Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/07/06

Gëzuar 243 Vjetorin e Pavarësisë SHBA!



Rezultate imazhesh për vilhelme haxhiraj

Vilhelme Vrana Haxhiraj

(Anëtare e Akdemisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup)


Urimet më të mira vendit të Demokracisë në Botë dhe popullit amerikan!

     Sot Shteti me më potencë ekonomiko-politike dhe më demokratik në botë feston 243 vjetorin e Pavarësisë.


Unë e ndiej detyrë morale dhe qytetare si shqiptare që ta përshëndes SHBA dhe popullin e saj, në këtë ditë të bekuar, pasi na ka ofruar miqësinë e saj  qysh mëse një shekull më parë.  

Për miqësinë e Amerikës me Shqipërinë  ka mjaft dokumenta që vërtetojnë këtë. Si dëshmitar të kësaj miqësie, janë: Presidenti Woondrou Willson, i cili ndikoi që Shqipëria të mos copëtohej dhe të ngelej një shprehje gjeografike në hartën gjeo-politike të Evropës.

 Çifti Kenedi në Shqipëri, më 1908,  George Fred Wiliams & Shqipëria (1914) që ka lënë si testament librin studimor albanologjik, me titull, “Shqipëtarët”. 

Ky mik i madh i  vendit tonë, ky studiues i lashtësisë së kombit shqiptar,  ngriti zërin para Kongresit amerikan më 15 tetor 1915, që ShBA duhet të ndihmojë, Kombin më të lashtë, Shqipërinë, e marrë nëpër këmbë nga Fuqitë e Mëdha Evropiane.


    Një tjetër qytetar amerikan, T.Erickson dhe Shqipëria, i cili ka lënë përshtypjet e veta, mbi këtë vend të bukur, të pasur dhe të begat por tejet i varfër…, ose Margaret Wiliams & Albania, si dhe Rose Wilder Lane etj… 

Nuk duhet harruar Kryqi i Kuq Amerikan që ka ndihmuar pas Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Vlorës, në mjekësi kundër malarjes që bënte kërdinë në këtë vend të voghël. 

Si dëshmi e kësaj ndihme humanitare në Vlorë edhe sot ende janë 4 godinat e spitalit të qytetit,  ndërtuar nga ky Mision më 1916, ku drejtor  i përgjithshëm i shëndetësisë dhe sptalit ishte Dr.Ali Mihali.

 Më pas Politeknikumi “Harry Fulltz”, që ka nxjerrë kuadrot dhe specialistët më të mirë të Shqipërisë. Në Vitin 1946 u ndoq nga shteti diktatorial, Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila u rivendos pas vitit 1990.  

    Nuk duhet harruar Presidenti Amerikan George Washington, me nënë shqiptare dhe sa e sa figura të ndritura, me origjinë shqiptare që kanë dhënë dhe japin vlera në fusha të ndryshme. Sepse ShBA është vendi i Demokracisë dhe i mundësive, që me politikën e saj  secili pavarësisht se kujt race, ngjyre , apo ç’gjuhë flet, në këtë vend ka gjetur veten.

     Mirënjohja e Shqiptarëve ndaj kësaj fuqie politike e diplomatike do të jetë në jetë të jetëve, jo vetëm për influencën pozitive të ShBA në politikën shqiptare si në Shqipëri, në Kosovë dhe trevat e tjera shqiptare, si dhe në marrëdhëniet e saj nd/kombëtare, ndër/
evropiane dhe nd/ ballkanike.

  Kjo e dallon ShBA, sespe u bë mikpritsja e emigrantëve nga e gjithë bota.

Si bijë e këtij Kombi, i lutem shumë Kongresit Amerikan , dhe gjithë institucioneve nd/kombëtare, të mos e lënë Shqipërinë në mëshirën e fatit, ku rrezikon rivendosja e njëNeodiktature, tejet e sofistikuar!

    ShBA ka qenë, është dhe do të jetë shembull i vendeve të zhvilluara dhe në zhillim, politikat e  së cilës duhet t’i ndjekin të gjitha kombet, por veçanërisht vendet e pazhvilluara.

  Një shembull për parlamentet e shteteve që janë në agoni, është Presidenti i ShBA-Abrahanm Linkolni i cili njihet si themelues i Kushtetus Amerikane, ku nga 28 paketat ligjore të aprovuara prej tij, janë shtuar edhe 4 paketa ligjore të tjera. 

Kurse në vendin tonë formulohen dhe rrëzohen nene dhe ligje sipas interesave të ngushta të forcës politike në fuqi, jo në interes të zhvillimit dhe integrimit të kombit.

Ç’dimë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës?! 

   Shtetet e Bashkuara të Amerikës (zakonisht të njohura si Shtetet e BashkuaraSHBA  ose Amerikaanglisht United States of America) janë një republikë federale kushtetuese, e përbërë prej 50 shtetesh të një qarku federal. 

Vendi shtrihet kryesisht në Amerikën e Veriut, ku dyzet e tetë shtete të ngjitura dhe Washington, D.C., qarku i kryeqytetit, ndodhen midis oqeaneve Atlantik dhe Paqësor, në kufi me Kanadanë në veri dhe Meksikën në jugë. 

Shteti i Alaskës ndodhet në veriperëndim të kontinentit dhe kufizohet me Kanadanë në lindje dhe Rusinë në perëndim përtej Ngushticës së Beringut. Shteti i Hawait është arkipelag në mes të Paqësorit. SHBA-të gjithashtu zotërojnë disa territore, treva ishullore, në ishujt  Karaibe dhe Oqeanin Paqësor.

SHBA në hartën gjeo-fizike të Amerikës Veriore

 ShBA  ka një sipërfaqe prej 9,83 milion km² dhe me popullsi prej 306 milion banorës, Shtetet e Bashkuara janë vendi i tretë ose i katërt në botë për nga sipërfaqja, si dhe i treti sipas hapësirës tokësore dhe popullsisë. Shtetet e Bashkuara janë njëri prej vendeve më të spikatur për nga shumëllojshmëria etnike dhe kulturore, si rrjedhojë e emigrimit në shkallë të lartë prej shumë vendeve

   Ekonomia e SHBA-së është më e madhja në botë, me prodhim të brendshëm bruto vlerësuar në vitin 2008 në shumën  prej 14,3 trilion dollarësh , që përbën 23 % të prodhimit  të brendshëm nominal të botës dhe gati 21 % sipas barazimit të fuqisë blerëse.


Kombi amerikan u themelua nga trembëdhjetë koloni të Britanisë së Madhe, ndodhur përgjatë bregut të oqeanit Atlantik. Më 4 korrik 1776, ato nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, që shpalli pavarësinë e tyre nga Britania e Madhe dhe formimin e një bashkimi kooperativ.]Shtetet kryengritëse mposhtën Britaninë e Madhe në Luftën Revolucionare Amerikane, luftën e parë të suksesshme të kolonive për pavarësi. Kuvendi i Filadelfias
 përpiloi Kushtetutën e tashme të Shteteve të Bashkuara më 17 shtator 1787; miratimi i saj në vitet vijuese i bëri shtetet pjesë të një republike të vetme me qeveri të fuqishme qendrore. 

Karta e të Drejtave, e përbërë nga 10 amendamentet e para kushtetuese si garanci e të drejtave dhe lirive themelore qytetare, u ratifikua më 1791.

  Simbolet kombëtare të ShBA: Flamuri dhe emblema (stema e shtetit amerikan)

   Në shekullin XIX, Shtetet e Bashkuara fituan toka nga Franca
SpanjaMbretëria e BashkuarMeksika dhe Rusia, si dhe aneksuan Republikën e Teksasit dhe Republikën e Hawait. Mosmarrëveshjet mes jugut bujqësor dhe veriut industrial 

rreth të drejtave të shteteve dhe zgjerimit të institucionit të skllavërisë provokuan Luftën Qytetare Amerikane të viteve 1860. 

Fitorja e veriut parandaloi një ndarje të përhershme të vendit dhe çoi drejt përfundimit të skllavërisë së ligjshme në Shtetet e Bashkuara. Në vitet 1870-të, ekonomia kombëtare ishte më e madhja në botë. 

 Lufta Spanjollo-Amerikanedhe Lufta e Parë Botërore konfirmuan statusin e vendit si fuqi ushtarake. 

Më 1945, Shtetet e Bashkuara dolën nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i parë me armë bërthamore, anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe themeluese e NATO-s. Fundi i Luftës së Ftohtë dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik e la SHBA-në si superfuqinë e vetme. 

Afro 50% të shpenzimeve ushtarake të rruzullit bëhen nga Shtetet e Bashkuara, që vazhdojnë të jenë forcë drejtuese ekonomike, politike dhe kulturore në botë.

Ta gëzoj Pavarësinë dhe për miliona vite vendi i demokracisë në Botë, SHBA!

Nderime për ata që i dhanë vlerat emerituara këtij kombi!

Lufta e Logjës dhe rënia në betejë e 3 herojve...




Fotografia e Fadil Hadergjonaj Bjeshka




Sot përkujtojmë një ngjarje të madhe historike të luftës për liri!

Me dt. 06 Korrik 1998 brigada 134 dhe stafi i br. 131 dhe 133 morrën urdhën operacional që të veprohet fshatin Loxhë.

Komandanti i këtyre formacioneve koloneli Tahir Zemaj ndan detyrat e përgjithshme dhe ato specifike për drejtimin dhe komandimin e trupave, të cilat ishin nga batalioni i parë.

Marshimi deri në fshatin Loxhë i cili tani veq se ishte pushtuar nga forcat armike, shoqërohet me këngën “Besa Besë” nga trupat tona.

Fotografia e Istref Tafaj

Nazifi, Esati e Faruku bazuar në situatën, me të arritur i zhvillojnë trupat në formacion luftimi dhe duke i befasuar me fuqin e zjarrit, taktikat e përdorura dhe saktësin e goditjes së objektivave, armikut i mbetet vetem ikja e ç’orientuar dhe shpëtimi i kokave të veta.



Një grup i tyre mbetet i fortifikuar në shtëpin bunker të një serbi dhe në përpjekjet e fundit kur është menduar kapitullimi total i tyre në pabesi të gruas së shtëpisë, plagoset rëndë Faruk Gjemajli dhe brenda shtëpisë vritet ushtari trim Enver Alaj dhe pranë tij shpëton falë antiplumbit, nga eksplozozivi me disa thërmia në trup Nazif Ramabaja si dhe nga predha e granathedhësit kishte humbur gishtin e madh të dorës ushtari Imer Elezaj.

Fotografia e Flakrim Rrustem Bruqi

Esati vjen në Isniq aty ku ishte i vendosur shtabi i brigadës dhe njësitë e saja dhe informon mbi situatën. Në këtë kohë sjellin edhe Imerin,ushtarin e plagosur si dhe trimin e rënë Enver Alaj.

Pasi që një pjesë e batalionit të tretë të udhëhequra nga Fadil Hadergjonaj dhe shoqëruar edhe nga komandanti, koloneli Zemaj veq se kishim përfunduar varrimin me ceremoni ushtarake të ushtarit të rënë në kufi, në fshatin e tij Strellc dhe ishim kthyer në Isniq dukë bërë përgaditjet finale, për tu angazhuar në betejë në mbështetje dhe freskim të trupave të angazhuara në mëngjes.

Kam urdhëruar ushtarët e batalionit që të jenë të gatshëm me të gjitha pajisjet që kishim dhe formimin e kolonës së automjeteve.

Fotografia e Flakrim Rrustem Bruqi

Derisa ushtarët përgaditeshin duke mos dashur që të kuptojnë vrasjen e Enverit dhe plagosjen e Imerit, kam hy në veturê ku ata ishin dhe i kam derguar në ambulancën e improvizuar të Isniqit.

Jam kthy shpejt tek njësitet që ishin të gatshme dhe nga koloneli Zemaj kemi marrë urdhërin për nisje të dy batalionet e mbetuara, i dyti i udhëhequr nga Bajram Stojkaj dhe i treti nga Fadil Hadergjonaj.



Kur kemi arritur në fshatin Loxhë, aty tek xhamia, Nazifi raporton kolonelin për situatën e deriat’hershme dhe vlerësimet për veprimet e mëtejme.

Koloneli Zemaj ndan menjëherë detyrat dhe më urdhëron që të formoj një skuadër plus për rikonicion të terenit dhe pstrimin e tij nga forcat eventuale të mbetura.

Vlerësimi dhe analiza e situatës nga Nazifit ishte shumë i sakt. E kontrolluam Me kujdes te madhë terenin dhe tek shtëpia bunker ishte i pastër. Aty u identifikuan forca të armikut.

Kishim marrë pozicione adekuate dhe ndarë objektivat e goditjes për secilin grup dhe individ ashtu që e tërë situata dhe tereni të jetë nën kontroll.

Fotografia e Flakrim Rrustem Bruqi

Rrustem Bruqi dhe Cufë Kurtula futen më në thellsi duke kaluar nga pas shtëpia bunker, pjesë të cilën trupat e mia nuk kishin pamje vizuale, ata pasoheshin në një distancë të vogël edhe nga vet komandanti Zemaj, Nazifi, Shaban Draga etj.

Në një moment hapet zjarr mbi Rrustemin dhe Cufën. Rrustemi qëllohet në shpatulla, ne hapëm zjarr menjëherë në objektivat e parapërcaktuara dhe Cufa arrin të tërhiqet në pjesën ku ishim ne.

Tani komandanti Zemaj duke e parë nga afër se Rrustemi ra në tokë e ka thirrë me zë disa herë “Rrustem, Rrustem” por pa përgjigje.

Ju kam ofruar komandantit dhe kam kërkuar që të tërhiqen në një vend më të sigurt, duke i raportuar se jam i gatshëm për asgjësimin e kësaj pengese. Ai ka kërkuar që të presim pak duke ju bërë thirrje pë dorëzim.
Fotografia e Flakrim Rrustem Bruqi
Në gjuhën serbe u ka dhënë ultimatum 5 minutësh të dorëzohen dhe do të trajtohen si robër lufte dhe me ligjet ndërkombëtare të luftës.

Ata nuk e respektuan thirrjen e komandantit por u përgjigjen me zjarr. Tani detyra ishte e qartë, ne u kundërpërgjigjëm fuqishëm dhe kjo betejë do të zgjatë deri në orët e mëngjesit të së nesërmes.

Lumni Surdulli me një armë krahu “Ambruss” në përpjekje për të asgjësuar pozicionin nga ana e kundërt/prapa shtëpisë, nën kulmi prej nga edhe ishte qëlluar Rrustemi, hap zjarr por arma nuk eksplodon kur godet objektivin, ai zbulohet nga zjarri që ka liruar tyta dhe qëllohet në ballë dhe bie dëshmorë.

Fotografia e Flakrim Rrustem Bruqi

Pasi u pastrua gjithshka dhe tereni ishte plotsisht i sigurt u përfundua akcioni.

Kjo ishte beteja dhe fitorja e parë e formacioneve ushtarake të themeluara me urdhër të komandantit të shtabit suprem të FARK, kolonel Ahmet Krasniqi.

Lavdi heronjëve të rënë në këtë betejë!
Lavdi të gjithë të rën’ve për liri!

Lavdi kolonelit Krasniqi e Zemaj që drejtuan e komanduan këto forca!

Fadil Hadërgjonaj
Gjeneral në FSK

Ka ardhur koha për baglat...

DY BAGLAT E SHQIPERISE OSMANO-SOROSIANE DHE MIKROBGJAKESI I AMERIKES…

ZEF PERGEGA

        Per 50 vjet komunizmi e fshehu kryet nen kapelen ushtarake te staliznizmit, ku ne kapoten e tij te ndyre leviznin vetem morra e pleshta Osman. Per 30 vjet komunizmi me armen e diktatures se proletariatit e fsheshu koken ne kapelen repulike te bagles sorosiane. Te dyja e bene shqiptarin te kerkoje buke dhe nevojtore ne natyre per te shfryre zorret qe gjithe jeten kane kercitur si cifla granate ofensive. Perfundimisht shqiptari si lyspi i krrusur dhe i perulur para tezeres se partise beson me shume tek vdekja se tek jeta. Keto dy bagla e vrane shpresen per jete. Vrane dijen, inteligjencen dhe mendimin e lire nen okelion per nje shoqeri te hapur dhe shtyp te lire. A ka shtyp te lire, kur nuk ka liri!. Nen ombrellen e ylberit te shpresave dhe deshirave te shqiptarit per ta dashur Ameriken si vendin e tyre, u fshehen fondacione dhe kompani me dhembe tigri si ajo e Gerdecit, Unazes se re dhe Sorosianet. Fondacioni sorosin e krijoi haremin mediatik me Osman te cilet jane 400 karatesh mbeturina nga Jemeni gjate perendorise Osmane. Nuk jane fara e katolike qe u bene  musliman, jo ato jane fare tjeter, se muslimanet e vertete jane fare shqiptare ato shkojne ne festa te njeri tjetrit, martohen me njeri tjetrin, atyre nuk ju vjen era. Shkoni neper studio dhe mediat osmane sorosiane qe nga larg ju vjen era bagla me gjithese oborrin e kane mbushur me lule. Reforma ne drejtesi duhej te fillone pikerisht tek politikanet dhe mediat e tyre qe u shkojne mbrapa si kalinat rrugaqe te qeneve te rruges. Se keta nuk guxuan kurre te thone te verteten. Shkova njehere te takoja nje mik te vjeter kur ishim bashke gazetar ne Tirane por e e pa mundur. Me pare mund te hyje ne zyren e presidentit te Amerikes se ne zyren e tij. I gjithe koridori  ishte me zoga te reja pa te bendeshme ne brez e poshte e ne brez e lat. Po i mori paret ky thi Osman qe ka zaptuar ne Tirane token me te mire dhe godinat i ka me te medha se CNN?! Kriza ne Shqiperi eshte krize baglash osmano -sorosiane se u eshte qelbur lengu nga te nxehtit e karrikes, arrogance, monstruoziteti dhe kabareja politike. Nuk ua ndie, thuaj cfare te duash.
   Pse kane ardhur deri ketu qe duan te ia pine gjakun njeri tjetrin?! Keshtu e ka rriqna, apo shushunja kur ngopet me gjakun e femijeve plas nga gjaku dhe qelb dunjane. Ka ardhur se nuk u instalua asnje element perendimor. Vidh dhe plackit! Moto bagelja me kapele republike dhe corape pipigjata. Ka ardhur deri ketu se Shqiperia eshte i vetmi shtet ne Europe dhe vendet e zhvilluara qe ka ngjallur komunizmin stalinian nen hundet e demokracise, goja e se ciles eshte e mbyllur me zingjire tanku. Ka ardhur deri ketu se 50 mije shqiptare qe kane mbaruar universitetet ne SHBA dhe mbajne grada shkencore nuk jane ftuar ne drejtimin e vendit. Ka ardhur deri ketu se qeveria e Rames, si ajo e Enverit qe paguante nje spijun te veten nga viti 1965- 1990 me tre mije dollare ne muaj, sot ajo ka nje armate me te madhe, oficerash te sigurimit, police e ushtarak, shuma e pagesave per te celur biznese, kaziono, supermarket e, televizione e gazeta eshte me miliona dollare nga taksapaguesit shqiptar e ketu shiten si fukarenjt e Ankarase dhe zhvasin shqiptaret, por per 20 vjet i qiten fare malesoret
Ky eshte mikrobgjakesi shqiptar i Amerikes qe ka krijuar gjithe trubullirat edhe ne Shqiperi. Jemi ketu se nese permendet Fishta ne ndonje television moderatori pjelle e keqe e diktarures se proletariatin qe tani i nderron kostumet si buqa e qeneve te rruges, ka neveri. Ka ardhur deri ketu se kjo bagel osmano – sorosiane nuk e do bashkimin kombetar dhe as unitetin e diaspores per qellimet e vetat e mbrapshta, ndaj don coptimin e saj. Se nese behet bashkimi qendra e gravitetit te shqiptareve nuk i bie te jete ne mes te kesaj bagle por ne zemren me gjak te paster te shqiptarit. Kemi ardhur deri ketu se politika shqiptare eshte dhunuese e gjakatare ndaj minoritetit, grek, serb, mamazez, maqedon, bullgar e me keq eshte gjakatarja hitlerjane e komunitetit katolik, ku i ka rrenjet Shqiperia. Shikoni mjekrroshet e ambasadave neper bote me keq se qe sheiket ekstremist islamik. Shikoni ne mediat e forta edviniane me qitjane, ku njerez kane nderruar emrat, duke u bere islame, per te perfunduar shkollat gradis e per te punuar si sherbetor te patise socialiste. Kur nuk te pelqen emri qe te ka vene nana pse nuk po ia kall nanen Shqipiterise!
  Ka ardhur deri ketu ku kreu i shtetit lajmeron, ndonese me vonese kompllotin anti shqiptar. Me heshtjen e vet, sa thlle ka hyre ky kompplot? A eshte ferre, gozhde apo heshte qe nuk mund te hiqet?!!! Ndoshta shqiptari kete nuk e dnje se thiken pas shpine e ka patur te ngulur me shekuj. Bekoje zot Ameriken qe ti ktheje  syte me gjithe driten e forte nga Shqiperia dhe per te shkaterruar rrjetin e tmershem agjeturor shqiptar ne Amerike!

2019/07/01

Pse Sulltanët osmanë i donin gjësendet e Profetit Muhamed në Stamboll?


Duke e pasur Pallatin Topkapi si qendër administrative të sundimit osman, Turqia ka trashëguar disa nga reliktet më të vlefshme islame, përfshirë edhe gjërat personale të Profetit Muhamed.
Edhe pse tani ditët me diell përvëlues nuk janë lehtë për t’u përballuar, Topkapi Palace megjithatë mirëpret një numër të madh të turistëve dhe vendasve që duan të vizitojnë vendbanimin e sulltanëve, që ishte qendra e tyre nga viti 1453 e deri në mesin e shekullit 19.
Pasi të keni vizituar pjesë të ndryshme të pallatit ku mund të sodisni gjithçka – nga tryezat e ushqimit e deri te “Oda e Relikteve të Shenjta”, ju mund të kuptoni rëndësinë e këtij pallati.
Në muzeun Topkapi ndodhen disa nga reliktet më të vlefshme islame, duke filluar nga pelerina e Profetit Muhamed, e deri te shpatat e përdora nga ai dhe katër shokët e tij: Ebu Bekri, Omer ibn al Hatab, Uthman ibn Affan dhe Ali ibn Abi Talib.
Muzeu gjithashtu ekspozon materiale që besohet se ishin te profetëve Musa, Ibrahim, Jusuf dhe Daud.
Ndonëse turistët mahniten me admirimin e relikteve, ata mund t’i shpëtojnë informacionit historik – faktit se ndërtesa ishte pika qendrore e sulltanëve osmanë.
“Sulltanët osmanë donin t’i mbanin afër relikte e shenjta, sepse mendonin se vendosja e tyre në Pallatin Topkapi do ta bënte Stambollin si qendër të botës islame”, thotë Mustafa Sabri Kucukasci, drejtor i Muzeut, i cili është gjithashtu profesor i historisë së Mesjetës në Universitetin e Marmarasë.
“Pelerina e Profetit, e cila quhet ndryshe “Manteli i Shenjtë” është përdorur si shenjë e kalifatit qysh nga periudha e Umajadëve – tregon Kucukasci.
Nuk është e rastësishme pse turistët turren pikërisht në Odën e Relikteve të Shenjta. Edhe sulltanët i kishin kushtuar tejet rëndësi kësaj ode.
Siç tregojnë historianët, çdo vit, në periudhë të caktuar të muajit Ramazan, vet sulltanët e kishin pastruar odën me ujë trëndafili dhe me leckë mëndafshi.
Më pas, për orë të tëra aty ishte lexuar Kur’ani. Ndonëse kjo traditë më nuk ekziston, Oda gëzon të njëjtin respekt, jo vetëm nga turistët, por edhe nga vet shteti.
Sulltanët osman trashëguan këto relikte të çmuara nëpër epoka të ndryshme. Gjithçka filloi kur Sulltani Selim I pushtoi pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme në vitin 1517, ku shumë relikte islame u sollën në Stamboll nga bota arabe.
Ndërsa Perandoria Osmane u përhap në atë që sot kufizohet si Egjipti, Siria, Libani, Palestina, Jordania dhe Gadishulli Arabik, Sulltan Selimi jo vetëm që i mposhti Mamlukët, por edhe morën halifatin prej tyre, duke sjellë shumicën e relikteve të shenjta nga Kajroja në Stamboll.
“Qysh nga periudha e Selimit të parë, osmanët i kanë dhënë rëndësi të madhe koleksionimit të relikteve te Profetit Muhamed në qendrën e tyre në Stamboll, dhe kjo ishte si rezultat i dashurisë dhe besnikërisë ndaj mësimeve të tij”,tregon Kucukasci.
Që nga Sulltan Mehmedi II, ndërtesa e Topkapi është restauruar disa herë. Në kohën e Sulltan Selimit kur janë sjellë reliktet e shenjta, shtëpia perandorake papritur u shndërrua në një faltore muslimane, ku sulltanët dhe zyrtarët e tyre mbajtën ceremonitë për të puthur mantelin e Profetit, duke shfaqur respekt për gjësendet personale të tij.
“Si rezultat, kryeqyteti otoman fitoi një reputacion të qendrës politike dhe fetare të botës islamie”, thotë Kucukasci.
Në shekullin e 17-të, arkitekti i pallatit, Mustafa Safi, e quajti odën Has Oda Beytu’l-hilafe, që do të thotë Shtëpia e Kalifatit, ndërsa ai rendiste reliktet e shenjta të vendosura në dhomë, duke përcaktuar hapësirën si  “vizualizim të kalifatit osman”. Edhe dryni dhe çelësi i Qabesë, që është vendi më i shenjtë Islam, gjenden në këtë pallat.
Ahmet Xhevdet Pasha, një nga burrështetasit më të shquar osmanë dhe juristët e fundshekullit të 19-të, argumentoi se kalifati Abbasid kishte humbur kontrollin e shumicës së botës islame, pasi i përdorën Mamlukët si instrument për të fituar legjitimitet.
Sipas Pashës, ishte udhëheqja osmane që rivendosi rendin islami pas Selimit, duke i mundur mamlukasit dhe duke marrë kalifatin nga abasidët.
“Duke iu bashkuar sulltanatit me kalifatin, shteti osman arriti një nivel më të lartë, të cilin e meritonte. Me këtë bashkim një komb i forcuar i Islamit e gjeti drejtimin e tij”, thotë Xhevdet Pasha në shkrimet e tij të asaj kohe.
Udhëheqja otomane kishte një interes të veçantë për reliktet e shenjta dhe magjepsja ndaj tyre shkoi përtej kohës së Profetit Muhamed.
“Ka një kulturë besimi rreth këtyre relikteve. Ka pasur gjithashtu gjëra që besohet se u përkasin profetëve të tjerë të së kaluarës”, tha Kucukasci.
Një shkop, që besohet se i përket Musait, gjithashtu ekspozohet në Pallatin Topkapi në Stamboll.
Në fillim të shekullit të 19-të, sulltani Mahmud II vendosi të largohej nga Has Oda dhe të dedikonte hapësirën ekskluzivisht në reliktet e shenjta. I biri Abdulmexhid I, i cili vazhdimisht ndoqi politikat e modernizimit të shtetit osman, u largua nga Pallati Topkapi në 1856 dhe u fut në Pallatin Dolmabahçe të ndërtuar rishtas, një arkitekturë froni në stilin neo-barok, përgjatë brigjeve të Bosforit.
Deri në vitin 1918, kur Perandoria Osmane ishte në prag të rënies, një nga gjeneralët e saj, Fahrettin Pasha shfaqi një sfidë të jashtëzakonshme. Si komandant i forcave osmane në qytetin e shenjtë të Medinës, Pasha refuzoi të dorëzohej përpara forcave aleate, duke lënë mënjanë urdhrat e eprorëve të tij.
“Unë ju bëj thirrje në emër të Pejgamberit, dëshmitarit tim, që a mbroni atë dhe qytetin e tij me fishekun e fundit dhe frymën e fundit, pavarësisht nga forca e armikut. Lutjet e Muhamedit qofshin me ne”, u tha ai ushtarëve të tij gjatë rrethimit të Medinës.
Në janar 1919, Pasha u arrestua nga oficerët e tij për shkak të mosbindjes ndaj urdhrave nga Stambolli, 72 ditë pas marrëveshjes së Perandorisë Osmane me forcat aleate.
Gjatë përplasjes, Fahrettin Pasha shpëtoi shumë relikte të rëndësishme të shenjta dhe i transportoi ato në Pallatin Topkapi në Stamboll.
Pavarësisht nëse i bëni Stambollit një vizitë njëditore apo më shumë, Topkapi është një destinacionet që jo vetëm se do të ju mahniste me stilin dhe trashëgiminë, por edhe do të ju ndriçonte dijen historike, duke ju endur nëpër periudha shumëshekullore.

Nga Pëllumb KULLA: Vdekjet në aleancë me shtabet e grabitjes (viti 2005)


Duhet pranuar ndershmërisht se edhe sikur të kishin vullnet të mirë, qeveritë paskomuniste nuk e kanë të lehtë zgjidhjen e çështjes së pronave. Por ato nuk e kanë atë vullnet. Dhe ajo që e përshkëndit situatën është prepotenca, shpërfillja dhe shpesh përbuzja e fshehur me zor, ndaj pronarëve të dikurshëm nga ana e figurave qendrore të qeverisë. Këtyre të fundit, në thelb, u mungon vetëdija për dimensionin real historik edhe të përkohshëm, që ka qenia e tyre në krye të punëve të shtetit.
Dhe nuk është vetëm mungesa e vetëdijes…
Duket sikur në Shqipëri është ndeshja e përditëshme, rutinore, politike e pikpamjeve jo të njëjta. Në të vërtetë, është kohë vendimesh historike, është beteja përfundimtare e një lufte të gjatë dhjetëravjeçarësh. Luftrat me armë, Lufta e Klasave, gjyqet speciale, votimet groteske, copëtimi i PPSh-së, plaçkitja e depove të ushtrisë dhe miratimet e ligjeve, nuk kanë qenë veçse beteja të ndërmjeme, të vogla e të mëdha, të kësaj lufte: luftës së egër për tjetërsimin e pronës, për kalimin nga një zotërim në një zotërim tjetër.
Në skenën e madhe të territorit të republikës, prej më se 15 vjetësh po dekretohen pasanikët. Liritë e shprehjes, reformat, demokratizimi janë shkumba e bardhë e përpjekjeve të nënujëshme. Përsëris, se gjatë tërë këtyre viteve, pak rëndësi patën ato. Kryesorja është se po vendoset cilët do të jenë pasanikët në Shqipëri. Jo ata pasanikë, që bëhen përkohësisht me grykën e pushkës a me thikën në fyt, që të dëbojnë nga vatra e të marrin me zor laçkë e plaçkë, por ata, afatgjatët, të ligjëruarit, të miratuar nga Europa dhe tërë bota e qytetëruar.
Prandaj kjo betejë e fundit është kaq e zgjatur, rraskapitëse dhe e egër.
Ata që kanë marrë përsipër të bëjnë zgjidhjen e çështjes së pronave në kushtet specifike të vendit tonë, në një mënyrë a në një tjetër, favorizojnë një gjendje të krijuar gjatë administrimit anarkik të tranzicionit shqiptar, me një shtet pothuaj inekzistent, që nuk u bëri, (dhe më së shumti, nuk deshi t’i bënte) dot ballë veprimeve të jashtëligjshme të grupeve dhe individëve “të fortë” dhe “grabitqarë”.  Sot, kur qeveritë shqiptare janë vënë në provë nga komuniteti ndërkombëtar, duket se ruajnë më shumë interesat e këtyre individëve dhe grupeve të lidhur me njëqind fije me ta, me botën e politikës, sa që, duke parë tendencat, shtabet e rregullimit, mund të quhen thjesht shtabe të grabitjes.
Ata nuk e përfillin turpin historik që sjell vënia e vulave mbi këtë grabitje. Puna më e madhe, ajo e ndyta, e përgjakshmja, e pushkatimeve, e asgjësimit të protopronarëve është bërë. Ajo ka filluar para ’45-sës dhe ka vazhduar edhe më pas. Tani, shtabit të grabitjes i takon të përpiqet në parlamente, gjykata e organizma ndëkombëtare dhe është i larë e bile nderohet, tek distancohet nga shtabi i mëparshëm bolshevik, që mënjanoi pronarët, që kreu kolektivizimin si etapë të ndërmjeme e të domosdoshme të përzjerjes së kartave, për të arritur këtu, tek rishpërndarja. Këtij shtabi të ri, tani në kohëra të reja, i erdhi radha të vendosë se si do të ndahet prona socialiste, kush do rimarrë këtë e kush do marrë atë, cilit do t’i kthehen florinjtë e cilit jo, cilit do t’i shpërblehet burgu e cilit do t’i paguhet varja në litar, cili do të sistemohet në bregdet e cili do rrijë në moçal, cili do marrë pjelloret dhe cili do ketë për pjesë tokat ranishte.
Është fatkeqësi kombëtare të kesh mbi krye njerëz që zgjidhen të parë të vendit dhe i delegojnë vetes plotfuqinë për të shkelur të drejta kaq sublime, si kjo e pronës. Pas një stazhi të bollshëm si komunistë, ata edhe tani ia lejojnë vetes të dhurojnë e të emërojnë pronarë të rinj, me autoritetin e partisë! Shumica e shqiptarëve e ndjejnë që është mjerim historik, që për një verdikt kaq madhor në konfliktin mes të vjedhurit dhe vjedhësit, gjyqësinë ta bëjë ky i fundit. Na mbetet të nënvizojmë e t’ia bëjmë të qartë botës perëndimore dhe asaj të katër pikave të horizontit, se radhët e komunistëve shqiptarë, sikurse në tërë botën, ishin të ngjeshura paq me proletarë varfanjakë, mbetur ashtu jo për faj të tyre, ngjeshur paq me argatë dhe mëditësa të etur, natyrisht, për barazi sociale. Për shkaqe shumë të qarta, janë ata tani, që duhet të vendosin, me këmbënguljen e ndërkombëtarëve të bezdisshëm, t’ia heqin vetes atë që këto vite e bënë të tyren e t’ia kthejnë një tjetri, atij që historia parakomuniste e ka klasifikuar me termin e neveritshëm “pronar legjitim” e që shtabet e shpërndarjes, organikisht, pa e shpjeguar as vetë se si, e urrejnë dhe, leninistikisht, do ta preferonin të shfarosur.
Ata e kuptojnë, pra, se duhet të rrinë me thonj e dhëmbë aty ku merren vendimet e shpërndarjes. O sot o kurrë! Është kjo arsyeja e vërtetë, se përse tek ne, betejat zgjedhore janë kaq të ashpra dhe nuk do të jenë të tilla në dekadat që vijnë, pasi dekretimi i pasanikëve të ketë përfunduar, pasi gjithëçka të jetë vulosur. Atëhere ambicja për pushtet do të jetë më e vogël dhe pavarësisht nga nderet dhe shiritat e ofiqeve, shtetarët do të jenë më afër statusit të shërbëtorëve të shoqërisë.
Por jemi ende larg. Sot, mjafton të vëzhgosh me vëmendje e do të vesh re se programet e partive ndërluftuese për pushtet, shëmbëllejnë, si dy pika uji. Prandaj dhe ato nuk i publikojnë programet. Nuk ndryshon strategjia në politikat e jashtme dhe të brendshme. Fare! Absolutisht! Nderimi dhe respekti ndaj ShBA dhe Bashkimit Europian, është po ai. Kurvërimi me fqinjët është i pandërprerë. Brenda, vazhdojnë privatizimet me prioritet në favor të atyre që në një mënyrë a një tjetër u bënë me para. Ligji famëkeq i grabitjes, ai me numër 7501, do të jetë gjithaq i respektuar, premtimet e papërmbushura për arsim, shëndetësi e sidomos për energji dhe ujë të pijshëm, janë po ato. Në stafetën e pushtetit nuk sheh, fjala vjen, sipërmarrje të çmendura për të rikolektivizuar pasuritë, apo për t’i kthyer kurrizin NATO-s. Gjithëçka është llahtarisht e njëjtë! Vëzhguesit habiten kot për egërsinë e fushatave dhe urrejtjen e ndërsjellët partiake. Koalicionet zgjedhore urrehen mes tyre, pikërisht ngaqë janë pabesueshmërisht të ngjashëm dhe piksynimi është prania në shtabet e shpërndarjes dhe në mjeljen e lopës-mëmëdhè. Vëzhguesit nuk duhet të habiten as për heqjet dhe zëvendësimet në administratë e sidomos heqjen e vendim marrësve në tendera dhe doganierëve, që është edhe i vetmi qëllim i shumë njerëzve, gjatë viteve në opozitë. Pasurimi është imperativi i kohës. Tek ne nuk zëvendësohen mësuesit dhe mjekët, pasi askush nuk ua ka zilinë pozicioneve të tyre mjeranë në këtë tranzicion. Ah, me postet e doganierve dhe shefave të policisë ndryshon puna! Pjesa më e madhe e tyre janë lindur proletarë dhe vdesin milionerë.
*     *     *
Në Korçë vazhdon t’i qëndrojë viteve një shtëpi dykatëshe, në të cilën është lindur 60 e ca vjet më pare një miku im. Banorët e shtëpisë u dëbuan në vitin 1947 dhe shtëpia iu dha ushtrisë. Më pas shteti e shiti dhe ajo shtëpi tani ka një pronar të ri, i cili nuk pranon kurrsesi të dalë që andej. Titullari i pronësisë, rropatet prej vitesh ta bëjë realitet atë që i thotë dokumenti që ai ka në dorë të lëshuar nga shteti demokratik, që ia rikthen shtëpinë përsëri atij. Peripecia vazhdon, me njëqindmijë trokitje. Gjyqi i hapur nga babai i mikut tim vendos ta marrë në shqyrtim; uzurpatori nga ana e tij, hedh në gjyq komisionin e kthimit të pronave për vendimin, sipas tij, të padrejtë që ka bërë duke ia kthyer pronën të zotit(!). Padia e plakut rri pezull, sa të përfundojë procesi i hapur nga uzurpatori kundër komisionit, në të cilin ai paraqet dokumentacion teknik të falsifikuar, për gjoja meremetime. E natyrshme, të bësh meremetime aty ku ke banuar për gjysmë shekulli, por për askënd që viziton shtëpinë nuk ka dyshim, se të vetmet meremetime në atë shtëpi jetëgjatë, me beton dhe profile hekuri, duhet të kenë qenë vetëm lyerjet e mureve dhe fshirjet e odave me fshesë. Uzurpatori e fiton gjyqin! Babai i mikut tim ia anullon atij në apel këtë fitore mbi Komisionin e Kthimit të Pronave. Hapet rruga për padinë e babait, e cila mund të dalë me sukses, por do të pritet apelimi, dhe tashmë tërë janë të bindur, sipas skenarit të Katovicës, do ta fitojë uzurpuesi. Një inskenim i përsosur i një paragrafi të lënë në testamentin e Ramiz Alisë!
Para ca vitesh u ktheva nga Amerika dhe në Korçë gjeta një formacion të vërtetë luftarak vëllezërish e kushurinjsh mbledhur për rimarrjen e shtëpisë. Dikush në pushtet, u pat sugjeruar të përdornin forcën, siç paskëshin bërë dhe të tjerë anë e mbanë vendit.
U mundova ta shmang përplasjen duke i bindur miqtë e mij, se konfliktin e kanë me shtetin, – të cilit nuk po rri pa ia nënvizuar epitetin demokratik – që u ka rikthyer pronën e nuk ndërhyn të zbatojë vendimet e tij. Edhe uzurpatori, e ka konfliktin me shtetin, gjithmonë demokratik, që me reformat e reja kërkon ta nxjerrë nga një shtëpi, ku ai është mësuar të rehatohet e të pjellë fëmijë. Tani ky shtet batakçi, (megjithëse demokratik!), shtyn të përleshen dy palë, të përgjaken. E ai sodit.
E ndalova përplasjen duke u thënë se edhe unë, personalisht, kisha një proces të ngjashëm. Problem më të koklavitur kishin edhe disa kushurinj të mij, Kulla të emigruar, trojet e të cilëve ishin zënë me ndërtime që shteti kish ndërmend t’i legalizonte. I binda se duhet të presim dhe u ktheva në Tiranë e më pas në Amerikë, ku ndodhen e qindra mijë si unë, gatuar papërshtatshmërisht për këtë jetën e re postkomuniste që bëhet në atdhe. Ata, sikurse unë, nuk e kanë gjëkundi stofin e heronjve dhe janë të paaftë për t’u rreshtuar nën urdhërat e komisarëve të partive, të cilët hapin nganjëherë depot e armatimit. Gojëhidhur, këta lloj shqiptarësh, rrijnë e vështrojnë që këtej, në ankth, se si zhvillohen ngjarjet e ç’fund do të marrë në truallin e vendlindjes, farsa dramatike me ndriçime dhe errësime nga ato të spektakleve më maramendës, se si qarkullojnë paratë e se si në furtuna hedhin shtat pasuritë e reja.
Që këtej soditja e atij teatri është e hidhur. Këtu, në Perëndimin e ëndërruar, në radhët e agjensive të punësimit nuk gjen asnjë nga pinjojtë e nomenklaturës komuniste. Jo ngaqë ata janë më patriotë, por ngaqë janë të gjithë atje, pranë shtabeve, të cilët ndajnë dhe legalizojnë pronat e grabitura. Qeveria e vjetme kish caktuar dy milion dollarë për kompensimin e të vjedhurve. Qeveria e sivjetme cakton për vitin që vjen dy milion të tjerë. Është edhe këtu një rast tipik se sa të ngjashme në taktika e mendësi janë qeveritë me ngjyrime kundërshtare. Por mali i kompensimeve është i madh dhe, sipas vetë specialistëve të qeverisë, do t’i duhen dyzeteshtatë vjet të shlyejë kompensimin! Pronarët e grabitur thonë se vitet nuk dalin as njëqindedyzeteshtatë, por sado që të zgjatë ajo shlyerje, shihet se po luhet me kohën e koha punon për fitoren përfundimtare të shtabeve të grabitjes. Dekadat janë në aleancë me ta. Vdekjet janë në aleancë me ta. Vdesin ata si babai i mikut që tregova, që i duan pronat më shumë; vdesin ata si unë, që shfaqen në shtyp herë të zemëruar dhe herë ironikë; vdesin ata që dikur i patën parë arat me sy, i patën shkelur me këmbë e shkriftuar plisat me gishta: vdesin ata që kishin parë se si i paguheshin napolonat flori pronarit, nga i cili ishin blerë. Pastaj vdekja shuan shtabet bolshevike që bënë shtetëzimet e grabitjet e para. Ja, më thanë se zv/Kryeministri Ilir Rusmajli paskësh thënë se “Ohu! Pronarët t’ia kërkojnë pronat regjimit komunist dhe Enverit, që ua ka marrë dhe jo PD-së!”.E Rusmajli, me të drejtën e tij, fërkon duart se vdekja aleate i ka hequr qafe Enverin me kohë dhe të tjerë vazhdojnë dhe vdesin. Vdesin ca nga ca antarët e Byrosë Politike, vdesin të burgosurit, vdesin hetuesit. Vdekja, si terapi paqtimi, qetëson ujrat, fton prehje për shpirtrat e trazuara, shuan qëndresat dhe, nga vatra e këtij zjarri, pritet të ngrihen e shkundin hirin nipër, që nuk e dinë se në mes të shekullit që shkoi janë grabitur. Do të ngrihen nipër të tjerë fytyrë dlirë, që mund të mos e dinë aspak, që të parët e tyre që u kanë lënë tërë këtë kamje, e paskëshin të grabitur. E të dy palët e fëmijëve do të jetojnë në paqe, të pajtuar me fatet e veta që u vendosën më parë në 1945 dhe më pas në 2005!
Por zv/Kryeministri Rusmajli, që nuk është aspak figurant në shtabin e grabitjes së pronave, duhet të njohë tërë praktikën juridike ndërkombëtare e cila ka literaturë të bollshme mbi praktikën në vendet e lindjes, ku nuk thuhen asnjëherë fjalët që mori guximin e tha ai. “a -Shteti” – thotë Kritz Neil J. në librin e tij ‘Dilemat e drejtësisë tranzicionale’ (1995), fq. XXXVII – “është i detyruar t’u japë kompensim të dëmtuarve nga shkelja e të drejtave njerëzore bërë prej qeverisë, dhe b – detyrimet për këtë kompensim i shlyejnë qeveritë pasardhëse” Për të qortuar  shfryrjen e zv/Kryeministrit, kundër Enver Hoxhës dhe regjimit komunist, që ia paskan lënë Rusmajlit në derë, gjenden dhe të tjerë:  “Reparacionet janë përcaktuar, si një kurim për atë që është bërë keq, në dobi të viktimës që e ka pësuar, por pa as më të voglën nevojë që të jetë i njëjti: keqbërësi dhe ai që paguan –  dhe as i njëjti: viktima dhe ai që përfiton reparacionin”. [Posner, Eric A. dhe Adrian Vermule “Reparacionet për skllavërinë dhe për padrejtësi të tjera historike, “ 103 Columbia Law review 689 (2003)].  Ndryshe nga këta, zoti Rusmajli, thotë një budallallëk tepër të mprehtë, pasi ai nuk di të dallojë, në se më pranë regjimit komunist, kanë qënë pronarët e grabitur, apo ka qenë PD-ja?! Në se e ka të vështirë këtë metaforë, le ta konkretizojë më mirë akoma duke e vrarë ca mendjen: më pranë Enverit, kanë qenë, Kullat apo Rusmajlat!
Rusmajlit dhe shtabit të plaçkitjes, askush nuk po i kërkon të rikthehen të vrarët e të humburit, fëmijët që nuk u lindën dot nga martesat që nuk u bënë dot, për shkak të luftës së klasave. Shtabit i kërkohen terrene që ekzistojnë qysh kur është ftohur rruzulli, i kërkohen ndërtesa që kanë mbetur ende më këmbë dhe vazhdojnë të lëshojnë hije, sapo del dielli.
Momenti është i rëndësishëm. Vendimet që do merren janë me peshë. Zgjidhjet në dëm të pronarëve legjitimë e kanë turpin e rëndë dhe pasojat, me siguri, tepër të mëdha!…
“Panorama”, 3 dhjetor – “Shekulli”, 5 dhjetor – “Illyria”, 7 dhjetor 2005
Përmbledhur në vëllimin “Luftë pa Fund” fq 399 Botimet UET 2013

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...