2019-09-19

Një grip i rrezikshëm mund të përhapet në botë për 36 orë dhe të vrasë 80 milionë njerëz

Një sëmundje e ngjashme me gripin mund të përhapet nëpër botë në 36 orët e ardhshme dhe të vrasë 80 milion milionë njerëz, paralajmërojnë ekspertët.

Një shekull më parë, pandemia e gripit spanjoll infektoi një të tretën e popullsisë në botë dhe vrau 50 milionë njerëz. Nëse një shpërthim i ngjashëm do të ndodhte me popullatën e cila sot është vazhdimisht në udhëtim, efektet mund të jenë edhe më të këqija, sugjeron një raport, i publikuar në mediat e huaja, njofton Reporteri.net.

Bordi Global i Monitorimit të Gatishmërisë (GPMB), një ekip ekspertësh shëndetësorë të udhëhequr nga ish-shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit, ka përpiluar raportin për të provuar dhe nxitur udhëheqësit e botës që të vihen në veprim.

“Kërcënimi nga një pandemi që po përhapet në të gjithë globin është një e vërtetë,” tha grupi në një raport të lëshuar sot.

“Një patogjen me lëvizje të shpejtë ka potencialin për të vrarë dhjetëra miliona njerëz, të prishë ekonomitë dhe të destabilizojë sigurinë kombëtare”, paralajmëron raporti.
Raporti, i quajtur “A World At Risk” (Bota në rrezik), thotë se përpjekjet e tanishme për t’u përgatitur për shpërthime pas krizave të tilla si Ebola janë “jashtëzakonisht të pamjaftueshme”.
GPMB drejtohet nga doktoresha Gro Harlem Brundtland, dikur kryeministre e Norvegjisë dhe Alhadj As Sy, sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Në raport thuhet se rekomandimet e bëra në një raport të mëparshëm janë injoruar kryesisht nga liderët botërorë.
“Shumë nga rekomandimet e shqyrtuara janë zbatuar dobët, ose nuk janë implementuar fare dhe boshllëqet serioze vazhdojnë”, thuhet në raportin e GPMB.
Raporti referohet në dëmet e bëra nga pandemia e gripit spanjoll të vitit 1918 dhe ndër të tjera thuhet se përparimet moderne në udhëtimet ndërkombëtare do të ndihmonin që sëmundja të përhapet më shpejt.
Me një numër të madh njerëzish që kalojnë botën në aeroplanë çdo ditë, një shpërthim ekuivalent i bartur nga ajri tani mund të përhapet globalisht në më pak se 36 orë dhe të vrasë rreth 50 milionë deri në 80 milionë njerëz, sugjeron raporti.

SHBA padit Snowdenin për shkak të përmbajtjes së librit të tij

Departamenti amerikan i Drejtësisë do të padisë ish-kontraktorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, Edward Snowden duke pretenduar se libri i tij autobiografik përbën shkelje me marrëveshjet për moszbulim që ka nënshkruar me qeverinë amerikane.


Qeveria amerikane është duke tentuar t’i marrë atij të gjitha të ardhurat nga libri i Snowdenit, “Permanent Record,” pasi padia nuk synon të kufizojë shpërndarjen e librit.


Në padi përmendet edhe kompania botuese, Macmillan, e cila ka bazën në Nju Jork.

Në padi përmendet se Snowden është dashur të sigurojë leje para publikimit të librit nga Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës.

Sipas politikës së Agjencisë për Siguri Kombëtare, ish-punëtorëve dhe atyre që kanë marrëdhënie pune, u ndalohet të bëjnë publik ndonjë informacion në të cilin kanë pasur qasje gjatë punës në qeveri.


Avokati i Snowdenit, Ben Wizner, ka thënë se libri nuk përmban informacion qeveritar, i cili nuk ka qenë publik.

Snowden është akuzuar për spiunim, për shkak të publikimit të 1.5 milion dokumenteve sekrete, duke nxitur debat publik rreth ligjshmërisë së disa programeve të agjencive qeveritare sa i përket privatësisë.

Në rast se dënohet, Snowden mund të përballet me 30 vjet burgim.


Ai është aktualisht në Rusi, ku ka lejeqëndrim deri më 2020

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka emëruar Robert C. O’Brien këshilltar për Siguri Kombëtare.


Një javë pasi e shkarkoi John Boltonin, presidenti Trump përsmes Twitterit ka njoftuar se tashmë e ka zëvendësin e tij.


Ai ka treguar se e ka emëruar këshilltarin e ri për Siguri Kombëtare.

“Kam punuar gjatë dhe shumë me Robertin. Ai do të bëjë një punë të mrekullueshme”, ka thënë Trump.

O’Brien mori detyrën në kohën kur Trump po përballet me një numër të sfidave në politikat e jashtme.


Ai do të ketë rol udhëheqës në adresimin e krizave në Venezuelë dhe gjithashtu do të adersojë përpjekjet e Trumpit për denuklearizim të Koresë Veriore.

O’Brien është këshilltari i katërt i emëruar nga Trump për Siguri Kombëtare. Ai ka punuar edhe në administratën e presidentit Barack Obama dhe presidentit George W. Bush.

Kuvendit të Shqipërisë do t’i vihet flaka nga “paramilitarët” kosovarë – institucionet e Kosovës nuk e thonë asnjë fjalë

Institucionet e sigurisë në Kosovë po heshtin karshi informacioneve të dala nga Shërbimi Inteligjent i Shqipërisë, se kosovarët kishin bërë plan djegien e objektit të Parlamentit të Shqipërisë, më datë 8 qershor, kur edhe po zhvillohej protesta e opozitës.

Top Channel ka adresuar qysh të mërkurën kërkesë për konfirmimin e këtyre informacione në agjencinë homologe, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës si dhe në Policinë e Kosovës, megjithëkëtë nuk janë përgjigjur.


Në informacionin e dhënë nga agjentët e infiltruar brenda strukturave organizative të protestave thuhej se një grup paramilitar i ardhur nga Kosova apo trevat e tjera etnike shqiptare të përbërë nga njerëz me formim ushtarak, kishin për mision djegien e Kuvendit.

Por, si e vlerësojnë monitoruesit e sigurisë në Kosovë, rrjedhjen e informacioneve nga institucioni më i lartë i sigurisë, SHISH?

Ata thonë se krejt këto informacione do të duhej të mbeteshin të pathëna për publikun, dhe presidenti, Ilir Meta raportimin para Komisionit Hetimor ta bënte me dyer të mbyllura.

Ministria greke e Mjedisit dhe Energjisë ka paraqitur në parlament projektligje për ratifikimin e katër kontratave për dhënien me koncension të së drejtës së eksplorimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve në katër zona detare të detit Jon dhe të Kretës.



Ratifikimi i kontratave – negociatat për të cilat zgjatën gati katër vjet – është një votë besimi nga kompanitë e mëdha ndërkombëtare të naftës, që do të investojnë një shumë prej 140 milionë eurosh në kërkime.


Konkretisht, për zonat e detit Jon jepen për ratifikim kontratat e nënshkruara në prillin e këtij viti midis shtetit grek dhe Konsorciumit Repsol-Hellenic Petroleum.


Ndërsa për dy zonat detare pranë Kretës janë dhënë për ratifikim dy kontratat e nënshkruara në qershorin e kaluar midis shtetit grek dhe konsorciumit Total, ExxonMobil dhe Hellenic Petroleum.

Kanë disa muaj që “ExxonMobil ” dhe “Total” , të cilat janë dy prej kompanive më të mëdha botërore të naftës , po eksplorojnë në disa prej zonave Ekonomike Ekskluzive të Qipros, ku kanë zbuluar një rezervë gjigante gazi.
Kjo dhënie me koncesion vlerësohet nga Athina zyrtare se do të rrisë rolin e Greqisë në rajon dhe në botë, për sa i përket kërkimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve.


Studimet e viteve të fundit vleresojnë gjithashtu se vlera e rezervave të naftës dhe gazit natyror që pritet të shfrytëzohen gjate dy dekadave në zonat në fjalë, me çmimet aktuale shkojne deri në 3.5 trilion dollarë, prej të cilave një të gjashtën, dmth rreth 600 mld dollarë, do t’a përfitojë shteti grek.
Përfitimi tjetër është fakti i krijimit të qindra mijëra vendeve të punës dhe përforcimi i ekonomisë lokale.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shpallur fajtor për shpërdorim detyre por i pafajshëm për trafik droge,, dënohet me 5 vite burg


Gjykata e Krimeve të Rënda që prej mëngjesit është mbushur nga gazetarë dhe operatorë, të cilët vijojnë të jenë në pritje të vendimit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pas një seance gjyqësore maratonë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka dënuar me 5 vjet burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.


Në hollin e ambienteve të Gjykatës, përveç gazetarëve dhe operatorëve që vijojnë të jenë në pritje të vendimit “final”, ndodhet edhe përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-së, e cila ka ndjekur nga afër këtë proces.






Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shpallur fajtor për shpërdorim detyre por i pafajshëm për trafik droge.

Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda mbrëmjen e sotme e cila e ka dënuar me 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 3.5.


Prokuroria ka kërkoi dënimin e Saimir Tahirit me 12 vite burg, duke e akuzuar për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.


Tahiri është shpallur fajtor vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa ka rënë akuza për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal.


Dënimi për Tahirin do të konvertohet në 3 vjet shërbim prove. Ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar.

Në një prononcim pas vendimit, Tahiri deklaroi: “Gjykata më tha se nuk jam kriminel, nuk jam trafikant por meqë disa kushërinj të mi kanë përdorur emrin tim kam shpërdoruar detyrën. As nuk qesh dot, as nuk qaj dot. Nesër do ju ftoj të ndajmë bashkë ca mendime”.

Tahiri paralajmëroi se do të apelojë vendimin.


Tahiri: Sigurisht që do ta apeloj. Një vendim qesharak. Do të ishte shumë më fisnike ta kishin bërë si burrat dhe të më dënonin për trafik. Isha më i qartë kur hyra sesa tani kur dola. Më duhet ta kuptoj të gjithën. Është si të shkosh në një provim, mësuesja të thotë që ke mësuar shumë mirë por hajt po të vë një 5.

Ndërkohë ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaled Çela, është dënuar me 3.4 vjet burg.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar 12 vjet burg për Tahirin dhe me uljen e 1/3 së dënimit nga gjykimi i shkurtuar ai duhet të bënte 8 vjet burg nëse gjykata do të pranonte kërkesën.

Flori Bruqi

Cikël poetik nga Dibran Fylli

Nga Flori Bruqi 

Rezultate imazhesh për dibran fylli

Dibran Fylli ka ardhur në jetë më 29.09.1956, në Açarevë të Skënderajt. Ka mbaruar Akademinë për Teatër, Radio, Film dhe Televizion (AGRFT), në Lubjanë, drejtimi Regji. Ishte anëtar i Shoqatës “Migjeni” dhe Revistës “Alternativa” në Lubjanë.
Dibrani ka qenë pjesëtar i radhëve të para të UÇK-së dhe udhëheqës i Njësitit të parë “Shkoza2” në Açarevë.


Rezultate imazhesh për dibran fylli

 Pjesëmarrës i shumë betejave dhe i plagosur në betejën e Llapushnikut më 8 maj 1998.Themelues i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së. Ideator, skenarist e organizator i Manifestimit Përkujtimor “Ditët e Përndritjës” tash “Epopeja e UÇK-së” (5, 6 dhe 7 mars - e njohur si “NATA e ZJARREVE). Shef i TAU “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe TMK-së (1998-2002). Ideator, skenarist e regjisor i Festivalit Folklorik „I këndojmë lirisë“- kushtuar figurës madhore të UÇK-së Mujë Krasniqi-KAPUÇI (Klinë 6, 7 dhe 8 Qershor). Autor dhe skenarist i programit artistik “Ai është i gjallë” pjesa -I- dhe -II-. Po ashtu, autor i shumë skenarëve dhe organizator i dhjetëra Akademive Përkujtimore e Solemne.
Duhet cekur se Dibran Fylli ka qenë i arrestuar nga gjykata e UNMIK-ut dhe i privuar nga liria për 4 vjet-1365 ditë,( i liruar i pafajshëm.)
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujko” në Klinë.

Rezultate imazhesh për dibran fylli
Vepra të botuara: 

Përmbledhje poezish “Të fala nga Stambolli” Tiranë 1998
Argumente “Drenica dikur dhe sot” Tiranë 1998
Përmbledhje poezish “Ai është i gjallë” Rilindja Prishtinë 2000
“edhe kjo është pjesë e jetës” roman “KSH “Vorea Ujko” Klinë 2006
“Ditari i Tafrruk Tafrrukuci të Tafrrukajve” komedi-humor, KSH “Vorea Ujko” Klinë 2006
“Sharkia e Drenicës” këngë për luftën dhe Dëshmorëve të UÇK-së Klinë 2007
“1365 ditët e jolirisë”, Përmbledhje poezish – LSHK (2012)
“Prekazi brezni trimash” kronologji në 7 gjuhë - LSHK (2013)
“edhe kjo është pjesë e jetës”, roman – ribotim LSHK (2013)
“Sharkia e Drenicës” – ribotim LSHK (2014)
Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit, monografi – PrishtinaPress (2013)
“Tahir Meha-5 breza pushkë lirie”, kronologji (shqip dhe anglisht) “Meshari” (2014)
“Lulëkuqet e lirisë”, antologji poetike– “Meshari” (2015)
"Tokë e mbjellë në varre"(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999),Prishtinë,2019.

Fotografi dhe xhirime ekskluzive gjatë luftës 1997/’99:

Mbi 200 fotografi

Mbi 400 minuta xhirime filmike

Rezultate imazhesh për dibran fylli

Filma të realizuar

“Deri kur...?” - film artistik në dy pjesë i realizuar në vitin 1996
„Kalanica e Kadiut“ - komedi (1996)
“Qyteti i zi” - film i shkurtër (2014)

Role të realizuara:

Filmi “Rrënjët” – Hazir Dema
Filmi “Deri kur?” – Demë Sinani
Komedi “Kalanica e Kadiut” – Tafrruk Tafrrukuci
Filmi“ Vdekja në sy të motrës”- Babai
Filmi “Azem Galica”- Bejtë Galicën
Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Azemi” – polici serb
Filmi i shkurtër “Qyteti i zi” – polici serb (pjesëmarrës në tri Festivale)
Filmi artistik “Balkan Scam” – plaku

Filma dokumentar dhe 2 monologje:

Rezultate imazhesh për dibran fylli

„Gjaku i Kosovës“, dokumentar për luftën e UÇK-së dhe shërimin e të plagosurve (filmi është punuar gjatë luftës në TV Klan dhe është edituar ne TVSH 1998)
Organizimi i shëndetësisë gjatë luftës“, dokumentar i promovuar ne Simpoziumin Ndërkombëtar (Prishtinë 29.09.1999)
Film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Skënder Çeku (2000)
Film dokumentar kushtuar heronjve Nebih e Tahir Meha (kooproduksion me RTK-2001)
Dokumentar „Lindja dhe rrita e Bat. 40 të shëndetësisë të TMK-së“,(2001)

Rezultate imazhesh për dibran fylli

Dokumentar „Thyerja e kufirit, ideal i bashkimit kombëtar“,kushtuar Betejës se Koshares (2001)
Dokumentar „Akademia e Mbrojtjes Tempull i dijës ushtarake” (22 prill 2002)
Film dokumentar „Vepër, jo fjalë“ (2008)
Film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Muhedin Morina (2008)
Film dokumentar „Fryma e lirisë zbutë dhembjen për liri“ kushtuar Dëshmorit Faruk Elezi (2008)
Film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Dëshmorit të Brigadës 112 Arben Haliti (2008)
Film dokumentar „Jeta dhe lufta për liri“ kushtuar Dëshmorit Avni Zhabota (2008)
Rezultate imazhesh për dibran fylli

Dokumentar „Korbi, pjesë e betejave të përgjakshme për shthurjen e Jugosllavisë“-Mirush Dakaj-(2008)
Monolog kushtuar luftës çlirimtare të ZO të Pashtrikut (2008)
Film dokumentar poetik „Krushqëzimi“ kushtuar 24 Dëshmorëve të Jezercit (2008)
Film dokumentar informativ „Libri ne shtegtim“ për krijimtarinë e krijuesit Isak Guta (2008)
Monolog “Amaneti i kullës së lashtë” (2009)
Film dokumentar „Gjaku i lirisë“ kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Fehmi Rama, (2009)

Rezultate imazhesh për dibran fylli

Film dokumentar “Krisma e Këngë”, për Dëshmorin Milaim Krasniqi (2010)
Dokumentar “FASHIKO” (2011) (për sportin e karatesë në Kosovë)
Emision ekskluziv dokumentar në 12 vazhdime “LUFTË PËR JETËN”, i edituar në RTK gjate sezonit (2010-2011)
Dokumentar “MBIJETESA” (2012) - pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju Jork
Dokumentar “KRIMI” (2012) - pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju Jork
Dokumentar “AI JETON NE SHPIRTIN E POPULLIT” kushtuar Hasan Prishtines (2013)

Rezultate imazhesh për dibran fylli

Poezi nga Dibran Fylli

NË SHESHIN E LIRISË

... dje tinguj kitare e krisma armësh
sot ligjërues i përjetshëm
kuqezi
në palë të flamurit ...

... në beteja
tinguj zjarri dëgjohen
telave të mprehtësisë së mendjes
udhëtim i pafund
qëndrojnë të pafjetur mendimeve
kotjen e hoqën nga sytë...

... prushin e këngës së pavdekshme
e ruajtën në bërthamën e shpirtit
Ata nuk të prekë vaji i nënave
as rënkimi i etërve
madhërisht
rininë e tyre e mbyllen në shtigjet e lirisë ...

(Kjo poezi është shpërblyer me Çmimin letrar “Metafora 1” për poezinë e lauruar, në Festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik 2012)



NDERIM PARA LEGJENDËS

zgjuar je Komandant
dëgjon çdo gjë që flitet mbi tokë
prijatar betejash
kërkimtar lirie
armik për armiqtë

idol
ikonë e i gjallë pavdekësie
simbol në kulla burrash
ligjërues i përjetësisë
shembull për njerëzimin

pse u bëre aq joshës për armiq?
sa pamje të bukur kishe
me pushkë kraharorit hero
me mjekër diellore kastriotësh
shami t’kuqe rreth kokës
kalorës i një mijë baladave

qielli
mendja
yjet
dielli
nderojnë madhërishëm
e shumëçka për botën
lidhet me ty o vëlla ...

(Kjo poezi është shpërblyer me Çmimin “Shën Jeronimi Ilir”-Vendi i parë, në Takimet e “Dom Mikelit 2012” , në Stubëll)



NJË SHESH, NJË PËRMENDORE
(Zahir Pajazitit)

Aty
me buzagaz burrëror
përherë me pamje djaloshare
qëndron vertikalisht
Aty
nën hijen e armës sate
pushojmë
gjejmë lirinë
Aty
kënga s’pushon
fëmijët të nderojnë
rreshtim e parade ushtarake
Aty
përherë të gjejmë zgjuar
me ballin diell
e gjoksin mal
Ti
largove vajin e nënave
rënkimin e etërve
lotin e morave
solle lirinë
Ti
deshe dhe u bëre shteg lirie
mbete me pamje djaloshare
buzëqeshjen ua ktheve fëmijëve

(Poezi e shpërblyer me Çmimin e parë, në Festivalin Nderkombetar te letersise i mbajtur ne Besiane, 22/8/2013, Ora e madhe letrare - "Çmimi i Diaspores")


ATY KU ISHE TI
(Nënë Terezës)

...aty ishte
një jetë e shpëtuar
një sëmundje e shëruar
aty loti e mrrolat e fytyrave
shndërroheshin në buzëqeshje

...të pastrehët
Ty të kishin strehë
të varfrit magje buke
e bonjakët Nënë...

Aty ku ishe Ti
s’kishte urrejtje
e doje paqen
mbete shembull për njerëzimin

Aty ku ishe Ti
ishte Zoti...

...është gabim
e pa qelluar
mund të jetë gënjeshtër
apo fjalë koti

kush e thot
se nuk mund takohem
të flas
ta përshendes
madje edhe ta ledhatoj
shpirtin e saj engjullor...



BEKIMI I GJERGJIT

Shporru zijosh përtej stepave
gjuhën tënde s’e kupton
thembrën tënde s’e duron
Toka arbërore!
-foli Gjergji i Madh
dhe shpatën vringëlloi
përtej detit.
Gjergji erdhi më vonë
Nëntorin 1955
flamurin ia dhuroi Ademit
e bekoi mbi kaptell:
Ti do ta bësh Shqipërinë!
Ademi fluturoi me Shqipen
preku qiell e bjeshkë
shpatën ngriti flamur
Diellin Liri bëri,
Kosovën Ademjashariane
Shqipërinë Skënderbejane!

2014


EMRA LIRIE

Atëherë kur skuqej Drenica
e diellit ia vrisnin rrezet,
te Qyqevica këndonin pushkët.
Nga istikamet
vinin zëshqiponja:
unë jam Shotë
Qerime
Xhevë
me thërrasin Antigona e UÇK-së!
Jetën ia kam borxh atdheut
jam emër lirie
dashuruar në mëmëdheun,
kam edhe ca fishekë në arkën e nënëlokes
për ta ruajtur votrën.
Nga istikami tjetër
shkreptinte si vetëtima
pushka e trimit këndonte:
Ndal armik gjakatar!
Unë jam Azemi e Ademi
Drenica më quan Ilaz Kodra!
Jam emër lirie
kam fishekë e barut
për ta bërë Shqipërinë trime.

2014



I DASHURUAR

Kur m’i shihni lotët në sy
mos kujtoni se jam ligështuar.
Kur më shihni duke qeshur
mos mendoni se jam gëzuar.
Kur flas me vetveten
mos pandehni se jam çmendur.
Flas me të pavdekshmit,
i dashuruar në vdekjen e tyre...

2014


DY EMRA, NJË QËLLIM

...ik turkolosh nga trojet e mia
foli Gjergji
shpata i vringëlloj
në ndjekje
deri përtej detit
nuk ta dua gjuhën
as kulturën turkomene
e dua Shqipërinë e lirë...
...kaluan shekuj e vite
copë më copë e bënë Shqipërinë
Gjergji heshti
në Nëntorin e vitit 1955
flamurin ia dhuroi Ademit
e shikoj në bebëza syri
i foli mbi djepin e tij
ah po ç’fjalë të madhe i tha
ti do ta bësh Shqipërinë Shqipëri...
...lind e rritë e burrërua
në frymën Skënderbegiane
shpatën e bëri pushkë
gjithë ato vite kërkimtar lirie
vra e pre e mbush gjak
ai s’ndaloj së kërkuari udhën e lirisë
derisa e bëri Kosovën Ademjashariane
e Shqipërinë Shqipëri

2014

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...