Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/05/23

Fëmijët e rrugës



 Donika Bakiu

Miliona fëmijë në mbarë botën jetojnë në rrugë dhe në varfëri. Shumica e këtyre fëmijëve janë të privuar nga kujdesi shëndetësor dhe arsimi. Ka shumë faktorë që mund t’i shtyjnë fëmijët e rrugës duke përfshirë varfërinë, ndarjen e familjes, dhunën, luftërat, fatkeqësitë natyrore dhe martesa të detyruara. Sot në botë ekzistojnë deri në 150 milionë fëmijë rruge. Të ndjekur nga dhuna, abuzimi me drogën dhe alkoolin, vdekja e një prindi, shkatërrimi i familjes, lufta, fatkeqësia natyrore ose thjesht kolapsi social-ekonomik, shumë fëmijë të varfër janë të detyruar të dalin në rrugë, të fshihen, të lypin. Shpesh në jetën e përditshme të gjithë shohim në rrugë një kategori të tillë fëmijësh. Ajo që na bën të ndjehemi keq është pamundësia jonë për ta ndryshuar këtë fakt.Shohim çdo ditë fëmijë të moshave të ndryshme që dalin në rrugë kush duke lypur kush duke u bë shitës ambulantë për të fituar bukën e gojës.Varfëria dhe pasiguria sociale në vendet tona dhe në mbarë Botën i detyron shumë fëmijë të dalin të shesin, apo të lypin rugëve.Problemi i fëmijëve që janë në rrugë është një situatë e rëndë në mbarë botën .Ata fëmijë duhet të rriten, edukohen, kulturohen dhe zhvillohen .Këta fëmijë nuk shkojnë në shkollë apo e kanë braktisur atë, që përdoren nga familja si faktor ekonomik apo shfrytëzohen nga “tutorët e rrugës” . Çdo ditë në rrugë dhjetra fëmijë janë të detyruar të lypin dhe të shesin diçka për shkak të disa detyrimeve. Disa prej tyre janë të detyruar të punojnë për familjet e tyre.

Fëmijët e rrugës identifikohen kryesisht si “fëmijë që punojnë”, aktivitetet kryesore në rrugë janë lypja dhe larja e xhamave tëveturave, shitja në semaforë ose lypja, në bare/kafene apo nëpika të caktuara në anë të rrugës. “Fëmijët e Rrugës” është një term i përdorur nga Henry Mayhew në vitin 1851. Para se këta fëmijë thjeshtë përmendeshin si të pastrehë të braktisur. Shumica e fëmijëve të rrugës konsiderohen viktima të “dhunës ekonomike”. Fakt është se numri i këtyre fëmijëve po rritet duke u bërë një problem. Pra, shumë fëmijë që lypin, mashtrojnë, vjedhin, po disa lypin për ushqim , disa fëmijë jetojnë në rrugë ,disa punojnë në rrugë . Në fakt, në të gjithë Botën ka një numër të madh fëmijësh që mbijetojnë në rrugë në disa vende ata , janë më të njohur si të pastrehë .Duke ecur nëpër rrugët , qendrën e qytetit ku jetojmë shohim njerëz që kërkojnë lëmoshë nga ne ;të mbështjellur me një batanije , në sytë e tyre dhe fytyrat e tyre nuk sheh gëzim, këmbë zbathur verë e dimër. Nga çantat ose xhepat tonë gjithmonë ju japim monedha edhe pse ata nuk i mban gjallë .Shumë njerëz janë kundër dhënies së parave për lypësit rrugës . Ne shohim shumë fëmijë duke lypur në rrugë në gjendje të vështirë dhe të pambrojtur. Ndihemi të trishtuar, ndonjëherë neglizhojmë duke menduar përtej qëllimit tonë.Është vërtetë shumë e trishtuar. Është shumë e vështirë të vazhdosh rrugën, kurse ata kërkojnë lëmoshë prej nesh.

Të qenit i pastrehë është diçka shumë e keqe , ata njerëz kanë nevojë për ushqim, mbështetje, strehim . Njerëzit nëpër shumë vende nuk duan t’i japin drejtpërdrejtë të pastrehëve paratë, sepse nuk e dinë se ku po shkojnë paratë e tyre. Duhet t’i ndihmojmë njerëzit e pastrehë të largohen nga droga dhe alkooli dhe atyre që duhet t’u ndihmojmë për ushqim e strehim . Ekzistojnë kategori të ndryshme të fëmijëve të rrugës. Ka nga ata që punojnë në rrugë si mënyra e vetme për të fituar para, ata që gjejnë strehë në rrugë gjatë ditës, por kthehen në një në familje gjatë natës dhe ata që jetojnë përgjithmonë në rrugë pa një streh mbi kokë. Të gjithë janë në rrezik nga abuzimi, shfrytëzimi e nga dhuna, por më në gjendje të keqe janë ata të cilët aktualisht flejnë dhe jetojnë në rrugë, duke u fshehur nën ura, në ulluqe, në stacione hekurudhore etj. Fëmijët e rrugës kanë një jetë shumë të vështirë edhe pse në sytë e tyre rrezaton fëmijëri, ato nuk mund ta fshehin lodhjen e rraskapitjen. Fytyra e tyre e rreshkur nga dielli merr trajtat e pjekurisë. Në duart e tyre të vogla të ashpërsuara ata mbanë një kuti kartoni plot pako cigaresh e lecka të lagura.Ndonëse është vapë përvëluese në ditët e verës apo acar në ditët e dimrit, ata përpiqen t’ua bëjnë joshës mallin e tyre kalimtarëve nëpër rrugët e qytetit. Shumica e fëmijëve që lypin janë nga komunitetet rom , më pas shqiptarë e maqedon.

Edhepse shumica e fëmijëve e ndiejnë diskriminim nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe kanë ndjenja negative si trishtimi dhe palumturia, të gjithë thonë se ata punojnë pasi familja e tyre është në varfëritë skajshme. Problemet ekonomike janë më të dukshme përfëmijët. Sipas fëmijëve, “varfëria në shtëpi” është vështirësia qëthonë më shpesh, prindër të papunë dhe mungesa e një shtëpie. Të qenit i pastrehë , pa një kulm mbi kokë nënkupton mospasjene një vendi për të jetuar, jetesën në një banesë të papërshtatshme ose në vende të cilat nuk janë të përshtatshme (të tilla si shtëpitë improvizuara : shtëpi prej kashte ose diçka të ngjashme ) . Të jetosh në rrugë nuk është e lehtë, veçanërisht për gratë dhe fëmijët problemet me të cilat ballafaqohen këta njerëz çdo ditë janë diçka që nuk mund ta imagjinojmë. Jeta në rrugë është e tmerrshme , sfiduese dhe e rrezikshme.Asnjëri prej nesh nuk është në atë situatë. Por ne përsëri, duke ecur nëpër qytetin tonë, duke parë se si dikush të zgjat dorën është vërtetë diçka shumë e keqe prandaj të gjithë duhet të jemi më të ndjeshëm.

Nis në Kroaci stërvitja e NATO-s 'Përgjigja e menjëhershme- 19', merr pjesë edhe Kosova


Forcat e Armatosura Shqiptare, sikurse edhe ato të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me pjesëtarë nga ushtritë e 14 vendeve të NATO-s kanë nisur në Kroaci stërvitjen “Immediate Response 19” (Përgjigja e menjëhershme- 19).

Nis në Kroaci stërvitja e NATO-s 'Përgjigja e menjëhershme- 19', merr pjesë edhe Kosova


Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bën të ditur se në këtë stërvitje marrin pjesë 1.600 ushtarë, pjesë e NATO-s nga 14 vende.


“Forcat e Armatosura të Shqipërisë nisën në Kroaci stërvitjen “Immediate Response 19″ (Përgjigja e menjëhershme- 19) përkrah 1,600 kolegëve të tyre ushtarakë nga Kroacia, Sllovenia, Hungaria, SHBA, Mali i Zi, Kosova, Polonia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Lituania, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Herzegovina, Italia dhe Gjermania”, njofton ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka.


Stërvitja ushtarake e NATO-s “Përgjigjja e menjëhershme-19” përfundon më 6 qershor 2019.


Kjo stërvitje zhvillohet në Kroaci, Slloveni e Hungari.

Për një vend të lirë pune konkurrojnë 55 qytetarë

Rezultate imazhesh për kerkim pune

Lufta kund varfërisë në Kosovë vazhdon të mbetet një ndër sfidat më të mëdha për institucionet vendore, thotë Ali Dragusha, nënkryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira të Kosovës. Ai thotë se një ndër faktorët që ndikojnë në standardin e ulët dhe në shkallën e lartë të varfërisë, është numri i madh i të papunëve.

Për një vend të lirë pune konkurrojnë 55 qytetarë, thotë ai, për të shtuar se ky fakt pasqyron më së miri gjendjen e vështirë socio-ekonomike të qytetarëve kosovarë. Ndërsa, organet kompetente nuk kanë qenë të përkushtuara sa duhet në zgjidhjen e këtij problemi, vlerëson Dragusha.

“Fatkeqësisht, nuk kemi vërejtur një seriozitet, edhe pse ka iniciativa, edhe pse ka përpjekje. Por, ajo shkalla që dëshirojmë ne si përfaqësues të Konfederatës së Sindikatave të Lira të Kosovës, ende nuk është arritur”.

“Mendojmë se ka forma të ndryshme për zbutjen e papunësisë, por, në rend të parë, ne mendojmë se duhet të jetë një plan-program për çështje sociale”, thotë Dragusha.

Ai pohon se varfëria është një fenomen shumëdimensional me pasoja të dëmshme dhe të palakueshme për individët, të cilët gjenden në situatë të tillë. Të ardhurat e ulëta apo minimale të një familjeje të varfër, sipas tij, ndikojnë drejtpërdrejt dhe në emancipimin e familjes, si në edukim, po ashtu edhe në arsimim.

“Mund të them se bazuar në këtë shkallë, pasojat janë shumëdimensionale, duke filluar prej çështjeve personale, familjare, por edhe në nivel të shoqërisë. Dhe, në këtë drejtim, mendoj se shoqëria jonë nuk mund të rrijë indiferente apo gjysmë-indiferente”.

“Si organe kompetente duhet të ndërmarrin hapa drejt zbutjes së kësaj çështjeje apo në njëfarë forme të përpjekjes për zbutjen e shkallës së papunësisë dhe varfërisë”, shprehet Dragusha.

Ndryshe, sipas statistikave të Bankës Botërore, 45 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri, 15 për qind në varfëri të skajshme, ndërkaq 18 për qind të qytetarëve të tjerë janë të rrezikuar nga varfëria.

Përfaqësues të institucioneve kosovare thonë se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të luftuar varfërinë në Kosovë, edhe pse kjo betejë, siç thonë, është shumë e vështirë.

Gjergj Dedaj, zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë se në bazë të projekteve të ndryshme, Qeveria e Kosovës po mundohet të zbusë shkallën e varfërisë, në mënyrë që të ulen dhe pasojat e saj.

“Jemi në presion të vazhdueshëm nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që ta zbusim shkallën e papunësisë në Kosovë, që është enorme, është tepër shqetësuese. Dhe, kjo po ndikon drejtpërdrejt në çështjet e varfërisë”.

“Për këtë arsye, Ministria e Punës, si dizajnuese e politikave të punësimit, do të bëjë krejt çfarë është e mundshme në kompetencat e saj, në radhë të parë që të ndërtojë marrëveshje bashkëpunimi me ministritë homologe, me qeveritë e vendeve të ndryshme në aspektin e punësimit dhe të çështjeve sociale”, pohon Dedaj.

Për të zbutur sado pak gjendjen e qytetarëve që jetojnë në kushte të vështira socio-ekonomike, Ministria e Punës, deri në maj të këtij viti, në skemën e ndihmave sociale ka të regjistruar mbi 35.000 mijë familje me mbi 155.000 anëtarë, që marrin nga 35 deri në 65 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve.

Sidoqoftë, sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, varfëria mbetet një ndër shqetësimet kryesore të kosovarëve, të cilët mendojnë se situata e rëndë ekonomike e kërcënon edhe stabilitetin e vendit.

Avokati i Popullit: E përkeqësuar situata e fëmijëve në rrugë, institucionet të bëjnë më shumë

Rezultate imazhesh për Femijte e rruges


Avokati i Popullit, në kuadër të ushtrimit të kompetencave dhe të përgjegjësive të tij ligjore sot, publikoi Raportin me Rekomandime Ex officio nr. 514/2016, që ka të bëjë me çështjen e fëmijëve në situatë rruge, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Rasti është hapur sipas detyrës zyrtare me qëllim të vlerësimit të dukurisë së fëmijëve në situatë rruge, identifikimin e shkeljeve të të drejtave të tyre, si dhe tërheqjen e vëmendjes institucioneve përgjegjëse për ndërmarrjen e veprimeve përkatëse për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge.

Avokati i Popullit nga rishikimi i dokumenteve përkatëse ligjore, informatave dhe të dhënave me të cilat posedon, vëren se përkundër përpjekjeve të bërë për të mbrojtur dhe ndihmuar fëmijët në situatë rruge përgjatë viteve, gjendja nuk ka shënuar përmirësime të dukshme. Për më tepër, tani më shumë se kurrë në rrugë shohim fëmijë, përveç tjerash, duke pastruar xhamat e automjeteve, duke shitur gjësende të imta, duke kërkuar lëmoshë apo nëpër kontejnerë.
Imazh i ngjashëm

Ata jetojnë në kushte jo te mira fizike, sociale, psikologjike, përballen me mungesë të ushqimit, veshmbathjes, pa kujdesin e duhur higjienik dhe shëndetësor. Ata e kanë të pamundur të ndjekin shkollën dhe me vetë faktin se gjenden në rrugë, janë të pambrojtur dhe në rrezik të përhershëm për abuzim dhe shfrytëzim.

Avokati i Popullit, vëren se situata aktuale e fëmijëve në situate rruge në Kosovë përbën shkelje serioze të të drejtave të njeriut, në këtë rast të të drejtave të fëmijëve, përkatësisht shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, standardeve ndërkombëtare dhe legjislacionit përkatës në fuqi.
Imazh i ngjashëm
Avokati i Popullit konsideron se institucionet e Kosovës do të duhej të kishin bërë më shumë për ta parandaluar, trajtuar dhe adresuar në mënyrë adekuate çështjen e fëmijëve në situatë rruge, me që gjatë viteve ky fenomen nuk ka pësuar rënie.

Në bazë të analizës, vlerësimeve dhe konstatimeve, Avokati i Popullit në raportin e publikuar i rekomandon Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive ligjore të ndërmarrin masat e nevojshme për të parandaluar, trajtuar dhe për ta adresuar në mënyrë adekuate çështjen e fëmijëve në situatë rruge.

Ky Raport me Rekomandime është përcjellë tek autoritetet përgjegjëse. I njëjti u është përcjellë mediave dhe është publikuar në ueb-faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit.

2019/05/20

Pro et contra : Boll më me serbizimin e Dardanisë!



Nga Flori Bruqi



The Culture Trip ka publikuar harten që tregon se çka do të thotë emri i secilit vend në botë, e cila shpjegon edhe kuptimin historik.
E aty, gjendet edhe vendi ynë Kosova, emrin e së cilit ata e shpjegojnë si ‘Field of Black Birds’ apo ‘Fusha e Mëllenjave’.
Të gjithë studiuesit tregojnë se emri Kosovë vjen nga fjala ‘kos’ që do të thotë ‘mëllenjë ose zog i zi’ dhe ‘ova’ që do të thotë ‘fushë’.

 Para Betejës së Fushë-Kosovës, emri Kosovë nuk njihej historikisht, betejë në  të cilët serbët pësuan disfatë totale dhe fituan turqit osmanë.


Pjesë e hartes janë edhe dy shtetet fqinje të Kosovës, Shqipëria e Maqedonia. Aty shpjegohet se emri Shqipëri do të thotë ‘Land of Eagles’ ose ‘Toka e Shqiponjave’.
Ndërsa, përveç pjesës historike, tregon edhe karakteristikat e banorëve të vendit, siç është rasti tek Maqedonia, që do të thotë ‘Land of Tall People’ ose ‘Toka e njerëzve të gjatë’.
Në hartë gjenden edhe vendet e tjera të botës, të cilat mund t’i shihni në foton më poshtë.


Si ishte emri i Kosovës më 1405

Spias historianit  të  njohur  shqiptar Prof.Dr. Jahja Drançolli, i është kthyer arkivave të Raguzës, Dubrovnikut të sotëm për të gjetur se si është quajtur Kosova në mesjetë.

“Postim me shkas: Duke nxjerrë Kosovën nga dokumente të vitit 1405!

Kosovën e sotme gjatë shekujve e kemi ndeshur me emra të ndryshëm. Për herë të parë me emrin e sotëm do ta ndeshim në dokumente raguzane të vitit 1405: “Boschi di Chosoua”!”, ka shkruar Drançolli me foto nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut, ku ka qenë në tetor të këtij viti, me kolegun e tij Ruzhdi Panxha.

Rezultate imazhesh për fjala kosove cka do të thote

Ndërsa nocioni “Metohija”, pavarësisht se daton që nga mesjeta apo shekulli 11-të dhe është term kishtar, ky nocion vazhdon edhe sot të përdoret në diskursin publik, formal dhe joformal, nga popullsia serbe që jeton në Kosovë, por edhe nga drejtuesit e lartë të institucioneve të Kosovës që përfaqësojnë bashkësinë serbe.

Termin “Metohija”, ata gjithmonë e përdorin si ndajshtesë kur përmendin Kosovën, duke iu adresuar si “Kosova dhe Metohija”.

Përdorimi i këtij termi, jo rrallë, ka krijuar tensione verbale ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

 Të parët shprehin mendimin se përdorimi i këtij termi nuk ofendon askënd dhe nuk ka tendencë politike, ndërkohë që të dytët, e përjetojnë si term tendencioz politik ndaj Kosovës.

Por, ekspertët e fushës së historisë dhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, pajtohen lidhur me prejardhjen e termit “Metohija” dhe thonë se ky term, nënkupton hapësirën që sot në Kosovë është rajoni i Dukagjinit.

Igumeni Sava Janjiq nga Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë, shpjegon prejardhjen e këtij termi.

“Pasuria kishtare në gjuhën greke thirret "metohion", në njëjës. "Metohion" në shumës theksohet “metohija”. 

Do të thotë fjala ‘"metoh" përdoret edhe sot në Greqi dhe te ne, në terminologjinë e manastirit, për pronat e manastirit”, theksoi Janjiq.

Të njëjtin shpjegim, lidhur me “Metohija” e jep edhe Jahja Drançolli, profesor i historisë së mesjetës, në Departamentin e Historisë në Fakultetin Filozofik, të Universitetit të Prishtinës.

Sipas tij, ky term daton që nga Kisha Bizantine në mesjetë dhe më pas ka kaluar në vendet që kanë qenë të ndikuara nga kjo kishë, sidomos pas shekullit 11-të.

Profesor Doktor Jahja Drançolli, thotë se, ky term apo kjo leksemë kishtare, në shekullin 18-të dhe 19-të është inkuadruar në konceptin gjeografik nga filologu i asaj kohe, Vuk Karaxhiqi, i cili njihet si reformues i gjuhës serbe dhe më pas sipas tij, edhe nga studiuesit e shkollës antropologjike serbe, në krye me Jovan Cvijiqin, kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe në pjesën e parë të shekullit 20-të.

Por, sipas Jahja Drançollit, pavarësisht se ka pasur tendenca që ky term të politizohet që në pjesën e parë të shekullit 20-të, kjo ka ndodhur vetëm në mes të atij shekulli, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Nga viti 1945, ka evoluar edhe me koncept politik, ku një pjesë e Kosovës, do të thotë Rrafshi i Dukagjinit është quajtur me ketë emër (Metohija), për arsye se ka pasur mjaft kisha. 

Të gjitha këto kisha, normalisht, i kanë pasur tokat e veta. Mirëpo ato pasuri kanë qenë pasuri kishtare e jo pasuri politike dhe as pasuri gjeografike”, tha profesor Drançolli.

Termi “Metohija”, është hequr nga përdorimi në Kushtetutën e Kosovës, në vitin 1974, kur asokohe Kosova ishte Krahinë autonome në kuadër të Jugosllavisë.

Por, ky term është riaktualizuar sërish në vitet ‘90 të shekullit të kaluar, në kohën kur Slobodan Milosheviq, kishte marrë pushtetin në Serbi.

“Metohija”, si ndajshtesë për emrin e Kosovës, përdoret edhe sot nga serbët. 

Madje, Kushtetuta e Serbisë, edhe sot përfshin në vete Kosovën, duke iu referuar si “Kosova dhe Metohija”.

Kështu i referohen në diskursin publik, formal dhe joformal edhe politikanët serb në Kosovë, përfshirë edhe funksionarë në institucionet e larta të Kosovës.

Aleksandar Jablanoviq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, thotë se ky term nuk është me tendencë të provokimit.

"Termi - Kosovë dhe Metohija - nuk ekziston për të ofenduar apo provokuar dikë.

Ne si të tillë e përdorim që nga fëmijëria. Kështu na kanë mësuar në shkollë dhe kjo është diçka që nuk mund të harrohet brenda natës. 

Nëse dikujt i pengon një term që e përdorni, atëherë as që dua të mendoj se sa e pengon dhe se çfarë mund të bëj ose të mos bëj nesër”, tha Jabllanoviq.

Igumeni Sava Janjiq, vlerëson se çështja e përdorimit të termit “Kosova dhe Metohija” nga serbët, nuk duhet të politizohet. Përkundrazi, sipas tij, duhet depolitizuar.

“Këto janë gjëra historike të caktuara që nuk do të duhej të shfrytëzohen në kontekstin politik. 

Sa i përket emërtimit "Kosovë dhe Metohi" ajo është edhe në përmbajtjen e Kushtetutës së Serbisë, madje edhe para luftës. 

Prandaj, që atëherë, daton zyrtarisht si emërtim për këtë hapësirë. Përndryshe, nuk ishte dashur që të politizohet ky nocion dhe ne përpiqemi që të mos e politizojmë’, theksoi Janjiq.

Ai shtoi se Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë, termin “Metohija" e përdor si terminologji në dokumentet kishtare.

 Gjithashtu sipas tij, kjo kishë i respekton ligjet ekzistuese të Kosovës, të cilat gjithashtu e rregullojnë pozitën dhe të drejtat e saj, si dhe elementet mbrojtëse për kishën.

Ismajl Hasani, profesor i sociologjisë së religjionit dhe njohës i zhvillimeve dhe fenomeneve politike në Kosovë, duke folur për medie , vlerëson se Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë, në disa raste është më e matur në përdorimin e këtij termi, se sa qarqet, siç i quan ai, ultra-nacionaliste.

Përdorimi edhe sot i një termi kishtar, “Metohija” si ndajshtesë për Kosovën, sipas tij nuk është i rastësishëm.

“Tani, ky term përdoret për qëllime të caktuara, për të fuqizuar pjesën e rajonit të Dukagjinit, e që nuk bëhet rastësisht. 

Do të thotë, është e qëllimshme, për të ndërprerë të ashtuquajturin "rripin e vazhdueshëm" etnik shqiptar, që përfshin pjesën e Kosovës, Dukagjinin, Shqipërinë veriore dhe deri në jug të Shqipërisë, brigjet e detit Jon”, tha profesor Isamajl Hasani.

Mendim të ngjashëm ka edhe profesor  Jahja Drançolli. Sipas tij, “Metohija’" , si ndajshtesë për emrin e Kosovës, është shpikje politike dhe jo shkencore.

“Dihet qartë se aspekti etnik në Kosovë është në favor të shqiptarëve, 90 për qind. 

Tash, në këtë kontekst, këto nocione, që paraqiten si recidiva të shekujve të kaluar, kanë këtë qëllim, ndarjen e Kosovës në dy pjesë”, theksoi profesor Jahja Drançolli.

Por, ministri Jabllanoviq, shpreh mendimin se askush nuk duhet të ndjehet i ofenduar pse serbët, përfshirë edhe atë, i referohen Kosovës me ndajshtesën “Metohija”.

“Nëse dikush që e dëgjon shprehjen "Metohija", e gjen veten të ofenduar, atëherë ai duhet të ndikoj në disa qarqe më të gjera, në mënyrë që në Serbinë qendrore, në shkolla të mos mësohet se kjo quhet Kosova dhe Metohija”.

Në anën tjetër, profesor Hasani, vlerëson se përdorimi i termit “Metohija” nga qarqe të caktuara në Serbi dhe Kosovë, përfshirë edhe politikanët serb në institucione të Kosovës, nuk i takon sfondit të termeve pezhorative, të cilat nuk janë të pazakonta tek përdorimi i popujve të Ballkanit për njëri tjetrin.

“Përdorimi i termit "Metohi" nënkupton përpjekjen për ta relativizuar Kosovënsi entitet shtetëror, politik dhe administrativ, me të cilin mund të zëvendësohet ajo që është humbur, sepse, dikur qarkullonte fjala ‘Kosova, djep i serbizmit’.

 Ajo humbi dhe tani insistohet që në vend të saj të përdoret sa më tepër që është e mundur termi "Kosovë dhe Metohi’”.

Ndryshe, eksperti i çështjeve juridike - kushtetuese, Riza Smaka, thotë se sipas Kushtetutës së Kosovës, emërtimi i vendit është Kosovë dhe jo “Kosovë dhe Metohija”, siç përdoret në diskursin formal dhe publik nga ana e politikanëve serbë që janë pjesë e institucioneve të Kosovës.

“Nuk përfillet rendi juridik elementar i shtetit sovran dhe faktikisht, të pranuar ndërkombëtarisht nga një numër impozant i vendeve.

 Këta janë qytetarë të vendit tonë dhe nuk e marrin për bazë realitetin, por në mënyrë arbitrare e konsiderojnë vendin tonë si "Kosovë dhe Metohi’”.

Sidoqoftë, profesor Hasani, ka vlerësuar se Serbia insiston dhe do të insistoj edhe më tej, në përdorimin e termit “Metohija”, në mënyrë të qëllimshme, për ta shënuar prezencën e saj, të paktën në mënyrë verbale, në Kosovë.



****

Si u bë Kosova "KOSOVO"?


Në këtë shkrim kemi sjellë disa të dhëna të argumentuara që çojnë në përfundim se emërtimi KOSOVO, që është përdorur në të kaluarën, po edhe sot, sidomos nga ndërkombëtarët, e ka burimin nga gjuhët sllave, më sakët nga gjuha serbe dhe, si i tillë, meqë nuk përkon me natyrën gjuhësore të shqipes, duhet shporrur sa më parë
që të jetë e mundur, sepse ne e kemi emërtimin tonë KOSOVË.
Shqiptarët gjithmonë Dardaninë e dikurshme e kanë quajtur dhe e quajnë edhe sot "Kosovë" (në trajtën e pashquar) dhe "Kosova" (në trajtën e shquar). 

Edhe në gjuhët e tjera do të duhej të merrej ky toponim në formën që e thotë vetë shqiptari, pra "Kosovëa". 

Mendoj se për shumë gjuhë evropiane apo edhe botërore emri "Kosovë-a" nuk duhet të jetë problematik për t'u artikuluar. 

Zakonisht, të huajt, kur i marrin fjalët (emrat etj.)prej një gjuhe tjetër, ata i marrin në trajtën ashtu siç u servohet,thotë studiuesi Sami ISLAMI.

 Disa gjuhë, duke u nisur nga ligjet fonetike e gramatikore të tyre, fjalët e gjuhëve të tjera ia përshtatin sistemit fonetik dhe gramatikor të gjuhës së vet. 

Mirë. Por nga erdhi atëherë në gjuhët evropiane p. sh emri "Kosovë-a" i shqiptuar "Kosovo", që ndeshet jo vetëm në gjuhën angleze, por edhe në gjuhët e tjera? 

Pse po del pra, kjo fjalë, me mbaresën -o, e jo me mbaresën -a (në të shquarën), siç i takon natyrës së gjuhës shqipe? 

Përgjigjja është shumë e thjeshtë. 

Kjo trajtë erdhi e "shqiptuar", jo direkt nga shqipja, por pikërisht nga gjuhët sllave, si: serbe, bullgare apo maqedonase. 

Këto gjuhë kanë prirjen që emrat që mbarojnë me temë në
 bashkëtingëlloret -v ose -k marrin mbaresën -o. 

Kemi emra të truallit shqiptar por edhe të tjerë që i ndeshim të shqiptuar kështu: Malishevo, Kumanovo, Bërçko, Jadransko more(Deti Adriatik), Mavrovo, Gjakovo etj. Sipas këtij kriteri shkon edhe emërtimi "Kosovo".

Gati një shekull Kosova "jetoi" nën ombrellën e Serbisë dhe emri "Kosovo" herë si "provincë", e herë si "krahinë e Serbisë".

 Ky emër, në fakt, përdorej ndoshta vetëm për përdorim "të brendshëm" të saj. Serbia përpiqej me çdo kusht ta mbante të mbyllur Kosovën. 

Bile, më kujtohet, kur në vitet e 60-ta Serbia e ndryshoi emrin. Pra prej "Kosovo" e bëri "Kosmet", që ishte një shkurtesë nga "Kosovo i Metohija" (Kosova dhe Metohia), për t'i "humbur" gjurmët e Kosovës shqiptare sa më shumë që të ishte e mundur. 

Nacionalistët serbë këtë emërtim e përdorin edhe sot. Pra nga "Kosova" ata morën rrokjen e parë "Kos" dhe nga Metohija, po ashtu rrokjen e parë "Met". 

Hajde gjeje tash se ku është ky "Kosmeti" në këtë planet! 

Politika që ndiqte Serbia në ish- Jugosllavi ishte që t'i ngulfaste "pakicat", e në rend të parë shqiptarët e Kosovës.

Para çlirimit, jashtë Jugosllavisë (lexo: edhe jashtë Serbisë) pakkush e ka ditur se ku është Kosova. 

Në mënyrë mjaft të bujshme emri i Kosovës doli, dhe i "shpërthei" kufijtë e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe pas saj. 

Është interesante të theksohet se Kosova tani filloi të njihej kudo në arenën ndërkombëtare, jo me emrin shqip të saj "Kosovë-a, por me trajtën sllave (lexo: serbe) "Kosovo".

 Ky "prezantim" i Kosovës nga Serbia "u bë" model i përdorimit pothuaj edhe nga të gjitha organizatat ndërkombëtare,që vepruan dhe veprojnë ende në Kosovë.

Po të kthehemi pak në histori, do të vërejmë qartë se serbët, bullgarët, me një fjalë sllavët, qenë më të organizuar nga pikëpamja institucionale e shtetërore.

 Së këndejmi ata i planifikonin punët me dekada e shekuj përpara, e cila gjë mund të vërehet edhe në sferën e toponimeve (emrave të vendeve) etj. 

Me krijimin e mbretërisë së tyre (diku prej shek. XII e tutje), me gjasë edhe shumë më herët, 

Serbia nisi në mënyrë institucionale të merrej, pra, përveç tjerash, edhe me emërtimin e vendbanimeve të pushtuara nga shqiptarët. 

Ata donin ta "serbizonin" vendin e pushtuar. Hovin e Serbisë e ndali pushtimi turk i saj dhe i Shqipërisë (në atë kohë Kosova dhe të gjitha trojet e tjera që sot gjenden nën Serbi, Mal të Zi, Maqedoni apo Greqi quhej Arbëri, që ishte emri i vjetër për Shqipërinë e sotme). Gjatë pushtimit osman emërtimi "Kosovo" nuk u dëgjua më,pra mbeti vetëm në arkivat serbe.

 Por kur Turqia u largua nga Ballkani (më vitin 1912),Serbia, bashkë me reprezaljet e tmerrshme që bënte mbi shqiptarët, për t'i përzënë nga tokat e tyre, i nxori nga arkivat "tefteret" me toponimet serbe dhe prapë kudo që shkonte i "emërtonte" vendbanimet shqiptare me emra të vet. 

Më lehtë manipulonte me mikrotoponimet (vendbanimet të vogla, fshatrat etj.), të cilat, shpesh i bënte rrafsh me tokë,pastaj posa shqiptarët i ndërtonin ato, serbët "i emërtonin" si donin vetë.

 Fatkeqësisht, emërtimet serbe a bullgare të vendbanimeve shqiptare edhe sot "jetojnë" në Kosovë, por të tilla ka mjaft edhe në Shqipërinë e sotme. 

Toponime të tilla janë aq shumë sa zor që mund të përmenden të gjitha këtu.

 Ndërkaq vendbanimet shqiptare të vjetra ( kur është fjala për qytete më të mëdha), Serbia kryesisht përpiqej t'i "modifikonte", ose t'i "serbizonte". 

Ajo shpesh edhe ua ndërronte emrat fare, si p. sh.: Durrësin e bëri"Draç", Shkodrën "Skadar", Tivarin "Bar" Ferizajin "Uroshevac" (pasi që Ferizaji lidhej me emrin "Feriz" serbët e ndërruan në "Uroshevac " nga emri serb "Urosh") , Pejën "Peq", Shkupin "Skopje", Kosovën "Kosovo" etj. Alpet Shqiptare ata i quajtën "Prokletije", që në shqip do të thotë "të nemuna". Është e çuditshme se si mbeti ky emër. 

Me sa di unë ushtria serbe gjatë depërtimit të saj për në Shqipëri, nëpërmjet të Alpeve Shqiptare (në kohë dimri) kishte vuajtur shumë dhe një numër i madh i ushtarëve kishin vdekur nga të ftohtët gjatë këtij rrugëtimi. 

Dhe serbët i paskan pasë "nemun" këto male! Pra malet tona u "mallkuan" nga ata! Nuk është e çuditshme pse ata i "mallkuan", por është e çuditshme pse shqiptarët t'i quajnë edhe sot e kësaj dite kështu siç i "emërtuan" serbët "Bjeshkë e Nemuna", në vend se t'i quajnë shqip "Alpet Shqiptare" ?!

Është një bagazh emrash që sllavët ua lanë, në vazhdimësi, vendbanimeve shqiptare. 

Kjo ndodhi ngase, siç u përmend më lart, serbët e patën pushtetin në duar të tyre,prandaj arrinin t'i ngulitnin këto toponime madje edhe me detyrim. 

Emra të tillë ka sa të duash, por po i përmendim vetëm disa, si: Obiliq (sot quhet Kastriot, që nuk di çfarë lidhje ka kjo me Obiliqin, ) Orlloviq, Devet Jugoviq (sot Bardhosh),Serbicë, (sot Skënderaj), Zubin Potok (!) Babin Most( shqiptarët e "përshtatën"si "Babimovc"!), Kisella Banja,afër Podujevës (në "Sallabajë") e deri tek qytetet e mëdha, si: Manastiri të quhet "Bitolla"( bullgarisht) Kërçova, "Kiçevo", madje edhe qyteti i Pogradecit, buzë liqenit të Ohrit, është me origjinë sllave (lexo: bullgare) "Podgradec" etj. etj.

Të kthehemi prapë tek emërtimi (toponimi) "Kosovo".

Në qoftë se në kohërat kur ishim nën okupim të Serbisë ishim "të detyruar" ta merrnim atë emërtim që na servohej, për arsye që tanimë dihen, çfarë mund të thuhet tani për kohën e re? 

A mundemi ne tash që emrat që i la Serbia në trojet tona t'i ndërrojmë me emra tanë? 

Ose a mundemi që ata emra, të cilët pushtuesi i "serbizoi", t'i "shqiptarizojmë", t'i bëjmë ashtu siç ishin përpara? 

Ose, a mundemi që për vendet ku emërtimi është i burimit sllav, t'i krijojmë toponimet shqipe?

Natyrisht se mundemi, bile është për t'u përshëndetur iniciativa, se në vitet e fundit tek ne, vërtetë, ka filluar që kjo punë të bëhet në mënyrë institucionale.

 Por kur do të arrijmë që ta heqim modelin "Kosovo" nga përdorimi në shumë institucione ndërkombëtare e vendore që po përdoret jo vetëm jashtë, por edhe në Kosovë?

 Kur do të hiqet nga përdorimi emërtimi nga veturat e policisë së Kosovës: KOSOVO POLICE, ose mbishkrimi nga Forcat e Sigurisë së Kosovës: KOSOVO SECURITY FORCE, të cilat UNMIKu ose EULEX-i i "instaloi" në Kosovë?

 Pse të mos figurojë në veturat e policisë së Kosovës mbishkrimi shqip: POLICIA KOSOVARE( ose POLICIA E KOSOVËS),
ose FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS?

 Pra, pse të mos shkruhen shqip?!

Po t'i shikosh më detajisht do të vëresh se këto mbishkrime le që nuk po shkruhen shqip, por po shkruhen me një "përzierje" të çuditshme serbisht dhe anglisht, e ku ?! 

Në Kosovë! Këtë "njollë" e kemi "dhuratë" nga UNMIK-u, i cili, edhe pse shkoi la shumë ligje, e rregullore të tjera, në mesin e të cilave edhe këto emërtime të përditshme, që t'i vrasin sytë kur i sheh dhe veshët kur i dëgjon! 

Një ilustrim që shkon në favor edhe të huajt, mund t'i thonë toponimet vërtetë shqip është edhe një reklamë që shpesh po jepet
në TV. 

Një biznesmen anglez që po i reklamon disa banesa në "Çelsi Point" (Chelsea Point) në Fushë Kosovë, edhe pse po shprehet në gjuhën angleze, ai po e përdor emërtimin shqip "...in (në)Fushë Kosova" (pra jo... in "Fushë Kosovo) etj.

Tani, në vendin tonë të ri, rrethanat janë krejt tjera. Sot e "kemi" situatën vetë në dorë, ose, më mirë të themi, duhet ta kemi situatën vetë në dorë. Prandaj nuk bën, as nuk ka kuptim, që edhe tash në vazhdimësi të qëndrojë emërtimi "Kosovo". 

Duhet të merret një aksion në nivel shtetëror që, të gjitha emërtimet, dokumentet zyrtare etj., të cilat e kanë këtë emër në këtë formë të korrigjohen.

 Pra të angazhohemi të gjithë, prej instancave më të ulëta e deri tek ato më të larta shtetërore, t'i largojmë këto trajta të dëmshme për gjuhën shqipe. Shkurt ta heqim këtë "damkë" që na e la Serbia,thotë studiuesi  Sami Islami.

Mbesa e Titos – Ja çfarë do të bënte tash gjyshi im me Kosovën

Rezultate imazhesh për zlatica broz

Zlatica Broz, mbesa e ish-presidentit të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito, ka dhënë një intervistë për Sputnikun serb, ku ka folur për gjyshin e saj, për politikat e tij dhe si arrinte të mbante Ballkanin nën kontroll.

Mbesa e Titos ka treguar se çfarë njeriu ishte ish-lideri jugosllav dhe si i sheh ajo tash aftësitë politike të gjyshit të saj.

Ajo thotë se Tito ka mbajtur nën kontroll dhe ta bashkuar popujt e Jugosllavisë, dhe beson që edhe më tutje do të vazhdonte kjo gjendje nëse do të vazhdonin politikat e tij.

foto: Ivo Eterović
Familja e J.B.Titos

“Mirë, çfarë mund të them? Kur ai ishte në pushtet, ai disi e menaxhonte atë. Kishte probleme, por disi mbaheshin nën kontroll. Dhe popujt e ish-Jugosllavisë njëmend kanë jetuar në paqe, në mënyrë vëllazërore dhe të bashkuar pa marrë parasysh sa ironikë janë njerëzit tash për atë kohë”, ka thënë Zlatica Broz.

“Unë besoj se ai do ta vazhdonte, siç kanë thënë, që të merrte problemet në duar ashtu që shteti të mund të zhvillohej”, ka shtuar ajo.

Brozi ka folur edhe për gjendjen në Kosovë, duke thënë se kur gjyshi i saj udhëhiqte Jugosllavinë, shqiptarët e përkrahnin atë.


“Për Kosovën; Kosova ishte me të. Gjatë kohës së tij situata nuk ka qenë aq e tensionuar atje. Unë mendoj që edhe tash ai do të gjente një mundësi që disi të ruante atë situatë” , është shprehur ajo.


Vuk Draskoviq : e humbëm Kosovën


E pyeti mësuesja Pericën e vogël: “Sa bëjnë dy plus dy?” “Trembëdhjetë”, u përgjigj ai. “Pericë, i ke dy molla, pastaj mami t’i jep edhe dy. Sa molla do t’i kesh pastaj?” “Trembëdhjetë”, përsërit Perica. “Mami t’i jep dy molla, ndërsa tezja edhe dy të tjera. Sa molla do t’i kesh gjithsej”, këmbëngulë mësuesja. “Trembëdhjetë… q… shurdhacen”, bërtet Perica. “Dialogu” i kësaj anekdote gjithnjë e më shumë të kujton “dialogun e brendshëm për Kosovën”, i cili në Serbi po zhvillohet mes fakteve të pamohueshme dhe atyre, të cilët faktet dhe realitetin kosovar nuk e pranojnë. Lufta e shkurtër e Serbisë kundër aleancës së NATO-s përfundoi më 9 qershor 1999, me kapitullimin e pakusht të ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë së atëhershme (Serbia dhe Mali i Zi), të nënshkruar në Kumanovë. Të gjitha formacionet ushtarake, paraushtarake, policore, para policore dhe të gjitha formacionet e tjera të armatosura të shtetit të mundur, e braktisën përgjithnjë territorin e Kosovës, deri atëherë krahinë nën sovranitetin e Republikës së Serbisë. Me kapitullimin në Kumanovë, Kosova është shkëputur nga Serbia, thonë faktet. “As që na intereson kjo, Kosova është Serbi!”

Por, kapitullimin në Kumanovë të nesërmen e vulosi Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Rezoluta 1244 është miratuar, sipas Kapitullit të Shtatë të Kartës së OKB-së. Jemi përshkruar si shtet që ka fshehur krimet dhe katastrofën humanitare mbi shumicën shqiptare në Kosovë, që ka kërcënuar paqen rajonale dhe botërore, e në raste të tilla intervenimi i armatosur ndërkombëtar është i lejueshëm. Kështu me Rezolutën 1244 u legalizua bombardimi i NATO-s. Me atë Rezolutë tërë pushteti dhe administrata e Serbisë u dëbua nga Kosova dhe u përcaktua procedura, udhërrëfyesi, për t’i dhënë fund protektoratit të OKB-së në Kosovë dhe arritjes së pavarësisë së Kosovës. Rezoluta 1244, po ashtu ndaloi “kthimin në gjendjen e paraluftës, përkatësisht kthimin e Kosovës nën administrimin e Serbisë. Ndaloi edhe ndarjen e Kosovës dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Për të gjitha këto vendime ka votuar edhe Rusia. Kanë votuar edhe të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Vetëm Kina ka abstenuar”,-kështu thonë faktet. “Nuk na intereson, Kosova është Serbi!” Duke u thirrur në Rezolutën 1244, Kosova e ka shpallur pavarësinë, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ka gjykuar se ai vendim nuk është në kundërshtim as me të drejtën ndërkombëtare, as me Kartën e OKB-së, as me Rezolutën 1244”,-kështu thonë faktet kokëforta. “Ajo është gjykatë antiserbe, Kosova është Serbi!”-kjo është përgjigja që dëgjohet. “Shumica e shteteve anëtare të OKB-së dhe pothuaj të gjitha shtetet e BE-së dhe NATO-s, e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës”,-kështu flasin faktet. “S’janë gjë ato shtete.

Me neve janë Surinami dhe Burundi. Kosova është Serbi!” “Por, në Kosovë më shumë se 90 për qind janë shqiptarë dhe vetëm rreth 6 për qind serbë, dhe numri i tyre po bie me shpejtësi”,-thonë faktet. “Edhe pa serbë, Kosova është Serbi”,-jehon përgjigja. Perica i vogël nga anekdota, me gjasë nuk e ka ditur sa bëjnë dy plus dy. Mohuesit e realitetit kosovar dinë gjithçka dhe nuk pranojnë asgjë. Ata bëhen qëllimisht të shurdhër para fakteve dhe të verbër para realitetit. Ata janë peshkatarë të shpirtrave dhe ndjenjave të shumicës së serbëve, të cilët, me të vërtetë, nuk e dinë çka është nënshkruar në Kumanovë, as çfarë shkruan në Rezolutën 1244, as në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nuk e dinë sepse, që nga kapitullimi në Kumanovë e deri më sot, të vërtetën për humbjen e Kosovës popullit ia fshehin të gjithë. Kisha, parlamenti, partitë, mediat. Gjithnjë e më hapur gazetat bulevardeske, me tirazh të madh dhe televizionet me frekuencë nacionale, çdo ditë, si mbrojtës të Kosovës i promovojnë njerëzit, të cilët para dy dekadave kanë nxitur represionin dhe krime ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe luftën e çmendur të Serbisë kundër aleancës së NATO-s. E verbojnë popullin me përralla duke thënë se, Millosheviqi e fitoi luftën dhe kërkojnë që për shkak të mbrojtjes së Kosovës t’i ngrihen përmendore. Përbetimi i Preambulës së Kushtetutës (së Serbisë), se Kosova edhe sot është krahinë nën sovranitetin e Serbisë, është kurora me të cilën mbulojnë mashtrimet e tyre dhe kundërshtimin agresiv të Marrëveshjes së Brukselit dhe të çdo dialogu serbo-shqiptar mbi Kosovën. Populli i Serbisë nuk e di se teksti i Preambulës së Kushtetutës nuk e obligon askënd. “Rege impossibilium nulla obligatio”- kjo mësohet që në vitin e parë të Fakultetit Juridik. Në serbisht: “norma e pamundshme nuk është e obligueshme”. Për shembull, kur themi se njerëzit duhet të fluturojnë. Ose që kali është senator romak, siç e ka përcaktuar Kaligula. Serbia sot nuk ka sovranitet në asnjë metër katror të Kosovës. Forca dhe gjithë pushteti në atë territor janë në duart e shqiptarëve. Ky është realiteti. Mohimi i realitetit është “rege impossibilium”.

Është e dhimbshme ta pranosh këtë, por duhet të pranohet. Alternativa është ndryshimi i realitetit, e ai mund të ndryshohet vetëm me luftë, madje me luftë me epilog fitues. E drejta kurrë nuk është në anën e të mundurve. Në luftërat e viteve ’90 kemi humbur shtetin në të cilin jetonin të gjithë serbët. Në luftën kundër NATO-s e humbëm Kosovën. Në luftën e re, kjo është e qartë, do ta humbnim edhe Serbinë. Vetëm duke pranuar realitetin kosovar dhe në miqësi me popullin shqiptar, Serbia mund t’i ruajë dhe forcojë popullin serb të mbetur në Kosovë, kishat dhe manastiret serbe, pronat e tyre, tokën e tyre, territorin e tyre. Asgjë prej këtyre nuk është humbur as me kapitullimin në Kumanovë, as me Rezolutën 1244, as me dokumentin e Ahtisaarit, i cili është themeli i pavarësisë së Kosovës. Fitoret kurorëzohen me lavdinë e fitimtarit, ndërsa humbjet me dinjitetin e të mundurve. Në Luftën e Parë Botërore, para 100 vitesh, kur na priu Aleksandri i Madh (mendohet për Aleksandar Karagjorgjeviçin), kemi qenë fitues të mëdhenj. Hungarisë ia kemi shkëputur tërë Vojvodinën dhe ia kemi bashkuar Serbisë. Me rastin e nënshkrimit të kapitullimit, në Pallatin e Trianonit, delegatët hungarezë erdhën të veshur me kostume të zeza. Nënshkruan, vajtuan dhe kënduan himnin kombëtar! (Shekulli).

* Vuk Draskoviq është shkrimtar dhe politikan serb. Ai është kryetari i Lëvizjes Rilindase Serbe, ka qenë deputet, Kryeministër i Republikës Federale Jugosllave dhe Ministër i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, në vitet 2004-2007

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...