2019-08-03

Cikël poetik nga Iljaz Prokshi




Iljaz Prokshi lindi në Fortesë të Drenicës më 15 nëntor 1949; vdiq më 28 prill 2007. Shkollën fillore e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. 

Edhe në shkollën e mesëm ishte nxënës i dalluar, duke u shquar për zgjuarsinë, vizionin dhe vokacionin prej krijuesi. 

Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Albanologji), në Universitetin e Prishtinës me nota të larta.

Si gjatë shkollës së mesme dhe gjatë studimeve universitare bashkëpunoi me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës si gazetar dhe krijues. 

Më vonë punësohet në gazetën Kosova të Korporatës Energjetike të Kosovës, në Prishtinë, në fillim si gazetar, e më vonë si redaktor përgjegjës i kësaj gazete. 

Një kohë të gjatë bashkëpunoi si gazetar edhe me disa gazeta shqipe që dilnin jashtë Kosovës, si Top Kultura, Spektri në Zvicër, Trojet tona në Nju Jork etj.


Poezi:


Pikë e bardhë ëndrre, Rilindja, Prishtinë, 1983

Satana në ferr, Fjala, Prishtinë, 1992

Fytyrë në pergamenë, Rilindja, Prishtinë, 1995

Psalm arbëror, Rilindja, Prishtinë, 1998

Sonatë e dhembshurisë, Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2003


Tregime:


Libri i kujtimeve, Rilindja, Prishtinë, 1987

Daullet e natës, Rilindja, Prishtinë, 1990

Vdekja në ëndërr, Rilindja, Prishtinë, 1996

Magjia e mjegullës, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 1997

Vajza e trëndafilave, Rozafa, Prishtinë, 2002

Pallati i Helenës, Prishtinë, 2003

Ka edhe dy libra të gatshme për shtyp me tregime.

Romane:


Fundi i zemërimit, Rilindja, Prishtinë, 1997 (Për këtë roman, autorit iu dha Çmimi letrar si romani më i mirë i vitit i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës më 1997)

Dashuri në labirint, 2001



Poezi nga Iljaz Prokshi


LIBRI PA TITULL

I zhvendos dollapët e librave
Të thyej vrazhdësinë si etikë
A s’është kjo gjëmë e të pafatëve

Vetëm pranë unit tim e mallkimit
Ndiej fëshfërimën e gjetheve nga era
Ç’më plas një gaz i zemëruar i trishtë

Para marrëzisë qyteti hesht as di përse
Ndanë pyllit të vetmisë shpëtoj e çuditem
Me të dalë duke dëgjuar fraza të rreme
Nga ata që shkruakan natën pakuptim

Më infekton një hije para pasqyrës
Me zhurmë makabre s’hyhet në parajsë
As këmbë botës më kot nuk i sillem

Kuarteve të zymta ëndërrojnë të zhdukurit
Me orë seç vendos e zhvendos fotot e tyre
Kurrë më të mos jem robër në flakë

Ç’më vjen të rihap të gjitha dritaret e botës
Në ballinën e fundit të librit një varg ta vë
Kujtoj se mbaroi botë e apokalipsit

I radhis sërish ato të pakta hieroglife
Pa ndonjë estetikë varros kotësinë e mohimit
Më paskëshin mashtruar engjëjt dhe ëndrrat

Apo mbase një muzë e përgjunjur do më vijë



QIELL I DASHURISË

Në qoftë se më puth
do m’i fshish lotët kristal
do e ndiej aromën e një princeshe
mund te them se qenka "E shkruar"
sepse gjithçka ndodh këtu
veç dëborë sa nuk bie
Unë shëtis rrugëve
dhe një shi i bukur më lag
shikoj orën
akrepat kane kaluar 24-shin
të vetmuar kemi mbetur
duke u larguar si tej reve
ku mua me mbulojnë kujtimet
yjet dhe krahët e tu
Por bota si gjithherë e gjerë
mbetet shpesh pa fjalë
si pa fjalë një erë fryn
dhe shkund fletët e blirëve në qytet
kërkoj dikush të më flasë
një shpresë e çuditshme
shpërthen si llavë
tani i llaftaruar fshihem diku
duke u munduar te vij tek ty
e ti ik e ik si pa kokë a e di
apo gjen strehë
në qiellin e dashurisë sonë blu



SHËN VALENTINI I VETMUAR
( Rinës)

Si te therras moj Rine
kuptohet s'di cfare te them
mendova se ke ikur
dhe me kot ia them sages sime

S'do flas shume per Shen Valentinin
per mua s'pat dite te tille
sikur te dy e ndjenim veten te vetmuar
si ne nje ishull te humbur
ne detin e paane

Karafili i djeshëm
ka nisur te vyshket mbase
ben nje te mire ndac moj engjell
me duaj si une ty
le te shpetojne buzet pa u ngrire

I lene si nje beduine
skaj botes ne ekzaltim
i lenduar shpirterisht si Shen Valentini
pres nje fjale
oh nje fjale te kendshme
qe te ma thuash

Mbase tretesh ne mendime dhe ti
e une rri i shqetesuar
duke kenduar e dashur

Kujtoj ata sy si deti
e dua te lahem me permallim
kujtoj shikimet e buzqeshura
buzet tua dhe floket
kujtoj hapat e tu te ngadalte
ne kete qytet te cuditshem

Oh nuk eshte cudi qe nje dite
duke te puthur te digjem i teri
e te falenderoj zotin
qe te zbulova ne kete shekull

Lidhja Demokratike e Kosovës sot mbajti Kuvendin e IX Zgjedhor,Kryetar për herë të 3-të,u zgjodh me aklamacion Isa Mustafa.-

Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa edhe për një mandat në krye të LDK-së



Isa Mustafa sot më datë 3 gusht 2019, është zgjedhur me aklamacion kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo i bie që Mustafa është për herë të tretë në krye të LDK-së, raporton Koha.net.

Në Kuvendin e IX-të zgjedhor, Isa Mustafa mori shumicën e votave nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve.

Më të pakënaqurit për këtë rizgjedhje të Mustafës ishin Fatmir Sejdiu e Melihate Tërmkolli. Sejdiu, që ishte pretendent për kryetar mori vetëm 78 vota. E Tërmkolli, e akuzoi Mustafën duke e quajtur “njeri të Rrahman Morinës”.

Fatmir Sejdiu, meqë nuk kishte marrë përkrahje mësohet se edhe e ka lëshuar sallën gjatë mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor. Ai, njësoj edhe deputetja Vjosa Osmani, kanë kërkuar ndryshimin e një neni statusor që norma 50% + 1 të ndryshojë sepse sipas tyre, kjo është jodemokratike.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së u mbajt me dyer të mbyllura. LDK njihet si parti që përpiqet të trashëgojë frymën politike të liderit dhe themeluesit të saj, Ibrahim Rugova.




Image


Gjatë punimeve të Kuvendit do të votohet për kryetarin e partisë. Në dy mbledhjet e mbajtura gjatë dy ditëve të kaluara, kryesia e LDK-së nuk ka arritur marrëveshje për një kryetar konsensual.




LDK-ja ka vendosur që Kuvendin e IX-të zgjedhor ta mbajë pa praninë e mediave,nga frika e stupcave 

Në njoftimin me të cilin i fton mediat që të përcjellin këtë aktivitet, i cili mbahet nesër (e shtunë), më datë 3 gusht, në orën 10:00, bëhet me dije se mediat mund të marrin vetëm pamje në hyrje të hotelit ku mbahet ky Kuvend.

 E LDK-ja do të mjaftohet me konferencë për media pas punimeve të Kuvendit Zgjedhor.

“Nesër (e shtunë), më datë 3 gusht 2019, në orën 10:00, Lidhja Demokratike e Kosovës finalizon procesin zgjedhor, mban Kuvendin e IX Zgjedhor.

 Kuvendi mbahet në Emerald Hotel. Regjistrimi i pjesëmarrësve bëhet nga ora 09:00. Në pjesën hyrëse mediet mund të marrin pamje. 

Pas punimeve të Kuvendit, LDK mban konferencë për medie”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kjo nuk është hera e parë që LDK-ja mbyll për media punimet në Kuvende Zgjedhore, pas atij që njihet tashmë si Kuvendi i karrigeve.

Në Kuvendin e kaluar, në maj të 2015-s, në të cilin probleme kishte pasur me Vjosa Osmanin të cilës i ishte mohuar kandidimi si dhe me Donika Gërvalla Schartz, mediat ishin larguar nga salla, në momentin që kishin nisur pakënaqësitë mes delegatëve për përfaqësim në Këshillin Drejtues të partisë.

Isa Mustafa ishte rizgjedhur kryetar, me aklamacion në këtë Kuvend.


Image


Ndërsa për herë të parë ai ishte zgjedhur në vitin 2010, derisa kundërkandidat e kishte kryetarin e deriatëhershëm Fatmir Sejdiu. E ky i fundit ka shprehur kandidaturën për t’u kthyer në krye të LDK-së.

Megjithatë, siç merr vesh KTV-ja Isa Mustafa është kandidati konsensual për të marrë edhe një mandat në krye të LDK-së.

 Një burim i ka thënë televizionit se ky është vendim i shumicës së anëtarëve të Kryesisë.

Delegatët tashmë kanë filluar të mbërrijnë në Hotel “Emerald” aty edhe ku do të mbahet kuvendi.

Regjistrimi i delegatëve do të vijojë deri në ora 10:00 dhe më pas pritet të fillojë punimet kuvendi ku do të zgjidhet kryetari dhe organet e reja të LDK-së.

Votimi do të jetë i fshehtë.

I pranishëm është edhe kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa.


Image


Kuvendi zgjedhor, mbërrijnë delegatët e LDK-së


Lidhja Demokratike e Kosovës pas pak nis kuvendin e saj të nëntë zgjedhor.

Kuvendin e LDK-së e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve si dhe kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj partie.


Pikë e tretë e rendit të ditës në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së do të jetë zgjedhja e Kryetarit të partisë.

Dhe pika e katërt, zgjedhja e Këshillit të Përgjithshëm.


Pikat e rendit të ditës në Kuvendin zgjedhor të LDK-së
Pas pak pritet të nisë Kuvendi zgjedhor i LDK-së, ku pika e parë e rendit të ditës është zgjedhja e trupave punues dhe aprovimi i Rregullores së Punës së Kuvendit.

Pikë e dytë pritet të jetë zgjedhja e Komisionit Statutar.





Isa Mustafa tha se vetëm një fitore e madhe e LDK-së ia kthen shpresën Kosovës. Ai gjithashtu gjatë fjalimit të tij hyrës shtoi se partia e tij është demokratike dhe me këtë rast ka të drejtë çdonjëri të kandidojë.

Kuvendin e LDK-së e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve si dhe kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj partie.





Isa Mustafa: Është koha që LDK-ja ta marrë në duar fatin e Kosovës

Kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbajtur fjalim hyrës në Kuvendin zgjedhor që tashmë ka filluar.

Ai tha se është koha që LDK-ja të marrë në duar fatin e Kosovës.

Përplasjet në degë e nëndegë,Isa  Mustafa i ka konsideruar si përplasje të vogla, e të cilat i kanë menaxhuar me kujdes.

Nga ky kuvend, Isa Mustafa, tha se LDK do të dal më e fortë.

"Shihemi në zgjedhje" ka qenë porosia e tij për rivalët politikë, duke shtuar se është koha që LDK, të rimarrë fatin e Kosovës në dorë.

Pas fjalimit të Isa Mustafës, punimet e kuvendit zgjedhor janë mbyllur për media.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së mbyllet për media, Isa Mustafa me mesazh për rivalët politikë

Kryetari aktual i LDK-së  Isa Mustafa, në fjalimin e tij ka bërë një përmbledhje të periudhës së tij si kryetar i kësaj partie.

Mustafa: Procesi ka qenë krejtësisht demokratik - as që bëhet fjalë për koalicion me PDK-në


Kreu i ri i LDK-së,Akademik Prof.Dr.  Isa Mustafa, lidhur me akuzat e ish-kryetarit të partisë,Prof.Dr.  Fatmir Sejdiu, për manipulim të garës, ka thënë se “askush s’munet të manipulojë mbi 300 delegatë”.


Image

“Nuk do të dëshiroja ta dëgjoja këtë nga një president. Mund ta quajmë si të duam, por procesi ka qenë krejtësisht demokratik. Askush nuk mundet me i manipulu mbi 300 delegatë”, deklaroi Mustafa.

Në lidhje me një marrëveshje të brendshme për kandidat për kryeministër dhe koalicioni potencial me PDK-në, Mustafa tha se “as që bëhet fjalë për koalicion me PDK-në”.

“Për kandidatin për kryeministër, vendos Këshilli i Përgjithshëm, tash nuk ka marrëveshje për kandidat”, deklaroi ai.

“Nuk shohim ndonjë zgjidhje tjetër, pos shpërbërjes së Kuvendit”, shtoi Mustafa.


Image

Prof.Dr. Fatmir Sejdiu i pakënaqur, Melihate Tërmkolli akuza të rënda ndaj Isa Mustafës


Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka dalë i pakënaqur nga salla ku po mbahej mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Kjo pasi, siç tha ai, atij iu mohua kandidatura, ndërsa lëshoi akuza ndaj mënyrës se si është zgjedhur kryetari i ri.

Njëjtë ka vepruar edhe anëtarja Melihate Tërmokolli, e cila Mustafën e quan “njeri të Rrahman Morinës”.

“Është dasht të jeni brenda, kjo ndodh për t’i ikur përgjegjësisë para opinionit. 

Njerëzit nuk mund të shërohen lirshëm. Nuk kanë miratuar kandidaturën time, e kanë miratuar një tjetër.

Në këtë mënyrë të punës, me këtë qasje, me këtë mënyrë të mungesës së guximit të njerëzve, e kemi një shenjë të keqe për demokracinë në Kosovë.

 LDK-ja ka qenë dhe mbetët shtëpia ime”, u shpreh ai pasi doli nga salla.

Ai tha se me këtë veprim është sulmuar shpresa e ecjes së një subjekti politik.

“Kam tentuar ditët të fundit të kem kontakt me kryetarin rreth një konsensusi politik. Më ka pritur por nuk kam marr ndonjë përgjigje. Nënkryetarët nuk kanë dashur të dinë cila është ideja ime rreth një konsensusi politik”, theksoi më tej ai.

“Delegatët vendosin për kryetarin, sigurisht në këtë mënyrë ai (Mustafa) do të marrë mbështetjen e tyre”, deklaroi në fund ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu.


Image

Ndërkaq, anëtarja tjetër e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se ka ndodhur një procedurë e cila as në komunizëm nuk na ndodh kështu.

Image
“Madje kërkova edhe fjalën për një çështje normale, as ajo fjalë nuk m’u dha. Ndoshta nuk është e çuditshme sepse në krye të LDK-së e kemi njeriun që ka qenë ministër i Rrahman Morinës. Besoj që LDK-ja e vërtetë, Rugoviane, do të ecë përpara. Por me këta njerëz që e kanë okupuar LDK-në, nuk do të ecë përpara”, deklaroi ajo.

Tutje, Tërmkolli tha se iu pamundësua kandidimi  i prof.dr.Fatmir Sejdiut dhe theksoi se mund të ketë ndodhur “që i kanë frikësuar edhe delegatët”.

“Njerëzit ndoshta janë kushtëzuar edhe me jetë dhe vende pune”, theksoi ajo.




Prof.Dr.Isa Mustafa rizgjidhet kryetar i LDK-së,për herë të 3-të me aklamacion 

Isa Mustafa është rizgjedhur me aklamacion kryetar i LDK-së në Kuvendin e IX-të Zgjedhor të kësaj partie.

Kjo pasi pretendenti tjetër për kryetar, ish-kryetari  Prof.Dr. Fatmir Sejdiu, ka marrë vetëm 78 vota nga  delegatët e pranishëm në Kuvendin zgjedhor të 9- të të LDK-së.

Kjo ka bërë që Fatmir Sejdiu të mos jetë kandidat, dhe rrjedhimisht, Mustafa mbeti i vetmi në garë.

Koha.net mëson se ish-kryetari Sejdiu ka lëshuar sallën pasi nuk mori vota të mjaftueshme për të të marrë statusin e kandidatit, që duhet të jetë 50% plus 1 votë.



Prof.Dr. Vjosa Osmani: Nuk do të bëhemi copë-copë, në zgjedhje duhet të fitojmë

Vjosa Osmani ka qenë një nga emrat më të lakuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e brendshme të LDK-së si kandidate për kryetare, por sot ajo deklaroi se veprimet e saj do të jenë vetëm drejt bashkimit.

Pak para se të fillojë kuvendi i sotëm zgjedhor, Vjosa Osmani shprehur nevojën që të ndryshohen disa nene në statutin e LDK-së, sidomos ai që i kërkohet një delegati 50% + 1 vota që të hyjë në garë për kryetar të partisë.

“Mesazhi që unë do të jap sot me veprimet e mija do të jetë mesazh i përbashkimit dhe unifikimit të të gjithëve.

 Sapo të zgjedhim strukturat e reja veprimi i parë duhet të jetë ndryshimi i statutit të LDK- së, duhet të largohet norma që kërkohet 50% +1 , sepse është jo demokratike. 

Prandaj të gjithë bashkë do të duhet qe pas atyre ndryshimeve t’i kthehemi bazës, t’i kthehemi anëtarësisë dhe ta miratojnë parimin një anëtar një votë”, deklaroi ajo, transmeton kosovapress.

E pyetur se a do të kandidojë për kryetare, Vjosa Osmani tha se veprimet e saj sot do të jenë vetëm drejt bashkimit dhe se nuk do t’ua bëj qejfin atyre që presin që në LDK të bëhen copë-copë.

"Të gjitha përpjekjet e mija sot do të jenë vetëm në drejtim të bashkimit dhe unifikimit sepse nuk e kam ndokënd t’ua bej qefin atyre që po presin që ne të bëhemi copë mes veti", tha ajo.

Në opinion u spekulua se Vjosa Osmani mund të jetë edhe kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së, por ajo tha se këto vendime i takojnë strukturave.

Ajo tha se nuk i ka kërkuar askujt ndonjë pozitë në 20 vite në LDK, por theksoi se në zgjedhjet nacionale duhet më patjetër të fitojnë.

"Asnjëherë deri sot në këto dy dekada që jam pjesë e LDK-së nuk i kam kërkuar dikujt në LDK apo jashtë saj ndonjë pozitë, e nuk do ta bëj këtë as tash e tutje.

 Vendimet sa i përket qeverisë së ardhshme do të merren kur do të zgjidhet strukturat e LDK-së por siç e thash partia ka nevojë për stabilitet, por në zgjedhje duhet të fitojmë", tha  Vjosa Osmani.


Anëtarësimin e partisë në EPP, qeverisjen sipas tij pa afera korruptive të vendit, faktin që tani kanë numrin më të madh të deputetëve në kuvend dhe që qeverisin edhe në disa prej komunave më të mëdha të vendit.



Isa Mustafa u përgjigjet Tërmkollit dhe Sejdiut, flet edhe për Rrahman Morinën


Procesi zgjedhor i kësaj partie i ka penguar disa anëtarëve të saj. Ka qenë Melihate e cila ka thënë se një proces i tillë si ky i sotmi nuk ka ndodhur as në kohën komuniste duke thënë se tash në krye të LDK’së është vënë ministri i Rrahman Morinës.


Por Isa  Mustafa, pas rizgjedhjes si kryetar i LDK’së, ka deklaruar se nuk e ka në plan të merret me deklaratat e Melihate Tërmkollit dhe ka thënë se nëse ajo ka ndonjë lidhje telefonike me Rrahman Morinën le ta publikojë.

“Nuk kam se çka të komentoj lidhur me deklaratat e Melihates. Nëse ka i ka mbet ndonjë lidhje telefonike me Rrahman Morinen mundet me folë Melihatja. Unë kam punuar për Kosovën, për Republikën për shtet”, ka deklaruar Mustafa pas rizgjedhjes kryetar i LDKsë.


E për deklaratat e Fatmir Sejdiut ai po thotë se nuk ka mundësi për manipulime të procesit.

“Unë kamë biseduar me Fatmir  Sejdiun në telefon. Me ka thënë pse më ke ftu. I kamë thanë vetëm me të uru suksese në Kuvend edhe pas përfundimit me ia zgjatë dorën njëri-tjetrit. Askush s’mund t’i manipulojë 355 veta, nuk është mirë që kësaj pune dhe njerëzve që kanë qenë këtu t’u jepen epitete të tilla”, ka deklaruar Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa.





Flori Bruqi 

2019-08-02

Korbi...


Flori Bruqi

Në çastin kur kënduan xhelat e parë, më iku ëndrra. Në një cep të kullës së gurtë, të rrënuar tashmë, jo shumë larg rrugës, e pashë nga dritaret se si përftoi një korb.

Ç’nuk do të jepja të dija përse ishte mbrëmë mbi lagjen time, në ishte për të mirë apo për të keq. Asaj nate të bekuar ta ndanim pikëllimin me ditën bashkë, ishte shumë me zor.

 Pikërisht kur ai fluturoi, m’u kujtuan shëtitjet tek Fusha e Mollës, ato kujtime që nisën të më përzihen lëmsh një nga një.

Është një sagë e madhe për t’ thënë të gjitha. T’i hedh dosido nuk mundem.

T’i fshij ndiej siklet. A t’i hedh mënjanë apo jo?, thashë me vete. Në dhomë isha fill i vetëm.

 Dyshemeja ishte shumë e çrregulluar, nga jashtë ndiheshin vaje të rënda, pikëlluese.

Në këtë farë ëndrre të mbrapshtë m’u përzien të gjitha.

Nxora një letër të shkruaja së paku diçka, por edh dora nuk më bënte. 

Një poemë të gjatë e kisha në plan që, në njëfarë mënyre do t’i mbulonte të gjitha dhembjet e njeriut.

As kjo nuk më qetësoi. Si mund të bëhet që shoku im i shpirtit Iljaz Prokshi , të humbasë aq shpejt jetën, të ndahet nga ne aq papritur, pa lamtumirë!

 Vajet s’pushonin. Të nesërmen nuk guxova t’ia rrëfeja askujt ëndrrën, ngaqë të gjitha ishin bërë një realitet.

Rezultate imazhesh për iljaz prokshi

Iljaz Prokshi 

 ,,Je ti që të deshëm aq shumë.Iljaz Prokshi ..., je ti apo unë po trilloj?”

Ai ishte kthyer dhe heshte në qoshen e kullës. Nuk bëzante. 

Një zë më tha: ,,Po buzëqesh”.Unë pyeta: ,,Ai?”

Por nuk mora përgjigje.

 Çfarë? Çfarë?

 Lotët më shkonin fytyrës teposhtë, saqë më dukej se po hiqeshin copa mishi nga trupi im.

 Dhimbja dhe ëndrra u bënë njësoj; ishin të pambarim.

Një natë e kobshme dhe tejet e mërzitshme, që nuk mund ta shpjegoj dot kurrë të tërën. As të qetësohem. Nuk do ju bezdis.

Gjithë ëndrra më bëri copë-copë. Megjithatë, vdekja është gjithmonë e vetmuar, ndërsa dhembjen e ndiejnë të gjithë. 

Fatkeqësisht ëndrra pas disa ditësh u bë realitet...

Më dha përgjigjën e hidhu komandanti i luftës dhe Paqës Zejnullah Prokshi: Vdiç Iljaz Prokshi!

 Mbeta i stepur.Ëndrra u bë realitet...

Dhe vetëmevehte thashë :Iljazi nuk vdes ai është i gjallë, ngase :

Prozatori ynë i mirënjohur dhe poeti i dëshmuar, Iljaz Prokshi, ka bërë emër të shquar në lëmin e prozës dhe poezisë shqiptare, me dhjetra  vepra deri në ditët e sotme.

Bën pjesë në radhët e shkrimtarëve tanë të njohur që nga ditët e para të studimeve të tij në  Gjuhën dhe letërsinë shqipe. Ai është i matur me shkrimet e veta dhe përpiqet që të jetë sa më i afërt me lexuesit e tij të shumtë.

 Fuqimisht është i angazhuar që veprat e tij të jenë sa më kompozicionale.  

Rrëfimet e tij të rrjedhshme, spontane, përmbajtësore dhe të  qëlluara lexohen me një frymë dhe me dashuri të madhe nga të vegjlit. 

Çdo tregim i tij ka një porosi të qartë patriotike,  duke u bazuar në ngjarjet  tronditëse të historisë sonë të dhembshme të  cilat na kujtojnë sërish se në çfarë golgotash të tmerrshme u gjend ky popull i vuajtur.

Iljaz  Prokshi me vite të tëra ishte i angazhuar në afirmimin e letërsisë sonë kombëtare dhe me një elan vullkanik nuk pushoi asnjëherë nga qëllimi i tij sublim që artin letrar ta kishte njërën ndër dashuritë e tij kryesore jetësore

Autori i veprës’’Vajza e trëndafilave’’ mbështetet  në traditën tonë letrare të Rilindjes sonë kombëtare  nga e cila e kishte thithur nektarin e dashurisë ndaj gjuhës dhe letërsisë shqipe.

 Përmbledhjen e tij e fillon me’’Mesharin’’ e Gjon  Buzukut si vepra jonë e parë e botuar në vitin 1955, duke hyrë në lashtësinë tonë të errët, për ta përfunduar tregimin me një sukses të madh. 

Dhe na duket se po i shohim dialogët e personazheve kryesore të cilat zhvillohen para syve tanë, duke na kthyer me nostalgji në një epokë të ndritur kur lindi vepra jonë e parë letrare.

Shkrimtari me një imagjinatë të bujshme, arrin të na bëjë kureshtarë përkitazime kohën kur u krijuan veprat tonë të mirëfillta, që deri atëherë nuk kishim ndonjë dokument më të gjatë se Formulën e pagëzimit.

Iljaz Prokshi synimet letrare  i arrin për mrekulli me formën e  tregimit të shkurtër duke mbetur përherë i pa harruar  në ndërdijen e lexuesve. 

Nga ky aspekt duhet shikuar aftësinë e tij si tregimtar i dalluar, duke na siguruar  një dhuratë të tillë për të vegjlit tek të cilët fillon krijimi i identitetit kombëtar e njerëzor.

Në tregimin’’Meshari’’ janë të fuqishme mendimet’’Nëpër qiell tani nisi të fluturonte një shqiponjë dhe deshi të përpinte mallkimin që kishte rënë mbi të shkruarit  e arbërit’’.’’Sundimtarët megjithatë humbin gjithmonë,- i thashë’’.

’’Ofshana thellë dhe e dija se rruga që e përshkonin ishte një betejë nëpër errësirë, por që shpinte drejt dritës dhe shquante shkrimin shqip’’.

Tregimi për’’Mesharin’’ e Gjon Buzukut është një qasje e re dhe e mirëseardhur ngase sërish bëhet fjalë për një vepër që i përket lashtësisë sonë qindravjeçare dhe arealit tonë gjuhësor.

Në vijim kemi tregimin’’Zogu i mbërthyer’’ ku autori hyn në lashtësinë e Dardanisë, duke ecur drejt realitetit tonë të hidhur i cili kishte filluar të zbehej dhe nëpërkëmbej nga pushtuesi më i egër që e ka parë ndonjëherë raca njerëzore.

Okupuesi i tmerrshëm, që ishte lëshuar mbi ne si Apokalipsa më e përgjakshme , rëndonte si plumb  edhe mbi shpirtin e tregimtarit tonë të devotshëm për çështjen tonë kolosale kombëtare.

Armiku ishte bërë si një demon  që e gërryente dheun dhe atdheun shqiptar, ndaj në përmbledhjen e tij autori është i lidhur ngushtë dhe përjetësisht me fatin e pafat të këtij populli të lodhur dhe të robëruar nga fallangat famëkeqe serbe. 

Duke iu referuar gjendjes sonë aq të rëndë, ai ekzalton qëndrueshmërinë e pabarabartë të popullit ndaj armikut të përbetuar që rrinte si lubi mbi kokat tona.

Ndër tregimet më të njohura është edhe ‘’Hidhërimi i Pimit’’, kushtuar Teutës, mbretëreshës sonë të njohur që ka lënë gjurmë të pashlyera në  historinë tonë ilirike, kur ajo në shpirtin e saj kishte vetëm një ëndërr- krijimin e shtetit tonë të athershëm.

Hija e Zezë, të  cilën e përshkruan me maturi të madhe Iljaz Prokshi, donte ta gllabëronte gjithë qytetin dhe Ilirinë, që korrespondon me rënien e Perandorisë egjiptiane të udhëhequr nga Kleopatra, kur  Oktavian Augusti i kishte dërguar atje forcat e tij të shumta.

Është mjaft simpatik dhe interesant edhe tregimi’’Kusari’’, në të  cilin Prokshi hedhë dritë se edhe kusarët duhej ta njihnin autoktoninë e tyre dhe vendin e dashur, duke u përpjekur që ta gjenin drejtësinë njerëzore.

Në tregimin’’Lyra’’ shtrohen mendime të fuqishme filozofike, siç janë’’Pak shëndet, pak lumturi dhe pak hapësirë’’, që na bëjnë të mendojmë për jetën tonë të përditshme dhe për shpirtrat e këqinj që sjellin kob, ngatërrime dhe luftra të reja.

Tek’’Vajza e trëndafilave’’ autori aludon në një mëshirë të madhe njerëzore ndaj pëllumbave si simbole të paqes së përgjithshme njerëzore. 

Dhe vajzës i dhemb shpirti për pëllumbin që nuk mund të flutronte. 

Këtë sëmbim shpirtëror të saj ai e përshkruan me vargun’’Jashtë bënte ftohtë dhe vajza ishte vënë në pikë të hallit. Ishte preokupuar me shërimin e plotë të atij pëllumbi’’.

2019-08-01

SHQIPËRIA TË KËRKOJË SANKSIONIMIN JURIDIK NDËRKOMBËTAR TË KOLONIALZIMIT SLLAV NË TOKAT SHQIPTARE


ALBANIAN AMERICAN ACADEMY OF SCIENCE
AKADEMIA SHQIPTARE AMERIKANE E SHKENCAVE
212872 Street,BROOKLYN
NEW YORK 11204,U.S.A

PhoneL7018)2344427




Të shqetësuar për destablizimin dhe për polarizimin e gjendjes së rëndë politike dhe sociale, sidomos në Shqipëri dhe në Kosovë, për shkak të luftës për pushtet, të korrupsionit, të varfërisë, të papunësisë enorme, të ekzodit sistematik 30-vjeçar, të krimit të organizuar, të shfrytëzimit të njeriut prej njeriut, të dhunës dhe të plaçkës së pasurisë dhe të vlerave të shenjta të popullit, si dhe për shkak të anashkalimit, përkatësisht të injorimit të riaktualizimit të çështjes koloniale shqiptare në të gjitha hapësirat e aneksuara dhe të kolonizuara të Shqipërisë etnike nga kolonizatorët sllavë fqinjë (1878-2019), Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, më 15 qershor 2019, miratoi këtë


M e m o r a n d u m

Pavarësisht nga pikëpamjet dhe nga qëndrimet negative dhe të gabuara të liderëve politikë aktualë shqiptarë në territoret e hapësirave të Shqipërisë etnike lidhur me problemin e pazgjidhur kolonial shqiptar në Ballkan, të cilin deri tani, d.m.th. gjatë 30-të vjeçarit të shkuar (1990-2019) nuk e kanë shtruar e as debatuar qoftë në shkallë mbarëkombëtare apo në atë ndërkombëtare, Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork me presidentin e saj në krye, Akademik Prof.Dr. Skënder Kodra, miratoi këtë Memorandum, duke kërkuar që:

(A) Së pari, subjektet politike të pozitës në pushtet me kryeministrin Edi Rama në krye dhe të opozitës demokratike jashtë pushteti me Lulzim Bashën në krye, problemet, mosmarrëveshjet dhe kundërthëniet e krijuara polarizuese (janar –qershor 2019), t’i zgjidhin vetëm me dialog demokratik dhe paqësor (pa përdorur politikën e forcës dhe nga pozita e forcës), sepse kjo është mënyra më racionale, ligjore, demokratike dhe më e drejtë për të dalë nga kaosi dhe nga kriza politike dhe institucionale në favorin e sundimit të ligjit, të Kushtetutës, të drejtësisë, të demokracisë dhe të paqes, që njëherazi garanton pajtimin, bashkëpunimin dhe stabilizimin brendakombëtar dhe brendashtetëror, si dhe hapjen e negociatave me BE-në. Ndryshe, çdo formë tjetër e demonstrimit të forcës dhe e përdorimit të dhunës nga cilado palë qoftë, nuk do të ketë kurrfarë efekti pozitiv për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale të brendshme në Shqipëri, e cila, sipas ankesave, kritikave dhe kërkesave të bëra nga opozita demokratike, e dalë nga parlamenti ka për shkak dhe për pasojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe keqmenaxhimin e qeverisë aktuale me kryeministrin aktual Edi Rama në krye.

(B) Së dyti, pa zgjidhjen e kësaj krize politike dhe institucionale me rrugë dhe me mjete paqësore, ashtu siç po rekomandojnë dhe sugjerojnë aleatët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë: Amerika, BE-ja, NATO-ja dhe OSBE-ja, Shqipëria jo vetëm se nuk do të objekt i BE-së për hapjen e negociatave për aderimin e saj në të, por, do të rrëshqasë drejt shthurjes dhe kaosit të paparashikuar dhe me pasoja të rënda për interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror, me rrezik që të braktiset edhe nga aleatët dhe nga partnerët e saj potencialë evropianë perëndimorë.

(C) Së treti, që të mos ndodhë një tragjedi e tillë kombëtare dhe shtetërore, kërkojmë nga pozita-qeveria aktuale me institucionet dhe me organet e saj shtetërore të Republikës së Shqipërisë, t’i krijojë kushtet optimale dhe klimën e domosdoshme demokratike dhe të pranueshme politike, që të flasë-zbatohen me konsekuencë: LIGJI, KUSHTETUTA, DREJTËSIA, DEMOKRACIA DHE DIALOGU PAQËSOR, JO TË SUNDOJË DHUNA, PAPUNËSIA, PABARAZIA, VARFËRIA, EKZODI, SHFRYTËZIMI I NJERIUT PREJ NJERIUT, NEPOTIZMI, DESPOTIZMI, OLIGARKIZMI, BUROKRACIA, PLAÇKA, KRIMI, KORRUPSIONI, MAFIA POLITIKE, QË TË GJITHA KËTO JANË ANTIVLERA NË FUNKSION TË SHKATËRRIMIT TË INSTITUCIONEVE DHE TË VLERAVE VITALE POLITIKE, JURIDIKE, DEMOKRATIKE, KOMBËTARE DHE SHTETËRORE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.

(Ç) Së katërti, kërkojmë nga qeveria, nga parlamenti dhe nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, të mos mbështetin asnjë propozim dhe, asnjë marrëveshje të arritur mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq për ndryshimin e kufijve territorialë të Kosovës (shkëmbim, korrigjim territori etj.), sepse kjo do të ishte humbje e territorit të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë etnike. Për më tepër, humbja e territorit të Kosovës Veriore, në asnjë mënyrë nuk do të mbyllte konfilktin kolonial shekullor me Serbinë, por do të justifikonte të drejtën historike të Serbisë mbi gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke kërkuar më pas Graçanicën, Pejën, Deçanin, Prizrenin, ku kanë kishat dhe manastiret e tyre, pavarësisht nga prejardhja e dyshimtë historike e tyre. Këtë, me çdo kusht e do Serbia kolonialiste, në mënyrë që para Evropës dhe para bashkësisë ndërkombëtare të rehabilitohet nga kolonializmi gjenocidal i saj mbi Kosovën, si dhe mbi Preshevën, Bujanocin, Medvegjën dhe Novi Pazarin (1878-2019).

(D) Së pesti, duke u mbështetur në të drejtën historike të shqiptarëve në territoret e Shqipërisë etnike, si dhe në dispozitat dhe në nenet e Kartës së Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e problemeve koloniale (Kreu XI: Deklarata për Territoret Joautonome, Kreu XII: Sistemi Ndërkombëtar i Kujdestarisë dhe Kreu XIII: Këshilli i Kujdestarisë), u krijua edhe rendi juridik ndërkombëtar me bazë të qëndureshme të dispozitave juridike ndërkombëtare në këtë fushë të marrëdhënieneve ndërkombëtare. Së këndejmi Karta e Kombeve të Bashkuara u bë armë e fuqishme ligjore, e rëndësishme në procesin e shkolonizimit të qindra vendeve të kolonizuara në kontinentin e Afrikës, të Azisë dhe të Amerikës Latine. Në këtë kontekst, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë koloniale të më se gjysmës së shqiptarëve dhe të territoreve të kolonizuara të Shqipërisë etnike (1878-2019), konsiderojmë se është momenti oportun dhe i domosdoshëm historik për politikën e jashtme dhe për diplomacinë zyrtare shqiptare si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë, që të ridefinojnë kursin e tyre të deritashëm 30-vjeçar, duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht nga OKB-ja, që të marrë në konsideratë KËRKESËN e tyre për shqyrtim, në mënyrë që kolonializmi serbo-malazez dhe greko-maqedon në territoret indigjene të Shqipërisë etnike , të sanksionohet juridikisht (sipas Kartës së OKB-së dhe sipas së drejtës ndërkombëtare, ashtu siç u veprua me rastin e shkolonizimit të popujve dhe të shteteve të Afrikës, të Azisë dhe të Amerikës Latine pas luftës së Dytë Botërore), sepse gjendja e kolonive shqiptare në Ballkan, nuk është vetëm çështje e e brendshme e shteteve kolonizatore fqinje (Serbia, Mali i Zi, M.Veriore dhe Greqia), por, para së gjithash dhe, mbi të gjitha është çështje që ka të bëjë me bashkësinë e tërësishme ndërkombëtare, të organizuar brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në këtë vështrim, duke u bazuar në Nenin 1, paragrafi 2 dhe në Nenin 55 të Kartës, OKB-ja nevojitet që të “shpaketojë” dhe të sanksionojë juridikisht sundimin kolonial sllav(Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe M.Veriore) mbi 2 milionë shqiptarë dhe mbi territoret e tyre autoktone të Shqipërisë etnike, duke iu njohur të drejtën e vetëvendosjes, që do të thotë shkolonizimin, pavarësimin dhe sovranitetin e tyre.

(Dh) Së gjashti, duke qenë se OKB-ja nuk është “night club ” i shteteve kolonialiste sllave të Ballkanit, por Organizatë Ndërkombëtare, që mbron drejtësinë, sigurinë, paqen dhe rendin juridik ndërkombëtar, kërkojmë që Prishtina dhe Tirana zyrtare së bashku me miqtë e tyre ndërkombëtarë (Amerika, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca, Belgjika, Austria, Kandaja etj.) sa më parë të jetë e mundur, ta vënë në veprim Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që kjo ta “SHPAKETOJË” kolonializmin sllav ballkanik për debat ndërkombëtar në kuadrin e mekanizmave të saj vepruese, ndryshe, do të bëhet shumë vonë, Ballkani do të digjet në flakën dhe në zjarrin e kolonializmit sllav, ashtu sikurse në vitet e 90-ta të shekullit, ku Serbia kolonialiste dhe gjenocidale pushtuese bëri 3 gjenocide për t’i shfarosur shqiptarët në Kosovë, kroatët në Kroaci dhe myslimanët në Bosnjë (1990-1999).

Tanimë, e pranoi, se pranoi të vërtetën e hidhur, Ivica Daçiq në Beograd apo në OKB në Nju-Jork, në Bruksel apo në Berlin, historikisht, de fakto dhe de jure është dokumentuar se Serbia ishte dhe, ende është shtet kolonialist, sepse po kërkon ta rikolonizojë Kosovën, duke kërkuar pjesën veriore të saj, si dhe të “blindojë” edhe më tej Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën nën sundimin e saj të mëtejmë kolonialist shekullor (1878-201).

(E) Së teti, sugjerojmë që institucionet e larta shtetërore të Republikë Republikës së Kosovës (qeveria dhe parlamenti) të padisin Serbinë për kolonializmin gjenocidal të saj (1912-1999). Këtë padi gjithashtu, duhet ta bëjë edhe qeveria e Shqipërisë, duke qenë se Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së dhe, të njëjtën t’ia procedojë për shqyrtim Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Para se kjo padi t’i dërgohet AP-së, urgjentisht nevojitet që diplomacia e Kosovës dhe e Shqipërisë, ta përgadisin Projektin e përbashkët strategjik kombëtar dhe ndërshtetëror me përmbajtje historike dhe politike të ngjarjeve të zhvilluara në territoret e Shqipërisë etnike (1876-2019), “që kur Serbia pas njohjes së saj nga Kongresi i Berlinit(1878) terrorizoi dhe shfarosi shqiptarët, duke filluar që nga Sanxahku i Nishit: Toplicë, Kosanicë, prej Krushevcit deri në Vrajë, ku ushtria serbe masakroi dhe dëboi me terror rreth 230-250 mijë shqiptarët nga trojet e tyre shekullore, si dhe nga Plava, Gusia, Hoti, Gruda e Ulqini.” (Akademik Mark Krasniqi, “Kosova Sot”, Prishtinë, 1992, f.17).

(Ë) Së nënti, sugjerojmë që pas përfundimit të këtij Projekti me materiale, me fotografi, me filma dhe me dokumente të tjera përkatëse arkivore historike, politike, kulturore, etnologjike, arkeologjike, që pasqyrojnë krimet e gjenocidit kolonial serb ndaj popullsisë indigjene shqiptare dhe të pushtimit të territoreve të Shqipërisë etnike (1876-1999), të formohen ekipet e ekspertëve të këtyre lëmenjve dhe urgjentisht të dërgohen në shtetet e Afrikës, të Azisë dhe të Amerikës Latine (të cilat dikur ishin koloni, por pas Luftës Dytë Botërore, tanimë kanë fituar lirinë dhe pavarësinë e tyre nga metropolet kolonialiste evropiane), në mënyrë që popujt e tyre t’i njohtojnë me fakte dhe me argumente të shkruara shkencore dhe të ilustruara me fotografi dhe me filma historikë për krimet e kryera shekullore të kolonializmit gjenocidal të Serbisë mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë etnike.

(F) Së dhejti, konsiderojmë se prezantimi i drejtpërdrejtë i historisë tragjike të shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike popujve të kolonizuar të Afrikës, të Azisë dhe të Amerikës Latine, do të ndikojë pozitivisht në zgjimin e ndjenjës së tyre antikolonialiste dhe, kështu, pa dyshim, do të solidarizoheshin me luftën dhe me politikën antikolonialiste të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike në Ballkan, duke njohur pikësëpari Kosovën e shkolonizuar dhe të pavarësuar nga Serbia kolonialiste dhe imperialiste (1912-1999). Kjo do të ishte forma më e efektshme produktive e strategjisë dhe e taktikës diplomatike të Kosovës dhe të Shqipërisë për t’i anuluar të gjitha lobimet politiko-propagandistike dhe diplomatike antishqiptare të Serbisë kolonialiste në Afrikë, në Azi dhe në Amerikën Latine.

(G) Së njëmbëthjeti, sugjerojmë që ky Projekt ndërshtetëror (Tiranë-Prishtinë) me karakter antilobues kundër Serbisë kolonialiste ( e cila me të gjitha mjetet dhe me format më shpifëse dhe më të rafinuara po e gënjen, po e mashtron dhe po e manipulon tërë botën se gjoja “Kosova është territor legal” i Serbisë), duhet të menaxhohet dhe të bashkërendohet përmes përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë dhe të Kosovës në botën e jashtme në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e diplomacisë së Amerikës dhe të shteteve aleate evroperëndimore të saj.

( GJ) Së dymbëdhjeti, konsiderojmë se një Projekt i tillë antilobues kundër Serbisë kolonialiste, do të duhej të ishte hartuar dhe zbatuar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës (2008-2019), sepse kjo do të kishte qenë “terapia” më adekuate e diplomacisë preventive shqiptaro-amerikane-evroperëndimore për bllokimin e propagandës ndërkombëtare të Serbisë kolonialiste kundër pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, nëse duam që Kosova të njihet sa më parë nga OKB-ja, edhe tani (ndonëse në politikë, nesër gjithmonë është vonë) nuk është vonë, që t’i njohim popujt dhe shetet e pavarura të Afrikës, të Azisë dhe të Amerikës Latine, se Serbia është shteti kolonialist, që ka kryer disa gjenocide mbi popullin shqiptar, edhe në Kosovë (1912-1999).

(H) Së trembëdhjeti, kemi besim të madh se prezantimi i Projektit të sipërtheksuar kundër sundimit kolonial shekullor të Serbisë, do të jetë bindës për idealin liridashës, për syrin dhe për ndjenjën shpirtërore humane antikolonialiste të popujve afrikanë, aziatikë dhe amerikano-latinë, duke kuptuar se kolonializmi serb mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë etnike, është edhe më i vjetër sesa kolonialzimi në këto tri kontinente të tyre.

(I) Së katrëmbëdhjeti, jemi të bindur se realizimi i Projektit të mësipërm në prezantimin e historisë së Kosovës së kolonizuar dhe të aneksuar nga Serbia (1912-1999) popujve të Afrikës, të Azisë dhe të Amerikës Latine, do të jetë efektiv për njohjen ndërkombëtare të Kosovës nga ana e tyre në kuadrin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Prof. Dr. Skender Kodra
President i ASHASHA-së

Anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane,New York,Tiranë,Prishtinë, Shkup



MEMBERS LIST

Prof.Dr.Skender KodraDr.Kodra@yahoo.com Doctor
Dr.AdemHarxhiharxhi@yahoo.com13474813043Doctor
Prof.Dr.AgronFico  Albanolog
Prof.Dr.AbdulaMehmeti  Professor
Dr.NamikShehunamik_shehu@hotmail.com1(718)545-3094Doctor
Prof.DrFloriBruqi  Doctor
Prof.DrBranislavSinadinovski  Professor
Dr.SanieVeseli 908-418-6070Doctor
Prof.Dr.Rachid. KAhmed  Professor
Prof.DrBekimFetajb.fetaji@gmail.com38971381384Doctor
Prof.Dr.MehdiHyseni  Professor
Prof.Dr.NehatJahiu  Professor
Prof.Dr.IsufDedushaj  Professor
Prof.DrGaniyuLawal  Humanitarin
Prof.Dr.EshrefYmeri  Professor
Prof.Dr.NikollaSpathari  Writer
Prof.Dr.NaimKelmendi  Professor
Prof.Dr.ShpetimShyti  Kimist
Prof.DrSulejmanAbazi  Historian
Prof.Dr.XhemajlByberi  Professor
Prof.Ass.DrNijaziHalili  Profesor
Prof.DrRabitSadiku  Doctor
ProfNdueHila  Lawyer
ProfArdianBejleraj  Lawyer
ProfIsaThaci  Professor
ProfKlemendCani  Professor
ProfRajmondaMalecka  Writer
ProfHasanSelimi  Judge
ProfNikollaSpathari  Writer
ProfVulnetBajrami  Professor
ProfLinditaHoxha  Pscycologist
Dr.ArianHamiti  Doctor
Dr.AdilMustafa  Doctor
DrAliPrebreza  Dentist
Dr.FatmireIbrahimi  Medicine
Dr.AtrimMarku   
DrAlmiroGurakuqi  Doctor
DrRamizLuma  Doctor
DrPetraqRisto   
Dr.PerlatLame  Professor
Dr.KlaritaSadiraj   
Prof.Dr.ServetDani  Physics
Prof.Dr.RifatXhota  Electronics
Dr.RahimBujari  Science
Prof.Dr.EmriShatku  Solicitor
Prof.DrNaimKelmendi  Writer
Prof.Dr.HazbiShehu   
Prof.Dr.MuharremCarabregu  Geograffy
Prof.Dr.XhevdetMytebery  Physics
Prof.Dr.ElisabetaSusaj  Agriculture
Dr.AfrimMaqellara  Doctor
Prof.Dr.HalitXhafa  Economist
Prof.Dr.PetritSpahiu  Physics
Prof.Dr.CeljanaToti  Stomatolog
Dr.ZenunShatri  Doctor
Dr.AdemAlushi  Stomatolog
Dr.EtlevaBirqe  Doctor
Dr.KadengjikaDabishevci  Doctor
ProfBedri MTahiri  Professor
Dr.ZaninaHaxhia  Kimist
Dr.ShenajRaimi  Stomatolog
Dr.MikelinZaka  Transpl/Special
Prof.NehatJahiu  Writer
ProfBashkimKllobocishta  Arceologist/Albanology
Dr. IngAgim A.Bunaku  Comp Engineer
Dr.DhorkaDhamo  Arceologist/Albanology
ProfDritanKorumidr.korumi@gmail.com Doctor
ProfKimetKodra  Lawyer
ProfSilvaTernova  Writer
ProfMentorMatamatamentor@hotmail.com Com/Engineer
ProfEntezamVesely  Econimist
ProfMinireKing   
ProfFatosDacidacifatos@yahoo.com Historian
ProfXhaferDyla  Albanolog
ProfHysenKosovrasti  Teacher
ProfPetritZenelaj  Veterinary
ProfDionSpiro  Teacher
ProfOrgesOrmanidhi  Director
ProfBardhylCeku  Economist
ProfDritanCeka  Professor
ProfBesmirBercaj  Professor
ProfEdlirOrhani  Professor
ProfZybaHysa  Historian
ProfPerparimTomcini   
ProfXhavitLashi  Researcher/Proff
MrBajramEjupi  Businessman
MrIsmailHoka  Actor
      
MrAdrianJuka  Lawyer
MrsFloraDoko  Economist
MrGjergjiMeta  Pictor
MissRajmondaJuka  Economist
MrGjinMusa  Jurnalist
MissJulindaKole Pjetri  Pscycologist
MrIliazBobaj  Writter
MrsZamiraKorance  Writter
MrNimetLakja  Jurnalist
MrErolindDumani 718 314 4445Businessman
MrPerparimMata   
MrRolandLuka  Engineer
MrBeqirSina  Gazetar
MrsEdonaBujupi Loxha  Economist
MrsAdhuresaMorina  Agriculture
MrsFatmireLami-Xeka   
MrAntonioPecaj  Professor
ProfEvisaMalo   
MrAdrianKosovrasti 347 219 3133Businessman
MrXheladinZeka  Economist
MrPetraqRisto   
MrFatiriPapa  Microbiologist
MrsTeutaMucogllava  Teacher
MrShabanArifi  Enginier
MrClirimBrisku  Teacher
MrVasilVecaj  Businessman
MrSelimHalili  Businessman
MrPelivanSinaj  Administration
MrMirashNilaj  Activist
MrGjonChota  Businessman
MrSaimirShatku  Lawyer
MrTofikJegeni  Businessman
MrsErmelindaKashah  Administration
MrYlberPilku  Businessman
MrKujtimKasmi  Football
MrEnioKasmi   
MrIsufGraiqevci   
MrZeqBerdyna  Lawyer
MrAliHaxhaj  Business
MissAnaMiri  Solicitor
MrsArjanaMartini  Professor
MrJozefGjonikaj  Manager
MissEnxhiHysa  Manager
MissAntigoniToshi  Solicitor
MrGencLeka   
MrAstritTota  Scenograf
MrNexhatKrasniqi  Historian
MrGentjanKasalla  Engieener
MrShabanGashi   
MrJetmirDomnori  Mechanic
MrAdemAlushi  Stomatolog
MissAdelajdeGjonaj  Finance
MrsDashuriDivintori  Finance
MrArurAsllani   
MrKreshnikGrezda   
MrsNordanaHasa  Teacher
MrAbazHoxha  Engieener
MissSabinaShoshi  Solicitor
MrBrikenShoshi  Professor
MrVllasovaMusta  Regjisor
MrShefkiNeziri  Businessman
MrArifVladi  Artist
MrArturAsllani   
MrKreshnikGrezda   
MrFrederikCaja  Gazetary
MrsElidaRusta  Writer
MrArberKrasniqi  Regjisor
MissDanielaGjonikaj  Avokat
MrsLuleLesaj  Professor
MrAlfredMema  Manager
MrsGjysteMiri  Artizanat
MrHilmiBushataj  Business
MrAsllanQyqala  Albanolog
MrNexhatKrasniqi  Historian
MrsKlementinaXhamballa  Finance
MissAdrianaAra  Solicitor
MrArsenBajrami  Historian
MrEduartFucia  Manager
MrKristianQepuri  Engeenier
MrShaqirGrifi  Businesman
MrsMelitaBehri  Historian
MrNehatJahiu  Writer
MrPalTrashaj  Historian
Mr.HasanSelimi  Judge
MrAriolaPrifti  Historian
MrsNaimeGjongecaj  Professor
MrsXhevaireGjelaj  Finance
MrsLinditaLole  Suprano
MrYmerDangallisi  Architect
MrRamazanKica  Solicitor
MrXhevatLimani  Artist
MrImerrDedja   
MrsFitneteMata  Agriculture
MrsTatianaPrela  Teacher
MrsSanieSelita  Teacher
MrAliHoxha   
MissElvanaBabameta  Psychology
MrsValentinaVeizi  Compozitor
MrFlorencSulkuqi  Artist
MrJorgoSulkuqi  Artist
MrsIlirianaSulkuqi   
MissDimitraLekka  Microbiology
MrsMukajetePiro  Professor
MrsVioletaSulkuqi  Artist
MrPiroResul  Avokat
MrsVioletaMirakaj  Teacher
MissEnglatinaToska  Artist
MrAltinMyftaraj  Artist
MrEngjelMehmeti  Bussiness
MrPetraq JPali  Writer
MissFerideMurataj  Writer
MrHermesCobo  Engeenier
MrMusaBajraktaraj  Bussiness
MrGentianPreni  Bussiness
MrFeratImeri  Bussiness
MrsZyhraBajgora  Gazetary
MrFlamurVeizi  History
MrResulShabani  Writer
MrsTatjanaPrela  Teacher
MrAgimShehu  Writer
MrAgimBobaagimboba@aol.com Researcher
MrJasharGjoni  Bussiness
MrEdmondIsmailati  Philosophy
MrsVilhelmeHaxhiraj  Writer
MrsEdaNdoci  Stamatology
MrXhavitLashi  Researcher
MrsElsadaLaska  Economist
MrErjonSefgjini  Food Industry
MrVictorPalokaj  Bussiness
MrAurelNikola  Tech Electronic
MrFlorianLaska  Teacher
MrHysHasa  Veteran
MrSokolGjoka  Mechanic
MrsDhurataRrista  Gazetary
MrAgimPopa   
MrZefUka 

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...