Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/05/23

Përgatiti Fritz RADOVANI: MAJI 1942 … DR. NORBERT JOKLI(25 SHKURT 1877 – MAJI 1942)


Rezultate imazhesh për DR. Norbert Jokli


■DR. Norbert Jokli ishte Albanolog Austriak me prejardhje Hebre…

Ai ka shkrue per At Gjergj Fishten:

■ “… Lahuta e Malsisë e At Gjergj Fishtës, jo vetëm që ka rândësi në pikpamje artistike, por ajo, porsi vêna e mirë që sa mâ shumë vjet kalojnë aq mâ vlerë merr, tue qenë se ajo âsht pasqyra, magazina e kopja besnike e jetës, e shpirtit, e dëshirave e përpjekjeve, e luftës dhe e vdekjes së shqiptarve: me nji fjalë, Lahuta âsht shprehja mâ e kjarta e dokeve të fshatarve, banorë të Maleve të Veriut. E prejse doket e lashta të fiseve malore janë gjykue të zhduken nga tallazet e forta të civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i nesërm kanë për t’ia dijtë për nder në dhetë a qindvjetët e ardhshëm Poetit, i cili në Lahutë të Malsisë na la nji ritrat (portret) të shqiptarit, të përshkruem nga goja e dëshmitarëve njikohsorë, ashtu si këta e gjetën në agimin e Shekullit të XX-të, me atë ndryshim të vogël që shqiptari pësoi ç’prej kohve të largëta të iliro – thrakëve.”

■”Shqipnia pat nji fat t’ madh e t’ jashtzakonshem, shka nuk e paten popujt e tjerë, veçse mbas qinda vjetësh të nji jete letrare, pat të madhin, të naltuemin përmbi t’gjith, atë, qi u pshtet në popull t’vetin e n’ gjuhen e tij e qi me vjersha t’veta ndezi flak zemrat n’popull, pat zhenin poetike t’At Gjergj Fishtes.
I rranjosur krejtësisht në popullin e vet, At Fishta ka dashtë të përgjonte si flasin burrat e gratë e maleve. Ka marrë prej tyre mënyrat e namëve, të mallkimeve e të urimeve dhe çdo gja e ka shkrij me mjeshtri në poezitë e veta”.

■”Koha e ardhshme ka me dijtë me çmue edhe ma mirë randësinë e këtij njeriut, sidomos kur vjershat e tij të jenë përkthye ndër gjuhe ma të përhapuna.”
***
Leter e At Gjergj Fishtës OFM:
Shkelqesisë së Tij, Françesko Jakomoni Luogotenente

■Shkodër, 23 shtator 1939

Shkelqësi,

Mendoj se ma i miri gjuhëtar i gjuhës shqipe në Evropë, asht profesor Norbert Jokli,me kombësi çifute qi, para Anshlusit, ishte bibliotekar i Universitetit të Vjenës e Profesor gjuhësie në të njajtin universitet.

Tashti, më shkruejnë nga Vjena, se autoritetet lokale i kanë thanë këtij albanologu të shquem të largohet, mbrenda 30 ditësh, prej territorit të Raihut.

Ai, tashma, asht i ndrymë, beqar, me një fat mjaft modest. Atij, natyrisht, i duhet të rropatet me gjetë ndonjë vend, kudo të jetë, sa me jetue. Duket se don me shkue në Amerikë.

Shkelqësi, pa dyshim, do të ishte një fatkeqësi e madhe për gjuhën kombtare shqipe,në qoftëse ky shkencëtar, me famë europiane, që unë e njoh e që, me autoritetin e tijtë padiskutueshëm, ka mbajtë gjatë interesin e filologëve ma të përmendun për gjuhën shqipe, të jetë i shtrënguem me braktisë Europën.

Kombi shqiptar, i tani, do t’Ju dijë për nder shumë, nëse Shkëlqësia e Juej të mund të gjejë mundësinë t’a bajë me ardhë në Shqipni, tue i caktue aty nji vend, edhe pse jo aq fitimprues, megjithatë të përshtatshëm për famën e tij si shkencëtar e gjuhtar i shquem.
Jam i sigurtë se do t’a merrni në konsideratë dashamirëse këtë propozim timin, që unë e paraqes në emen të të gjithë intelektualve shqiptarë.

Përfitoj nga rasti, për t’Ju lutë të pranoni ndjenjat e respektit ma të madh dhe, me mirënjohje të thellë.

I Shkëlqesisë Suej

i devoçëm e mirënjohës

P. Gjergj Fishta OFM.

***

■Shenim nga F.Radovani: Letra e At Gj. Fishtës per F.Jakomoni botue nga z.Kolec Çefa,asht një letër e panjohun dhe e pabotueme e At Fishtës, drejtue Françesko Jakomonit, më 23 shtator 1939, shkrue në emen të të gjithë intelektualëve shqiptarë, me të cilën, mbasi shpreh vlerësimin ma të naltë për Dr. Joklin, shfaqë dëshirën që të gjindet mundësia me ardhë Jokli në Shqipni, në ndonjë nëpunësi, të përshtatshme me famën e tij si shkencëtar e gjuhëtar i shquem.

Ja pra, Ky ishte At Gjergj Fishta i Besës, Bujarisë e Burrnisë së “Lahutës së Malcisë”..!

Melbourne, 23 Maji 2019.

Prof.dr. Resmi Osmani : KËNDVËSHTRIME PËR EPOSIN E KRESHNI8KËVE


Me eposin e kreshnikëve, ku i kendohet bëmave trimërore të tyre, jam njohur qe në rininë e hershme. Gjatë viteve, leximi i tyre, duke iu kthyer herë pas here, mu kthye në kënaqësi dhe burim ku gjeja shumçka trimerore, burrerore dhe te dhene me nje art te pashoq. Me botimet e kolanës “Visaret e Kombit”,”Kangë kreshnikësh dhe legjenda”, botimet Françeskane, Shkodër, 2007, i gjeta në një vëllim 34 këngë të kreshnikëve dhe i lexova dhe rilexova fundekrye.
Për Eposin e Kreshnikëve,janë të shumta studimet dhe konsideratat shkencore të shprehura nga shumë dijetarë, por pavarësisht këtij fakti, mendova te shpreh disa kendveshtrime, në të cilat, nuk kam pretendime studimore, prandaj mungojnë edhe referencat.
1.Kreshnikët. Janë heronj epik të rapsodive, ku kryen e vendit e zenë Gjeto Basho Muji dhe I vëllai, Halili, por edhe të tjerë shokë e bashkluftëtaeë të tyre. Jnë trupmëdhenj, një kreshnik sat re burra të zakonshëm, mustaqet e Mujit janë sa “dy desh galena” me forcë të jashtzakonshme e me veti përrallore, që kryejnë vepra heroike.Në imagjinatën popullore Kreshniku është trim i pashoq, shpirtpaepur e fisnik, që kryen vepra të larta heroizmi për të mirën e njerëzve dhe vendit. Jo kushdo mund të jetë kreshnik. Emri Kreshnik u vihet djemve.
Por përse në mitologjinë tonë dhe në eposin heroik, është krijuar miti i kreshnikut? Përgjigja është e thjeshtë, për të shërbyer si shembull trimërie e për të burrëruar dëgjuesin e këngëvë apo prrallave e legjendave, për t’i trimëruar, për tu shtuar mundësinë dhe besimin në fitore dhe për të ngjallur besimin se nuk ka fitore që nuk arrihet, sado e vështirë që të duket dhe sado I fuqishëm të duket kundërshtari.Por kreshnikët janë edhe të hijshëm.Ja si jepet pamja e Halilit nga shoqet e Tanushës (veshur si vajzë që të mos e njohin): “Syni I saj, si syni i Zanës;/balli i saj si balli i hanës;/Shtati i saj porsi hala n’ bjeshkë;/ Kurrkund shoqen nën ket diell s’e paska”.Pa se ishte i tillë, kur e pa Tanusha,( atëhere kur kishin paqe me krajli), u dashurua me Halilin.
2. Zanat, ose Orët. Janë të pranishme në shumë këngë. Po çfarë janë zanat? Qënie mitologjike, të padukshme, që banojnë në vende të bukura, në bjeshkë, në burime e livadhe plot lule, që e çojnë jetën me këngë e valle dhe që kur duan ato u shfaqen njerëzve dhe bëhen të dukshme. Ato janë të gjendshme në tërë krahinat shqiptare.Në Çamëri quhen “Zëra”, por edhe “Vitore” në veri,”Orë”, “Zana”, por edhe “Shtojzavalle”.Atyre u vishen cilsi nga më të mirat: bukuria, trimëria, mençuria dhe bëma nga më të pamundshmet dhe të çuditshmet. Ato ngrijnë e gurosin njerëzit e kuajt(Krushqit e Mujit), shërojnë të pashërueshmit dhe ngjallin të vdekurit. Lum kush i ka mike dhe mjer kush i bën armike. Emri i tyre u vihet vajzave, thuhet kur duhet të shprehet bukuria”E bukur si zanë” dhe për burrat luftëtarë “Trim si Zana” Në përfytyrimin mitologjik ato janë një botë ekzistente por e padukshme, si perënditë olimpike në eposin Homerik. Zanat janë femra, gra dhe vajza, hanë dhe pijnë gëzojnë, këndojnë dhe vallzojnë. U dëgjohen zërat, por syri nuk i sheh, prandaj quhen edhe Zana-Zëra. Në Çamëri ka gojdhana se Zërat martoheshin me barinj dhe e çonin jetën me ta në stane dhe ata çliroheshin nga ajo martesë kur Zëra vdiste! Në atë botë të padukshme, në bashkësinë e zanave, ka dhe meshkuj, por që nuk përmenden, pasi Zanat lindin fëmijë,por ata janë të parëndësishëm(Si meshkujt e bletës). Ato i dhanë fuqinë kreshnike Mujit,me qumshtin e gjirit, pasi ai u kujdes për fëmijët e tyre ne djepe. Zanat lidhin besën me njerëzit, u rrinë në krah dhe u gjenden në vështirësi, i këshillojnë dhe u japin ment, por vetë nuk angazhohen kur kreshnikët bien ngusht. Rastis që edhe Zanat të jenë të prekshme dhe të dhunueshme. Paj Harambashi i dërrmoi krahun Zanës së madhe, kur ajo nuk pranoj t’i gjendej në krahë kundër Gjeto Basho Mujit. Ajo i drejtohet Mujit për ndihmë.
Por si dhe kur ka lindur miti i Zanave, dhe pse ato janë femra, gra dhe vajza? Na lejohet të mendojmë se miti vjen nga historia e lashtë njerëzore, nga koha e matriarkatit, kur gruaja kishte sundimin dhe forcën vendimmarrëse brenda bashkësive primitive, kur ende nuk ishte vendosur institucioni i martesës. Me evoluimin e shoqërisë njerëzore, vendosjen e institucionit të martesës, sundimit të burrit, pra vendosjes së patriarkatit, gruaja iu nënshtrua sundimit të burrit dhe humbi pushtetin dhe shumë nga të drejtat e saj. Këto të drejta, që ajo tashmë i kishte bjerrur, dhe shumë cilësi që ato do të donin t’i kishin, reale apo fantastike, jua veshi qënieve të padukshme por të besueshme të kohëve mitike: Zanave që u bënë pjesë e tregimeve, përrallave gojdhanave dhe u kaluan nga breznia në brezni, deri në ditët e sotme.
3. Lashtësia e këngëve kreshnike. Në përcaktimin e kohës së zhvillimit të bëmave të kreshnikëve, ka disa vështirësi dhe shtresëzime. Të shumtat e përpjekjeve, zhvillohen kundër ardhacakëve sllavë (Shkjeh) që janë dyndur dhe kerkojnë zaptimin dhe zotrimin e hapsirave jetike të bashkësisë vendëse të cilës i përkasin kreshnikët. Sllavët janë të organizuar në Krajli (përmenden shtatë të tilla),pra jemi në kohën kur sllavët janë vendosur në kufi, fillimi I shekullit të shtatë, ndërsa bashkësia vendëse, nuk ka formacion shtetëror por një organizim fisnor në bajrak, kur te arbërorët nuk ishin krijuar ende principatat. Por në epos, perfliten edhe dyluftimet (bejlegët) me bajlozët që dalin nga deti, që u takojnë etnive jo sllave dhe që e shtyjnë kohën e krijimit të eposit më thellë në kohë. Me kalimin e kohëve, përcjelljen gojore të këngëve të eposit nga brezi në brez, janë ndërfutur element përditësimi të zhvillimeve historiko-shoqërore, që e bëjnë të duket më të vonshme ngjizjen e tyre. Si shembull mund të sillen armët që përdoren. Rëndom luftohet me mëzdrak(heshtë, shtizë), me topuz hekuri dhe shpatë,çka është në të mirë të lashtësisë kalorsiake, por dalin dhe armët e zjarrit, pushkët dhe baruti. Muji, kur do që të thërrasë çetën për të çetuar, zbraz për kushtrim nga ballkoni i kullës pushkën habertare, por përdor edhe barutin për të hedhur në erë kullat e krajlit. Dihet që këto armë u futën në përdorim aty nga fillimi i shekullit të XV. Si pjesë e jetës së përditshme, në shtëpitë e kreshnikëve pihet kafe me sheqer dhe kreshnikët tymosin duhan me llullë. Kafja u fut në Europë në shekullin e XVI, kurse duhani erdhi pas kolonizimit të Amerikës. Po të gjykojmë nga emrat: Mujë, Halil, Arnaut Osmani etj, të shumtit të përdorur nga besimi islam, le të kuptohet se ngjarjet zhvillohen në kohën e konvertimeve në besimin Islam. Nga sllavët e krajlisë, jutbinasit quhen “Turq”, kuptohet ngatërrohet qëllimisht feja me kombësinë ç’ka e hasim, si një absurditet, edhe në ditët tona. Në njerën nga rapsoditë, kreshniku ftohet në oborrin e Sulltanit. Por këto janë shtesa të vonshme,për të madhuar peshën dhe personalitetin e Gjeto Basho Mujit dhe të vëllait Halilit, që nuk përputhen me kohën dhe ngjarjeve zanafillore, që tregohen.Nga gjithë zhvillimi I ngjarjeve, mund të jetë e besueshme, që zanafilla e këngëve kreshnike përkon me shekujt V-VI, kur janë konsoliduar bashkësive etniko-politike të Iliro-Arbërorëve, me dyndjet sllave dhe mbyllet në shekullin e XIV, me futjen në përdorim të armëve të zjarrit. Kreshnikët tërhiqen dhe Muji e Halili mbyllen në shpellë.

4. Gjeografia e hapësirës së zhvillimit të ngjarjëve. Çeta e kreshnikëve ka për vendbanim Jutbinen , Klladushen dhe si hapësirë ekonomike bjeshkët Lugjet e Verdha dhe Krahinën . Jutbina na ravijëzohet nëpër vargjet e këngëve si një qytezë komunitare , me lagje, rrugë, treg, me artizanat , armëtarë ,kulla banimi të gurta trikatëshe dhe veprimtari ekonomike. Kreshnikët dhe pasuesit e tyre, herë tridhjet e herë treqind, e nganjëherë trimijë, trima të çartur e të besës, kanë pasuri, mall e gjë.Nga studjuesit, Jutbina gjendet në Kroacinë e sotme, diku në vist veri-perndimore te trojeve te etnisë iliro-arbërore, në kufi të zotrimeve sllave, të përfituara nga pushtimet e dyndjeve. Jutbina është, si të thuash rajoni kufitar midis dy etnive: njëra në sulm e tjetra në mbrojtje. Veprimtaritë luftarake, zhvillohen në bjeshkë, në Lugjet e Verdha, por edhe në zotrimet e krajlisë, Kotorret e Reja, Zaharë në brigjet e Tunës (Danubit) dhe bregdet.Vetiu lind pyetja: përse kjo hapsirë e ngushtë,e veprimit të kreshnikëve, në një kohë që trojet e banuara nga etnia Iliro- arbërore, zinin hapësirë të madhe, nga Preveza në jugë, rajonet e brendshme e deri në veri në brigjet danubiane(Tunës)? Për mendimin tim, kjo e ka një përgjigje. Jo se nuk ka patur edhe ne krahina te tjerë trima të çartur dhe kreshnikë, por ata nuk luftonin brenda etnisë së tyre, kundër atyre që ishin të një gjaku, por edhe nëse luftonin, për arsyen që u sipërtha, nuk përjetësoheshin në këngë. Kurse në Jutbinë, bjeshkë, Kotorret e Reja,Zaharë, luftohej kundër një etnije të huaj,që ishte agresive e pushtuese, një luftë mbrojtëse e trojeve, pronës dhe nderit. Këto këngë, edhe pse të veshura me legjenda dhe bëma të jashtzakonshme, të kënduara me lahutë nga rapsodët,në odat e burrave, në kuvendet por edhe në luftëra, ngjallnin krenari, trimëri dhe burrëri te dëgjuesit e veçanërisht brezi i ri. Ishin pjesë e historisë heroike.
Mbledhësit dhe transkriptuesit e këngëve të kreshnikëve, etërit françeskanë,At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti, thonë që shumicën e tyre e kanë mbledhur në Curraj të Epërm,Nikaj-Mërtur, kryesisht në Bytyç e Dukagjin.Pra, në një hapësirë relativisht të ngushtë gjeografike. Janë mbledhur afro treqind këngë, prej tyre u përzgjedhën tridhjet e katër. Të tjerat, sido që të jenë e ç’vlerë që të kenë, në rast se gjenden në arkiva, jo vetëm duhen ruajtur por edhe studjuar nga dijetarët e fushës, për të thelluar dijet për këngët kreshnike. Pas mbledhjes dhe publikimit të tyre në “Visaret e Kombit”, gjithësej 34 këngë, mesa duket, puna për këngët kreshnike u quajt e shterruar. Ruaj të drejtën të mendoj, se eposi i Kreshnikëve, sapo është “gërvishur”. Në Malësitë e Veriut dhe në Kosovë,duhet të ketë ende, këngë kreshnike apo motërzime të tyre të pa zbuluara dhe që presin hulumtimet e kërkuesve të folklorit.
Këngët e kreshnikëve dhe motërzimet e tyre, me të tjerë kreshnikë e me të tjerë emra, e të tjera bëma, këndohen nga lahutarë e rapsodë edhe në Bosnje e Serbi, por nuk duhet dyshuar se rrënjët e tyre burimore janë Iliro-Arbërore dhe se Sllavët fqinjë, i kanë marrë prej tyre dhe i kanë përshtatur e përkthyer. Kjo dëshmohet me fakte nga studjuesit tanë të folklorit.
5.Luftërat e kreshnikëve dhe shkaqet e tyre. Ka disa shkaqe për luftën dhe bejlegët e kreshnikëve. Së shumti është ruajtja e pronave, të bjeshkëve, zabeleve, pyjeve, burimeve, kullotave ku kullosin e mrizojnë bagëtia që janë bazë e ekonomisë baritore(Edhe Muji, para se të merrte fuqi kreshnike nga Zanat ishte bari lopësh).Është lufta për ruajtjen e hapësirës jetike, e vendit të cilit ata i përkisnin dhe që u përkiste. Shkak i dytë janë martesat, rrëmbimi i grave. Njëra nga këngët më të bukura”Martesa e Halilit” ka këtë motiv, ajo e rrëmbimit të Tanushës, apo gruas së Krajle Kapidanit,të vajzave të Behurit nga ana e Mujit, Por edhe nga ana e shkjeve është lakmia e rrëmbimit të grave dhe vajzave jutbinase, siç është rasti i rrëmbimit të gruas apo motrës së Mujit, Kunës, nuses së Ali Bajraktarit nga Hyso Radoica. Ashtu siç vepron Halili, në rastin e Tanushës, është edhe e kundëtrta, shkjau Bani Zadrili, betohet se s’do të martohet veç me Kunën, motrën e Mujit. Mesa duket, kemi të bëjmë me dukurinë e ekzogamisë, për të mos u martuar me vajza nga fisi, sepse ato konsiderohen si motra! Për rrëmbimin e vajzave dhe grave ndizet luftë e egër dhe e pergjakshme nga të dy krahët, pasi ajo është një çështje nderi. Dhe janë të shumta shkinat që merren për gra nga jutbinasit, aq sa me të drejtë, në komentet që bëjnë mbledhësit e këngëve, martesat e arbërorëve me gratë sllave, i konsiderojnë si një nga mënyrat e bjerrjes së gjuhës dhe asimilimit të ngadaltë të tyre prej sllavëve në rajonet veriore; ”Mjeti i përpajnimit të slavizmit ndër ne, nuk kje shpata aq fort sa grueja”Kjo dukuri vazhdon edhe në ditët tona me shqiptarët e trojeve të mbetura brenda Malit të Zi dhe Serbisë e Bosnjës ku edhe si shkak I martesave të përziera, po bjerret gjuha shqipe dhe banorët deklarohen bosnjakë!. Por shpesh, çetimi, dalja në bjeshkë të armatosur, shihet edhe si një sport, shenjë burrërie, për gjah apo në kërkim të armikut dhe shkak për dyluftime. Pavarësisht nga shkaqet, dyluftimi apo luftimi i çetave është i rreptë, i egër, i pamëshirshëm heroik, që përfundon me kokat e prera të armikut dhe në të shumtat e herëve jutbinasit dhe kreshnikët dalin fitimtarë dhe shkjetë e krajli humbës. Në opusin e këngëve, veç atyre me karakter luftarak, ka edhe të tjera që lidhen me besën e dhënë, shkeljen e besës, thyerjen e të drejtave zakonore e të moralit të kohës, që rrëfejnë për normat parakanunore të rregullimit të jetës së komunitetit jutbinas e më gjerë.
6.Kundërshtarët. Kundërshtarët, sido që të urryer, nuk përbuzen, nuk fyhen, ata paraqiten të denjë për të qënë kundërshtarë të kreshnikëve, midis tyre ka po aq kreshnikë e trima të çartur sa edhe te jutbinasit.Midis tyre ka edhe dragonj, që në bark kanë gjarpërinj. Luftojnë trimërisht dhe egërsisht, ani pse në fund munden dhe humbin. Shkjau e ze rob kreshnik Mujin dhe duhet të shkojë Halili ta lirojë. Behuri i shkon në shpatë tridhjetë agët e Arnaut Osmanit dhe vetë atë. E tillë paraqitje e kundërshtarit, besoj se bëhet për t’I rritur vlerën fitoreve dhe se luftohet e fitohet kundër një armiku po aq trim e guximtar sa edhe kreshnikët jutbinas.Burrat luftojnë me burrat! E njëjta mund të thuhet edhe për bajlozët aventurierë, që vijnë nga deti për dyluftime me kreshnikët dhe lenë kokën në bejleg. Kjo edhe për të ngjallur besimin te dëgjuesit e çdo brezi veçanërisht te të rinjtë, se sado i fuqishëm të jetë armiku, kur luftohet me zemër e trimëri dhe lufta bëhet për dinjitet, mbrojtjen e nderit,të familjes, të pronës dhe lirisë ,arrihet edhe fitorja.
Vendi i gruas dhe martesat në këngët kreshnike. Nga shqyrtimi i kujdesëshëm i këngëve, del se gruaja(femra) si vajzë, e martuar dhe nënë, haset gjithandej dhe trajtimi i saj është i ndryshëm në varësi nga gjendja e saj familiare dhe komunitetit të cilit ajo i përket etnikisht.Në këngët kreshnike ka gjurmë të matriarkatit. Nëna e kreshnikëve gjendet në shumë syresh, kurse babai i kreshnikëve nuk del asgjëkundi.
Femrat vlerësohen edhe për bukurinë. Te martesa e Halilit, përshkrimi i bukurisë femrore, të Tanushës, arrin lartësi të pakrahasueshme për figuracionin dhe mjetet shprehëse të së bukurës, që rrallë e gjejmë në folklorin tonë, aq sa ajo është e krahasueshme me bukurinë e nuses, të shprehur te poema biblike“Kënga e këngëve”.
Martesat. Duhen vënë në dukje dy dukuri, ajo e martesës me gra jashtë fisit, e njohur si ekzogami, e që e ruan shfaqien e saj edhe sot e kësaj dite, sido si një shfaqie atavike në Mirditë dhe malësitë e veriut. Kjo shfaqet te martesa e Halilit e thënë shprehimisht, se gjithë vajzat e Jutbinës i duken si motra. Gratë, kur kishte paqe me krajli, merreshin me krushqi, siç është rasti i martesës së Mujit, që i nis krushqit për të marrë nusen që kishte zënë në krajli. Në kushte kur paqja prishesh,nga të dy palët, gratë rrëmbeheshin me luftë,me dredhi, ose thjesht ishin plaçkë lufte, robina, që kur nuk mbaheshin për vete nga rrëmbyesi, i jepeshin ndonjë djali jutbinas.
Përsa i takon martesës,në kushte normale, për nusen paguhej një shumë e madhe (treqind dukat flori) dhe për dasmën gjithashtu bëheshin shpenzime të rënda. Në të dy rastet, edhe kur”Blihesh” edhe kur merrej robinë, gruaja trajtohej thjesht si plaçkë e pa të drejta, edhe kur bëhej nënë (rasti i Ajkunës) ashtu si më vonë në kanun cilsohej ”Si calik për me bajtë”e për të shtuar familjen. Nga shqyrtimi i ndodhive, vihet re se te kreshniket jutbinas, egziston poligamia. Muji e Halili marrin disa gra apo vajza nga te rrembyerat dhe bejnë dasmë të madhe,nëntë dit e nëntë net për çdo rast! Halili, përveç Tanushes, rrëmben gruan e Paji Harambashit, dhe një tjetër që ia bën dhuratë Muji, gra të tij bëhen edhe Rusha dhe Gjelina e bardhë. Zakon ky që s’ka qënë ndër arbërorët, por që shfaqet pas islamizimit, tipi i haremit lindor.
Në mënyrën e sjelljes ndaj grave ka dallime: për vajzat, motrën, nusen dhe nënën. Vajzat përshkruhen gazmore e të dëlira kur dalin në kroje e livadhe. Për shkinat, bijat e shkinave ka tjetër vlerësim. Shkinat, pre e dhunës së rrëmbimeve, s’kanë si t’I duan burrat e tyre, në çdo rast ato i tradhëtojnë dhe bëhen palë me shkjetë. Për motrat e kreshnikëve jutbinas, mbahet një tjetër qëndrim, trajtohen me dashuri e nderim. Te kënga e “Omerit të Ri”, vajza shkon në bejleg në vend të të atit dhe i prêt kryet bajlozit. Me shumë dashuri është dhënë motra e Gjergj Elez Alisë. Për nënat, tregohet respekt dhe nderim, u merret mendim dhe u kërkohen këshilla për zgjidhjen e punëve të vështira. Kështu veprojnë Muji dhe Halili që këshillohen me nënën e tyre sesi të veprojnë kur i thërret mbreti. Nëna është e lidhur me familjen dhe fëmijët. Vaji i Ajkunës dhe dhimbja e saj për vrasjen e të birit, Omerit, ndryshe nga zemërgurësia e shtirë e Mujit, është një nga gjërat më tronditëse të folklorit tonë, monument i ngritur me lot e dhimbje shpirti, me përmasa kozmike, që trondit qiell e dhe, të nënës dhe gjithë nënave për vdekjen e fëmijës.
7. Nëmja e bjeshkëve. Me emërvendin “Bjeshkët e nëmura”,quhet një pjesë e masivit të Alpeve që ndodhet në kufijtë gjeografikë të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Shpesh bëhet pyetja: përse quhen “Të nëmura”? Përgjigjen e gjejmë te eposi i kreshnikëve. Bjeshkët, në lartësi, atje ku fillon pjesa e kullotave, si pjesë e rëndësishme e ekonomisë blegtorale, kanë qënë të lakmuara nga të dy komunitetet, arbërorët si pjesë e trashëgimit të tyre historik dhe sllavet me lakminë e pushtuesit. Bjeshykët kanë qënë arenë e luftërave, ndeshjeve dhe dyluftimeve edhe të mëvonshme, kuptohet që eshte derdhur gjak dhe jane shkymur jetë, atje juanë hapur varret e trimave. Aty janë varrosur tetë Omerët (djemtë)e Mujit, i fundit ishte Omeri i Ri. Dhe bjeshka është nëmur, jo vetëm nga nënat, por edhe nga luftëtarët, kur në to nuk kanë gjetur as ujë as gjah, as ushqim.Në shumë këngë gjendet nëma ”Mallkue kjofshi ju o mori bjeshkë”Mjafton këtu të përmendim nëmën e Mujit:

Hej medet-tha- mori bjeshkë
Se tetë Omera t’mirë si ipaçë
E tetë Omera ndër ju t’dekun i laçë.
Ju u thaçin Bjeshkët e thata,
Dushk as bar ndër ju kurr mos daltë,
As uj ndër ju kurrë mos u piftë!

Por emërvendi “Bjeshkët e Nëmura”, me të cilin quhen edhe sot, është dëshmi se në to kanë ndodhur shumë ngjarje nga ato që u këndohen në eposin e kreshnikëve.
8. Bukuria e këngëve kreshnike.Artistikisht, këngët e kreshnikëve janë nga më të bukurat. Ajo që dua të ve në dukje është ekonomia e fjalës. Asgjë e tepërt.Me pak fjalë thuhet shumë.Mund të sillja shembuj të shumtë. Figura krijon imazhin dhe përfytyrimin, e shpie dëgjuesin apo lexuesin në atë botë legjendare së cilës i këndohet. Vargjet janë të ngjeshur e sintetike. Figurat, krahasimet, metaforat për të shprehur gjendjet emocionale janë nga më të gjeturat. Një pleksje e çuditshme e reales me surealen dhe fantastiken, e të besueshmes me të pabesueshmen, e toksores me qielloren,e kohës me parakohën dhe paskohën, animizmin e elementeve kozmikë, të gurëve dhe drurëve, zogjve dhe kafshëve. Në këtë mjedis të pazakontë veprojnë e luftojnë kreshnikët. Bashkë me ta edhe ne si lexues apo dëgjues kur këngët këndohen me lahutë.
Duhet vënë në dukje se rapsodi, në krye të këngës, para se të rrëfejë ngjarjen ve vargjet: ”Lum e lum për t’Lumin Zot/Nu jem kanë e Zoti na ka dhanë”. E kjo për ti rrëfyer lexuesit apo dëgjuesit, se gjithçka do të dëgjojë, për bëmën e kreshnikut-ve fuqinë e tyre është vepër-mrekulli e Zotit. Kurse në mbyllje, shpesh janë vargjet: ”Kshtu m’kanë thanë se atje nu’jam kanë/ Por kush ndigjoftë, zëmra i kndoftë!” ose: Se atje nuk jam kanë, /si kam ndie e si m’kanë thanë,/ Se kto janë prralla prej motit/Ndimën paçim na prej Zotit” Duke dashur kësisoj, të vënë në dukje legjendaritetin e eposit.
Këngët janë thurur kryesisht me vargje dhjetërrokshe, të pandarë në strofa. Janë kombinuar vargjet e bardha me ato të rimuara, me rimë të puthur,që e bëjnë të zbutur e të pëlqyeshëm tingëllimin dhe kumbimin e vargjeve.Leximi i këngëve të eposit të kreshnikëve, na jep rastin të shijojmë dialektin gegërisht të mirfilltë të para më shumë se një shekull, dialekt i shqipes që duket si i krijuar enkas për epikën legjendare.
Tiranë, mars 2019




Lola Shehi-Çela: “Zonja Misterioze”

Ky roman, i cili për temë ka dhunimin e grave në Kosovë gjatë luftës, është vlerësuar lartë, madje u kërkua që të përkthehet edhe në gjuhë të tjera, në mënyrë që sa më shumë të mësojë bota për atë cfarë u ndodhi grave të dhunuara në Kosovë.


Rezultate imazhesh për Lola shehi poete


Kohë më parë në Prishtinë u promovua vepra “Zonja Misterioze” e autorës Lola Shehi-Çela nga Shqipëria, roman që trajton ngjarje reale nga episodet tragjike të fatit të femrave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Rezultate imazhesh për zonja misterioze

 Ky roman është nje dokument i rëndësishëm i historisë së trishtë të së kaluarës sonë të përbashkët. 

Vepra e shkrimtarës nga Shqipëria, lë dëshminë që këto histori i kemi përjetuar bashkë si komb dhe pasojat e tyre po i bartim bashkë si shoqëri.

 Askush nuk vjen që të zbardhë të vërtetën e një populli po nëse vet populli nuk është i përkushtuar që të plasojë të vërtetën e vet ashtu siç duhet! Si qeveri po mundohemi që t’i japim hapësirën e duhur trajtimit adekuat dhe meritor të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

 Qasja e drejtë e trajtimit të kësaj kategorie është e një rëndësie të veçantë dhe ngrit gjithashtu vetëdijësimin qytetar e familijar për të mbështetur në aspekte të shumta sidomos psikologjike e sociale viktimat. 

Obligim yni njerëzor e shtetëror është puna jonë e përbashkët në përkrahjen shumëdimenzionale të viktimave, në zbardhjen e të drejtës tonë të mohuar, të një realiteti sa të trishtë aq edhe monstruoz të një lufte të padrejt.

 Asnjëherë nuk do të ketë paqe e qetësi në asnjë vend e aq më pak në Ballkanin e trazirave të njëpasnjëshme historike po nuk u shëruan plagët e luftës.

 Asnjëher nuk do të arrihet paqe në Ballkan deri sa tentohet të mohohet e vërteta, deri sa faji bartet sa në një anë në anën tjetër. 

Asnjëher nuk do të arrihet paqe në Ballkan deri sa,ne, popujt e Ballkanit nuk ia pranojnë njëri tjetrit të vërtetën dhe nuk ia njohim plagët e dhimbjet që përjetuam.


****



Ky roman, i cili për temë ka dhunimin e grave në Kosovë gjatë luftës, është vlerësuar lartë, madje u kërkua që të përkthehet edhe në gjuhë të tjera, në mënyrë që sa më shumë të mësojë bota për atë cfarë u ndodhi grave të dhunuara në Kosovë.

Autorja e librit, Lola Shehi-Çela, falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan drejt botimit të këtij romani. 

“Këtu folëm vetëm për gratë, ndërsa ka pasur edhe djem të Kosovës që kanë vuajtur po aq. Për historinë e një djali që i kanë dhunuar të dashurën kam shkruar një poezi, pasi ai nuk ka gjetur as varrin e saj”, u shpreh ajo.

Me këtë rast, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Albena Reshitaj, përgëzoi autoren e këtij libri, teksa foli edhe për mbështetjen që Qeveria u ka dhënë viktimave të luftës, me njohjen e statusit të tyre.

Sipas saj, nëse plagët e luftës nuk shërohen dhe derisa faji të bartet herë në njërën anë e herë në tjetrën, asnjëherë nuk do të arrihet paqja në Ballkan.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, u shpreh se kuptimi i simbolit të sakrificës së gruas, më së miri zë vend në Kosovë, pasi këtu gratë përjetuan dhunë seksuale gjatë luftës.

“Edhe pas kaq shumë vjet pas luftës, gratë ende vuajnë. Kryerësit e krimeve ende mbeten të pandëshkuar dhe drejtësia mbetet e mohuar. Dhuna seksuale ndaj grave nuk është vetëm e tyre, është plaga jonë e përbashkët”, u shpreh ai.

Flora Brovina, recensente e librit, foli për vështirësitë e grave të dhunuara gjatë luftës. Ajo prezantoi një fotografi të një fëmije të dhunuar, teksa tha se krejt kjo që ka ngjarë në Kosovë është një histori e trishtë dhe një dëshmi edhe për Gjykatën e Hagës.

Rezultate imazhesh për zonja misterioze

“E shihni në telefonin tim, një fotografi, është një fënijë 7 vjeçar, ai nuk flet.

 Gratë kanë folur, por nuk janë dëgjuar. Punoj qe 20 vjet me gra të dhunuara. 

S’ka diçka më të vështirë, sepse përjetimet e tyre janë jashtëzakonisht të vështira.

 E vërteta ka dal, por jo përmes neve por përmes shkrimtarit suedez, por ai informatat i ka marrë nga ne. 

Unë jam e gjallë dhe dëshmoj, se Marta është e para që ka folur në gjyq, por kryerësi është dënuar me vetëm dy vite burg dhe është liruar shumë shpejt. 


Marta ka ndërruar jetë. Edhe EULEX-i ka heshtur, edhe prokuroria jonë.

 Ka mijëra gra të dhunuara. Nuk është e lehtë të shkosh të marrësh çekun me para sepse je dhunuar. Këto gra kanë probleme të të folurit, kanë probleme të familjes.

 Problemet e familjes nuk mund t’i merrni me mend sepse ka raste kur janë dëbuar nga shtëpia.

 Ka pasur raste kur ato gra nuk janë pranuar as në punë sepse kanë qenë të dhunuara”, tha dr.Flora Brovina.


Rezultate imazhesh për zonja misterioze

Ndërsa sa i përket librit të botuar që për tematikë ka dhunimin e femrave në Kosovë, Dr.Flora Brovina tha se gjuha e pasur plot përshkrime e detaje, përcjellja e traumës dhe përditshmërisë, e bën romanin tejet interesant, pa marrë parasysh temën e rëndë që trajton.

Imazh i ngjashëm


Ndërsa vet autorja e librit, Lola Shehi-Çela, falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan drejt botimit të këtij romani.

 “Këtu folëm vetëm për gratë, ndërsa ka pasur edhe djem të Kosovës që kanë vuajtur po aq. 

Për histrorinë e një djali që i kanë dhunuar të dashurën kam shkruar një poezi, pasi ai nuk ka gjetur as varrin e saj”, u shpreh ajo.

Përgatiti: Flori Bruqi

Adriatik Kelmendi kujton shtëpinë e djegur në Pejë nga serbët, 20 vjet më parë gjatë luftës







Më 11 maj, u bënë plot 20 vjet nga djegia e shtëpisë sonë familjare në Pejë. Në këtë fotografi, bërë nga gazetari amerikan Stephen Smith, jam në kulmin e shtëpisë së djegur, kurse në horizont shtrihen plot shtëpi të tjera, që të gjitha të djegura, pa kulme.
UNHCR-ja ka vlerësuar se janë 120 mijë shtëpi dhe prona të shqiptarëve të djegura ose të shkatërruara nga forcat serbe gjatë luftës. Për asnjë të vetme shteti serb nuk ka paguar dëmshpërblim.
Vuçiq e ka çuar botën peshë duke u ankuar për humbjet prej disa dhjetëra milionë eurosh shkaku i taksës, kurse kurrë s’ka dashur të dëgjojë për dhjetra miliardë euro dëme ndaj pronave të shqiptarëve.

* * *


Në vazhdim po e sjell një fragment nga një kolumne imja e botuar në qershor të vitit 2003, në KOHA Ditore:
VETËM TË NESËRMEN në mëngjes u nisa drejt Pejës. Bashkë me gazetaren Elisabeth Rubin dhe një kolege timen udhëtonim me një taksi. Njësoj edhe babai, nëna e vëllai ishin nisur drejt cakut të njëjtë nga ana tjetër, Ulqini, ku kishin qëndruar pas dëbimit nga shtëpia. Me shumë rezerva njerëzit më kishin treguar se edhe shtëpia jonë ishte djegur. Por jo shumë,
thoshin…
Më në fund qyteti na doli para sysh. Për këtë nuk na kishin gënjyer. Qyteti ishte shkatërruar
jashtëzakonisht shumë. Të vetmet shtëpi që ende qëndronin në këmbë ishin ato të serbëve, dhe aty këtu, e ndonjë shqiptari me fat. Gjithçka tjetër – shkrum.
Vetëm disa minuta më parë kishin mbërritur edhe familjarët e mi. E kishin parë shtëpinë. Vetëmse kësaj radhe na kishin gënjyer. Shtëpia – një ndër të bukurat e qytetit – ishte djegur tërësisht. E tëra që kishte shpëtuar ishte nja një metër katror parketi.
Prindërit nuk m’i ndanin sytë. Në ankth pritnin reagimin tim, në situatën kur gjithë ato gjësende materiale që dikur e përbënin jetën tonë, i takonin historisë. Fotografitë, koleksioni i librave, CD-të e gjithçka tjetër nuk ishte më. Përveç mureve të zharitur.
Reagimi im i vetëm ishte: qeshja! Më e rëndësishmja gjë në botë për mua në ato momente ishte që prindërit e mi të mos më shihnin të mërzitur. Ndonëse tash të më pyes dikush nuk do të di t’i them se ku e gjeja gjithë atë forcë.
Elisabeth dhe kolegia ime shumë kohë më vonë më treguan se në ato çaste iu isha dukur i shushatur, I luajtur. Kisha humbur gjithçka dhe qeshja! Çmenduri!
Mirëpo, në ato momente vlente një gjë: ishim gjallë, gjë që do të thoshte se i gjalli mbërrin të bëjë çdo gjë, si dhe ata që na e kishin shkaktuar këtë gjëmë nuk i shihnim më gjëkundi.



Adriatik Kelmendi u lind më 20 Shkurt 1978 në Prishtinë është moderator,opinionist,gazetar nga Kosova , dhe një si nga gazetarët më të mirë në Kosovë , po ashtu ai udhëheq emisionin Rubikon i cili transmetohet në kanalin televiziv Koha Vision ku trajtohen tema të ndryshme sociale , po ashtu njihet edhe si shkrimtar , autor dhe opinionist.

2013 Kapërcimi i Rubikonit drejt Parvarsisë

Përse Shqipërisë i është cënuar siguria kombëtare?



Nga: Blendi Fevziu

Shqipëria ka përballur dje një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit. Nuk bëhet fjalë thjeshtë për vjedhjen e disa miliona eurove, shuma ekzakte e të cilave nuk dihet ende e nuk bëhet publike; nuk bëhet fjalë që ngjarja përsëritet identik dy vite më pas dhe vjedhja ndodh sërish brenda pistës së aeroportit; nuk është kaq i rëndë fakti që protagonist është i njëjti person, i dënuar edhe për dy vjedhje të mëparshme; as fakti që në kërkim policor si një person shumë i rrezikshëm ai vërtitej lirshëm në zonën e aeroportit dhe në periferitë e Tiranës; as që kishte informacion tejet të saktë për transfertat e valutës e me siguri edhe për shumat që transportoheshin; as për faktin që i gjithë operacioni i mirëmenduar dhe me shumë impenjim financiar dhe llogjistik ishte organizuar pa rrjedhur asnjë informacion tek policia, shërbimi informativ apo strukturat e tjera të sigurisë; as për faktin që vjedhja në vetvete ngjante më shumë me një prej filmave më të sofistikuar të Hollivudit.

Jo.

Të gjitha këto janë tejet të rëndësishme dhe duhen analizuar një nga një. Por ngjarja është shumë më e rëndë, madje më e rënda e viteve të fundit për një tjetër arsye. Shqipërisë nuk i janë vjedhur 7, 8, 10 apo 12 milion euro. Shqipëria i është cënuar deri në themel siguria e saj. I ka rënë ose ka falimentuar siguria e një prej vendeve më të kontrolluara dhe tësigurta, aeroportit. Aeroporti i një vendi anëtar të NATOS, aeroporti civil e njëkohësisht ushtarak, ku ndodhet Komanda e Forcave Ajrore, është thyer me lehtësinë më të madhe nga pesë banditë. Banda ka pasur synim vjedhjen e valutës, por ajo mund të kishte bërë çfarë të donte. Mund të kishte marrë peng avionin ku tashmë qenë ulur 160 pasagjerë, mund ta kishte hedhur atë në erë, mund të kishte marrë peng presidentin e vendit që u kthye nga Danimarka me po atë avion, apo ndonjë zyrtar të lartë amerikan që udhëtonte pak më vonë. Nëse në vend të hajdutëve do të kishin qenë 4 terroristë, Shqipëria do ishte sot në faqet e para të gjithë shtypit botëror, duke bërë lajmin më të keq për të. Dhe kjo ndodh në Aeroport. Në një prej vendeve të sigurisë më të lartë! Të rralla janë vendet në botë, që kanë një siguri të tillë. Më ka qëlluar të udhëtoj në aeroporte të izoluar e të vegjël afrikanë, aziatikë apo të amerikës qëndrore, por siguria e aeroporteve është një çështje jashtë çdo diskutimi. Pas sulmeve mbi kullat Binjake dhe Pentagonin më 11 Shtator 2001, e gjithë bota ka investuar shumë në sigurinë e aeroporteve dhe në kontrollin e tyre. Shqipëria jo! Ndaj them që Shqipërisë i është cënuar siguria kombëtare.

Siguria e Aeroportit nuk është vetëm detyrë e shoqërisë koncesionare. Më 2 Shkurt 2011, Qeveria Shqiptare ka ngritur një Komitet Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, i cili është i ngarkuar edhe për sigurinë e Aeroportit Nënë Tereza. Komiteti ka për Kryetar Drejtorin e Autoritetit civil dhe nënkryetar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Anëtarë të tij janë Drejtori i Doganave, Drejtori i Kufirit, Shefi ushtarak i forcave ajrore, Drejtori i Emergjencave Civile, Drejtori i ANTA dhe shumë e shumë zyrtarë të tjerë të lartë. Komiteti mblidhet çdo tre muaj, por asnjë dokument nuk vërteton dot se kur është mbledhur për herë të fundit ky komitet.

E gjithë kjo shpurë zyrtarësh të lartë të sigurisë duhej të kishte vënë re që koncesionari nuk i respektonte detyrat e veta. Siç mund të konstatonte që nga vjedhja e parë që objekti ndoshta më i rëndësishëm në vend ishte lehtësisht i depërtueshëm dhe i pambrojtur. Pra, pa asnjë diskutim, Shteti ka falimentuar i gjithi, bashkë me koncesionarin që në gjithë këto vite se ka fshehur kurrë arrogancën e tij. Arrogancë që nuk dihet nga buron.

Ndaj në Rinas nuk janë vjedhur thjeshtë disa milion dollarë. Në Rinas ka rënë siguria kombëtare e Republikës së Shqipërisë dhe ka marrë një goditje fatale besimi i partnerëve tek ne. Një ngjarje që me siguri do ngelet sërish pa përgjegjës, si gjithnjë në një vend ku ndëshkohet me të drejtë një shitës që shet pa kupon tatimor dhe falen pa të drejtë dhe në mënyrë flagrante zyrtarë që janë përgjegjës për humbjen e milionave dhe cënimin e sigurisë së vendit.

Kjo është realisht fatkeqësi.


****


Pavarësisht se është një prej figurave shumë të njohura shqiptare pak gjëra dimë për jetën private dhe të shkuarën e Blendi Fevziut. Moderatori i cili prej mbi dy decenie  ishte në krye të emisionit “Opinion” mban një profil modest lidhur me publikimin e detajeve për jetën e tij familjare dhe vetëm së fundi duket se ka thyer disi barrierën, që kishte vendosur mes tij dhe ndjekësve të tij në rrjetet sociale.
Disa ditë më parë ai festoi ditëlindjen e  së bijës, ndërsa prej vitesh është bërë prind me vajzën e madhe, Mishel. Por, a keni ditur se vetë Blendi është fëmijë i birësuar?

 Mbiemri i tij i parë nuk ka qenë Fevziu, por Bregasi, ndërsa ky lajm është bërë i njohur, që në vitin 2011.

Ai ka lindur në fshatin Çermë të Lushnjës nga prindërit biologjikë Hektor dhe Rezane Bregasi.

 Ka qenë Ali Fevziu, i njohur si daja i nënës së gazetarit, ai që e ka birësuar Blendin në një moshë të brishtë. 

Në vitin 1983, kur Fevziu mbushi 14 vjeç, me vendim të Gjykatës së Tiranës, e ndryshoi mbiemrin nga “Bregasi” në “Fevziu” për shkak se ishte birësuar pranë familjes së Ali Fevziut.

Ali Fevziu sipas vendimeve të gjykatës, ishte djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit dhe kjo shpjegon edhe lidhjen e Fevziut me Toptanajt, familjen e vjetër Tiranase dhe pronat e tyre. 

Disa vite më parë gazetari iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, me një kërkesë padi, ku kërkonte të trashëgonte pasurinë dhe pronat e birësuesit të tij, Ali Fevziu i njohur edhe si nipi i familjes Toptani.

Në atë kohë Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, në dy raste të ndryshme vendosi të pranonte kërkesë-paditë e gazetarit Blendi Fevziu dhe motrës së tij Nevis Bregasi, që të trashëgojnë pasuritë dhe pronat e nenës së tyre Resana Rozana Bregasi dhe dajës së nënës se tyre.

Flori Bruqi

“Dyfytyrësh, arrogantë e të korruptuar! Njihni ndonjë që nuk është i pasur?”


Nga: Marin Mema

.... Politika shqiptare vrapon të tregojë patriotizmin e saj, të organizojë pritje, përurime, aktivitete të mbushura me ngjyra e fjalime tërë pasion e dashuri kombëtare.

Nëse dikush nuk do t’i njihte do të mendonte se Shqipëria ka fat qe drejtohet në qeveri apo opozitë nga njerëz që e duan kaq shumë.

Në fakt nuk është kështu.

Të kujtohesh vetëm në ditën e pavarësisë për vendin tënd, kombin e historinë e tij është një dyfytyrësi e shëmtuar, një ndjenjë e gënjeshtërt që nuk synon asgjë më shumë sesa të ndërtuarit të një fasade të rreme ballë njerëzve të thjeshtë.

Vetëm një ditë politikanët bëjnë shqiponjën, përulen ballë flamurit, përqafohen, nduken e premtojnë një vend më të fortë. Pjesa tjetër është e mbushur me korrupsion, padrejtësi, arrogancë e fjalë boshe.

Në librat e shkollave nxënësit mësojnë gjithmonë e më pak për historinë kombëtare, për figurat e gjurmët e tyre sepse sot më shumë rëndësi ka të njohësh soj e sorollop, të fortë e pasunikë të paprekshëm që përbëjnë modelin e ri, të ofruar nga kjo politikë e sejmenët e saj.

Figurave kombëtare u përmenden e citohen fjalët, por modeli u fshihet. Politika e sotme ka frikë nga modeli i tyre.

Ata shkrinë pasurinë, lanë ofiqet, u vranë e u prenë për komb, ndërsa të sotmit këto i quajnë patetike, të shkuara në mos qesharake.

Këta nuk lënë poste, nuk kanë ideale, këta disa-fishojnë pasurinë dhe kombin e kanë thjesht një plaçkë që e kalojnë dorë më dorë në bazë të interesave.

A njihni ndonjë politikan të varfër, të pamundur, që nuk kalon muajin, që nuk ka të bëjë disa herë në vit pushime luksoze, që nuk ka tre, katër apo 50 apartamente e vila, dyqane e troje të deklaruara e të padeklaruara.

A njihni ndonjë të tillë që i dridhet dora të blejë ushqimet apo diçka tjetër siç u ndodh çdo muaj pensionistëve.

A ka ndonjë që nuk arrin të shkollojë fëmijët , t’u blejë veshjet apo qoftë edhe një lodër për vit të ri? Sigurisht që jo sepse ata thuajse të gjithë kanë garantuar deri brezin e 35.

Politikanët e sotëm Ikin e vijnë, por askush nuk i mban mend pas pak kohe, fundja për çfarë ? Ata nuk ndryshojnë nga njëri tjetri, ata bëjnë gjithçka njësoj, flasin njësoj, premtojnë njësoj, shtiren e jargaviten njësoj. Madje edhe fytyrat u bëhen njësoj.

Vetëm fanellat u ndryshojnë, madje edhe ato në publik sepse nën vete i kanë identike.

Nga krahu tjetër lumenjtë vazhdojnë shkatërrohen, pyjet priten, pasuritë nëntokësore shqyhen, lejet e ndërtimit valëzojnë, betoni lartësohet, njerëzit ja mbathin, papunësia rritet, çmimet fluturojnë, Shqipëria zvogëlohet dhe politika fiton.

Ky është patriotizmi i tyre. I njëjti që ata e fshehin çdo 28 nëntor, i njëjti që bën shqiponjën dhe tallet çdo vit me ne shqiptarët e thjeshtë që e duan vërtetë këtë vend.

***

Marin Mema është i  lindur më 22 mars 1981 në Tiranë është një gazetar shqiptar. Ai punon për televizionin Top Channel dhe gazetën Shqip.


Mema rrjedh nga një familje me prejardhje nga Kolonja. Më 1999, pasi kreu shkollën e mesme të gjuhëve të huaja "Asim Vokshi" në Tiranë u regjistrua për degën e gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Mema u diplomua për gazetari në korrik të vitit 2003 pranë departamentit të gazetarisë të UT-së. Është gjithashtu titullar i një masteri për shkenca politike dhe marrëdhenie ndërkombëtare që e mori më 2008 pas studimeve në Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike që sot njihet si Akademia e Studimeve Politike.

Mema gjatë viteve 2009-2016 ishte realizues i ciklit të reportazheve "Shqipëria Tjetër" që transmetoheshin në Top Channel dhe Top News. Marin Mema realizoi gjithashtu një sërë dokumentarësh si "Shqiponjat kufitare" (për shqiptarët në Sanxhakun e Serbisë), "Gjurmët e historisë" (për zonat dhe fshatrat e shqiptarëve në Bellkamen, Negovan, Follorinë dhe Kostur), "Çamëria, përse kanë frikë grekët" (jeta e sotme në këto zona dhe gjurmët që nuk janë shuar), "Manastiri në Maqedoni" dhe më tej kanë qënë në fokus të dokumentarëve dhe reportazheve.

Në gusht 2012 është shpallur "non grata" nga Republika e Greqisë me akuzën për kërcënim të sigurisë kombëtare dhe rendit publik[1]. Kjo erdhi pas disa emisioneve të realizuara në zona të ndryshme të Çamërisë.

Në vitin 2015 Mema filloi me realizimin e një cikli dokumentarësh që mban emrin "Gjurmë Shqiptare" po ashtu në Top Channel dhe Top News.

Në prill 2016 gjatë realizimit të një dokumentari ndalohet nga forcat speciale maqedonase në Shkup dhe mbahet në komisariatin qëndror të qytetit për mbi gjashtë orë.

Flori Bruqi 



Nga Flori Bruqi : Historia serbe është gënjeshtër, krijoi rrejshëm mitin mbi Kosovën

Rezultate imazhesh për kush eshte sonja biserko biografija

Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, ka deklaruar për revistën kroate, “Vijenac”, se e gjithë historia e Serbisë është “një gënjeshtër e madhe”.
“Serbia nuk ka qasje të vërtetë për një pjesë të historisë së saj që lidhet me Perandorinë Osmane. Nga injoranca e fakteve
ka krijuar mitin për Kosovën, për heroizmin serb dhe mbretërinë qiellore. E gjithë historia e Serbisë është një gënjeshtër e madhe”, ka deklaruar pa pardon Sonja Biserko gjatë një interviste të gjerë.

Ajo edhe njëherë përsëriti se serbët ishin përgatitur për luftë kundër kroatëve që nga vdekja e ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz-Tito.

“Përndryshe, Fakulteti Juridik në Beograd ka qenë një prej shtyllave të projektit të madh serb, ku nga aty janë definuar gjitha përpjekjet politike të Millosheviqit, nga aty të flitej për të drejtën e serbëve për revoltë, duke mohuar republikat ekzistuese jugosllave, kurse argumentet e tyre janë përdorur në tekstet e botuara në libra dhe gazeta.

Dhe memorandumi Ëndrra është një prej atyre dokumenteve. Ata të gjithë pretendonin se duhet riorganizuar Jugosllavia, me qëllim që serbët të kapin dhe të marrin territorin e tyre etnik”, ka deklaruar Biserko.


Sonja Biserko ka  lindur më 14 shkurt 1948, Beograd, RSF Jugosllavi është aktiviste serbe për të drejtat e njeriut. Ajo është themeluesja dhe presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Më 8 Maj të vitit 2013, u emërua anëtare e Hetimit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut, me Michael Kirby dhe Marzuki Darusman. Më 18 shkurt 2014, ata publikuan një raport që ka marrë vëmendje mbarëbotërore.


Sonja Biserko është e diplomuar në Universitetin e Beogradit, Fakulteti i Ekonomisë. Ajo ka shërbyer si diplomate për ish-Jugosllavinë në Londër dhe në Kombet e Bashkuara në Gjenevë për mbi 20 vjet, deri në vitin 1991, kur dha dorëheqjen nga posti diplomatik, si shenjë proteste ndaj politikave të Sllobodan Millosheviqit gjatë rritjes së nacionalizmit në mbarë Jugosllavinë. Në Gjenevë, më 1991, organizoi një nga takimet e para të opozitës jugosllave ndaj Millosheviqit. Në vitin 1994 ajo themeloi Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi (HCHRS) dhe është Presidentja aktuale e organizatës. HCHRS-ja, anëtare e rrjetit europian të Komiteteve të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe ish-pjesëtare e Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, që është shkrirë, është një organizatë profesionale që punon për të promovuar sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Serbi,[6] duke sfiduar dogmën nacionaliste, dokumentuar krimet e luftës dhe shërbyer si mbrojtëse e të përndjekurve dhe të dhunuarve.

Puna e vazhdueshme e Biserkos ka përfshirë dokumentimin e ringjalljes së ndjenjave nacionaliste që vijuan pas luftës në Kosovë, kërcënimeve të vazhdueshme ndaj pakicave, përpjekjeve për të falsifikuar apo mohuar të dhënat historike dhe përpjekjet për të minuar shoqërinë multi-etnike në ish-Jugosllavi. Përmes mbështetjes aktive për komunitetet e pakicave dhe refugjatëve brenda Serbisë dhe Kosovës ajo ka kërkuar veçanërisht të promovojë dialogun mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Si një zë disident që ka kritikuar axhendën nacionaliste, ajo ka qenë figurë kontradiktore. Në prill të vitit 1997 mbajti fjalim në Konferencën mbi Gjenocidin, Krimet kundër Njerëzimit dhe Luftës sponsorizuar nga Universiteti i Kalifornisë në Qendrën e të Drejtave të Njeriut të Bërklit për rolin e mediave serbe në përgatitjen e rrugës drejt gjenocidit në ish-Jugosllavi, me titull "Duke Raportuar nga Fushat Vrastare".

Në një debat në Parlamentin Europian mbi dialogun ndër-kulturor dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor, ajo deklaroi që elita politike serbe vazhdonte të mbetej "rob i miteve etnocentrike serbomadhe, dhe i teorisë se Serbia është viktima e një komploti ndërkombëtar" dhe argumentoi se progresi i ndalur i integrimit të Serbisë në Europë ishte për shkak të angazhimit të vazhdueshëm të elitës ndaj një aneksimi përfundimtar të Republika Srpskas.[nevojitet citimi]

Në fjalimin e saj në 2009 ku pranonte Çmimin e të Drejtave të Njeriut të Qytetit të Vajmarit, ajo pohoi qëndrimin se e shkuara e afërt e Serbisë dhe traumat që shoqëroheshin me të mund të kapërceheshin vetëm duke e njohur dhe kuptuar këtë të shkuar. Puna e HCHRS-së kërkonte të hidhte dritë mbi fshirjen ose falsifikimin e së shkuarës. Harresa dhe riinterpretimi i orkestruar i së shkuarës, si historike edhe të afërt, ka sjellë si rrjedhim dështimin për t'u përballur me të vërtetën dhe braktisur trashëgiminë e aspiratave nacionaliste. Ndryshimi mund të arrihet në Serbi, në veçanti, dhe në rajon, në tërësi, vetëm nëse thuhet e vërteta.

Ajo argumentoi se këmbëngulja e aspiratave nacionaliste ka ushqyer një klimë armiqësore kundrejt të gjitha vlerave jo-nacionaliste, përfshirë të drejtat e njeriut, dhe nxori në pah nevojën për një ndryshim strategjik, duke bërë thirrje për vendosjen e një 'minimumi moral' në shoqëri dhe në politikë si bazën e shtetit serb, duke hapur rrugën për konsolidimin e demokracisë dhe bashkëpunimit rajonal. Ky "minimum moral" do të përfshinte bashkëpunimin me Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi në Hagë dhe njohjen e punës së Gjykatës si pikë morale referimi.

Biserko dhe stafi i HCHRS-së kanë provuar kërcënime dhe kanosje. Sulmet fizike mbi Biserkon dhe bastisjet në shtëpinë e saj në 2005 dhe 2006 janë raportuar se kanë pasur lidhje me zyrtarë qeveritarë që kishin nisur një fushatë sulmesh dhe kanosjesh kundrejt drejtueseve femra të disa OJQ-ve serbe për të drejtat e njeriut. Në 2008 një grup i madh protestuesish, ku bënin pjesë anëtarë të Lëvizjes 1389 dhe Protestës, u mblodhën përpara zyrës së HCHRS-së me thirrje kërcënuese, shumë prej të cilave iu drejtoheshin veçanërisht Sonja Biserkos, dhe lanë një karton të madh me shenjën e svastikës jashtë ndërtesës.

HCHRS-ja mori shumë letra kanosjeje, disa prej të cilave përfshinin kërcënime të detajuara për vrasje kundrejt Sonja Biserkos, e cila nuk përfitoi mbrojtje policore. Një artikull gazete e quajti "tradhtare ndaj serbtarisë homogjene", duke publikuar adresën e shtëpisë dhe informacion mbi familjen. Informacion personal mbi të u botua edhe në faqen e internetit të gazetës. Këto sulme mediatike dhe veprime kanosjesh agresive besohet të jenë lidhur me botimin e Raportit Vjetor të HCHRS-së për 2007-tën, që trajtonin krimet kundër njerëzimit të administratës serbe në rajonin e Ballkanit gjatë viteve '90.

Sonja Biserko është autorja e Srbija na Orijentu (Serbia në Lindje) dhe Implozioni i Jugosllavisë: Tërheqja Fatale e Nacionalizmit Serb.[9] Ndër rreth 140 punimeve të tjera ka shkruar për Gjenocidin e Srebrenicës, rënien e Vukovarit, luftërat në ish-Jugosllavi dhe krimet e luftës dhe raportet e gjyqeve të Sllobodan Milosheviqit dhe Vojisllav Sheshelit. Punët e saj kanë dokumentuar rolin e institucioneve serbe, përfshirë Kishën Ortodokse Serbe dhe Akademinë Serbe të Shkencave dhe Arteve, në inkurajimin e ekstremizmit serb dhe kanë kontribuuar në punën e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Jugosllavi.

Sonja Biserko ishte anëtare themeluese e një lëvizjeje europiane në Jugosllavi, Qendra për Aksion Anti-Luftë në Forumin e Beogradit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Ajo është pjesëtare e vjetër në Institutin e Paqes e Shteteve të Bashkuara.

Vëllai i Sonja Biserkos u vra si anëtar i së ashtuquajturës "Garda Kombëtare Kroate" gjatë betejave me serbët e Krajinës (serbë që jetonin në zona të Kroacisë së sotme). Vdekja e tij e goditi Sonja Biserkon dhe ajo njihet në Serbi si kritike e egër ndaj gjithçkaje që lidhet me nacionalizmin serb, madje dhe përtej kësaj.

Çmimet:

Në 1994 mori Çmimin e të Drejtave të Njeriut të Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut në Nju Jork. Në 2005 ishte një prej 1000 grave në grupin 1000 Gra për Paqen të nominuara për Çmimin Nobel për Paqe. Në 2009 iu dha Çmimi i të Drejtave të Njeriut 2009 i Qytetit të Vajmarit (Gjermani) së bashku me Jestina Mukokon. Në 2010 iu dha Çmimi i të Drejtave të Njeriut i Universitetit të Oslos.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...