, të cilën e përmbylli ndërhyrja e NATO-s".




            Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.






Çfarëdo ndërhyrje e Serbisë në Kosovë do të shkaktonte konflikt të drejtpërdrejtë me forcat paqeruajtëse me NATO-n në krye, të stacionuara në Kosovë.




***

Vulin: Ushtria serbe, e gatshme të mbrojë jetët e serbëve në Kosovë


Deri kur kriminelet serbë, mashtrojnë Europën 

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se “Ushtria e Serbisë është e gatshme të zbatojë çdo urdhër të Komandantit suprem, presidentit të shtetit Aleksandar Vuçiq”, që, siç tha ai, të mbrojë jetën e serbëve në Kosovë.


“I kemi siguruar të gjitha parakushtet, nëse do ta bëjmë ose jo, kjo është çështje e udhëheqjes shtetërore”, tha Vulini për Radio Televizionin e Serbisë.


Kryeshefi i Ushtrisë serbe  gjeneral-nënkolonel Milan Mojsilović 

Ai ka thënë se Vuçiqi çdo ditë mban llogari për atë nëse ushtria është në gjendje të bëjë atë që duhet për të mbrojtur popullin serb.





Vulini akuzoi Kosovën se po e shkel Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim (MSA) dhe CEFTA-n dhe shtoi se “vendimet e Prishtinës nuk mund të parashikohen”.
“Ajo që varet nga Serbia, do ta bëjmë, por mjaft u dëshmuam para Evropës, është koha që edhe ata të dëshmohen”, deklaroi Vulini.



Prof.Dr.Ismet Salihu skeptik për Tribunalin, tregon si do të mund të gjykoheshin serbët për krime në Kosovë

Iniciativa për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar që do të ndëshkonte krimet që kanë kryer forcat ushtarake paramilitare policore të Serbisë në Kosovë, ndonëse është qëllimmirë, vlerësohet se është vështirë e realizueshme, e ndërlikuar dhe thuajse e pamundur.




Ismet Salihu, profesor i të Drejtës Penale, në Intervistën e Javës në Koha.net, thotë se për të pasur sukses kjo iniciativë duhet angazhuar mekanizmat më relevantë ndërkombëtar siç janë, Bashkimi Evropian, OKB-ja e Këshilli i Sigurimit, por këto institucione ndërkombëtare, posaçërisht OKB-ja, nuk do ta përkrahte. Megjithatë, Salihu ka propozuar një rrugë më të lehtë që do t’i lehtësonte gjykimet e atyre që kryen krime në Kosovë. Thotë se patjetër duhet të bëhet plotësim-ndryshimi i ligjit me të cilin është themeluar Gjykata Speciale. Ky është neni 6 që sipas tij, duhet të amandamentohet. Aty thuhet se duhet gjykuar krimet e “PRETENDUARA” nga serbët në Kosovë, e kjo duhet ndryshuar për t’u kthyer në krime të kryera në Kosovë.

“Nga iniciativa s’duhet të hiqet dorë që të gjenden mënyrat që kryerësit e këtyre krimeve masovike ndaj popullatës së pafajshme shqiptare të ndëshkohen. Të gjithë ata kriminelë nuk është e mundur të ndëshkohen, kjo s’ka ndodhur në asnjë luftë, por të ndëshkohen një numër i konsiderueshëm i tyre. Ne duhet t’i mbledhim të dhënat e duhura, faktet, provat, sepse asnjë gjykatë ndërkombëtare, as ajo vendore, s’mund të gjykojë në bazë të një kërkese apo dëshire. E në këtë aspekt, ne në Kosovë kemi dështuar”, tha Salihu.

Sqaron gjithashtu se pse Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk do ta përkrahte themelimin e këtij Tribunali.

“OKB-ja vështirë që do ta përkrah këtë Gjykatë sepse aty janë edhe interesat politike, janë edhe shtetet që jo vetëm që s’na kanë njohur si shtet por kanë edhe qasje jo të mirë ndaj neve, është Rusia, Kina, të cilat apriore do ta kundërshtonin këtë”, tha Salihu.

Salihu në këtë intervistë shpjegon vështirësitë në krijimin e kësaj gjykate, mundësitë që do ta lehtësonin krijimin e saj, e gjithashtu, dështimet që ka pala kosovare dhe numrin e vogël të prokurorëve që pretendohet të hulumtojmë në faktimin e krimeve serbe.

“Të paktën 2-3 vjetët e ardhshme duhet të punojmë intensivisht në mbledhjen dhe administrimin e provave. E kam thënë edhe në mbledhjen që e inicioi kryeparlamentari Kadri Veseli, në këtë Kosovën tonë janë emëruar dy prokurorë për hetimin e këtyre krimeve. Kjo është e pamundur, këta dy prokurorë s’mund të mbledhin prova edhe 20-30 vitet e ardhshme. Kam propozuar që në 7 regjione në Kosovë ku ka Gjykata Themelore duhet të emërohen së paku nga 2 apo 3 prokurorë, që i bie gjithsej të emërohen 20-25 prokurorë dhe secili të ketë ekipin e hetuesve e policëve, dhe të punohet sistematikisht në mbledhjen e të dhënave e më pas të themelohet kjo Gjykatë. Kjo është mundësia e parë nga e cila s’duhet të hiqet dorë. Por, nëse nuk arrihet kjo, ne duhet të ndalemi në Gjykatën e cila veç është themeluar nga Parlamenti i Kosovës, me ligjin e Kosovës”, tha ai.

Por në anën tjetër, përmend një nen të ligjit për këtë Gjykatë Speciale që sipas tij, duhet të amandamentohet se aty, thuhet se mund të gjykohen vetëm “krimet e pretenduara”.

“Kjo Gjykatë që është themeluar në dispozitat e nenit 6 të ligjit për themelimin e kësaj gjykate, thotë shprehimisht që Gjykata Speciale që është themeluar për krimet e pretenduara nga raporti i Dick Martyt, raport që është aprovuar në Këshillin e Evropës. Ka kompetenca që të gjykojë vetëm krimet e pretenduara në këtë raport, ndërsa ai është përpiluar në 42 faqe dhe në asnjë faqe, në asnjë fjali nuk ceken krimet e kryera nga ana e serbëve, vetëm ceket, si pretendim, se kjo Gjykatë do të gjykojë kryerësit e krimeve të pjesëtarëve të UÇK-së, ku përmenden edhe emrat më eminent që tani janë në pushtet e që duhet të nxirren para gjykatës”, tha Salihu.

Ai kritikon institucionet e Kosovës dhe thotë se është bërë një gabim i madh kur është shqyrtuar ky ligj.

“Është bërë lëshim i madh nga ana jonë me rastin e shqyrtimit dhe aprovimit të këtij ligji për themelimin e kësaj gjykate. Por e them sepse ky ligj është përpiluar nga ekspertë ndërkombëtarë dhe asnjë jurist i Kosovës nuk e ka pasur në dorë. Do të ishte ideale kjo Gjykatë Speciale e cila është e themeluar, po të mos ekzistonte neni 6 i cili kufizon juridiksionin e kësaj gjykate vetëm krimet e ‘pretenduara’ nga ana e serbëve”, tha ai.

Salihu, që njëherësh është ish-drejtor në Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, shprehet optimist se kryerësit e krimeve në Kosovë mund të gjykohen lehtë nëse në Kosovë punohet, por, e ka quajtur ironi mbylljen e këtij instituti.

“Për të qenë ironia më e madhe e kanë mbyllur këtë Institut, është themeluar në qershor të 2010-s, aty kemi pasë kushtet minimale por kemi bërë shumë punë. Kemi hulumtuar vrasjet, kemi librat për çdo vrasje. Kemi kryer studim për personat e pagjetur. Janë botuar libra për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, kemi bërë hulumtime për lokacionet ku janë abuzuar femrat tona dhe bëmë planin që të vazhdojnë hulumtimet edhe të llojeve tjera të krimeve por nuk na mundësuan që të vazhdojmë punën, nuk na lejonin as të kemi hulumtues në terren. Ky institut ishte nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë dhe për të qenë ironia më e madhe, në korrik të 2018-s nën pretekstin e reformimit të shërbimeve të dikastereve të kësaj ministrie, institutin e mbyllën dhe do të shndërrohet në departament për drejtësinë tranzicionale. Ky departament duhet të fillojë tash punën ku do të punësohen vetëm 6 veta, 3 prej tyre do të hulumtojnë krimet e luftës e 3 prej tyre në suportin e krimeve të rëndomta”, tha ai.

Salihu thotë se ky Institut, duhet të rihapet urgjentisht dhe duhet të ketë përkrahje maksimale ku së paku 15 persona do të duhej të punonin.

“A do të rihapet, varet nga këta që janë në pushtet. Nëse nuk arrijmë t’i zbulojmë, t’i evidentojmë e botojmë këto krime ne do të bënim krim të sërishëm ndaj familjarëve të viktimave, dhe për këtë mospunë, Serbia nuk është fajtore, por do të jemi vet ne”, tha Salihu.

Salihu vlerëson se në Kosovë, nuk është bërë mjaftueshëm për zbardhjen e krimeve të luftës që edhe të gjykohen kriminelët serbë. Në këtë rast, ai thotë se më shumë punë kanë bërë ata që kanë qenë të entuziazmuar të zbulohet e vërteta, veprimtarët, shoqatat etj.

“Në aspektin shtetëror, kemi dështuar, me vet faktin se deri tash, deri tash çdo krim është dashur ta kemi pasur të evidentuar e të faktuar me prova. Kam propozuar një rrugë më të drejtë e më pragmatike për këtë. Të nis procedura për amandamentimin e ligjit me të cilin është themeluar Gjykata Speciale. Këtë po e them sepse kjo gjykatë u themelua, ka nisur edhe thirrjen për intervistime. Duhet të bëhet plotësim-ndryshimi i këtij ligji sepse Kuvendi i Kosovës e ka nxjerrë këtë ligj dhe ka të drejtë ta amandamentojë. Është neni 6 që duhet të amandamentohet dhe të thuhet se kjo gjykatë ka kompetencë t’i gjykojë të gjitha krimet e kryera në territorin e Kosovës, dhe jo të kufizohet me, vetëm krimet e pretenduara. Kjo do të ishte gjykatë normale dhe e pranueshme edhe për neve. Në nenin 8 thuhet se kjo gjykatë do të ketë juridiksion t’i gjykojë të gjitha krimet që janë kryer në Kosovë. Por neni 6 që është fundament bazë i përjashton këto krime të kryera nga pala serbe”, tha Salihu.

Ai gjithashtu në fund tha se opinioni duhet ta dijë se kjo gjykatë, nuk e ka mandatin vetëm gjatë luftës 88’99, por edhe deri në fund të vitit 2000. Pra 18 muaj gjatë luftës dhe 18 muaj pas luftës, pas çlirimit të Kosovës.(Koha ditore).

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...