Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/05/19

Lulzim Basha : Propozimi për ndryshimin e kufijve të Kosovës më është bërë edhe mua nga serbët

Rezultate imazhesh për lulzim basha


Gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Londër, kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk ka pa prekur edhe çështjen e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Kreu i opozitës pohoi për herë të parë se, propozimi për ndryshimin e kufijve të Kosovës i është bërë edhe atij nga ana e palës serbe.

Sot, zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Mitrovicës, 12 kandidatë në garë

“Në lidhje me historinë e hapjes sërish të diskutimit të kufijve. Një miku ynë i përbashkët, ish Minisitri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha para pak ditësh se çdo ministri të jashtëm i është propozuar ndryshimi i kufijve të Kosovës. S’e kam thënë më parë, por po e them tani nga Londra: Po, po. Edhe mua më është propozaur. Kanë ardhur, në atë kohë, autoritetet serbe dhe më kanë paraqitur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Këtë e di unë, e di udhëheqja aktuale e Kosovës, se i kam informiar, e dinë partnerët tanë nga Uashingtoni në Londër, nga Brukseli në Berlin.


Ju thashë më parë që jam i tmerruar nga papërgjegjësia totale, me të cilën ata mendojnë se mund të rikthejnë kohën e Millosheviçit apo kohën e luftrave të periudhës së Kongresit të Berlinit. Këta mendojnë akoma si të jenë në shekullin e 19-të. Po kurrë nuk ma kishte marrë mendja se idetë që do të dëgjoja nga goja e Vuk Jeremiçit dhe Ivica Daçiç, do t’i dëgjoja më vonë si ide origjinale nga goja e Edi Ramës dhe e Hadhim Thaçit. Këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë!”, u shpreh Basha.

Deklarata e forte e deputetit kosovar: Politika e Shqipërisë po afrohet me atë të Serbisë

Rezultate imazhesh për arben gashi deputet
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur rreth përplasjeve mes krerëve shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka thënë se ndryshimi i politikës së jashtme i shtetit shqiptar ka bërë që Shqipëria të afrohet me politikën serbe.


Sot, zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Mitrovicës, 12 kandidatë në garë

“Me ardhjen e qeverisë Rama në pushtet ka ndodhur një ndryshim, vizita e Ramës në Serbi dhe fillimi i një gjuhe agresive brenda shqiptarëve dhe një faktorizim i Serbisë në arenën ndërkombëtare dhe po ashtu një faktorizim i Ramës në arenën ndërkombëtare duke parë problemet e brendshme në Shqipëri me drogën, po ndodh de facto një afrim i politikës shqiptare me politikën në Serbi dhe një defaktorizim me politikën në Kosovë”, ka thënë Gashi .


“Politika e Serbisë dhe radikalët e Serbisë thonë se duhet ta zgjedhin problemin me shqiptarët dhe Shqipërinë sepse ata s’e njohin Kosovën”, ka thënë Gashi duke thënë se me një politikëbërje të tillë, Rama po u hapë rrugën atyre.

Publikohen filmime të rralla të jetës në getot hebreje të Varshavës



Skenat e fëmijëve hebrenj të uritur, që hanin fshehurazi ushqim, një kufomë në trotuar etj, janë filmuar në vitin 1941 në getot e Varshavës nga një kameraman amator. Për dekada, pamjet e vetme në dispozicion të getove të Varshavës kanë qenë filma propagandistikë nazistë. Tani, falë zbulimit të këtij filmi amator, njerëzit do të krijojnë më shumë ide të asaj kohe.

Filmimet e rralla në bardhë e zi të lagjes hebraike përfshihen në një film të ri i cili është quajtur "Varshava: Një qytet i ndarë" nga drejtori polako-kanadez, Eric Bednarski.

Shfaqur për herë të parë këtë muaj në festivalin e dokumentarëve ‘Millennium Docs’ kundër gravitetit në kryeqytetin polak, filmi tregon jetën e përditshme në geto. "Ne shohim një numër njerëzish në rrugë, shohim ndërtesa pjesërisht të shkatërruara", tha Bednarski, i cili filloi punën në film 15 vjet më parë pas shkollës së filmit.


"Ne shohim fëmijët që kontrabandojnë ushqime nga "pala ariane", ashtu siç u quajtën atëherë hebrenjtë. Fëmijë të dëshpëruar që ishin të uritur, të cilët po e shtynin ushqimin përmes një vrime në mur”, tregon ai.

Publikohen filmime të rralla të jetës në getot hebreje të Varshavës

Një vit pas pushtimit të Polonisë në shtator 1939, gjermanët nazistë krijuan një distrikt të veçantë në kryeqytet për 480,000 hebrenj. Shumë prej tyre do të vdisnin nga uria ose sëmundja në geto, ndërsa 300,000 do të dërgoheshin në kampin e vdekjes së Treblinkës për t'u futur në dhomat e gazit.

Në 1941, Ziolkowski ishte 30 vjeç. Një kameraman amator, tregtar dhe person i cili lëvizte me motorr arriti të filmojë një pamje në geto. Atje, ai vuri në rrezik edhe jetën e tij duke dokumentuar atë që pa.

Kjo ishte ende para skenave të tmerrshme të getos në fazën e tij përfundimtare, kur rrugët ishin të mbushura me trupa në prag të likuidimit të saj në vitin 1943. Por tashmë shikimi i një trupi të pajetë në një trotuar plot me kalimtarë të veshur në mënyrë elegante jep një ndjenjë të tragjedisë që do të pasonte më tej.












Disa nga pamjet u filmuan fshehurazi nga një makinë. Por skena të tjera duhet të jenë filmuar në të hapur pasi njerëzit duken drejt dhe në kamera dhe duket se e dinë se po filmohen nga Ziolkowski, sipas Bednarski-t.

Enver Hoxha, i biri dhe nipërit kënaqen nga era e gjakut


Arkivisti i njohur Kastriot Dervishi ka publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale një foto ku shfaqet ish-diktatori Enver Hoxha, djali i tij dhe dy prej nipërve e mbesave teksa pozojnë para 4 derrave të egër, të vrarë në gjueti.
Image
Në titullin “Era e gjakut”, Dervishi shkruan më tej se, “një foto e vitit 1982 që flet shumë. Janë tre breza të një dere. Diktatori, i biri dhe nipat. Përpara janë 4 derra të egër të vrarë në gjueti. Të gjithë kënaqen me gjak. Më i madhi i fotos e vrau dhe gjakosi popullin e vet si askush tjetër, kaloi çdo pushtues për nga dëmet dhe çorientimet mendore që i solli. Kënaqet i madhi, ngazëllehen të vegjlit”.



Kastriot Dervishi.jpg
Kastriot Dervishi lindi në Elbasan më 6 shkurt të vitit 1972, është historian shqiptar.

Të gjitha nivelet e arsimit i kreu në qytetin e lindjes, diplomoi për histori në Universitetin "Aleksandër Xhuvani".

 Që nga viti 1999 është redaktor i faqes historike të gazetës së përditshme "55" në Tiranë. Lëvron gjithashtu kritikën dhe analizën politike.

 Është studiues i historisë moderne të Shqipërisë dhe veçmas i asaj politike. Është autor zërash në librin "Elbasani - Enciklopedi" (Elbasan, 2003), si dhe i "Fjalorit Enciklopedik Shqiptar" (në proçes).

 Ka përfunduar studimin "Shërbimi sekret shqiptar" 1922 - 1944", si dhe botime të tjera në vijimësi.

Botime

Shërbimi sekret shqiptar 1922-1944

Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005

Masakra në Çamëri (libër)

Plumba politikës

Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet

Jo marrëveshje pa ndëshkim të së Keqes…

Kastriot Islami.jpg
Nga Prof.Dr.  Kastriot Islami 


Opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. me qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër… Kjo nuk do të mjaftonte për të nxjerrë vëndin nga humnera ku gjëndet… apo ndaluar rrukullisjen e saj më thellë..

Që vëndi të futet në rrugën e normalitetit dhe të mos zhytet më thellë apo të rikthehet përsëri në të njëjtën trajektore vdekje ku e futit Rilindja, duhet NDËSHKIM.

NDËSHKIM I MODELIT TË SË KEQES…


Duhet të ndëshkohet blerja e votave me paratë e korrupsionit dhe kërcënimi i votuesve me kriminelët në pushtet.

Duhet të ndëshkohet të gjthë rastet e Kapjes së Shtetit nga Edi Rama dhe kupola e qeverisë së tij dhe të sekuestrohen të gjithë pasuritë e politikanëve oligarkë, të biznesmenëve oligarkë dhe të gjithë manjatëve të medias oligarkë…

Duhet të ndëshkohen të gjitha rastet e lidhjës së qeverisë Rama me kriminelët dhe të sekuestrohen të gjithë pasuritë e vëna përmes aferave kriminale…

Duhet të ndëshkohen të gjiithë rastet e lidhjes së qeverisë Rama me trafikanët e familjet mafioze dhe të sekuestrohen të gjithë pasuritë e vendosura nga politikanët e lidhur me trafikantët dhe të gjithë trafikantëve të lidhur me politikanët e pushtetit qëndroe e lokal…

Thënë më konkretisht:

Duhet të ndëshkohet më së pari, ideatori, frymëzuesi, organizatori dhe përfituesi më i madh i kësaj skeme korruptive e kriminale Edi Rama. Nuk mjafton që Edi Rama të japë dorëheqjen si kryeministër, por duhet të ndëshkohet si kryeoligarku, që zotëronte që ditën e parë të uljes në karriken e kryeministrit 200 milion euro pasuri të paligjshme. Si personi që ka ideuar dhe realizuar lidhjet me krimin dhe ka promovuar kriminelët si deputetë e zyrtarë të lartë. S i organizatori i kultivimit të kanabisit dhe trafikut të drogave të forta. Si ideatori dhe orkestruesi i blerjes së votave dhe kërcëinimit të votuesve. Si ideatori dhe organizatori i keqpërdorimit të reformës në drejtësi për të vënë nën kontroll gjyqsorin. Si ideatori i nxitjes së emigrimit masiv të shqiptarëve… Si njëri nga lojtarët më të rrezikshëm të destabilitetit të rajonit përmes rolir të tij kryesor në zbatimin e projektit famëkeq Rama-Thaci-Vucic.. E tjerë e tjerë.

Duhet po ashtu të ndëshkohen edhe disa nga anëtarët më aktiv të kupolës së ngushtë të Edi Ramës. Këtoij gjykimi dhe ndëshkimi nuk duhet ti shpëtojnë Damian Gjiknuri, i cili ndër të tjera rezulton në skemën e blerjes korruptive të votave në Dibër e me shumë gjasa edhe në Vlorë. Sajmir Tahiri i lidhur ngushtë me bandat mafioze. Vangjush Dako, i cili ndër të tjera rezulton i lidhur ngushte me bandat kriminale për blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve. E shumë të tjerë…

Që të realizohet ky ndëshkim kaq masiv e i thellë që ndokujt mund ti duket e pamundur duhet “rivendosur” në shinat e ndershmërisë dhe të normalitet reforma në drejtësi e cila me pak vullnet do të mund të gjeneronte një gjyqsor profesional, me integritet dhe mbi të gjitha të pavarur nga politika dhe që ndëshkon cdo politikan apo ishpolitikan të korruptuar, të lidhur me krimin e trafiqet. Dhe kjo nuk e vështirë të realizohet por nëse nuk do të realizohet qverisja e ardhshme nuk do të mund të qëndrojë në këmbë as 3 muaj…

Që të realizohet ky ndëshkim, do të duhet që ‘kjo gijotinë ndëshkimi të së keqes” duhet të bjerë pa asnjë hezitim mbi këdo që ka qënë pjesëtar i ndërtimit të modelit të së Keqes. Kujtdo pa dallim. Nuk duhet të kursehet aksush. Duke filluar nga Edi Rama dhe vazhduar me politikanë shumë të lartë të oligarkisë. Biznesmenë “të fuqishëm” të oligarkisë. Manjatë të “fuqishëm” të oligarkisë. Kriminelë dhe banditë, trafikantë dhe mafiozë të lidhur apo në shërbim të politikanëve oligarkë.

Nuk duhet që këta personazhe të pranohen në tavolinën për gjetjen e zgjidhjes. Nuk duhet të jetë asnjë prej tyre pjesë e zgjidhjes. Sepse edhe nëse këta personazhe largojnë duart përkohësisht nga pushteti por nuk ndëshkohen dhe nuk ju konfiskohet pasuria e paligjshme shumë shpejt qytetarët do tju kthehen me forcë më të madhe dhe revoltë të shumëfishtë qeveritarëve të “rinj”.

Në Shqipëri, që e keqja të mos përsëritet, ajo duhet ndëshkuar.

Duhet të marr fund mendimi se një skandal zgjat vetëm tre ditë dhe ai zëvëndësohet nga skandali i rradhës.

Duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë praktika se ai që vjen në pushtet nuk ndëshkon të keqen që luftoi për të crrënjosur por sapo ulët në karriken e qeveritarit e ka mëndjen të rruajë ndonjë gjë për vetë për të mos u futur në konflikt me bartësin e së keqes së mëparshme që vazhdon të gëzojë gjithcka kishte realizuar pa iu future asnjë gjemb në këmbë…

Shqipëria nuk do të mund të marrë kthesën e nevojshme nëse nuk i jep fund kulturës së PANDËSHKUESHMËRISË… Vendi do të vazhdojë të shytet tjellë e thellë në greminë dhe/ose do të boshatiset gjithnjë e më shumë nëse bartësit e së keqes nuk ndëshkohen…

Kap përshtypjen se këtë rradhë nuk do të funksionojë më zvëndësimi i së keqes më të madhe me të keqen më të vogël…Nëse kjo do të ndodhte, dhe kjo do të kishte shumë mundësi të ndodhte nëse Rama nuk do të ndëshkohet por do të pranohej si pjesë e zgjidhjes qoftë edhe i dorëhequr, atëhere cunami i revoltës qytetare do të ishte i parapashikueshëm. Ose turavrapi i i shqiptarëve për të emigruar do të ishte i pashëmbullt.



****

Kastriot Islami (lindur në Tiranë më 18 gusht 1952) është politikan shqiptar, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.


Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Fizikë Speciale. Doktoratë në fushën e Fizikës Atomike e Molekulare, Universiteti i Parisit XI, 1981-1985. Studime post-doktorate, Universiteti i Giessenit, Gjermani.

Doktor i Shkencave, Profesor.

Veprimtaria profesionale

Profesioni: Fizikan

Punonjës kërkimor-shkencor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës; Zëvendësdekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës; Zëvendëskryetar i Këshillit Shkencor; Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ballkanik të Fizikës; anëtar i Editorial Board of Journal "Fisica Balkanica".

Veprimtaria politike

Kastriot Islami ishte një nga veprimtarët e parë të transformimit të Partisë së Punës së Shqipërisë në Partinë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1991 edhe pse nuk ishte anëtar i saj. Ai u bë anëtar i Partisë Socialiste në vitin 1996.

Mbas ardhjes së Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, Islami ishte kritik i mënyrës së drejtimit të partisë. Ai ishte kundër metodave radikale të drejtimit të partisë, siç ishte bojkotimi për një kohë të gjatë i Parlamentit, grevës së urisë, protestave të dhunëshme etj., si dhe kundër fuqizimit të autoritetit të kryetarit të partisë.

Në dhjetor të vitit 2011 Edi Rama i propozoi kryesisë së Partisë Socialiste përjashtimin e Kastriot Islamit nga Grupi parlamentar i Partisë Socialiste me arësyen se nuk mori pjesë në seancën parlamentare ku do të votohej për kryetarin e Kontrollit të Shtetit. Ky propozim u kritikua nga deputetët Ben Blushi e Arben Malaj. Blushi kërkoi që të paktën, deputeti Islami të dëgjohet për arsyet që e detyruan të mungonte në seancë, duke e cilësuar të nxituar pozicionimin e kreut socialist Rama. Ai theksoi gjithashtu se nuk mund të vendoset në kryesi dhe nga kryetari përjashtimi i deputetit, por kjo duhet kaluar në grupin parlamentar. Malaj e konsideroi metodën e përjashtimit të dëmshme për Partinë Socialiste.[1]

Funksionet drejtuese

1996-2013: anëtar i PS-së; 1996-1999: anëtar i Kryesisë së PS-së; 1996-2005: anëtar i KPD të PS-së; 1996-1997: Kryetar i Departamentit të Medias dhe Informacionit në PS; 1991-1992: Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë; 1992-1998: Kryetar/anëtar i Komisionit për Hartimin e Projektushtetutës; 1998-2001: anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese; 2001-2002: Sekretar i Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme; 1991: Ministër i Arsimit; 1997-1998: Ministër i Shtetit; 1998: Zëvendëskryeministër; 2002-2004: Ministër i Financave; 2004-2005: Ministër i Punëve të Jashtme; 1999: Koordinator për Krizën e Kosovës.

Pas artikullit të Bild, Rama si ‘skifterat’: ‘Shëtito’ për 30 ‘qershoro’



Nga Gentian Gaba

Që ‘diçka është e kalbur në Shqipëri’, shumica e qytetarëve e di prej shumë kohësh. Preludi ishte pagëzimi si ‘aleanca e qelbësirave’, e asaj që do të kthehej në mazhorancën e vitit 2013. Ligji i dekriminalizimit arriti të çirrte maskën, duke i nxjerrë gangsterët nga zyrat e shtetit, por jo të thyente lidhjen simbiotike që gjallon jashtë institucioneve.

Mirëpo, pas largimit të opozitës nga Parlamenit, duket se për situatën reale në Shqipëri po interesohen edhe mediat e huaja. Përherë e më të shumta në numër, ato po nxjerrin beribat mazhorancën. Rasti më i fundit është ai i gazetës Bild.


Artikulli i gjatë për Shqipërinë, i një prej gazetave më të mëdha teutonike, tingëllonte më shumë si një epitaf për mazhorancën aktuale.

Një renditje e pamëshirshme e të gjitha akuzave të ngritura ndër vite. Nga kanabizmi i vendit, te ministrat e brendshëm të lidhur me krimin; nga përgjimet deri tek akuzat për blerjen e votës në bashkëpunim me krimin.

Shkrimi që terratisi imazhin e mazhorancës, duke e nxjerrë gollomesh vetë Ramën përballë lexuesve të shumtë të së përditshmes gjermane, mori një përgjigje nga deputetja socialiste Blerina Gjylamenti, e cila e cilësoi si një artikull të paguar nga opozita. Këtë deklaratë nuk e hodhi poshtë vetëm autori i shkrimit, gazetari Peter Tiede, e cili e konsideroi reagimin e Gjylamentit një çmenduri, por vetë kreu i mazhorancës. Nga kolltuku i emisionit Opinion, Rama tha se i ka tërhequr vërejtje deputetes, pasi ajo e kishte bërë atë deklaratë pa dijeninë e tij. Duke shtuar berrejshëm se: ‘Nuk ka urdhra partie për të dalë në media’.

Ky kujdes për ta faturuar gjetkë atë qëndrim, është pasojë e vetëdijes së kryeministrit për rreziqet e antagonizimit të mëtejshëm të shtypit perëndimor. Në këtë moment të vështirë, me opozitën që kërkon ‘kokën’ e tij dhe zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit në horizont, Rama e di që artikulli nuk cyt vetëm audiencën e këtushme, por sidomos gjermanen dhe europianen.

Pasqyrime të tilla të realitetit shqiptar nuk hedhin poshtë thjeshtë propagandën e mazhorancës, por depërtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek votuesit dhe taksapaguesit europianë; të cilët, pa filtrat dhe gjuhën e drunjtë të ambasadorëve rezidentë në Shqipëri, mund të lexojnë dhe kuptojnë, në mënyrë krejt autonome, realitetin e hidhur shqiptar. Nga ky vetëdijesim i opinionit publik ndërkombëtar, te reagimi i politikanëve të atjeshëm, hapi është shumë i vogël. Madje është thjeshtë çështje kohe.

Për këtë arsye Rama nuk është më mahitari që kemi njohur. Madje kohët e fundit, në komunikim me gazetarët, kemi zbuluar se në fjalorin e tij ekzistojnë fjalët të lutem dhe faleminderit.

Pra kthimi i reflektorëve nga mediat ndërkombëtare, e ka bërë të duket si ata dy ‘skifterat’ e bërë të famshëm këto ditë në rrjetet sociale. Këta të fundit, të kapur gafil teksa përgatisnin goditjen e radhës, përpara syrit të kamerës, flisnin përçart në tentativë për të mos ligështuar personin që i kishte zbuluar. Kësisoj edhe Rama, në përpjekje për t’i dhënë ngjyrën mavi gjithë hartës territoriale të Shqipërisë, i ‘kapur’ nga gazeta Bild, duket se do të jetë i detyruar të heqë dorë nga zgjedhjet vendore, diçka që mund të tingëllojë si: Shëtito për 30 ‘qershoro’.

Pasi, sikurse ‘skifterat’, ai e di se nuk mund të çojë deri në fund grabitjen e zgjedhjeve të radhës.

Shkuan gjallesat të votojnë, gomari, derri, miu, delja


Shkuan gjallesat të votojnë, gomari, derri, miu, delja
Nga Artan Fuga.

Shkuan gjallesat të votojnë

Gomari: Ku di unë ç'a thonë, për mua ka rëndësi të pëllas që të dukem.


Derri: Unë kam pak kërkesa, Shqipëri hesapi, pak baltë dua unë sa të zhgryhem...

Miu: Aman ta hedh votën sa për t'u dukur se votova që mos më thonë po ti o mi përse qendron në vrimën tënde???

Dhelpra: T'ja jap votën ariut se është leshko.

Papagalli: Unë votoj gjithmonë njësoj jam besnik, nuk di slogane të tjera.

Delja: Unë votoj qorrazi si delet e tjera, e di dashi se ku duhet ta hedh votën.

Lakuriqi i natës: Çfarë prisni nga unë që të mos votoj qorrazi!!!

Iriqi : Unë votoj për inat, ngre gjëmbat përpjetë dhe mendja s'më punon fare. Mos më nxehni po ju them!

Breshka: Kushdo të fitojë mua s'më bën dot gjë se kam zhguall unë, të tjerët kush po çan kokën për ta!

Majmuni: Unë votoj me imitim, si të votojë derri.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...