2019-09-01

Gratë e Mirditës, heroinat që jetuan të përditshmen veshur me teshat popullore


Nga Alma Nikolli

Tesha të bardha. Si bora në bjeshkë e tamli i deleve. Kjo ishte veshja e gruas mirditore. Kjo ishte veshja e gjyshes sime. Në dasma, morte, shi, borë, diell, mëngjes, drekë a darkë ajo kishte vëtëm një ngjyrë rrobash: të bardhë.
Nuk ishin tesha të bardha çfarëdo, ishte veshja popullore e Mirditës. Veshja e përditshme e popullit të Mirditës. Veshja e përditshme e grave mirditore.

Ne trashëgimtarët, “Teshat e bardha” tashmë i veshim vetëm nëpër dasma. Përpos bukurisë, këmisha e bardhë e mbyllur deri në fyt më kujton sakrificat e gjyshes sime. Si ja ka dalë ta mbajë gjithmonë veshur? Në gushtet e nxehta kur ecte disa orë në mal?


Teksa qemeri që më ngjesh belin më duket sikur më kufizon frymëmarrjen, kujtoj prapë gjyshen. A nuk e shtrëngonte kur çohej me fshi djersët teksa shkulte patate tan ditën në arë?

Pak venë m’u derdh në këmishë… I ka dasma këto. Po gjyshja ime, e gjyshet e tjera mirditore si mujtën me e rujt bardhësinë e teshave të tyre? Jeta në katun asht e pastër qelibar, por puna nga vetë natyra, asht pak e pistë, sidomos mbi tesha të bardha.

Po marrja ishte marre, sidomos për gratë. Bardhësia ishte po aq e rëndësishme sa rregullsia e dy gërsheteve mbi krye. Gërsheta? Me më dëgju gjyshja më mbyti. 2 rregjave. Në Mirditë gërshtetat, janë rregja.

Teksa pastroja me një fasoletë të lagur venën në këmishë, më bien ndërmend historitë dimërore të gjyshes. Me krahun plot me tesha të bardha vraponte për tek kroni, rrugë që zgjaste disa minuta. Duke u mbajt nëpër gardhe mos me rrëshqit në akull.

Një shkëmb i lëmuar qëndronte pranë ujit të akullt. Ishte lëmuar nga teshat. Pasi ishin vluar në zjarr, bardhësia e tyre përpalasej disa herë në gur. Duart e gjyshes sime skuqeshin, e teshat e saj zbardheshin.

Mandej i varte rregullt në gardhet e drunjta rrokull shpisë. Krejt fshati kishte këtë pamje.


Ky xhup që kam veshur në këtë fotografi ishte i gjyshes sime. Ajo e mori me vete pasi vdiq. Si në të gjallë, edhe e vdekur donte të ishte gruaja me veshjen e bukur mirditore.

Ah, shteti ynë tragjikomik!



Rezultate imazhesh për edmond tupja

Nga: Edmond Tupja


Shkrimtari francez Éric-Em manuel Schmitt, i njohur edhe nga lexuesi ynë i vë-mendshëm, në librin e tij “La part de l’autre”, (“Pjesa e tjetrit”), merret me fatin e Adolf Hitlerit të ri, të cilit, më 8 tetor 1908, juria e Shkollës së Arteve Plastike në Vjenë ia hodhi poshtë, pas konkursit të zhvilluar, kërkesën për të filluar studimet në bankat e saj.

Vërtet, çfarë do të kishte ndodhur sikur Adolf Hitleri i ri ta kishte fituar konkursin në fjalë dhe të ishte bërë piktor, pra, sikur të kishte realizuar ëndrrën dhe pasionin e tij? Me gjasë, ndër të tjera, mund të mos kishte plasur Lufta e Dytë Botërore, me gjasë do të ishin shmangur mizoritë e nazizmit, që i kushtuan njerëzimit dhjetëra miliona të vrarë, të mbytur me gaz e të djegur, të gjymtuar e të zhdukur pa lënë gjurmë.
Duke zbërthyer personalitetin e ndërlikuar të Adolf Hitlerit të ri, Éric-Emmanuel Schmitt-i hedh idenë se secili prej nesh ruan thellë në vetvete një Hitler të mundshëm, pra, një mundësi për të bërë keq. Kjo pjesë e vetvetes, që shumica e njerëzve e fshehin duke e ndrydhur, është si një paralajmërim lufte ose vdekjeje.
Në dritën e këtij libri dhe të analizës psikologjike që Éric-Emmanuel Schmitt-i i bën Hitlerit si personazh historik në rrethana të caktuara të jetës së tij duke e krahasuar me një Hitler ndryshe që ai vetë imagjinon, do të ishte fort interesante sikur psikosociologët tanë të analizonin, për shembull, figurën e diktatorit Enver Hoxha dhe të zbulonin se çfarë drejtimi duhej të kishte marrë ai në rrethana të caktuara historike në mënyrë që energjitë e tij vrastare të ishin bllokuar për t’u lënë vendin energjive krijuese.
Nga ana tjetër, a do të kishte qenë ai i ndryshëm nga çfarë e njeh sot Historia, sikur të kishte kryer me sukses studimet e larta në Francë ose sikur të ishte martuar me një franceze dhe të ishte vendosur përfundimisht në atë vend? Gjithsesi, le ta lëmë Enver Hoxhën mënjanë dhe të këqyrim ndonjërin nga personazhet e sotëm të politikës sonë – gjithmonë në dritën e librit dhe të analizës së Éric-Emmanuel Schmitt-it – si, për shembull… si për shembull… Po, pse jo? Si, për shembull, NJËSHIN tonë aktual, pra, Kryeministrin Edi Rama. Në rininë e tij, siç dihet e thuhet, ai ka pasur dy pasione, basketbollin dhe pikturën (Ah, ç’koincidencë: Ai paska pasur pasion pikturën, çuditërisht tamam si Adolfi i ri! Pa shiko, pa shiko!).
Kështu, djaloshi Rama u përpoq me mish e me shpirt që të shkëlqente si ylli i sabahut në sportin e tij të zemrës, të cilit dukej se i përshtatej fort mirë për vetë faktin e pamohueshëm e të admirueshëm se ishte shtatlartë. Fatkeqësisht, koha nuk vonoi të tregonte se basketbolli dhe djaloshi Rama nuk ishin bërë për njëri-tjetrin, pavarësisht dëshirës dhe vullnetit të tij të paepur, pavarësisht përkushtimit pa kufi të trajnerëve të tij të talentuar.
I hidhur, farmak e pelin i hidhur do të ketë qenë për atë momenti kur u ndërgjegjësua për të vërtetën po aq të hidhur, po aq farmak e pelin të hidhur: Kurrë ai nuk do të bëhej një basketbollist i nivelit në mos botëror, të paktën europian; në mos europian, të paktën ballkanik; në mos ballkanik, të paktën kombëtar; në mos kombëtar, të paktën krahinor! Megjithatë, pas kësaj disfate dhe si për baraspeshim, fati u tregua zemërgjerë me djaloshin Rama: Me të njëjtin pasion, pa asnjë rezervë, pa asnjë frenim, pa asnjë ngurrim, ai iu kushtua… iu kushtua… pikturës!
Falë talentit që dukej sikur kishte, falë gjithashtu punës së tij, u diplomua për pikturë dhe me siguri në çastin kur kjo ndodhi, djaloshi Rama do të ketë ëndërruar hapje ekspozitash vetjake jo vetëm në mjedise artistike modeste apo intime, por edhe në Galerinë e Arteve të kryeqytetit, pse jo edhe në ndonjë vend tjetër përtej kufijve, sipas koniukturave sigurisht, ndonëse Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë po ngujohej përherë e më tepër në kullën e vet markiste-leniniste, duke mbajtur në njërën dorë pushkën dhe në tjetrën kazmën, ndërkohë që piktori i ri Rama shtrëngonte dëshpërimisht penelin fatkeq duke ëndërruar e shpresuar me dhimbje se një ditë mund të vinte më në fund që ai të ekspozonte kryeveprat e tij të ardhshme në më të famshmet galeri arti të Romës, Parisit, Londrës, Nju Jorkut, Tokios e të ndonjë vendi tjetër. Mjerisht, me t’u shembur regjimi aq i urryer i Enver Hoxhës, në shpirtin e frustruar të Edi Ramës flakëroi një vetëtimë e paparë shpresëdhënëse: Politika!
Ai e ndjeu dhe e kuptoi menjëherë se duhej të merrej me politikë, të shkëlqente si politikan! Dhe ia arriti: Në fillim ministër Kulture! Më tej, kryetar i Bashkisë së Tiranës! Më vonë, kryetar i Partisë Socialiste! Së fundi, Kryeministër! NJËSHI! Po, këtë kishte kërkuar, të ishte NJËSHI, së pari përmes basketbollit, së dyti përmes pikturës, por në të dyja rastet kishte dështuar, veçse, e treta e vërteta, ja që, më në fund, ia mbërriti! Dhe e bëri Shqipërinë siç ia deshi qejfi: plantacion bimësh narkotike, nyje ndërkombëtare narkotrafiku, parajsë tatimore, arenë krimi të organizuar e korrupsioni, vendin më të varfër të Europës etj., etj. Me një fjalë, ashtu siç na paralajmëroi: “S’keni parë gjë akoma!”, madje duke u vetëdeklaruar i përjetshëm në pushtet: “Unë do të iki kur të dua vetë dhe jo kur të duan disa njerëz!”.
Si pasojë e pashmangshme, gjithë bëmat e tij i kanë vlejtur NJËSHIT tonë, nën penën e shumë analistëve dhe publicistëve, epitetet diktator, monark, sulltan, satrap, car e faraon. Në këtë listë epitetesh mungon një epitet që ma solli në mendje shkrimi i kolegut dhe i mikut tim Armand Shkullaku i botuar te “Panorama”, më 22 gusht, me titull “Kur shteti çmendet më keq se Mihali”, titull të cilin unë e zbërtheva si vijon: Meqë Edi Rama, duke ndjekur shembullin e Luigjit XIV në Francën e shekullit XVII, mendon se ai është NJËSHI (L’Etat, c’est moi!, d.m.th. Shteti jam unë!) pra, meqë shteti na qenka kryeshtetari, i bie që ky i fundit, pra, kryeshtetari, të jetë duke u çmendur apo jo?
E tmerrshme! Ah, more të gjorë pedagogë e trajnerë të piktorit e të basketbollistit të dështuar Edi Rama, ç’i bëtë kështu Shqipërisë! Po ta kishit bërë të famshëm Edi Ramën si piktor apo si basketbollist, madje, më mirë akoma, si piktor e si basketbollist njëherazi, sot gjithë Shqipëria, gjithë Ballkani, gjithë Europa, gjithë bota e më gjerë, do të krenoheshin me atë dhe rregullisht, të paktën një herë në muaj, artdashësit e mbarë planetit tonë do të shkonin jo për haxhillëk, por për “ramallëk” në Surrel, ndërkohë që ne, shqiptarët, nuk do të ishim dëshmitarë të çmendjes çudibërëse të shtetit tonë tragjikomik!

***

Edmond Tupja është përkthyes dhe shkrimtar shqiptar, ka lindur në Tiranë në vitin 1947. 

Pasi kreu studimet në vendlindje, u diplomua për gjuhë e letërsi frënge në Universitetin e Sorbonës, Paris.

 Fillimisht pedagog në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, pastaj mësues në qytetin e Gramshit, më vonë përkthyes në Tiranë, sot drejton seksionin e përkthimit pranë departamentit të frëngjishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

 Autor tekstesh universitare, vëllimesh me poezi e prozë në shqip dhe frëngjisht, leksikograf, publicist e kritik përkthimesh, laureat çmimesh kombëtare e ndërkombëtare, ka shqipëruar vepra të shkrimtarëve francezë: Proust, Gracq, Tournier, Sartre, Giono, Mauroius, Pieyre de Mandiargues, Delerm, Plazy etj. dhe ka përkthyer në frëngjisht autorë shqiptarë si F. Kongoli, I. Kadare, D. Çomo, D. Çuli, B. Shehu dhe S. Çapaliku. Si shkrimtar, ai ka botuar disa tituj, shumë prej tyre me temë erotike.

Përmendim këtu: “69 variacione për një temë erotike”, “Tingujt e trupit tënd” dhe “Fjalori erotik”.

 Ai është gjithashtu autor i veprave autobiografike “Mos ik, o ma” dhe “Kur dhimbja premton dashuri”.

Botime

69 variacione për një temë erotike
Mos ik, o ma
Kur dhimbja premton dashuri
Tension i lartë
Pro translatore
Vajzat e ballkonit
Mos harro të më puthësh (Zebra)

Floripress:Flori Bruqi

Sponsorizimi dhe lobimi i Ramës për përfshirjen e tij në dy projektet anti-shqiptare

Rezultate imazhesh për bujar nishani

Nga Bujar Nishani 

Personi i cili u lobua, sponsorizua dhe katapultua të marrë pushtet absolut në Shqipëri kryesisht vetëm për përfshirjen në dy projektet antishqiptare, atë të shitjes së detit territorjal shqiptar jugor dhe atë të garantimit të logjistikës politike të ndarjes territoriale të Kosovës e më tej, për të orientuar një strategji afatmesme për një Shqipëri salamandër me fusha të minuara nacionalizmash shoviniste antishqiptare brenda saj, tashmë ka nisur intensifikimin e platformës shekullore shqiptarofobe të rajonalizimit të saj politik, social e shoqëror.

Deklarimi hapur dhe jetësimi i veprimit politik e institucional me të ashtuquajturin “Këshilli Rajonit i Veriut”, përbën kulmimin e një platforme politike që ky individ dhe rilindja e tij kanë përdorur si ideologji të përçarjes kombëtare dhe profitit politik mbi këtë përçarje.

Shqipëria nuk është një federatë por një Republikë unitare, madje shumë e vogël në kontekstin territorial dhe politik për tu konsideruar e trajtuar me pjesë.


Historikisht, pavarsisht organizimit social/politik të kohës, veçanërisht gjatë pushtimeve apo sfidave kombëtare, shqiptarët kanë reaguar si një të vetëm në bashkëpunim e gjithëpërfshirje.

Malësia dhe Labëria, Dibra dhe Kolonja, Shkodra dhe Bregu, Gjakova dhe Lumi Vlorës kanë qenë vatra të ndezjes së kryengritjeve antiosmane, antisllave, antifashiste e antikomuniste, që prej shekullit XVI.

Kuvendi i Greçës dhe Kongresi i Lushnjes, Ismail Qemali dhe Isa Boletini, Hasan Prishtina dhe Sulejman Delvina, Prek Cali e Selam Musai, Sali Butka e Ded Gjo Luli, Elez Isufi e Çerçiz Topulli, Postriba dhe Zhapokika, Hysni Lepenica e Abaz Kupi e shumë e shumë të tjerë janë emblema të atij qëndrimi dhe ekzistence unitare shqiptare përpara të cilave e të cilëve del se sa i vockël është ky anarkist i kohëve moderrne me misionin për të zhbërë Shqipërinë.

Perdorimi i zhargonit, dialektit të deformuar të veriut në daljet dhe logoret publike prej tij nuk kanë qenë as për “gallate”, as batuta, as të rastësishme dhe as për të thyer monotoninë e logoresë.

Ato kanë qenë mirë të projektuara, paramenduara dhe pjesë e platformës shqiptarofobe “përça e sundo”. Padyshim që partitë politike në kuptimin organizativ të tyre kanë strukturë kapilare në çdo lagje, fshat, qytet e zonë të vendit.

Por dizenjimi dhe adresimi i strukturave politike me konotacion krahinor është helmi i ndarjes dhe përçarjes kombëtare në interesin e përfitimit politik brenda vendit dhe shërbimit për lobim prej qarqeve shqiptarofobe.

Platforma e identifikimit, adresimit dhe sjelljes formale, jo vetëm në perceptim por dhe artikulim, të Shqipërisë dhe shqiptarëve si “veriorë” dhe “jugorë”, është një platformë e importuar në këtë vend nga akademitë albanofobe, për ta mbajtur këtë vend e komb të përçarë, të frymëzuar nga urrejtja e xhelozia në vend të fokusimit tek vlerat dhe gjenerimi i burimeve të shumta zhvilluese. Platformë kjo që u injektua me intensitet të fortë veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, e cila ishte periudha e bumit prosperues të kontinentit tonë, platformë që u adaptua si opium ideologjik gjysëm i fshehtë nga rregjimi stalinist që u vendos në Shqipëri dhe u mbajt gjallë vijimësisht si një nga detajet e poshtra të përçarjes dhe sundimit të shqiptarëve prej rregjimit.

Platformë që për fat të keq duhet të pranojmë që jo pak ja ka mbërritur të kompleksojë herë pas herë shqiptarët.

Kjo platformë e poshtër dhe antishqiptare qëndron e inkubuar dhe aktivizohet kur raporti i perceptimit skanohet si frymë virtuale makro, por kur zbret në raportin familjar e individual ajo nuk ka forcë e sot madje injorohet.

Por rreziku i aktivizimit të saj si virus kryesisht për qëllime të pushtetit politik mbahet në jetë e ushqehet vazhdimisht duke identifikuar si laboratorin e së keqes sot qeverisjen antikombëtare të “rilindsave” që nuk kanë as turpin e as cipën ta artikulojnë atë edhe në zyrat apo tryezat e ambasadave të ndryshme.

Ajo pjesë e shoqërisë, elita e saj, që e kupton fare mirë rëndësinë e unitaritetit social/politik të vendit dhe rrezikun e madh të platformës antishqiptare të copëzimit apo margjinalizimit në kuptimin rajonalist duhet të ndihen jo vetëm të turpëruar por dhe përgjegjës nominal në raport me historinë, nëse heshtin dhe nuk veprojnë në mënyrën e duhur, drejtpërdrejt e vendosmërisht.

Askush prej nesh nuk mund e nuk duhet të pranojë të na deformojnë e të na fusin në mutacion degradimi, identitetin tonë real e të shëndetshëm që kemi. Me qenë shqiptar!


Po iki, por dijeni: Kriminelët në Ballkan ju kanë marrë peng

Po iki, por dijeni: Kriminelët në Ballkan ju kanë marrë peng

(Nga Ruairí O'Connell, Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.)

Dita e fundit!

Fatkeqësisht, por ka ardhur koha t’i them lamtumirë Kosovës.


Në karrierën time, nderi më i madh ka qenë të shërbej këtu si Ambasador Britanik, dhe të promovoj marrëdhëniet mes dy kombeve tona të mëdha.

Të jem i sinqertë, të jesh Ambasador Britanik në Kosovë me gjasë dallon nga të qenit Ambasador Britanik kudo tjetër, për shkak të marrëdhënies unike mes vendeve tona. Çdo ditë, e ndiej dashurinë që populli i Kosovës e kanë për Britaninë.

Familjes time dhe mua, do të na mungojnë shumë gjëra nga Kosova. Do të më mungojnë shëtitjet nëpër Prishtinë. Do të na mungojnë malet e bukura të Kosovës, megjithëse ishte Elida, jo unë, që vrapoj përmes tyre. Do të më mungojnë ndeshjet e futbollit tek Fadil Vokrri, ndeshjet e ragbisë në Sllatinë dhe Vitomiricë, Dokufesti në Prizren, Sunny Hill Festivali, Baleti Kombëtar i Kosovës, auditoriumi në Bibliotekën Kombëtare, qetësia e Manastirit të Deçanit.

Do të më mungojnë sarmat e vjehrrës sime, drekat nga Tartine, lojërat e ragbit që i shohim në Beergarden dhe Tapas, picat e Ponte Vecchio-s, tavë Elbasani nga Tiffany, sanduiçet e pulës nga A&A, dhe gjithçka nga Renaissance.

Por, Kosovën e bëjnë të veçantë vetë kosovarët. Do të më mungojë mikpritja dhe bujaria e jashtëzakonshme e njerëzve nga gjithë Kosova. Jemi ndier si në shtëpinë tonë, që nga dita e parë. Kemi bërë shumë miq të dashur, dhe do të na mungojnë të gjithë. Do të më mungojë sensi i mprehtë i humorit i të gjitha komuniteteve: nuk ka fatkeqësi ku ju në një mënyrë gjeni humor në të.

Por, mbi të gjitha do të më mungojë energjia nga vullnetarët, aktivistët dhe të rinjtë e mrekullueshëm që kam takuar në mbarë Kosovën, nga vullnetarë që punojnë për sportin e tenisit, vrapimin, që mbështesin personat e shurdhër, mbrojnë mjedisin, protestojnë kundër korrupsionit, promovojnë ragbinë, mbajnë mësim për pakicat dhe grupet e margjinalizuara, protestojnë kundër seksizmit dhe misogjinisë, mbështesin familjet e personave të zhdukur, bëjnë fushata për të mbijetuarit e dhunës seksuale, flasin kundër sulmeve ndaj gazetarëve, dhe merren me njëqind kauza të tjera. Përkushtimi juaj ka qenë frymëzim për mua. Ju më bëni të ndihem optimist për të ardhmen e Kosovës.

Detyra ime ka qenë të promovoj interesat e Britanisë në Kosovë. Gjithmonë kam menduar se interesave tona u shërben më së miri një Kosovë e fortë, e begatë, e sigurt, dhe që kujdeset për problemet e veta, si dhe që i lufton vetë problemet tona të përbashkëta, siç është krimi i organizuar. Sa më e fortë të jetë Kosova, aq më e sigurt është Britania.

Kosova shikon nga miqtë e saj ndërkombëtarë për udhëzime, ndoshta edhe tepër. Siç e kam thënë shpesh, në fund të mandatit tim, unë dhe familja ime do të hipim ne aeroplan dhe do të kthehemi në shtëpi; kurse ju duhet të jetoni këtu. Pra, është shumë e rëndësishme që Kosova të marrë përgjegjësi për të ardhmen e vet.

Më thyhet zemra kur mendoj për vështirësitë e Kosovës për Pavarësi, dhe njëzet vjet pas luftës të ekzistojë ndjenja se komuniteti ndërkombëtar, në njëfarë mënyre “ia ka borxh” Kosovës një qeverisje më të mirë, një ekonomi më të mirë, dhe gjykata më të mira. Në të vërtetë, ne nuk i kemi asnjë borxh Kosovës. Ky është çmimi i Pavarësisë. Duhet ta bëni vetë. Ne mund t’ju ndihmojmë, ne do t’ju ndihmojmë, por nuk mund ta bëjmë për ju. A mund të bjerë ndër mend ndonjë vend të cilit problemet ia kanë zgjidhur të huaj dashamirës, deri sa qytetarët e këtij vendi vetëm shikonin? Mua jo.

Zgjedhjet që po vijnë janë një mundësi reale për Kosovën. Nuk do t'ju them si të votoni; nuk jam unë ai që do të jetojë me pasojat, por ju vetë. Unë dua që ju ta ndieni se ju, dhe vetëm ju, e keni fuqinë për ta bërë Kosovën ashtu siç e dëshironi. Por, duhet të zgjidhni ta përdorni atë fuqi.

Kam dëgjuar miq që thonë se donin të votonin ndryshe, por duhej të votonin që t’i ndihmonin një anëtari të familjes të fitonte një vend pune, ose sepse prej tyre pritej të votonin në një mënyrë të caktuar. I kuptoj presionet. Por, jam i vetëdijshëm edhe se e ardhmja, për të cilën u bënë aq sakrifica nga të gjithë, përfshirë edhe 14 ushtarë britanikë, do të ndërtohet vetëm duke marrë përgjegjësinë për vendin tuaj. Votoni për këdo që mendoni se ka vizionin më të mirë për Kosovën, dhe do ta udhëheqë Kosovën më së miri. Zgjedhja është e juaja dhe ju mundeni, duheni, përdoreni lirisht. Ju jetoni në një demokraci; përfaqësuesit dhe udhëheqësit tuaj do t’ju përgjigjen vetëm nëse prej tyre kërkoni llogaridhënie. Kjo është njësoj në çdo demokraci.

Ishte nder i madh të isha dëshmitar i Pavarësisë së Kosovës 11 vjet më parë. Letrën e njohjes nga Gordon Brown e mbajta unë (por ishte shefi im i atëhershëm, David Blunt, që pati nderin ta dorëzojë!). Unë e di një pjesë të vogël të vështirësive të Kosovës.

Deri sa unë largohem, ka një shans që Kosova jo vetëm të arrijë marrëveshje me Serbinë, por edhe të hedhë themelet për miqësi në të ardhmen. Udhëheqësit tuaj duhet ta negociojnë këtë; dhe ndërtimi i paqes është i vështirë. Unë do të thoja që. Kriminelët tashmë bashkëpunojnë shumë ngushtë në të gjithë Ballkanin. Qytetarët e zakonshëm dhe të ndershëm duhet ta gjejnë mënyrën si të bashkëpunojnë më mirë sesa kriminelët.

Injoroni ata që përpiqen ta fitojnë pushtetin duke ju ndarë; përdorimi i patriotizmit plastik është mënyra më e vjetër për ta hequr vëmendjen nga të metat e vetes. Nga bisedat me komunitetet në mbarë Kosovën, e di se shumica e qytetarëve dëshirojnë të njëjtat gjëra. Fakti që kaq shumë të rinj shqiptarë dhe serbë tani po mësojnë gjuhën e njëri tjetrit, tregon se brezi i ri nuk e ka harruar të kaluarën, por dëshiron të ndërtojë një të ardhme tjetër.

Kudo që të shkoj, gjithmonë do të jem mik i Kosovës. Kam vetëm një kërkesë miqësore, nëse ma lejoni. Pasardhësi im, Nicholas Abbott, është diplomat me përvojë dhe i aftë. Ju lutem që edhe atij dhe familjes së tij t’u jepni mirëseardhjen e ngrohtë dhe miqësinë që ma falët mua. Jam i sigurt se së shpejti do të bëheni miq të ngushtë.

Kështu pra. Kaq mjafton.

Deri në 10 shtator...

Mirupafshim.

Ruairí

Edi Rama and the 300 – Not Spartans – But Criminals(Edi Rama dhe 300 – Jo Spartanët – Por Kriminelët )

* Dr. Francesca Norton është gazetare e “Citizen Truth”.
 Ajo është analiste politike, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe autore e shumë artikujve dhe analizave në mediat ndërkombëtare.



* Nga Dr. Francesca Norton

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe banda e tij kriminale prej 300 vetash po shkelin lirinë e njerëzve të cilëve ai duhet tu shërbejë.



E gjithë bota e di historinë e 300 Spartanëve që luftuan për liri kundër një ushtrie të madhe Persiane. Kjo histori e Ballkanit përsëritet vazhdimisht në ditët e sotme. Por ndryshe nga Leonidha, mbreti i Spartës që luftoi për të mbrojtur popullin e tij, Edi Rama, mbreti de fakto i Shqipërisë po lufton për të mbajtur pushtetin e tij duke përdorur 300 kriminelë.

Prime Minister of Albania Edi Rama delivers remarks during the opening session of North Atlantic Treaty Organization (NATO) Military Committee in Chiefs of Defense (MC/CS) Session in Tirana, Albania Sept. 16, 2017.
Prime Minister of Albania Edi Rama delivers remarks during the opening session of North Atlantic Treaty Organization (NATO) Military Committee in Chiefs of Defense (MC/CS) Session in Tirana, Albania Sept. 16, 2017. (Photo: Navy Petty Officer 1st Class Dominique A. Pineiro)

Kohët e fundit, prova të reja vërtetuan se Agim Kajmaku, kryetari i sapozgjedhur i Vorës dhe anëtar i Partisë Socialiste të Edi Ramës, akuzohet në Greqi për krimin e “përdorimit dhe shpërndarjes së dokumenteve të falsifikuara”. Disa ditë më parë, Valdrin Pjetri, gjithashtu anëtar i Partisë Socialiste së Ramës, vendosi të tërhiqet nga detyra si kryetar i bashkisë së Shkodrës për shkak të akuzave të opozitës se ishte dënuar në Itali për trafik droge në vitin 2003.

“Në gjashtë vitet e qeverisjes së tij, Edi Rama ka promovuar mbi 300 njerëz me precedentë penalë,” tha Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, duke projektuar një qeverisje të lidhur me krimin.

Përkundër ligjit shqiptar të dekriminalizimit që ndalon të gjithë individët me precedentë penalë të mbajnë detyra publike, Kryeministri shqiptar Edi Rama caktoi njerëz të shumtë në poste në zyra të larta publike, përfshirë kryetarët e bashkive, deputetë, drejtorët etj. Rama caktoi persona me precedentë penalë të përfshirë në trafik droge, trafik qeniesh njerëzore, falsifikime, përdhunime, madje dhe vrasje.

Për të fituar dhe ruajtur pushtetin Rama ka dhe po përdor akoma një ushtri kriminelësh, të cilët mund të luftojnë pa mëshirë për të mbrojtur gjeneralin dhe interesat e tyre.

Më 30 korrik 2019, Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara njoftoi se ndaloi kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe familjen e tij të hynin në SH.B.A. ndalimi ishte për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndë – ai gjithashtu ndodh që të jetë mik shumë i afërt dhe bashkëpunëtor i Ramës.

Ndërsa Dako u shpall persona non grata nga Departamenti i Shtetit dhe përfshirja e tij në korrupsion po hetohet nga autoritetet shqiptare, ai ka shumë të ngjarë të mos përballet me drejtësinë për aq kohë sa ai ka mbrojtjen e Ramës.

Shqetësimi kryesor për Sh.B.A në lidhje me Shqipërinë ka qenë prej kohësh ndërprerja e lidhjeve midis qeverisë dhe krimit. Ish-Ambasadori amerikan, Donald Lu, deklaroi se këto lidhje janë të pamohueshme. Para se të largohej nga Shqipëria, ai përmendi edhe emra specifikë për tu hetuar, përfshirë Arben Ndoka, Mark Frroku, dhe Elvis Rroshi, si dhe shumë deputetë dhe kryetarë të bashkive që shërbenin nën Edi Ramën.

Dy nga ish-ministrat e Brendshëm të Ramës, Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafa, kishin lidhje të ngushta me krimin e organizuar – Tahiri është ende nën hetim. Ai u akuzua për dy akuza, një për trafik të paligjshëm narkotikësh përmes një rrjeti të strukturuar kriminal dhe një për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe anëtarëve të zgjedhur të parlamentit. Vëllai i ministrit Xhafa, Agron Xhafa, u dënua me shtatë vjet burg në Itali për shpërndarje të drogës. Pas një denoncimi nga opozita, Ministri Xhafa dha dorëheqjen dhe vëllai i tij po vuan dënimin në Itali.

Majin e kaluar, gazeta gjermane Bild publikoi biseda telefonike të përgjuara midis anëtarëve të një organizate kriminale ndërkombëtare dhe Partisë Socialiste Shqiptare së bashku me ministrat e qeverisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Bisedat zbuluan manipulimin e zgjedhjeve përmes blerjes së votave, frikësimit të votuesve dhe financimit të paligjshëm.

Është e qartë se Rama ka ndërtuar një shtet paralel në mënyrë që të fitojë zgjedhjet dhe të ruajë pushtetin. Dhe kjo nuk po ndodh në një vend të largët të botës së tretë, kjo po ndodh në zemër të Evropës, në një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Leonidha dhe 300 luftëtarët e tij luftuan për të ruajtur paqen në rajon dhe për të mbrojtur lirinë nga pushtuesit e huaj, por Edi Rama po ruan pushtetin, duke e shndërruar vendin në një tokë ku sundon paligjshmëria, dhe duke shkelur lirinë e njerëzve të cilëve ai duhet tu shërbejë dhe jo të sundojë me bandat e tij.

* Dr. Francesca Norton është gazetare e “Citizen Truth”. Ajo është analiste politike, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe autore e shumë artikujve dhe analizave në mediat ndërkombëtare.


***
Citizen Truth


Dr. Francesca Norton : 

Edi Rama and the 300 – Not Spartans – But Criminals


https://citizentruth.org/edi-rama-and-the-300-not-spartans-but-criminals/amp/

Ana L Scheer
Dr. Francesca Norton is a peer news writer for Citizen Truth. She is a political analyst, human rights activist and author of many articles and analyses in the international media.

Albanian Prime Minister Edi Rama and his criminal gang of 300 are violating the freedom of the people he is meant to serve.


The entire world knows the story of the 300 Spartans who fought for freedom against a large Persian army. This Balkans story is repeated with excessive frequency in modern-day. But unlike Leonidas, the king of Sparta who fought to protect his people, Edi Rama the de facto king of Albania is fighting to keep his power by using 300 criminals.
Recently, new evidence proved that Agim Kajmaku, the newly elected mayor of Vora and a member of Edi Rama’s Socialist Party, is accused in Greece of the crime of the “use and distribution of forged documents.” A few days earlier, Valdrin Pjetri, also a member of Rama’s Socialist Party, decided to step down as acting mayor of Shkodra due to accusations by the opposition that he was convicted in Italy of drug trafficking in 2003.
“In the six years of his governance Edi Rama has promoted over 300 people with criminal records,” stated Gazmend Bardhi, the Secretary-General of the Democratic Party, projecting a governance allied with crime.
Despite an Albanian law that prohibits all individuals with criminal records from holding public office, Albanian Prime Minister Edi Rama appointed multiple people to positions in high public offices including mayors, members of parliament, directors and more. Rama appointed individuals with criminal records involved in drug trafficking, human trafficking, forgeries, rape, and even murder.
In order to gain and maintain power Rama has and is still using an army of criminals, who can fight ruthlessly to protect their general and their interests.
On July 30, 2019, the United States’ State Department announced it banned the Albanian mayor of Durres, Vangjush Dako, and his family from entering the U.S. The ban was due to his involvement in significant corruption – he also happens to be a very close friend and collaborator of Rama.
While Dako was declared persona non grata by the State Department and his involvement in corruption is being investigated by Albanian authorities, he will most likely not face any repercussions as long as he has the protection of Rama.
The main concern for the U.S. in regards to Albania has long been the disruption of connections between the government and crime. Former U.S. Ambassador, Donald Lu, stated that these connections must not be denied. Before he left Albania he even mentioned specific names to be investigated including Arben Ndoka, Mark Frroku, and Elvis Rroshi, as well as multiple MP’s and mayors serving under Edi Rama.
Two of Rama’s former Ministers of Interior, Sajmir Tahiri and Fatmir Xhafa, had close connections with organized crime – Tahiri is still under investigation. He was accusedof two counts, one for trafficking illegal narcotics through a structured criminal network and one for the passive corruption of high state officials and elected members of parliament. Minister Xhafa’s brother, Agron Xhafa, was sentenced to seven years in jail in Italy for drug dealing. After a denouncement by the opposition, Minister Xhafa resigned and his brother is serving his sentence in Italy.
Last May, the German newspaper Bild published wiretapped phone conversationsbetween members of an international criminal organization and the Albanian Socialist Party along with government ministers and other high officials. The conversations revealed election manipulation through vote-buying, voter intimidation and illicit funding.
It is obvious that Rama has built a parallel state in order to win elections and maintain power. And this is not happening in a distant third world country, this is happening at the heart of Europe, in a country aspiring to join the European Union.
Leonidas and his 300 fought to preserve peace in the region and protect freedom from foreign invaders but Edi Rama is preserving power, turning the country into an unlawful land, and violating the freedom of the people he is meant to serve and not rule with his gangs.

Rezultate imazhesh për Dr. Francesca Norton
Edi Rama, kryeministri që nuk do t'ia dijë për popullin e tij
Nga Dr. Francesca Norton


Teksa kriza politike në Shqipëri përshkallëzohet një protestë tjetër u mbajt gjatë fundjavës në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Dhe ishte protesta më e madhe që nga rënia e Komunizmit, tridhjetë vite më parë.

Kriza politike shqiptare arriti kulmin pasi gazeta gjermane Bild, një nga gazetat më të rëndësishme dhe më të lexuara në Evropë, botoi gjashtë biseda telefonike përgjimesh midis një bosi mafioz, një anëtari të një organizate kriminale ndërkombëtare dhe zyrtarëve të qeverisë shqiptare në rajonin e Durrësit në Shqipëri.

Në këto përgjime, kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisë Vangjush Dako dhe shumë të tjerë përmenden dhe përfshihen qartë në manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017. Në një demokraci të vërtetë, apo në ndonjë vend tjetër perëndimor, kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë. Me sa duket jo në Shqipëri ku etja për pushtet tejkalon çdo kufi.


BE dhe delegacionet e tjera diplomatike në Shqipëri, duke iu frikësuar faktit se protesta mund të kthehej e dhunshme lëshuan një deklaratë në të cilën thuhej se ‘çdo formë e nxitjes së dhunës është e patolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve apo çdo mjeti tjetër i projektuar për të shkaktuar dëm është tërësisht i papranueshëm.’ Në fund të deklaratës së tyre ata i apeluan ‘të gjitha palëve të përfshihen urgjentisht në një dialog konstruktiv për t’i dhënë zgjidhje situatës aktuale politike.’

Por, pavarësisht nga apeli i faktorëve ndërkombëtar, kryeministri Edi Rama vazhdoi të këmbëngulte për mbajtjen e zgjedhjeve me 30 qershor edhe pa opozitën, dhe nga ana tjetër opozita vazhdoi të kërkonte dorëheqjen e tij duke u shprehur se nuk do dorëzoheshin deri në përmbushjen e këtij misioni. Kreu i opozitës, LulzimBasha, këmbënguli duke u shprehur se ‘beteja jonë do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës. 

Largimi i tij është i panegociueshëm’.Bashae ka paralajmëruar vazhdimisht kryeministrin se një krizë e tillë mund të përshkallëzohet në një konflikt civil, por Rama është përgjigjur duke përdorur më shumë provokime.

Situata përpara protestës ishte shumë kritike. Të dyja palët nuk po toleronin dhe nuk ishin të gatshme për dialog për zgjidhjen e krizës. Brenda pak orëve Shqipëria mund të rrezikonte një luftë civile. Por pak përpara fillimit të protestës, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një vendimi shumë kurajoz dhe të drejtë vendosi të anulonte dekretin për ditën e zgjedhjeve për shkak se kjo krizë cenonte shanset e hapjes së bisedimeve për negociatat me Bashkimin Evropian.
Me mijëra protestues u gëzuan me vendimin e presidentit dhe shqiptarët panë një dritë jeshile shprese për zgjidhjen e asaj situate të rrezikshme. Media botërore i bëri jehonë këtij vendimi dhe vendi dukej i qetë, por protagonisti dhe autori i krizës, kryeministri Edi Rama, ende vazhdoi t’i shtonte benzinë zjarrit tashmë me flakë të mëdha, duke këmbëngulur se pavarësisht anullimit të dekretit nga presidenti dhe dëshirës së opozitës, ai dhe partia e tij janë të vendosur për t’i mbajtur zgjedhjet me 30 qershor, të vetëm, pa pjesëmarrjen e opozitës, e madje kërcënoi presidentit me largim nga detyra. ‘Nuk keni parë gjë akoma,’ shtoi ai.

Një qëndrim i tillë politik i paprecedentë dhe plot kokëfortësi është shumë i rrezikshëm për mirëqenien e popullit, Shqipërinë dhe integrimit te saj në BE. Një kryeministër i cili nuk është i gatshëm të ndërmarrë ndonjë hap në zgjidhjen e krizës, por duke kontribuar në përkeqësimin e saj është shumë arkaike dhe diktatoriale. Shqiptarët dhe udhëheqësit rajonalë janë alarmuar për shkak të efekteve të gjera të një konflikti të tillë dhe shumë figura të rëndësishme kanë apeluar shpesh se ndarja e vazhdueshme politike kërcënon aspiratën e Shqipërisë për t'u bashkuar me BE, por përkundër këtyre thirrjeve, Edi Rama duket i përkushtuar të vazhdojë të ulet në karrigen e tij të kryeministrore me çdo kusht, me Shqipërinë jashtë BE-së, me vendin në një konflikt civil që mund të shkojë deri nënjë luftë civile.

Edi Rama është autori i një krize të tillë dhe njëkohësisht edhe zgjidhja për shmangien e një konflikti civil. Një reflektim nga ana e tij dhe ndryshimi i çdo qëndrimi politik nuk mund ta bëjnë atë një hero, por mund të ndihmojë në parandalimin e kaosit dhe gjakderdhjes.

Shqipëria është në zemër të Evropës, por për fat të keq për popullin e saj ajo ka një kryeministër pa zemër për popullin e tij.

Vrasjet dhe atentatet që kanë shoqëruar ‘ministërllëkun’ e ‘Gjeneralit të të Edi Kristaq Ramës’

Rezultate imazhesh për sander lleshaj

TE PAAFTE E TE ZHYTUR NE KRIM!

Edhe sa ngjarje duhet te ndodhin qe Sander Lleshaj te kuptoje se cila eshte detyra e tij? Ngjarja e mbremshme ne spitalin e Fierit eshte vetem ilustrimi fatkeq, se prej kohesh, siguria e qytetareve eshte ne nivelin zero e se pushteti politik mbron kriminalitetin e vet. 



Rezultate imazhesh për sander lleshaj

Nje nate me heret ne Vlore e ne Korce, pati dy raste kur qytetaret u qelluan ne banesat e tyre. Ndersa mbreme, hesapet u lane me arme deri ne spital, duke rrezikuar edhe jete te tjera. Koha do na tregoje nese po mbrohen autoret me lidhje te forta politike.


Imazh i ngjashëm

Armet perdoren kollaj sepse pushteti ilegjitim nuk ben punen e vet parandaluese per sigurine e qytetareve. Kryeministri e kalon kohen duke vizatuar virtualisht nje realitet qe nuk ekziston, ndersa ministri i brendshem, quan pune “inspektimin” e ekipeve te FRONTEX ne kufi, edhe pse numri i vrasjeve e plagosjeve ne gusht, i ngjan nje bilanci lufte.


Imazh i ngjashëm


Cfare do qe te ndodhe, nuk ua prish rehatine, sepse asnjeri nuk ka asnje lidhje, as me pergjegjesine e as me pergjegjshmerine! As per fasade nuk ka nje impenjim per sigurine ne vend! Prej kohesh qytetaret nuk jane prioritet i kesaj bande ne pushtet e qytetaret e bashkuar duhet ti shporrin sa me pare!(Bardh Spahia).



Shqipëria e sotme të ngjan me Palermon dhe Siçilinë e mafias. Atentatet, vrasjet dhe aktet e rënda kanë qenë kryefjala e ditës në media, kjo për shkak të numrit të lartë të vrasjeve, atentateve mafiozeve dhe plagosjeve në të gjithë vendin.



Prej rreth nëntë muajsh, në krye të ministrisë së brendshme është Sandër Lleshi, ish gjenerali që mori postin pas një sërë përplasjesh mes presidencës dhe kryeministrisë.

Por që kur Lleshi është në krye të MB-së situata me krimin është agravuar, ndërsa siguria në vend është në minimumin e saj.

Më poshtë ju sjellim të gjitha ngjarjet e rënda që kanë shoqëruar ministërllëkun e Sandër Lleshit, duke mos shtuar këtu një sërë plagosjesh, aksidentesh rrugore etj.




Të gjitha ngjarjet e rënda që kanë shoqëruar Lleshin:

7 Nëntor 2018, Edison Harizaj i njohur edhe si “padrino i Vlorës”, u ekzekutua me breshëri armësh dhe u plagos shoku i tij Genci Caca i cili ndërroi jetë më pas në spital.

14 Nëntor 2018, vritet në Shkodër Fatos Ferracaku.

29 dhjetor 2018, në Elbasan, vriten në një atentat mafioz tre persona, Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay.

Të gjitha atentatet, ekzekutimet mafioze dhe vrasjet që prej fillimit të 2019:

Imazh i ngjashëm
Më 2 Janar, Krimi në familje tronditi mbarë opinionin, kur në ditën e dytë e Vitit të Ri, Gazmend Musta, pas një sherri banal vrau me thikë gruan dhe motrën e saj.

Më 14 janar, një tjetër krim, madje i trefishtë, tronditi Tiranën. Në 05:30 të mëngjesit të së hënës, Majlind Lila shkoi në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin prindërit e ish-gruas, të cilët i ekzekutoi.

Më 15 janar, një atentat mafioz u shënua në Vlorë. Dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri ndaj një automjeti tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonte 41-vjeçari Mikel Mehmeti.

Më 18 janar në Korçë, Olger Mustafaj, një ish-i dënuar për plagosje, vrau Altin Balliu.

Më 24 janar, 34-vjeçari Arben Gjeci u godit në kokë me hekur dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Me 30 janar, 50-vjeçari Arben Bilali, ish-efektiv policie, u ekzekutua me breshëri automatiku pranë banesës së tij në zonën e Selitës.

Më 6 shkurt, Teodor Lera, nga Vlora vrau bashkëshorten e tij, Eva Lera.

Më 6 Shkurt, në Tepelenë u zbulua një tjetër krim. Sokol Rama i zhdukur prej 6 shkurtit u gjet i ekzekutuar nga shoku i tij Roland Milo

Rezultate imazhesh për sander lleshaj

Më 13 shkurt, Lirie Xhepa u qëllua për vdekje me 3 plumba pistolete, shumë pranë banesës së saj. Ajo u gjet e pajetë mes shkurresh nga banorët e zonës së Kodër-Sharrës.

Më 17 shkurt, një krim i rëndë tronditi Vlorën. Dy persona u ekzekutuan me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Të vrarë kanë mbetur shtetasit Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani, 42 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të të kaluarës së tij dhe precedentëve.

Më 24 shkurt, një ngjarje e rëndë ka shokuar Durrësin. Një 45-vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov pas një zënke që ka pasur me autorin e vrasjes në një lokal.

Më 15 mars, është vrarë Esat Kotorri, pronari i një furre buke në Kavajë.

Rezultate imazhesh për sander lleshaj
Më 16 mars u vra në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë Haxhi Baçinozi.

Më 18 mars, u ekzekutua pranë banesës së tij në Tiranë Jurgen Kurti. Ngjarja e rëndë ndodhi në zemër të kryeqytetit, në rrugën “Zef Jubani”.

Më 20 Mars, pas një atentati me armë zjarri në Shkodër u ekzekutua Ferdinand Polia. 35-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij.

Më 22 mars, ekzekutohet në qendër të qytetit të Elbasanit, në mënyrë mafioze, avokati Ravik Gurra. Ai ka qenë përfaqësuesi ligjor i Emiliano Shullazit dhe pjesëtarëve të familjes Çapja në Elbasan.

Më 23 mars, një krim i rëndë në familje është regjistruar në qytetin e Gramshit. Një 35-vjeçar me inicialet A.H ka mbytur bashkëshorten e tij.

Më 30 mars, vritet para banesës së motrës së tyre në Shkodër, vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Më 9 Prill, vritet pas grabitjes në Rinas i shumëkërkuarit Admir Murataj

Më 28 Prill, vriten në qytetin e Laçit kushërinjtë Kelvin dhe Jani Jushi.

Imazh i ngjashëm

Më 27 Maj, një atentat me armë zjarri me një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në fshatin Poro të njësisë administrative Novosele rreth orës 01:10. Si pasojë e të shtënave me breshëri kallashnikovi ka humbur jetën rrugës për në spital 22-vjeçari Sotiraq (Raqi) Mëhilli ndërsa është plagosur rëndë Eno Mata 32 vjeç.

Rezultate imazhesh për sander lleshaj
Më 13 qershor, një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç ku pas të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person. Sipas policisë raportohet se viktima është Viktor Shkorreti 24 vjeç. Mësohet se i riu është qëlluar me breshëri automatiku.

Më 19 qershor, një 64-vjeçar është vrarë me armë zjarri pas një konflikti që dyshohet për motive pronësie. Sipas të dhënave zyrtare ngjarja ka ndodhur në fshatin Mërqi ku 64-vjeçari Gjin Marku sapo kishte shkuar në arë. Ai është konfliktuar me autorin, i cili mësohet se është mik i familjes.

Më 1 Korrik, një 24-vjeçar është ekzekutuar në mesnatë me armë zjarri nga një atentat në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan, ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur.

Më 4 Korrik, Përplasja me armë mes dy grupesh të rinjsh ka shkaktuar një të vrarë dhe pesë persona të plagosur në qytetin e Kavajës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit, ku një konflikt mes të rinjve ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Për pasojë ka gjetur vdekjen një kalimtar i rastit, Ramazan Hasalliu, rreth 50 vjeç.

Më 19 Korrik, një krim i rëndë brenda familjes tronditi qytetin e Durrësit. Një grua është vrarë mizorisht nga bashkëshorti i saj, i cili e kishte dhunuar edhe më parë. Viktima Asbije Kuka, 36 vjeçe.

Më 1 Gusht, në Durrës në derën e shtëpisë u ekzekutua me armë zjarri 40 vjeçari Ferzi Bardhi. Viktima ishte një emër i njohur për policinë, pasi ishte arrestuar në Itali për trafik droge. Pista kryesore duket se janë konfliktet për drogën, por policia po vijon hetimet dhe ende nuk ka një autor të dyshuar.

Më 2 Gusht, një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në Elbasan ku si pasojë e të shtënave u plagosën 3 persona. Ngjarja u raportua për motive të dobta. Në pranga u vu pak ditë më pas Ilirjan Bezhani, 34 vjeç, banues në Elbasan dhe është shpallur në kërkim 42-vjeçari Gent Faqja, që rezulton preson i skeduar nga policia, i dënuar më herët.

Më 4 Gusht, u ekzekutua në lokalin e tij pranë plazhit, Arben Beqiri dhe u plagosen djali dhe nipi i tij. Ngjarja ndodhi pas një sherri në lokalin e tyre. Policia identifikoi autorët, por nuk ka mundur t’i vërë në pranga.

Më 8 Gusht, në Selenicë u ekzekutua Dilaver Tozaj, i njohur edhe me emrin Nikolla Ikonomi. 47-vjeçari u qëllua 7 herë nga një distancë e afërt, duke humbur jetën në vend. Viktima ishte me precedencë të mëparshëm penalë, pasi në vitin 2011 ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për trafik droge.

Më 12 Gusht, në Fier 23-vjeçari Florian Selimi u gjet ne nje kanal, me plagë në fyt. Policia arrestoi dy autorët e dyshuar të vrasjes, një 26-vjeçar dhe një 20 vjeçar. Dyshohet se bashkëfshatarët e vranë me thikë në fyt 23 vjeçarin për motive të dobëta. Po në të njëjtën ditë, në qendër të Rrëshenit u ekzekutua me armë 48 vjeçari Armando Gjini, i skeduar nga uniformat blu si një nga pjesëtarët e grupit të Met Kananit. Policia u vu në ndjekje të autorëve të vrasjes, por pa mundur të bjërë në gjurmët e tyre.

Më 22 Gusht, në mes të ditës në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit u vra me një plumb në kokë 26-vjeçari Indrit Çelaj, i cili punonte si teknik kondicionerësh. Policia tha se vrasja u krye nga vëllezërit Griseldo e Albano Kusi, djemtë e pronarit të vilës ku punonte 26-vjeçari të cilët janë ende në arrati.

Më 27 Gusht, në kryeqytet ndodhi një tjetër vrasje, ku në një atentat në rrugën “Xhanfize Keko”, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 26 vjeçari Santiago Malko. Atentatorët të cilët e kishin gjurmuar 26 vjeçarin me një Mercedes Benz C Class hapën zjarr me kallashnikov në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Më 30 gusht, krimi zbriti sërish në Vlorë ku në ballkon të shtëpisë u qëllua me armë zjarri ish mësuesi I edukimit fizik, Elius Thartori I cili nga të shtënat mbeti I plagosur.

Më 30 gusht, atentat në Korçë ndaj shtetasit Juxhin Kulla.

Më 31 Gusht, 5 të plagosur nga një përplasje mes dy familejeve në Fier.

Më 1 Shtator, Në lagjen “24 Maji” në Vlorë, pranë stacionit të trenit, dyshohet se janë përfshirë në konflikt dy shtetas të cilët punojnë me taxi. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar dyshohet me kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç.

Bilancin e viktimave mund ta bëni vetë, por panorama e mësipërme tregon se situata e rendit në vend është shumë e rëndë. Ndërkohë, Sandër Lleshi do të mbahet mend si ministri i brendshëm kampion në hedhjen e gazit lotsjellës dhe helmues ndaj qytetarëve.



Rezultate imazhesh për sander lleshaj


I ftuar në Abc News, ish kryeministri shqiptar Prof.Dr. Sali Berisha foli edhe për grabitjen e fundit në aeroportin e Rinasit ku u vodhën rreth 10 milionë euro.

Rezultate imazhesh për sali berisha

Sipas tij, ata që duhet të arrestohen janë ministrat aktualë: Sandër Lleshaj dhe Belinda Ballukut, të cilët kanë mbajtur më parë poste drejtuese në Aviacionin Civil.

“Njeri që duhet të arrestohet është Sandër Lleshaj, drejt bordi. Njeri që duhet të arrestohet është Belinda Balluku, njeri që duhet të arrestohet është Engjëll Agaçi, njeri që duhet të arrestohet është drejtori i Aviacionit Civil”, u shpreh Sali Berisha.

Sipas tij, Admir Murataj nuk është vrarë nga policia, por nga bandat pasi forcat e rendit, sipas Berishës, nuk kanë patur fushëpamje për të qëlluar.

Flori Bruqi

Rruga e Kombit–Tarifë shtesë për automjetet e rënda


Rezultate imazhesh për rruga e kombit

Nga sot , dt.  1 shtator 2019  tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të shtohet në bazë të peshës së mjeteve.

Monitor raporton se qeveria shqiptare ka vendosur së fundmi një tarifë shtesë për automjetet e rënda që kalojnë në këtë rrugë.
Tashmë në traun e pagesës është vendosur peshore, e cila do të peshojë kryesisht automjetet mëdha të transporteve.

Për këtë tarifë shtesë qeveria e Kosovës ka deklaruar se nuk është njoftuar nga institucionet shqiptare. Ministri i Infrastrukturës në Kosovë Dr. Pal Lekaj ka thënë për Monitor se institucionet shqiptare nuk kanë komunikuar me palën kosovare duke e konsideruar të papërshtatshme këtë tarifë:


Imazh i ngjashëm

“Ne si Kosovë nuk jemi në dijeni, nuk na kanë kontaktuar askush. Unë mendoj që nuk ka nevojë për këtë taksë, sepse është një kriter që mbipeshat mund ta prishin rrugën mund të dënohen, por jo që të vendoset taksë”.

Vendosja e tarifave për kalimin në Rrugën e Kombit u lajmërua nga qeveria në fund të marsit 2018 pasi mirëmbajtja e rrugës së kombit iu dha me koncesion kompanive Kastrati dhe Salillari, të cilat vunë dhe traun e pagesës.

Veturat paguajnë 5 euro për kalim. Furgonët apo autobusët, dhe kamionët e transportit paguajnë tarifë më të lartë nga 11,2 deri në mbi 22,5 euro.

Për këtë tarifë ka pasur vazhdimisht kundërshti, si nga banorët e zonave përreth, po ashtu dhe nga pala kosovare, e cila ka patur ankesa të shtuara nga bizneset që e shfrytëzojnë rrugën për transportin e mallrave dhe shëbrimeve të tyre.


***

Imazh i ngjashëm


“Rruga e Kombit” 100 lekë për kuksianët


Tarifa e Rrugës së Kombit për banorët e qarkut të Kukësit do të jetë 100 lekë për një kalim, e thënë ndryshe 200 lekë të reja vajtje – ardhje. Mjetet e regjistruara në Kukës do të marrin falas pajisjen elektronike “Telepas” dhe përmes saj do të bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës. Qeveria përmbylli negociatat me firmën koncensionare dhe prezantoi paketen lehtësuese për tarifën e rrugës Milot – Morinë, e cila do të rinis nga 17 Shtatori 2018.

 “Ajo është rrugë sa është e vështirë edhe strategjike. Pse është e vështirë? 

Këndet gjeologjike gjeografike i ka të vështira, një pjesë e saj ngrin gjatë dimirit, ndërkohë që strategjikisht është mundësia e Aeroportit të Kukësit. Ndërkohë nga ana strategjike, sigurisht që ka lidhje me Qarkun e Kukësit, që është fatkeqësisht një nga qarqet më të varfëra dhe me Kosovën” .

Edhe për autobusët e linjës tarifa do të jetë 100 lekë për një kalim. Në total sipas të dhënave të grupit të punës janë identifikuar 11 linja të licensuara autobusësh që përfshihen në skemën preferenciale.

 “Qeveria po merr rriskun më të madh. Ne po marrim rriskun financiar për të zgjidhur një problem social meqenëse Kukësi është zonë e varfër, është deri diku e izoluar, nuk ka rrugë të qënësishme alternative dhe jemi koshient për këtë. Ne mendojmë që kjo punë të fillojë në Shtator 2018.

 Pra, kjo verë të kalojë duke dëgjuar edhe bizneset, pjesën e Kosovës. Nga 17 Shtatori i 2018  fillojë të aplikohet tarifa.

Rezultate imazhesh për rruga e kombit

Këto favore për biznesin janë njësoj edhe për Kosovën. Pra, Shqipëria nuk ka ndjekur parim diskriminues.

Skema lehtesuese parashikon që përdoruesit e shpeshtë të rrugës (kryesisht bizneset nga Shqiperia dhe Kosova): të përfitojnë 10 % zbritje të pagesës për 20-30 kalime në muaj. 




Ndërkohë për mbi 30 deri në 50 kalime në muaj ulja shkon në 20 % të vlerës. 30% me pak për mbi 50 deri në 60 kalime në muaj dhe mbi këtë shifër zbritja e tarifës shkon në masën 40 % të saj.
Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në vleren 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje ardhje. 


Por banorët e Kukësit  vitin e kaluar u ngritën në protestë duke djegur pikën e kalimit me pagese, ç’ka detyroi qeverinë të rishikonte kontratën me firmen koncensionare.


Rezultate imazhesh për rruga e kombit
Një banesë dhe vetë rruga e kombit në afërsi të fshatit Klos rrezikohen nga një shkëmb 3 tonësh. Alarmin e ka bërë publik Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë.

Në njoftimin e dhënë nga policia bëhet e ditur se mbi dy tarracat mbrojtëse të autostradës Rrëshen – tuneli Kalimash, nga reshjet e rëna kohët e fundit, kanë rrëshqitur gurë e dhera. Në mes të këtyre rrëshqitjeve gurësh është edhe një 3 ton, që rrezikon të bjerë në autostradë dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha në mjete e njerëz. Rënia e këtij guri rrezikon edhe banesën e shtetasit Gjon Ndrec Lleshi, për të cilin po merren masa për evakuim.




Qarkullimi i mjeteve në rrugë vazhdon normalisht thuhet në deklaratën e policisë, por nuk jep siguri për jetën e drejtuesve të mjeteve. Në këto kushte është kërkuar ndërhyrje urgjente për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm që mund të shkaktonte pasoja të rënda.

Megjithëse është paralajmërur rreziku i rënies së këtij shkëmbi, shtabi i emergjencave civile në Prefekturën e Lezhës nuk i ka bërë asnjë koment kësaj situate dhe masave të mundshme që mund të merren për të eleminuar këtë problem me rrezik për jetën e drejtuesve të mjeteve që lëvizin përgjatë rrugës së kombit.

Flori Bruqi 

****

Pse nuk mund të ketë taksë shtesë në Rrugën e Kombi

Nga Klodian Tomorri 

Mediat kanë raportuar se qeveria kosovare është e shqetësuar për një taksë të re, që mund të vendoset mbi makinat e tonazhit të rëndë në rrugën Durrës - Kukës.

Sipas ankesës së palës kosovare, duke filluar nga data 1 shtator, në Rrugën e Kombit do të instalohen peshoret, ç’ka mund të sjellë taksë shtesë për makinat e tonazhit të rëndë. Kjo nuk mund të ndodhë.

Taksat e kalimit në rrugën Durrës - Kukës janë të përcaktuara qartë në kontratën koncesionare dhe variojnë nga 1 euro për përdoruesit e shpeshtë deri në 22 euro për kamionët e rëndë me 4 akse apo më shumë.


Këto taksa nuk mund të ndryshohen nga askush. As të rriten, as të ulen, as të shtohen në numër dhe as të pakësohen.

Mënyra e vetme për të ndryshuar apo vendosur taksa të reja në rrugën Durrës - Kukës është amendimi i kontratës koncesionare.

Por edhe nëse kontrata koncesionare do të ndryshohej, sërish nuk mund të ketë taksë mbi peshën e makinave.

Mënyra se si lëvizin mjetet e transportit në rrugë rregullohet përmes Kodit Rrugor.

Në nenet 10, 54 dhe 62, Kodi përcakton qartë kufijtë e lejuar të peshave për transport në rrugë dhe sanksionet nëse ato thyhen.

Sipas Kodit, pesha kufitare e përgjithshme me ngarkesë të plotë e një mjeti, që përbëhet nga pesha e vetë mjetit të gatshëm për lëvizje dhe nga ajo e ngarkesës së tij, nuk mund të jetë më e madhe se 5 tonë për aks për mjetet me një aks, 8 tonë për aks për ato me dy akse dhe 10 tonë për aks për ato me 3 e më shumë akse.

Çdo mjet që thyen këto kufij ngarkese shkel ligjin dhe është kërcënim për sigurinë rrugore.

Kur shkel ligjin nuk taksohesh, por dënohesh sipas sanksioneve që parashikon ligji.

Në rastin konkret dënimi për tejkalim ngarkese është ndalim i menjëhershëm të mjetit për të vazhduar udhëtimin dhe gjobitje automatike deri në 2 milionë lekë si për drejtuesin e mjetit ashtu dhe porositësin e ngarkesës së transportit.

Ndaj nuk mund të ndodhë që të ketë taksë shtesë për peshën. Nga koncesionari jo e jo, por as nga shteti.

Unë nuk besoj se qeveria e Kosoves e ka ngritur shqetësimin për shoferët, të cilët thyejnë ligjin dhe i ngarkojnë mjetet e tyre mbi tonazhin e lejuar duke vënë në siguri jo vetëm rrugën, por edhe njerëzit.

Nëse pastaj, taksa shtesë vendoset në mënyrë informale nga koncesionari, pra mjeteve që kanë tejkaluar tonazhin, koncesionari i kërkon para shtesë në mënyre informale, atëherë kjo është shkelje e ligjit.

Është cenim i sigurisë në rrugë, thyerje e kontratës koncesionare dhe dëmtim i pronës publike.

Kompania koncesionare ka detyrim të vendosë peshoren dhe të masë ngarkesën e çdo mjeti.

Nëse konstaton mjete, që kanë tejkaluar ngarkesën e përcaktuar në ligj, atëherë ajo është e detyruar të bllokojë menjëherë lëvizjen e tij dhe të njoftojë Policinë që të marrë masat ndëshkimore.

Vetëm Policia ka kompotencë të vendosë gjobat, të cilat arkëtohen në shtet, jo nga koncesionarët.

Kjo nuk mund të ndodhë në asnjë skenar.