Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/08/17

Flori Bruqi: Magjia dje dhe sot ? A egziston magjia ?



Rezultate imazhesh për Ç'është magjia





Ja se si kamerat e sigurimit i kapin magjistaret (ose ndihmesit e tyre ) shqiptare, duke ia mallkuar (duke i hudhur magji ne toke) dhe rreth shtëpisë !!!





Kemi dëgjuar shpesh se magjia ekziston dhe se pasojat e kësaj vepre të konsideruar me fuqi të lashta, janë me të vërtetë të forta.

Edhe në ditët e sotme kjo fjalë qarkullon dhe përdoret në disa forma.





Kryesisht në disa fshatra të thellë të vendit, thuhet se praktikohet ende nga gratë e moshuara për qëllime të caktuar.

Një video me një temë të tillë ka mbërritur në redaksinë e JOQ e komentuar nga një djalë, i cili thotë se e moshuara po bën magji dhe i bën thirrje të gjithë të rinjve beqarë të ruhen se kjo mund të jetë arsyeja pse nuk po martohen dot ende.


“Hej Zot na ruaj!” I riu shqiptar filmon të moshuarën duke bërë “magji”

Magjia është dukuri e cila e tejkalon horizontin e dijenisë së shoqërisë në të cilën shumica e njerëzve jeton.

Magjistari i përdor aftësitë e tij për qëllime të mira ose të këqija, për këtë arsye ka dy magji, e bardhë dhe e zezë. 

Shkenca e magjisë vepron përmes simboleve, qofshin këto fjalë, mendime, figura, gjeste, kërcime apo tinguj. Teknikat e magjisë mund të ndahen në 4 kategori :

Magjia omeopatike, e cila kryhet nëpërmjet përdorimit të imazheve ose objekteve të ndryshme si personifikim i personit, mbi të cilin do të bjer magjia (afërsisht siç ndodh në ritet Voodoo).

Magjia me kontakt, që kryhet nëpërmjet përdorimit të substancave të ndryshme të përgatitura me përbërës natyror.



Hipnotizimi me anë të formulave magjike.



Parashikimet si astrologjia, leximi i letrave, leximi i fatit në dorë etj.

Gjatë riteve magjike këto ndarje edhe mund të kombinohen me njëra tjetrën. Në rastet kur magjistari kërkon ndihmën e shpirtrave dhe forcave të errëta atëherë kemi të bëjmë me spirtitualizëm dhe demonologji.


Rezultate imazhesh për Ç'është magjia

Historia e magjisë në kulturën perëndimore

Në shumicën e kulturave antike, besimet dhe praktikat magjike kane ekzistuar që në lindjen e qytetërimeve. Karakteristika janë të ngjashme ndërsa mënyra e zbatimi ndryshon. Njerëzi ishin shumë supersticioze ndaj magjive por edhe fenomeneve natyrore te cilat nuk arrinin ti shpjegonin.

Në Francë janë gjetur disa piktura të periudhës së paleolitit të cilat provojnë përdorimin e magjisë për ndihme ne aktivitete të ndryshme si gjuetia ose për mënjanimin e reshjeve.

Imazh i ngjashëm


Magjia në Egjipt



Në shoqërinë e Egjiptit antik besohej shumë në magji. Në panteonin egjiptian përveç Veret-Hekau, perëndesha e magjisë, dhe shumë njerëz të tjerë që kanë qeverisur vendin zotëronin të tilla aftësi. Këtë e tregojnë dokumentet dhe papiruset e shumta që janë gjetur, të cilat përmbajnë formula magjike në gjendje për të zgjatur jetën, të zgjidhin çështje dashurie dhe për të luftuar të këqijat.


Imazh i ngjashëm


Magjia në Lindjen e Mesme



Në Mesopotami, në të ashtuquajturën toka e Magjistareve, janë gjetur shumë dokumente që faktojnë jo vetëm ekzistencën e magjisë por edhe praktikimin e saj masiv, deri të kryerja e ritualeve në grup. Këto burime japin shembuj të llojeve të ndryshme të praktikave gjatë magjisë, ku mund të përmendim :



Imazh i ngjashëm

Përdorimi i shkopit magjik ose medaljoneve te ndryshëm
Krijimi i një rrethi njerëzish për të mbrojtur magjistarin nga shpirtrat.

Përdorimi i simboleve misterioze për të kërkuar ndihmen e fuqive të mbinatyrshme

Megjithatë në Lindjen e Mesme magjia lidhej ngushte me astrologjinë e cila shpjegonte çdo lloj fenomeni natyror ose jo.


Rezultate imazhesh për Ç'është magjia



Magjia ne botën Greko-Romake


I pari që futi termin "magjistar" në fjalorin e Greqisë ishte Euriditi, i cili e përdori këtë fjale për të treguar një prift të Persisë Antike. Që nga shekulli VI p.e.s. termi "mageia" përdorej për të përkufizuar praktika ose rituale të trashëguara nga Persia. Pikërisht kultura helene shkriu elementet magjike me ato astrologjike e alkimike, për ti dhëne shkas lindjes së shume spekulimeve në shekujt që do pasonin.




Në letërsinë latine janë gjetur shume dëshmi në lidhje me magjinë. Vrasje të mistershme, kafshe që flasin, statuja që ecin, metamorfoza, medaljone që kurojnë janë vetëm disa nga elementet që citohen në veprat e Oracit, Porfirit, Plinit apo Virgjilit. Në panoramën letrare të magjisë latine, vendin e parë e zëne pa dyshim "Metamorfozat”. Apuleio është një nga shkrimtaret e pare të asaj epoke që ka folur për magji në librin e tij “Gomari i Arte”. Në fakt vete Apulieo është gjykuar për ushtrim magjie pasi u përpoq që me anë të disa formulave të bindte një vejushe që të martohej me të në mënyre që të përfitonte nga pasuria e saj. Sipas ligjeve të Romës çdokush që përdorte magjinë për qëllime përfitimi ndëshkohej rëndë deri me vdekje.




Rënia e Magjisë


Ne shekullin XVII kur magjia ishte në kulmin e saj dhe pritej të merrte një zhvillim akoma më të madh ndodhi krej e kundërta. Shkenca përparonte dhe vazhdonte të jepte shpjegime të fenomeneve që deri në atë moment ishin abstrakte. Një nga emrat që u dallua për sulmin e ashpër ndaj doktrinës së magjisë ishte Francis Baconi. Rënia e magjisë u përshpejtua edhe nga mendimtarë të shquar si Dekarti dhe Hobbes. Gjithashtu në shekullin XVII Iluminizmi e mundi magjinë por pa arritur ta zhdukte përfundimisht atë.



Magjia ne shekullin e XIX


Në historinë e njerëzimit, gjate gjysmës së dyte e viteve 1800 pati një rilindje të interesit ndaj magjisë. Një nga emrat më të spikatur të kohës në këtë fushe ishte pa dyshim Eliphas Lévi. Veprat e shumta letrare që ky njeri shkroi patën një ndikim të rëndësishëm në brezat pasardhës. Në dekadën e fundit të 1800-es u themeluan dhe disa organizatë ose grupime me prirje magjie. Nder më të njohurat mund të përmendim Hermetic Order of the Golden Dawn apo Teosofic Society.



Magjia dje dhe sot


Imazhi i magjisë në ditët e sotme nuk është fort i qartë, kjo fale dhe e kaosit që ekziston mbi doktrinën magjike. Teorikisht gjërat janë si në lashtësi, kushtet për të bërë magji janë pak a shume të njëjtat por gjithnjë të varuara nga yjet, formulat, shpirtrat dhe sendet magjike. Tematikat që hasen gjatë studimit të magjisë kryesisht kanë të bëjnë me lidhjet e saj me shkencën dhe fenë, por dhe funksionin e saj shoqëror. Magjia është një fenomen që ka lindur njëherësh me qytetërimet më të lashta, ndërsa sot është kthyer dhe në objekt studimi, antropologjia kulturore, etnologia dhe psikologjia.



A ekziston magjia e zezë? 
Këto janë 3 fakte tmerruese rreth 


Keni menduar që dini mjaftueshëm për magjinë e zezë? Lexoni faktet e mëposhtme për ta kuptuar se sa e frikshme është ajo.



Magjia e zezë

Nuk mund t’i ngjallë të vdekurit Shpeshherë mund të keni parë në filma apo mund të keni dëgjuar në rrëfime antike se si magjia e zezë përdoret për t’i ngjallur të vdekurit. Megjithatë, në jetën reale, një gjë e tillë nuk ndodhë. Kur njeriu vdes, ai nuk mund të kthehet më në këtë jetë. Pra, ndonëse mund të keni dëgjuar që njerëzit mund të kthehen në këtë botë, mirëpo pastaj kërkojnë të vdesin, pasi që e ndjejnë që nuk i përkasin më kësaj bote, apo gjëra të ngjashme, mos besoni, të vdekurit asnjëherë nuk mund të ringjallen me magji të zezë.

Dëmi i paqëllimshëm

Edhe nëse nuk besoni në ndikimin e magjisë së zezë, kjo nuk do të thotë që ajo nuk ekziston. Për mijëra vjet, magjia e zezë ka prekur njerëzit anekënd botës, me praktikuesit e magjisë së zezë, të cilët i kanë mallkuar objektet e ndryshme, për t’i dërguar pastaj në afërsi të viktimave. Pra, praktikuesit e magjisë së zezë kanë për qëllim armiqtë e tyre, mirëpo objektet, të cilat ata i mallkojnë, me qëllim për t’i lënduar armiqtë, kanë efekt negativ në të gjithë ata që i prekin.

Magjia e zezë kurrë nuk mund të bëjë mire

Është aq e thjeshtë sa thuhet edhe në titull: Asgjë e mirë nuk mund të vjen nga magjia e zezë. Mund të keni dëgjuar njerëz të cilët pretendojnë që procesi i magjisë së zezë nganjëherë mund të jetë një gjë e mirë për shkak të asaj që nuk mund të kemi dritë pa errësirë. Megjithatë, asnjëherë, askush, nuk mund të bëjë ndonjë mirësi nëpërmjet magjisë së zezë. Në një botë të përkryer nuk do të kishte vend për asnjë formë të magjisë së zezë, megjithatë, për fatin e keq të të gjithëve, ky realitet nuk ekziston.

Proces që krijon varësi

Magjia e zezë është një proces që mund të fillohet nga kureshtja apo nga dëshira për t’i bërë keq dikujt, mirëpo, një gjë është e sigurt, kushdo që merret me magji të zezë për një kohë të gjatë krijon varësi ndaj këtij procesi, për shkak të asaj që të praktikuarit e magjisë së zezë është një proces që ka tendencë të krijojë varësi të madhe dhe të rrallë janë ata praktikues të cilët mund të tërhiqen, pasi që të jenë zhytur në botën e errët të magjisë së zezë.

Nga Flori Bruqi : Rritet numri i vetëvrasjeve


Nga Flori Bruqi

Rritet numri i vetëvrasjeve, ja shenjat që paralajmërojnë gjendjen e rënduar mendore që cojnë në këtë akt


epwelfr


Vetëvrasja është ende shkaku kryesor i vdekjve në mesin e të rinjve të moshës 15-24 vjeç. 

Një 20-vjeçar nga qyteti i Fierit i dha fund jetës, pasi u nda nga e dashura dhe vetëm një ditë më pas një 19 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i një pallati në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit, ku bashkëjetonte me një 33- vjeçar.

“Prej 10 ditësh ai është shfaqur i mbyllur në vetvete dhe i shkëputur nga komunikimet, por nëna e tij i ka thënë policisë se nuk e mendonte kurrë që të shkonte deri në këtë pikë.”

“Ajo vetëm qante, nuk e kuptoja dot se çfarë kishte” , ka thënë ai para policisë në gjendje të tronditur. Fqinjët e çiftit thonë se ata ishin problematikë, dhe ziheshin shpesh me njëri-tjetrin.

Vetëvrasja është shumë komplekse dhe shpesh nuk varet nga një arsye ose shkak i veçantë. Disa shenja që paralajmërojnë vetëvrasjen

Flasin për vdekje ose vetëvrasje, madje edhe me shaka 

Shprehje të mungesës së shpresës ose të bllokimit

Tërheqje nga miqtë dhe familja 

Rritja e përdorimit të alkoolit ose të drogave të tjera

Shprehje e zemërimit apo hakmarrjes

Ndryshime dramatike në humor

Hulumtimi në metodat e vetëvrasjes në internet

Bërjen e marrëveshjeve përfundimtare, të tilla si duke u thënë lamtumirë miqve dhe familjes

Depresion për një periudhë të konsiderueshme kohore

Kur duhet të shqetësoheni dhe çfarë të bëni ?

Sa më shumë paralajmërime që tregon fëmija juaj, aq më shumë shqetësime ka. Mos injoroni instinktet tuaja. Pyesni adoleshentin drejtpërsëdrejti nëse po mendon për vetëvrasje. Kërkoni ndihmën e profesionistit! Është e rëndësishme të mbani mend se rimëkëmbja është e mundur...



Të ndodhur në udhëkryq, të shumtë janë ata që zgjedhin rrugën më të shkurtër.

 Vitin e shkuar 213 persona në Shqipëri sipas Institutit të Statistikave i kanë dhënë fund jetës. 14 më shumë se në 2017. Vetëvrasjet thonë sociologët reflektojnë krizën që po kalon shoqëria.

Nuk është vetëm me komponent material, por është edhe me komponentë të rëndësishëm imaterialë, siç janë ato psikologjikë dhe shpirtërorë. 



Kanë krijuar një situatë eksplozive, e cila reflektohet pastaj në kapitullimin e shumë njerëzve përpara këtyre fatkeqësive dhe që gjejnë mënyrën më të lehtë për t’iu larguar telasheve të jetës siç është vetëvrasja.

 Ka shenja që bëhet më intensive sepse edhe problemet e përballimit të jetës nuk janë të lehta.



Numri më i lartë i vetëvrasjeve është regjistruar tek burrat, 148, në raport me gratë, 65. Sociologët kanë një shpjegim dhe për këtë.

Gratë janë më të qëndrueshme, më rezistente, janë më të afta për t’u orientuar në këtë terren likuid të rrëshqitshëm të realiteteve të sotshme.

 Mendojnë më gjatë, i marrin vendimet më të peshuara, ndërsa tek meshkujt kjo është edhe një rezultat i ngutjes që kanë në vendimmarrje.

 Por kjo është edhe me një arsye tjetër sepse meshkujt në shoqërinë shqiptare janë përdorues të gjerë të lëndëve psikotrope, të alkoolit, të drogës, të cilat kanë efekte degraduese.

Sociologët apelojnë për forcim të rolit të familjes. Shmangia e turpit dhe drejtimi tek psikologu  do të evitonte veprimin fatal.

Kërkimi i ndihmës nga psikologu, nga ndihmësi social, nga pedagogu, nga mësuesi, nga mjeku etj, janë kërkesa të domosdoshme sepse në fund të fundit sa do të dijë bashkëshorti, për bashkëshorten, këto janë ca diagnoza që duhet t’i bëjë profesionisti. 

Prandaj le t’i afrojmë pak më shumë në shoqëri këta profesioniste si i bën mirë. Nëse ne i stërvitim fëmijët me lugën e argjendtë në gojë, duke menduar që gjithçka do shkojë vaj, e ka gabim.

Kjo jetë nuk është më e qetë, kjo jetë nuk është më e sigurt, përkundrazi frikërat, pasiguritë, vështirësitë, do vijnë gjithnjë e më shumë në rritje. Këto do të përballohen individualisht.

Numri më i lartë i vetëvrasjeve në vendin tonë në gjashtë vitet e fundit sipas Institutit të Statistikave është shënuar në 2014-n, me 262 persona që i kanë dhënë fund jetës.





Gjendje alarmante e vetëvrasjeve mes radhëve të policisë në Francë. Sipas të dhënave më të fundit policët që vetëvriten janë më të shumtë në numër se ata që vriten në detyrë.

Me qindra agjentë policie në Francë u mblodhën në heshtje para komisariatit të Montpelie, ku një kolegia e tyre 48 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vrau veten. Me lot në sy ata i dhanë lamtumirën agjentes së fundit të policisë që është vetëvrarë me armën e shërbimit me një plumb në zemër.

Bëhet fjalë për vetëvrasjen e 28 në radhët e forcave të rendit, që nga fillimi i këtij viti. Sipas sindikatave, në të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri ishte 14.




Vetëm një ditë më parë një tjetër agjent 25 vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në periferi të Parisit. Ai i përkiste divizionit rajonal për sigurinë rrugore dhe punonte në shkolla

Në vitin 2018 sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në Francë ishin 35 agjentët e policisë që u përpoqën të vrisnin veten me armën e shërbimit, këtyre u shtohen dhe 33 anëtarë të xhandarmerisë të vetëvrarë.

Sipas psikologëve një nga arsyet kryesore është stresi si pasojë e atentateve që goditën Francën në vitin 2015, por kjo është vetëm një pjesë e arsyetimit.


 Ministri i Brendshëm Kastane premtoi se do të përshpejtonte aktualizimin e planit anti – vetëvrasje të nisur në vitin 2018 nga paraardhësi i tij.

 Përveç rekrutimit të psikologëve, dhe reduktimit të kohës që agjentët mund të mbajnë armët jashtë shërbimit, tashmë do të ketë dhe një njësi alarmi dhe një numër telefoni të posaçëm që do të jetë në shërbim 24 orë.


Ekspozimi në çdo orë të ditës në internet, përballja dhe krahasimi mes moshatarësh që jetojnë mes luksit, apo të pasur në dukje, i vë në presion adoleshentët dhe të rinjtë.
Për vetë ata është e vështirë të heqin dorë edhe pse janë të ndërgjegjshëm që përdorimi i telefonit për një kohë aq të gjatë nuk është normale.
Zgjidhja, sipas prindërve do të ishte më pak telefon dhe më shumë sport.

Megjithatë, ekspertët, jo vetëm në botë, por edhe në vendin tonë ngrenë alarmin se përdorimi i rrjeteve sociale nuk shkakton vetëm probleme fizike, por çon deri në aktet ekstreme të bullizmit në shkolla, apo vetëvrasje.
Të dhënat statistikore në Shqipëri tregojnë për një rritje të vetëvrasjeve për të rinjtë e moshës 20-29 vjeç gjatë vitit të kaluar. Akte të tilla jo domosdoshmërisht shkaktohen vetëm nga problemet ekonomike.

Tirana, Lezha, Korça, Berati, Durrësi janë qarqet me numrin më të madh të vetëvrasjeve, ndërsa Kukësi, më i varfri në vend, në statistikat e tilla renditet i fundit.

Rezultate imazhesh për rritet numri i vetevrasjeve


Rritet numri i vetëvrasjeve në Kosovë

Depresioni, lufta, gjenda socio-ekonomike janë shkaktar të vetëvrasjeve muajve të fundit është rritur numri i vetëvrasjeve në Kosovë. 
Statistikat e Policisë së Kosovës thonë se vetëm në tre muajt e parë të këtij viti janë regjistruar katër vetëvrasje, përfshirë këtu vetëvrasjet e dy nxënëse të klasës së dhjetë të shkollës së mesme të mjekësisë, “Luçiano Motroni” në Prizren./


Sipas të dhënave statistikore të Policisë së Kosovës, numri i vetëvrasjeve në Kosovë është rritur frikshëm që nga viti 2001.


Rezultate imazhesh për rritet numri i vetevrasjeve

 Sipas të dhënave gjatë 13 viteve të fundit në Kosovë kanë kryer vetëvrasje 855 persona, ndërsa janë regjistruar rreth 3 mijë vrasje në tentativë. 

Për psikiatrit dhe sociologet ky fenomen në rritje ka shkaktar të ndryshëm, duke filluar nga gjendja e rënd sociale e deri te mungesa e kujdesit shpirtëror.

Raportet e Policisë së Kosovës , flasin për rritje të ndjeshme të numrit të tentim vetëvrasjeve dhe vetëvrasjeve në Kosovë. 

Kjo rritje, sipas psikiatërve dhe sociologëve, po vjen si pasojë tramuave të luftës së fundit, por ka raste edhe për shkak të mungesës së kujdesit shpirtëror në planin individual dhe në atë institucional.


Rezultate imazhesh për rritet numri i vetevrasjeve

Përderisa në vitin 2001 statistikat flisnin për 74 vetëvrasje dhe 41 tentim vetëvrasje, në vitin 2014 numri vetëvrasjeve arrin 79, ndërsa 246 raste janë regjistruar si tentim vrasje. 

Ndërsa prej vitit 2001 deri në vitin 2014 janë evidentuar 855 raste të vetëvrasjeve dhe 2967 vetëvrasje në tentativë. 


Ky fenomen, sipas Policisë së Kosovës, po merr përmasa të gjera nga viti në vit. Psikologët dhe sociologët sugjerojnë se kjo dukuri nuk ka qenë pjesë e traditës kosovare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka thënë se Policia i heton rastet kur dyshohet se personi është i shtyrë të bëjë një veprim të tillë, pra “shtyrja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje” është vepër penale.


Imazh i ngjashëm

Ndërkaq, psikiatri, Agim Selimi në një prononcim për medie 
 ka thënë se vetëvrasja si fenomen nuk kursen asnjë shoqëri.

 Ai thotë se përveç mungesës së përkujdesjes së kosovarëve ndaj aspektit shpirtëror, si një ndër shkaqet kryesore që po ndikon në rritjen e numrit të vetëvrasjeve sipas tij është edhe pasojat e luftës, si dhe kushtet e rënda ekonomike.

Kurse, sociologu Artan Muhaxhiri lidhur me këtë temë ka thënë 
 se këto akte po rriten si pasojë e mos-trajtimit institucional. Për këtë arsye ai porositë që institucionet përkatëse të merren në mënyrë serioze me këto raste.

Sipas hulumtimeve shkencore, është vërtetuar se të rinjtë deri në moshën 35-vjeçare më së shpeshti bëjnë tentim vetëvrasje, ndërsa të moshuarit nga 50 vjeç e tutje, më shpesh bëjnë vetëvrasje.


Policia e Kosovës  nuk mund ta luftoj e vetme këtë lloj fenomeni sepse ne po mendojmë qe hallka apo zingjiri i institucioneve që është dashur të merren me fenomenin e vrasjeve apo trajtimin e viktimave të tentim vetëvrasjeve po mungon lidhja zingjirore ,
 ka thënë  Gazmend Hoxha, epror i lartë në PK.


Rezultate imazhesh për rritet numri i vetevrasjeve


Edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, lidhur me këtë problematikë ka vlerësuar se kështu po hapet një debat i rëndësishëm me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie e cila për fat të keq ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë.
“Sado që duket që akti i vetëvrasjes është një akt personal megjithatë duhet të jetë një nga brengat shoqërore”, ka thënë Svarqa, për të shtuar se akoma nuk janë ndërmarr të gjitha masat që shkollat të kenë organet profesionale si psikolog, pedagog dhe organe këshilluese profesionale.
Në Ferizaj vetëm në vitin 2012 janë shënuar 12 raste të tilla, ndërsa sipas gjinisë nga numri i përgjithshëm i vetëvrasjeve, 59 raste i takojnë gjinisë mashkullore, ndërsa 14 raste gjinisë femrore.





Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga vetëvrasjet është rritur rreth 6,7% në nivel global, gjatë periudhës 1990-2016. Një shifër që po ta përkthejmë në një numër arrin rreth 817,000 raste për çdo vit. Sipas këtij kërkimi shkencor, kjo shifër korrespondon me 1,5% të vdekjeve në nivel botëror.

Sipas studiuesve, një nga faktet inkurajuese është se në qoftë se bëhet një përmbledhje e këtyre statistikave duke u bazuar tek moshat, atëherë shifrat e vdekjeve në 100,000 persona ndikohen nga ndryshimet në moshën e këtyre personave. Kjo do të thotë se numri i vetëvrasjeve në nivel global ka rënë 33% midis vitit 1990 dhe 2016.


Sipas një kërkimi të publikuar nga revista British Medical Journal (BMJ) duket qartë se shifrën më të lartë të vetëvrasjeve e mbajnë meshkujt me 15,6 vdekje në 100,000 persona. Gratë kanë vetëm 7 vetëvrasje në 100,000 persona, duke përjashtuar moshën 15 deri në 19 vjeç ku vetëvrasjet e femrave janë më të shumta.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka si objektiv dhe reduktimin e vetëvrasjeve në mbarë botën deri në vitin 2030

Shifrat më të larta të vetëvrasjeve i kanë të rinjtë dhe të moshuarit në krahasim me ata të moshës së mesme. Në përgjithësi shifrat e vetëvrasjeve ndryshojnë nga vendi në vend. Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron këtë si një problem shqetësues për shëndetin publik. Madje, ajo ka si objektiv dhe reduktimin e këtij fenomeni në mbarë botën deri në vitin 2030.

Vetëvrasjet janë ndër 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në Evropën Lindore. Në Evropë dhe në vendet perëndimore, ekziston një lidhje e ngushtë mes vetëvrasjes dhe sëmundjes mendore, por kjo nuk ndodh në Azi.

Shifrat më të larta të vetëvrasjeve janë regjistruar në Lesoto të Afrikës (39 vdekje në 100,000), në Lituani (31 vdekje në 100,000), Rusi (30,6 vdekje në 100,000) dhe në Zibabue (27,8 në 100,000). Vetëvrasjet në Indi dhe Kinë përbëjnë gjysmën e shifrës së këtij fenomeni në nivel global. Megjithatë, situata ka treguar shenja përmirësimi, pasi ky numër po zvogëlohet me kalimin e kohës.

Studiuesit kanë theksuar se numri real i vetëvrasjeve mund të jetë shumë më i madh, pasi në disa shtete vetëvrasja ndalohet për arsye kulturore ose fetare. Në këto vende shpesh herë vetëvrasjet mbulohen dhe fshihen.

Prishtinë,17.08.2019.

Migrimi i popullsisë është një fenomen i hershëm ndër shqiptarë.



Pse ikin Shqiptaret?

Vullnet Mato



Ikin shqiptarët nëpër qiell e dete,
se paria synon të majmet për vete.
Ikën nga sytë-këmbët mosh’e re,
se s’lëshojnë dot rrënjë në kafene.

Ikin sanitarët, ikin infermierët,
se marrin lëmoshë, sa të mjerët.
Ikin nga klinikat pa ilaçe, mjekët,
se enden mes pacientëve, si lejlekët.

Ikën vajzëria, në kthetrat e turpit,
se s’jetojnë dot, pa shitur trupin.
Ikin pas rropatjeve, baballarët,
se u thithin gjakun taksidarët.

Ikën intelektualët e vërtetë,
se nuk u vlen më, truri në jetë.
Ikin mjeshtërit, lënë zanatet,
se këtu s’mbarojnë taksiratet.

Ikin nënat me foshnja duke qarë,
se qumështi gjirit u është tharë.
Ikin çiftet e sapomartuar jashtë,
se nuk bëjnë fole zogu me kashtë.

Ikin arsimtarët e specializuar,
se zgjidhen diplomat falsifikuar.
Ikin ata që ligjërojnë, si bilbila,
se pëlqehen injorantët servila.

Ikin fshatarët, lënë tokat djerrë,
se parat e mbjelljes droga i nxjerr.
Ikin të mirët, bashkë me të liqtë,
se miqtë kudo, punësojnë miqtë.

Ikin shqiptarë pareshtur, ikin shumë,
se ngopen me pluhur rruge pa punë.
Në tokën e begatë kush mbetet pas?
Vetëm ata që të lënë gurin në trastë…

Mund të qëndrojnë mbi rrënjë, shqiptarët,
nëse do dalin nga gjaku i tyre, të parët,
të kthejnë të ikurit, në Atdheun e shpirtit,
siç u kthyen hebrenjtë, në tokën e Krishtit…




Nga Flori Bruqi 

Azilkerkues-ne-gjermani-620x362

1.


Ndryshe nga sa mendohet, ai ka traditë para skënderbejane, kur valë të popullsive migratore shqiptare dyndeshin drejt Greqisë dhe Italisë. Janë arvanitasit dhe arbëreshët e sotëm.

Gjashtë deri në shtatë valë të tilla mendohet të kenë ndodhur, deri sa vijmë tek periudha post Skënderbe.

Në librin e tij “Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë” të përkthyer nga profesor Pëllumb Xhufi, studiuesi arbëresh Paolo Petta e trajton temën dhe pozicionet e emigrantëve arbër të mesjetës në Gadishullin Apenine.

Në periudhën otomane është vështirë të përllogaritet zhvendosja e shqiptarëve. Por duhet thënë se mbizotëron mercenarizmi ushtarak. Regjimentet e mercenarëve shqiptarë do hasen anembanë Evropës, nga stepat e Rusisë e deri në pyjet e Anglisë.

Ajo që ka qenë e identifikueshme është emigracioni në Shtete e Bashkuara. Por numri nuk është domethënës.

Pas pavarësisë është emigracioni politik i antizogistëve i cili shoqërohet edhe nga ai ekonomik. Franca dhe Amerika ishin objektivat e synuar, por vetë numri i vogël i popullsisë autoktone nuk lejonte një numër të madh emigrantësh.

Rezultate imazhesh për pse ikin shqiptaret


Duhet të vinte viti 1990 kur shqiptarët do të përjetonin dyndjen e parë në dhe të huaj i cili filloi në 2 korrik me dyndjen në ambasada.

5 mijë shqiptarë është kontingjenti i parë i shqiptarëve që largohen nga atdheu. Janë vala e parë e një popullsie e cila kishte arritur nivelin e 3.3 milionë banorëve. Kjo është edhe shifra më e lartë që shteti shqiptar ka pasur si nënshtetas të tij rezidentë. Pas kësaj dite fillon vetëm tkurrja, ku nuk mungojnë nga skenat e eksodeve biblike deri në ato dramatike.

Tetë muaj pas ngjarjes së ambasadave, pason një valë tjetër emigrantësh. Në 6-7 mars 1991 25 mijë shqiptarë mësyjnë anijet, peshkarexhat, dhe çdo mjet që pluskonte për të arritur brigjet italiane. Ndërkohë nga kufijtë e jugut mësynin Greqinë një numër i pallogaritshëm njerëzish. Hemoragja nuk ka të ndalur.

Më 8 gusht 1991, 20 mijë shqiptarë tentojnë me anijen "Vlora" të kapin Italinë. Ja dalin, por muaji i mjaltit kishte mbaruar. Pasuan ngjarjet e Stadiumit të Barit ku lundërthyerit u mbyllën deri në momentin kur më përjashtime të rralla u kthyen rishtas në Shqipëri. Ishte një sinjal se nuk do lejoheshin më eksodet masive. Por edhe fillimi e emigrimeve klandestine. Ngushtica e Otrantos u bë autostrada e gomoneve, ndërsa kufiri unë jugor humbi kuptimin.

Pas kësaj do jemi dëshmitarë të tragjedive të mëdha. Marsi do të jetë muaj i zi për shqiptarët.

Rezultate imazhesh për pse ikin shqiptaret
Në 9 mars 1996, 32 burra nga krahina e Dibrës do humbasin në ujërat e Otrantos. As sot nuk dihet për fatin e tyre dhe të afërmit shpresojnë se janë ende gjallë.

Në 27 marsit 1997, 105 shqiptarë mbyten në atë që është quajtur si tragjedia e Katerit të Radës.

Në 4 janar 2004 në lidhje direkte televizive 17 burra dhe 3 gra humbën jetën në tentativë për të arritur Italinë.

Por askush nuk ka një statistikë të numrit të të humburve, vrarëve, ngrirëve në kufijtë e jugut apo mbytur në hapësirën që na ndan nga Italia.

Me heqjen e vizave tetë vjet më parë, shqiptarët nuk kanë më nevojë ti drejtohen rrugëve ilegale të emigrimit. Por kjo nuk e ka ndaluar hemorragjinë.

Të dhënat e Ministrisë së Jashtme bëjnë me dije se 1.4 milion shqiptarë kanë ikur nga atdheu. Është një rritëm vjetor prej 50 mijë banorësh në vit. Është shtesa natyrore e popullsisë, ose një gjysmë qyteti i madh, sa Vlora apo Shkodra që largohen. Por ca më keq. Këta që largohen janë pjesa më aktive e popullsisë. Nga të dhënat e shqiptarëve në Itali, rezulton se mosha mesatare e emigrantëve është 30 vjeç. Nga 500 mijë emigrant, 465 mijë janë në moshën e punës. Kjo tregon varfërimin dramatik që ka pësuar Shqipëria nga popullsia aktive.

Rezultate imazhesh për pse ikin shqiptaret


Emigracioni shqiptar në vendet fqinje ka njohur edhe histori suksesi. Gjithmonë në Itali, pasi është burim i pa kontaminuar për sa i takon të dhënave mbi kombësinë, ka 30 mijë sipërmarrës shqiptarë. Por nëse këto janë histori suksesi individuale, në planin kombëtar Shqipëria ka pësuar një varfërim nga talentet në fushën e biznesit prej 30 mijë individësh.

Kjo ka sjellë edhe një problem tjetër për Shqipërinë: Arratisjen e trurit. Sot nga 32 mijë shqiptarë që ndjekin universitetet, 8 mijë shkojnë të studiojnë jashtë. A do kthehen? Vështirë të thuhet apo të besohet.

Pavarësisht se kryeministri e paraqet si qarkullim të lirë të njerëzve, e vërteta është se nuk ka politika ndjellëse për thithjen e këtyre njerëzve. Madje as për mbajtjen e atyre që janë prezent në tregun e punës. Me ikjen e trurit dhe krahut aktiv të punës, vendi po merr edhe një goditje në planin afatgjatë, pasi nuk do të jemi kompetitivë për teknologjitë e reja që vijnë apo fushën e kërkimit. Sot në Shqipëri është e vështirë të gjesh nga kamerierët e kualifikuar e deri tek IT (aj titë) e nevojshëm në statidn e sotëm të teknologjisë. Sipërmarrësit e kësaj fushe apo spitalet kanë kohë që ankohen. Ndaj nëse ka vende pune por nuk ka profesionistë, është një faj që nuk është jetim.

Shembulli i Haitit i cili ka humbur 85% të popullsisë së shkolluar, tregon sesa afër varfërisë është një vend që humbet trurin.

Por le të vijmë tek vazhdimi i emigrimit. Arrestimet e fundit të 39 personave të akuzuar se kishin çuar një mijë shqiptarë në destinacionet e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë apo Anglisë, tregon se fenomeni nuk është frenuar por sofistikuar.

Paralelisht, nga viti 2014 deri në 2017, 100 mijë shqiptarë janë regjistruar në Gjermani si azilantë. Ndoshta shifra prej 400 mijë shqiptarësh të larguar që jep opozita, nuk qëndron pasi nuk kemi një census të popullsisë, por mjafton edhe shifra prej 50 mijë të ikurish në vit, që të shqetësonte një klasë politike të përgjegjshme. Dhe që ky fenomen është shqetësues, e tregon fakti se pas Holandës, tani edhe Gjermania kërkon shfuqizimin e marrëveshjes së Shengen, që garanton lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mes tyre edhe të shqiptarëve, pa viza.

Në ndryshim nga e kaluara, në ditët e sotme, shqiptarët që emigrojnë gjenden përherë e më tepër viktima të një fryme raciste. Agimi i Artë në Greqi, Lega Nord në Itali, AfD në Gjermani, FPO në Austri dhe kështu me radhë, janë parti të ekstremit të djathtë me vokacion të deklaruar antiemigrant. Për të frenuar këtë valë, edhe partitë tradicionale po detyrohen ti përshtaten frymës refraktare ndaj të huajve, që është në modë. Kjo pasqyrohet edhe në frymën e organeve ligjzbatuese dhe popullsisë. Vetëm në Greqi, në 27 vite emigracion, janë vrarë 170 emigrantë të identifikuar, nga të cilët 93 nga policia.

Skenat e përzënies së familjeve shqiptare në Francë janë bërë mediatike. Por kjo nuk ndryshon asgjë. Shqiptarët vazhdojnë të kenë dëshirën për të ikur. Ndoshta janë bërë më selektivë në zgjedhjen e vendeve që kanë si objektiv, por rrjedha nuk ndalet. Nëse deri dje ishin viktima të skafistëve, sot janë të rrjeteve të trafikimit të sofistikuara. Kush e ka fajin: Klasa politike? Patjetër që ajo ka pjesën e saj. Por ngjan se është edhe një lloj sëmundjeje kombëtare që ka mbijetuar në shekuj të cilës duhet ti gjendet patjetër kura. Përndryshe do të jemi gjithmonë një maternitet që prodhon krahë pune për tregun evropian, por asnjëherë përfitues të fuqisë dhe inteligjencës tonë.



Rezultate imazhesh për pse ikin shqiptaret


2.

Një e treta e popullsisë e ka braktisur Shqipërinë që nga viti 1991. Në dekadën e fundit të shekullit të 20 (1991-2000) një valë masive emigracioni që kishte si destinacion Italinë dhe Greqinë ndodhi për shkak të dy faktorëve kryesorë: kolapsi i regjimit komunist dhe kriza e firmave piramidale më mars 1997.











Një skuadër profesionale e përbërë nga studiues të “Cooperation and Development Institute (CDI) / ShtetiWeb” e mbështetur nga zyra e Tiranës e Hanns-Seidel Foundation (HSF) ka realizuar një studim të detajuar mbi sjelljen emigratore të shqiptarëve në Gjermani në periudhën 2014-2016, si pjesë e serisë së Procesit të Berlinit, për çështjet e migracionit.


Sipas studimit, rreth 1.5-2 milionë shqiptarë gjenden si emigrantë jashtë, kryesisht në: Greqi (0.5-0.6 mln), Itali (0.5-0.6 mln) dhe SHBA (0.1 mln), etj.


Në të analizohen në mënyrë të detajuar kushtet, profilet, por edhe arsyet se përse shqiptarët rinisën emigrimin në periudhën 2014- 2016, kryesisht në Gjermani.


Ja, cilat janë shkaqet që renditen në këtë studim.


Në përgjithësi, të rinjtë mendonin se ishte e mundur që të mund të ndërtohej një familje e re, të jetohej me një standard jete pa pasur nevojë për shumë të ardhura.


Ata besonin se kjo nuk ishte e mundur në kushtet e Shqipërisë me atë çfarë parashikonin që të bënin. Ndaj vendosën që të ikin.


Papunësia, punësimi rastësor, të ardhurat e pakta për të paktën një prej partnerëve e detyronte një familje që të largohej.


Kushtet e jetesës, gjithashtu konsiderohen si një faktor nxitës. Një grua ankohej se familja e saj nuk jetonte në një shtëpi siç duhej, duke qenë se nuk kishin të ardhura për ta përballuar.


Performanca e ekonomisë dhe rënia e kërkesës për punë në periudhën e emigrimit në Gjermani (2014-2015) ishte një nga shkaqet kryesore të cituara edhe nga ata persona, të cilët kishin një profesion ose drejtonin një biznes.


Një grua tha: “Unë punoja si rrobaqepëse dhe kisha një dyqan të vogël, por në atë periudhë nuk kisha shumë punë, ndërsa burri kishte një piceri, por fitimet nuk na mjaftonin për të mbajtur fëmijët. Ajo tha se bashkëshorti i saj i përkiste komunitetit rom dhe se kishin dëgjuar se ishte e lehtë që të emigroje në Gjermani dhe të përfitojë azil.


Një jetë më e mirë dhe dëshira për aventurë, gjithashtu ishin disa nga shkaqet që i bënin njerëzit të merrnin vendimin për të lënë vendin.


“Që kur isha fëmijë kisha ëndërruar që të shkoja në Gjermani dhe të punoja si mekanik makinash, duke qenë se njihet zhvillimi që ka industria e makinave. Kisha njerëz të njohur në Gjermani dhe kjo ishte një arsye më shumë për të shkuar atje”.


Siguria e jetës ishte një tjetër faktor shtytës, i vërejtur.


“…Arsyeja kryesore përse vendosa të shkoja në Gjermani ishte se ndihesha i pasigurt në vendin tim. Në vitin 2005, vëllai im u përfshi në një konflikt me disa persona të cilët qëlluan me armë në drejtim të shtëpisë sime në mes të natës. Në atë kohë mund të ishim vrarë, por për fat plumbat nuk prekën asnjë familjar që ishte në shtëpi. Personi që na qëlloi u dënua me 10 vjet, por tani ai është jashtë. Ne ende nuk ndihemi të sigurt. Një tjetër arsye se përse u larguam nga Shqipëria ishte edhe situata ekonomike…”.


Të intervistuarit thanë se në atë kohë, mediat luajtën një rol të rëndësishëm në nxitjen e këtij fenomeni.


Një kërkim në Google mbi ‘kriteret për të emigruar në Gjermani’ dha 587,000 rezultate duke nxjerrë në pah mbulimin e çështjes nga ana e medias.


Në të diskutohej se Gjermania ishte duke kërkuar krah pune të kualifikuar, për shkak të pakësimit të burimeve njerëzore nga lindjet e pakta. Kjo u përforcua edhe nga autoritetet gjermane, të cilat deklaruan se do t’u siguronin punësim dhe strehim. Duhet të theksohet që të gjithë ata që u larguan tentonin të punësoheshin dhe jo të jetonin përmes skemave të mbrojtjes sociale.


Në anën tjetër, studimi rendit edhe faktorët tërheqës të këtij fenomeni.


Sipas tij, më kryesorja është mjedisi social-ekonomik, zhvillimi, standardi i lartë i të jetuarit që e bëjnë Gjermaninë tërheqëse dhe të kërkuar.


“Ne të gjithë e dimë që Gjermania është një nga shtetet më të zhvilluara në Europë dhe shumë të rinj do të donin të jetonin, studionin e punonin aty, pasi në Shqipëri nuk do ta kemi një të ardhme të tillë”.


Ka shumë mundësi për t’u punësuar, ka punë më të mira, më të paguara, veçanërisht për ata që kanë një profesion, ka mundësi më të mira për t’u zhvilluar profesionalisht dhe edukim më të mirë për fëmijët. Të gjitha këto janë pjesë e faktorëve tërheqës dhe që janë listuar nga azilkërkuesit.


Gjithashtu, pagesat që ofroheshin si ndihmë nga autoritetet gjermane ishin tërheqëse: 140 euro për të rriturit dhe 40 euro për fëmijët, në muaj. Shtëpia, energjia, uji dhe shërbimet mjekësore ishin falas për të gjithë familjen.


Kjo u rendit si një ndër arsyet kryesore që nxiti emigrimin në radhët e shqiptarëve në këtë kohë. Kjo pagesë do të shërbente edhe për të larë borxhin që ata mund të kishin marrë për të paguar udhëtimin e tyre.


Në aspektin afatgjatë, pagesa që autoritetet gjermane ofronin ishte më e lartë se paga minimale e një të punësuari në Shqipëri.


Procesi i shikimit të kërkesave për azil në Gjermani, ishte i gjatë dhe pavarësisht nga përgjigjja, pozitive ose negative, do t’u mundësonte shqiptarëve që të siguronin disa të ardhura dhe kushte më të mira jetese. E mbi të gjitha, kjo nuk shoqërohej me asnjë rrezik fizik.


Një tjetër faktor i rëndësishëm tërheqjeje ishte edhe roli i diasporës shqiptare në Gjermani.


Shqiptarët që jetonin dhe punonin atje kishin ndarë informacione për mënyrën sesi ata ishin integruar. Në anën tjetër mund të shërbenin si ndihmë për të gjetur strehim e punësim.


Pavarësisht faktorëve tërheqës apo shtytës, studimi nënvizon se perceptimi i përgjithshëm ishte se azilkërkuesit kishin informacione të përcipta, një rrjet të fortë ndërlidhjeje, si dhe një shpresë të madhe për një të ardhme më të mirë.


3.

Në mesin e shqiptarëve, një në dy është gati të ikë jashtë vendit

1. Çdo javë prodhon së paku tri lajme, që bën që në Gjermani numri i mjekëve, axhustatorëve dhe ndërtimtarëve të rritet. Dhe asnjëri prej këtyre lajmeve nuk ka të bëjë me Gjermaninë. Që të gjitha kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor.

Të tri lajmet në Serbi mund të jenë se presidenti i vendit po përgatitet të hyjë edhe në një fushatë zgjedhore prej së cilës pret të marrë mbi gjysmën e votave, se opozita përbëhet prej marksistëve 18-vjeçarë, fashistëve 50-vjeçarë dhe masës së madhe të njerëzve që kanë qenë diku mes marksistëve dhe fashistëve këtyre 20 vjetëve e që dalin në rrugë çdo të shtunë pa e ditur saktësisht pse dhe –lajmi i tretë – pritet të hiqet taksa prej 100 për qind ndaj prodhimeve serbe dhe do të rifillojë dialogu “mes Prishtinës e Beogradit”. A nuk janë këto lajme të para dhjetë vjetëve apo pesëmbëdhjetë?

Të tri lajmet në Shqipëri janë se vazhdon debati në Parlamentin e Shqipërisë mbi atësinë e fëmijës së kryeministrit, koherencën mendore të liderit të opozitës, vizave të bardha të kokainës dhe vizave të kuqe të ndalesës për të udhëtuar në Amerikë; një rrethrrotullim për të hyrë në Tiranë nuk është debat i urbanistëve dhe ekologëve, por i kryeministrit, presidentit, kryetarit të opozitës, atij të Bashkisë dhe çdo kanali televiziv kombëtar a lokal; ryshfeti më nuk është mjet gare në tender, tashmë tenderët jepen pa garë. A është dëgjuar diçka kështu para dhjetë vjetësh?

Dhe të tri lajmet në Kosovë janë se janë rritur rrogat në sektorin publik aq sa të jenë më të lartat në regjion përderisa ekonomia është më e varfra në regjion; PTK, kompani publike e Partisë në pushtet, vazhdon me sukses të shpejtuar drejt falimentimit të vet dhe ndërtimit të suksesshëm të një korporate private të afërt me partinë në pushtet; posa të hiqet taksa 100 për qind vazhdon “dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Kapje të shtetit, zhvatje dhe dialogu me Serbinë: a nuk janë këto lajme të para dhjetë vjetësh, a më shumë?

2. Shënimet shtetërore gjermane dhe serbe tregojnë se nga Serbia çdo vit për në Gjermani nisen së paku rreth 25 mijë njerëz, në mesin e tyre mjekë, axhustatorë, ndërtimtarë. Dhe shënimet statistikore gjermane tregojnë se shqiptarët e Kosovës tashmë përbëjnë gati gjysmë milioni banorë.

Për më tepër, ky numër vetëm sa do të rritet. Trendi i emigrimit të serbëve është i njëjtë në dhjetë vjetët e fundit dhe nuk ekziston ndonjë arsye pse vitin e ardhshëm 25 mijë mjekë, axhustatorë dhe ndërtimtarë të mos nisen për në Gjermani e prej atje edhe ku të kërkohet brenda BE-së.

Kurse ndër shqiptarë trendi i ikjes nga vendi, nëse është për t’u besuar sondazheve ndërkombëtare, mund të marrë përmasa eksodi. Agjencia e njohur “Gallup” ka zhvilluar sondazh global në periudhën 2015-2017, nga i cili del se Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të spikatura evropiane (të vetmet evropiane) që gjenden në shoqëri me 11 vende të tjera botërore nga të cilat së paku çdo i dyti banor dëshiron të largohet nga vendi. Shqipëria , nga e cila 60 për qind e të anketuarve u deklaruan se mendojnë të largohen, është në shoqëri me Sierra Leonen, Liberinë dhe Haitin. Kosova, nga e cila 46 për qind e të anketuarve u deklaruan se do të largohen, ende pa u mbushur dhjetëvjetëshi i pavarësisë është në shoqëri me Nigerinë, Hondurasin dhe Sirinë.

3. Pyetja e thjeshtësuar, se si është e mundur që shqiptarët të ikin kur Shqipëria e Kosova janë më mirë se kurdoherë më parë, merr përgjigje po aq të thjeshtësuar, se të jesh më mirë se kurdoherë më parë nuk mjafton. Në kushtet tona, përgjigjja e thjeshtësuar është se po merr fund fundi i historisë. Krahasimi me të kaluarën ka shpenzuar veten; gjeneratat e lindura më 1990 nuk kanë pse të dëgjojnë se sa mirë është tash krahasuar me kohën e Enver Hoxhës e as pse është më mirë tash se në kohën e Milosheviqit.

Për më tepër, narracioni politik shqiptar duket si një pllakë e gërvishtur (për ata që u lindën më 1990 edhe kjo është një metaforë që nuk ka shumë kuptim – pra, një pllakë e gërvishtur është metaforë për përsëritje të të njëjtave fjalë a melodi). Në Shqipëri për të satën herë u dëgjua pjesa teatrale në Parlament mbi relacionin e një të ati politikan dhe birit të tij, si dhe mbi mundësinë që mosha të ketë ndikim fatal në kapacitetet mendore të një politikani.

Në Kosovë për të satën herë do të bëhet debat se si një shumicë e njerëzve duhet të paguajnë rroga më të mëdha për një pakicë që ka pasur fatin të jetë e punësuar në sektorin shoqëror, në masë të madhe në bazë të përkatësisë së feudit politik apo regjional.

Shqiptari nga Shqipëria ka mësuar se nuk ka gjë prej debatit parlamentar mbi atësinë apo shkatërrimin e neuroneve me avancimin e moshës. Ka gjasa të mëdha që një debat i këtillë ta shtyjë më tutje drejt vendimit se duhet të largohet, në mënyrë që fëmija i tij të mos dëgjojë debat për atësinë dhe qelizat e trurit.

Shqiptari i Kosovës, ndërkaq, do të ketë detyrë patriotike të largohet nga vendi. Leksioni bazik i ekonomisë tregon se për të rritur pagat në sektorin publik duhet rritur prodhimin ekonomik vendor. Meqë sektori privat nuk mund të prodhojë më shumë në një shtet të kapur si Kosova , atëherë duhet rritur të hyrat nga diaspora. Dhe meqë diaspora, në numrin e tanishëm, nuk mund të dërgojë më shumë remitenca – sepse nuk prodhon më shumë në Gjermani, Zvicër e gjetiu – atëherë do rritur numrin e banorëve në diasporë.

4. Diasporat tona të reja janë dhe do të mbesin aty. Teknologjia informative na mundëson që të komunikojmë me to në “viber” e “skype”, autostradat, tragetet dhe avionët na i sjellin çdo verë (dhe marrin më shumë tutje në stinët e tjera). Kjo është normale për tërë regjionin: Bullgaria, prejse ka hyrë në BE, ka humbur 20 për qind të popullatës së vet; ajo tashmë është akomoduar gjithandej BE-së. Jonormale është që çdo i dyti shqiptar do të ikë prej shtetit të vet. Dhe gjykuar sipas numrave, ndonëse jo kaq drastike, ndodh me serbë, boshnjakë e kroatë: për dy vjet 200 mijë sish kanë emigruar vetëm në Gjermani.

Ndoshta këto shifra duhet lexuar nga ata që zhvilluan dialog jo shumë të frytshëm politik mes Kosovës dhe Serbisë, prejse Kosova shpalli Pavarësinë. Ndoshta duhet ta lexojnë ata që duan të ndërmjetësojnë marrëveshje mes Kosovës e Serbisë: kut i suksesit është një marrëveshje, e cila i mban njerëzit në vend, jo një marrëveshje që do t’i dëbojë më tutje.

Nga ky këndvështrim, Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk është ajo që lëviz fshatra e banorë prej njërës anë në anën tjetër të kufirit, por është ajo e cila bën që popujt të kenë ekonomi e zhvillim pa marrë parasysh në cilën anë të kufirit gjenden.




PSE IKIN SHQIPTARËT ?!




Sevdail Hyseni

Sikur  shpallej, një garë maratonike,

Shqiptarët radhiten, të parët në ikje !


Nuk ikin nga mendja, por ikin nga zori,

Nga ikjet e shpeshta, lumi seç na mori !


Ata që kanë ikur e kanë një pikëllim,

E shijojnë jetën me mall në mërgim !


Kafshatë e kurbetit, s’përtypet lehtë,

Të lidhet në fyt e s’të lë të qetë…


Ata që kanë ikur, për një jetë të mirë,

Të shkojnë e të vijnë, nuk e kanë vështirë !


Sidomos gjatë verës, për dasmë e gazmend,

Dhe për sa ahengje, që nuk mbahen mend..!


“Dita e Diasporës”, “Sofër mërgimtari”,

Si dhe “Promenada”, për qejf kurbetqari !


Sa shpenzojmë për gëzime me miq e shokë,

Askush s’do të ngelte, pa kulm përmbi kokë !


Kjo çmenduri e jonë, s’matet me kufi…

Kush e thotë se s’jemi popull gjymishli !


Po rastis gjermani, të vij para derës,

Mendon se shqiptari, martohet veç verës !!!


Flori Bruqi

DISA SHKRIME PUBLICISTIKO-SHKENCORE NGA SHKRIMTARI FLORI BRUQI

/http://www.bksh.al/adlib/expert/index_al.html/

1Ringjallja / Flori Bruqi; Iljaz Prokshi
2Vrasësit e liridonëve : roman / Flori Bruqi; Mehmet Kajtazi
3Gjarpërinjtë e pallatit : roman / Flori Bruqi; P. Gjakova
4Ndërgjegja : roman / Flori Bruqi; Mehmet Kajtazi
5Zjarri i diellit / Flori Bruqi; Mehmet Kajtazi
6Kronikë pas lufte : (reportazhe, skica dhe komente) : (1999-2013) / Qazim Berisha; Sefedin Xhafolli; Flori Bruqi
7Mos i rrëfe lumit : poezi / Mimoza Legisi; Flori Bruqi
8Liri fjale; Qyteti ku të prita : [Poezi] / Flori Bruqi
9Pasi Kolombi ka thyer vezën... : [Jakov Milaj, "Raca shqiptare", albanologët që studiuan antropologjinë sociale të shqiptarëve, debati] / Flori Bruqi
10Vdiq shkrimtari i madh shqiptar Iljaz Prokshi / Flori Bruqi
11Shërbimet sekrete të Sërbisë në Kosovë / Flori Bruqi
12Gjeneratat e spiunazhit serb në Kosovë e Shqipëri : shërbimet sekrete (2) / Flori Bruqi
13Vrasjet pas luftës në Kosovë, rrjeti i bashkëpunëtorëve : spiunazhi serb (3) / Flori Bruqi
14Arkani, e vrau UDB apo shërbimet sekrete shqiptare : lidhjet e kriminelit serb në Shqipëri dhe Kosovë : spiunazhi serb (4) / Flori Bruqi
15Kosova, seriali i vrasjeve në hierarkinë e spiunëve sërbë / Flori Bruqi
16Emrat e shqiptarëve në partinë e Milosheviçit : policia serbe dhe spiunët shqiptarë / Flori Bruqi
17Pak histori për mjekësinë : si ka evoluar shkenca e dijes mbi sëmundjet nga empirizmi në teknikën moderne / Flori Bruqi
18Flamurtari i Lirisë, Mehmet Kajtazi : në vend të përkujtimit për shkrimtarin që ndezi qiellin dhe me shkrime na solli lirinë / Flori Bruqi
19Napoleon Bonaparti dhe shqiptarët : [të dhëna burimore që vërtetojnë origjinën shqiptare të perandorit Francez] / Flori Bruqi
20Thyerja e miteve : në përvjetorin e lindjeve të 3 figurave të ndritura kombëtare Adem Demaçi, Ismail Kadare, Rexhep Qosja / Flori Bruqi
21Një letër e panjohur e Mr. Ukshin Hotit : në vend të përkujtimit / Flori Bruqi
22Letërsia e rilindjes; Letërsia Moderne; Letërsia e Pavarësisë / Flori Bruqi
23Shqiptarja me zemër të madhe e dashuri për atdheun : [kushtuar poetes Viktore Leka e cila jeton në Itali] / Flori Bruqi
24Kompozitori i harruar, Rexhë Mulliqi / Flori Bruqi
25Doktor i shkencave në moshën 75 vjeçare : [kompozitori Akil Koçi] / Flori Bruqi

Të gjitha të drejtat të rezervuara © 2006-2012 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...