2019-05-19

Enver Hoxha, i biri dhe nipërit kënaqen nga era e gjakut


Arkivisti i njohur Kastriot Dervishi ka publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale një foto ku shfaqet ish-diktatori Enver Hoxha, djali i tij dhe dy prej nipërve e mbesave teksa pozojnë para 4 derrave të egër, të vrarë në gjueti.
Image
Në titullin “Era e gjakut”, Dervishi shkruan më tej se, “një foto e vitit 1982 që flet shumë. Janë tre breza të një dere. Diktatori, i biri dhe nipat. Përpara janë 4 derra të egër të vrarë në gjueti. Të gjithë kënaqen me gjak. Më i madhi i fotos e vrau dhe gjakosi popullin e vet si askush tjetër, kaloi çdo pushtues për nga dëmet dhe çorientimet mendore që i solli. Kënaqet i madhi, ngazëllehen të vegjlit”.



Kastriot Dervishi.jpg
Kastriot Dervishi lindi në Elbasan më 6 shkurt të vitit 1972, është historian shqiptar.

Të gjitha nivelet e arsimit i kreu në qytetin e lindjes, diplomoi për histori në Universitetin "Aleksandër Xhuvani".

 Që nga viti 1999 është redaktor i faqes historike të gazetës së përditshme "55" në Tiranë. Lëvron gjithashtu kritikën dhe analizën politike.

 Është studiues i historisë moderne të Shqipërisë dhe veçmas i asaj politike. Është autor zërash në librin "Elbasani - Enciklopedi" (Elbasan, 2003), si dhe i "Fjalorit Enciklopedik Shqiptar" (në proçes).

 Ka përfunduar studimin "Shërbimi sekret shqiptar" 1922 - 1944", si dhe botime të tjera në vijimësi.

Botime

Shërbimi sekret shqiptar 1922-1944

Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005

Masakra në Çamëri (libër)

Plumba politikës

Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet

Jo marrëveshje pa ndëshkim të së Keqes…

Kastriot Islami.jpg
Nga Prof.Dr.  Kastriot Islami 


Opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. me qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër… Kjo nuk do të mjaftonte për të nxjerrë vëndin nga humnera ku gjëndet… apo ndaluar rrukullisjen e saj më thellë..

Që vëndi të futet në rrugën e normalitetit dhe të mos zhytet më thellë apo të rikthehet përsëri në të njëjtën trajektore vdekje ku e futit Rilindja, duhet NDËSHKIM.

NDËSHKIM I MODELIT TË SË KEQES…


Duhet të ndëshkohet blerja e votave me paratë e korrupsionit dhe kërcënimi i votuesve me kriminelët në pushtet.

Duhet të ndëshkohet të gjthë rastet e Kapjes së Shtetit nga Edi Rama dhe kupola e qeverisë së tij dhe të sekuestrohen të gjithë pasuritë e politikanëve oligarkë, të biznesmenëve oligarkë dhe të gjithë manjatëve të medias oligarkë…

Duhet të ndëshkohen të gjitha rastet e lidhjës së qeverisë Rama me kriminelët dhe të sekuestrohen të gjithë pasuritë e vëna përmes aferave kriminale…

Duhet të ndëshkohen të gjiithë rastet e lidhjes së qeverisë Rama me trafikanët e familjet mafioze dhe të sekuestrohen të gjithë pasuritë e vendosura nga politikanët e lidhur me trafikantët dhe të gjithë trafikantëve të lidhur me politikanët e pushtetit qëndroe e lokal…

Thënë më konkretisht:

Duhet të ndëshkohet më së pari, ideatori, frymëzuesi, organizatori dhe përfituesi më i madh i kësaj skeme korruptive e kriminale Edi Rama. Nuk mjafton që Edi Rama të japë dorëheqjen si kryeministër, por duhet të ndëshkohet si kryeoligarku, që zotëronte që ditën e parë të uljes në karriken e kryeministrit 200 milion euro pasuri të paligjshme. Si personi që ka ideuar dhe realizuar lidhjet me krimin dhe ka promovuar kriminelët si deputetë e zyrtarë të lartë. S i organizatori i kultivimit të kanabisit dhe trafikut të drogave të forta. Si ideatori dhe orkestruesi i blerjes së votave dhe kërcëinimit të votuesve. Si ideatori dhe organizatori i keqpërdorimit të reformës në drejtësi për të vënë nën kontroll gjyqsorin. Si ideatori i nxitjes së emigrimit masiv të shqiptarëve… Si njëri nga lojtarët më të rrezikshëm të destabilitetit të rajonit përmes rolir të tij kryesor në zbatimin e projektit famëkeq Rama-Thaci-Vucic.. E tjerë e tjerë.

Duhet po ashtu të ndëshkohen edhe disa nga anëtarët më aktiv të kupolës së ngushtë të Edi Ramës. Këtoij gjykimi dhe ndëshkimi nuk duhet ti shpëtojnë Damian Gjiknuri, i cili ndër të tjera rezulton në skemën e blerjes korruptive të votave në Dibër e me shumë gjasa edhe në Vlorë. Sajmir Tahiri i lidhur ngushtë me bandat mafioze. Vangjush Dako, i cili ndër të tjera rezulton i lidhur ngushte me bandat kriminale për blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve. E shumë të tjerë…

Që të realizohet ky ndëshkim kaq masiv e i thellë që ndokujt mund ti duket e pamundur duhet “rivendosur” në shinat e ndershmërisë dhe të normalitet reforma në drejtësi e cila me pak vullnet do të mund të gjeneronte një gjyqsor profesional, me integritet dhe mbi të gjitha të pavarur nga politika dhe që ndëshkon cdo politikan apo ishpolitikan të korruptuar, të lidhur me krimin e trafiqet. Dhe kjo nuk e vështirë të realizohet por nëse nuk do të realizohet qverisja e ardhshme nuk do të mund të qëndrojë në këmbë as 3 muaj…

Që të realizohet ky ndëshkim, do të duhet që ‘kjo gijotinë ndëshkimi të së keqes” duhet të bjerë pa asnjë hezitim mbi këdo që ka qënë pjesëtar i ndërtimit të modelit të së Keqes. Kujtdo pa dallim. Nuk duhet të kursehet aksush. Duke filluar nga Edi Rama dhe vazhduar me politikanë shumë të lartë të oligarkisë. Biznesmenë “të fuqishëm” të oligarkisë. Manjatë të “fuqishëm” të oligarkisë. Kriminelë dhe banditë, trafikantë dhe mafiozë të lidhur apo në shërbim të politikanëve oligarkë.

Nuk duhet që këta personazhe të pranohen në tavolinën për gjetjen e zgjidhjes. Nuk duhet të jetë asnjë prej tyre pjesë e zgjidhjes. Sepse edhe nëse këta personazhe largojnë duart përkohësisht nga pushteti por nuk ndëshkohen dhe nuk ju konfiskohet pasuria e paligjshme shumë shpejt qytetarët do tju kthehen me forcë më të madhe dhe revoltë të shumëfishtë qeveritarëve të “rinj”.

Në Shqipëri, që e keqja të mos përsëritet, ajo duhet ndëshkuar.

Duhet të marr fund mendimi se një skandal zgjat vetëm tre ditë dhe ai zëvëndësohet nga skandali i rradhës.

Duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë praktika se ai që vjen në pushtet nuk ndëshkon të keqen që luftoi për të crrënjosur por sapo ulët në karriken e qeveritarit e ka mëndjen të rruajë ndonjë gjë për vetë për të mos u futur në konflikt me bartësin e së keqes së mëparshme që vazhdon të gëzojë gjithcka kishte realizuar pa iu future asnjë gjemb në këmbë…

Shqipëria nuk do të mund të marrë kthesën e nevojshme nëse nuk i jep fund kulturës së PANDËSHKUESHMËRISË… Vendi do të vazhdojë të shytet tjellë e thellë në greminë dhe/ose do të boshatiset gjithnjë e më shumë nëse bartësit e së keqes nuk ndëshkohen…

Kap përshtypjen se këtë rradhë nuk do të funksionojë më zvëndësimi i së keqes më të madhe me të keqen më të vogël…Nëse kjo do të ndodhte, dhe kjo do të kishte shumë mundësi të ndodhte nëse Rama nuk do të ndëshkohet por do të pranohej si pjesë e zgjidhjes qoftë edhe i dorëhequr, atëhere cunami i revoltës qytetare do të ishte i parapashikueshëm. Ose turavrapi i i shqiptarëve për të emigruar do të ishte i pashëmbullt.



****

Kastriot Islami (lindur në Tiranë më 18 gusht 1952) është politikan shqiptar, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.


Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Fizikë Speciale. Doktoratë në fushën e Fizikës Atomike e Molekulare, Universiteti i Parisit XI, 1981-1985. Studime post-doktorate, Universiteti i Giessenit, Gjermani.

Doktor i Shkencave, Profesor.

Veprimtaria profesionale

Profesioni: Fizikan

Punonjës kërkimor-shkencor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës; Zëvendësdekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës; Zëvendëskryetar i Këshillit Shkencor; Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ballkanik të Fizikës; anëtar i Editorial Board of Journal "Fisica Balkanica".

Veprimtaria politike

Kastriot Islami ishte një nga veprimtarët e parë të transformimit të Partisë së Punës së Shqipërisë në Partinë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1991 edhe pse nuk ishte anëtar i saj. Ai u bë anëtar i Partisë Socialiste në vitin 1996.

Mbas ardhjes së Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, Islami ishte kritik i mënyrës së drejtimit të partisë. Ai ishte kundër metodave radikale të drejtimit të partisë, siç ishte bojkotimi për një kohë të gjatë i Parlamentit, grevës së urisë, protestave të dhunëshme etj., si dhe kundër fuqizimit të autoritetit të kryetarit të partisë.

Në dhjetor të vitit 2011 Edi Rama i propozoi kryesisë së Partisë Socialiste përjashtimin e Kastriot Islamit nga Grupi parlamentar i Partisë Socialiste me arësyen se nuk mori pjesë në seancën parlamentare ku do të votohej për kryetarin e Kontrollit të Shtetit. Ky propozim u kritikua nga deputetët Ben Blushi e Arben Malaj. Blushi kërkoi që të paktën, deputeti Islami të dëgjohet për arsyet që e detyruan të mungonte në seancë, duke e cilësuar të nxituar pozicionimin e kreut socialist Rama. Ai theksoi gjithashtu se nuk mund të vendoset në kryesi dhe nga kryetari përjashtimi i deputetit, por kjo duhet kaluar në grupin parlamentar. Malaj e konsideroi metodën e përjashtimit të dëmshme për Partinë Socialiste.[1]

Funksionet drejtuese

1996-2013: anëtar i PS-së; 1996-1999: anëtar i Kryesisë së PS-së; 1996-2005: anëtar i KPD të PS-së; 1996-1997: Kryetar i Departamentit të Medias dhe Informacionit në PS; 1991-1992: Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë; 1992-1998: Kryetar/anëtar i Komisionit për Hartimin e Projektushtetutës; 1998-2001: anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese; 2001-2002: Sekretar i Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme; 1991: Ministër i Arsimit; 1997-1998: Ministër i Shtetit; 1998: Zëvendëskryeministër; 2002-2004: Ministër i Financave; 2004-2005: Ministër i Punëve të Jashtme; 1999: Koordinator për Krizën e Kosovës.

Pas artikullit të Bild, Rama si ‘skifterat’: ‘Shëtito’ për 30 ‘qershoro’



Nga Gentian Gaba

Që ‘diçka është e kalbur në Shqipëri’, shumica e qytetarëve e di prej shumë kohësh. Preludi ishte pagëzimi si ‘aleanca e qelbësirave’, e asaj që do të kthehej në mazhorancën e vitit 2013. Ligji i dekriminalizimit arriti të çirrte maskën, duke i nxjerrë gangsterët nga zyrat e shtetit, por jo të thyente lidhjen simbiotike që gjallon jashtë institucioneve.

Mirëpo, pas largimit të opozitës nga Parlamenit, duket se për situatën reale në Shqipëri po interesohen edhe mediat e huaja. Përherë e më të shumta në numër, ato po nxjerrin beribat mazhorancën. Rasti më i fundit është ai i gazetës Bild.


Artikulli i gjatë për Shqipërinë, i një prej gazetave më të mëdha teutonike, tingëllonte më shumë si një epitaf për mazhorancën aktuale.

Një renditje e pamëshirshme e të gjitha akuzave të ngritura ndër vite. Nga kanabizmi i vendit, te ministrat e brendshëm të lidhur me krimin; nga përgjimet deri tek akuzat për blerjen e votës në bashkëpunim me krimin.

Shkrimi që terratisi imazhin e mazhorancës, duke e nxjerrë gollomesh vetë Ramën përballë lexuesve të shumtë të së përditshmes gjermane, mori një përgjigje nga deputetja socialiste Blerina Gjylamenti, e cila e cilësoi si një artikull të paguar nga opozita. Këtë deklaratë nuk e hodhi poshtë vetëm autori i shkrimit, gazetari Peter Tiede, e cili e konsideroi reagimin e Gjylamentit një çmenduri, por vetë kreu i mazhorancës. Nga kolltuku i emisionit Opinion, Rama tha se i ka tërhequr vërejtje deputetes, pasi ajo e kishte bërë atë deklaratë pa dijeninë e tij. Duke shtuar berrejshëm se: ‘Nuk ka urdhra partie për të dalë në media’.

Ky kujdes për ta faturuar gjetkë atë qëndrim, është pasojë e vetëdijes së kryeministrit për rreziqet e antagonizimit të mëtejshëm të shtypit perëndimor. Në këtë moment të vështirë, me opozitën që kërkon ‘kokën’ e tij dhe zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit në horizont, Rama e di që artikulli nuk cyt vetëm audiencën e këtushme, por sidomos gjermanen dhe europianen.

Pasqyrime të tilla të realitetit shqiptar nuk hedhin poshtë thjeshtë propagandën e mazhorancës, por depërtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek votuesit dhe taksapaguesit europianë; të cilët, pa filtrat dhe gjuhën e drunjtë të ambasadorëve rezidentë në Shqipëri, mund të lexojnë dhe kuptojnë, në mënyrë krejt autonome, realitetin e hidhur shqiptar. Nga ky vetëdijesim i opinionit publik ndërkombëtar, te reagimi i politikanëve të atjeshëm, hapi është shumë i vogël. Madje është thjeshtë çështje kohe.

Për këtë arsye Rama nuk është më mahitari që kemi njohur. Madje kohët e fundit, në komunikim me gazetarët, kemi zbuluar se në fjalorin e tij ekzistojnë fjalët të lutem dhe faleminderit.

Pra kthimi i reflektorëve nga mediat ndërkombëtare, e ka bërë të duket si ata dy ‘skifterat’ e bërë të famshëm këto ditë në rrjetet sociale. Këta të fundit, të kapur gafil teksa përgatisnin goditjen e radhës, përpara syrit të kamerës, flisnin përçart në tentativë për të mos ligështuar personin që i kishte zbuluar. Kësisoj edhe Rama, në përpjekje për t’i dhënë ngjyrën mavi gjithë hartës territoriale të Shqipërisë, i ‘kapur’ nga gazeta Bild, duket se do të jetë i detyruar të heqë dorë nga zgjedhjet vendore, diçka që mund të tingëllojë si: Shëtito për 30 ‘qershoro’.

Pasi, sikurse ‘skifterat’, ai e di se nuk mund të çojë deri në fund grabitjen e zgjedhjeve të radhës.

Shkuan gjallesat të votojnë, gomari, derri, miu, delja


Shkuan gjallesat të votojnë, gomari, derri, miu, delja
Nga Artan Fuga.

Shkuan gjallesat të votojnë

Gomari: Ku di unë ç'a thonë, për mua ka rëndësi të pëllas që të dukem.


Derri: Unë kam pak kërkesa, Shqipëri hesapi, pak baltë dua unë sa të zhgryhem...

Miu: Aman ta hedh votën sa për t'u dukur se votova që mos më thonë po ti o mi përse qendron në vrimën tënde???

Dhelpra: T'ja jap votën ariut se është leshko.

Papagalli: Unë votoj gjithmonë njësoj jam besnik, nuk di slogane të tjera.

Delja: Unë votoj qorrazi si delet e tjera, e di dashi se ku duhet ta hedh votën.

Lakuriqi i natës: Çfarë prisni nga unë që të mos votoj qorrazi!!!

Iriqi : Unë votoj për inat, ngre gjëmbat përpjetë dhe mendja s'më punon fare. Mos më nxehni po ju them!

Breshka: Kushdo të fitojë mua s'më bën dot gjë se kam zhguall unë, të tjerët kush po çan kokën për ta!

Majmuni: Unë votoj me imitim, si të votojë derri.

3 gishtat e Ksenia Vuçiç dhe shqipja e turpëruar në duart e Edi Ramës....


Nga Bledian Koka

3 gishtat e Ksenia Vuçiç dhe shqipja e turpëruar në duart e Edi Ramës....

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina publikoi sot një foto ku një grua shqiptare përdhunohej në grup nga 3 paramilitarë serb gjatë luftës në Kosovë, ndërsa bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj detyroheshin të shikonin aktin ç’njerëzor me kallashnikov në kokë.




Simboli i 3 gishtave është miksture gjestikulacioni fetar, që nacionalistët e serbë e kanë marrë dhe e kanë ngritur në shenjë dalluese për atë që konsiderohet si “krenaria serbe”. Në logjikën e vet ata, serbët janë në të drejtën e tyre të marrin 3 gishtat e Trinisë së Shenjte me të cilët besimtarët orthodokse bëjnë kryqin dhe me të, të identifikojnë Serbinë e Madhe, e unë mendoj se kjo është profani. Por ky jam unë. Nga ana tjetër Edi Rama që nuk ka as fe e as atdhe, nuk e ka problem kur ish-gruaja e Aleksander Vucic që e intervistoi pak ditë më parë në mes të Tiranës, qartazi e provokoi me 3 gishtat e çetnikeve që i ngrinin ato sa herë masakronin familje shqiptarësh apo sa here përdhunonin motrat tona të Kosovës gjatë luftës, t’ia bëjë në surrat dhe ky të rrijë si pemë.

Në tentativë për ta relativizuar të keqen, Edi Rama i tha se jo vetëm perdorimi i simbolit te çetnikeve serb në mes të Tiranës nuk do ishte një provokim, por edhe sikur të ishte i tillë ai personalisht do ti dilte në krahë ish bashkëshortes së mikut të tij Sandër që askush të mos e prekte. Në fakt Edi Rama nuk do ti duhet kurrë ta bënte një heroizëm, të tillë, sepse shqiptarët ndryshe nga katilët e Serbisë kurrë nuk do të merreshin me një gazetare idiote që harron misionin e saj dhe bën politikën nacionaliste të ish burrit në Tiranë. Sëpari se është idiote dhe sëdyti sepse është grua. Por e gjithë kjo shfaqje e rëndomtë që është pasqyruar pa asnjë teklif në faqen e Edi Ramës e përkthyer në shqip, tregon se kush është realisht kryeministri i Shqipërisë në raport me atë që quhet ndjenjë kombëtare dhe jo nacionalizëm, strehë ku ai që s’thuhet mundohet të fusë kokën prej 6 vitesh.

Përpara se Edi Rama të tregohej trim për tu vetësakrifikuar që Ksenias së Sandrit të mos i ndodhte asgjë, duhet më parë ti kujtonte asaj se çfarë aktesh barbare janë bërë nën simbolin e “Trinisë së Shenjtë” nga bashkëatdhetarët e saj çetnikë. Dhe për këtë nuk do të t’i duhej që të udhëtonte shumë në kohë, sepse vetëm gjatë luftës në Kosovë, trupa paramilitare serbe kanë kryer jo pak por 8 masakra të përgjakshme ndaj popullisë së pafajshme në Kosovë. Mjafton që ti kujtonte asaj se kur trupat serbe masakruan, 60 anëtarë të familjes së Adem Jasharit pa kursyer as gratë e fëmijët që ishin brenda në banesën e tyre në Prekaz, në fund ata ngriten tre gishtat njësoj si ajo! Edi Rama mund ti kujtonte Kseinas së Vuçiçit se të njëjtën simbol paramilitarët serbë e bënë edhe pasi kryen Masakrën e Reçakut, aksion gjatë sëcilit u vranë barbarisht 45 burra mes tyre edhe një grua.

Do të mjaftonte që Edi Rama t’i kujtonte gazetares idiote masakrën e Ibzicës ku u vranë brenda një dite 93 shqiptare, shumica e të cilëve burra të moshuar 60-70 vjeç. Kjo konsiderohet si një nga masakrat më të rënda që pas Luftës së Dytë botërore. Po ashtu Edi Rama mund ti përgjigjej gazetares Ksenia që nën atë simbol trupat serbe masakruan në 5 Prill të 1999, 98 shqiptarë në Rrezallë të Skënderajt mes tyre gra, pleq dhe fëmijë. Pasi ia përplasur surratit 3 gishtat e saj serbe, Edi Rama mund ti kishte kujtuar Ksenia edhe sesi nën atë simbol bashkëatdhetarët e saj serbë kishin masakruar në 22 Maj të vitit 1999, 130 shqiptarë të Kosovës që ishin të burgosur në Burgun e Dubravës në Dukagjin. Masakra e Krushës së Madhe ku në 3 ditë të Marsit 1999 (25,26 dhe 27 Mars) u masakruan 240 persona nga forcat paramilitare serbe, mund të ishte një tjetër këshillë që Edi Rama duhej t’ia jepte Ksenias së PINK-ut të Serbisë pse ajo nuk duhej ta përdorte për turp atë simbol nacionalist gjatë intervistës. Dhe pa harruar edhe masakrën në Studime të Vushtrrisë, ku forcat paramilitare serbe, më 2 maj të vitit 1999 vranë 140 civilë shqiptarë.

Edi Rama për këtë masakër duhej të ishte informuar edhe për një akt të guximshëm të një gruaje, e cila në mënyrën më fatlume kishte shpëtuar fëmijën e vet 2-vjeçar, të cilin paramilitarë serbë ia kishin rrëmbyer nga krahu saj dhe për t’ia kthyer i kërkonin para. Dhe pasi Edi Rama t’ia kishte rifreksuar memorien idiotes gazetare, mund edhe ti kujtonte se e vetmja “mënxyrë” që shqiptarët kanë bërë ndaj serbëve duke përdorur simbolin e shqipes ka qenë vetëm flamuri “Authoctonus” që Ballist Morina ngriti ne stadiumin e Beogradit..., dhe kurrë asgjë tjetër.

https://www.syri.net/op-ed/253506/3-gishtat-e-ksenia-vucic-dhe-shqipja-e-turperuar-ne-duart-e-edi-rames/

A e ka Edi Rama në dorë paswordin me 14 shkronja të Facebook-ut të Rudinës?




Rezultate imazhesh për edi rama dhe rudina hajdari
"Nëse kryetari i legjionit kërkon që gjenerali hije të mbaje përgjegjësi për të gjitha zullumet e këtyre viteve dhe degradimin ekstrem të Shqipërise, atëher vet nuk mund te mbajë një dorë në revani dhe një dorë në bakllava, nuk mund të jetë dhe në zgjedhje dhe pa zgjedhje kur akoma nuk ka sqaruar elektoratin e djathtë e prerë në besë me imponimin e dorëzimit të paprecedentë të mandateve si ti kishin absolutisht personale".

Ky paragraf i postuar sot në rrjetin social te Rudina Hajdarit është padiskutim produkti i një mendje të hollë pos bizarre që me mashën e dalë nga radhët e PD-së tenton të hedhë thëngjill mu në selinë blu. Lexojeni pasazhin dhe mbyllni sytë për një çast dhe imagjinoni Rudinën duke e lexuar këtë pjesë në foltoren e Kuvendit apo duke tentuar ta interpretojë në ndonjë ekran. Sigurisht që artikullimi do të ishte "zurllum" apo "dergadrim" njësoj si tentativa e dështuar në dëshpërim e çikës në fjalë për të artikuar togëfjalëshin "normalitet anormal". "Kupa me apo pa kapak" që Rudina po e derdh ditë për ditë po kurrë nuk do ta fitojë si sfidë në artikulim, goditi sërish sot.


Rudina e dalë nga gafat lulzimbashase të 17-18 majit dhe rrumbullakosur ne natën e 23 Majit 2017 me firmën e tij e ka amnistuar po të njëjtin që në 20 Shkurt të këtij vit. Çika nuk e dorëzoi mandatin. Pas përbetimit para studentëve vjet në 8 Dhjetor si ajo ishte e gatshme që të digjte mandatin për ta, nuk ka zgjënjyer vetëm të rinjtë që e dëgjonin atë ditë. Ajo ka zhgënjyer tashmë çdo qytetar të arsyeshëm të këtij vendi i cili qoftë edhe parcialisht e ndjek politikën tonë dhe tërbjetet e saj pa kufi. Por ka një njeri që ka realizuar dhe realizon plotësisht pritshmëritë e tij çdo ditë. Ai është Edi Rama që ndryshe nga Lulzim Basha raportet e politikës nuk ia le kurrë rastësisë dhe ndërgjegjes.

Sepse Edi Rama nuk e ka luksin të rrezikojë pambarimisht si "miku i tij artist". Ai nuk e ka bërë këtë as në 2013 me Aleancën e Qelbësirave, as në 2015 me alencën me Bajrajt e Avdylajt. Madje në as në 2017 me dosjen X që ende nuk e dimë, por ekziston bash si dreqi. Aq më pak Edi Rama nuk do t'ia linte rastësisë menaxhimin e krizës së djegies së mandateve. Sepse për çdo dorëheqje, ka një Rudinë, për çdo terheqje ka dhe një Myslym, për cdo djegie ka dhe një Kujtim e kshu me rradhë. E kemi thënë dhe më herët, vend për maskarallik ka thjeshtë kërkohen profesionistë. Edi Rama që me shumë gjasë e ka në xhep pasword-in me 14 shkronja të Rudinës, ka postuar qëndrimin e PS në KQZ kundër regjistrimit të PD në KZAZ-të e 30 Qershorit mu në wall-in e Çikës. Edhe pse tashmë e kundërta do të ishte e habitshme, ende mediat e trajtojnë si lajm momentin kur Rudina del kundër PD-së.

Rama u mundua sot ti thotë botës se ai nuk do të lejojë regjistrimin e anëtarëve të PD nëpër KZAZ sepse kjo për më tepër shkon edhe kundër "vizionit" të Rudinës së pjellë si deputete nga Luli. Hahahahahha... Edi Rama i druhet faktit se opozita mund të përdorë mekanizmin e vet legjitim për të mos lejuar zgjedhje në 30 Qershor, sepse ai ka tjetër hesap. Ajo që thamë më lart vlen edhe këtu poshtë. Edi Rama nuk mund t'ia lërë rastësisë së demokracisë për të vënë në jetë projektin e tij për të instaluar autoritarizmin. E pra Edi Rama nuk ka ndërmend të merret me yçklat demokratike të PD-së që Beu i Surrelit të mos marrë në dorë edhe kontrollin e 61 pashallëqeve të Shqipërisë.

Prandaj, Rudina dhe kujtimgjuzët do ketë edhe pak punë. Deri në 30 Qershor, nëse 30 Qershor do të ketë...

Nuk kam dashur kurrë t'i përgjigjem, por sot po iu tregoj Bamir Topin e vërtetë!


Rezultate imazhesh për bujar nishani

Nga Bujar Nishani 


Nuk kam preferuar kurrë t'i kundërpërgjigjem provokimeve dhe sulmeve të ndërsyera të Bamir Topit vetëm për një arsye. Duke e njohur mirë atë njeri, që për shkak të kompleksit të thellë të inferioritetit që e karakterizon, është përpjekur gjithë jetën e tij vegjetative të ndërtojë kontraste haluçinante me të tjerët që e mundonin me qënien e tyre.

Nuk i jam kundërpërgjigjur Bamirit kur si i vetmi ish-President keqpërdorej nga Edi Rama për të sulmuar Presidentin në detyrë. Jo pse këtë mision e merrte vetëm ky ndër të gjithë ish Presidentët e vendit, por për një arsye fare të thjeshtë. Kisha parasysh nivelin që përfaqësonte Edi Rama, imagjino pastaj një bufon që përdorej nga Rama.

Nuk kam reaguar as kur mora detyrën e Presidentit të Republikës dhe u skandalizova kur e gjeta institucionin më të lartë të Shtetit Shqiptar të kthyer në një vend ku kalbeshin mbeturina të hedhura prej vitesh e ku vendi më i investuar ishte kuzhina e gatimit dhe menca e ngrënies.





Në fakt nuk mund ta mendoja më parë se si zyra e Kryetarit të Shtetit të kthehej në kuzhinë gatimi e ngrënie.

Natyrisht që e ktheva urgjentisht atë ambient në një bibliotekë e dhomë për median dhe të gjithë ambientin e Presidencës në një vend dinjitoz për shtetin e qytetarët.

Tashmë Bamiri më paska bërë edhe pompist karburanti !!!

Të punosh pompist nuk është ndonjë gjë e keqe aspak. Kam respektin dhe nderimin tim më të madh për të gjithë ata shqiptarë të ndershëm që bëjnë atë punë. Ajo është shumë më e ndershme se sa p.sh. t'i ushqesh fëmijët me paratë që iu merr si gjoba gjyqtarëve e prokurorëve.

Por mua nuk më është dashur të punoj kurrë si pompist. Nëse do ta kisha të nevojshme atë punë, do ta bëja pa asnjë problem. Në fakt mua më është dashur të punoj në sektorin privat si administrator në tre biznese të ndryshme, për disa vite, pasi megjithëse kisha vetëm një vit kur isha kthyer nga studimet pasuniversitare në një prej akademive më prestigjoze në Kaliforni të SHBA, u pushova nga puna në Ministrinë e Mbrojtjes dhe u largova nga Forcat e Armatosura prej ish-enveristëve të Shkollës së Bashkuar që u rikthyen në krye të asaj ministrie dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në shtatorin e vitit 1997.

Kjo periudhë më ndihmoi të diplomohesha më pas edhe në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës.

Nuk ia vlen t'i përgjigjesh gënjeshtrave ordinere të Bamirit që sipas tij më paska futur në PD duke më propozuar për Sekretar të PD për Tiranën.

Në fakt ky nuk e ka njohur dhe nuk ka ditur kurrë se çfarë bëhej në Partinë Demokratike.

Përpara se të zgjidhesha Sekretar i Përgjithshëm për Tiranën e përpara se të drejtoja komisionin që bëri Bamirin deputet, unë isha zgjedhur kryetar i degës 3 për Tiranën. Ishte ajo gara ime e parë brenda PD, madje duke fituar edhe përballë kandidatësh që atë kohë ishin personalitete të rëndësishme të PD.

Në fakt, nëse ka një kontribut për karrierën e tjetrit në politikë, ai është i imi.

Nëse nuk do të ishin ato sakrifica të mëdha të miat përballë kërcënimeve të pushtetit të kohës dhe kalimi i netëve përgjatë një jave, i mbyllur në ambientet e gjimnazit "Çajupi" për të ruajtur të paprekura kutitë e votimi, Bamiri nuk do mund të ishte bërë dot deputet me ato (72) vota avantazh që kishte mbi kandidaten socialiste.

Demokratët e kujtojnë fare mirë betejën e pabarabartë që bëmë deri në Gjykatën Kushtetuese ku fituam përfundimisht mandatin për Bamirin. Nëse nuk do të ishte futur në Parlament në vitin 2001, Bamiri do të ishte harruar në politikë e do të gjezdiste sot me vulën e veterinerit në dorë nëpër thertoret e Tiranës.

Nuk ka vlerë të shpjegosh sot pse u bë Bamiri, President Republike!

Bamiri as e ka kuptuar e as e kupton dot as sot.

Dështimi i zgjedhjes së Presidentit në atë periudhë shpërndante Parlamentin dhe e çonte vendin 3 herë në zgjedhje të reja parlamentare.

Shqipëria ishte në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe përballë përpjekjeve të faktorëve anti NATO për ta stopuar proçesin e anëtarësimeve në Ballkan ne nuk do lejonim këtë skenar.

Duke qenë Ministër i Brendëshëm në atë kohe dhe informacionin që disponoja për influencat e huaja, kam mbajtur vetëm një fjalë në mbledhjen e grupit parlamentar.

I jam drejtuar drejt Bamirit duke i thënë : “Nëse ti i ke votat (84) për t'u zgjedhur President, neve na ke të gjithëve në rrjesht pas teje, por nëse ti e çon Parlamentin drejt shpërndarjes dhe vendin në zgjedhje të parakohëshme tre herë rradhazi, duhet të marrësh përgjegjësi politike personale!”

U tmerrua nga kjo që i thashë, u ngrit në këmbë dhe tha se votat duhet t'i gjente Sali Berisha dhe jo ai.

Ne fakt duheshin një duzinë votash nga socialistët për të kaluar situatën e për këtë duhej kandidat dikush që ishte “as mish e as peshk” që të mos viheshin në pozitë shumë të rëndë ata socialistë, që do të votonin kandidatin tonë për President.

Ky ishte Bamiri.

Kur e kam njohur, fillimisht më vinte keq dhe nuk e kuptoja se përse elita e partisë e përbuzte dhe nuk e afronte. Rrinte gjithmonë i vetmuar tek një kioskë përballë selisë së PD. Më merrte në telefon dhe fillimisht shkoja t'i bëja shoqëri. Kur pashë se rrinte aty veç të hante një pjatë me paçe e një tas me pilaf dhe largohej pa paguar, m'u pështiros. Pronarët e lokalit mund t’ia kishin ofruar “privilegjin” e paçes dhe pilafit falas, por unë nuk e “gëlltisja” dot atë sjellje.

Ndaj nuk ia vlente që unë t'i kundërvihesha një njeriu që kishte veç tre karakteristika: gënjeshtar, burracak dhe qelepirxhi. Këto janë në fakt karakteristikat e një individi me kompleksin e fortë të inferioritetit, të cilit sot nuk i afrohen as vëllezërit e tij.




****

Bujar Nishani u lind më 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit.


Studimet e larta i kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, në vitin 1988. Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”, në vitin 1996. Studioi për Jurispudencë në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si jurist në vitin 2004. Në vitin 2005 merr titullin “Master”, në Studimet Evropiane, në Shkollën e Studimeve Evropiane, pranë Universitetit të Tiranës.


Karrierën profesionale e nisi si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988. Më pas, në vitin 1993 punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes, duke vazhduar në vitin 1994 në Ministrinë e Jashtme në Drejtorinë e Marrëdhënieve me NATO-n dhe në vitin 1996 në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1997 kthehet në profesion të lirë si Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë.

Karriera politike e zotit Bujar Nishani ka kaluar nëpër këto etapa: në vitin 1991 anëtarësohet në Partinë Demokratike; në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën; në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike; në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie.

Në korrik të vitit 2005, zoti Nishani zgjidhet deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Nga marsi 2007 – shtator 2009 mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm; nga shtatori 2009 – prill 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë; për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, detyrë të cilën e mbajti deri në qershor të vitit 2012, kohë në të cilën Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi në detyrën e Kreut të Shtetit.

Më 11 qershor 2012 Kuvendi Popullor e zgjodhi President të Republikës së Shqipërisë në raundin e katërt me 73 vota pro dhe 1 votë kundër. Në 24 korrik 2012, Bujar Nishani betohet në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës.

Bujar Nishani ka grua Odeta Nishanin dhe kanë dy fëmijë, Ersi Nishani  dhe Fiona Nishani.

****

President i Shqipërisë Bamir Topi.jpg



Bamir Myrteza Topi, lindi më 24 prill të vitit 1957 në Tiranë, është politikan shqiptar dhe ish-president i Shqipërisë. Është i martuar me Teuta Topin dhe ka dy vajza, Nada Topi e Etida Topi. Edhe pse i njohur si politikan karriere, per nje fare kohe ai ka qene dhe president i F.K Tirana.



Pas përufndimit të ciklit shkollor me rezultate të larta, z. Topi ka punuar fillimisht në Petrelë të Tiranës dhe nga viti 1984 në Institutin Shkencor të Kërkimeve Veterinare. Në vitet 1987-1990 ai kryen studimet pasuniversitare në Itali në fushën e Biologjisë molekulare, studime që i përfundon me marrjen e gradës Doktor i Shkencave. Pas kthimit nga Italia ai emërohet Drejtor i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe të Veterinarisë, pozicion që e mban deri në fund të vitit 1995. Krahas punës si kërkues shkencor, Bamir Topi ka kryer dhe një aktivitet të ngjeshur akademik, në përgatitjen e programeve mësimore të Lëndës së Toksikologjisë dhe Farmakologjisë për studentët dhe pasuniversitarët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare si dhe ka qenë edhe lektor i këtyre lëndëve për një periudhë gati dhjetë vjeçare. Për arsye të këtij aktiviteti si dhe botimeve të shumta shkencore dhe pedagogjike Z. Bamir Topi fiton titullin Profesor në vitin 1995.


Aktiviteti politik i Bamir Topit daton që me fillimet e lëvizjes demokratike në vitin 1990. Në vitin 1996 zgjidhet për herë të parë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe emërohet Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit deri në vitin 1997 kur Partia Demokratike kalon në opozitë. 

Në tri Legjislatura është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Dy herë është zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së. Në dy mandate është zgjedhur nënkryetar i PD-së.

 Gjatë gjithë aktivitetit të tij politik dhe publik, Z. Topi ka spikatur duke u vlerësuar gjërësisht si një politikan me profil të moderuar, mjaft aktiv në zgjidhjen e krizave politike mes pozitës e opozitës dhe protagonist i marrëveshjeve politike e i nismave të ndryshme parlamentare. 

Në vitin 2007, gjatë negociatave për zgjedhjen e presidentit me konsensus midis pozitës dhe opozitës, Bamir Topi nuk pranoi që emri i tij të diskutohej në këto negociata.[nevojitet citimi]. Më 20 korrik 2007 pas katër raundesh votimi Bamir Topi u zgjodh President i Shqipërisë.

Tituj nderi

Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Prishtinës (25 janar 2008)

Qytetar Nderi i Prishtinës nga Kuvendi Komunal i Prishtinës (26 janar 2008)

Urdhri i Mbretit Tomislav (Kroaci)

Qytetar Nderi i Rrëshenit nga Këshilli Bashkiak i Rrëshenit

Qytetar Nderi i Burrelit nga Këshilli Bashkiak i Burrelit

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...