Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/08/29

Kryekriminelet serb në krye të shtetit edhe në shekullin XXI


Ministri i Mbrojtjes i i Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se pas shumë kohësh Serbia e ka një president i cili do të luftojë për Kosovën dhe i cili ka fuqi të përballet me situatën e vështirë, raporton Tanjug.“Vuçiq do të luftojë”, tha Vulin duke u përgjigjur në pyetjen se sa e vështirë është për Serbinë situata aktuale në raport me Kosovën dhe se a do të mund Serbia të nxjerr më të mirën nga kjo situatë.“Serbia është në një pozitë shumë të vështirë, përballë forcave të mëdha që kërkojnë nga Serbia ta justifikojë shkeljen e të drejtës ndërkombëtare nga ana e tyre”, pohoi Vulin, duke shtuar se Serbia tash e ka një president që ka guximin të përballet me këto sfida.




Presidenti serb zt.Aleksander Vuciq, është politikani më i fuqishëm i Serbisë, dikur kishte shërbyer si kamarier  i  Prof.Dr. Vojsllav Sheshelit  dhe ministër i informacionit  të presidentit serb zt.Sllobodan Millosheviq.



 Gjatë luftës kishte mbajtur edhe pozitën e Ministrit të Informatave dhe kishte udhëhequr propagandën e Serbisë në Kosovë. Pas rënies së Milloshevicit dhe Sheshelit, nxënësi i tyre, arriti të rikthehet në politikë dhe të bëhet edhe President i Serbisë.

Presidenti i serbisë zt. Aleksandër  Vuciq, aktualisht në Serbi, kontrollon gjithçka. Udhëheq Shtetin ,Kontrollon  Qeverinë, mban në kontroll Shërbimin Sekret  (BIA-në) dhe ushtrinë si dhe ka gjunjëzuar mediat e pavarura atje.

Ky është profili i Presidentit autokrat Serb, që viziton sot Veriun e Kosovës dhe prezanton idenë e tij për marrëveshjen finale me shqiptarët.
Kur Aleksander Vuciq u bë President i Serbisë, një pjesë e madhe e mediave në Kosovë e Serbi, nisën të shkruajnë se babai i tij ishte shqiptar. 

Aludonin te një ish-gazetar i Kosovës që kishte punuar në Beograd dhe kishte pasur fqinjësi me familjarët e Vuciqit, shkruan Gazeta Express.Por, kush në të vërtetë është Aleksander Vuciq?

Aleksandër Vucic ka lindur me 5 mars të vitit 1970 në kryeqytetin e Serbisë në Beograd. Në moshën 18 vjeçare ai kishte përfunduar shkollimin e mesëm dhe më pas kishte diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd me 1994.Një vit para se përfundonte studimet ai ishte bashkuar Partisë Radikale të Sllobodan Millosheviqit,Prof.Dr.  Vojisllav Sheshelit e Tomisllav Nikoliçit.



Bashkë me ta kishte projektuar dhe kishte marrë pjesë aktivisht në kryerjen e krimeve të Serbisë mbi ish-republikat e Jugosllavisë përfshirë edhe Kosovën.

E meqenëse nuk mund të merrte ndonjë pozitë të lartë në parti, fillimisht juristit të diplomuar i ishte dashur ta bënte edhe profesionin e ‘kamerierit’, duke furnizuar me birra shefat e tij.

Fotografia ku Vucic shihet teksa i furnizon me birra Sheshelin e Nikoliqin vazhdon të përqeshet edhe sot e kësaj dite.Duke qenë se qysh në fillet e karrierës së tij politike i ishte bashkuar një partie me mendësi radikale, edhe Vuçiq nuk kishte si të bëhej ndryshe.Pas dy vitesh drekash me birra e meze me  Vojisllav Sheshelin, Sllobodan Millosheviqin e  Tomisllav Nikoliqin, Vuçiqit i kishte ardhur mundësia që t’i shfaqte idetë dhe mësimet e tij të marra nga mësuesit e tij.
Gjatë gjenocidit serb në Bosnje dhe Hercegovinë, Vuçiq kishte lëshuar një deklaratë e cila kujtohet edhe sot e kësaj dite.

“Për një serb të vrarë, duhet të vriten 100 mysliman”, ishte deklarata shokuese e Vucic.Pas orvatjeve të shumta nëpër zyrat e partisë dhe rolit të ‘kamerierit ’, në marsin e vitin 1998, gjatë kohës së luftës në Kosovës, Vuçic ishte emëruar si ministër i Informacionit duke udhëhequr kështu me propagandën e Serbisë në Kosovë.Ky moment mbase mund të jetë filli i fuqizimit të nxënësit të Millosheviqit e Sheshelit, në botën e politikës.

Menjëherë pas ngritjes në detyrë, Aleksandër Vuçiq kishte filluar që ta mbronte më gjithçka që kishte në dorë , Sllobodan Millosheviqin.


Si ministër i Informacioni, Vuçiq kishte propozuar që të dënoheshin rëndë të gjithë gazetarët të cilët shkruanin keq për liderin famëkeq, Sllobodan Millosheviq.Madje Vuçiq e kishte kërcënuar dhe një gazetar serb, Slavko Curuvija, i cili më vonë ishte gjetur i vrarë në vitin 1999. 

Gruaja e gazetarit e kishte akuzuar drejtpërdrejtë Vucicin se kishte dorë në vrasje.


Rezultate imazhesh për aleksander vuqiq ish portparoll i Millosheviqit


Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, Vuçiq kishte dhënë dorëheqje nga posti i ministrit, por kishe ushtruar detyrën e tij deri në shpërbërjen e plotë të regjimit të Millosheviqit.

Në vitin 2004, Vucic i ishte futur garës për të parin e Beogradit, duke e shijuar kështu disfatën e parë politike. Pas dy raundeve të votimit, Vuciq humbi garën kundrejtë kandidatit të Partisë Demokratike, Nenad Bogdanoviq.

Gjatë disa viteve kishte ushtruar disa detyra administrative, ndërkohë pas përplasjes ndërmjet Vojsillav Sheshelit dhe Tomisllav Nikoliqit, Vuçiq kishte vendosur që t’i shkonte pas këtij të fundit, i cili e emëroi edhe nënkryetar të partisë së re të krijuar pas ndarjes me Sheshelin.

Në fillim të vitit 2008, Nikoliq e kishte themeluar Partinë Progresive Serbe. Ky ishte një moment kthese në ideologjinë dhe mendësinë që Vuciq ishte formësuar si politikan.Nikoliq ndryshoi menjëhrë politikat e partisë, duke e anashkaluar idenë për ‘Serbinë e Mdhe’ dhe duke u kthyer nga Bashkimi Evropian.

Aleksandër Vuciq fillet e kthesës së madhe nga një politikan radikal drejtë një pro-perëndimori i bëri në vitin 2013, duke u bashkuar me ekipin negociator në bisedimet Serbi-Kosovë në Bruksel dhe duke e pranuar marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Në vitin 2014 kur Tomisllav Nikoliq u bë president i Serbisë, Vucicit ia kishte lënë në dorë kreun e partisë.

Në zgjedhjet parlamentare në mars 2014, partia e Vucic, SNS fitoi 48.35% të votave dhe formoi qeverinë me një koalicion të mbledhur me SPS. Vuciqu zgjodh kryeminsitër.


Pas mandatit të kryeministrit,Aleksandër  Vucic arriti që në vitin 2017 të zgjedhet president i Serbisë, duke prekur kështu kulmin e karrierës së tij politike.Brenda një periudhe 23 vjeçare, Aleksandër Vucic arriti që të shndërrohet nga një ‘kamerier ’ i  Vojisllav Sheshelit,Toimisllav  Nikoliqit e  Sllobodan Millosheviqit me mendësi radikale, në një president pro-perëndimor të Serbisë.

Ndërkohë gjatë gjithë kësaj kohe të tij në pushtet, ai ka punuar vazhdimisht që ta drejtojë Serbinë drejt Evropës, megjithatë është kujdesur mjaft shumë që të ruaj raportet me Rusinë si një ndër aleatët më të fortë të Serbisë.

Vuciq pas kulminacionit të tij në politik, tani është duke u angazhuar për t’i dhënë një zgjidhje edhe konfliktit shumë vjeçar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.




Portali Dnevno.Hr ka postuar edhe fotografi të ish gazetarit të njohur shqiptar në Radio Jugosllavia të Beogradit  dhe të RTS ,
zt.Fahri  Musliut dhe  Aleksandër Vuciqit , për të potencuar ngjashmëritë ndërmjet tyre.



Ndërkaq në librin “Haske muke” , “Vuajtje e Hagës” të autorit Ljubisa Petkovic, ish nënkryetar i Partisë Radikale Serbe , thuhet se xhaxhai i Vucic ka qenë ustash.

“Vucic ia ka dhënë besën babait të tij Fahriut se Kosova do të ndahet nga Serbia” shkruan portali Dnevno.Hr.

Më pas aty theksohet se Fahri Musliu ka punuar në RTS ku edhe ka punuar edhe nëna e Vuciq.

 Media kroate dhe ato  kosovare, pretendojnë hapur një debat mbi pjesët e errëta të historisë familjare të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq. 

Pas lajmit të mediave kroate se një shqiptar i Kosovës (Fahri Musliu) është baba biologjik i ish Kryeministrit (tash Kryetarit  të Serbisë) Aleksandar Vuçiq, disa media kanë publikuar foton e babait të tij. 

Në bazë të fotografisë, Kryeministri serb(tash Kryetari Serb) nuk ngjan me Andjelko Vuçiçin, babain e tij ligjor.

 Kurse, gazetari i mirënjohur shqiptar zt. Fahri Musliu e ka mohuar se është baba i  presidentit serb Aleksandër Vuçiçit, edhe pse ka thënë se nënën e tij e ka njohur.


Fahri Musliu i ka quajtur shpifje shkrimet e mediave kroate dhe më pas atyre kosovare.

 Gjithçka nisi nga një shkrim i Slobodan Rakoceviçit të botuar në dnevno.hr. Aty shkruhet se në librin “Mundimet e Hagës”, radikali serb-autori i librit-Ljubisa Petkoviç, ka shkruar se asnjë nga familja e Aleksandar Vuçiçit nuk ka pësuar gjë në kampin nazist të Jasenovcit në Kroaci, gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Unë kam dokumentin e datës 19 shtator 1941, që tregon se Vuçiçët janë deklaruar si familje katolike. 

Familjet Kadijeviç, Lukiç, Praljak dhe Vuçiç janë bërë katolikë nga ortodoksë, në shtator 1941. Kryefamiljar i familjes ishte Adelko Vuçiç, gjyshi i tanishëm kryeministrit serb- Aleksandar Vuçiç”. Autori ka kundërshtuar pohimet e Vuçiqit se 20 anëtarë të familjes së tij janë vrarë në Jasenovc.

 Madje, ai thotë se i vetmi i vdekur gjatë asaj periudhe në familjen Vuçiç ishte i gjyshi, por nga plagët e një rrahje në një kafe të Banja Llukës, pasi merrej me kontrabandë. 

Mediat kroate dhe ato kosovare spekulojnë mbi atësinë duke u nisur nga fakti që shqiptari Fahri Musliu ka punuar në RTS me nënën e Vuçiçit. 

Dhe kolegët e tyre dëshmojnë se ata kanë qenë miq të ngushtë. Vetë Vuçiçi më parë, ka thënë se shpifjet ndaj meje arrijnë deri aty sa thonë “që babai im është Fahri Musliu ose Fadil Muriqi, apo nuk e di se si quhet”. 

Benzinë zjarrit i ka hedhur edhe këngë tari dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Naser Berisha. Ai thotë se prej kohësh e kishte një sekret, një informatë që kishte të bënte me babanë e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Tani dua t’ju tregoj se sekretin mundem ta mbaj deri në pafundësi, por në çastin kur bëhet publike si lajm, më edhe nuk është kurrfarë sekreti. Dua t’ju them se nga kur e di unë këtë ‘sekret’. 

Shumë persona sot publikuan se e dine këtë ‘sekret’ që 1-2-3 muaj. Po ju tregoj se unë këtë informatë e kam që nga mesi i vitit 2013 nga një mik shumë i mirë dhe serioz. 
Rezultate imazhesh për aleksander vuqiq
Miku im në fjalë, së pari nuk besoj se do të më hidhërohet, dhe së dyti le ta dijë se tani e tutje ka edhe më shumë respekt nga unë”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook, ku paralajmëron që të shihet data e bashkëbisedimit të postuar djathtas. 

Përballë shumë shkrimeve që kanë në qendër emrin e tij Fahri Musliu ka deklaruar sërish se e ka njohur nënën e Vuçiçit, por nuk ishte babai i tij.

 Në faqen e tij në “Facebook”, Musliu thotë se ai njeh nënën e Vuçiçit, pasi kanë qenë kolegë, gazetarë, por mohon të ketë patur lidhje me të. Ndërkohë në Kosovë, në disa portale sugjerohet, jo pa ironi, se për shkak të ngjashmërisë që kanë, Fahri Musliu e Aleksandër Vuçiç duhet të bëjnë testin e ADN-së.

Debati

Në profilin e ish-gazetarit Fahri Musliu në Facebook, me dhjetra shqiptarë i janë drejtuar me pyetje, nëse ishte e vërtetë që ai është babai i kryeministrit të Serbisë. Gaztari shqiptar Fahri Musliu mohon dhe u sugjeron lexuesit  të shohin në  roterin e google .com-it dhe të mos merren me spekulime të matrapazëve në disa portale informative kroate dhe shqiptare....

Flet gazetari i përfolur Fahri Musliu: E vërteta për atësinë e Vuçiçit


Takim në vjeshtën e 1994-s

Një paradite të ngrohtë vjeshte tiranase njëzet vjet më parë, bashkë me Fahri Musliun pija kafe në një nga kafenetë më luksoze të asaj kohe në Tiranë, pikërisht në zonën e Bllokut të famshëm, pranë vilës së Enver Hoxhës. Me Fahriun takohesha për herë të parë, por njihesha përpara e kishim biseduar shumë herë në telefon me të. Të dy punonim për Zërin e Amerikës, ai transmetonte nga Beogradi, ndërsa unë nga Tirana. Ai kishte ardhur në Tiranë dhe ndonëse takoheshim për herë të parë, biseda ishte tejet e përzemërt, sikur të ishim takuar mijëra herë së toku. Më ka ngelur në mendje ai takim pasi edhe u ‘grindëm’ me njëri-tjetrin. Fahriu ishte një gazetar me shumë përvojë dhe unë e admiroja për guximin që tregonte duke transmetuar nga Beogradi, pra nga aty ku buronte gjithë ajo urrejtje antishqiptare. Mirëpo ndërkaq, ai në atë takim me mua ishte tejet kritik edhe me shumë zhvillime të Tiranës. Ishte koha kur president i vendit ishte Sali Berisha dhe ai, pra Fahriu, nuk ishte aspak dakord me ato që ndodhnin në Tiranë, me një dhunë de fakto mbi mediat, ndaj ish-të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve, me qëndrimin jo luajal ndaj opozitës etj. Unë përpiqesha të argumentoja ato që ndodhnin me faktin se sapo kishim dalë nga diktatura, mund të kishte të meta, por këto ishin kalimtare, nuk kishim përvojë etj., etj. Jo, jo, më ndërpriste Fahriu, nuk është kështu. Demokracia ose është, ose nuk është… Ai e donte demokracinë, e njihte atë më mirë se unë, por mbi të gjitha donte kombin e tij shqiptar dhe dëshironte me gjithë zemër prosperitetin e këtij kombi. Po prosperiteti nuk vjen me dhunë, me barbari, me shkelje të të drejtave të njeriut. Boll kena vuejtur!, thoshte Fahriu dhe ngrinte zërin instinktivisht. Ndonjë që mund të na ketë dëgjuar duke biseduar në atë kafene gjatë asaj kohe, ndoshta ka pandehur se ne po grindeshim. Dhe kështu u ndamë atë ditë, por fjalët e këtij kolegu më kanë jehuar në vesh për shumë e shumë vite. Dhe gjithnjë i kam dhënë të drejtë Fahriut për ato mendime që më shfaqi atëherë. Më pas erdhi masakra e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1996, erdhi viti i zi ’97… Fahriu kishte pasur të drejtë! Po ku ta gjeja sërish Fahriun për të diskutuar? Ai në Beograd dhe unë në Tiranë vijuam punën, por nuk jemi takuar më pas sërish për të vazhduar bisedën mbi atë temë…



Vazhdim virtual i një bisede pas 20 vjetësh

Rasti e solli të takohem virtualisht me Fahri Musliun ditët e fundit.

Ndodhi ajo që ndodhi në Beograd më 14 tetor gjatë një ndeshjeje futbolli midis Serbisë dhe Shqipërisë dhe që tashmë e njeh gjithë bota. Një dhunë mesjetare në atë stadium ishte e paimagjinueshme për Europën e shekullit të 21-të. Ishte shpërthimi i një urrejtjeje kundër shqiptarëve, një urrejtje e akumuluar për shumë e shumë vite dhe që duket se nuk fashitet kurrë në shpirtin e serbëve. Ka më shumë se një javë që jo vetëm në Shqipëri e Serbi, kjo ngjarje është kryetemë që dominon edhe politikën, por edhe në shkallë evropiane, pasi ato pamje të tmerrshme në stadiumin ‘Partizani’ të Beogradit kanë bërë xhiron e botës. Dhe pikërisht këtu fillon çudia! Serbët që nga njeriu më i thjeshtë e deri te presidenti i vendit po përpiqen me të gjitha mënyrat të fajësojnë shqiptarët. Për dronin që u shfaq mbi stadium me simbolet tona kombëtare, për dhunën në fushën e blertë, madje dhe për thirrjet ‘Vritini shqiptarët’ që ata thonë se nuk i kanë dëgjuar! Gjithë qëllimi duket se është të bëhen bashkëfajtorë xhelati dhe viktima…

Dhe kështu u sajua historia e Aleksandër Vuçiçit. Një portal kroat shkruajti se “Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka prejardhje shqiptare nga babai. Kështu shkruan një portal kroat, i cili thekson se babai biologjik i shefit të qeverisë serbe, është gazetari shqiptar Fahri Musliu”.

Këtë lajm e transmetuan mediat shqiptare, në Shqipëri e Kosovë, natyrisht dhe mediat serbe. Ishte një lajm që ra si rrufe dhe trazoi edhe më keq situatën ballkanike që edhe pa kësi lloj haberesh nuk është kurrë e qetë. Kjo ndodhi pak ditë para një vizite të paralajmëruar të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi.

I shkrova pardje Fahriut dhe bëmë një bisedë të gjatë për këtë temë. I kërkova madje dhe një intervistë kolegut tim të vjetër, por ai pa më refuzuar, me elegancë më la të nënkuptoja se gazetarët nuk ka pse të intervistojnë gazetarët dhe se nuk duhet kurrsesi të bien në kurthin e mashtrimeve dhe shpifjeve keqdashëse.

Rezultate imazhesh për fahri musliu


Fahri Musliu akuzon dhe padit

Ja si m’u përgjigj Fahri Musliu:

“Faleminderit Xhevdet dhe e kam vështirë të të refuzoj ty, ama kam vendosur të mos prononcohem sepse me këto shkrime shpifëse, të pabaza, denigruese e linçuese do të merren organet e hetuesisë e gjyqësisë. Sepse portalet kosovare, me kërkesë të pjesëtarëve të SHIK-ut famëkeq të Kosovës e botojnë pa distancim tekstin e një portali të diskutueshëm tepër ekstremist të Zagrebit, që ka pas për qëllim ta njollosë Vuçiçin. Sepse tani gazetarët nuk merren me të vërteta, por me thashetheme dhe pa e verifikuar burimin e pa hulumtuar si duhet. Vuçiç është i lindur në mars të vitit 1970, kurse unë në studime në Beograd kam shkuar në tetor të vitit 1972 dhe për këto gjëra ekzistojnë faktet. A thua mos ka ëndërruar mua nëna e Vuçiçit, që ka qenë një gazetare dhe kolege imja e shkëlqyeshme që nga viti 1985 kur edhe e kemi përcjellë bashkë punimet e Kuvendit të Jugosllavisë e Serbisë me qindra gazetarë të tjerë nga e mbarë Jugosllavia? Ajo si korrespondente e Tv të Novi Sadit të Vojvodinës, e unë si korrespondent i Rilindjes. Dhe vetëm kjo është e vërteta në pika të shkurtra”.


Rezultate imazhesh për fahri musliu

Në vijim të bisedës me Fahriun, ai shtoi se:

“Pra me atë (nënën e Vuçiçit) njihem si kolegë, me respekt reciprok si me shumë kolege e kolegë të tjerë dhe asgjë tjetër. Madje që nga mesi i viteve të 90-ta kur ekzistonte Jugosllavia e cunguar, kam pushuar së shkuari shpesh në Kuvend dhe kur shkoja, atë rrallë e kam parë, kurse që nga viti 1997 s’e kam takuar fare”.

Po unë pikërisht këtë doja të konfirmoja nga Fahriu dhe ai ma shprehu këtë. Dje foli vajza e Fahriut, Valbona Musliu, e cila punon si gazetare prej 15 vitesh dhe i hodhi poshtë të gjitha shpifjet kundër babait të saj, duke mos munguar të kritikojë edhe cilësinë e dobët të gazetarisë së sotme.

Por unë doja të shtoja këtu dhe reagimin që ka bërë edhe e bija e Ukshin Hotit të famshëm, politologut dhe atdhetarit të madh që e syrgjynosën dhe e zhdukën serbët para më shumë se 15 vjetësh. Erleta Ukshin Hoti, shkruante pikërisht kështu:


Rezultate imazhesh për fahri musliu

“Kur vjen puna tek portalet, mbase mundohem t’i kuptoj se shkruajnë për të përfituar. Po, kur ‎RTK si Medium Publik ofron fakte se ‎Vuçiçi na qenka djali i Fahri Musliut, duke marrë si burim zyrtar të informacionit Wikipedia-n, kjo është e patolerueshme. Ore injorantë, a e dini se nuk jeni ‎PORTAL, por jeni INSTITUCION PUBLIK? A jeni të vetëdijshëm që në Wikipedia çdo njeri mund t’i ndërrojë informatat? A do të mbushet mend ndonjëherë pushteti dhe populli t’i tregojë këtij Menaxhmenti të degjeneruar përmes jo profesionistëve që i ka punësuar, se nuk e kanë vendin në Institucione Publike, por… mbase në Wikipedia, në mënyrë që të tallemi me ta!”


Rezultate imazhesh për fahri musliu

Pse gjithë kjo zhurmë?

Më shkruan përsëri Fahri Musliu:
Image
“Xhevdet, për këto shkrime nuk fajësoj portalin kroat që e ka botuar tekstin ku përmendem unë, por jam i zemëruar dhe indinjuar me faktin se përse ky tekst pjesërisht u publikua pas gati një muaji në portalin Gazeta Express e pastaj edhe gati në të gjithë portalet e tjera përfshirë edhe RTK për të cilin kam punuar tetë vjet rresht, pa bërë asnjë verifikim apo pa mbledhur fakte të nevojshme siç e kërkon profesioni. Shtrohet pyetja: Kush ishte iniciuesi, apo porositësi i publikimit të këtij teksti dhe për çfarë qëllimesh bëhet një linçim i orkestruar disaditor, denigrim dhe njollosje e fyerje ndaj personalitetit tim njerëzor e profesional dhe ndaj familjes time? Tek e fundit, unë nuk jam politikan i kalibrit të lartë e as që jam politikan, por një person publik e tash gazetar i paangazhuar në pension.
Rezultate imazhesh për fahri musliu

Më mbetet të ju “falënderohem” kolegëve nga këto mediume në Kosovë e Shqipëri për angazhimin aq të madh që sa më shumë të më poshtërojnë. Por po ju them atyre dhe tjerëve, se unë do të vazhdoj të jetojë me shkëlqimin e njeriut, i cili gjatë gjithë jetës ka punuar me përkushtim e dinjitet të madh dhe me kode të rrepta njerëzore e profesionale, për çka gjithë këtë e kam arritur falë ndihmës dhe mirëkuptimit të madh të familjes time, në radhë të parë katër gocave: Linditës, Valbonës, Albërijes dhe Artës”.( Xhevdet Shehu)


Reagon Valbona Musliu, e bija e Fahri Musliut


Të dashur miq!

Këtyre ditëve mediat në Kosovë shumica prej të cilave dorë-lëpirëse të pushtetit, botojnë shkrime të ndryshe përmes së cilave etiketojnë familjen time më saktësisht babën tim, Fahri Muslin, i cili për plotë katër dekada me mish e shpirt iu kushtuar profesionit të gazetarisë.

Edhe pse nuk kam dashur të merrem me këto shpifje të gazetarëve dhe redaktorëve që për vite kanë ushtruar profesionin e muratorit nuk po më len ndërgjegjja të qëndrojë duarkryq e sy mbyllur.


Të nderuar "kolegë gazetarë" kur po lexoj se çfarë po shkruani po më vie turp që po e ushtrojë këtë profesion për mbi 15 vite të trashëguar nga i Ati. Kjo më bën të kuptojë se në mediat tona shumicën prej tyre portale, gazetarët e të cilave nuk luajnë nga karrigia, nuk paska gazetari të mirëfilltë dhe gazetarë gjithashtu pasi që askush nuk është përpjekur ta thotë të vërtetën pos trillimeve, shpifjeve e etiketimeve, duke u bërë vetëm një copy- paste shkrimeve të huaja dhe asgjë më shumë.

Për mua si vajza e Fahri Musliut fare pak kanë rëndësi këto shkrime, sepse me to jetoj për afro 40 vite, ndërsa është për të ardhur keq për gazetarinë kosovare në përgjithësi. Unë do t’i kisha këshilluar gazetarët shpifës që mos të merren me privatësinë e Babait tim e as të kujtdo qoftë tjetër, por të merren me problemet që e kanë futur vendin në zgafelle e nuk po mund të del assesi.

Nuk e di nëse këta pjatëlëpirës të gazetës Express duke mos anashkaluar shumicën e mediumeve tjera a e kanë trajtuar ndonjëherë korrupsionin, prostitucionin, drogën, tenderomaninë, mafinë, hajninë, arsimin e degraduar, shëndetësinë e fundosur që edhe e kanë quar vendin në humnerë?!

Sigurisht se jo sepse shumica e tyre nuk dinë se çka është lajmi përpos rrugës më të shkurtër copy – paste sa për të thënë se po punojnë diç . Nuk është për tu habitur sepse në një shtet ku nuk funksionon rendi e ligji i hapet dera dhe rruga gjithkujt të luaj si të dojë. Nuk e di pse vallë këta njerëz merren me jetën private qoftë në këtë rast Fahriut apo edhe të tjerëve. Dhe shpesh po i shtroj pyetje vetës se sa është e rëndësishme për opinionin që të merren gazetarët me gjëra të kota.


Reagon Valbona Musliu, e bija e Fahri Musliut

Gjithashtu nuk e di nëse këta gazetarë kanë hulumtuar më shumë për punën gazetareske që e ka bërë ai dhe për të arriturat e sukseset e pa numërta që edhe mua në radhë të parë, por edhe familjen në përgjithësi na bëjnë të ndihemi krenarë dhe qëndrojmë ballë hapur e faqe bardhë kurdoherë.

E më së shumti më ka habitur një postim i patologut Arsim Gërxhaliu në llogarinë e tij sociale, i cili për çudi paska kohë që të merret me ADN- në e Aleksandër Vuçiqit. Aq analizat patologjike në Institutin e Mjekësisë ligjore janë të sakta saqë nuk dyshoj që 1 milion e tetëqind mijë banorët e shtetit do të dilnin vëlla e motër!.

E zotin Gërxhaliu e kisha rekomandue që më shumë le të merret me problemet shtetërore. Jemi dëshmitarë të asaj që në vend çdo ditë nga pakujdesia nëpër spitale vdesin qytetarë të ndryshëm që në mungesë profesionalizmi futen nën Dhe, dhe mbyllen rastet po arë ditë pa iu bërë një autopsi si duhet .

Duke mos e zgjatur shumë i kisha këshilluar kolegët e mi gazetarë që ta ushtrojnë këtë profesion me shumë seriozitet duke e thënë gjithmonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, sepse vetëm kështu mund të arrijnë cakun e dëshiruar. E për ata që nuk dinë se çfarë është misioni, por edhe profesioni i gazetarit le t’i ndjekin hapat e Babait tim.

Me respekt Valbona Fahri Musliu


Ish-Presidenti serb Prof.Dr. Boris Ljubomir Tadiq : Aleksandër Vuçiç ua ka premtuar Kosovën ndërkombëtarëve


Rezultate imazhesh për aleksander vuqiq


Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq  në Bukuresht  duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për njohjen e Kosovës ka bërë një kundër pyetje “atëherë çfarë do të ishte kompromisi”.

„Nëse propozimi është që vetëm Serbia ta njohë Kosovën, kjo, në këtë rast do të thotë se shqiptarët fitojnë të gjitha e pyetja ime është se çfarë do të fitonin serbët. Nëse dikush do të më thotë se “manastiret dhe kishat do të mbrohen”, kundër pyetja ime do të ishte “e në rast se jo, a do të digjen ato, apo çfarë”?, citon b92 të ketë thënë ai.

Vuçiq ka theksuar Serbia po bën përpjekje që të arrijë zgjidhje kompromisi, nuk po e shqyrton njohjen, por është hapur për të gjitha çështje tjera që shpien drejt zgjidhjes së këtij problemi të rëndësishëm. Sipas fjalëve të tij, është me shumë rëndësi që të gjendet mënyra si t’i qaset këtij problemi dhe si t’i prezantohet ai opinionit.


Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq  në Gjenevë: 
Në vitin 2019  do të njohim Kosovën për çka është – krahinë autonome e Serbisë



Bërnabiq në Gjenevë: Këtë vit do të njohim Kosovën për çka është – krahinë autonome e Serbisë
Nërsa Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë  në Gjenevë se në interesin e Serbisë është paqja dhe stabiliteti në rajon sikurse edhe bashkëpunimi me të gjithë partnerët.

“Mbi të gjitha jemi të interesuar për të ardhmen, për zhvillimin e rajonit në të cilin të rinjtë dëshirojnë të qëndrojnë, për ndalimin e ikjes së trurit, për përfitime nga revolucioni i katërt industrial”, tha Bërnabiq para gazetarëve në Gjenevë ku po merr pjesë në Forumi Ekonomik Botëror, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Kryeministrja serbe foli edhe për Kosovën, ku tha se këtë vit do të njohim statusin e saj të cilin e ka – krahinë autonome e Serbisë.

“Ky është viti në të cilin do të njohim Kosovën si edhe është – krahinë autonome e Serbisë”, tha Bërnabiqi.

Në këtë takim po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kërkoi mbështetje nga pjesëmarrësit e Forumit për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, duke thënë se rezultati i saj nuk duhet paragjykuar.

E19617C8-9E28-44CC-A439-7158393D7068_w1023_r1_s-600x360

Ish-Presidenti serb Prof.Dr. Boris  Ljubomir Tadiq :
 Aleksandër Vuçiç ua ka premtuar Kosovën ndërkombëtarëve



Prof.dr.Boris Ljubomir  Tadiq, ish-president i Serbisë, i cili aktualisht është lideri i Partisë Socialdemokrate ka thënë që ndërkombëtarët po kërkojnë nga opozita në Serbi të mos e shqetësojnë opinionin, sepse “Aleksandar Vuçiq ua ka premtuar Kosovën”.



Tadiq në një intervistë për gazetën serbe “Blic.rs” ka deklaruar se askush nuk mund të thotë se kur do të bëhet zgjidhja e problemit të Kosovës, por më e rëndësishme sipas tij është se si do të jetë kjo zgjidhje.

Ai ka thënë se po mundohet të gjejë një zgjidhje të krijimit të dy entiteteve në Kosovë dhe për dalje nga konflikti i ngrirë.

Tadiq ka sqaruar se kurrë nuk do të mbështeste një zgjidhje ta atyre “që me premtimin e servilizmit ndaj çështjes së Kosovës erdhën në pushtet dhe për të cilët ruajtja e interesave personale dhe pushtetit janë mbi ruajtjen e interesave kombëtare”.

Tadiq i ka bërë thirrje Vuçiqit për duel televiziv, sepse siç tha ai “është e domosdoshme që qytetarët e dinë të vërtetën e plotë, të cilën nuk e dinë, sepse i janë nënshtruar propagandës së pastrimit të trurit, e deri sa nuk e dinë të vërtetën, nuk mund të nxjerrin gjykim të drejtë”.

Luljeta Progni : Kalvari i ushtarakut shqiptar të dënuar dhe gruas italiane, takimi pas 45 vjetësh


20 shkurt 1991. Maria Gorizzia ishte zgjuar herët në mëngjes. Do përgatitej për një ditë shumë të rëndësishme.

Kalvari i ushtarakut shqiptar të dënuar dhe gruas italiane, takimi pas 45 vjetësh

Në dhomën e saj të vetmuar, kishte diku në qoshe një komodinë ku ruante sendet më të shtrenjta. Prej andej, nxori disa bizhu e nisi t’i vendosë në qafë e duar dhe pasi u stolis, u nis plot me emocione drejt aeroportit të Bolonjës. Atje priste orën kur do të mbërrinte një avion nga Tirana. Qëndroi gati gjithë ditën, sepse avioni ishte nisur me vonesë nga Tirana, për shkak të situatës politike që po kalonte asokohe Shqipëria. Atë ditë, po rrëzohej busti i diktatorit Enver Hoxha. Maria Gorizzia (Gori) priti disa orë në aeroport dhe as që i shkoi mendja të largohej, pasi kishte një bindje se avioni nga Tirana do të vinte gjithsesi. Kishte një jetë që e priste atë çast. Ishte pasdite në Bolonja, kur Gori arriti të shohë nëpër tabelat e aeroportit se avioni nga Tirana, ishte nisur e do të mbërrinte shpejt në destinacion. Ishte vendosur në një qoshe atje ku arrinte të shquante qartë të gjithë pasagjerët që do të zbrisnin nga avioni. Erdhi çasti. Avioni kishte mbërritur dhe pasagjerët pas pak minutash, nisën të shfaqen. Para syve i kaluan me radhë të gjithë pasagjerët dhe Gori mbeti e shtangur në këmbë. Aeroporti nisi të boshatisej dhe Gori po ndiente ftohtësinë e stinës e të fatit të keq që iu duk se po e përndiqte. Nisi t’i drejtohej portës së daljes, kur i kapi syri një siluetë në një prej karrigeve në terminal. Ishte një burrë i kthyer me kurriz që po qëndronte i drojtur dhe i vetëm në atë karrige. Gori iu afrua ngadalë edhe nisi të bëlbëzojë emrin Valentino… silueta nisi të lëvizë e Gori me të “panjohurin” u panë sy më sy. Ishte Valentini, dashuria e jetës së saj… kishte 45 vjet që e priste.

Gori nuk e kishte njohur kur i kaloi para syve e as Valentini nuk e kishte njohur fytyrën e gruas që dikë kërkonte duke pritur me ankth. Gori e Valentini kishin ndryshuar mjaft. Ashtu si të habitur, u panë sy më sy për disa sekonda e mes lotësh u përqafuan…

“Valentini ishte ulur në një qoshe të sallës së pritjes duke parë nga jashtë, me mend se Gori do t’ishte vonue ose mund të kishte ngatërrue orarin. Ajo afrohet dalëngadalë afër përsonit, dhe me një gjysmë zani i foli: «Scusi Signore, lei non è per caso Valentino ?…» . Valentini ishte kthye: «Gori?» …dhe u përqafuen pas 47 vjet si pleq. Ky Uliks i shekullit njëzet, ia kishte kalue Uliksit të 3000 vjet ma parë, sepse jo 20 vjet por ma tepër se dyfishin e kohës i ishte dashun të përballonte stuhitë e tallazët e detëve ideologjike të komunzmit, për të arritë të përqafonte të dashunën e tij, që ia kishin grabitë nga krahët në moshën ma të bukur të rinisë. E tashti pas 45 vjet arritën të bashkohën, sa thue nuk po njihnin njeni tjetrin…. “, rrëfen Lekë Pervizi, takimin në aeroport të të vëllait Valentin me bashkëshorten e tij, Gorizzia (Gori).


I fundit përqafim i tyre kishte ndodhur fiks 45 vjet më parë, në mars të vitit 1946, kur Gori mori rrugën e riatdhesimit në Itali e Valentini një tjetër rrugë, një udhëtim të gjatë nëpër burgjet e kampet e internimit gjatë regjimit komunist. Prej atij përqafimi të fundit, në mars të vitit 1946, Maria Gorizzia do të kthehej në shtëpinë e saj në Bolonja, për të qëndruar atje e vetme, me shpresë se një ditë do të kthehej bashkëshorti i saj i dashur, Valentin Pervizi.

Ndërkohë, Valentini do të shëtiste thuajse të gjitha kampet e diktaturës, duke nisur me burgun e Shkodrës, kampet e internimit të Beratit, Kuçovës, Porto-Paleroms, Tepelenës, Çorovodës, Fabrikës së Tullave Tiranë, Shtyllas të Fierit, Kuç të Vlorës, Plug e Gradishtë të Lushnjës. 47 vjet i dënuar nga regjimi komunist. E gjithë rinia e tij burgjeve e internimeve, e gjithë jeta e tij trishtim.

Dënohej vetëm për shkak se ishte i biri i gjeneralit të famshëm të asaj kohe, Preng Pervizi, i shpallur nga regjimi komunist si “armik i popullit”.
Valentin Pervizi kishte përfunduar akademinë ushtarake të Modenas në Itali. Ishte një ndër ushtarakët më në zë të kohës dhe i spikatur në luftën kundër gjermanëve. Më 20 shtator të vitit 1943, ishte kapur si rob lufte nga gjermanët me oficerët e tjerë italianë, të cilët ishin dërguar në kampin e Dakaut. Valentini bashkë me dy shokë oficerë italianë, mundën të arratiseshin nga kampi i Fraskatit. U kthye në Bolonja, atje ku e priste e fejuara e tij Gorizzia. Në vitin 1943, Valentini dhe Gorizzia u kurorëzuan në martesë dhe u duk se gjithçka do të shkonte mirë. Por në korrik të vitit 1944, Valentini vendos të kthehet në atdhe bashkë me bashkëshorten e tij. Gjen shtëpitë e djegura dhe familjën e strehuar në malin e Skurajt.

Pas pak muajsh, në dhjetor 1944, komunistët e arrestojnë dhe e burgosin vetëm për faktin se ishte i biri i Prenk Pervizit, që kishte qenë gjeneral në qeveritë e mëparshme të Shqipërisë.

Kështu nis kalvari i çiftit simpatik, ushtarakut elegant shqiptar, Valentin e vajzës së bukur bolonjeze, Gorizzia.

Takimi i fundit

Në atë mars të 46-ës, Valentini ishte në burgun e Shkodrës. Po i afrohej një ditë e trishtë. Drejtori i burgut që kishte qëlluar të kishte një farë humanizmi në raport me xhelatët e diktaturës, e thirri Valentinin në zyrë, atje ku e priste bashkëshortja, Maria Gorizzia. Takimi do të duhej të zhvillohej në prani të drejtorit, por ky i fundit u përpoq të largohej sa mundi për t’i lënë dy të rinjtë në aq intimitet sa mundej. Ishte takimi i tyre i fundit. “Valentini u mundue me e qetësue bashkëshorten duke i dhan kurajo e zemër. Duke përfitue nga rasti kur drejtori shkoi në fund të dhomës, para se ai të kthehej i tha Gorit se në rastin ma të parë ai do të mundohej të arratisej nga Shqipnia, prandaj kishte një shpresë shpëtimi për ta. Këto fjalë sikur e qetesuen Maria Gorizzian, sa që e mori veten.

Drejtori e lejoi zgjatjen e takimit deri kur vetë ato të dy e vunë në dijeni se kishte ardhë çasti i ndarjes e nuk donin të përfitonin nga mirësjellja e tij. Kështu e shoqja e përshëndeti drejtorin duke i dhanë dorën në shenjë falendërimi. Por Valentini u çudit kur drejtori, ndërsa ai po ulej te shkallët i kishte shtrëngue dorën fort duke i thanë: “Mos u mërzit, sepse nuk i dihet, mund të lirohësh e kështu mund të bashkohësh përsëri me të.”

Valentini e kishte falendërue dhe ai i la përsëri vetëm, ndërsa kalonin sallonin dhe zbrisnin shkallët. Kur arritën në fund të shkallëve u përqafuen para se të ndahëshin, pa mund të thonin nji fjalë aq i kishte pushtu emocioni. Valentini e përmbante veten mos me derdh lot. Matanë hekrave ishin grumbullue shokët e burgut, te cilët donin t’u gjendëshin afër në ato çaste të dhimbshme. Gori, nuk mund ta përmbante veten e kishte shpërthye në vaj të ngashëruem dhe ashtu doli prej burgut”, rrëfen Lekë Pervizi, vëllai i Valentinit.

Pas riatdhesimit të Maria Gorizza-s, Valentini denohet me tre vjet internim në Berat, ku bashkohet me gjyshen e nënën e tij. Më pas, në shkurt 1948, lirohët e bashkohet me të vëllanë e vogël, Lekën, në Tiranë. Maj 1950, arrestohet me gjithë Lekën e mbyllet ne kalanë e Portopalermos. Në vitet 1951-1952, Valentini e Leka dënohen në kampin e mbyllur të Tepelenës, me punë të rënda të detyrueshme. Më pas, në vitin 1952-1954, kampi i Ҫorovodës dhe fabrika e tullave Tiranë, me punë të detyrueshme. 1954, në kampin e Plugut të Lushnjës, punë të detyrueshme në bujqësi. 1954-1955, kampi i Shtyllazit, punë të detyrueshme me të burgosurit, gërryerje me krah të një kanali të madh. 1955-1958, kampi-burg i izolimit në Kuç të Vlorës (Kurveleshit), izolim pa punë. 1958-1991, në kampet e Plugut e të Gradishtës së Lushnjës, në punë të detyrueshme në bujqësi e ndërtim.

Nëpër kampet e diktaturës

Ishte viti 1956. Valentin Pervizi, ishte një prej punëtorëve të Brigadës së ndërtimit në Çermë. Mëngjesi i tij niste me apelin në kampin e internimit në Gradisht e më pas nisej drejt Çermës ku punonte në brigadën e ndërtimit. Një makinë e merrte bashkë me të tjerë djem e burra të internuar dhe i çonte në Çermë për t’i kthyer pasdite kur paraqiteshin në apelin e radhës. Kjo ishte dita e jeta e 36-vjeçarit, Valentin Pervizi. Puna që ishte detyruar të bënte nuk kishte asnjë lidhje me profesionin e tij.

“Kështu Valentini rrinte me ne gjatë gjithë javës të punës dhe të dielave shkonte ne Gradishtë. Kjo i jepte mundësi me shkue edhe nga qyteti, ku postonte ndonjë letër ose kartolinë. Sikur u lidh nje far korespondence ma e rregullt me Gorin. Nga kjo far lirie, në letrat e Valentinit e të Gorit shprehej dashuria e pashtershme dhe shpresa e një bashkimi të afërt të tyne. Me prishjen e marrëdhanjeve me Bashkimin Sovjetik, sikur u acarue gjendja përsëri e lidhja me Kinën e keqësoi ma shumë. Letër këmbimi me Gorin u bllokue. Kaloi një kohë shumë e gjatë heshtje. Letrat e kartolinat as shkonin as vinin. Maria Gorizzia e merakosun, i drejtohet prapë Ministrisë së Jashtme. Nga Ambasada në Tiranë vjen një telegram ku shkruhej:

“…për sa do të vazhdojë regjimi aktual në Shqipëri, mendohet se do të jetë shum e zorshme që Pervizi, që konsiderohet “armik i popullit”, të mund të fitojë lirine”. Ambasada Italiane

29 shtator 1967.

Lajmi i ishte dhanë Gorit me shumë kujdes nga Ministria nëpërmjet Shtëpisë së Oficerëve, ku kishte shërbye Valentini dhe ku ai figuronte akoma efektiv (rob lufte). Sidoqoftë Gorit, me gjithë kujdesin e treguem nga oficeri përgjegjës, lajmi i kishte shkaktue troditje e kishte kalue ne depresion, ku iu desh te shtrohej disa ditë në spital. Qëlloi që një mik yni i lire, që i lipsej një dokument për motrën e tij të martueme ne Itali, kur kishte hyrë në ambasadë, vetë ambasadori italian e kishte pyet nëse e njihte dhe dinte apo kishte informacion për Valentin Pervizin. Ai që na njihte fare mire, i kishte tregue se si Valentini gjëndej i internuem pa shpresë lirimi në Gradishtë. Ky mik i joni punonte e banonte ne Lushnje dhe me qe ndonjëherë e takoja me tregoi për Ambasadën, ku e kishin pyet për Valentinin. Gjendja shpirtnore e Valentinit ishte randue.

Me fundin e diktaturës, në prag të vitit 1990, letërshkëmbimi mes Valentinit dhe Gorit, u ba me i rregullt, dhe e shoqja dërgoi edhe disa pako, si dhe dollarë. Ajo shfaqte dëshirën që të vinte vetë në Shqipni, duke qenë se u hapen dyert e lirisë. Por Valentini e këshilloi mos me e ba atë hap e ta priste në Bolonja ku do të vinte vetë. Po të kishte ardhë grueja, ku ta çonte, në kampin e Gradishtës? Mirë do të kishte qenë për të njohun kushtet mizerabel ku kishte jetue e punue Uliksi i saj”, rrëfen lekë Pervizi.

Valentin Pervizi, jetoi në Bolonja pjesën e mbetur të jetës së tij, bashkë me Maria Gorizzia-n. Valentini ndërroi jetë në mars të vitit 1999 dhe pak vite më pas, në korrik 2003, ndërroi jetë edhe Maria Gorizzia.

U promovua nё njё atmosferё shkencore libri “Elitat e Mohuara , Krenari Kombëtare”, i Vilhelme Vrana Haxhirajt


Rezultate imazhesh për fatmir minguli

Nga Fatmir Minguli

U promovua nё njё atmosferё shkencore  libri “Elitat e Mohuara , Krenari Kombëtare”, i Vilhelme Vrana Haxhirajt

   Në Universitetin privat “Pavarësia”, në Vorë, ” Ditën e shtunë, më, 10 gusht, 2019, u përurua libri studimor mbi “Elitat e Mohuara, Krenari kombëtare”, nën kujdesin e Shoqatёs së Shkrimtarëve  dhe Artistëve”Petro Marko” dhe të Familjes Haxhiraj.
    Veç qytetarëve  vlonjatë natyrisht përfaqësues të letrave apo lexues të rregulltë të letërsisë, po kishte përfaqësues nga Bashkia Vlorë, zv/kryetar i Këshillit Bashkiak, z. Agron Gjipali me zonjën; Shoq. A.K: “Labëria”,“Kosova”, “Çamëria”,” Kanina”, “Dukati”. Takimin e nderonin dy Akademikët , njëkohësisht Elita në librin që promovohej, Prof.Dr.Eshref Ymeri( ShBA), ‘Personalitet i shquar i Labërisë’ dhe Dr. Fatmir Terziu, ‘Mjeshtër i Madh i Penës’, si dhe pedagog të të dy  Universiteve të Vlorës. Ishin të mirëpritur dashamirës të letrave dhe shkrimtarë nga Durrësi, Tirana, Fieri, Berati, Mallakastra dhe Tepelena.

   Fitim Haxhiraj, moderatori i kёtij takimi me virtuozitetin e njё dirigjenti drejtoi tёrё eventin duke sjellё me kёtё rast edhe njё pёrvojё tё re nё prezantimin e librave tё rinj.
  Nё diskutimete shumta qё u bёnё u spikat niveli i lartё shkencor i tyre, ku çdo kumtesё rrokte veçmas dukuritё e pafund tё librit “Elitat e Mohuara, Krenari kombëtare” tё zonjёs Vilhelme Vranari.


Rezultate imazhesh për vilheme haxhiraj


-Albert Habazaj- drejtor i Bibliotekës“Nermin Vlora”  Univ. “I. Qemali”- Vlorë, shpalosi qëllimin e këtij takimi me vlera kulturore dhe shkencore.

  Në kumtesën e tij poeti, studiuesi dhe bibliografi Albert Habazaj, drejtor i Bibliotekës Shkencore "Nermin Vlora Falaschi" të Universitetit "Ismail Qemali" Vlorë dhe kryetar i Shoqatës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve "Petro Marko", Vlorë, pasi bëri një përnjohje për studimin "Elitat e Mohuara ..., Krenari kombëtare" të autores Vilhleme Vranari Haxhiraj", u ndal nëvendin që zënë 20 ndër gratë e shquara shqiptare, me rrënjë apo degë shqiptare, qysh nga Mbretëresha ilire Teuta deri tek Laura Nexhat Mersini Houghton, emblema e shkencës bashkëkohore botërore, pretedente për çmimin "Nobel". Oratori u ndal gjithashtu në misionin fisnik dhe mesazhet me dritë që jep shkrimtarja e mirënjohur në portretet që ajo thur me mjalt shpirti e flori mendimi. 




Habazaj tha; "Pasi ke lexuar librin voluminoz " Elitat e Mohuara ..., Krenari kombëtare" të studiueses dhe shkrimtares së përkushtuar vlonjate Vilhleme Vranari Haxhiraj, të duket se ke takuar gjithë dijetarët dhe kapedanët e botës, jo vetëm emërbërësit e Shqipërizës sonë nëpër rrjedhat e historisë, dinitoze në kohë me dielll e me furtunë. Në zbërthimin konceptual të profilit  të studiueses Vranari Haxhiraj, kritiku Albert Habazaj nënvizoi: "Misioni i studiueses dhe shkrimtares sonë është i tekdukshëm dhe shprehet në trininë: 1. Brumosja gjenetike e ndjenjës së lartë të atdhedashurisë; 2. Vijimi i devotshëm ndër brezat shqiptarë i stafetës fisnike të të parëve tanë, që në shpirt kishin të rrënjosur shqiptarizmin; 3. Emancipimi qytetar i femës shqiptare, si forcë e barabartë me burrin, që në harmoni me njeri-tjetrin e besim reciprok çojnë përpara familjen e vogël dhe familjen e madhe me dashuri për përparim, zhvillim e lumturi, si konkretizim i fjalës së urtë: Njëra dorë lan tjetën, të dyja fytyrën". 

Ky libër është edhe një tekst emancipues,- theksoi Habazaj, sepse natyrshëm zënë vendin e tyre të merituar shkrimor zonjushate zonjat shqiptare, të cilat përgjatë shekujve kanë treguar vitalitetin e tyre, forcën, mençurinë, besnikërinë, përpjekjet për lirinë dhe të drejtat që u takojnë, për të qenë vetvetja,Ajo na ka sjellë modele zonjash që kanë bërë emër në histori, të cilat janë elitare. Vetë Vivra është një model i zonjës që po bën emër në historinë e kulturës kombëtare.


Ilustrim 


  -Zoti Bujar Leskaj - Prof.Dr. i Shkencave, si njohës i krijimtarisës së autores, theksoi: Për vepra të tilla dhe autorë të tillë si shkrimtarja, publicitsstja dhe studiuesja vlonjate që tashmë i takon mbarë kombit shqiptar, Vilhelme Vrana Haxhiarj, duhet një përgatitje serioze për të mos rënë nën nivelin e autorit.Për analizën e këtij  studimi antologjik me vlera të mëdha historike, shkencore, letrare dhe kombëtare,  falënderoj Prof.Dr. Eshref Ymerin, një rilindas i gjallë dhe kritikun e shquar Dr.Fatmir Terziu dhe vlerёsoj nivelin shkencor tё kumtesave, tё cilat nuk ishin thjeshtё analiza tё zakonshme por në to dallohej analiza  shkencore mbi veprёn e znj. Vilhelme Vranari.  Ky libër madhor “Elitat e Mohuara”, është një sfidë, ku përulem me nderim para veprës madhore  me temë kombëtare dhe autores, që me punë, studiuesja Vranari e ka arritur synimin. Vepra të këtij niveli kombëtar dhe botëror janë bërë të modës, por përgatiten nga Akademi e shumë akademikë  .Përpos  vlerave shkencore e letrare, ky studim ka të veçantë se përfshin 90 personalitete , ku 77 janë në panteonin kombëtar,  kurse 13 personalitetet e gjallë flasin me shkëlqimin e tyre.  Kjo vepër dinjitoze do të matet me veprat si motra kombëtare dhe nd/kombëtare, pasi ka po aq vlera sa libri i Simon Sebastian Monte Fiore , njohës i diktaturës komuniste me librin,  100 persoalitete botërorë dhe 100 monstra”, Në vitin 2006 isha ministër dhe e kam quajtur Sagë e familjeve të Vlorës trilogjinë “Vështroni Meduzën” . Nuk kam gabuar në parashikim që e kam quajtur Vilhelmën “Musine Kokalari” e Vlorës. Ky libër duhet të shkojë në çdo vatër shqiptare, në çdo institucion sidomos ta lexojnë fëmijët tanë


  -Për temën , “ Jeta dhe krijimtaria letraro-studimore  e Vilhelme Vrana Haxhirajt , referoi  poetja, bashkëqytetare, dhe k/redakore e revistës “ Kanina” znj. Natasha Fejzaj Limaj.
   “Vilhelmja bëhet një  mësuese dhe drejtuese arsimi me standarte bashkëkohore, madje e vlerësuar nga arsimi. Punoi deri në vitin 1997 me përkushtim në përgatitjen e brezit të ri. Më pas ajo u muor me detyra shoqërore për demokratizimin e vendit duke mbajtur poste kyçe në organizatat për emancipimin e femrës Shqiptare . Ishte një nga femrat e para që luftoi me indinjatë kundër diktaturës dhe për të drejtat dhe liritë e gruas. Ka qënë  Themeluese dhe kryetare e L. D. së  Gruas-dega Vlorë.
Gjithë  kjo jetë aktive , stimuloi tek Vivra ngjizjen  e artit të të shkruarit, të cilin ajo e kish ndrydhur brenda shpirtit për gjysmë shekulli, realizoi ëndrrën e rinisë. Llava krijuese shpërtheu, duke bërë që Shkrimtarja jonë t’i bieri kryq e tërthor  habitatit ( mjedisit) letrar duke shkelur me penën e saj të artë shumë dimensionale në të gjitha gjinitë letrare...”

   -Doc. Odise Çaçi, pedagog Universiteti dhe studiues,  paraqiti analizën e Librit , me temën : “Elitat e Mohuara”, një enciklopedi historike që mbart nektarin e kombit të të gjitha kohërave”, i cili e quan vepër momentale, një enciklopedi historike, ku përfshihen 92 figura të ndritura të kombit, sepse 90 janë ato që autorja ka studiuar kurse dy janë Vilhelmja me Fitimin që me mund e djersë, netë pa gjumë dhe me palodhshmëri  ndërtuan një enciklopedi.

   -Kadri Tarelli  nga Durrёsi, autor i parathёnies  sё kёtij libri u paraqit me  temën “Kultura Vrastare e Elitave të Kombit”, ku ai
   Vivra ka dhënë 2 mesazhe: a- Nxori në dritë Elitat e mohuara, dhe b- paraqet kulturën e mohimit të elitave kombëtare. Ajo me këtë enciklopedi ka bërë historinë e harruar të kombit dhe letërsinë e Shqipërisë me të cilën mburremi. Kujtoj V. Hygo na sjellë fjalë të mëdha e të arta, që n bien ndesh me politikën “madhështinë e një kombi nuk e masim nga numri i banorëve ashtu si madhështie  e njeriut nuk matet me gjatësinë e shtatit” kurse autorja thotë: “Bota nuk i ka heronjtë dhe i krijon, kurse ne i kemi dhe i varrosim, i mohojmë, i shpërfillim sikur nuk kanë ekzistuar kurrë.” Ka ardhur koha të studiohet e gjithë vepra e saj prej afër 50 botime, e cila duhet të zerë vendin në kolanën si elitare e kombit, sepse e meriton.

   Poeti  i talentuar, Agim Bajrami citoi Baladën kushtuar shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj, Akademike , “Mjeshtre e Madhe e Penës”,: “Vargje Për Një Zonjë Letërsie”. Kjo poezi ёshtё botuar nё gazetёn prestigjioze “Nacional”.

-Lejla Gorishti, redaktorja e Një libër për të gjitha nivelet e shkollave dhe bibliotekat tona
Mbarova së lexuari librin dhe ashtu si autorja, shtroj edhe unë pyetjen:
     -Përse u është mohuar këtyre personaliteteve mundi, djersa, sakrifica e dhënë për të mirën e kombit dhe brezave?!"
       Për këtë libër, si redaktore dhe njohëse e parë e çdo dorëshkrimi të Vilhelmes,  nuk kam fjalë tjetër veçse, i jashtëzakonshëm!
    Jam matur disa herë, pasi stepem të shkruaj se mos ia zbeh fuqinë që mbart brenda, një fuqi që ta jep vetëm dëshira për të mësuar nga më të mirët e kombit tonë, brenda dhe jashtë kufijve. Punë, dije, sakrifica, jashtë çdo imagjinate dhe vetëm e vetëm t'u hapësh sytë njerëzve për të ecur drejt dijes, kulturës, artit dhe shkencës në shërbim të  një shoqërìe më të zhvilluar, të emancipuar dhe të integruar. Në radhën e botimve, ky studim vjen si një tjetër perlë e Mjeshtres së Madhe të Penës, Akademikes vlonjate, një himn për jetën dhe fuqinë që të jep dija, kultura dhe shkenca.
     Një libër që duhet të zërë një vend të rëndësishëm jo vetëm në bibliotekat tona personale, po është një domosdoshmëri që ky libër duhet të gjëndet në bibliotekat e të gjitha kategorive të shkollave dhe institucioneve të ndryshme letrare, shkencore e kulturore të vendit tonë.

     Rainhard Haxhiraj, nipi simpatik,  mjalti i mjaltit i nënё Vilit, recitoi vargje nga Naim Frashëri,

    Nebil Çika-kryetar i Sh. të Persekutuarëve Antikomunist  mbajti kumtesën :“Arti dhe vepra studimore e Vilhelmes burojnë nga dhembja për plagët e Kombit” i cili e cilёsoi kёtё libёr njё vepёr tё mirёpritur dhe theksoi:
   Në këtë libër autorja  ka filluar që nga Mesjeta, Rilindja e deri në kohët moderne, ku në këtë vëllim  paraqet historinë e mohuar dhe të tjetërsuar të kombit. Me këtë punë madhore që ka bërë Vilhelmja, jo Mjeshtre e Madhe e ku ta di unë, por asaj i takon me plot të drejtë,një vlerësim maksimal i merituar, “Nder i Kombit”.

    -Famir Minguli mbajti temën...”Kur zbulohen Elitat e mohuara” Midis pjesёve tё diskutimit tё tij, ai  tha se:
  “Mendoj se ky ёshtё dhe motivi i shkrimtares sonё tё shquar, kёsaj zonje tё Rёndё tё Botёs së Letrave dhe të Kulturës Shqiptare tek na sjell para tavolinёs dhe para mendjes sonё librin e saj monumental “ Elitat e Mohuara…, Krenaria e Kombit”.”
  Eshtё koha qё kjo zonjё e Madhe tё zejё vendin e meritur nё piedestelin e Nderit tё Kombit. Punёn e sj duhej ta bёnin institucionet qё paguhen nga shteti dhe jo njё grua qe harxhon gjithёçka tё veten nё shёrbim tё kombit tonё.

   Merita Kuçi- poete nga Durrёsi nё studimin e saj” Njё kumtesё mbi ndёrgjegjen kombёtare” theksoi ndёr tё tjera :
“A s’ёshtё tё dashur lexues dhe admirues tё znj. Vranari kjo dёshmi e rrallё,ky konstatim aktual mbi çёshtjet madhore tё Çamёrisё dhe Pamvarsia e Kosovёs, njohja e se cilёs calon pikёrisht prej synimeve pёrçarёse dhe denigruese tё historisё sё njё kombi me lashtёsi nё gjuhё dhe origjinё, me zakone e tradita, me histori e trashёgimi pёr t’u admiruar.Besoj se ky ёshtё edhe synimi i znj.Vranari, gjurmё, dёshmi, studim i mirёfilltё, nё shёrbim tё dijes, historisё, ndёrgjegjes dhe krenarisё kombёtare.”

     Dr.Fatmir Terziu. Mjeshtër i Madh –një nga Elitat e kombit me modesti pёr veten e tij foli me maksima pёr znj. Vilhelme dhe librin e fundit tё saj:
   Sot dëgjuam fjalë të bukura, pasi flitet për letërsi, aq mё tepër flitet për një shkrimtare me emër, për Vilhelme Vrana Haxhiraj, por ajo që e veçon librin nga gjithë botimet e tjera, janë elitat.  Porse ajo që ka rëndësi që ne sot jemi të bashkuar për të njohur veten, atë pjesë historie të errët për këdo. Kjo na bën që të jemi më shumë shqiptarë. Branko Merxhanit i thanë: Pse ne shqiptarët nuk jemi të zotët që nuk ndërtojmë elita dhe përse nuk na thërrasin “ elitarë”? Dhe ai i tregoi historinë e Unazës 24 karat e punuar nga një argjendar shqiptar,. Sa për Vilhelmen këtu u  quajt Vilmjalta, e paarritshme, e papërsëritshme, u propozua për të qenë pjesë e një Akademie, e një salle me peshë, por mes një duartrokitje, sot ne  le të themi njëzëri se Vilhelmja shpalletNder i Kombit” nga ne, përpara se ta shpallë Presidenca.

  Prof.Dr.Eshref Ymeri, “Personalitet i shquar i Labërisë” dhe një nga Elitat e kombit, nё kumtimin e tij qё e cilёson librin e znj. Vilhelme, Një ‘Panteon” me vlera mbarëkombëtare, ndermjet tё tjerave tha se:
   “Figura e shquar e znj. Vilhelme,e cila vet përfaqëson një elitë të nderuar të kombit shqiptar dhe që e meriton t’i kushtohet një vepër biografike e profilit  të saj intelektual, më sjell në kujtesë një thënie e studiueit danez  Gjergj Brandesit, teoricein i natyralizmit:”Njeriu i shquar asnjëherë nuk përfaqëson bilancin e qytetërimit ekzistues. Ai përfaqëson burimin dhe fillimine një gjendjeje të re të qytetërimit.” Kjo vepër pasuron thesarin e kulturës sonë kombëtare dhe mendoj që Vlora, duke filluar nga Institucioni i Bashkisë dhe komuniteti i shkrimtarëve vlonjatë,t’i përciellin Presidentit të Republikës propozimin për t’i akorduar zonjës Vilhelme titullin e lartë “Nder i Kombit”.



Zoti Bujar Leskaj-  Prof.Dr. i Shkencave, si njohës i krijimtarisë së autores, theksoi:
   “Për vepra të tilla dhe autorë të tillë si shkrimtarja, publicitstja dhe studiuesja vlonjate që tashmë i takon mbarë kombit shqiptar, Vilhelme Vrana Haxhiraj, duhet një përgatitje serioze për të mos rënë nën nivelin e autorit. Për analizën e këtij  studimi antologjik me vlera të mëdha historike, shkencore, letrare dhe kombëtare,  falënderoj Prof.Dr. Eshref Ymerin, një rilindas i gjallë dhe kritikun e shquar Dr.Fatmir Terziu dhe vlerёsoj nivelin shkencor tё kumtesave, tё cilat nuk ishin thjeshtё analiza tё zakonshme por në to dallohej analiza  shkencore mbi veprёn e znj. Vilhelme Vranari.  Ky libër madhor “Elitat e Mohuara”, është një sfidë, ku përulem me nderim para veprës madhore  me temë kombëtare dhe autores, që me punë, studiuesja Vranari e ka arritur synimin. Vepra të këtij niveli kombëtar dhe botëror janë bërë të modës, por përgatiten nga Akademi e shumë akademikë. Përpos  vlerave shkencore e letrare, ky studim ka të veçantë se përfshin 90 personalitete. ku 77 janë në panteonin kombëtar,  kurse 13 personalitetet e gjallë flasin me shkëlqimin e tyre.  Kjo vepër dinjitoze do të matet me veprat si motra kombëtare dhe nd/kombëtare, pasi ka po aq vlera sa libri i Simon Sebastian Monte Fiore , njohës i diktaturës komuniste me librin,  100 persoalitete botërorë dhe 100 monstra”. Në vitin 2006 isha ministër dhe e kam quajtur Sagë e familjeve të Vlorës trilogjinë “Vështroni Meduzën”. Nuk kam gabuar në parashikim që e kam quajtur Vilhelmën “Musine Kokalari” e Vlorës. Ky libër duhet të shkojë në çdo vatër shqiptare, në çdo institucion sidomos ta lexojnë fëmijët tanë.


   Por nё kёtё paraqitje tё shkurtёr,  nuk do tё rri pa pёrmendur dhe pёrkushtimin qё zonja Vilhelme Vranari ndaj bashkёshortit tё saj, energjikut dhe virtuozit tё palodhur, Fitim Haxhiraj:
 “...të parin që do të falënderoj, është bashkëshorti, menaxheri dhe fotografi, Fitim Haxhiraj që, si rezultat i shumë njohurive, kujtesën e të cilit do ta quaja një arkiv më vete. Si aktor i lindur, me një oratori të trashëguar, si njohës i mirë i skenës, kërcimtar, aktor, koreograf dhe regjisor dhe me një bagazh të pasur kulturor, Ai, në letërsinë time gjen veten e humbur në rrjedhat e kohës. Kështu i është rikthyer artit, të cilin ia mohoi shpikja më e madhe e Diktaturës gjysmëshekullore, Lufta e Klasave”.

   Nё konkluzion tё kёsaj paraqitje tё kёtij eventi tё jashtёzakonshёm qё u zhvillua nё Vlorё pёr librin e znj. Vilhelme dua tё theksoj dhe disa nga pёrshtypjet mё tё rёndёsishme qё u shprehёn nga pjesmarrёsit e kёtij pёrurimi.
  Prof.Dr.Eshref Ymeri tha se ky ishte njё pёrurim me baza akademike sepse ishin katёr akademikё dhe gjashtё studjues, analistё e kritikё tё letёrsisё, disa profesorё tё Universiteteve etj.
   Zoti Bujar Leskaj, pjesmarrёs nё kёtё takim vlerёsoi nivelin shkencor tё kumtesave, tё cilat nuk ishin thjeshtё analiza tё zakonshme por te ato dallohej gjurmimi shkencor mbi veprёn e znj. Vilhelme Vranari.
Jo mё kot dhe nё titulli i kёsaj paraqitje pёrmban shprehjen “atmosferё shkencore”, dhe jo mё kot u insistua nga shumica e pjesmarrёsve qё Zonjёs sё Madhe tё lertrave shqipe t’i jepet titulli “Nderi i kombit”.
Amen!
Durrёs, 18 gusht 2019


**********




Fatmir Minguli ka lindur më 27 shkurt 1946 në Tiranë. Ka përfunduar studimet për inxhinieri mekanike, ka qenë kryeinxhinier në ish-uzinën mekanike bujqësore në Shkozet, kryetar i ish-komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit Durrësit (ku përfshihej dhe Kavaja deri në Rrogozhinë), deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitin 1991. . Ka bërë punë të ndryshme për sigurimin e jetesës, por njëkohësisht ka drejtuar dhe kurse dhe projekte formimi profesional. Ka botuar libra teknikë-profesionalë (“Boshtet kardanike në makinat bujqësore”, “Makinat me zgarë aktive në përpunimin e tokës”, “Panelet diellore për ngrohjen e ujit”) deri dhe gastronomik (“Erëza, pikante dhe salca”). Është pedagog në UAMD, Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën. Fatmiri ka një pasion të jashtëzakonshëm për letërsinë dhe historinë, duke shkruar me dhjetëra studime të botuar në të përditshmet kombëtare shqiptare dhe që kanë ngjallur interes për origjinalitetin, si dhe tregime. Gjithçka i ka përmbledhur në librat “Tjetërlloj – Ese dhe kritika letrare”, “Poezia moderne dhe Moikom Zeqo”, “Kanuni i përkitur”. Si edhe librin i tij me bashkautor studiuesin e njohur shijakas Halim Maloku “Lexikon: krijues të Durrësit: histori, arkeologji, letërsi”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...